E merkure, 24.04.2024, 09:56 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Paradë shpresëdhënëse

E marte, 19.02.2013, 08:55 PM


Paradë shpresëdhënëse

Shpresa është ushqim i të varfërit. (proverb italian)

Nga Zejdush Kastrati

Emocionet që vëreheshin,por edhe shpreheshin  nga shumë  të pranishëm që përcollën paradën  e parakalimeve të njësive elite të Forcës së sigurisë por edhe  të Policisë së Kosovës,  më 17 shkurt, me rastin e 5 vjetorit të Pavarsisë, në sheshin “Nëna Terezë”, mund të përshkruhen si  mjaftë mbresëlënëse por edhe shpresëdhënëse.

Komentet që ipeshin aty për aty,edhe  në kohën  kur kalonin pjesëtarët  e këtyre skuadrave,me veshje  shumë profesionale  ushtarake  sipas modeleve të Nato-së ,me  një moshë poashtu të pranueshme, në veqanti të  ushtarëve të Forcës së sigurisë ,pastaj ,me një radhitje e marshim  që vështirë është të shihet, edhe  tek shumë ushtri të rajonit, e në veqanti,  ajo që krijoi një ambient shumë relaksues e emocinal, ishte, prakalimi i tyre, me armatim, edhe pse të lehte, por me modele që mbajnë pjestarët e ushtrisë gjermane, amerikane… por edhe njësitë e motorizuara e të blinduara.

Edhe pas përmbylljes së kësaj parade,komentet dhe vlerësimet e  shumicës, që këtë ditë të bukur dimri,  e vazhduan, edhe nëpër lokale,  e shesheve të Prishtinës, sa i përket, këtj parakalimi e defilimi, folën e dhanë vlersime, shumë pozitive,duke shtuar e vlersuar, se ky parakalim, simbolizon nismën e funksionimit të një shteti të njëmendët,  i cili, reflekton, në radhë të parë, besim tek popullata dhe tek gjithë ata, që e kanë  dashur dhe e duan këtë shtet, e këtë vend ,dhe në anën tjetër, është edhe një mesazh i qartë, tek gjithë ata, të cilët, edhe më herët,por edhe pas këtyre 5 viteve të Pavarsisë, jo vetëm, që hezitojnë të na njohin e mbështesin,por në vazhdimësi, po na qojnë selame, e mesazhe, se jo vetëm, që nuk do të na njohin kurrë,por do të vijë koha , që  do të na zhbëjnë.

Emocione edhe më të mëdha, kosovarët, kanë përjetuar, edhe në parkalime të mëhershme,jo vetëm në Prishtinë, kur  nën emblemën e UCK-së,në numër shumë më të madhë,bëheshin parakalime, dhe sic dihet, aty, pos atyre, që vërtet kishin luftar, “u futën “ dhe u promovuan edhe shumë sish,  me uniforma të “Bit Pazarit”,apo shumë sish që ishin strehuar në Stankovec ,Shqipëri,por edhe nëpër “gropa të kompirave”  në Kosovë.

Megjithate,koha në vazhdimësi, tani e 14 vjet pas luftës dhe largimit të forcave sërbe, tregoi fëtyrën e vërtetë, jo vetëm të atyre, që  u futën nën uniformën e UCK-së si “klandestinë”,por fatkeqësisht, edhe të disa komandantëve, që bënë luftën,por gjatë kësaj periudhe,  pas lufte, shumë shpejt, i verboi lakmia, pasurimi i shpejt, e disa edhe  pushteti,dhe kuptohet,  edhe ku popull, si cdo  popull tjetër,arriti të ndryshoj mendimin, dhe herë- herë, edhe publikisht, të distancohet, nga këto veprime, të shumicës së atyre, që dëmin më të madhë, ia bënë, jo vetëm vendit, por edhe vetëvehtes.

Andaj, parakalimi dhe defilimi i gjithë këtyre strukturave ushtarake dhe policore më 17 shkurt,ka një peshë të veqantë, sepse, këtë ditë,për herë të parë,  është prezentuar, ajo, që është,  jo vetëm pasqyra, por edhe bazamenti, i një shteti të njëmendët, i cili, kudo, në botë, identifikohet, me ushtri  e polici profesionale, si dy  segmente kyqe, për funksionim  edhe  të sferave tjera, të një shteti, modern.

Kur ia shtojmë këtij parakalimi, edhe prezencën,por edhe  diskutimin  të përfaqsueses të sponzoruesit kryesor, i cili, na bani, jo vetëm luftën,por edhe paqën, dhe njëherit është garantë edhe i zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës,atëherë, kjo paradë ,është një sinjal  e porosi e mirë, se është koha e fundit, që të shohim vehten “në pasyrë” dhe  të korigjohemi.

Edhe deklarata e Kryemnistrit Thaci,(si njëshi në Kosovë), në këtë paradë,ku pos tjerash ka shtuar se:  ” ajo për të cilën, jam i sigurt, si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është, se përkushtimi ynë, për të zhvilluar vendin tonë, dhe të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, do të vazhdojë, edhe në të ardhmen, dhe secilin përvjetor, të Republikës së Kosovës, do ta përcjellim me të arritura edhe më të mëdha...” është mirë, bile pjesërishtë të jetësohet dhe të bëhet realitet.

Se kryeministri, e ka,apo jo,  seriozisht edhe  këtë deklaratë, mund ta dëshmojë shumë lehtë dhe shumë shpejt.Fuqizimin me të madh, për shtetin e Kosovës,por edhe për vehtë personalisht,z Thaci,do ta dëshmonte, sikur,të pengonte me të gjitha mjetet, moskriminalizimin e mëtutjeshem të institucioneve të Kosovës, e që fatkeqesisht,gjatë gjithë kësaj periudhe pas lufte,ka shënuar vetëm rritje.

Edhe cka tjetër, duhet të ndodhë, në Ministrinë e punëve të brendshme,në Minstrinë e Arsimit, Shëndetesisë,Zhvillimit ekonomik,por edhe disa ministri e digasterëve tjerë, ku aferat koruptive, e skandalet finaciare, janë ba, përditshmëri,pastaj nëpër kompani publike,Universitet...dhe njerëzit e përfolur,  pa kurrfarë marre,  thonë :”ne i japim përgjegjesi vetëm Hashim Thacit,dhe vetëm ai mund të na ndërrojë...”

Pra ,”topi” është tek Ju, z.kryeministër,andaj nëse doni ta mbani edhe kete premtim te dhene me 17 shkurt, veproni, sepse besimi është luhatur shumë, dhe afër vetit mbani, pos të përfolur për korrupcion  e afera tjera, edhe  të tillë, që  kanë punuar dhe janë deklaruar kundër  kësaj Pavarësie e kësaj Kosove,por edhe, që kane qenë, në taborrin tjetër, e që janë, angazhuar me mish e me shpirt, kundër kësaj Kosove dhe këtij vendi.

Nëse duam, që  për paradën  e ardhëshme,por, edhe për  ngjarje, e manifestime tjera,  të shumta,  me të cilat edhe dallohet Kosova,të kthejmë besimin  e zbehur, ndaj këtyre institucioneve dhe këtij vendi, atëherë,të luftojmë krimin dhe korupcionin që ka kohë që është identifikuar, si më e keqja, e këtij, vendi, dhe të investojmë dhe hargjojmë aty ku rezultatet shihen e duken,dhe ku, edhe ai që nuk është shumë  i pasur, e ndien vehtën mirë, dhe nuk ankohet.

Më 17 shkurt të këtij viti, sa i përket kësaj parade ,mund të themi, se edhe  kosovari, e pa dhe e preku  fuqinë e  njëmendët të funksionimit të shtetit.

Me fat...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora