E enjte, 25.04.2024, 10:54 PM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon M. Dilo: Malet dhe Fisnikeria Zagorite

E merkure, 20.02.2013, 08:59 PM


Malet  dhe  Fisnikeria  Zagorite, mbreti   i   perjetesise .

Nga Ksenofon M. DILO

Edhe pse vuajtjen ka  pasuri  njeriu  ne kete krahine , semundja me e keqe  pèr te– Justifikimi , apo – te jete i pa shpresè ! “Pas  dites me  shi  -thoshin te paret-  vjen  dita  me diell”

Vend ku lexohet zgjuaresia,  burreria ,trimeria e njeriut te mençur.  Ketu dhe fukarai krenohesh e krenohet me varferine e ndershme.

Né çastet mè te veshtira  keta dinjitozè i shikon  me   atè  buzèqeshje fisnike-burrerore ,me aq vet-pèrmbajtje , guxim e hapèsirè  dhe, me atè shtat    drejtè nga burreria dhe dinjteti  u rri e vertete fjala : ” Kur  e  keqja  vjen   te fqinji, prite te vetja, ne se nuk reagon…”

Ndaj ,mbanin  brenda vehtes dhe urrejtjen per krimin. Kete  ja do vullneti se,do qe te vendoset e Drejta, ja ndien shpirti qe ja shtyn dashuria ,ja thote mendja qe do ti flase e Verteta .  Superioritet te  tolerances  qytetare pasqyron ne Fisnikerine e  ndjenjave ,ne lartesine e jetes me ate zemer-gjeresi e zotesi qe mund te keqen me te mire.

Kjo  e kaluar  ka kenaqesine e saj ne kete krahine qe , i ka dhene SHQIPERISE aq   shume  Burra te vyer  si asnje  tjeter per fryme popullsie  .Eshte dhe kjo aresyeja qe ,  kurre nuk duhet lene te fluturoje e mira dhe kur kjo thellè…jep drite .

Fiton  kètu entusiazmin qè tè bèn  t’a shohesh botèn mè tè madhe. ..“Tè kaluarèn e vèshtron –ashtu si thotè   JANI DILO- (Ai qè dinte te luftonte aq burrerisht po,dhe tè falte)“jo pèr tè marrè hak po pèr tè pèrmirèsuar punèn né tè ardhmen”

E.. si tè mos ndjehesh dyfish krenar qè je Njeri dhe je SHQIPTAR !? Kur njeriu eshte mekuar  e ka misheruar ne jeten e tij parimin : “Jetoj jo te le te tjetrin te rroje por , ta ndihmoj tjetrin te jetoje”

Vinin ditet e shenuara: Pashket , 28 Nentori etj...ndjehej qe diçka largohej e diçka vinte.. Natyra vishte rrobat e saj,njeriu tè tijat .Diku njè muhabet. Diku gjym kènga.. Dhe kenga zagorite  nuk  ka  moshe ,udheton pèr te shpirti , u  sherben kohrave  ,brezave  te rij… Nè  Carrok ku lisat maten me lisa, zera  burrerore  qe plotesonin njeri-tjetrn , derdheshin. Burrat t’ ardhur pèr festa,studentè qè vinin nè pushime i shoqèronte kenga.Pleqte mbremane ne sofat  te portave i bashkonte kenga..  Vajzat ne krua ,gra qe vareshin nga Dhembeli me mushkat ngarkuar me bar , i bashkonte  kenga . Isua ne te  cilen u notonte kenga – aprovim ,mbeshtetje ,solidaritet… nxitje ,ide dhe gjendje te reja shpirterore ,shtonin  vlerat  fondin e vlerave Burrerore Shqiptare .

Toleranca zagorite,nje virtyt.

Diçkaje i vihej pikè e diçka e re fillonte.Harrohej ajo qe duhej tè harrohej.zènka e mèrira tè pa kuptimta qè”budallejtè i mbajnè mend.”e zgjidhet rruga e shpirtit   te shqiptarit fisnik ..(Nè shtèpine ku  oxhaku s’nxirrte  tym,tè nesèrmen sa hapnin portèn  nè mèngjes  gjèndeshin  dhurata.. pèr  t’a festuar edhe ata..)

Aq e ngrohtè zèmra zagorite si,edhe Dielli i korrikut , edhe  pse zellmedhejte e luftes kllasore  ndezen bomben e dashurise me shkendijat e perçarjes…sa,edhe kur kasta e kuqe donte te tregonte se,ne se doni demokraci mirreni ate nga une e,hapi plage me njerez  te sjelle   vetem te vlefshem per krime   (pa asnje aprovim zyrtar sipas ligji, po fshehtas…) e u mblodhe pastaj krimba , ta mbulonin .

Po ,  Zgjimi zagorit , rralle kund –tjeter , u vuri gishtin forcave  te erreta ,te ferrit… mafies, dorasve te shtetit…qe vune krimin per themel e , nxiu e sterroi dhe terboi vatrat e nxehta te luftes se klasave…ne fillim pluralizmi  ne vendin aq njerezor  ! E tere kjo mba dhe llogarine qe te lahet e te lyhet me formula perparimitare, e qytetare ,dhe te diskreditoje demokracine-

CAJUPI perpiqej ta shpetonte  prej kthetrave te huajit, po sot, sot me lot gjaku rrezojme Shqiperine çati e themeli  me  makinen moderne vrastare –Drejtesi qe kerkon te shuaj zjarrin me benzine. . .,te ushqeje gjakmarrjen.. Qellimi , jo vetem te mos nderroje  fytyre e djeshmja po,te vihet dhe ne majmeri. Pse-ja te shohin te mbaruar visaret shpirterore, morale, shoqerore ,ekonomike etj.  e ,  te mos luftohej hipokrizia e te trajtohej karakteri shqiptar  .  .Semundja ,sa e turpeshme aq dhe e demeshme per te humbur vlerat njerezore.

Veç,  eshtè forcè lèvizèse e karakterit- energjia shpirtèrore nè vendin  e burrave tè kombit: JANI DILO ,PETRO HARITO, CAJUPI, ILIA DILO SHEPERI, MIHAL HARITO,ARISTIDH RUCI,SPIRO ZHEJI ,KOSTIKA ,JORGJI  CAKO , PANO E PILO c XHAMBALLO  , THEMO  VASI  etj.etj.qè u dhanè me mish e me shpyrt pèr njè qèllim te Madh e nuk ju trèmbèn vdekjes.

Vèshtruan rrugèn e pèrjetèsisè.

Pushuan sé deshiruari gèzimet e jetès. E Mèsimi qè na lanè se,tè duash Atdheun kerkon sakrifica ,ashtu si tè gjitha qèllimet e mèdha,pèr tè cilat ia vlen vertet tè jetosh .  Matesi  i Atdhedashurise pèr zagoritin eshte vepra  qe ka bere per SHQIPERINE dhe jo ajo ç’ka  thote deshira e njerit apo tjetrit  !

Pak tè huaj ,kanè patur privilegjin tè kenè vizituar ndonjè herè kètè province ku gjeometria e shpreses : te jete vend turistik!

Eshte madheshti qè,mè madhorja-bukuria e shpirtit fisnik !

Dhe…, ç’ka  jeton     botèn  e   shpirti   kurre   nuk humbet.     Amanet   lè, Themistokli Dilo, etj.”Varrin ta kem né  vatan , kur tè hapen rruget”..Stacioni me i fuqishem dhe me i ènderruari  pèr qendrim zagoriti  e ka    atje ku me duket se eshte pershtypja me jetesore qe nuk shlyhet kurre  :

“Midis maleve te larta /

ku shqiponja ben fole  …”     qe  ,   ka   emerin  aq  te  nderuar   ZAGORIE  !   Jane  zera brezash te tere njerezore keta vargje te rende madheshtore Atje,  ne  ZAGORI ,  ku  ndeshemi me inteligjencen e ndriteshme :

Vendi dhe Fisnikeria nuk  mund te ndahen.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora