E merkure, 24.04.2024, 03:41 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Ne qajmë, mafiozët qeshin

E marte, 19.02.2013, 08:57 PM


Gjer kur do t`i lemë MAFIOZËT të na ç`veshin, ne të qajmë ata të qeshin?

Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)

Si çdo gjë në natyrë, ne rritemi, lulëzojmë dhe thahemi. Kjo është lavdia dhe tragjedia jonë.

Jeta është një udhëtim ku destinacioni është i panjohur.

Qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët e sotëm të trojeve shqiptare ishin të gjithë të varfër para se me i hy “politikës” si profesion. Dhe, ata kanë vuajtur nga komplekset e vlerës së ulës për shkak të mjerimit dhe xhelozisë ndaj atyre që i kishin kushtet jetësore më të mira. Si rrjedhojë, të tillët bëhen shumë herë më hajdutë, shumë herë më të korruptuar, shumë herë më të pashpirt, shumë herë më tradhtarë, shumë herë më të rrezikshëm për atdheun dhe popullin, shumë herë më pisa se sa do të bëheshin sikur të ishin të pasur ose të nivelit mesatar para se me i hy këtij profesioni.

“Mos të ndërzeftë i keqi dhe i shtrembëti!”- na thoshte një oficer.

Një shembull analogjik (i ngjashëm) nga arti ushtarak. Krimineli Ratko Mladiç ka vuajtur gjithmonë nga komplekset e vlerës së ulët, andaj, kur ai u emërua si komandant i çetnikëve të Bosnjës më 1992, u bë më gjakatar se çetnikët tjerë. Torturimi, vrasja dhe masakrimi i atyre që nuk mundeshin të mbrohen, i jepte një ndjenjë të rreme të sundimtarit i cili me trurin e tij të sëmurë e kishte bindur veten se është e drejta e tij legjitime të vendos se: kush do të jetoj e kush do vdes. “Nuk i nënshtrohem askujt”- lavdëroheshe frikacaku mendjemadh. Megjithatë, sa u burgos nga soji i vet dhe u dërgua në Hagë, jo vetëm se u nënshtrua, por filloi të bashkëpunojë me gjyqin edhe për sende që askush nuk e pyeste fare. Kjo, me qëllim që gjyqi ta mëshiroj. Dhe, studiuesit e shkencave psikologjike-ushtarake edhe njëherë u vërtetuan se sa dëme të mëdha mund të shkakton një njeri i vogël.

Kështu është edhe më këta kodoshët tonë për të cilët gjyshi im thotë: “Do të kisha dëshiruar që këta fëlliqësira lilipute t`i mbledhë në një sallë të madhe, t`i mbylli të gjitha dyert dhe dritaret mos ikin, e pastaj t`u mëshojë me thupra thane prapanicës lakuriqe, deri sa të alivanosen.”

Bota nuk është një vend i keq - është ajo që ne bëjmë me të dhe në të që shkakton problemet.

Komunizmi synonte të krijonte një shoqëri të mbyllur universale. Mjaft njerëz nuk e pranuan, sepse ishte universale, sepse u mohonte qenien e tyre kombëtare, dhe prandaj patën një program nacionalist për ta luftuar. Revolucioni i salepëve 1989 në Evropën Lindore, përfshirë Shqipërinë, shkatërroi komunizmin, por nuk solli ndonjë formë të re të organizimit shoqëror. Revolucioni i salepëve u zhvillua në frymën e shoqërisë së hapur, por koncepti i shoqërisë së hapur nuk ishte i përpunuar, as në teori e as në praktikë. Qëllimi nuk ishte vetëm të përgatisë një elitë të re, por edhe të krijojë një vetëdije të re.

Sistemi më i mirë shoqëror është ai ku individi më i dobët e ndien veten më mirë, më të sigurt.

Mafia nuk është tjetër veçse privatizimi i sigurisë publike - privatizimi i egër që ka vajtur edhe në mbarë trojet arbërore. Mafia është në thelb një rrjet i ndërthurur ujdishë midis sipërmarrësve dhe nëpunësve shtetëror. Është ana e errët e sipërmarrjes së lirë. Situatë e neveritshme. Njerëzit sillen si kapitalistë të egër, sepse kjo është e vetmja mënyrë për t`u bërë kapitalist në një shoqëri shqiptare ku nuk ka ligje. Mbështes konceptin e shoqërisë së hapur, por jam kategorikisht kundër mbështetjes për partitë politike. Nuk e kam problem të mbështes lëvizjet demokratike nëse do t`i luftonin regjimet jodemokratike.

Ndryshimet pozitive të trojeve etnike nuk mund të imponohen nga jashtë, nga diaspora shqiptare e shpërndarë në gjithë rruzullin tokësor, sepse në fakt, ne të diasporës do të asimilohemi tërësisht, është vetëm çështje e shkurtër kohore. (Personalisht jam gjenerata e tretë {nga ana e babait} që jeton në diasporë, ndërsa paraardhësit e nënës time arbëreshe nga Dasaretia, kanë luftuar kundër barbarëve osmanlinj, por, ishin të detyruar të lëshojnë Arbërinë dhe vendosen në Itali pas vdekjes së gjigantit legjendar, heroit kombëtar Gjergj Kastriotit). Punën duhet ta bëjnë pra njerëzit e bordeve brenda vendit. Dhe, ata përgjigjen. Por, situata e shqiptarëve është unike në Evropë. Shqipëria, i vetmi shtet që nga të gjitha anët kufizohet me kombin e vet, me territorin e vet para 100 viteve të amputuar nga Fuqitë e Mëdha dhe dhuruar fqinjëve barbarë fashistë. Prandaj, në praktikë, shpesh e kam të vështirë të vendosi për qëndrimet që duhen mbajtur, sepse situata politike nuk është njëlloj në të gjitha trojet etnike, një qëndrim i përshtatshëm për një vend mund të jetë i papranueshëm për vendin tjetër.

Atdhetarët e mirëfilltë lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e tyre për të pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimet e tyre.

Në tokat arbërore nuk funksionon prokuroria dhe gjyqësori. Lulëzon korrupsioni, krimi i organizuar, vrasjet, prostitucioni. Amnistohen qeveritarët, politikanët, zyrtarët dhe gjithë mafiozët tjerë që u pasuruan nga keqpërdorimet. Janë këta Mafioz që jo vetëm se shitën e vodhën sa mundën pasuritë tona të përbashkëta, të tundura e patundura, por edhe i mbushin tokat tona me plehra biologjik radikal islamik. Janë këta që nuk dëbojnë për në Greqi plakun Janullatos dhe “Agimin e artë”. Janë këta që zhytën vendin në Konferencën islamike. Janë këta që lejojnë osmanlinjtë pushtues të na e rishikojnë historinë. Janë këta që lejojnë zyra legale për shitjen e rospive shqiptare te “dhëndurët” pleq e sakat serb, “maqedon”. Janë këta që lejojnë “ndihmën” e vendeve arabe për ngritjen e minareve të gjata si raketat iraniane por nga “bamirësit” nuk kërkojnë euro e dollarë për ngritjen deri në qiell të shkollave, spitaleve, fabrikave. Janë këta që shitën Mitrovicën duke mos kërkuar trajtimin reciprok të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me at të serbëve të Kosovës. Janë këta që pranojnë gjithë ofendimet dhe maltretimet e popullsisë shqiptare të FYROM-it nga sllavo-folësit. Janë këta që nuk ua mbledhin armët rebelëve të 1997-tës. Janë këta që nuk dënojnë me vdekje ose burgim të përjetshëm kriminelët e vrasjeve me paramendim për motive gjakmarrjeje. Janë këta që kontribuojnë në ngujimin brenda katër mureve të njerëzve, “faji” i vetëm i të cilëve është sepse i takojnë familjes së gjakmarrësit. Janë këta që nuk dëbojnë nga trojet stërgjyshore spiunët e huaj të maskuar në “shoqata bamirëse”. Janë këta që nuk i rrahin dhe burgosin rëndë ata hoxhallarë shqipfolës të cilët keqpërdorin xhamitë duke propaganduar politikën e huaj në “xhematin”, fëlliqësirat që përpiqen të instalojnë sheriatin primitiv Aziatik në tokat tona Evropiane. Janë këta që lejojnë organizimin dhe lehjen e qenve vahabit islamik në demonstratat e shumta rrugëve dhe qendrave të qyteteve tona. Janë këta që nuk i rrahin me shkopinj zagarët vahabit që në demonstrata bartin flamur arabistani. Janë këta që lejojnë diskriminimin e femrave shqiptare duke i lejuar vahabitët që t`i detyrojnë ato të mbulohen fund e krye. Janë këta që para botës civilizuese na turpërojnë si komb, sepse lejojnë sjelljen rrugëve të specieve tragjikomike me mjekra të gjata të palara e mustaqe shave, në kryet boshe basmë homoseksualësh nga mëndafshi të qëndisura, të veshur me shallvare të shkurta qesharake, edhe dimrit me sandale të shkretëtirës  dhe pa çorape, vetëm devet u mungojnë të kompletohen.

Jemi aq të decentralizuar e të hapur sa që problemi qenësor është se dora e djathtë nuk e di se ç`bën e majta. Shqipëria dhe trojet tjera etnike e kanë keqkuptuar demokracinë sepse e refuzojnë burokracinë. Funksionimi pa burokraci na ka bërë shkapërdarë dhe tekanjozë sepse nuk mundemi të kontrollojmë veprat penale antishqiptare të qeveritarëve, politikanëve dhe zyrtarëve, por edhe të mafiozëve të rëndomtë. Na duhet një organizatë e fortë dhe e qëndrueshme që përveç tjerash do të ndjekë në çdo hap veprat e secilit, një organ kontrollues, quajeni burokraci po të doni.

Projekti, formula e pakontestueshme, formula e vetme e mbijetesës së kombit tonë dhe Shqipërisë natyrale është kjo:

Nuk është e mjaftueshme vetëm të bëhet pyetja "Kush duhet të qeverisë a të drejtojë", por pasi t`i zgjedhim më të mirët dhe të pa-korruptuarit të gjejmë mënyrë "Si të kontrollohen ata që drejtojnë", apo më saktë, "Si t`i organizojmë institucionet politike në mënyrë që t`i ndalojmë qeveritarët e këqij a të pazotë të na bëjnë shumë dëm". Nuk ekziston asnjë tip autoriteti politik sipëror, më i mirë nga të tjerët e i vlefshëm në çdo situatë. Të gjitha format e legjitimimit të pushtetit ("prejardhja e fisme", "hiri hyjnor" apo zgjedhja nga populli) e humbasin rëndësinë përballë çështjes së kontrollit, sepse edhe sikur ata që qeverisin të kenë ardhur në pushtet në mënyrë legjitime, kjo nuk do të thotë aspak se veprimet e tyre janë të përligjura.

Observoj se kalemxhi të palodhshëm paraqiten rregullisht në të gjitha mediumet shqiptare me letra të natyrave të ndryshme. Por, edhe sikur të shkruajmë me miliona letra deri sa të na paralizohen gishtërinjtë nga tastiera e kompjuterëve, të alivanosemi ose vdesim nga lodhja psikike dhe fizike, nuk do të kemi asnjë milimetër avancim të synimeve tona atdhetare nëse nuk e realizojmë 100% formulën e shpëtimit që e përmenda më lartë.

Dëshira njerëzore për liri është diçka zanafillore që e gjejmë që tek kafshët e fëmijët e vegjël. Në fushën politike, ndërkaq, liria kthehet në një çështje problematike, sepse, liria e pakufizuar e çdo individi, e bën të pamundur bashkë-jetesën njerëzore. Kur jam i lirë të bëj çka dua, atëherë jam i lirë t'u vjedh të tjerëve lirinë e tyre. Doemos duhet të përkufizohen liritë e Mafias që shitën atdheun, që shtyjnë kombin dhe trojet tona drejt humnerës. Nëse jo tash, atëherë kur?

Vetëm në qoftë se do të arrihet të dominohet shoqëria dhe të varet ekonomia ndaj qëllimeve të lumturisë njerëzore dhe vetëm duke marrë pjesë aktivisht në procesin shoqëror duke mbikëqyrur veprat-devijimet e zyrtarëve dhe politikanëve shqiptari do të mund të fitojë atë që sot e çon në dëshpërim: vetminë dhe ndjenjën e tij të pafuqisë.

Shqiptarët janë në shkatërrim e sipër sepse për shkak të papunësisë, mjerimit por edhe aventurave, i braktisën trojet dhe ikën anembanë botës.

Shqiptarët janë në shkatërrim e sipër sepse qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët i kemi adhurues të destruktivitetit, nuk luftojnë që vendi të jetë i lumtur, por që ta shtrëngojnë të pranojë fatin e tij. E pyeta shqiptarin e mërzitur: “A ke dëshirë të vdesësh?” – u përgjigj: “Po, përse jo?” Por u përgjigj po edhe kur u pyet nëse dëshironte të jetonte.

Në të kaluarën, politika konsiderohej si një manifestim i forcave që lëvizin shoqëritë, qofshin këto pasionet e interesat njerëzore apo fuqitë mbinjerëzore. Jashtë ambientit politik, të rezervuar për pakicën (mbretër dhe shefa), shtrihej sundimi i paanë publik i fesë me festat, ceremonitë dhe ritualet e saj. Modernizimi i përmbys termat: politika kthehet në dominim të të gjithëve dhe feja në çështje private. Njeriu politik është përgjegjës i aksioneve dhe opinioneve të tij. Akt dhe ide, në politikë bashkohen dashuria për pushtetin dhe joshja për teorinë, aspirata për drejtësi dhe lakmia, nostalgjia për bashkim vëllazëror dhe pasionet e inkuizitorit.

Ne intelektualët dhe atdhetarët e mirëfilltë duhet të marrim përsipër të mbrojmë lirinë e opinionit dhe të ndihmojmë për të mposhtur opinionet e shtrembëta, doktrinat që e ngrenë urrejtjen në sistem të menduari ose që i japin një alibi shkencore vullnetit për pushtet. Roli jonë duhet të jetë: marrja nën mbrojtje e mendimit kundrejt abuzimeve të pushtetit dhe sqarimi i njerëzve për të mos lejuar asnjëherë që dallaveraxhinjtë dhe demagogët t`ua çoroditin edhe më tutje mendimin. Duhet lidhur progresin moral të shqiptarëve me progresin tonë intelektual dhe patriotik, duke u vendosur njëkohësisht në truallin politik të mbrojtjes së lirive dhe në atë kulturor të formimit të individëve. Duhet të jemi ata që do të formulojmë, kundrejt pushtetit publik, këto dy kërkesa të pandashme: të respektojmë mëvetësinë e individëve dhe t`u ofrojmë, me anë të arsimimit dhe informimit të mirëfilltë mjetin për të qenë me të vërtetë të mëvetësishëm.

Liria është kushti për rritjen tërësore të një personi, për shëndetin e tij mendor dhe për mirëqenien e tij; mungesa e lirisë gjymton njeriun, e bën të përligjur; ja një motiv i mëtejmë për të arritur në përfundimin se ekziston një impuls i brendshëm te njeriu për të luftuar për të. Liria është një kusht biologjikisht jetësor që organizmi njerëzor të mos pengohet në zhvillimin e tij; kur ajo gjendet e kërcënuar, ngre krye agresioni mbrojtës, ashtu si çfarëdolloj tjetër kërcënimi ndaj interesave jetësore. Edhe në ditët e sotme agresioni dhe dhuna vazhdojnë të lulëzojnë në një botë që është në pjesën më të madhe të saj e privuar nga liria.

Konflikti i vazhdueshëm në mes të forcave politike shqiptare dhe opinionet e tyre të ndryshme mbi atë se si duhet  drejtuar vendin do të çojë në kolapsin e vendit dhe zhdukjen biologjike të brezave të  ardhshëm.

Shqiptarë, uniteti është e vetmja mënyrë që ne të mbijetojmë.

Dje mbanim zi, sot kemi shpresa, nesër është gjithçka e mundshme.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora