E marte, 23.04.2024, 11:14 AM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Diskriminimi në vendin e punës

E hene, 25.02.2013, 09:05 PM


Diskriminimi në vendin e punës.. një dukuri jo vetëm shqiptare…

Nga Entela Binjaku

Muaji shtator në shoqërinë tonë ka zëvendësuar denjësisht  të famshmin „qershor të muajit të sulmit“ shprehje më të cilën jemi mbrujtur breza të tërë gjatë viteve të regjimit të lënë pas.

Nisur nga ideja e përgjithshme se shumë projekte të lëna gjysëm, apo shumë të reja priten të nisin me ardhjen e shtatorit, shkollat nisin në shtator, deri dhe qeveritë cdo vit përfliten se përfshihen nga ndryshimet në shtator, shpresat për vende të reja pune rindizen në shtator, ...gjykoj që shtatori me të drejtë ka zëvendësuar qershorin muaji sulmi, i cili pavarësisht se shënonte stimulimin, sërish mbetej shumë i lokalizuar dhe rural njëkohësisht në përmbushje edhe të mentalitetit të kohës.

Përfundimi i stinës së nxehtë, dhe ardhja e muajit shtator, për shumë prej qytetarëve të vendit tonë, burra e gra, aktivë, të punësuar, të rritur, të aftë, shënon edhe rifllimin e aktivitetit profesional si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Nga njëra anë kjo nënkupton, në rastin më të mirë, rivënien në funksion të vendit të punës të disa energjive të fituara nga periudha e pushimit, dhe nga ana tjetër, të nxit të mendosh mbi dëshirën dhe entuziastin për të qenë me eficientë  dhe produktivë në përmbushje të një detyrimi profesional që vendi i punës e kërkon.

Produktiviteti, eficienca, promovimi, lodhja, sadisfaksioni, duhej të ishin natyrshëm elementët që duhej të shoqëronin një të punësuar si në sekorin publik ashtu dhe atë privat. Megjithatë përvoja ka treguar se shpesh vendi i punës nuk është përherë ai i dëshiruari, përkundrazi atmosfera në vendin e punës jo gjithmonë është mikpritëse, e ngrohtë, stimuluese madje shpesh është aq diskriminuese sa shërben si nxitje edhe për braktisjen e vendit të punës me shpresën se diku tjetër do të jetë një tjetër atmosferë, e ndryshme nga ajo e lënë pas.

Disa studiues që e kanë studiuar dukurinë e diskriminimit në vendin e punës e kanë emërtuar atë si dukuria mobbing.  Diskriminimi në vendin e punës ose mobbing është një dukuri kaq e pranishme në vendin tonë! Atë e jetojnë cdo ditë të gjitha katëgoritë e sipërpërmendura!

Vetë mobbing sipas studiuesve të ndryshëm është një dukuri e ngjashme me diskriminimin, pra që lëviz në po ato kufij në të cilët lëviz dhe përkufizohet diskriminimi.

Kjo dukuri lidhet ekskluzivisht me vendin e punës, duke nënkuptuar kryesisht veprime të natyrës së presionit psikologjik, të kryera mbi punëmarrësin nga ana e punëdhënësit apo dhe nga ana e kolegëve të tij me qëllimin e fundit që ky i punësuar, në kushtet e një presioni të tillë, të lërë vendin e punës.

Punëmarrësit i cili “duhet” të largohet i duhet të durojë një seri padrejtësish dhe poshtërimesh të cilat ia vështirësojnë apo ia bëjnë të pamundur përmbushjen e detyrimeve që detyra që kryen përmban, ku në kushtet e  një lloj dorëzimi psikologjik, lënia e vendit të punës vjen si kërkesë e vetë e viktimës.

Studimet tregojnë se femrat bëhen shumë më lehtë objekt i një sulmi mobbing, por  të dhënat evropiane tregojnë se si femrat ashtu dhe meshkujt janë lehtësisht objekt i këtyre veprimeve, në përqindje thuajse të njëjta.

Mobbing është një dukuri shumë e ngjashme me diskriminimin klasik. Edhe pse në shumicën e rasteve mobbing lidhet me profesionalizmin shqetësues të atij që merr rolin e viktimës, ka sigurisht edhe arsye të tjera që lidhen me këtë dukuri.

Një punëdhënës mundet fare mirë t´i krijojë një seri pakënaqësish një punëmarësi, apo një presion psikologjik të atillë sa ky i fundit i ndodhur nën këtë presion, detyrohet të lërë vendin e punës.

Një ndër elementët kyc në përkufizimin e mobbingut është mungesa e ekuilibrave midis pjesëve apo dhe prishja e këtyre ekuilibrave midis atyre që përbëjnë pjesët e një organizimi profesional.

Zakonisht, viktima e këtyre qëndrimeve sulmohet shpesh, fyhet apo vihet në lojë. Shumë më shpesh kjo dukuri ndodh kur janë drejtuesit ata që sillen në mënyrë të tillë me vartësit, por ka edhe shumë raste kur kolegu apo një grup kolegësh abuzojnë ndaj një kolegu dhe në shumicën e rasteve këto janë edhe me të pranishme dhe më shqetësuese njëkohësisht vecanërisht për hir të intensitetit të  tyre.

Kjo mungesë ekuilibri midis pushtetesh në një vend pune, në një farë mënyrë nuk është gjë tjetër vecse një lloj pasqyre e vetë këtij mjedisi pune, e strukurës së organizimit të saj, ku përballë njëra tjetrës vendosen psikologjia, personaliteti, rrethanat, kultura vetjake e  atyrë që përbëjnë viktimat dhe agresorët.

Sipas Leyman mobbing kalon në disa  faza që nisin me me divergjencat në opinione, konfliktet e vogla ndërpersonale, të cilat duke mbetur të pasqaruara, mund të degjenerojnë në mobbing.

Më tej sipas tij vjen faza që lidhet me instalimin e mobbing-ut, ku janë të përsëritura skenat e agresivitetit ndaj një përsoni i cili nis të ndjehet i dekurajuar, rënien e vlerësimit për veten, apo dhe humbjen e besimit në aftësitë që disponon.

Më tej vjen edhe faza kur viktima toleron ndaj kësaj gjendjeje e cila ndodh përherë e më shpesh, duke përfunduar edhe me lënien e vendit të punës në kushtet edhe të një stigmatizimi social.

Viktimat e mobbingut janë zakonisht personat me një formim mbi mesataren, inteligjentë, të përkushtuar dhe optimistë të cilat sipas David Goleman mund të përkufizohen si persona inteligjentë dhe emotivë. Vestuhes nga ana tjetër konsideron se viktima të kësaj dukurie mund të jenë personat që janë të dallueshëm, që bien në sy,  dhe që konsiderohen si kërcënim për pjesën tjetër.

Leymann i ndan në disa kategori veprimet që karakterizojnë dukurinë e mobbingut: veprime që lidhen me heqjen e të drejtës së shprehjes së mendimit nga ana e viktimës, apo shpesh ai ndërpritet kur flet, kolegët e pengojnë të japë mendimin e vetë, puna dhe jeta personale e tij kritikohen etj.

  një tjetër kategori përfshihen ato veprime që kanë për synim izolimin e viktimës, me të cilën nuk diskutohet, injorohet prania fizike, i caktohet një vend punë i atillë që sjell izolimin  nga pjesa tjetër e kolegëve etj.

Megjithatë po sipas tij elementët kryesorë që mund të provokojnë dukurinë e mobbing-ut janë: mangësitë apo të metat qe lidhen me organizimin e punës, të metat në drejtimin e një procesi pune, ekspozimi social i viktimës, morali i ulët i një  departamenti pune.

Ashtu sikundër studiuesit kanë përshkruar veprimet tipike për një dukuri mobbing, po ashtu kanë dhënë edhe pasojat e kësaj dukurie e cila në fund të fundit synon cënimin e dinjitetit të njeriut në vendin e punës.

Nëse nuk do të njihnim rëndësinë që ka marrë një vend pune në shoqërinë tonë aktuale ku puna duhej të ishte jo vetëm burimi i mirqënies,i dinjitetit social, i prestigjit, dhe duke mos mohuar vështirësinë në rritje të gjetjes së një vendi pune, patjetër nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes edhe dukuri të tilla shqetësuese që lidhen me diskrimimin në vendin e punës, i cili sjell për pasojë performancë të dobët, ulje të produktivitetit, ineficiencë, të cilat nga ana e tyre nuk i sjellin asnjë dobi një organizimi profesional, i cilësdo sferë qoftë, publike apo private.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora