E shtune, 20.04.2024, 08:47 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Shansi historik i humbur

E marte, 19.02.2013, 09:03 PM


SHANSI HISTORIK I HUMBUR

Nga Dibran Demaku

Fenomeni i të qenit i pari-Njëshit, tek shqiptarët është më i theksuar se tek kombet tjera.Shqiptari do që të jetë i pari kudo,që të duket.Dhe s`e ka hiq problem se a e meriton atë vend apo atë pozitë që e mban.Me rrëdësi është që ai të jetë i pari-Njëshi, që emri i tij të përmendet kudo, që për të të shkruajnë gazetat, që për të të flasin televizionet, që për të të këndojnë rapsodët e fshatit siç shprehet Kadare i madh tek një shkrim i tij!

Vite më parë kur autori i këtij shkrimi punonte në Radiotelevizionin e atëhershëm të Prishtinës, i kujtohet një barcoletë që bënte fjalë pikërisht për fenomenin e të qenit i pari-_Njëshi.Njëri nga kolegët se ku e kishte dëgjuar atë barcoletë( mbase e kishte krijuar ai vetë), në një nga mbledhjet e redaksisë do ta tregonte atë barcoletë që do të na bëne të qeshnim me lot.

Vendin e barcoletës do ta caktonte në Drenicë(nuk di as unë vet se përse atë barcoletë e kishte vendosur në Drenicë, sepse shumë lehtë do të mund ta vendoste në çdo trevë shqiptare).Barcoleta bënte fjalë, pra për disa drenicarë të cilët ishin zënë në mes tyre se cili duhej të ulej në karrigën e parë të autobusit të fshatit të tyre.Dhe meqë ata ishin shumë dhe në autobus ishte vetëm një karrigë e parë ishin zënë keq pikërisht për atë karrigë.Duke parë se konflikti do të rritej edhe më ishin menduar e menduar se si të bënin që ta zgjidhnin atë problem.Një ditë njërit prej tyre i kishte lindur një ide që mbase do ta zgjidhte problemin.Ai kishte propozuar që të gjithë së bashku të shkonin në një fabrikë ku prodhoheshin autobusët me kërkesën që prdhuesit e autobusit ta projektonin një autobus i cili do të lëviste përpara me tërë gjerësinë e tij!Dhe nëse projektuesit e autobusit do të kishin sukses në n

jë projekt të tillë atëherë edhe problemi i drenicarëve do të zgjidhej në mënyrë fatlume sepse atëherë do të kishte karrike të para të mjaftushme për të gjithë ata!...

Para se të shpallej Pavarësia e Kosovës nëpër koluare të ndryshme do të flitej se ajo vonohej jo për shkak të ndërkombëtarëve, por për shkak të vendorëve, të cilët ishin zënë në mes tyre se cili do të ishte i pari-Njëshi, ai që do të shpallte Pavarësinë ,për të cilin vajzat e fshatit do të këndonin me dajre këngë për të ashtu si edhe rapsodët e fshati do të këndonin këngë me qifteli, ndërkaq ai Njëshi do të hynte në histori!Sa ka të vërteta në ato biseda të koluareve të atëhershme e dinë ata që ishin në pushtet atëherë e që janë edhe sot.

Sido që të jetë këtë shans historia ua rezervoi Partisë demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj z. Hashim Thaqit, që ata të proklamonin aktin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këtu e pesë vite më parë.Sot pas pesë vitesh, pothuajse në të gjithë librat e historisë të shkollave të Kosovës përmendet emri i HashimThaqit, si personi i cili bëri shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, edhepse më e drejtë do të ishte që në ato tekste shkollore të historisë të shkruhej se shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e bëri Kuvendi apo Parlamenti i Kosovës si organi më i lartë legjislativ i vendit, ndërkaq deklaratën për Pavarësi e lexoi z. Hashim Thaqi, kryeministër në detyrë i Kosovës.Por, siç duket edhe këtu dominoi ai fenomeni shqiptar i të parit-Njëshit!

Siç u cek edhe më lart këtë herë historia ia kishte rezervuar këtë rrisk Partisë demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj që vërtetë të hynin në histori.Nuk dihert nëse Partia demokratike këtë rrisk historik e kishte kuptuar vetëm si një dhuratë apo edhe si përgjegjësi.Sipas zhvillimeve pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës siç duket partia që ishte në pushtet në momentin e shpalljes së atij akti dhe e cila është edhe sot, e kishte kuptuar vetëm si një dhuratë! Themi kështu sepse fill pas aktit të shpalljes, ata që e bën atë akt historik, duke e pranuar atë si një dhuratë e jo si një përgjegjësi, filluan të kujdesen më shumë për vete se sa pë ndërtimin e shtetit! Për vete dhe për të afërmit e tyre familjarë si dhe për militantët e partisë filluan t`i rezervonin vendet dhe pozitat kyqe të pushtetit, pa e vrarë fare mendjen se athua ishte kjo rruga më e drejtë! Dhe shteti i ri në vend që të niste jetën

e vet ai filloi të vendnumërojë!Pushtetarët dhe ata që ishin afër tyre filluan të pasurohen në mënyrë marramendëse,ndërkaq pjesa tjetër e popullsisë vazhdoi të varfërohet edhe më shumë.Sot pas pesë vitesh ndryshimi i pagës së një pushtetari të Kosovës dhe të një punëtari të thjeshtë është aq i madh saqë nëse do të merrej me këtë libri i Ginisit, mbase Kosova do të zinte vendin e parë me këtë fenomen në botë! Ndonjë i painformuar do të gëzohej dhe do të duartrokiste që së paku Kosova do të përmendej njëherë në librin e Ginisit!

Ismail Qemali, aktori kryesor i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, këtu e një shekull më parë, kur do të ikte nga pushteti, do të linte një amanet si testament në të cilindo të shkrehej:“Bijtë e mij po iku duke mos u lënë asnjë lloj pasurie, por po ju lë një shtet amanet!“.Ndërkaq akterët e aktit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kur do të ikin nga pushteti(ata do të ikin një ditë patjetër) çfarë do të shkruajnë në amanetet e tyre si testament?! Mbase edhe do të shkruajnë:“Ne e shpallëm Pavarësinë e Kosovës, dhe pastaj punuam dhe u kujdersëm për vete! Amanet pasuritë tona!“

Akterët e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e patën shansin hstorik që vërtetë populli t`u këndonte këngë! Nga babëzia e tyre për t`u pasuruar në mënyra nga më të ndryshme dhe në kurriz të popullit, e humbën shansin që ua dha historia! Për krejt çfarë do të shkruaj historia në të ardhmen për ta , mirë ose keq e kanë merituar vetë!

Dhe krejt në fund që në këtë shkrim mos të jetë gjithçka e zymtë të gjithë lexuesve dhe popullit të Kosovës dhe shqiptarëve kudo ku ndodhen:Gëzuar Pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës! Gëzuar, sepse Kosova është e përjetëshme, ndërkaq pushtetarët janë të përkohëshëm!...



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora