E shtune, 20.04.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Jeta pa shijet e veta

E diele, 24.02.2013, 07:00 PM


E PA  DOBISHME DUKET JETA KUR I MUNGOJNË SHIJET E VETA

Nga Dedë Preqi

Jeta e njeriut nuk mundet të përshkruhet vetëm me dy fjalë, duke i vënë një pikë në lindje dhe një pikë në vdekje,  sepse ajo e humbë kuptimin e vet njerëzor. Edhe jeta në kushte e rrethana të pa volitshme, e cila mbetët anash pa përkujdesjen shoqërore, apo institucionale, vetëm në mëshirën e zotit dhe njerëzve vullnetmirë, ajo jetë pëson dhe ndryshon në zvillimin e vet, dhe humbë kuptimin e saj  në çdo shoqëri bashkëkohore e demokratike.

Apo, jeta nuk është vetëm një fenomen, e cila na bënë të lumtur në një moment të shkurtër, apo të caktuar, vetëm atëherë kur kemi  me ngrënë dhe me pi, mandej ajo  zhduket  dikund tjetër, te ata, të cilët dinë ta rrëmbejnë jetën, te ata të cilët kanë fuqi ta përvetësojnë atë me mjete jo etike, morale dhe njerëzore, duke i grabitë burimet e saja me djersën e tjerëve.

Jeta është sfidë e gjithë shoqërisë njerëzore, e cila nuk i jep kuptim vetëm jetës së një klani shoqëror të pasur, por kuptimin e saj e përbëjnë edhe shtresat tjera, për faktin se, rrezikohet një shoqëri e tërë njerëzore.

Jeta e ka edhe kuptimin e jetës së lirë njerëzore, jetë kuptojmë edhe qytetërimin njerëzor, jetë është edhe vepra e mirë njerëzore, por jetë normale nuk është ajo, e cila e ka historinë e vet të hidhur, dhe merr vetëm frymë, sa për ti thënë  jetë!!!

-Jeta në shoqërinë tonë.

A mund ta quajmë jetën normale në Kosovë, nëse ajo nuk trajtohet e njëjtë në shoqërinë tonë demokratike, kur një pjesë e shoqërisë jeton në kushte luksoze, së cilës nuk i mungon as një qime floku, ndërsa ana tjetër shoqërore e mbetur në skamje, merr frymë për brinjësh, sa për të mbetë gjallë edhe në këto kushte klimatike të dimrit të ftohë, përveq bukës së gojës, i  mungon edhe qatija mbi kokë.

Si mundëmi të gjejmë shprehje dhe ti bindim fëmijët e këtij rrethi skamnor, se jemi një shoqëri e njejtë dhe jetojmë në një shtet të njëjtë demokratik, por, pse këta jetojnë në baraka dërrasash dhe kontaniere hekuri, edhe gjatë këtyre ditëve të ftohta, të cilët jetojnë vetëm në mëshirën e kohës, duke ëndërruar  se një ditë do të vie pranvera me rreze të ngrohta, që të vokën edhe shpresat e tyre migjeniane.

Kuptohet se, asnjë fat i njeriut nuk mund të krahasohet me fatët njerëzve tjerë, ndoshta në asnjë shoqëri të botës, sikur që këta skamnorë nuk mund të krahasohen me familjet e parlamentarëve të Kosovës, por së paku jeta e tyre të kushtëzohet me nevojat elementare të jetës normale.

Duke marrë parasysh situatën në të cilën gjindet shoqëria kosovare, mund të kërkohet  nga njerëzit e vendit, që fati i tyre të gëdhendet duke vepruar , por nëse shoqëria dhe Institucionet kosovare nuk afrojnë dhe i krijojnë kushtet e duhura popullatës për të vepruar dhe punuar, për ti shfrytëzuar mundësitë dhe kapacitetet e tyre potenciale që ekzistojnë, nga rinija e famshme dhe fuqia e krahut punëtorë e popullatës, atëherë përgjigja mbetët në ndërgjegjën  e atyre, të cilët gjinden në krye të qeverisë, që as përsëafërmi nuk i kanë realizuar premtimet e tyre ndaj popullatës, e cila i ka votuar për një ardhmëri më të mirë,  ndërsa, Kryeministri  dhe ministrat e vendit, ndjehen krenar dhe  krekosen më punën e tyre, e cila dëshmon si në formë të një fasade,  që mbulon murin e zi të një shtëpije.

Ata të cilët e komanduan Luftën Çlirimtare dje, nuk do të thotë se duhet ta komandojnë paqën sot deri në zenit, sepse lufta i ka metodat dhe specifikat e veta në fronte luftarake me armikun, ndërsa në paqë, kemi fronte të tjera të luftës paqësore në zhvëllimin ekonomik të vendit dhe ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës, për një jetë të begatshme dhe dinjitoze, ashtu siq e ka merituar populli i këtij vendi.

Me humbjen e besimit për ardhmërinë, ashtu edhe me humbjen e besimit te njerëzit e qeverisjes së shtetit, shoqëria kosovare dhe çdo shoqëri tjetër mund të ç‘vlerësohet si shoqëri demokratike, sepse krizat e rënda shoqërore viejnë nga diferencimet klanore e politike, dhe shfrytëzimi i klasës punëtore dhe taksa paguesve të Kosovës.

Atëherë, ku qëndron kuptimi i jetës në shoqërinë demokratike kosovare, kur pushteti aktual Qeverija e sotme, në vend të promovimëve të vlerave në prodhim e punësim, ajo në praktikën e përditshme promovon dhe prodhon antivlera, që janë të lidhura me zingjirin e pa këputur të korrupsionit, me shtimin e vazhdueshëm të papunësisë, me krimin e organizuar në shumë mjedise të vendit, mos shfrytëzimi i tokave dhe fushave pjellore të Kosovës,  ngecjet e deformimet e vazhdueshme në sistemin arsimor, keqmenagjimet dhe keqpërdorimet e pa ndalshme në shëndetësi, si edhe shumë pasivitete tjera, që qelin përditë sikur këpurdhat helmuese, të cilat rritën e zhvillohen nën përkujdesjen e udhëheqjes aktuale pushtetare, të cilët arritën për një kohë të shkurtër të bëhën  milionera.

Duhet ta shikojmë jetën në mënyrë reale dhe për hirë të fëmijëve ,të cilët janë duke u rritur dhe janë engjuj të pastër, nuk dinë se çka trillon politika dhe partitë politike,ata përveq edukatës prindore dojnë me ngrënë bukë, që jeta e tyre të trajtohet  pa shqetësime, të rritën  të njëjtë si gjithë fëmijët e botës dhe vendeve tjera të lira e demokratike. Sot, jetojmë në një epokë tjetër, nuk duhet ta quajmë epokë të mjerimit njerëzor, apo epoka e Migjenit, sepse zhvillimet teknike i kanë ndryshuar kushtet në shoqërinë bashkëkohore, ndonse edhe para zotit jemi të njëjtë, edhe pse nganjëherë të shkon mendja se, edhe zoti po bënë dallime në mes njerëzve, dhe po u ndihmon të tjerët të pasurohen në kurriz të tjetrit...

Populli shqiptarë i Kosovës dhe gjithë njerëzit liridashës kanë menduar se,  pas çlirimit nga agresori serb, dhe me pavarësinë e vendit, nuk do të ketë më halle dhe probleme, por as  parajsë jo ,që të arrihet ndërtimi i vendit pa punë, që gjërat të ndryshojnë me një shkop magjik, por është menduar se në Kosovën e lirë dhe demokratike, do të kemi një balanc të jetës së organizuar në harmoni me ligjet e Kushtetutës së vendit, e cila do ta realizojë funkcionin e vet  në mënyrë të barabartë në gjithë shoqërinë kosovare, pa i cenuar të drejtat e njërit, apo tjetrit.

Populli shqiptarë i Kosovës përjetoi të gjitha përçmimët, maltretimet e vrasjet  psiqike ,që ishin më të rëndat në jetën e tyre ,nga barbarija dhe fashizmi serb, ku edhe sot ka plot njerëz që jetojnë me trauma të rënda psiqike, por nuk do të thotë të jetojmë vetëm me kujtimet e së kaluarës, kur sot, e kemi përpara një rini të shëndoshë, një rini të çmuashme, të cilën na kanë lakmi rajoni dhe bota.

Mirëpo, kjo rini e bukur dhe e begatshme kosovare, kërkon mbrojtje nga qeveria, kërkon shkollim e arsimim nga Institucionet përkatëse, kërkon përkujdesje të konsiderueshme nga shteti, kërkon punë dhe mirëkuptim ndaj tyre, që mos të devijojnë, apo të boshatisin vendin, duke lakmuar një vend më të mirë se vendi i tyre. Pakënaqësitë e këtij populli janë dëshmi reale, që  ankohën për problemet e tyre ekonomike, sociale dhe shëndetësore, të cilët përditë  ballafaqohen më shumë probleme tjera elementare, për ta siguruar vetëm ekzistencën,si kusht i jetës së tyre, prandaj, e pa dobishme duket jeta, kur i mungojnë shijet e veta.



(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora