E enjte, 25.04.2024, 12:47 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Mashtruesit e pensionistëve të Kosovës

E premte, 22.02.2013, 09:18 PM


Mashtruesit e pensionistëve të Kosovës nuk gjenden në shoqatën e sindikatës, por, ata janë prezent brenda bashkimit të shoqatave të pensionistëve të Kosovës!

Nga Ismet Uka

Për çudi në gazetën lajmi të datës 20 02 2013 del një kundërshtim i shoqatës së pensionistëve të Kosovës me një artikull ne gazeten Lajmi,kundër iniciativës së sindikatës së pensionistëve të Kosovës që thërret pensionistet për padi në gjykatën ndërkombëtare kundër diskriminimit të  shteti Serb që e ka bar dhe po e bën kundër pensionistëve shqiptar të Kosovës duke ua grabit fondet e tyre pensionale .Shoqata e pensionistëve ketë thirrje të sindikatës,që pensionistët e Kosovës ta mbledhin dokumentacionin dhe me argumente ta padisin Serbin,po e quan si mashtrim të pensionistëve gjë që kjo është një dezinformuat e opinionit nga vet shoqata e pensionistëve.

Nëse diku ekziston grabitqar që grabit pronën e pensionistëve të Kosovës dhe far mashtruesi i pensionistëve ata mashtrues gjenden dhe  qendrojn mu në shoqatën e bashkimit të pensionistëve të Kosovës,ku për vërtetimin e librezave të antarsis duke ju premtua pensionistëve se me librezat e tyre neper qendrat për pushim dhe rekreacion qëndrimin e tyre e kanë 30% më lirë,si dhe kontrollimet mjekësore dhe mjekimin e kanë pa pagës neper institucionet shëndetësore të Kosovës duke ua kërkuar për çdo librezë nga 3e.

Mirëpo këta grabitës të pronave të pensionistëve që rrogat e tyre nuk dallojnë fort nga rrogat e ministrave të Kosovës duke i dhanë objektet që i ndërtuan pensionistet me djersen e tyre  për ta kaluar kohen për to në ditët e pleqërisë .Pronat e pensionistëve të cilat janë objektet personale të tyre. Klanet e krijuara brenda bashkimit të shoqatës së pensionistëve,në këto prona pensionistëve ua ndalojnë qasjen duke i dhanë këto prona me qira dhe në vend që këto qira të shkojnë në ndonjë fond për ti ndihmuar pensionistet me nevoja të veçanta dhe ata me ekonomi të dobët familjare grupet dhe klanet e caktuara brenda shoqate fondin që krijohet nga qiratë e objekteve e harxhojnë për luks të vetin personal,dhe familjeve te tyre.

Prandaj nëse prokuroria e Kosovës duhet të ketë punë me dikë për keqpërdorime duhet të ketë me shoqatën e pensionistëve të Kosovës e jo me sindikatën e pensionistëve .Ku kjo shoqatë mund të merret edhe si shoqatë ilegale sepse nuk e kanë besimin e pensionistëve të Kosovës.

Kurse sindikata e pensionistëve të Kosovës publikisht ika thirr pensionistet dhe i thirret,neper të gjitha qendrat komunale të Kosovës që ta mbledhin dokumentacionin me qellim që ta padisin Serbin në gjykatën ndërkombëtare,të drejtësisë për pa drejtësinë e bër të shtetit Serb kundër pensionistëve të Kosovës. Prandaj kjo po e pengon dikë brenda shoqatës së pensionistëve të Kosovës sepse brenda kësaj shoqate kaherë u dit që Serbia ka arrit ti instaloj miqtë e vet dhe ndaj këtyre shkeljeve kriminele që Serbia i ka ber kundër pensionistëve të Kosovës këta miq të Serbisë ,brenda shoqatës kanë shukat e edhe tani po përpiqen ketë iniciativë humane të sindikatës ta pengojnë .Por në sindikalistet e pensionistëve nuk do të ndalemi deri sa padrejtësinë e Serbisë që e ka ber kundër pensionistëve shqiptar të Kosovës ta qesim në prehrin e drejtësisë ndërkombëtare.

Pohimet e shoqatës që sindikalistet ketë punë për pensionistet po e bëjnë me pare kjo është dezinformat e krerëve të shoqatës që për vite të tera kjo shoqatë ka punuar kundër tyre. Sepse po të punohej pro tyre dhe në mënyrë institucionale Serbia moti është deshtë të paditet nga vet shoqata dhe pensionistëve tua rikthej të drejtën në pensione.

Prandaj kjo çka sodë e lexova në gazetën lajmi shumë me çuditi se si këta mashtrues dhe shfrytëzues te pronave të pensionistëve po i pengon kjo iniciativa e sindikatës së Kosovës për ta paraqit padrejtësinë e Serbisë qe është duke e ber kundër pensionistëve te Kosovës në prehrin e gjygjit ndërkombëtar kur dihet që kjo iniciativë është e mirë edhe për shtetin e Kosovës, por edhe  për vet pensionistet. Kuptohet qe për dokumentacionin qe kërkohet pensionistët jan duke i paguar taksat komunale kurse sa ju përket shërbimeve administrative deri te formulimi i padive këto sindikalistet i bëjnë pa kurfar pagese. Sindikata e pensionistëve ketë punë është duke e krye jashtë objekteve te veta sepse shoqatat e pensionistëve si trashëgimtare nga sistemi monist çdo organizim tjetër te pensionistëve po e kundërshton, duke mos lejua me forcë qe shoqata sindikale e pensionistëve te veproj ne objektet e veta qe vite te tera derdhi mjete për ti shfrytëzuar ato ne interes te vetin ne ditët e pleqërisë. Prandaj, këtyre manipulantve dhe grabiqarve po ju dridhet edhe dheu nen këmbë sepse shumë shpejt do ti lirojmi edhe objektet tona nga këta grabitqar qe nuk e kanë besimin e askujt e as te pensionistëve, dhe pensionistet i konsiderojnë si shoqatë ilegale.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora