E marte, 19.03.2024, 02:20 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Agim Gashi: Fejohen te varri i Presidentit

E enjte, 21.02.2013, 07:57 PM


NDERRIM UNAZASH TE VARRI I PRESIDENTIT

(14 dhjetori të mbetet dita e të dashuruarve shqiptar dhe e bashkimit për jetë të re)

NGA AGIM GASHI

Ditët e këtij dimri për dy të rinjët e mërgatës shqiptare, do të jenë kujtim jo vetëm i jetës së tyre, por që synohet të hyn në historinë tone si të rinjët e pare që kurorëzuan dashurinë e tyre duke ndërruar unazat dhe lidhë fejesen te varri i Presidentit Historik dhe Arkitetktit të Pavarsisë Dr.Ibrahim Rugovës.

Këta janë Dukagjinasja Valentina Tafilaj që jeton e punon në Zvicër, dhe Avni Syla nga Kosova Lindore e që punon e jeton në Francë. Propozimi ishte i Valentinës e cila dashurinë dhe simpatinë për rugovizmin e gatoi në familjen e saj e pikrisht nga babai i saj Sali Tafilaj i cili njifet si një aktivist i pandalshëm i qështjes kombëtare dhe i LDK-së.

Pasi që kuptova se kjo kishte ndodhë më 14 dhjetor 2012 dhe se gëzimi im ishte me plot emocione knaqësie, vendosa që të u bëj propozim të rinjëve shqiptar ma kudo që ndodhen, që aktin e bashkimit dhe kurorëzimit të dashurisë së tyre ta bëjnë te varri i Dr.Rugoves sepse ma merr mendja se askund në botë sdo të ketë vend më ideal se të lidhet jeta e re, aty ku pushon njeriu i dashurisë dhe i lumturisë, njeriu i cili i fali jetë një kombi.

Pra, të dashur të rinjë shqiptar, Ju që lidheni me jetën e re, dashurinë e ardhmërisë, Ju që vendosni ti ndërroni unazat e fejesës dhe jetës së re, bëjeni atje lart në Velani ku puhizat e arbërit freskojnë varrin e njeriut që i dha jetë Kosovë, që arkitektoi Pavarsinë tone, që ia rriti namin UÇK-së duke e mbrojtur edhe në Hagë…që e bëri Dardaninë shtet.

Pra, 14 dhjetori të mbetet Dita e të dashuruarve shqiptar të cilët do të lidhin jetën, dashurinë e lumturinë!

Pra, gjestin e Valentinës dhe Avniut, ta bëjmë tradicionale e ku çdo vit më 14 dhjetor do të mblidheshin të rinjët nga atdheu e diaspora e do ti lidhin martesat e fejesat e tyre, do ta lidhin jetën e re.

Shpresojmë se këtë inisiativë e propozim timin dhe të dy të rinjëve që u lidhën te varri i Dr.Rugovës, do ta përkrah edhe familja Rugova dhe miqët e rugovizmit si dhe LDK-ja, LDD-ja dhe të rinjë e këtyre dy partrive që kemi shpresë se do të bashkohen sa më shpejtë për hire të kombit e atdheut atdheut!

Të rinjëve shqiptar udëshiroj fat në jetë e dashuri!

Këtë urim ua përcjell edhe Valentinës dhe Avniut!

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora