Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Mendoj për Xhorxh Uashingtonin

| E merkure, 20.02.2013, 09:00 PM |


Dita e Presidenteve në USA

 

MENDOJ PËR XHORXH UASHINGTONIN

 

Nga Zeqir Lushaj

 

…!

Mendoj shpesh,

Për Xhorxh Uashingtonin.

Në kohën e Tij,

Amerikanët

Lidheshin me zinxhirë.

 

E pra, këtë të vërtetë

Kërkush si këta

Nuk e din më mirë.

 

…!

E kanë si Perëndi,

(E pranojnë të vërtetën),

Duke nderuar Udhëheqësin,

Nderojnë vetveten.

 

…!

Kush i lëpihet e serviloset,

Kaq shumë kësaj ane,

Le të mësoj nga kjo vlerë,

Vlerë safiii… amerikane.

./.

-Nga libri “Rrokda…(politike)”, që autori po pergatit per botim)