Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Protesta në Bruksel

| E shtune, 23.02.2013, 11:58 AM |


 

Qindra bashkatdhetarë, protestuan në Bruksel, në përkrahje të Luginës së Preshevës

Përkundër temperaturave të ulëta, nga një acar që mbretëronte në Bruksel me -7.5 C, ishin mbledhur qindra bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare të bashkuar, për të protestuar kundër padrejtësive që po i bëhen bashkëkombasëve në Luginë të Preshevës. Protesta Place Schuman, para hyrjes së ndërtesës së Parlamentit Evropian e organizuar nga Këshilli Kombëtarë i Mërgatës Shqiptare për Benelux, në bashkëpunim dhe përkrahje nga Shoqatat Humanitare “Lugina e Preshevës” dhe dega e saj në Bruksel, si dhe “Medvegja” – Zvicër, filloi ashtu siç ishte paralajmëruar nga organizatorët. Kjo protestë paqësore, me leje nga shteti belg, kishte mbledhur veprimtarë edhe nga e gjithë europa dhe ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, në ora 13.30, filloi. Organizatorët, kishin imrpovizuar një skenë, me pankarta dhe flamuj, që i gjasonte një skene moderne. Protesta filloi me disa fjalë përshëndetëse, nga kryetari i shoqatës "Makowal" që vepronë në Belgjikë z.Memedali Ahmedi. Menjëherë, u intonua hymni kombëtarë shqiptarë dhe u bë një minutë heshtje për gjithë dëshmorët e kombit.

Fjalën e morën edhe veprimtarët e tjerë si: Xheladin Demiri, Amet Gjanaj, Bajram Selmanaj, Fazli Musliu kryetar i SHH "Lugina e Preshevës"-Zvicër, Zenel Neziri, kryetar i SHH "Medvegja"-Zvicër, Eljasa Sherifi ish luftëtarë i UÇK-së, UÇPMB-së dhe disa veprimtarë të tjerë. Drejtuesi i protestës Memedali Ahmedi, i përgaditur në mënyrën më të mirë të mundshme, herë pas here, mbante edhe disa fjalime, mesazhe të qarta, që iu drejtonte faktorit ndërkombëtarë, që të mos lejoj, gjithë këto padrejtësi të mëdha që po i bëhen vëllezërve në ato troje. Ai, gjithashtu, fillonte me brohoritje dhe masa iu bashkonte: "Luginë e Preshevës edhe ne jemi me Ju", "O sa mirë me qenë shqiptarë", "Lapidari të kthehet", e thirrje të tjera të ngjashme. Përmes kësaj proteste, u ngrit zëri para institucioneve më të larta të Bashkimit Europian dhe të mërkurën, do ti dërgohet një peticion nga këshilli organizativ, që dënojnë një zëri, gjithë ato padrejtësi që edhe ky pushtet serb, po vazhdon mbi shqiptarët autoktonë.

Xheladin Demiri nga këshilli organizativ me ca fjalë i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera potencoi:

Të dashur Bashkatdhetarë motra dhe vëllezër, mërgata shqiptare e Beneluksit, dhe mbarë populli shqiptar në Atdhe dhe diasporë, me shqetësim dhe indinjatë të thellë po ndjek zhvillimet e fundit në Kosovën Lindore (Preshevë Bujanoc Medvegjë) në lidhje me aktin barbar serb të shkuljes me forcë ushtarake Lapidarin e të rënëve të UçPMB-së që gjendej pran Komunës së Preshevës. Vandalizmi shtetror serb i shkuljes së varrezave tona të lashta në fshatrat e Bujanit, shtetrrethimi i hekurt dhe mbyllja hermetike me forca të shumta ushtarako-policore, dhe kërcnimet permanente kundër popullatës së pa mbrojtur civile shqiptare në Luginë, paraqet qartë shkelje të rëndë të të gjitha normave pozitive juridike ndërkombëtare, dhe ato për të drejtat e njeriut të garantuara nga Karta e OKB-së. Jemi mledhur sot këtu për të shprehur solidaritetin, si pjesë e pa ndashme e vëllezërve dhe motrave tona të një gjuhe gjeku e historie, të trevave të lashta Pellazgo-Ilire të Kosovës Lindore, si një plagë e madhe mbarkombëtare, dhe do të jemi unik me të gjithë potencialin tonë, për mbrojtje kolektive kudo që rrezikohet identiteti ynë kombëtar në trevat e Gadishullit Ilirik. Epilogu dramatik i shkuljes së Lapidarit , me forca të shumta ushtarako-policore dhe ato plotësuese të xhandarmërisë serbe u përcoll me shqetësim nga opinioni Kombëtar Shqipëtar dhe ai Ndërkombëtar, ku nuk mund të flitet për demokraci, por për terror shtetror serb kundër popullatës së pa fajshme shqiptare në tokën tonë të lashtë stërgjyshore. Lapidari i dëshmorëve të UçPMB-së, ishte vendosur në tokën shqiptare; që ranë për liri, liri që është e çmuar për gjithë popujtë e Botës, ashtu si dhe populli serb e don lirinë e popullit të vet, liria duhet rrespektuar edhe për popujtë e tjerë që jetojnë në tokën e tyre të lashtë. Në bazë të konventave ndërkombëtare të. OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara) për të drejtat e njeriut, janë të pa cenueshme shenjat monumentale, që identifikojnë të kaluaren e trashigimisë historike të një komuniteti. Në këtë kontekst, autoritetet shtetrore serbe, në vend të kërrcnimeve, duhet t’u afrojnë siguri mirëqenie ekonomike, dhe mbrojtje institucionale, të vlerave kulturore, demokratike kombëtare dhe njerzore, që janë nënshkruar në Marrëveshjen e Konçulit mes palëve ndërluftuese dhe faktorit ndërkombëtar që i dha fund luftes në Luginë. Kërkojmë që autoritetet zyrtare të Serbisë tu garantojnë njohjen e të gjitha të drejtave elementare njerzore, për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe politike popullatës në Luginë, në proporcion me të drejtat e pakices serbe në Republikën e Kosovës.Monumentet çetnike serbe, që gjenden në Kosovë, dhe trevat tjera shqiptare, si ai në Fshatin Luçan janë irituese, sepse simbolizojnë gjenocidin dhe macakrrat serbe qindra vjeçare kundër popullit të pa fajshëm shqiptar, dhe janë vendosur te vendi i huaj, mu në vendin e gjenocidit serb, të cilët nuk i duron toka e larë me gjak shqiptari. Duke pasë parasyshë gjendjen e tensionimit aktual në Kosovën Lindore, dhe kërcnimet permanente nga udhëheqës shtetror serb, trashëgues mbeturinash të Kriminelit Millosheviç, (Daçiq, Nikoliç, Vuqiç) e tjerë, që ende vuajnë nga sëmundja e paranojes së tyre kolektive ultra nacionaliste dhe shoveniste gjenocidale serbe, kundër popujve në ish Jugosllavi, dhe kundër popullit shqiptar në veçanti, na kujtojnë Sanxhakun e Nishit, të vitit 1877, që i dogjën shkrumb e hi më se 720 fshatra kryesisht të banuara me shqiptarë, dhe duke u futur në thellësi të trevave të gadishullit tonë ilirik, Toplicë Anamoravë, Kosovë e gjetkë, duke marrshuar në drejtim të Luginës Vardarit Shkup Dibër Lumë Kukës Tiranë Durrës e tjerë, të djegies pëllëmbë për pëllëmbë të tokës shqiptare, dhe spastrimit etnik qindra vjeçar, duke macakrruar dhe fëmijë në djep, dhe duke i nxjerr me bajoneta, edhe nga barku i nënave shtatzanë. Nga ky tubim sot, i bëjmë thirrje, mbar popullit në Atdhe dhe diasporë, të qëndroj vigjilent, i bashkuar, dhe të merrët seriozisht situata e krijuar, populli shqiptar kërkon shpëtim dhe zgjidhje të çëstjes nacionale, andaj kërkojmë: Që përmes aktivizimit të mekanizmave koordinues, dhe të institucionalizimit mbarkombëtar të krijohet një unitet për një strategji të qartë politiko-kombëtare të shpëtimit Kombëtar Shqiptar dhe atë të sigurisë. Për ndryshe në Kosovën Lindore sot, dhe në të ardhmën e afërme edhe në Kosovën Veriore, mund të paraqiten skenare të tmerrshme, që mund të befasohemi para ndonjë akti të kryer. Lavdi dëshmorve të kombit. Rroft populli Shqiptar ! Rroft Shqipëria Etnike ! " Fjalët përshëndetëse të kryetarit të SHH "Lugina e Preshevës" dhe të SHH "Medvegja"-Zvicër, të cilët kishin ardhur me disa veprimtarë nga Zvicra, u mirëpritën nga të pranishmit.

Z.Fazli Musliu me ca fjalë përcolli përshëndetjet e shumë vëllezërve mërgimtarë që janë nga Presheva e me rrethinë në Zvicër dhe ai ndër të tjera tha: "Të nderuar vëllezër të të gjitha trevave shqiptare, të respektuar bashkëorganizatorë, përfaqësues të mediave, të respektuar miq belg. Jemi mbledhur sot, nëmes të Brukselit, në këtë qytet të demokracisë, në këtë shtet, ku gjendet Parlamenti Europian, për të protestuar paqësisht, për padrejtësitë e mëdha që po na i bënë qeveria e serbisë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Sot, është e shtune, dihet se ky parlament e ka pushim, por jemi thellë të bindur, se do të ketë përfaqësues, që do ta përcjellin këtë protestë dhe mesazhet tona, të sinqerta dhe të drejta, do ti shkojnë në tryezë dhe do të shqyrtohen këto shkelje të të drejtave të njeriut në këto treva shqiptare. Nga ky vend, përcjellim edhe mesazhin e shumë bashkatdhetarëve të të gjitha trevave shqiptare, që nuk kanë mundur të vijnë në Bruksel nga Zvicra, por ata e kanë mbështetur këtë protestë dhe e mbështesin. I drejtohemi faktorit ndërkombëtarë, që të mos lejoj, që pushteti aktual Serb të shkel të drejtat tona, të mos lejoj, që të vidhet historia jonë, ashtu siç e vjodhën Lapidarin e paqes të dëshmorëve në mes të Preshevës. Ai lapidar ishte i paqes, ishin të skalitur dëshmorët e UçPMB-së, që luftuan regjimin e Millosheviqit, që ate regjim e denoi bota demokratike, por edhe vetë serbët. I drejtohemi faktorit ndërkombëtarë, që të kemi të drejtat tona, që na takojnë, sepse jemi ndër shekuj në ato treva dhe të largoj xhandarët, ushtrinë dhe paralamilitarët serb, që i kanë sigurisht duart me gjakë.Të mos lejojnë të ketë gjakëderdhje, se kjo qeveri e Serbis, është me ato maska, që ka qenë në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Nuk kemi ku të shkojmë, ne jemi në tokat tona dhe kërkojmë të na mbështesin shtetet e demokracisë. Është mirë, që të kursejnë fjalë emocionesh edhe disa liderë apo individë shqiptarë në lidhje me lapidarin, sepse ai lapidar ishte i paqes dhe zgjoi nga gjumi të gjithë ata që e duan më shumë fjalën se sa veprën. Perendia i bekoftë shqiptarët kudo që gjenden, perendia e bekoftë shtetin belg, amerikën dhe gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë. Dhe në fund, lutem, që paqësisht, në fund të kësaj proteste, të ndahemi ashtu si na ka hije, pa krijuar asnjë telashe të vogël. Njihemi për paqe, jemi për paqe dhe do të jemi gjithmë paqësorë. Lavdi dëshmorëve të kombit dhe jetë të gjatë gjithë atyre që e duan paqen."

Gjithashtu, z.Zenel Neziri, i cili përcolli një përshëndetje të të gjithë medvegjasëve mërgimtarë, por njëherit edhe të të shumë veprimtarëve nga Medvegja, ai tha: Të dashur vëllezër të kombit tim, të të gjitha trevave shqiptare, të respektuar miq belg, kudo që jeni, edhe unë, ju sjelli përshëndetjet e medvegjasëve në Zvicër dhe medvegjasëve veprimtarë, kudo që janë, nga ajo Medvegjë, që ka mbetur me dy nxënës shqiptarë në shkollë, me të vetmin faj, se janë shqiptarë, nga ajo Medvegjë, që ishte përplot me shqiptarë dhe sot, janë dy tre shtëpi, e bëri këtë spastrim etnik kryekrimineli Millosheviq dhe ekipi i tij. Ju lumtë për këtë protestë të respektuar vëllezër që keni organizuar, paqësore ashtu siç jemi në palcë ne shqiptarët. Ekipi i Millosheviqit ende është aktiv, po vjedh lapidarin e dëshmorëve, nuk po lejon flamurin kombëtarë shqiptarë të valoj lirshëm, po shkilen të gjitha të drejtat njerëzore atje, duke i burgosur djemtë tanë, duke i maltretuar e duke vrarë.

E kjo Serbi me qeverinë e saj, po dëshiron të hyj në BE, duke shtypur shqiptarët.

Të nderuar miqë ndërkombëtarë, nga ky vend i lirisë e paqes, ju drejtohemi, që të mos lejoni këtë qeveri serbe të ju mashtroj, por ejani në Medvegje, Bujanoc e Preshevë e shihni një gjendje të dhimbshme, plot ushtarë, xhandarë me maska, që edhe fëmijët tremben në gjumë, nga ato maska të gjakosura.

Po ju kujtoj të nderuar miqë ndërkombëtarë, disa fjalë, të Dr. Martin Luter Kingut kur ndër të tjera thotë:

„Errrësira nuk mund ta d?bojë errësirën; vet?m drita mund ta b?jë k?t?. Urrejtja nuk mund ta d?bojë urrejtjen; vet?m dashuria mund ta b?j? k?t?.” ?nd?rroj që kat?r f?mij?t e mi t? vegj?l, nj? dit? t? jetojn? n? nj? komb, i cili nuk do t'i trajtojë sipas ngjyr?s s? l?kur?s s? tij, por sipas karakterit t? tyre.N?se n? p?rpjekjet tuaja vendosni t? p?rdorni dhun?n, brezat q? vijn?, do t? vjelin nj? nat? t? gjat? dhe t? pangush?llueshme hidh?rimi.

Ne e dim? nga p?rvoja e dhimbshme se shtyp?si kurr? nuk ta jep lirin? vullnetarisht; ajo duhet k?rkuar nga t? shtypurit.Kund?rshtoj t? pranoj se njer?zimi ?sht? n? m?nyr? aq tragjike i zhytur n? mesnat?n pa yje t? racizmit dhe luft?s, saq? lindja e ndritur e liris? dhe v?llaz?rimit nuk mund t? realizohet kurr? m?. Errësira nuk mund ta d?bojë errësirën; vet?m drita mund ta b?jë k?t?. Urrejtja nuk mund ta d?bojë urrejtjen; vet?m dashuria mund ta b?j? k?t?. I lejoj vetes t? besoj se njer?zit kudo n? bot? kan? nevojë për tri vakte n? dit? p?r trupin e tyre, edukim dhe kultur? p?r mendjen e tyre dhe dinjitet, barazi dhe liri p?r shpirtin e tyre. Mos lejoni varre të reja, mos lejoni që të vishen nënë në të zeza, kujtoni luftërat që i bëri Serbia në Ballkan, por të mendojmë për paqe, të mendojmë për të mira, ato treva ishin shqiptare dhe do të mbeten gjithmonë shqiptare. Ju të nderuar përfaqësues të mediave, përcillni lajmet gjithandej botës, kthehuni nga këto treva, se vërtet është një bombë e kurdisur, që e ka kurdisur Millosheviqi.

Dhe para se të përfundoj, përsëri kujtoj këto fjalë të Maring Kingut:

Dhe çdo qytet i madh, do t? mund ta shpejtojm? ardhjen e dit?s, kur t? gjith? f?mij?t e Zotit - zezak? dhe t? bardh?, hebrenj dhe paganë, protestant? dhe katolik?, do t'ia shtrijn? dor?n nj?ri-tjetrit dhe do ta k?ndojn? fjal?t e Negro Spiritual-it t? vjet?r: "M? n? fund t? lir?! M? n? fund t? lir?! Zot i Gjith?fuqish?m, m? n? fund jemi t? lir?!" Lutemi për paqe, Zoti e bekoftë kombin tonë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit".

Amet Gjanaj këshillëtar në komunën Molenbek të Brukselit, përmes disa fjalëve përshëndeti të pranishmit dhe ai bëri apel tek institucionet europiane, që të përkujdesen për shqipëtarët dhe të kenë kujdesë me serbinë ngase ajo është e njejtë si rasti me Gjermaninë e para luftës së dytë botërore, pra është një vend kolonialist. Ai tha se albanofobia fatëkeqësisht është e pranishme në ballkan dhe pikërisht në masë edhe më të madhe në Luginën e Preshevës, andaj ai kërkoi nga Bashkimi Europian që të lirojë shqipëtarët e Luginës nga kthetrat e shtetit më fashist në Europë bile edhe në botë.

Edhe fjala e veprimtarit nga Çamëria Fadil Xhuxha Tanushi, ishin emocionuese, ku tha: "Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë duke përjetuar të njejtën situatë sikurse çamët. Ne kemi grekët e ju keni serbët. Ata po mundohen të fshijnë gjithçka që është shqiptare, por do ta kenë të vështirë, sepse historia nuk mundet të fshihet. Ato toka janë shqiptare dhe do të mbeten përgjithmonë. Vëllezër të dashur të medvegjës, bujanocit e preshevës, na keni edhe neve çamët me Ju, ne ua dijmë më së miri hallet juve. Mbahuni të bashkuar e të mos përçaheni. Lavdi dëshmorëve të kombit. Veprimtari Bajram Selmanaj iu drejtua edhe qeverisë shqiptare, që problemin e këtyre trevave shqiptare ta trajtojnë në BE-së, OKB-së, NATO, OSBE, KE-së.

Eljasa Sherifi, gjithashtu, e mori fjalën dhe pasi falënderoi të gjithë të pranishmit, që janë në këtë protestë, ai përshëndeti edhe familjarët e dëshmorëve.

Në këtë protestë kishte ardhur enkas nga SHBA edhe shpresa e boksit europian dhe botëror Sevdail Sherifi, i cili po qëndron në SHBA, duke u përgaditur për sfida të reja dejt majave të boksit profesionist. Edhe Sevdaili, i cili vjenë nga Tërnava e Preshevës, ndër të tjera tha: " I drejtohemi botës demokratike nga ky vend i demokracisë, që të mos bëhen padrejtësi ndaj një populli autokton. Ne jemi shqiptarë, kemi qenë dhe do të mbetemi. Ata lapidarin e morën, por tokën nuk munden ta marin dhe as idetë tona kombëtare nuk munden të na marrin. Politika serbe, po vazhdon me të njejtin avaz, duke shtypur shqiptarët dhe po mendon se do të jetë pjesë e BE-së. Shpresojmë shumë, se gjithë ata xhandarë, ushtarë, e paralamilitarë që janë në ato treva shqiptare, të largohen sa më shpejt, dhe të lej që të marrin ajër lirshëm edhe ato male shqiptare". Edhe veprimtari Fadil Selmani, nga Medvegja, i cili kishte ardhur enkas nga Gjeneva e Zvicrës, bashkëbisedoi me shumë veprimtarë që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë dhe përshëndeti këtë protestë paqësore. Ai shpreson shumë, se SHBA, BE, nuk do të tolerojnë dhuna të tjera mbi këto troje shqiptare. Paramendoni, se në çfarë situate është Medvegja, e tmerrshme, vërtet e dhimbshme. Pushteti aktual serb, dëshiron, që të shpërngul edhe banorët autoktonë në Preshevë e Bujanoc, ashtu siç bëri në Medvegjë. Por, një duhet të mos e harrojë edhe ky regjim i serbisë, se shqiptarët, asnjëherë nuk janë dorëzuar në histori dhe padyshim, se edhe kjo qeveri do ta shoh, se janë gabim dhe do të dënohet nga faktori ndërkombëtarë. Erdha nga Medvegja, bashkë me shumë medvegjas të tjerë, që kishin kaluar mbi 1800 km nga Zvicra, vetëm e vetëm, për ti treguar edhe këtyre vëllezërve që janë në Belgjikë se jemi me Ju dhe do të jemi si dhe për të protestuar njëzëri kundër qeverisë serbe". Ishte për tu marrur lakmi ky organizim, sepse, edhe policia belge, përcillte çdo hap të çdo bashkatdhetari, por bashkatdhetarët tanë, në mënyrën më të mirë të mundshme, përcillnin fjalët e organizatorëve dhe përfundoi me sukses. Porotestën e përcollën edhe shumë media belge. Aty siç ishte paraparë, në ora 15.00, të gjithë u shpërndanë dhe protesta kaloi pa asnjë incident. Organizatorët u ndanë shumë të kënaqur dhe falënderuan të gjithë të pranishmit. Peticioni nga Këshilli kombëtarë Shqiptarë për Beneluks, u nënshkrua edhe nga Zenel Neziri, Fazli Musliu, Fadil Selmani dhe nga veprimtarë të tjerë që jetojnë në Belgjikë. Vlenë të theksohet, se këtë protestë paqësore, e përcollën edhe shumë belg, ku i linte përshtypje ecuria e protestës. Ndërsa bashkatdhetarët, që protestuan, shpresojnë, se zëri i tyre do të dëgjohet në këto zyra të BE-së.

Foto: Bekim Hebibi, teksti: Dashnim Hebibi, Bruksel

Legjenda e fotove: Pamje nga protestat e djeshme

Bruksel, 09.02. 2013