Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (15)

| E hene, 25.02.2013, 07:00 PM |


KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE  (15)

BURRI, BURRËNIA, BURRËNESHA

- BURRI: Instituti i burrit, kulti i burrit, burri si kategori kanunore dhe kategori etno-psikologjike shqiptare.

Burri personifikimi i forces fizike, i karkaterit te forte, i ndershmerise, i beses (ai qe e mban fjalen), i mençurise, kryetar i familjes (zot i sshtepise), burri prind dhe edukator, burri dinjitoz, me personalitet, patriot-atdhedashes,i guximshem,trim dhe luftarak,

BURRENIA: Qendrimi shoqerore i burrit te ndershme, me besë dhe trim, para situatave te veshtira.

BURRENESHA: Virgjeresha e betueme, gruaja me shanse te barabarta shoqerore me burrin, gruaja me karakter te forte, e mençur, me guximin dhe trimerine e burrit-.

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Kanuni i Leka Dukagjinit dhe Kanunet e tjera shqiptare, kane ne qender institutin e burrit dhe kultin e burrit. Veshtruar ne planin kanunor, kategoria e burrit ka permasa te gjera dhe shpreh rolin e tij ne familje e ne shoqeri, percakton burrin si kategori etno-psikologjike; burrin mentor, bartes dhe mbrojtes i kanunit, burrin plak-drejtues-administrator, burrin luftetare dhe prijes – kapidan.

Ne Kanunin e Leka Dukagjinit dhe ne Kanunet e tjera, burri eshte kategori etno-psikologjike dhe jo juridike dhe perben boshti qendror, rreth te cilit shkallezohen ligjet, rregullat, normat etiko-morale, si dhe ndertohen komponentet kanunore.

Kanuni nuk permban nje kapitull (liber) me vehte te dedikuar burrit, por ne çdo liber, ne çdo nyje e ne çdo paragraf, nga fillimi ne fund, boshti qenderor eshte burri, si autor dhe aktor – ekzekutor i Kanunit.

Ne aspektin etnopsikologjik, personaliteti i burrit karakterizohet me virtyte te shumta morale e kulturore, por dhe me veçori psikologjike.

Virtytet etiko-morale si burrëria, nderi, besa, mikpritja, dashuria e pakufishme për lirinë dhe vendin e të parëve, ndjenja e mosnënshtrimit ndaj të huajit armik, krenaria kombëtare etj, përbëjnë botën e pasur shpirtërore origjinale të popullit tonë, me psikologji krejt të veçantë, të dallueshëm e të lashtë, ashtu si eshte gjuha shqipe në morinë e gjuhëve indoevropiane.

Duke analizuar ndërtesën etno-psikologjike të burrit, si dhe përbërësit e veçantë të saj ne kuadrin e disiplinës së sotme psikologjike, dalin në pah karakteristika dalluese si origjinaliteti, vlerat e larta humane dhe lashtësia arketipale.

Studiuesi kosovar Anton Çeta, ne studimin dedikuar karakteristikave pozitive dhe personalitetit te shqiptarit sipas Kanunit te Leka Dukagjinit, ne kategorite me themelore psiko-morale percakton ne rend te pare burrin dhe nderin, te cilat i konsideron fondamentale per personalitetin e shqiptarit. Si kam thene ne shkrimin e mepareshem, ne rend te dyte  jane besa dhe mikpritja, ndersa ne rend te trete jane te gjitha kategorite e tjera morale, qe i kemi trajtuar, por dhe te tjera qe nuk i kam permendur ende ne keto shkrime.

Burri - burrënia dhe nderi - ndershmeria, janë kategoritë më themelore, në rrafshin shkencor të psikologjisë sonë etnike, sepse ato përfaqësojnë, së bashku dhe sejcila me vehte, tiparet psikologjike me pozitive, në të cilat mishërohet personaliteti i popullit tonë.

Hapsira konceptuale ndermjet burrit dhe nderit, eshte aq e ngushte, sa te dy keto kategori konsiderohen sinonime. Sipas logjikës formale, hapësira kuptimore e brendisë së këtyre dy kategorive, mund të paraqitet në një skemë me dy rrathë ekscentrikë, të mbivendosur njeri mbi tjetrin, ku pjesa e përbashkët perfshine shumicen e sipërfaqës së tyre.

Ne aspektin shkencor, personaliteti etno-psikologjik i nje kombi, trajtohet si organizëm tërësor, në zhvillim e ne ndryshim të përhershëm te veçorive psiko-fizike, intelektuale, morale, emotive të individit dhe natyrisht ne teresi te shoqerise. Ne kete plan burrin kanunor, nuk mund ta shikojme vetem si individ, por dhe ne raportet shoqerore me mjedisin ku jeton e vepron.

Në një vështrim më analitik, personaliteti i burrit shprehet me mençurine, impulset, zakonet, interesat, komplekset, ndjenjat, idealet, opinionet, bindjet, kulturen, që manifestohen në marrëdhëniet e tij ne mjedisin shoqëror. Nga ky këndvështrim, personaliteti i burrit është një ndërthurje psikologjike e botes te njohjes, e ndjenjave dhe volitive (nga latinishtja volitivus – forca e vullnetit), pa lënë menjeane cilësite e tij fizike, pra forcen fizike, krahasuar me delikatesen e gruas.

Në një konceptim “popullor”, personaliteti i burrit, prezantohet si tërësi veçorish psikologjike të sjelljeve, të cilat e dallojnë atë nga të tjerët, por qe e bejne dhe anëtar të vetëdijshëm e bashkeveprues ne shoqëri.

Ne kete plan, burri kanunor i njeh, i zbaton me vetedije detyrat dhe i respekton ligjet, normat e kriteret e bashkejeteses shoqerore (familja, fshati, krahina, atdheu), te percaktuara ne Kanunin e Lekes dhe ne kanunet e tjera, madje behet nje protagonist aktiv me vlera shoqerore.

Personaliteti i burrit përfshin tipare pozitive dhe negative. Sipas Jung, themelues i psikologjisë analitike, personaliteti i burrit përfshine dhe elemente të pavetëdijes, si pavetëdijen individuale e kolektive, çka i gjejme te integruara ne Kanunin e Lekes, sidomos kur analizohen ligjet e rregullat e hakmarrjes-gjakmarrjes.

Disa autore te tjere, duke analizuar Kanunin e Lekes flasin per biheviorizem, si paradigem, qe e redukton psikologjinë njerëzore në sjelljet, kesisoj sipas tyre, personaliteti i burrit është tërësi qëndrimesh të formuara gjatë jetës dhe qe percaktojne personalitetin e burrit. Natyrisht kjo teori e redukton ne pasivitet personalitetin dhe intelektin e burrit, ndersa ne fakt jane teper aktiv e me rol ne raportet shoqerore qe krijon burri.

Vlen te theksohet, se në truallin konkret të psikologjisë sonë etnike, burri - burrënia dhe nderi - ndershmeria, si kategori themelore të personalitetit te burrit dhe pse shfaqen si koncepte të përbëra, të ndërlikuara e te nderthurura, ato se bashku përfshijnë universin e karakteristikave pozitive të personalitetit te shqiptarit.

Burri.

Burri si kategori kanunore ne kulturen shqiptare, shpreh jo vetem aspektin biologjik, perkatesine e seksit mashkull, por kryesisht personifikon individin – burre si kategori etno-psikologjike shoqerore, i percaktuar dhe i sanksionuar ne Kanun me institutin e burrit dhe me kultin e burrit.

Sigurisht kulti i burrit eshte universal ne historine e njerezimit, i konsoliduar nder shekuj, pas kalimit ne pariarkat e i konservuar deri ne ditet e sotme, me shume komponente arkaike partirakale. Megjithe progresin kulturor dhe emancipimin shoqerore, burri si kategori shoqerore, vazhdon te jete dominues dhe e ruan me fanatizem dhe me prepotence kultin e vet, aq sa jo rralle eshte burim i kontradiktave familjare e shoqerore.

Kategoria kanunore e burrit eshte komplekse dhe kryesisht shpreh njeriun ne vlerat pozitive: i ndershem, i beses, mikprites, i urte dhe trim, per çka evidencohet si nje kategori themelore dhe solide ne Kanunet tona.

Ashtu si te gjitha kategorite e tjera etiko-morale kanunore dhe kategoria e burrit ka te kunderten e vet, apo aspektin negativ, qe sipas Kanunit te Lekes dhe opinionit te pergjitheshem eshte i ashtuquajturi i paburre, ose i pa bese, burre i pabese. Personat qe bien ne kete situate poshtruese, jane te perçmuar dhe ndeshkohen nga Kanuni dhe shoqeria malesore, madje burri i pabese, ai qe nuk e mban fjalen e dhene, konsiderohet i vdekur shoqerisht.

Ne kulturen e malesise shqiptare, pershendetja “tungjatjeta, a je burre”, nuk eshte pyetje per te sqaruar se personi qe ke perballe eshte mashkull, apo femer, por pyetet ne se eshte burre me Kanun, pra buure i ndershem dhe i beses.

Ne kete kuptim, fjala shqipe burri, i kalon atributet konvencionale te kualifikimit biologjik (te mashkullit) dhe kodifikohet duke shprehur vlerat etno-shoqerore te burrit, qe nuk e gjejme ne gjuhe e ne kultura te tjera.

Shume studiues te huaj, jane munduar te gjejne nje fjale barazkuptimore me kategorite kanunore shqiptare burri – burrenia, kesisoj italianet e kane ekuivalentuar me gentiluomo dhe uomo virile (nga latinisht es vir, zhvillim ie dukshem mashkullor dhe sksual); anglezet me gentelman dhe manhood (burre i forte, me guxim) dhe virility (mashkull, burre energjik e i fuqishem seksualisht); francezet me gentilhommes, ose homme du monde (si themi ne shqip – burre i dheut), spanjollet me ombregentil, dhe viril; greket me andros (mashkull), ndersa shume sudiues te tjere e barazvleresojne me kavalierin etj.

Te gjitha keto perkufizime shprehin ose vetem sjelljet me kortezi te burrit, sjelljet me edukate ne raport me te tjeret, pra jane shprehje te formimit kulturor te nje burri (gentiluomo), ose perkufizojne qenien mahkull (vir, virile, virility). Ne shqip burri ka kuptime shume me te gjera dhe me komplekse se sa termi biologjik, pasi krahas perkufizimit te mashkullit, ka atributet e nje shprehje si kategori kanunore etiko-morale dhe kategori etnopsikologjike, pra kategori shoqerore, qe eshte identifikuese e shqiptareve.

Per te ilustruar kete koncept te burrit shqiptar, mjafton te rikujtojme besen e burrit te Ago Ymerit, qe i dha te bijes se mbretit, per te treguar madheshtine dhe kuptimin e veçante, qe ka ne shqip fjala burri.

Per sjelljen shoqerore te burrit, apo per te perkufizuar nje qendrim burrenor, ne gjuhen italiane, perdoret dhe shprehja “comoprti da uomo” (sillu si burre), pra “sillu me guxim, vepro me kurajo burri”, por dhe kjo forme shprehje ne italisht, ne thelb eshte larg konceptit te burrit dhe burrnise, qe percakton Kanuni i Lekes.

Krahas kuptimit te ngushte te mashkullit, sipas Kanunit te Lekes, burri eshte nje figure shoqerore, me nje univers virtytesh morale, ku dallohen nderi – ndershmeria, besa – mbajtja e fjales, bujaria – mikepritja, fisniku – sjellja fisnike, karakteri i forte – qendrushmeria,  serjoziteti, dinjiteti, personaliteti, urtesia, sjellja kalorsiake, humanizmi, shpirti i sakrifices, vullneti i forte dhe rezistenca per te perballuar çdo veshtiresi, qe i del ne jete atij, familjes, komunitetit, atdheut.

Burri eshte patrioti, luftetari trim e atdhedashes, i vendosur ne mbrojtjen e lirise te interesave te atdheut.

Ndokush mund te pyesi: a ekziston vertete nje burre me te gjithe kete kompleks virtytesh, pra burri ideal, apo burri tradicional?

Sigurisht ne te kaluaren kane ekzistuar shume, aktualisht jane pak, aq sa kategoria shoqerore e burrit eshte vene ne dyshim e kur shfaqet publikisht konsiderohet si perjashtim nga “rregulli” i pergjithshem. Sa here kthehem ne atdhe per pushime, me duket vetja si Diogjeni me kandilin ne dore, duke kerkuar burrin e vertete, burrin e ndershem e te beses, ate qe e mban fjalen e dhene, burrin me karakter, burrin qe nuk di te genjej e te mburret, por mua me duket se ky lloj burri ka humbur.

Ju rikujtoj, se dikur, malesoret pershendeteshin mes tyre me nje shprehje te bukur: “tungjatjeta, a je burre?”, pra, me kuptimin e je burre i ndershem dhe i beses, ndersa aktualisht keto pershendetje konsiderohen arkaike, shprehje fshataresh pa kulture dhe jane zevendesuar me fjale e shprehje te huaja (ciao, hello etj), ose me shprehje te thjeshtuara e me kuptime konfuze si “eee ç’kemi”, “ç’ben”,”si po e kalon” etj.

Duke studiuar Kanunin e Leka Dukagjinit kuptohet qarte kush jane dimensionet e burrit kanunor:

Kategorite fondamentale te psikologjise shqiptare, si nderi, besa, mikepritja etj, personifikojne burrin dhe burrenine kanunore dhe ne teresine e tyre shprehin personalitetin dhe pozicionin individual, familjar dhe shoqeror te burrit malesor arberoro-shqiptar.

Ne librin e 2°, nyja 9, paragrafi 20 i Kanunit te Lekes, sanksionohen tagri, perlimi dhe detyrat e burrit, si zot i shtepise, gjitheçka e percaktuar me kritere e me saktesi, sa do ta kishin zili dhe kodet moderne te familjes.

Sipas Kanunit, sundimi i shtepise i perket ma te vjetrit nen kulmin e shtepise, ose vellaut te pare, por po s’paten ato veti qe duhen me krye kete zyre si e lyp detyra, atebote zgjidhet kuvendisht nje prej shtepijakeve, qe te jete ma i mençem, ma i urte e ma kujdestar”.

Kohe me pare kemi lexuar shkrime te mbushura me kritika per karakterin konservator te Kanunit, sidomos ne lidhje me pozicionin dominues, autokratik, autoritar e patriarkal te burrit ne familje e ne komunitet, por kur analizojme paragrafin e siperm, evidencohet qarte dhe karakteri demokratik i te drejtes tone zakonore, çka tregon se burri si zot shtepie, nuk ka pushtet te perhereshme aristokratik e me autoritet absoult, sepse kur nuk i kryen detyrat, familja dhe pleqt e fshatit e shkarkojne nga keto funksione dhe ne menyre demokratike zgjedhin me te aftin, i cili mund te mos ishte me i vjetri.

Ne nyjen 9, paragrafi 21, Kanuni i Leka Dukagjinit prezanton dekalogun e te drejtave dhe te detyrave te burrit, i cili drejton, vepron e punon sipas kritereve te mirepercaktuara, asgje nuk i lihet spontanitetit dhe iniciatives, qe mund te cenoje interesat e familjes, ose te komunitetit.

Burri tradicional i qendron besnik ketyre detyrave, i zbaton me korrektese te admirueshme, vepron sipas normave etiko-morale dhe ligjeve te Kanunit te Lekes (njelloj sanksionohen dhe ne Kanunet e tjera).

Burri shquhet per virtyte morale dhe fizike, kesisoj fuqia fizike e dallon nga delikatesa e gruas.

Bazuar ne perparesite fizike, Kanuni e ngarkon me detyra te posaçme qe kerkojne force burri, per çka ai punon token, kullot bagetine, riparon shtepine, kontrollon e mbron pronat, kur e therret komuniteti shkon ne lufte per mbrojtjen e krahines dhe te atdheut etj.

Populli yne e sheh forcen fizike si karakteristike tipike e burrit, por e vendos ne plan te dyte pas mençurise, çka e ka shprehur ne shume fjale te urta popullore, te cilat e vlen t’i rikujtojme si: “Mend e forcë i duhen burrit, mendja prin, forca grin”, “I urti e mund të fortin”, ose “E mirë është fuqia, po ca më e mirë është urtia”, “Shpata  për nderin e mendja për shpatën” etj.

Proverbiale janë vargjet e Fishtës, në të cilat poeti termin burrënia e ka përdor si sinonim të trimërisë, një tjetër tipar i rëndësishëm i personalitetit tonë etnik: “Por i urti kurr nuk ngutet prej burrnis e jo prej tutet”.

Si kuptohet, sipas mendesise se lashte kanunore, burri perfaqesohet jo vetem me boten ndjesore, njohese e volitive, por dhe me forcen fizike, qe e kompleton konceptin e sotem te personalitetet te burrit.

Raporti ndermjet forces dhe mençurise te burrit, pasqyrohet qartesisht ne eposin e kreshnikeve, ku nder episodet e para, djaloshi Mujo, bariu delikat, pasi u kujdes per te vegjelit e Zanes, Ajo si shperblim e vuri ne pozita te zgjidhte para disa alternativave joshese:

A don forcë, Mujo, me qindrue?

A don luftë, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?

A don dije, Mujo, a don gjuhë?”

Në kohen kur eshte krijuar eposi i kreshnikeve, trojet tona kercenoheshin nga sulmet e sllaveve e çeshtja e mbrojtjes ishte perparesi per popullin tone, andaj rapsodi yne, gjenë zgjidhje te ndikuara nga rrethanat e krijuara, kesisoj Mujo refuzon gjane e mallin dhe dijen e gjuhen dhe preferon forcen me qendrue e me luftue.

Zana i jep me pi gjumesht nga gjiri i vet (miti i nenes Rozafa) e Mujo nga nje bari i dobet, delikat e i harruar mes maleve, shnderrohet ne kreshnik, ne nje trim vigan (miti i Akilit), qe ngre mbi supe shkembinj një mijë okësh (miti i Atlasit) dhe e tund dheun e ben te dridhen bjeshket (miti i ciklopit), kur kalon e therret kreshniku Mujo.

Trajtimi i elementit forca fizike e burrrit, si ne eposin e kreshnikeve dhe ne Kanun, prezantohet dhe si koncept psiko-filozofik dhe anatomik, i njejte me atë të unitetit e të harmonise të personalitetit të burrit, të bukurisë shpirtërore, morale, me bukurinë fizike, mbasi forca presupozon një konstrukt të lidhur hijshëm.

Ne plotesim te figures fizike te burrit, jane armet, dikur shpata e thikat e nga shekulli XV pushka e koburet, qe si shprehet Ismail Kadare, ishin gjymtyret shtese te shqiptarit.

Armatimi per shqiptaret ishte detyrim sapo djali mbushte 14 vjeç, prandaj Kanuni i Lekes sanksionon te drejten e armatimit te burrave, madje per kete aspekt eshte shume i rrepte, pasi te paralajmeron se burrit nuk i hiqet arma, as me shaka e per me teper me qellim te keq per ta poshtruar e per ta fyer, pasi ne keto raste, provokatori bie ne gjak.

Burri merr pjese ne kuvend, ku flet si perfaqesues i familjes dhe gjithmone vepron brenda ligjeve, normave e kritereve te percaktuara ne Kanun.

Burri flet pak, me shprehje lakonike e shpesh ne menyre alegorike, nuk tjerr fjale parazitare, nuk shane, nuk fyen te tjeret, por flet i bazuar ne parimet kanunore. Per te konfirmuar vertetesine e argumentave ne fjalen e tij ne kuvend, ai e mbyll diskutimin me shprehjen “keshtu na e ka lanë Leka”.

Burri i respekton dhe i nderon burrat e tjere, si ne kuvend dhe ne mjediset familjare e shoqerore.

Burri flet me mençuri, nuk e ngrene zerin, nuk bertet e nuk te imponon me force mendimet e veta.

Burri nuk ankohet per veshtiresite personale dhe familjare, por kerkon t’i zgjidhi vete.

Burri nuk qan kurre, ai nuk derdh lot dhe ne rastin kur kalon nje situate te rende dhimbjeje personale, apo familjare. Ai e permban dhimbjen e vuajtjen e nuk manifeston dobesi sentimentale.

Burri nuk tallet me te tjeret, nuk perqesh askend dhe nuk i a pret fjalen te tjereve kur flasin ne kuvend, ose ne festa, dasma, takime shoqerore etj.

Burri i njeh dhe i zbaton rregullat e respektit per te tjeret, qofshin burra, gra, apo femije e ne kete menyre u imponon dhe te tjereve ta respektojne.

Burri eshte i lire ne shprehjen e mendimeve, flet qarte e konkretisht, pa cenuar te drejtat e te tjereve.

Sipas Kanunit, liria fillon e mbaron aty ku fillon liria e tjetrit e ky eshte nje parim i rendesishem demokratik.

Burri nuk pranon padrejtesite ne familje e ne komunitet, ai reagon fuqishem per mbrojtjen dhe vendosjen e drejtesise.

Burri eshte serjoz, me dinjitet e me personalitet te larte.

Burri nuk luan me femijet, para tyre mban qendrim autoritar dhe u imponon respekt e nderim.

Burri sakrifikon gjitheçka per te mbrojtur interesat e familjes, te komunitetit dhe te atdheut, madje keto sakrifica mund te arrijne deri ne ekstrem, ne veteflijim.

Burri ka karakter te forte, madje ka kurajo e gjen forca mendore e shpirterore te fali dhe gjakesin. Ky fak ka ndodhur shpesh dhe ne malesi tregohen shume shembuj.

At Domenico Pasi, ne nje nga letrat derguar Provinces se Venecias ne vitin 1895 (Seria VII), pershkruan ritualin shekspirian te faljes se gjakut: “Gjakesi ishte nje djal i ri, quhej Pjeter. E sollen me duar te lidhura me kanop dhe e vune para Dodes, babait te vrarit. Burrat e tjere rrinin rreth e qark e ne heshtje absolute. Plaku qe drejtonte kete ritual e pyeti Doden: “a e fal Pjetrin?”. Ne kete çast, Pjetri mbeshteti koken mbi gjoksin e Dodes e filloj te qante e t’i kerkonte ndjese. Doda qendronte i palevizur si shkamb e nuk fliste, veç i dridhej mjekra. Kjo situate ankthi dhe pritje vazhdoj rreth nje çerek ore . Me se fundi, Doda i a zgjidhi duart dhe shqiptoj me za te larte: “ta kam falur gjakun e djalit tem”.

Falja e gjakut sipas te drejtes zakonore arberoro-shqiptare, ishte nje mbivlere e virtyteve te burrit te forte, qe ka ndikuar ne humanizimin e shoqerise malesore dhe eshte aplikuar si mjeti per te ndeprere vazhdimesine e konflikteve te gjakmarrjes dhe ne ruajtjen e unitetit e te harmonise.

Te tille burra me kete karakter hyjnor, Shqiperia ka njohur shume, sidomos ne vitet ’70, kur u be masive falja e gjaqeve dhe ne vitet ’90, nen drejtimin e shkencetarit dhe patriotit te shquar Anton Cetta, kur ne Kosove, burra trima e te mençur, falen mijera gjaqe. Ky aksion human e patriotik, u krye duke u bazuar ne ligjet e faljes dhe ne kriteret proçeduriale, qe parashikon Kanuni i Leka Dukagjinit. Madheshtor ishte tubimi i pajtimit, ku u mblodhen mbi 500 000 kosovar, qe ndikoj dukshem ne forcimin e unitetit popullor.

Burri sillet me burrni e per kete qendrim Kanuni i Lekes ne § 518 sanksionon: “Je i lire me e mbajt burrnine, je i lire me u çburrnue”. Pra e kunderta e burrit eshte ai qe humb burrnine, çburrenohet, qe eshte dhe ndeshkimi me i madh qe mund te pesoje nje burre malesor.

Burri nuk merret me llafe (me thasheme), pasi si parashikohet ne Kanun ne § 523: “Ai qe shkon tuj mbjelle fjale te keqia e gergasa, here per njanin, here per tjetrin, me goje te kanunit thirret ‘argat i keq’ e askush nuk e therret per punet e shtepise e as nuk i nep kush rroge”.

Per te deshmuar mbi te verteten, burri ne Kuvend ban bè, e cila ne goje te burrit ka fuqi sepse sipas Kanunit: “Bè e pertej s’ka ma. Beja lane gjaqet. Gjane e djerrun e gjaqet e humbura i ven per udhe beja”.

Sipas § 533 “Burri e ban bene a. mbi gure me Kanun dhe b. beja mbi Kryq e mbi ungjill” dhe si percaktohet ne § 534 “beja mbi gure kah kanuja ashte nder me te randat e me te ndershmet, qe njeh shqyptari i maleve”.

Ne librin e 3°, nyja e 11, paragrafi 32 i Kanunit te Leka Dukagjinit sanksionon detyrat e burrit te martuar, ose me sakte detyrat e burrit ndaj gruas, pra pergjegjesine dhe detyrimet qe ka ndaj bashkeshortes:

a. burri ka detyre me u perkujdes per gruan, per veshmbathje e pergjitheçka ta lypi per me mbajt jeten;

b. me e ruajt nderen e gruas e mos me lane me u ankue per kurrenji nevoje.

Si shihet, Kanuni i Leka Dukagjinit permban dhe ligje, qe e imponojne burrin te mbroje e te respektoje te drejtat e gruas – bashkeshortes edhe pse e dime se ka dhe ligje e norma qe e trajtojne gruan te nenshtruar ndaj burrit, madje e konsiderojne shakull. Kete konflikt parimor, ku ndeshet aspekti partriarkalo-konservator i nenvleftesimit dhe i nenshtrimti te gruas nga burri, me aspektin kulturor, te respektimit e te mbrojtjes se gruas, pleqt arberoro-shqiptare, e kane zgjidhur me shume mençuri, duke integruar ligjet e normat e siperme, qe krijojne ekuilibrin mental te burrave ne familje e ne shoqeri.

Sipas Kanunit te Lekes, burrat jane te barabarte mes tyre: “Çmimi i jetes te njerit asht nji, si per te mirin dhe per te keqin” e ne vazhdim ne § 888 sanksionohet: Sejcili mbahet i lire e i thote vedit “jam burre” dhe i thone “a je burre?”. Burrat jane te barabarte, askush nuk konsiderohet inferior ndaj tjetrit e kjo barazi mes burrash, rrjedh nga stima qe burri shqiptar ka per vet veten dhe per mbrojtjen e nderit personal.

Burri e ka drejtuar nder shekuj shoqerine iliro-arberoro-shqiptare. Burrin e shquar per mençuri (per urti) dhe per trimeri, populli i yne e ka nderuar e respektuar, duke e zgjedhur ne pleqeni.

Termi plak, eshte titull shoqeror dhe administrativ, pra nuk do te thote se kemi burrin me te vjeter, me te moshuar, me plakun, por burrin e shquar per mençuri e urti. Sipas shkalles shoqerore, Kanuni i Lekes i ndane burrat ne Pleq, Strapleq dhe Vegjeli.

Ashtu si ne kulturen helene dhe popullata ilire, si shkruan Domicio Ulpiano (historian i shek III pas Krishtit), ne librin “Singularis regularum”, sejcili nga fiset ilire zgjidhnin pleqenine (pleqt), pra kryesine e pleqeve dhe kryeplakun dhe kjo tradite e lashte ka mbijetuar deri ne ditet tona.

Te mos harrojme se fjala plak eshte tipike pellazgo – iliro – shqipe, pra shume e vjeter dhe qe e ka ruajtur te pandyshuar kuptimin semantik.

Ne librin e 10, ne nyjen 141, ne § 991 te Kanunit te Lekes, sanksionohen tagri dhe detyrat e pleqeve: “Pleqt jane te paret e vllaznise e krenet e fiseve, zyra e te cileve eshte e mbeshtetun ne themel te tagrit kanunor”.

Ne vazhdim renditen ligjet dhe normat kaanunore qe sanksionojne plakun dhe pleqesine:

§ 993: Pa pleqt nuk mund te bahet ndo nji kanun i ri e as kurrnji gjyq a pleqni, qe do te perfshije nje vllazni, nje fis, nje katund, a nje Flamur (nje bajrak).

§ 994: Pleq thirren dhe burrat ma ne za per urti dhe qe jane regj ndër gjyqe e pleqni.

§ 995. .... gjyqi i bam prej pleqeve asht i njohtun prej kanunit, mjaft qe te jete pleqnuar sipas kanunit.

§ 1000 .... jo vetem pleqt, ose krenet e Kanunit e kane kete tager, por dhe pleqt e çeshtjeve te veçanta, qe i kane zgjedhur per pleq, kane tagrin e permendun.

§ 1002. Parimi i Kanunit asht: Plak mbi plak, gjyq mbi gjyq e be mbi be kanuja nuk ban.

Pushteti i burrit ne familje, sipas kanuneve tona ngjane me pushtetet e centralizuar, totalitare dhe autokratike, qe te imponojne gjitheçka me force dhe jo me konsensus, madje te krijohet pershtypja se burri kanunor eshte me pozicion e me autoritet te paprekshem, sidomos kur eshte i zgjedhur ne pleqesi.

Ne fakt nuk eshte keshtu, pasi Kanuni i Leka Dukagjinit permban dhe ligje e rregulla, qe e permbysin kultin e burrit e te plakut, si shihet ne dy paragrafet e poshtem.

§ 1010: Po ra ne faj nje Plak, katundi do ta leshoj pengun ne dore te Vegjelise.

§ 1011: Po s’u pergjigj me shtrue pengun, Vegjelia therret krenet e Flamurit e se bashku bien ne arsye.

Kete ligj, me kete formulim nuk e gjejme as ne kodet moderne te shume shteteve te quajtur demokratike.

Nga ky prezantim, kuptohen vlerat e shumta etiko – morale te burrit kanunor.

Shume studiues te huaj, qe i jane dedikuar kanunit ne keto 30 vitet e fundit, sidomos studiuesit italiane, qe e kane njohur Kanunin nga leximet dhe si u a kane treguar shqiptaret e intervistuar (fatkeqesisht persona qe nuk kane njohuri mbi kanunin), kane bere intepretime te gabuara mbi burrin shqiptar dhe per te drejten tone zakonore, duke e prezantuar vetem anet negative e duke e trajtuar si kod mesjetar, patriarkal, konservator, autokratik e autoritar e ne kete menyre nuk kane mundur te evidencojne vlerat dhe pranine e elementeve te kultures demokratike e liberale, qe jane te shumta dhe shprehje e kultures te popullit arberoro – shqiptar.

Ketyre zoterinjeve italiane, qe me punimet mbi kanunin dhe pse me interpretime te gabuara, kane marre tituj shkencor, i u bej thirrje te thellohen ne studimin e permbajtjes te kanunit e ta analizojne pa paragjykime dhe jasht indoktrinimeve politike – ideologjike dhe te jene objektive e realist, ashtu si ka shkruar ne vitin 1939, gazetari i shquar dhe historiani i madh italian - Indro Montanelli.

----------------

(Në numërin e ardhëshëm do të lexoni per burrninë dhe burrëneshat)

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-

-25 Shkurt, 2013-

-25 Shkurt, 2013-