E marte, 19.03.2024, 05:34 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Shqipëria Etnike/Viti VII nr. 2/ Bleror-Lulëzor-Qershor - 2007

E shtune, 03.05.2008, 09:18 AM


SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:

informative-kulturore-politike

Për:

-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj

-Riatdhesimin e Shqiptarëve

të dëbuar me dhunë

-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti VII nr. 2/ Bleror-Lulëzor-Qershor- 2007

Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $

për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)

Nr. i llogarisë:1110162085000136

Drejtor: Gëzim Marku

Kryeredaktor: Agim Gashi

Redaktorpërgjegjës: Kadri Mani

Lektore: Jeta Bytyçi

Anëtarë Nderi në Redaksi:

Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,

dhe Fetah Berisha

Simboli: Qamil Nivokazi

Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren

Dizajneri: Festim Kodra

Adresa: "Shqipëria Etnike"

c/o Kadri Osmani            

Kodra e Diellit

Rr. “Ahmet Gradica” nr. 64

Prishtinë

etnike@gmail.com

Redaksia ka të drejtën e redaktimit

e të lekturës të punimeve

Shkrimet dhe fotografitë mund

të kthehen: me kërkesën dhe

shpenzimet e autorit.

________________________

Numri i parë i revistës tonë

"Shqipëria Etnike" doli më 10

Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj

kjo Lidhje është busulla jonë orientuese     

 Klark: Kosova, pjesë e korrigjimit të një gabimi historik

Ilirian Agolli
27-04-2007

Intervistë e ish-komandantit të NATO-s, Uesli Klark, gjatë ndërhyrjes së Aleancës mbi ish-Jugosllavi

Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, si sot 8 vjet më parë, në prill 1999, ju ishit në krye të trupave të NATO-s me mision në Kosovë. A e kishit menduar atëherë se edhe sot pas 8 vjetësh Kosova nuk do të kishte një status përfundimtar të saj?

Uesli Klark: Jam shumë i zhgënjyer që bashkësia ndërkombëtare nuk e ka zgjidhur ende çështjen e statusit përfundimtar për Kosovën. Eshtë e padrejtë për të gjithë popullin në Kosovë, dhe pa një rezolutë për këtë çështje, investimet e huaja nuk mund të veprojnë, privatizimet nuk mund të ecin përpara në një mënyrë të efektshme. Njerëzit kështu nuk mund të fillojnë një jetë normale në Kosovë. Nuk është e drejtë për më tepër se 2 milionë njerëz që jetojnë atje, që vendi i tyre mbetet si një lojë futbolli politik, në mënyrë që Rusia të luajë politikat e veta në rajon. Të gjitha masat nevojitet të merren që të mbrohen të drejtat e pakicave në Kosovë, dhe mendoj se shumica shqiptare e kupton këtë shumë mirë. Mendoj se propozimi i zotit Ahtisari është një propozim i mirë për të lëvizur në drejtim të pavarësisë dhe për të provuar që të drejtat e pakicave do të respektohen. Mendoj se tani është koha që bashkësia ndërkombëtare, Europa dhe Rusia ta pranojë dhe të ecet përpara në këtë çështje. Eshtë koha që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ta miratojë propozimin e zotit Ahtisari. Derisa është një ide e mirë, atëherë le ta bëjnë këtë. Me këtë propozim ofrohet siguri dhe mbrojtje për të drejtat e pakicave; dhe kjo është gjëja e duhur, dhe një prani ndërkombëtare për siguri në rajon, dhe më pas Kosova do të bëhet krejtësisht e pavarur; mendoj se kjo është rruga më e arsyeshme.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, si i shihni përpjekjet e Rusisë në periudhën e fundit lidhur me çështjen e Kosovës dhe debatet për statusin e saj?

Uesli Klark: Rusia është një vend që gjithmonë dëshiron të ketë një zë në çështjet që diskutohen. Çështja është se si zëri i Rusisë përfshihet me zërin e Europës. Mendoj se ky është problemi. Rusia shpreh mendimet e saj dhe vendet e Europës do të shprehin mendimet e tyre. Kjo është pjesë e korrigjimit të një gabimi historik. Populli shqiptar i Kosovës ishte i shtypur nën një regjim kolonial, mizor në një mënyrë të pabesueshme sa i takon shkeljes së të drejtave njerëzore nga qeveria e Sllobodan Milosheviçit. Askush nuk po e dënon këtë, sado tragjike ishte ajo periudhë, sepse tani është koha të shikohet përpara nga e ardhmja. Rruga më e mirë për të ndjekur është që të vendoset një pavarësi politike, sipas drejtimeve që përcakton propozimi i zotit Ahtisari. Dhe më vonë me themelimin e sigurisë dhe me rritjen e vetërespektit nga ana e popullatës, atëherë mund të ringrihet integrimi ekonomik midis vendeve të Ballkanit. Serbia është një gur themeli në Ballkan, dhe do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm; gjithkush respekton energjitë, entuziazmin, shkollimin dhe aftësitë e popullit serb. Edhe unë po ashtu. Unë mirëpres pjesëmarrjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare dhe u bëj thirrje popullit dhe udhëheqësve serbë që të ecim përpara së bashku, duke pranuar propozimin e zotit Ahtisari dhe le t'i japim njerëzve një shans që të realizojnë ëndrrat e tyre, por duke ndaluar rindezjen e problemeve të vjetra nga e kaluara.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, si e vlerësoni gjendjen e qëndrueshmërisë në Ballkan dhe sa varet ajo nga Kosova?

Uesli Klark: Mendoj se njerëzit e kanë kuptuar tashmë se luftërat duhet të mbeten prapa në të kaluarën e Europës. Shpresojmë që ato të mbeten përgjithmonë si gjëra të së kaluarës dhe kurrë të mos rikthehen në të ardhmen.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, cili do të ishte mesazhi juaj për udhëheqësit dhe politikanët e Kosovës aktualisht?

Uesli Klark: Jam takuar me kryeministrin Çeku dhe ekipin e tij vitin e kaluar. Më lanë përshtypje të mira dhe mendoj se janë në rrugën e duhur. Mendoj se sfida tani është që të lëvizet shpejt me statusin përfundimtar dhe të punohet për shndërrimin ekonomik, për t'u dhënë mundësi të gjithëve për të patur një fillim. Pa zgjidhjen e atij problemi politik, është shumë e vështirë që të tërhiqen investimet e huaja, dhe rritja ekonomike është mëse e nevojshme. Le të shohin se çfarë po ndodh këtu në Shqipëri; është absolutisht e mrekullueshme. Kjo mund të ndodhë edhe në Kosovë, por nuk mund të bëhet me të njëjtën shtrirje, për shkak të çështjeve të pazgjidhura. Eshtë koha që bashkësia ndërkombëtare të ulet gjithë së bashku, të marrë vendimet e duhura, dhe të lëvizet përpara. //rd//

 

Nga konferenca shkencore ndërkombëtare “Kosova sot”

 

 

KOSOVA NË PRIZIMIN E STUDIMEVE SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

                  

     

Universiteti “Nikolla Kopernik” n? Torunj, Poloni, organizoi konferenc?n shkencore nd?rkomb?tare “Kosova sot”. Konferenca i zhvilloi punimet nga data 26 - 28. 3. 2007. Konferenca i zhvilloi punimet n? qendr?n turistike Qehoqinek (Ciechocinek, 26-27-28 mars 2007, rruga Wojska Polskiego 5) af?r Torunjit.

N? k?t? konferenc? shkencore kan? marr? pjes? me kumtesat e tyre studiues nga qendrat universitare dhe shkencore t? Polonis? (Torunj, Poznanj, Gnjiezno, Varshav?), si dhe t? Rusis?, t? Shqip?ris?, t? Kosov?s, t? Bullgaris?, t? Gjermanis? dhe t? Serbis?.

Konferenca i ka zhvilluar punimet e saj në pesë seanca: Historia dhe marrëdheniet ndërkombëtare, të cilen e ka udhëhequr dr. Zymer Neziri (Prishtina); Gjuhësia, me president Prof. Dr. hab. Jolanta Mindak; Kultura dhe letërsia – me president Prof. as. dr. Begzad Baliu, paradite (Prishtinë) dhe Prof. dr. hab. Aleksandr Rusakov, pasdite (San Petersburg); dhe Marrëdheniet shoqerore – president mr. Jaros?aw Rosochacki (Pznanj).

Në seancat e saj janë lexuar kumtesa nga fusha e albanologjisë dhe marrëdhënieve të saj me gjuhët tjera, kryesisht të Ballkanit: Akad. Rexhep Ismajli (Prishtinë) “Ballkanistika dhe prejardhja e shqipes”; Aleksandr Rusakov (Sankt Petersburg) “Areal position of Albanian: a view from the perspective of „The small dialectological atlas of the Balkan languages”; Irena Sawicka (Toru?) “Struktura e rrokjes në shqipen kosovare”; Begzad Baliu (Prishtinë) “Studimet albanologjike në Kosovë dhe perspektiva e tyre”; Kamila Liberacka (Toru?) “Reduplikacioni i objektit në shqipen”; Anna Korytowska (Belgrad/Toru?) “Sandhi në shqipen kosovare”.

Në seancën për historinë janë lexuar kumtesa nga fusha e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kumtesat e tyre i kanë lexuar studiuest: Lush Culaj (Prishtinë) “Trajtimi i çështjes së Kosovës në  Parlamentin e Shqipërisë 1920 – 1924”; Adam Balcer (Warszawa); “The development of the modern Albanian national identity in Kosovo and Macedonia in the period of 1878 – 1968”; Lulezim Lajçi (Prishtinë) “Shqiptarët dhe religjoni në Kosovë në kaluaren dhe sot”; Andrzej Malinowski (S?upsk) “Autonomous province of Kosovo 1974 – 1990. Yugoslavian experiment”; Agnieszka Dybowska (Bydgoszcz) “The question of international presence in post-status Kosovo”; Wojciech Szczepa?ski (Pozna?/Toru?) “Institute 4S in Brussels and its involvment in promotion of Serbian position and the future of Kosovo within the EU”; Hivzi Islami (Prishtina) “Decentralizimi aktual i Kosovës”.

Në seancat për kulturë popullore dhe letërsinë shqipe kumtesat e tyre i lexuan studiuesit:  Zymer Neziri (Prishtinë) “Eposi i kreshnikëve dhe vlerat e tij etnokulturore botërore”; Rigels Halili (Gjirokastër/Warszawa) “Këngët  popullore epike në Kosovë – kërkime dhe observime të reja”; Rusana Bejleri (Sofia) “Tendencat aktuale në letërsinë kosovare”; Emin Kabashi (Prishtinë) – “Letersia shqipe dhe kultura evropiane”; Bashkim Lajçi (Pejë) “Gjendja e trashëgimisë etnologjik në Kosovë”; Joanna Minksztym (Pozna?) “Albanian textiles from Kosovo in the collection of the Ethnographic Museum, the department of the National Museum in Pozna?”; Jaros?aw Rosochacki (Pozna?) “Roli i Seminarit ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare në Prishtinë në katër dekada të fundit”, ?ukasz Fleiszerowicz (Gniezno) “The position of Albanian women in the Kosovian family and society”.

Kumtesat e tyre për trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të Kosovës përveç me gjuhën, trashëgiminë dhe historinë shqiptare, shumë studiues i kishin pasuruar edhe me elemente të gjuhës dhe kulturës boshnjake, serbe, gorane etj, prej të cilave do të veçonim, studiuesen Jolanta Mindak (Warszawa) “Boshnjakët nga Kosova”.

N? k?t? konferenc?, studiues nga fusha e gjuh?sis?, e let?rsis?, e folklorit, e historis?, e etnologjis?, e muzeologjis?, e antropologjis?, e shkencave politike, e  shkenvave t? komunikimit  dhe analist? t? fushave t? tjera, p?r tri dit? me radh?, n? pes? seanca shkencore, diskutuan pasurin? shpirt?rore, materiale, fetare dhe t? identitetin e Kosov?s.

Pjes?marr?sit e k?saj konference i kan? konsideruar shum? t? r?nd?sishme rezultatet e k?saj konference, prandaj besojn? se me mendimin e tyre shkencor do t? ndihmojn? zhvillimet e reja kulturore dhe shkencore n? Kosov?. Ata besojn? se me fjal?n e tyre kan? ndihmuar mendimin shkencor, politik dhe kulturor t? Kosov?s, n? kontekstin historik dhe aktual t? saj.

Në fund të kësaj konference njëzëri kanë miratuar edhe një deklaratë për Kosovën. Ata kanë konstatuar se pavar?sia e Kosov?s ?sht? zgjidhja m? e mir? p?r ardhm?rin? e k?tij vendi dhe p?r t? qytetar?t e saj”.

 

Prishtinë, m? 2. 04. 2007                                    Prof. as. dr. Begzad Baliu

 

Intervistë "pa dorëza" me prof.dr.Fadil Malokun, sociolog, i cili

ka marrë pjesë në Tryezën regjionale "Ballkani Perëndimor pas Planit të

Ahtisarit"

 

MALOKU: SERBIA TA NJOHË E PARA PAVARËSINË E KOSOVËS

 

Javën e kaluar, pikërisht më 27 mars, në organizim të Forumit për Relacione Etnike, Forumit për të Drejtat e Helsinkit dhe Qendrës për Strategji të Maqedonisë, në Beograd është mbajtur Tryeza regjionale shkencore me temë "Ballkani Perëndimor pas Planit të

 

Ahtisaarit", në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues nga vendet e regjionit. Nga Kosova ka marrë pjesë sociologu dhe ligjëruesi i Universitetit të Prishtinës, prof.dr.Fadil Maloku. Rreth pjesëmarrjes së tij në këtë tryezë, gazeta "Epoka e re" ka zhvilluar me te një intervistë "pa dorëza". Ai ka shpalosur atje argumentet historike, politike, juridike e sidomos ato gjeostrategjike me guximin e një akademiku se përse Serbia(!?)(e jo Shqipëria apo Amerika) do të duhej të ishte shteti i parë që do ta njihte Pavarësinë e plotë të Kosovës?

 

"EPOKA E RE":  Profesor i nderuar, kemi informacione se keni marrë pjesë në një Tryezë shkencore që është mbajtur në Beograd, ditën që Mahti Ahtisari në KS propozonte Projektin ë vetë për Statusin politik të Kosovës. Çfarë takimi ka qenë ky dhe cila ka qenë tema e këtij takimi?

 

MALOKU: Kjo ishte një Tryezë pak a shumë e "nxehtë" (ngaqë përballjet ishin të ashpra dhe të drejtpërdrejta!) shkencore rajonale me temë "Ballkani Perëndimor pas Planit të Ahtisaarit", në të cilën ishin ftuar ekspertët më të shquar të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, së bashku me zyrtarët e lartë të zyrave diplomatike në Beograd, si edhe pothuajse të gjitha mediet lokale dhe ato ndërkombëtare. Ishte pra një takim mikst, ku për gjykimin tim ishte një shans e mirë që edhe shkencërisht të fuqizohej diskursi lidhur me domosdoshmërinë e pavarësisë së Kosovës në rajonin ë Ballkanit Perëndimor. Në fakt, gazetarëve lokal dhe atyre ndërkombëtar së bashku me korin diplomatik (që përcillte me vëmendje qasjet tona shkencore) u interesonin më shumë refleksionet afatgjata dhe sfidat eventuale ne rajon në rast se pranohet "pavarësia ë mbikëqyrur" e sugjeruar nga Ahtisari një ditë pas mbajtjes së Tryezës.

 

"EPOKA E RE": Në këtë takim keni marrë pjesë edhe Ju si përfaqësues i Kosovës. A keni diskutuar në këtë Tryezë dhe cili ishte fokusimi i fjalës suaj?

 

MALOKU: Nëse me këtë "përfaqësues" nënkuptoni që mua më ka zgjedhur dikush të shkojë atje, nuk është ashtu. Por nëse, me "përfaqësues" nënkuptoni prezencën time si i vetmi ekspert nga Kosova, është e vërtetë se unë isha i vetmi i ftuar atje...

 

"EPOKA E RE": Dakord, pra ishit në cilësinë e një eksperti të pavarur dhe drejtorit të Institutit për Demokraci dhe Relacione Etnike të Kosovës(IDERK), pasi që edhe ekspertët tjerë ishin të kësaj branshe akademike, apo jo?

 

MALOKU: Dakord, mund të thuhet edhe ashtu...

 

"EPOKA E RE": Po çka diskutuat, apo thënë më thjesht me çka u veçuat Ju në prononcimin Tuaj?

 

MALOKU: Po,kam diskutuar, ndërsa fjala dhe teza ime e mbajtur në

këtë Tryezë, konsideroj se ka zgjuar interesim të madh nga ekspertët pjesëmarrës dhe sidomos nga mediet e pranishme, të cilat e kanë përcjell këtë takim, kurse prezent ishte edhe doajeni i gazetarisë Kosovare korrespondenti i RTK-së në Beograd, z.Fahri Musliut, për çka ë falënderojë publikisht për prezencën e tij aty. Kur thash, se teza ime zgjoi interesim, këtë e adresojë në dy rrafshe: njërin i cili kishte të bëjë me frustrimin e madh të pothuajse shumicës së medieve lokale serbe lidhur me ofertën ë Planit të Ahtisarit, për serbët ë Kosovës

lokal dhe rrafshi i dytë që kishte të bënte me alergjinë e ushtruar apo edhe të ndikuar nga diskursi aktual serb lidhur me refleksionet negative në rajon për pavarësinë ë mundshme të Kosovës.

 

"EPOKA E RE": Thënë më thjesht, çka i "çmendi" të themi kushtimisht mediat serbe? Cili kontekst...?

 

MALOKU: Po keni të drejt. Meqë, isha i informuar paraprakisht lidhur me këtë frustrim dhe paragjykim të ushtruar të diskursit politik dhe të medieve serbe rreth Planit të Ahtisarit, për pozitën super të diskriminuar pozitivisht(?!)të minoritetit (serb) prej 4%-5% në "pavarësinë e mbikëqyrur", unë fillova të numërojë edhe benificionet tjera të cilat mediet dhe diskursi serb i anashkalonin.

 

"EPOKA E RE": Profesor, cilat ishin ato benificione ju Lutem qe ju i përmendet atje?

 

MALOKU: Po, ishin ato që ne ne Kosovë i kemi shikuar me një dioptri tjetër fare, ngase si thuhet ne gjuhen diplomatike: djalli qëndron galuc në mesin e rreshtave?! Pra, numërova telegrafikisht se: një komunitet me përbërje prej 5%, zotohet se do të kontrolloj 25% të territorit të Kosovës: se gjuha serbe do të jetë me këtë plan gjuhë e dytë zyrtare: se serbët lokal të Kosovës që në start kanë 20 vende (plus vende tjera në rast të daljes në zgjedhje nacionale) të siguruara në Parlamentin e Kosovës: se,me 700 ha që i garantohet pronësia Kishës Ortodokse, ajo bëhet de facto dhe de jure pronari më i madh në Kosovë?!Gjë që nuk ë ka pasur si privilegj as ne kohen ë Car Dushanit! Numërova edhe disa elemente që ë super avancojnë komunitetin serb të Kosovës me Planin e Ahtisarit. Dhe se nuk ka arsye as juridike ë as politike që të refuzohet ky Projekt nga ana serbe të Kosovës, përkundrazi ata duhet pa asnjë hezitim ta pranojnë këtë nëse kanë ndërmend të jetojnë në Kosovë. Ishte më se e qartë se serbët dhe shteti serb nuk ishin të interesuar për te drejta të komuniteti të tij, por para së gjithash për territorin (27%-30%) e veriut të Kosovës. Pjesën ku mbi 40% të pasurive nëntokësore gjenden në këtë pjesë, dhe kjo është arsyeja kryesore përse ata nuk kënaqen me gjitha këto favore nga ky plan.

 

"EPOKA E RE": Por, profesor cfar ndodhi më pastaj....?

 

MALOKUL Debati ishte i hapur dhe me prezencë të medieve dhe korit diplomatik (që asnjëherë nuk u ndien?!), u bënë shumë pyetje dhe u dhanë shumë përgjigje. Në një pyetje të një gazetari (nuk më kujtohet tash cili ishte) se rast të mos votimit të një rezolute të re për Kosovën, me çka do të bëhet, unë thash që: duke marr parasysh lehtësimet nga integrimet e ardhshme Evropiane: pastaj, duke marrë parasysh të ardhmen ë rajonit, pra sigurinë kolektive dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor...: si edhe dështimin historik mbi pamundësinë ë qeverisjes serbe me Kosovën (gadi 100 vite të tëra! Prej aneksimit të dhunshëm më 1913): kolonializmin e ushtruar: suspendimin e edhe asaj pak autonomie që ë gëzonte Kosova me Kushtetutën ë vitit 1974: spastrimin etnik: luftën e ndodhur dhe gjenocidin ë ushtruar, thash që për hir të gjeneratave të ardhshme dhe për hire të procesit të pashmangshëm: Serbia, (e jo Shqipëria apo Amerika) do të ishte më së miri që të jetë shteti i parë fqinjë që ta njoh pavarësinë e Kosovës?!

 

"EPOKA E RE": Cilat ishin reagimet e të pranishmëve..?

 

MALOKU: Ishte...vërtetë një dush i ftohtë, sidomos për media shtetërore kam përshtypjen, gjersa ato të pavarura, dorën në zemër në mënyrë korrekte kanë raportuar.

 

"EPOKA E RE": Tjetër çka u tha aty....?

MALOKU: Po gjykojë që ky vend ishte adekuat për të treguar se shqiptarët ë Kosovës kanë bërë dy kompromise shumë të dhimbshme: njërin e bërë ne vitin 1999, kur de jure kosovarët hoqën dorë nga bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare ne Ballkanin Perëndimor, dhe tjetrin që ka të bëjë me super avancimin e minoritetit serb, si çmim për pavarësinë ë mbikëqyrur të Kosovës. Po ashtu, për hire të stabilitetit dhe sigurisë afatgjate të rajonit theksova si domosdoshmëri nevojën e një Marrëveshjeje Historike mes dy popujve më të mëdhenj në këtë pjesë të botës.

Tjetër u tha Plani i Ahtisaarit ka paraparë avancimin apo super avancimin e të drejtave të një grupimi minoritar, siç janë serbët në Kosovë, ku përfaqësimi i tyre është gati me 5 % të popullsisë, të cilët kontrollojnë një territor prej 25 % deri 27 %.  Ky ishte edhe krahasimi im që bëra me Maqedoninë, ku shqiptarët janë deri në 40 %, por nuk janë komb shtetformues, ngase në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë shkruan se Maqedonia është shtet i maqedonasve dhe tjerëve. Kjo ishte dmth, një krahasim imi që bëra. Pastaj në atë Tryezë u hap një debat publik, ku unë ofrova mjaft argumente, të cilat ishin në anën time,.për ta shtruar pozicionin tim se vërtetë serbët e Kosovës janë shumë të avancuar në të drejtën e tyre. Dhe efekti i tërë asaj që unë kam mund të identifikoj ishte që qytetarët serb të Kosovës dhe opinioni serb i Serbisë, nuk kanë informacione lidhur me avancimin e të drejtave të serbëve lokal në

Planin e Ahtisaarit.

 

"EPOKA E RE": Sigurisht se ka qenë një guxim ta thuash këtë që Ju

e keni thënë mu në mes të Beogradit, se Serbia duhet e para ta pranojë

pavarësinë e Kosovës. A ka pasur reagime ndaj fjalës suaj?

 

MALOKU: Dorën në zemër, këtë ë kam ndier si obligim më tepër qytetar në kuadër të diskursit tim akademik, unë konsideroj që secili prej nesh po t'i ishte dhënë rasti, do të thoshte atë që e kam thënë unë. Këtë e them për shkak se unë i kisha me vete argumentet në anën time si ato historike, politike, ekonomike, demografike, etj. Unë e kam thënë vetëm atë që kujtoj se çdo qytetar i Kosovës do ta thoshte, por dallimi është ndoshta në atë se unë këtë e kam thënë në një vend dhe në një kohë pakashum pak më të ndryshme.

 

"EPOKA E RE": Profesor, ju thatë se fjala e juaj ka zgjuar interesim

në këtë tryezë, në të cilën kanë marrë pjesë pothuaj të gjitha mediet

nga regjion, Evropa dhe bota. A ka zgjuar interesim tek mediet fjala e juaj dhe a e kanë përmendur fjalën e juaj mediet?

 

MALOKU: Natyrisht se fjala ime ka zgjuar shumë interesim tek mediet

Ndërkombëtare, pasi në tryezë trajtohej tema për Ballkanin Perëndimor

dhe Kosovën, dhe pasi që unë isha nga Kosova. Mirëpo, si e thash edhe

më herët,mediet kosovare nuk e kanë përmendur fare pjesëmarrjen time në

këtë tryezë.

"Epoka e Re" jeni e para gazetë kosovare që po shkruani për këtë

tryezë dhe pjesëmarrjen e një kosovari në te, i cili e ka thënë fjalën e tij. Për këtë arsye, unë jam i gatshëm t'u jap intervistë për mbajtjen e Tryezës regjionale që për temë ka pasur edhe çështjen e Kosovës. Unë nuk e di si ka ndodhur që mediet tona nuk e kanë përcjellur e as shkruar fare për këtë tryezë. Mendoj që edhe te mediet tona kosovare ekziston një bllokadë informative, sepse është dashur që edhe mediet tona ta dërgojnë nga një gazetar të vetin atje dhe ta përcjellin takimin. Mendoj se atë që e kam thënë, për pjesëmarrësit, mediet, korin diplomatik, për subjektet politike dhe jo politike, ka qenë shumë transparente dhe interesante.

 

"EPOKA E RE": A ka pasur debate publike pas tryezës dhe a keni dhënë

prononcime për mediet tjera për takimin dhe fjalën e juaj?

 

MALOKU: Pas mbarimit të Tryezës dhe debatit publik apo ballafaqimit

me argumente pro dhe contra pavarësisë së Kosovës dhe funksionimi i

saj si shtet dhe sfidat në proceset e ardhshme integrative, kam pasur vetëm prononcime për mediet kryesore botërore që shfaqnin interesim.

 

"EPOKA E RE": Në fund të Tryezës dhe debatit publik, a ka pasur

konkluzione, dhe nëse po, cilat kanë qenë ato?

 

MALOKU: Po. Në fund të këtij takimi, të organizuar nga Forumi për

Relacione Etnike, Forumi për të Drejtat e Helsinkit dhe Qendra Strategjike e Maqedonisë, kurse mysafir ka qenë Instituti për Demokraci dhe Relacione Etnike, të cilin unë e udhëheq, ka pasur konkluzione, të cilat kanë dalë nga referimet e pjesëmarrësve. Mendoj që ky takim ka qenë i rëndësishëm për opinionin jo vetëm të regjionit, por edhe evropian dhe tej Atlantik prej pozicionit jo qeveritar drejt qendrave të vendosjes. Ndërkaq, mediet e Beogradit, e kam kuptuar se e kanë një bllokadë të fortë nga politika aktuale dhe e kanë një kontroll dhe mbikëqyrje të heshtur e të hekurt! Beogradi ka manipuluar tërë kohën me opinionin, duke thënë se pavarësia e Kosovës mund ta destabilizoj tërë rajonin, gjë e cila nuk është e vërtetë, por e vërteta është e kundërta e kësaj, që e kanë konstatuar faktori dhe ekspertet ndërkombëtar dhe që vetëm e vërtetova edhe unë.

"EPOKA E RE": Profesor, faleminderit për intervistë! Shpresoj se

nuk do të jetë e fundit.

 

MALOKU: Ju faleminderit edhe juve për interesimin!

 

Keze (Kozeta) Zylo
Writer


Bio
Kozeta Zylo ka lindur në Tepelene në një familje mezhgoranase me tradita të shquara atdhetare.
Pasi diplomohet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit më 1979) punoi deri në vitin 1997 si mësuese e Letërsise shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë që përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës.
E spikatur që në vitet 80 për prirjet dhe qëndrimet e saj anti-konformiste, për të cilat provoi dhe ulje në detyre, znj. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit.
Mori pjesë aktive në krijimin e Partise Demokristiane të Shqipërisë: që nga themelimi i saj ishte anëtare e kryesisë dhe në vitet 1994-1995, Sekretare e Përgjithshme e saj.
Ajo e ka ushtruar me një dashuri dhe pasion të veçante profesionin e mësuesisë, ku dhe ka gëzuar gjithmonë respektin e studenteve dhe të kolegëve të saj.
Si një mësuese e apasionuar, ka qenë mjaft aktive në shtypin e përditshëm periodik, dhe organizatore, regjizore e spektakleve të gjimnazistëve të Tiranës, etj.
Në Shkurt te vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në SHBA, ku integrohet me kulture dhe dinjitet në kolegjet e New Yorkut.
Në New York vazhdon kualifikimet e mëtejshme në kolegj, ku aktualisht është pedagoge në Globe Institute of Technology në Manhattan dhe shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Vit për vit ka organizuar festën e Flamurit në mjediset shqiptaro-amerikane, ku kanë qenë të ftuar kongresmenë dhe ambasadorë, për ta ngritur dhe me lart, zërin e Shqiperisë.
Ajo është e zgjedhur anëtare e Keshillit Botues të Librit ne New York.
Përmes veprimtarise se saj të dendur si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, Kozeta Zylo ka fituar respektin e studentëve shqiptarë në New York, të komunitetit shqiptar në SHBA etj.
Kohët e fundit, ajo është prezantuar përpara publikut shqiptaro-amerikan me librin me poezi “Monumenti i Lotit”, ku promovimet ishin madhështore të cilat u pasqyruaran denjësisht nga TV-të dhe gazetat e ndryshme shqiptare, si në New York ashtu dhe në Tirane.
Eshtë e martuar me z. Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Valbonën dhe Klodianën.


Rreth librit të parë

Kozeta Zylo - Një penë e vogël në duart e njerëzve halleshumë !

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork

Zylo: Me lotin desha te jepja, se memedheut tone, tokes sone te shtrenjte, zanave te bukura te malit, kurre, kurre nuk ju ndane lotet, nga syte e tyre, por e gerryenin trupin dhe linin gjurmet dhe dramat neper te cilat ka kaluar toka jone e lashte. Desha te jepja, Kosoven martire, qe dhe pse ne mijevjecarin e ri, akoma derdhet lot per pavaresi, te ngrija zerin nepermjet vargut se Çamerise duhet t'i kthehen tokat e gjysherve te tyre, qe u pushkatuan dhe debuan nga pronat e tyre, ndaj me kete dalte skalis vargjet.

Globe Institute of Technology - MANHATTAN (NY): Studentet, koleget, adhuruesit, familja se bashku me intelektualen poete Kozeta Zylo, kane organizuar promovimin e librit "Monumenti i Lotit" ne njerin prej mjediseve te kolegjit Globe Institute of Technology. Promovimi i ketij libri qe ishte disi i veçante per nga ana profesionale dhe interesimi (rreth 250 vetë), do te shenoje rikthimin e artisteve, shkrimtarve, poeteve ne Amerike, pas asaj periudhe te sukseseshme promovimesh, qe kaloi diaspora shqiptare ne SHBA, vitin qe lame pase. E ka titulluar librin"Monumenti i Lotit", monument siç thane oratoret: "Jo nga ata monumentet e diktatoreve qe shemben çdo dite - por nga ato monumente loti qe rrjedhin ne faqet e çdo njerit, behen krip e gure, skaliten deri ne pavdekeshmeri... Aty poetja ka "skalitur" me dalten e zemers, plot pathos dashurine e madhe qe ka per familjen e saj - burrin Qemalin, vajzat Klodianen dhe Valbonen. "Monumentin e Lotit" per atdheun e saj, per vendlindjen e saj Mezhgoranin, per Tiranen, per Kosoven e Çamerine. Ajo di t'u ngreje "Monumente Loti" nepermjet poezise se saj ne kete liber te pare edhe deshomreve, luftes dhe trimerise ashtu si bukurise, lumturise, brenges dhe mallit.

Kishte thene, qe ne ditet e para te kthimit nga Shqiperia kur e pate vizituar pas 9-vjeteve, se ate qe beri me promovimin e librit te saj ne Tirane - do t'a bente edhe ne Nju Jork. Vendosi keshtu, dhe e beri!. Jo se kishte lene ndonje gje pa arritur suksesin e pare ne Tirane, por se ne Nju Jork, ajo ka aq shume miq, shoke dhe kolege sa pa ate promovim qe beri do t'u ishte "borxhli" te gjithe atyre rreth 250 bashkeatdhetarve, intelektuale, afariste, poete, shkrimtare, artiste, muzikane, pedagoge dhe studentet e Globe Institute of Technology e te kolegjit Bermans Orst. E gjithe kjo ngjarje e madhe kulturore, me permasa e vlera artistike shenoi rikthimin e aktiviteteve te munguara ne bashkesine shqiptare ne Amerike. Ndaj dhe emocioni e gezimi nuk munguan e ishte krejt ndryshe. Pjesmarresit, ne kete promovim u larguan per disa çaste nga brenga e mergimit dhe hyne si "pa pritur e pakujtuar" ne boten e bukur te vendlindjes. Promovimi qe si nje spektakel - i cili u dhuroi sejcilit kenaqesin qe e shijoje me permovimin e librit te pare te poetes intelektuale "Monumenti i Lotit" autores Kozeta Zylo.

Roland Gjoza, shkrimtar e regjizor i mirenjohur nga Tirana, recenesuesi kryesor i ketij promovimi, thote se: "Po mendoja per lotin, si mund ta paraqese lotin nje skulptor dhe m'u kujtua nje thenie e Bethovenit kur shkroi simfonine e nente: "Gezimi vjen nepermjet dhimbjes". Po me erdhi nder mend gjithashtu vargu biblik i Nene Terezes "me shume se per buke kemi uri per dashuri". Keto asosacione, tha ai, me gelonin ndersa lexoja e rilexoja poezite e Kozetes, nje ndajnate ne shtepi dhe i kisha harruar te gjitha adresat. Isha nje njeri i lire ne nje bote qe me perkiste mua, ne nje bote te re, ideale, qe e kishte krijuar poeti. Ato dy ore te mrekullueshme nuk isha me ai njeriu i pasigurte, i mberthyer nga ankthi per te paguar billat, me nje ndjenje te çuditshme, sikur po qendroja disi pezull as ne qiell e as ne toke. I menduar nga dilemat, i permbytur nga melankolia lenguese qe te shkakton nostalgjia, jo s'isha ai qe jam mesuar te njoh te vetja; njeriu i lodhur ne rrugen e mundimshme te integrimit.

Gjezo vijoj se "Ne Globe Institute me beri pershtypje nje pedagoge qe ne kohen e lire hapte kompjuterin dhe shkruante poezi. Pastaj ua lexonte studenteve ashtu thjeshte, e frymezuar, perplot emocion. Nje dite me tha: "Roland, eja te te lexoj nje poezi". Ishin vertet vargje te ndjere dritherues, me nje dashuri te veçante prej nene te dhembshme per vajzen e saj, Valbonen. Nje here tjeter, me nje ton disi alarmues, plot ankth dhe revolte, me lexoi nje poezi per Bardhyl Ajetin, gazetarin e Bota Sot te vrare mizorisht per fjalen e tij te lire. Per Kozeten mund te shkruhet shume po ky eshte libri i saj i pare. Le t'i leme fjalet me te mira per librat e saj te mevonshem.

Prezantuesen dhe udheheqesen e promovimit te librit "Monumenti i Lotit" te Kozeta Zylos e beri me shume profesionalizem dhe çiltersi e bija e saj Klodiana. Xhevat Limani, regjisor, dramaturg e aktor, i dha edhe me shume ngjyra poetike, ketij promovimi me interpretimin e disa pozive te zgjedhura nga "embelsia" e faqeve te ketij libri. Muzika qe "notonte" ne çdo fragment nga notat e pentagramit, pasuruan programin, luajtur me plot mjeshtri nga kengetari i njohur Frederik Ndoci. Kendoi edhe Bujar Gega kengen qe ne kor u kendua nga rreth 200 pjesemarresit.

Pershendeten: Ryan Buck - Dean Student Services, Mailinda Myrto, Roland Gjoza, Frederik Ndoci recitoi "Polena e Puthjes" dhe Udhetimi me shkronjat, Xheraldo Montone, Pandeli - Pierre Simesia recitoi "Dy Statujat", Ikbale Cefa poezine, "Klodiana Engjelli im". Shqipe Biba, Pellumb Kulla, Naum Prifti, Mikele Arapi, piktor i tablos "Monumenti i Lotit", Zef Nacaj, Lavdie Balili, Entela Barci, pedagoge e muzikes, ne violine me nje pjese te kompozitorit te madh Bach, dhe" Lule bore". Me pas pershendeten edhe Iliriana Sulkuqi me poezi, Egezonjeta Nivokazi vajza nga Kosova recitoi "Cicerrim mirenjohje". Liri Alla dhe Lindita Fekushi, gjithashtu foli dhe Vera Preci nga salla, Valbona Cano. Xhevat Limani recitoi Cameria, Pengu im Kosova, dhe "Monumenti i Lotit", Shqiperine e kam per jete dhe Festa e Flamurit u recitua nga dibrani Fehmi Arapi. Ne fund u shtrua nje koktejl dhe u kalua ne nje program te pasur argetimi me kenge e valle popullore e te muzikes.

Majlinda Myrto: Qe ne strofen e pare poetja therret per padrejtesite qe i jane bere popullit shqiptar, popullsise çame:

Klithin zerat nga nentoka, Ç'ben keshtu, o Evropa plake, Jemi çamet te masakruarit, Po kullojme akoma gjak!

A nuk te emocionojne keto vargje dhe te bejne te ngresh zerin me force perballe kancelarive memece te Evropes ?

Steve Galegor, sherben ne Staten Island si Pastor dhe eshte inxhinier arkitekt ne profesion: "Ju faleminderit, qe me dhate rastin te them edhe une dy fjale ne kete promovim. Shqiptaria ma ka pasuruar mua jeten time. Pasi une mesova shume gjate kohes qe jetova ne Shqiperi. Ajo çka une mesova atje eshte se nuk duhet harruar asnjehere por duhet mesuar me shume. Une ndjej nje kenaqesi te veçante kur ndodhem mes jush, pasi qe shoh sesa ju jeni te lidhur me atdheun tuaj. Poezise se Kozetes i perket nje fjale e cila eshte marre nga ungjilli ku thuhet se "Keshilla ne zemren e njeriut eshte uji i thelle por njeriu ne mend do te dije te mbledh nga ai ujin" ( F.U.20:5) Kjo thenje na ngjitet te gjitheve ne qe e ndjeme kete. Libri i Kozetes ka shume vlera perbrenda. Ashtu siç eshte nje poet i cili ka aftesi t'a nxjerre nga ai thesar ate qe ne na terheq me shume. Falemideroi Kozeten qe ka marre "guximin" me çiltersi dhe sinqeritet te ne pasqyroje ne ndjenjat e saj. Poezia eshte nga ato gjerat qe nuk mund t'a beje çdo njeri. Ne poezi te bejne pershtypje fjalet "e pathena", ato gjera qe nuk i shprehim dot, por i kuptojme fare mire."

Ryan Buck - Dean Student Services: "Jam me te vertete i lumtur qe te jem prezent ne kete promovim te komunitetit shqiptar. Ashtu siç jame i lumtur qe ndihmoj dhe i jap mesim ketij komuniteti me studentet qe marrin mesim ne kete kolegj. Ndersa sot, kemi nje kenaqesi tjeter qe te gjithe ne po kontribojme te nderojme krijimtarine e pedagoges sone znj. Kozeta Zylo. E cila, eshte pjese e stafit te pedagogeve te kesaj shkolle te larte. Shkolle e cila promovon dijen e te gjithe studenteve nga e gjithe bota edhe te studenteve shqiptare. Jam me te vertete i lumtur qe ndodhem midis jush dhe t'i uroj suksese poetes Kozeta Zylo."

Geraldo Montone - Arberesh pedagog i kolegjit Globe Institute of Technology: "Une flas si shqiptar, une jam krenar se jam me ju! Jam ketu t'i urojme suksese Kozetes. Kozeta eshte nje inspiracion per mua dhe lexuesin e saj, nje inspiracion per burrin dhe femijet e saj. Kozeta eshte nje zonje e madhe kur ecen, kur flet, kur jep mesim dhe kur shkruan poezite. Ajo te ben te qeshesh edhe athere kur nuk ke nder mend, te bene me humor edhe kur je i merzitur. Te ben edhe me afer atdheut edhe kur je kaq larg tij nepermjet poezive te saj."

Pandeli - Pierre Smesia, shkrimtar: "Libri i Kozetes, eshte " Monumeti i dashurise! Monumenti i erresires! Monumenti i nenes per femijet e saj ! Monumenti qe kemi ne Shqiptaret!. Zonja Kozeta Zylo me kete liber nuk na vjen vetem si poete, por kjo vjen edhe si nje "skulptore" meditore. Vjen si piktore sepse, ka "skalitur" nepermjet poezise mallin e Mezhgoranit deri tek dashuria dhe dhimbja ne te gjithe Atdheun e saj. Ajo vjen si skulptore e dy Monumenteve te atij te Ali Pashe Tepelenes dhe te Munomentit te Lotit."

Shqipe Biba - gazetare: "Sapo u ktheva nga Kosova ku mora pjese ne nje mision humanitar dhe erdha ne kete promovim t'i uroj perzemersisht Kozetes suksese ne krijimtarin e saj. Te na dhuroje me shume poezi qe "çajne" shpirtin e lexuesit. T'i dhuroje me shume krijmtari te gjithe atyre qe e ndjejne thelle ne zemer poezine e Kozetes dhe plagen e mergimit. Monumenti i Lotit eshte monumenti i te gjithe shqiptareve kurbetqar."

Pellumb Kulla - Ish Ambasador, shkrimtar e regjizor: "Eshte me te vertet nje kenaqesi madhe te marresh pjese ne nje promovim te ketille ku marrin pjese kaq shume intelektuale, shkrimtare, poete, artiste e afariste te komunitetit. Kozeta dhe bashkeshorti i saj Qemali jane nje familje shume art-dashese dhe ndoshta nga me art-dasheset qe ka komuniteti yne ne SHBA. Poezia dhe arti eshte ne shpirtine kesaj familje. Ata jane edhe shume afer me te gjitha aktivitetet e komunitetit."

Naum Prifti - Shkrimtar i njohur: "Shume spontane jane bere ne Amerike, promovimit e librave. Ka nje krijimtari te madhe nga kolege e kolege. Libri i pare i çdo njerit prej nesh eshte nje eveniment i madh per autoren vet per familjen e saj dhe per gjithe letersine. Asnjehere nuk dihet se cili liber do te jete ai qe do te lere gjurme, qe do te hyje ne tempullin e letersise dhe do te hedhe hapa te sigurta dhe qe do te gjeje jehone te madhe ne zemren e mendjen e lexuesve. Dhe ndoshta do te mbijetoje me shekuj ashtu siç mund te na vije edhe sot rilindasit tane te medhenj Andon Zako Çajupi, Naim Frasheri, Fishta e nje sere autoresh te tjere, deri ne ditet tona."

Poetja intelektuale Kozeta (Keze) Zylo: "Ju faleminderit qe merrni pjese ne promovimin e librit tim, "Monumenti I Lotit" dhe ja keshtu mblidhemi se bashku si motra dhe vellezer te nje gjaku. Takimi i perbashket me ju, flet qarte per nje respekt dhe dashuri te pakufishme per letersine dhe poezine, qe eshte forma me e perkryer e saj. Dashuria ime me vargun, me poezine ka qene nje pasion i hershem i ndergjegjes dhe shpirtit tim, dhe keto copeza te shkeputura here rrufeshem e here qete-qete formuan kete liber me kete titull sa simobolik, po aq dhe te brendshem.

Ky ritual i dashurise dhe flirtit tim me poezine, ka qene nje ritual qe eshte kryer brenda perendeshes se frymezimit, dhe me ne fund arriti qe te shperthente duke ju falur kete liber. Duke lexuar keto rreshta ne mendje me vijne fjalet e Volterit, shkrimtarit, komedianit dhe enciklopedistit te madh francez (1694-1778) qe ne jete kam pasur vetem nje mik te sinqerte, LIBRIN. Sigurisht, qe eshte e shpjegueshme, ndarja me pjesen me vitale te jetes tende, me njerezit, me te afermit, me studentet, nxenesit, nuk ka se si te mos lene gjurme ne ate pjese te ndergjegjes tende, qe gjithmone eshte si nje roje personale, besnike, qe rri zgjuar per te shkruar diçka nga jeta ime apo dhe e tjetrit."


Poezi

Monumenti i Lotit

Sa lot eshte derdhur,
Per ty nenokja ime Shqiperi!
Neqoftese do te kishim mundesi per t'i mbledhur
Me siguri do te krijohej nje oqean i tere,
Ndoshta oqeani me i madh kohor,
Ne gjithe rruzullin tokesor.
Eshte lot i brezave, qe pushtuesit pane me sy,
Eshte lot I vashave, per te dashurit,
Qe u arratisen nga aty,
Eshte lot i pleqve,
Per femijet qe i lane ne vetmi,
Eshte lot i bijes,
Qe s'u ndodh prane ne vdekjen e nenes,
Eshte lot i femijes,
Qe rritet pa pare baba me sy.
Jane varret e prinderve,
Qe u mbuluan pa nje grusht dhe te burrit,
Eshte lot im qe çan palcen e gurit.
E si kale I hazdisur, vrapoj neper shekuj,
Per te qemtuar brengat te qendisur ne shpirtra,
Qe pena ime bashke me skulptorin,
Te ngrene madherishem, monumentin e lotit.

Washington, Shkurt 2001


LOTI PIKTURË

Në trokun e kalit,
Gjej gjurmën e zverdhur,
Të qytetit tim,
Zbrazur perjetësisht,
Nga kalorësit e ikur!
E kam lënë pikën e lotit,
Pranë gurit të sofatit,
Në portën e shtëpisë sime,
Ndërtuar në lashtësi!
Hej udhëtar!
Në të rëntë rruga andej,
Fotografoje lotin tim,
Në pikturë do jetë kthyer,
Ndoshta nga më të cmueshmet,
Deri më sot,
Në muzeumet e botës!

Manhattan, 2005


MIRËNJOHJE AMERIKËS

Fluturoj si zogi i lirë mbi New Yorkun e bukur,
E mallënueshem shoh ishujt rreth kryeqytetit,
Gradaçielat e larta që bisedojnë me qiellin,
E statujën e Lirisë që më ngroh me diellin.

Por nuk mahnitem jo nga këto perla,
Mahnitem më shume nga ligjet shekullore,
Që mirë se të vini i thoni cdo emigranti,
Mjafton t'i zbatoni ato ne rrugë njerëzore.

Ështe i vetmi vend, që nuk njeh racizmin,
Edhe pse racist u treguam me të,
Villnin qeveritë, per imperializmin,
Si ujkonjat plaka, që s'shqyenin dot më.

Ja, ashtu më duket duke fluturuar,
Dhe hirin e robërise shkund ne Oqean,
Si amanet i te vdekurit, prush për Shqeperinë,
Ma digjni trupin, e hirin përhapeni mbi vatan.

Se zëri i lindur, në tymrat e kohës,
Është më i fuqishëm në zanoret e lirisë,
Mbyt krrakjet e sorrave e kukuvajkave,
E del mbi ta, sa lashtësi e Ilirise.

Une e di, dhe ju e dini, o zemra te prangosura,
S'e si na futën stërkëmbshin në vallëzimin e shqipeve,
E si dogjën historinë, me hellin e zjarrtë,
Dhe vodhën yllësinë, me gjuhën e mbrapshtë.

Ndaj Amerikë endem e lirë, në sytë e tu,
Që nga tempujt e gjer në shtëpinë e bardhë,
Nuk thartohem nga kataraktet e botës, uthull,
Por më ke rrëmbyer të tërën, si zambak i rrallë.

Manhattan, 2006


MOLLA E MIGJENIT

Nxorra nga sunduku, endrren e hershme,
Fshehur ne shpirt, strukur si kotele,
Te ikja larg, larg per te kafshuar,
Vargjet e Migjenit, mollen e ndaluar.

Ja erdhi dhe koha, qe si shtrengate me hodhi,
Ne nje bote te panjohur, hapin ndalova,
Kurreshtjen shpejt, nga dega rrezova,
Mollen e ndaluar, qe asgje s' shijova.

Molla e kuqe, krimbosur ishte brenda,
Kishte kohe qe priste dhe me nuk duronte,
Kalbesira e viteve i zbehte kurreshtjen,
Nga qullosja e saj, dhembi se kafshonte.

Me vargun e Migjenit ngrire ne buze,
E uritur vazhdoja te kerkoja,
Neper kopshte, zyra mondane qendrova,
Por mollen e ndaluar kurre se shijova.

Buza e ngrire si shege u ca,
Me rruaza te kuqe shkruajten ne gushe,
Mollen e ndaluar qe se shijove ketu,
Eshte ne dheun tend, mbjellur ne cdo fushe.

Brooklyn, Shkurt 1999


POLENA E PUTHJES

Puthjet e embla jane si flutura,
Qe fluturojne magjishem, ne hapesiren e zemres,
Ndezin gjakun, shtojne ritmin e jetes,
E etshem thithin burimin e veses.

Jam ngjizur e tera, brenda teje
Dy zemrat rrahin si nje e vetme,
Nuk lekunden nga stentet, muzgjet,
Levizja kryhet si deshire e perjetshme.

Ne prush le te digjet puthja, qershi,
Ne llaven e zjarrte te dashurise,
Une nuk do te jetoja dot pa te,
Do te ishja si kali gerdalle, ngordhur qe i ri.

Kjo ndodh ne syte e dashuruar,
Kur ti flocka puthjesh me lë ne buze,
E une ashtu e marrosur,
E vjedh floçken dhe e stampos ne gushe.

Tani si nje engjell me vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen ne nje,
Shigjeta e shikimeve eshte tretur e tëra,
Dashuria perhapet si polenë ne të.

Keze (Kozeta) Zylo, Manhattan


VJESHTA

Vjeshta erdhi me gjethen e verdhe,
Duke pikturuar oborrin tim,
Si nje tapet te florinjte veshi gjithcka,
Biles dhe zemren time, paksa me trishtim.

E magjepsur shtrihem e tera,
Mbi gjethet si zemrat me vena, qe zhurmojne nen mua,
Kurrizin me perkedhelin me feshferimen e tyre,
Papritur nje gjethe keputet nga pema dhe me thote "te dua".

Oh, c'me kujtove vjeshten e Tiranes sime,
Ku ne kete stine gumezhinte shkolla,
Reniet e gjetheve nga pemet atje,
Preknin me bute se buzet e njoma.

Gjethja e verdhe me vjeshten e arte,
Te shton xhelozine paksa per gjithcka,
T'I lyen floket ne ngjyren e grunjte,
Si per t'i thene Henes, kam ngjyren tende, mos m'u nda!

E pershendes vjeshten e verdhe: mireseerdhe!
Gjethen e saporene e stampos ne dritare,
Dielli I perhimte rrezaton nga kapilaret e gjethes,
Si dehje te romances sime, luajtur ne kitare.

Staten Island, shtator 2005


KULLAT BINJAKE

Terrori ma kaploi shpirtin,
M'u fut ne trup, si hekur i nxehte,
Ku ne kullat digjeshin njerezit,
Nga avionet, zjarr, futur fshehte.

Nga ballkoni im cdo dite u shikoja,
Miss Bota, qendronit vite me radhe,
Ne cdo konkurs, ju kishit fituar,
Si nuse te bukura, mbi kal te bardhe.

U trondit bota, per te madhen hata,
Zinxhiri i vuajtjeve, do te ngrere kala,
Do te perhapet, terrori si nje murtaje,
Te mjeret njerez qe do t'i haje.

Tymi djegesire me shponte hundet,
Me bllokonte frymemarrjen, mushkerite,
Bashkohet me dhimbjen, per njerezit brenda,
Qe rane ne gracke ne te zezen dite.

Nga dritarja brenda, fjoll i zi futet,
Ne vend te diellit rrezearte,
Cajne lajmet, nderpritet puna,
Hedhje njerezish, varr, nga maje e larte.

U vra njeriu, LIRIA, u vra bota,
Filluan qeverite te villnin vrer,
Ec e jaket e mundimshme, te zgjidhnin, lëmshin,
Nga djallet e verdhe, qe mbollen aq tmerr.

Brooklyn, 11 Shtator 2001


Kushtuar Burrit te madh shqiptar,
IBRAHIM RUGOVES

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës,
Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj,
Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.

Brengën e dhimbjes e mora me vete,
Këtu në Manhattan me studentët ta ndaja,
Nuk mund të filloja mësimin e zakonshëm,
Pa një minutë heshtje, si shqipe të qaja.

U ngritëm në heshtje me lot në sy,
Peshën e lotit mbanim në supe,
Biles dhe të huajt që ishin aty,
U bashkuan me ne, në zi e në lutje.

Luftove mençurisht, pa shpatë gjakosur,
Salloneve mondane në çmendinë e kohës,
Ta merrje Kosovën në gjoksin e nënë Lokeve,
Shqyer nga kuçedrat në kthetrat e lojës.

Me vizionin tënd, trondite botën,
Kosovën martire, drejt Pavarësisë e çove,
U çane lajmet, flasin Presidentët,
Për vdekjen tënde të parakohshme.

Simboli i bashkimit mbete përgjithmonë,
IBRAHIM RUGOVA, burr i rrallë,
Globi i botës, si zgavër duket,
Pret Kosovën, me shekuj ndarë.

Këze (Kozeta) Zylo, Manhattan, NY
22 Janar, 2006


HISTORIA E KAFSHUAR

Atdheu im,
Pse mundohen "Ata"
T'i varrosin mekatet,
Gjerat e kobshme katran,
Mjere shamizezat nena,
Qe mbi mollezat e fishkura,
Kalon currili i lotit,
Per djemte e tyre qe vane.
A do te gjendet nje dite,
E verteta e brishte e historise,
Qe gjeneratat mos te konfuzohen,
Dhe une mos te behem xhind,
Qe me thonje shtrigash,
Zhgarravinat e historise t'i gris!
Ndoshta do te duhet pune,
Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi,
E qe studentet e mi,
Mos te shkojne me hamall neper Evrope.
Por me forcen e Atdheut,
Dhe krenarine e te pareve,
Te ndalojme vrasesit gjakftohte,
Qe Shqiperia mos te jete me,
E kafshuar si ne vitet 1912-te,
Por e bashkuar me te gjitha trevat,
Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar.
E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet,
Jo me refren i kobshem,
Clirimi eshte ne 28?!
Clirimi eshte ne 29?!
Por per pikat kyce te historise,
Le te veshim gunen e bashkimit,
Dhe ne mos te vuajme me
Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit!

Manhattan, Prill 2005


HEU KOSOVE!

Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages,
Ku vendosej fati nga kasape te marre.

Me lere te endem e lire,
E te vije aty, ne token time,
Dhe pastaj te perulem ne gjunje,
Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime.

Qe syte e mi, mos te hedhin lot,
Si shelgje lotues per te renet,
Por loti im le te kthehet ne kokrriza,
Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet.

Dua te thyej hekurat qe te rrethojne,
E te futem ne shpirtin tend gjigand,
Le te mbushem andej me frymen tende,
E te ringjall fizikisht heronjte,qe per ty jeten dhane.

Heu Kosove!
Me dramen tende ne shpine,
Ecje, luftoje dhe asgje s'te ndalte,
U desh fundi i nje shekulli,
Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte.

Pavaresia tende e afert,
Nuk eshte me imazh hyjnor,
Ne te jane murrosur shpirtrat,
Qe premtimi i dhene te jete burreror.

E nese ju gjykates boterore,
Rivrisni shpirtrat e murosur,
Trupat e shenjta te tyre,
Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur.

Manhattan, Prill 2005


GOZHDËT E KRISHTIT
Kushtuar Nene Terezes

Si gozhdët e Krishtit I mbaje, dhimbjet e të mjerëve,
Në trupin tënd të vogël femëror,
Nuk ndjeve lodhje, në shërbimet e tyre,
Po frymë e jetë u dhe, nga shpirti tënd hyjnor.

Në ballin tënd me vija kaltërsie,
Pikturohet mirësia, si një shenjtore,
Plagët dhe qelbin nga trupi jua hiqje,
Me buzët e tua, dashuri mëkove.

Në lutje e përshpirtje me duar mbledhur,
Një shërbëtore e Zotit ngele përherë,
Rrudhat e ballit në fisnikëri derdhur,
Mëncurinë japin, një stoli me vlerë.

Në sytë e tu pasqyrohet Zoti,
Me krahët ëngjëll ne fluturim,
Bekon cdo zemër plaku e fëmije,
Me zemrën det, gjer në adhurim.

O nënë e madhe, o bijë shenjtore,
Të sëmurët me lebrozë, në gji I fute,
Nuk pyete nga infeksionet, mikrobet ngjitëse,
Por si bijë e Krishtit i largove tutje.

Rrënkimet e fundit në sy jua merrje,
Me ballsam shpirti I shëroje në flakë,
Vdekjen e zezë, nga trupi ua hiqje,
O nënë Tereza, melhem për plagë.

Atje ne Kalkutë, ti prehesh e qetë,
Me detyrën e lartë, si adhuruese e Zotit,
Bija e Shqipërisë, frymëzim qiellor,
Mbrujtur nga brezat, fyrmë e qëmotit.

New York, 1997


DY STATUJAT

I mora statujat dhe I vendosa me radhe,
Ne hollin e bukur te shtepise sime,
Secila mbart historine e saj,
Ca me lufte e ca intime.

Midis ketyre statujave,
Dy qendronin hijerenda,
Njeri papritur nxorri ushtrine,
Tjetri ushtrine me kalane brenda.

Xhorxh Uashingtoni si Presidenti i pare,
Krenohej per Ameriken e lire,
I vetmi vend ne bote akoma,
Qe s'pushkatoi fjalen e lire.

Te lutem, hidhet Ali Pasha,
E c'bere ti me shume se une?
Ti shkepute Ameriken nga Franca e Anglia,
Une shkeputa Shqiperine nga Greqia dhe Turqia!

Une, thote Uashingtoni,
Po flas ketu nga toka ime,
Kjo shtepi qe sheh ketu,
Eshte nje pjese e Amerikes sime.

Edhe une thote Ali Pasha,
Kam vend nderi ne kete shtepi,
Eshte stermbesa ime prej gjaku,
Qe historine kurre s'e flaku.

Staten Island, korrik 2004

VETËTIMAT E NJË PANAIRI LIBRI

Intervistë me Abdullah Zenelin,shkrimtar, botues dhe koordinator i panairit të librit të Prishtinës
 

Intervistë me Abdullah Zenelin,shkrimtar, botues dhe koordinator i panairit të librit të Prishtinës

Post festum Panairi të librit të Prishtinës

Ose 9 pyetje lidhur me panairin e 9-të të librit “Prishtina 2007”

“EPOKA E RE””: Kohë më parë përfundoi panairi i radhës i librit, i 9-ti, “Prishtina 2007”. Ç’mund të na thuani si një lloj rezymeje, një si post festum?

ABDULLAH ZENELI: Po! Nga panairi në panair ecëm gjithnjë duke e pasuruar si me numrin e botuesve pjesëmarrës, si me sigurimin e ambienteve për një veprimtari normale, si gjithkund në botë. Një panair të mirëfilltë libri e bëjnë botuesit (ekspozuesit), librat, krijuesit e librit, vizitorët, përurimet. Panairi i 9-të kishte numrin më të madh të ekspozuesve, mbi 120, më shumë se asnjë panair tjetër, qoftë ai i Tiranës, i Shkupit, i Ulqinit a i Podgoricës, ose të secilit nga të tetë të mëparshmit të Prishtinës, kishte shitje enorme, mbi gjysmë milioni euro, që do të thotë mbi 200.000 libra, kishte mbi 50 përurime librash, si asnjë panair tjetër shqiptar, kishte mbi 50.000 vizitorë, shkrimtarë sa asnjëherë tjetër dhe nga të gjitha trevat shqiptare (Gjirokastër, Pogradec, Tiranë, Shkup, Shkodër, Tuz, Preshevë, Bukuresht, Cyrih, Frankfurt e Paris...), ambiente nga më të ngrohtat që mund t’i ketë një panair, sepse kam mësuar e frekuentuar disa të tillë para se të mësoj zanatin e organizatorit: Frankfurt (nja 12-13 herë), Bruksel e Gjenevë (disa herë), Paris, Lubjanë, Zagreb e kështu me radhë... Nga këto vende kam mësuar edukatën dhe kulturën më elementare dhe as sot e gjithë ditën nuk di kush i organizon ato panaire, ç’emër fshihet pas tyre, sa përfitojnë e kështu me radhë, por e di se janë panaire të mirëfilltë libri si ky i Prishtinës. Por ky yni dallon se tipa të ndryshëm duan të intrigojnë gjëra që s’u takojnë. Nuk merren me librin dhe afirmimin e tij, por shpikin epitete që nuk denjojnë profesionin e tyre, intrigojnë komplote, duke shfaqur hapur varfërinë shpirtërore ...

“EPOKA E RE”: Konkretisht?

ABDULLAH ZENELI: Recidivistë jo të paktë, që nuk dua t’jua përmend emrat, aq të padenjë janë, përkrahën veprimtari që ndodhën jashtë ambienteve të panairit nga botues të pandërgjegjshëm. Madje pa u bërë hapja solemne e panairit. Dhe kjo vetëm e vetëm për të minimizuar ecuritë normale të një panairi tashmë tradicional dhe të respektuar, siç e thamë, nga mbi 120 botues, por veprimtaritë paralele na përkujtojnë pushtete paralele, të papranueshme sot e gjithë ditën nga secili qytetar me një kulturë dhe dinjitet elementar. Kur këtij zjarri i fryjnë edhe akademikë, edhe ‘personalitete të shquara’, atëherë përplasjet janë të paevitueshme. Megjithatë ato nuk u lejuan të ndodhin në ditët e panairit. Sepse panairi pati edhe një objektiv që s’e ka asnjë panair tjetër shqiptar: organizoi një darkë solemne, falas, me mbi 160 mysafirë, me pika artistike në 100-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit dhe 70-vjetorit të lindjes së Anton Pashkut, dy gjenive të prozës moderne shqiptare, kur aktori i njohur i skenës dhe i filmit, Afrim Kasapolli si dhe aktorja po aq e njohur Safete Rogova deklamuan nën tingujt e muzikës së lehtë vargje nga “Poemi Kosovar” dhe Hasi i Thatë. Po në atë mbrëmje iu dha Çmimi i Paqes, çmim ky i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe shtëpisë botuese “Buzuku”, në vlerë 1.000 euro, shkrimtarit dhe disidentit Adem Demaçi. U nderuan botuesit më prestigjiozë, qoftë për risitë që sollën në këtë panair, qoftë me përgatitjen estetike të stendës, si kurrë më parë, qoftë për librin shkencor dhe universitar e kështu me radhë. Po përmendim

disa nga të nderuarit me mirënjohje: “Onufri”, “Uegen”, “Dukagjini”, “Skanderbeg books”, “Librarium Haemus”, Kolegjit universitar Victory, “Vëllezërit Tafaj” etj., por edhe deklamimi i mbi 30 poetëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, etj. ndër të cilët do përmendja në mënyrë të veçantë Kasëm Trebeshinën dhe Adem Istrefin...

“EPOKA E RE”: Flitet se s’para pëlqeni të kritikohet panairi që ju organizoni?



ABDULLAH ZENELI: Kur flasim për një panair, duhet të përqendrohemi lidhur me panairin. Insinuatat, inatet, pandehmat, intrigat, të parit vetëm zi të atyre pak ‘kritikuesve’ që s’dinë në fakt ç’është një panair, nuk më bezdisin aspak. Më bezdis injoranca e tyre, që është për të ardhur keq, sepse padija dhemb. Gjithkund dhe gjithkujt i dhemb një fenomen i tillë. Ta quash lustër estetikën e ambienteve të panairit, një estetikë që ka kushtuar mbi 3.000 euro, a nuk është një naivitet. Kopertinat e zmadhuara që i dhanë dukjen më të veçantë që s’e kishte asnjë panair tjetër, as i Tiranës, as i Shkupit, e të mos flasim për Tetovën, Ulqinin, Gjilanin e ndonjë tjetër, u zgjodhën pa dallim nga botuesit e njohur e të panjohur. Dhe kriteri i dytë jo i parëndësishëm: prania e hapësirës gjithëshqiptare: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Luginë e Preshevës, Çamëri, Diasporë...

“EPOKA E RE”: Ka zëra se panairit të Prishtinës dhe Shoqatës së Botuesve të Kosovës i duhet ndihma nga ekspertë të organizimit të panaireve nga Tirana. Ç’mendoni për këtë?

ABDULLAH ZENELI: Ekspertët e tillë kanë marrë shkollë nga botuesit e Kosovës. Nëse ju mendoni për ndonjë të tillë që deri në vitin 1993 s’ka pasur lidhje me botën e librit, atëherë ndryshon puna. Panairin e Prishtinës e organizon një staf që gjithë jetën është marrë me librin dhe vetëm me librin. Madje ka ndihmuar lindjen dhe rilindjen e aq shumë botuesve, ju ka dhënë hapësirë në panair pa dallim në është i njohur, ekskluziv, apo fillestar. Botuesit e mirëfilltë nuk i frikësohen konkurrencës, përkundrazi e stimulojnë konkurrencën. Pa konkurrencë nuk ka zhvillim, pa përplasje dhe ballafaqim sikundër të krijon mundësi një panair si ky i Prishtinës, nuk mund të flitet për industri të librit. Vetëm të mundurit do të jargaviten dhe do të përpiqen të gjejnë qime në ve. Do të kërkojnë diçka nga ky panair, i cili tashmë i ka mbetur historisë, do të kërkojnë diçka që s’është as mish as peshk, diçka që ishte po nuk

ishte... diçka që kishte por nuk kishte... Pra njerëz konfuzë me kërkesa konfuze që as ata nuk i kanë të qarta.

“EPOKA E RE”: Megjithatë opinionin e tronditi një gjest juaji i pahijshëm...

ABDULLAH ZENELI: Ishte vërtet i pahijshëm, siç po e thoni ju, t’jua them të drejtën, me nxitim dhe pa i marrë parasysh rrethanat. Një veprim i tillë kurrë nuk do të ndodhte sikur të mos isha i detyruar! Fundja ishte një çështje imja personale, e paralajmëruar, duke kërkuar një të drejtë timen që nuk mund të mohohet në botën e qytetëruar: e drejta për të reaguar ndaj gënjeshtrave që serviren për qëllime krejt meskine, nga njerëz që sharjen e kanë profesion dhe përfitojnë si mos më mirë. Njerëz që zhvatin gjithkah para: nga të qenit akademik, nga të qenit (ish-)gazetar, nga të qenit profesor akademie, nga të qenit skenarist e dramaturg dhe me të shara të fusësh tekste në tre-katër teatro, nga botimi tek botues jashtë Kosove me prirje monopoliste, thuajse Kosova është një Eldorado dhe zhvat, shaj e bëj ç’të duash se s’të prish tymin njeri, e kështu me radhë. Pra, isha i detyruar!

“EPOKA E RE”: Mendoni se, konform kësaj çfarë thoni, diçka s’është në rregull me veprimet individuale, institucionale, mediatike...?



ABDULLAH ZENELI: Paj, t’ju them të drejtën, shoqëri të përkryer nuk ka askund! Megjithatë, falë statusit të pazgjidhur, institucioneve relativisht të reja dhe pa staf profesionistë, tendencave monopoliste, akulturimit akut, gazetarëve ‘profesionistë’ që bëjnë gazetari me një kurs nate dy-tre mujor dhe me një diktafon të sofistikuar, sigurisht se nuk mund të flasim për një shoqëri të përkryer. Nga vizitat e mia panaireve të botës kam mësuar se gjatë zhvillimeve të panaireve gazeta më prestigjioze kanë faqe speciale për gjithë ç’ndodhë në panair, nga librat më përfaqësues, qofshin të letërsisë origjinale, të përkthyer, librit shkencorë e akademikë, manualëve e fjalorëve nga më të ndryshmit, librit më të ri, por edhe bukinistëve e antikuarëve gjithnjë e më të kërkuar, librin për më të vegjlit, librin shkollor, librin praktik, librin... një univers më vete bota e librit, por jo vetëm shtojcat e gazetave që në botën shqiptare s’i bën asnjeri, por as televizionet nuk kanë emisione speciale, mysafirë të çdombrëmshëm... sepse panairi nuk është I organizatorëve, por është i librit, për librin dhe me librin, me krijuesit dhe konsumuesit e tij. Nëse në këtë mes qëndrojnë intrigantët, megalomanët, monopolistët, atëherë përplasjet dhe vetëtimat janë të paevitueshme. Po e përsëris: të paevitueshme. Të mos harrojmë këtë fakt: ku ka përplasje ka zhvillim, ka identitet, ka diversitet. Monizmi dhe monopoli një shoqëri, një botues, një parti, një nomenklaturë tashmë është në arkivat e së djeshmes.

“EPOKA E RE”: Po “Buzuku” ç’solli në këtë panair?

ABDULLAH ZENELI: Si asnjëherë më parë: 50 tituj të rinj të të gjitha fushave. Falë tri kredive aktuale, në fakt një kredie në Kasabankë, një tjetre në Raifeissen bankë, ku kam edhe një overdraft në shumë prej 10.000 eurosh që më skadon më 15 korrik! Pa to do të isha i falimentuar. Jetojmë me bllokadë të plotë të bibliotekave të Kosovës, duke filluar nga ajo Kombëtare dhe Universitare e deri te ato më të skajshmet të Kosovës. Shqipëria nuk di asgjë për librat që botohen në Kosovë, ndaj ata që jargaviten për monopol në Kosovë, të tregohen vëllezër të sinqertë për të qenë i pranishëm libri i Kosovës gjithandej shqiptarisë.

“EPOKA E RE”: Përmendët shkarazi disa shuma jo të pakta parash. Me ç’fond u organizua panairi?

ABDULLAH ZENELI: Vetëm darka që përmendëm ka kushtuar 2.000 euro, po aq kopertinat e zmadhuara të mbi 80 librave, pastaj banderolat reklamuese, 6 sosh në qendër të qytetit dhe një e madhe 15-metërshe në hyrje të panairit, 20.000 qeseve me logo të panairit, Çmimi i Paqes, qiraja e panairit, qiraja njëvjeçare e pajisjeve të panairit (400 stenda dhe po aq mure ndarëse, 400 tavolina, mbi 1000 m2 tepisonë, faqja e internetit (www.panairiilibrit.com) etj. etj. Të gjitha këto u bënë me të vetmin qëllim: të shkëlqejë një panair libri i nevojshëm për qytetin dhe qytetarin tonë të etshëm për libër dhe kulturë të mirëfilltë. Pavarësisht ndjenjës së vetëkënaqësisë, kujtoj se ia kemi arritur këtij objektivi. Pa ndihmën e Ministrisë së Kulturës (edhe pse ajo nuk ka kryer detyrimet nga viti i kaluar, në shumë prej 3.000 eurosh për mysafirët e vjetëm!), e Drejtoratit për Kulturë të Komunës së Prishtinës, e Kolegjit universitar Victory dhe participimit të botuesve, panairi më i lirë i rajonit, nuk do të ndodhte mrekullia.

"EPOKA E RE”: Për fund?

ABDULLAH ZENELI: Panairi i 10-të, një jubile i madh i librit të Kosovës, do të përkojë edhe me 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit, ngjarjes më të madhe të historisë e të kulturës shqiptare, ku u hodhën themelet për një alfabet, për një gjuhë, për një komb! Kush shkel mbi këto vlera, kush i përdhos këto me çfarëdo mënyre, shkel në gjënë më të shenjtë dhe s’është veçse një akt tradhtie! Do të ketë mysafirë nderi, madje edhe kolosë botërorë dhe të vendit, por edhe veprimtari të tjera dinjitoze. Një borxh yni i vogël për botën e madhe të librit!

02.06.2007

-------------

Argumentet dhe metodat e politikës ekspansioniste serbe për të sunduar Kosovën

Postuar më 26 January, 2007 nga admin

Nga Akademik Mark KRASNIQI - Prishtinë

Politika ekspansioniste serbe ndaj trojeve shqiptare ka rrënjët e thella, madje qysh në kontaktet e parë të ndërsjellë në fund të shekullit 12, kur sundimtari serb Stefan Nemanja më 1180 fitoi betejën afër Lipjanit kundër Bizantit të dobësuar, dhe depërtoi në një pjesë të vogël të Kosovës. Deri atëherë serbët nuk përmenden fare në këto vise si popullsi. Pas Nemanjës, biri i tij Dushani arriti ta pushtojë Shqipërinë, Greqinë dhe një pjesë të vogël të Bullgarisë. Por Beogradi nuk ka qenë në kuadër të ‘’perandorisë’’ të tij, e cila megjithatë, qe jetëshkurtër. Pas vdekjes së Dushanit më 1355, Serbia u shpartallua në zhupani e principata të vogla, të cilat jetonin më tepër si vasale të fqinjëve të ndryshëm të tyre. Madje, edhe ‘’heroi i madh serb’’, Marko Kraleviqi u bë vasal i dëgjueshëm, bile u vra në luftë kundër serbëve në anën e turqve. (Istorija Jugoslavije, Beograd, 1972, f. 93).

Megjithatë, politika ekspansioniste serbomadhe pretendon sot ta mbajë Kosovën koloni të vetën, duke marrë si argumente për këtë qëllim të kaluarën e largët, argumentet mesjetare historike, madje shpeshherë të trilluara, të falsifikuara dhe të përshtatura kësaj politike. Ndër këto ‘’argumente’’, kryesorë janë pretendimet se Kosova është ‘’djepi i shtetësisë dhe i kulturës serbe’’ dhe se disa manastire, kisha mesjetare ortodokse ‘’serbe’’, dëshmojnë për prezencën dhe kulturën serbe në mesjetën e hershme në Kosovë, të cilën sot serbët e konsiderojnë si ‘’zemër dhe Jerusalem’’ të tyre. Ata edhe toponimet gjeografike dhe homonimet i cilësojnë si argumente për të mbështetur pretendimet e tyre zaptuese. Si argument historik për këtë qëllim, politika, shkenca e kisha serbe e marrin vitin 1690, përkatësisht mbarimin e luftës austro-turke, kur gjoja shqiptarët paskan filluar t’i pushtojnë këto ‘’vise serbe’’. Por faktet historike dëshmojnë krejtësisht të kundërtën dhe vërtetojnë realitetin se shqiptarët janë popull autokton, kurse serbët janë ardhacakë, okupatorë të trojeve etnikisht dhe historikisht shqiptare. Pretendimet serbe për ta sunduar Kosovën mbështeten shumë në sundimin e tyre të kësaj treve shqiptare në mesjetën e hershme. Faktet historike dëshmojnë se Serbia e asaj kohe nuk ka qenë shtet i lirë, por kryesisht vasal, kështu që deri më 1867 edhe në Beograd ka qenë garnizoni i okupatorit shekullor turk. Madje, edhe ‘’Nemanjiqët ishin vasalë të Bullgarisë ose të Bizantit, pas vdekjes së Nemanjes’’. (Enciklopedijski leksikon, Istorija, Beograd, 1970, f. 463).

Metodat e politikës zaptuese serbe janë të shumta dhe të ndryshme, që nga propaganda e masat e ndryshme të presionit ekonomik, politik e psikologjik, deri te gjenocidi masiv ndaj popullsisë shqiptare, me qëllim të pastrimit etnik të Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare. Në shërbim të kësaj politike serbomadhe kanë qenë dhe janë shumë aktive shkenca dhe Kisha ortodokse serbe.

Lashtësia e popullit serb në Kosovë, siç e pretendon politika serbe, nuk ka kurrfarë mbështetje shkencore. Para së gjithash, dihet fare mirë se shteti serb nuk është krijua në trevën e Kosovës, (as në qytetin e sotëm Rashkë, siç mund të mendohet, i cili ndodhet në Serbi afër Kosovës), por shumë më larg në Rashkë, siç quhej atëherë Serbia. ‘’Në shekullin 10 formacionet e tyre (serbe) të para kompakte ishin Rashka (Rascia) në luginën e Ibrit në perëndim të Moravës, dhe Zeta, që i përgjigjet në vija të trasha Malit të Zi të sotëm’’. ( Prof. Alen Dyselje, (Tuluz - Francë), A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën?, revista ‘’Kosova’’, nr.8, Prishtinë,2000, f.51). Nemanja depërtoi në një pjesë të vogël të Kosovës, ku në atë kohë nuk ka patur serbë. Madje, siç shkruan shkencëtari francez, Michel Aubin, vendosja në një territor të caktuar i pushtetit politik e ekonomik, nuk përcakton përkatësinë etnike të popullsisë së nënshtruar. ‘’Kështu, despoti i vogël ‘’serb’’ i Seresit në Greqinë Veriore, mund të sundonte nga 1355 deri më 1371 një popullsi, pjesa më e madhe e së cilës ishte greke.’’ (Michel Aubin, Du mithe serbe au nationalisme albanais, ‘’Le monde’’, 5-6 pril, Paris, 1981,). Prandaj pushteti i Nemanjiqëve serbë, dhe i të tjerëve, në Kosovë nuk garanton përkatësinë etnike serbe, as kulturën serbe të popullsisë së saj. Por edhe sikur të ishte formuar shteti serb në Kosovë, përkatësisht në Dardaninë ilire, nuk do të ishte rast i parë i qëndrimit dhe kurorëzimit të sundimtarit në trevën e huaj të okupuar. Edhe sundimtarët sllovenë, p.sh., në kohët e lashta, kurorëzoheshin në Gosposvetsko Polje, e cila tash është diku thellë në Austri, ose kurorëzimi i car Dushanit serb në Shkup në Dardani, larg Serbisë etj. Shkencëtarët që janë marrë me problematikën e lashtësisë së popullsisë në Kosovë (Dardani) thonë le të supozojmë se serbët paskanë qenë shumicë në Kosovë në shekullin 13, siç pretendojnë ata. ‘’Atëherë shtrohet pyetja - kush banonte në këtë rajon më parë? Gjithkush e di se sllavët janë popull indoevropian që ka ardhur më vonë në Evropë... Është e pamohueshme se të paktën që nga shekulli i III para epokës sonë aty kanë lindur dhe janë zhvilluar shumë formacione politike ilire që kaluan pak nga pak nga stadi fisnor në mbretëri të vogla të vërteta, si dardanët, penezët, poenët...Ilirët janë, pa asnjë dyshim, stërgjyshërit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve...Historia na mëson se serbët janë, sa i përket Kosovës, pushtues të ardhur shumë vonë...Duhet menduar se një pjesë e mirë e elementit shqiptar kosovar i ka rrënjët e tij në popullsinë e vjetër ilire-shqiptare që mbisundonte aty që prej antikitetit.’’. (Michel Aubin, Du mithe..., f.2; G. Ostrogorski, Serska oblast posle Dushanove smrti, Beograd, 1965; S. Novakoviq, Srpske oblasti X i XI veka; Skënder Anamali – Muzafer Korkuti, Ilirët dhe gjeneza shqiptare, Tiranë 1971, etj.). Historiani i njohur çek, Konstantin Jireçeku, në vepren e tij ‘’Historia e serbëve’’ shkruan: ‘’Në mesjetën e hershme shqiptarët kanë humbur shumë tokë nga serbët, por megjithatë ata nuk janë popull që vdes...Në mesjetë shqiptarët kanë qenë popullsi e vjetër e krishterë, me kulturë të lartë qytetare’’.(K. Jireçek, Istorija Srba, Beograd, 1952,f.86).

Teza serbe se shqiptarët kanë zbritur në Kosovë më 1690 është trillim e asgjë tjetër. Këtë e vërtetojnë edhe vetë dokumentet serbe. Shqiptarët në Kosovë përmenden edhe në dokumente (krisobula) kishtare-shtetërore serbe në kohën e sundimit të Nemanjiqëve në shekullin 14, sidomos fshatrat rreth Prizrenit, dhe në Drenicë madje, fshati Ujmir figuron po me këtë emër, e jo si Dobravoda, siç i thonë tash serbët. Gjithashtu, me zhbërjen e shtetit të car Dushanit, pas betejës së Maricës më 1371, dokumentet raguziane dhe osmane dëshmojnë se Prizrenin, Pejën dhe krejt Rrafshin e Dukagjinit e zotëruan kryezotërinjtë shqiptarë Ballshajt, Kastriotët e Dukagjinët. Janë të shumtë dokumentet historike për prezencën masive të shqiptarëve në Kosovë e në Maqedoni në mesjetë, bile edhe për pjesëmarrjen e tyre në betejën e Kosovës më 1389 kundër turqve. Por po përmendim vetëm edhe disa të dhëna nga defteri i regjistrimit të popullsisë më 1455, kur shqiptarët ishin të pranishëm në mënyrë masive në viset lindore të pllajës së Kosovës. Defterët osmane dëshmojnë se edhe në anën e Pejës (në Dukagjin) më 1485 thuaj se e gjithë “popullsia ishte shqiptare’’. Sipas defterëve turke të 1571 dhe 1591, po kjo gjendje etnike ka qenë edhe në territorin e Altun-ilisë (Reka e Keqe), si edhe në mbarë sanxhakun e Dukagjinit. Të dhëna të ngjashme sjell edhe defteri i sanxhakut të Vushtrrisë të viteve 1566-1574. Është me interes të theksohet se nga këto deftere turke shihet se ‘’gjysma e banorëve të mëhallës së shqiptarëve në Janjevë nuk kishin antroponimi (emra) shqip edhe pse cilësoheshin shqiptarë (arbanas), por mbanin emra ortodoksë sllavë, ose emra të përzier shqiptaro-sllavë’’.( Selami Pulaha, Popullsia shqiptare gjatë shekujve XV-XVI, Tiranë, 1984; Defteri i regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës më 1485, I-II, Tiranë, 1874). Kjo anomali rrjedh nga presioni i madh i patrikanës së Pejës, e cila ka pasur autorizime të mëdha nga sulltani për “të sunduar” të gjithë të krishterët në këto vise, pra edhe shqiptarët të besimit katolik në Janjevë. Udhëpërshkruesi i njohur turk, Evlia Çelebiu shkruante në vjetët 60 të shekullit 17, se në Vushtrri ‘’nuk dinin të flisnin boshnjakisht, por flasin shqip dhe turqisht. Albanologu i njohur, Th. Ippen shkruan se gjatë shekullit 17 shumicën e banorëve të Mitrovicës e përbëjnë shqiptarët. Edhe vetë patriku i Pejës, Arsenije Çarnojeviq, shkruante në një letër të dërguar perandorit austriak në Vjenë më 27 qershor 1698 se në Kosovë dhe në viset e skajshme të saj, banojnë shqiptarët e ‘’rashjanët’’ (serbët). Kronisti francez i shekullit 14, F. Dë Mezier, dëshmon se beteja e Kosovës (1389) u zhvilluar në trevën e Shqipërisë. Udhëpërshkruesi francez i shekullit 15, B.dë la Broker, shkruante se Kosova ndodhet në Shqipëri. Në dokumentacionet austriakë, italianë dhe osmanë, Prishtina, Peja etj. ndodhën në Shqipëri, kurse Prizrenin e shënojnë si kryeqytet të Shqipërisë. (Jahja Drançolli, Kosova dhe shqiptarët në shekullin 15-17, ‘’Kosova’’ – revistë historike- politike, nr.8, Prishtinë, 2000, f.59-64). Fjala është për popullsinë shqiptare të viseve të përmendura, pra për Shqipërinë Etnike, meqenëse Shqipëria si shtet i pavarur politik në atë kohë ende nuk ekzistonte.

Vetëm këto të dhëna mjaftojnë për ta demantuar tezën e gabuar serbe për mohimin e saj të prezencës shqiptare në Kosovë para luftës austro-turke më 1690. Madje, fakti se në këtë luftë kanë marrë pjesë si vullnetarë më se 15 mijë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Sanxhaku i Jenipazarit, të udhëhequr nga arqipeshkvi i Shkupit, letrari i njohur shqiptar, Pjetër Bogdani. Në këtë luftë ka marr pjesë edhe një numër i vogël serbësh, të udhëhequr nga patriku serb i Pejës, Arsenije Çarnojeviq. Historiografia dhe Kisha ortodokse serbe, kanë trilluar ‘’dyndjen e madhe’’ të serbëve nga Kosova pas vitit 1690, nën udhëheqjën e patrikut Çarnojeviq. Mirëpo, kjo përpjekje e tyre ka vetëm qëllim politik , për të treguar gjoja autoktoninë e serbëve dhe “kolonizimin” e shqiptarëve në Kosovë. Ky trillim i tyre është demaskuar nga argumentet historike, madje në kohën e fundit edhe nga historiani anglez Noel Malkolm, i cili me argumente arkivore tregon të vërtetën, se kurrfarë dyndje të tillë nuk ka papsur. Kuptohet se individët, para së gjithash udhëheqësit e vullnetarëve me familjet e tyre, janë strehuar para invadimit të ushtrisë turke. Shumë shqiptarë janë strehuar në viset malore të Shqipërisë, ndërsa një numër i vogël kanë shkuar, bashkë me serbët në veri. Shqiptarët janë vendosur në Sllavoni në fshatrat Hrtkovci, Nikinci, Jarak etj. Patriku ka ikur me përcjellësit e tij dhe me disa kuaj të ngarkuar, në drejtim të Sanxhakut, po në Serbi e kanë plaçkitur serbët, siç thonë disa historianët. Kur janë krijuar kushtet, kur ka kaluar rreziku, shumë familje shqiptare të strehuara në Malësi, janë kthyer në trojet e tyre në Kosovë e në Maqedoni, të cilat kanë qenë shtrënguar t’i braktisin më 1690 dhe në raste të tjera të ngjashme. Këtë e kanë konstatuar edhe punonjësit shkencorë të Institutit të Kulturës Popullore të Tiranës, të cilët janë marrë me studimin e jetës së popullsisë në Malësi, ku mbahet mend shumë mirë tradita brez pas brezi shekuj me radhë, e cila dëshmon se shumica e këtyre banorëve prejardhjen e kanë nga Kosova dhe Maqedonia, ku të parët e tyre janë kthyer kur kanë qenë kushtet e volitshme.

Kishat ortodokse mesjetare që gjendën sot në Kosovë (Graçanica afër Prishtinës, Levishka në Prizren, Patrikana në Pejë, dhe kisha e Deviqit në Drenicë), nuk janë dëshmi e kulturës serbe, sepse ato janë ndërtuar para ardhjes së tyre në këto treva, kurse më vonë, kishën e Deçanit e ka projektuar dhe e ka mbikëqyrur zbatimin e projektit prifti katolik shqiptar fra Vita Kuçi nga Kotorri. Këtë e sqaron mirë edhe shkencëtari serb, Pero Slijepçeviq, i cili ka botuar më 1934 në një revistë shkencore studimin e tij mbi manastirët (kishat) e vjetër ortodoksë, ku thotë se këto kisha nuk janë vepër e atyre sundimtarëve serbë, emrin e të cilëve e kanë ato, sepse në atë kohë ‘’Serbët nuk kanë pasur kurrfarë tradite të vetën në ndërtimtari, as në pikturim......Nemanjiqët kanë ndërtuar (financuar) edhe larg kufijve të shtetit serb, me qëllim të afirmimit të dinastisë së tyre....Monumentët shpirtërorë të tyre, janë para së gjithash përmendore dhe gurë kufitarë të fitoreve. Manastirë të tillë kanë financuar edhe në Jerusalem, në Stambol, në Greqi’’ etj. (Pero Slijepçeviq, Stare srpske zaduzhbine, ‘’Ogledi’’, faqe 92-122, Beograd 1934).

Në kohën e Nemanjiqve, pushteti dhe Kisha ortodokse serbe kanë uzurpuar shumë kisha të katolikëve. ‘’Monumentet kryesore të kultit të krishterë në Kosovë, të cilat sot konsiderohen kisha apo manastire ortodokse serbe, në shumicën e rasteve janë ndërtuar, rindërtuar, apo meremetuar mbi themelet e monumenteve të moçme të periudhës romake e bizantine’’. (Dr. Jahja Drançolli, Monumentet e kultit katolik në Kosovë, ‘’Koha Ditore’’, Prishtinë, 14 prill 2001). Me zgjerimin e kufijve drejt jugut, është përfshirë një numër i madh i manastirëve të vjetër. Në atë kohë edhe ‘’Shqiptari Progon Zguri, ‘’heterijarh i madh’’ i oborrit (mbretëror) bizantin, ka përtërirë më 1295 kishën e Zonjës Bekuar në Ohër’’.(K. Jireçek, Istorija Srba,I, Beograd, 1952, f. 193-265). Në lidhje me ‘’argumente’’ të paqenë, të trilluarë, serbët e kanë pagëzuar Kosovën si Serbi e Vjetër (Stara Serbija). Por ekzistojnë edhe argumente të kundërta, jo të pëlqyeshme për politikën ekspansioniste serbe. Kështu, autorë të ndryshëm dhe burime arkivore venedikase e raguziane, Podgoricën dhe gjithë bregdetin malazias e përfshinë në kuadër të Shqipërisë. Madje, edhe autorët nga oborri mbretëror serb, G.Cambllaku e K. Filozofi, e konsideronin Zetën trevë shqiptare, siç e konsideron po kështu edhe vetë car Dushani në një kartë të vitit 1349. (Jahja Drançolli, Kosova dhe shqiptarët në shekullin XV-XVII, revista ‘’Kosova’’, nr. 8, Prishtinë, 2000 ). Nga ana tjetër, në atë kohë një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë qenë të besimit ortodoks, të cilët me dhunë i ka asimiluar e sllavizuar kisha serbe.

Toponimet sllave në Kosovë e më gjerë, Serbia i merr si argument për të ‘’vërtetuar të drejtën e saj pronësore’’ mbi Kosovën. Por shkenca ka vërtetuar se toponimet, madje edhe homonimet, nuk janë gjithmonë argument i qëndrueshëm për të vërtetuar përkatësinë etnike të një regjioni, ose të një individi, nëse është fjala për homonimet. Këto mund të jenë vetëm argument i ndikimit, huazimit, ose pushtimit të huaj të vendit të caktuar. Serbët, por jo vetëm ata, janë të prirur për të serbizuar çdo gjë që është e mundur. Këtë e kanë bërë sa herë që kanë pasur mundësi ta bëjnë. Në Kosovë edhe disa qyteteve ua kanë ndërrua emrin pas Luftës ballkanike më 1912, si p.sh. duke e quajtur Ferizajn – Uroshevac, Hanin e Elezit – Gjeneral Jankoviq, Skënderajn – Serbicë e kështu me radhë, ndërsa shumë fshatra i kanë ‘’pagëzuar’’ me emra të ‘’heronjëve’’ nga miti i betejës së Kosovës: Llazarevo, Milloshevo, Obiliq, Devet Jugoviqa etj. Madje, edhe Rrafshin e Dukagjinit e quajnë Metohi, sa herë që përmendet Kosova, ata thonë ‘’Koosovo i Metohija’’, duke dëshiruar që edhe në këtë mënyrë ‘’të vërtetohet’’ karakteri serb i kësaj pjese të Kosovës. Por ky nuk është kurrfarë argumenti valid, sepse fjala Metohi vjen nga greqishtja ‘’metoh’’, që do të thotë ‘’pronë’’, ‘’vakëf’’ i kishës, ose i xhamisë. Dhe kjo nuk ka kurrfarë rëndësie politike, ose historike, sepse prona, ose ‘’metohi’’ të tilla, kanë pasur në të kaluarën, dhe kanë edhe sot shumë kisha e xhami, siç do t’i kenë edhe në të ardhmen. Kishës ortodokse i janë dhënë prona bujqësore (metohi) në kohën e feudalizmit mesjetar nga sundimtarët e ndryshëm, madje edhe nga okupatori turk, për lëvërdi të tyre politike dhe shpirtërore. Por toponimet sllave në trojet shqiptare, madje edhe në Greqi, mund të jenë më parë bullgare se serbe, sepse në Ballkan ka sunduar gjatë kohë, qysh nga shekulli i nëntë, perandori bullgar Samuili, me seli në Ohër, kështu që edhe në atë kohë është përhapur toponimia sllave në viset e huaja të pushtuara, shumë vjet para se të shtrihej pushteti i Stefan Nemanjës, ose ‘’car’’ Dushanit në këto treva. Madje, shkenca, politika dhe kisha serbe, duke insistuar në argumente të tilla, veprojnë kundër vetës, kundër tezës serbe për ‘’të drejtat historike’’, sepse edhe në Serbi ka shumë toponime turke. Bile edhe Beogradi është shumë i pasur me to, duke filluar që nga qendra e tij Kalemekdani, Terazije e Qubura, deri te Karaburma, Topçideri, Rospi Quprija, i etj.

Sipas logjikës serbe për ‘’të drejtat historike’’, sot Turqia duhet ta sundojë Serbinë

Argumentet historike të kohëve moti të kaluara, nuk mund të merren si argument për të zgjidhur problemet aktuale ndëretnike, pra as për të sunduar sot Serbia Kosovën. Madje, argumentet historike në këtë drejtim janë në anën e shqiptarëve e jo të serbëve. Nëse gjykohet sipas logjikës serbe, atëherë sot Turqia duhet ta sundojë Serbinë, e cila e ka sunduar rreth 500 vjet dhe e cila në Ballkan ka ndërtuar shumë xhami monumentale, teqe, ura, rrugë, hamame, kroje etj., të cilat ekzistojnë edhe sot në Kosovë, kurse në Serbi, serbët i kanë rrënuar deri në themel. Sipas kësaj logjike serbe, edhe shqiptarët mund të kërkojnë ringjalljen e Perandorisë Ilire, e cila përfshinte, përveç tjerave, edhe territoret prej Adriatikut deri në Savë e Danub. Prandaj, Serbia duhet t’i kthehet realitetit aktual dhe ardhmërisë e jo mitologjisë mesjetare, të bazuar në ‘’argumente’’ të falsifikuara e të trilluara.

Kosovën e Shkupin dhe qytetet e tjera në Maqedoni, i kanë çliruar shqiptarët më 1912, por Serbia me fuqi të madhe ushtarake e armatim modern të kohës, e ka okupuar Kosovën përkohësisht, sepse ajo e humbi luftën kundër austriakëve më 1915 dhe ushtria e qeveria serbe iku në Shqipëri ku bëri gjenocid ndaj popullsisë civile.( Dimitrije Tucoviq, Srbija i Albanija – Jedan prilog kritici zavojevaçke politike srpske burzhoazije, Beograd, 1914; Zgjedhje punimesh, II, Prishtinë, 1981).

Kah fundi i vitit 1918, Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze. Ky okupim zgjati rreth 20 vjet, deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Jugosllavia, madje vetëm brenda 7 ditëve.(Alfredo Jeri, Crollo in sette giorni, Roma – Milano, 1941). Kështu Kosova përsëri iu bashkua Shqipërisë, siç ka qenë edhe gjatë Luftës së parë botërore. Pra, sa herë që ka hyrë Serbia në Kosovë, ajo ka qenë vetëm okupatore e përkohshme e asgjë tjetër, madje edhe kur ajo vetë ka qenë vasale e fqinjëve, sidomos e Turqisë. Kështu, argumentet për shtetësinë dhe kulturën serbe në Kosovë, bien poshtë para të vërtetës objektive shkencore.

Kot përpiqet Serbia që ta kualifikojë Kosovën si Jerusalem dhe si zemër të saj. Madje, siç shkruan historiani i njohur anglez, Noel Malkolm, ‘‘Kjo zemër është vendosur në trupin e huaj, sepse në Kosovë jetojnë shqiptarët, të cilët e përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë së saj’’. (Noel Malkolm, Kosova – një histori e shkurtër, Prishtinë, 2005). Populli thotë: ‘’Të kujt janë delet në livadh, edhe livadhi asht i tij’’. Kosova është e tillë vetëm për shqiptarët. Koha e kolonializmit moti ka kaluar në Azi e në Afrikë. Kanë mbetur koloni të sllavëve e grekëve vetëm trojet etnike shqiptare në kontinentin e Evropës, në shekullin 21, në saje të vendimit të padrejtë të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe Konferencës së paqes në Paris më 1920, kur u copëtuan trevat etnike shqiptare, duke iu dhuruar fqinjëve tanë grekë e sllavë më se 2/3 e tyre, pra rreth 60 mijë kilometër katrorë. Problemi i sotëm i Kosovës, dhe i të gjithë shqiptarëve në Ballkan, i ka rrënjët në Londër e në Paris. Tash është koha të shkulën këto rrënjë dhe mos të përkrahen apetitet kolonialiste greko-sllave ortodokse në truallin e Evropës demokratike bashkëkohore.

Argumenti se një popull nuk mund t’i ketë dy shtete, (Kosova dhe Shqipëria) gjithashtu nuk pi ujë, sepse ka shumë shembuj të tillë, që nga Tajvani, Koreja, Qiproja, Moldavia e deri te Austria. Madje, edhe serbët i kanë dy shtete – Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnje. Ata pretendojnë ta kenë të tillë edhe Kosovën, ose të paktën disa republika të vogla serbe në Kosovë në formën e komunave serbe etnikisht të pastra. Por nëse serbët insistojnë që shqiptarët nuk mund t’i kenë dy shtete, atëherë problemi mund të zgjidhet ashtu si është drejt, përkatësisht t’i bashkohet Kosova Shqipërisë. Madje, zgjidhja më e drejt e problemit të Kosovës do t’ishte vetëm kjo. Por, ne jemi realistë dhe e respektojmë qëndrimin ndërkombëtar që t’iu përmbahemi standardeve, ndër të cilët është edhe ai për mosndryshimin e kufijve. Politika euroatlantike e proceseve të integrimit mund të jetë rasti kur të vëhet në rend të ditës edhe ky problem i madh i krijuar më 1913 në Londër dhe 1920 në Paris.

Argumenti serb se faktori ndërkombëtar e ka njohur Jugosllavinë si shtet sovran më 1918, ku përfshihej edhe Kosova, e cila për këtë arsye duhet të jetë pronë e Serbisë, gjithashtu bie poshtë, sepse Jugosllavia nuk ekziston më dhe se nga ajo janë ndarë të gjithë popujt sllavë që ishin në kuadër të saj, megjithëse janë bashkuar vullnetarisht me të më 1918. Pse të mbetet nën Serbi sot Kosova me popullsi 90% shqiptare, e cila nuk ka hyrë në kuadër të Jugosllavisë me vullnetin e saj, por ka qenë e okupuar. Përveç kësaj, shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me serbët sllavë ortodoksë, përveç armiqësisë shekullore, të shkaktuar nga politika ekspansioniste serbe ndaj trojeve shqiptare.

Prandaj, Kosova në bazë të drejtës për vetëvendosje, duhet të jetë shtet i lirë i pavarur dhe sovran, me të gjitha të drejtat siç i kanë ish-republikat e ish-Jugosllavisë dhe shtetet e tjerë të Evropës, me të drejta të plota për të gjitha minoritetet, pa dallim feje e kombësie.

Metodat e hershme të politikës serbe për zhdukjen e popullit shqiptar

Janë të shumta metodat e politikës ekspansioniste serbe për uzurpimin e trojeve shqiptare, dhe të gjitha kanë për qëllim pastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët dhe kolonizimin e saj me serbë e malazezë. Para së gjithash, qysh në Kodin e ‘’car Dushanit’’ të shekullit 14, shqiptarët trajtohen shpesh edhe si barinj, bashkë me vllahët, madje, iu mohohet edhe përkatësia fetare si të krishterë të atëhershëm, por quhen si “heretikë”, ose ‘’gjysëmfetarë’’ (‘’polluverci’’). Këtë politikë ndaj shqiptarëve e ka ndjekur edhe Bizanti gjatë sundimit të tij në këto hapësira shqiptare gjeografike, duke u përpjekur për denacionalizimin dhe dëbimin e tyre. Po kështu edhe më vonë, bëhen përpjekje të ndryshme për të injoruar përkatësinë kombëtare të shqiptarëve, duke i kamufluar me pagëzime të ndryshëm, si p.sh. turq, muhamedanë, arnautashë (‘’serbë të shqiptarizuar’’!), jugosllavë etj. Nga ana tjetër, statistika zyrtare serbe kurrë nuk e ka dhënë numrin e saktë të shqiptarëve, as në Serbi, as në vise të tjera në kohën e Jugosllavisë. Njëkohësisht numri i serbëve tregohej shumë më i madh se ç’ishte në realitet, sidomos në viset me popullsi etnikisht të përzier.

Politika dhe kisha serbe kanë krijuar me shekuj mitin e Kosovës, duke falsifikuar ngjarjet historike. Madje, betejën e Kosovës serbët e kanë humbur brenda ditës në mënyrë katastrofike, kështu që ajo përfundoi me fitoren e ushtrisë turke. Mirëpo, serbët edhe sot e kësaj dite e festojnë këtë humbje më 28 qershor si ‘’fitore të tyre shpirtërore’’, bile edhe si njëfarë argumenti për ‘’të drejtën e tyre’’ që ta kenë Kosovën sot koloni të vetën, madje, si Jerusalem, si tokë të shenjtë të tyre, si zemër serbe, sepse aty është derdhur gjaku i trimave serbë para më se 600 vjet. Por historia tregon se në betejën e Kosovës ka marrë pjesë edhe koalicioni krishterë, pra edhe shqiptarët, e jo vetëm serbët, të cilët çdo gjë duan t’ia lënë vetes. Nga ana tjetër, askush në botë nuk e feston humbjen, përveç serbëve.

Serbët kanë sajuar edhe ‘’mitin e Kosovës’’ në ciklin e posaçëm në poezinë popullore, duke madhëruar ‘’heroizmin e trimave legjendarë serbë’’, të cilëve u vinë ndihmë edhe zanat e malit, luanët e shpellave dhe engjujt e qiellit. Me këto marri mitologjike edhe sot edukohet rinia shkollore serbe. Historiani rus, Aleksandër Gilferding, i cili ka qenë konsull në Bosnje e Hercegovinë në shekullin 19, shkruan: ‘’Serbët e vjetër nuk kanë pasur mjaft talent dhe kanë pasur pak aftësi për ta kuptuar e shkruar historinë... Beteja e Kosovës (1389) për njerëzit e arsimuar ka shërbyer si temë pallavrash gjoja shkencore të divoçme.’’ (A.F. Gilferding, Putovanje po Hercegovini, Bosni i Staroj Srbiji, Sarajevo, 1972, 241-245) Por, siç shkruan Dragolub Todoroviq në vepren e tij ‘’Libri mbi Qosiqin’’ – ‘’Në mitin e Kosovës asgjë nuk është e vërtetë... Pas disfatës në Kosovë (më 1389) serbët nuk bien në robërinë turke, sepse u bënë vasalë më besnikë të turqve’’.... ‘’Serbët bashkëkohorë nuk e njohin historinë e vërtetë, ata janë vetëm nën ndikimin e historisë mitologjike, e cila ndër serbët është jashtëzakonisht e zhvilluar... Serbët, më në fund, pas 20 shekujve duhet t’i pranojnë bile parimet themelore të krishtërimit... Ata që kanë proklamuar se Kosova është tokë e shenjtë serbe, kanë harruar se kështu ua kanë dërguar një porosi direkte të kobshme atyre që jetojnë në atë tokë, të cilët atje janë ‘’pakicë e parëndësishme’’- dy milionë shqiptarë’’! Megjithatë, Dobrica Qosiqi, shkrimtar dhe ish-president i Jugosllavisë, shkruan se Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë dhe ‘’atë do ta mbrojnë nga shqiptarët me pushkë, në qoftë se ka nevojë’’. Qosiqi ka qenë miku më intim i krerëve kryesorë të policisë sekrete (UDB-së) Aleksandër Rankoviqit , Slobodan Peneziq - Kërcunit etj., armiq të përbetuar të shqiptarëve në përgjithësi, bashkë me Qosiqin, i cili i ka nxitur kolonistët serbë të Kosovës në demonstrata masive dhe akcione të tjera armiqësore e kriminale kundër shqiptarëve.( Dragoljub Todoroviq, Knjiga o Qosiqu, Beograd, 2005).

Pra, edhe me përralla mitologjike, dhe me muret e kishave ortodokse të kohës bizantine, serbët përpiqen ta bindin botën se Kosova është e tyre dhe se shqiptarët autoktonë duhet të jenë robër të Serbisë. Çdo formë e bashkësisë politike me Serbinë, për shqiptarët ka qenë burg i llojit të vet, deri diku edhe për të tjerët. Me asnjë kusht shqiptarët nuk do të pranojnë që problemi i Kosovës të zgjidhet nën ombrellë të Serbisë çfarëdo ngjyre të ketë ajo.

Përveç argumenteve historike, të cilat dëshmojnë për autoktoninë e shqiptarëve, shumë shekuj para ardhjes së serbëve në këto anë, edhe vetë fakti që turqit kanë caktuar Kosovën për fushë mejdani më 28 qershor 1389, tregon se Kosova atëherë ka qenë e banuar me popullsi shqiptare, me një popullsi asnjënse, indiferente në këtë konflikt serbo-turk. Nuk është e logjikshme nga aspekti strategjik i luftës, që Turqia të kërkojë mejdan në një fushë të banuar me popullsi armiqësore serbe. Sidoqoftë, mitologjia serbe nuk mund të jetë kurrfarë argumenti në favor të politikës ekspansioniste serbe ndaj Kosovës. Madje, edhe historia nacionale serbe është e ngjyrosur me këtë mitologji dhe psikologji të rrënjosur edhe në popullin serb gjatë shekujve në saje të edukatës së gabuar shkollore, fetare e politike.

Metodat e dhunshme për pastrimin etnik të Kosovës

Gjatë sundimit të Jugosllavisë së Versajit (1918-1941), Serbia mori masa të ndryshme drastike për t’i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike dhe për t’i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë. Akademiku monstrum, Vasa Çubrilloviq, ia ka paraqitur qeverisë mbretërore një referat gjenocidial më 1937, për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia. Këtë referat qeveria jugosllave, përkatësisht serbe, e ka zbatuar me dhunë të përhershme ndaj tyre, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje, kështu që më se 250 mijë shqiptarë janë detyruar t’i braktisin trojet e tyre e të vendosen në shkretëtirat e Anadollit në Turqi dhe pjesërisht në Shqipëri. Në atë kohë, vetëm në fillim, janë vendosur në Kosovë, në pronat e uzurpuara shqiptare, më se 60 mijë kolonë serbë e malazezë. Për ta kamufluar këtë terror ndaj popullsisë së qetë shqiptare, qeveria e Beogradit deklaronte se kjo është vetëm ‘’reformë agrare’’, ‘’akcion i mbledhjes së armëve’’, ‘’akcion kundër komitëve dhe armiqve të shtetit’’ etj. ( Dr. Millovan Obradoviq, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941, Prishtina, 1981).

Akademiku Çubrilloviq shkruante në referatin e tij se qeveria duhet të organizojë djegëjën e fshatrave dhe vrasjen e shqiptarëve natën, kurse ditën duhet të simulojë gjoja ndjekjen e aktorëve të krimeve të natës. Madje, ai propozonte se për aksione të tilla terroriste është më i përshtatshëm fisi malazias Vasojeviq, i cili duhet të angazhohet në këtë akcion.(Dr. Vasa Çubriloviq, L’ expulsion albanais - Memoire presente le 7 mars 1937 a Belgrade). Një referat tjetër të ngjashëm më këtë, Çubriloviqi e ka shkruar në tetor më 1944 për Qeverinë jugosllave-komuniste, e cila erdhi në pushtet me ndihmën e armatës kuqe sovjetike. Edhe gjatë sundimit të Jugosllavisë social-komuniste, ndaj shqiptarëve u morën masa drastike dhe gjenocidiale, kështu që u detyruan të shpërngulen për në Turqi e Shqipëri më se 250 mijë vetë.

Janë bërë vrasje masive të shqiptarëve, pa kurrfarë përgjegjësie, të njerëzve të pafajshëm, deportime në kampin famëkeq Goli Otok, për arsye politike antikomuniste, janë detyruar familjet shqiptare që të deklarohen se janë të kombësisë turke, shqiptarët janë pushuar nga puna në përmasa të mëdha, janë mbyllur shkollat shqipe etj. Por do të mbetet në histori i paharrueshëm gjenocidi i Tivarit në dimrin e vitit 1945, kur u pushkatuan në këtë qytet më se 4.200 djem shqiptarë, të cilët qeveria komuniste serbe i kishte mobilizuar gjoja për të luftuar kundër ushtrisë gjermane në bregdet, në Istër e në Slloveni. Në realitet, përveç këtyre të pushkatuarve në Tivar, janë vrarë edhe shumë të tjerë në Dubrovnik, Trogir, në ishuj, në Goricë etj., por dhe gjatë rrugës, të cilën e kanë kaluar në këmbë prej Prizrenit deri në Tivar, të veshur e të mbathur shumë keq dhe pa ushqim. Këta të mobilizuar nuk kanë qenë të pajisur me asgjë ushtarake, madje as një armë nuk e kanë pasur me veti, sepse kanë qenë të caktuar për likuidim masiv, siç është programi i përhershëm sekret i çdo qeverie serbe gjatë gjithë shekujve, për pastrimin etnik të trojeve shqiptare.

Ky program antishqiptar serb ka ardhur në shprehje sidomos gjatë viteve 1998-99, kur u okupua Kosova nga ushtria serbe, e cila bëri gjenocid të tmerrshëm, duke vrarë dhe masakruar rreth 15 mijë civilë shqiptarë, shumë gra e fëmijë, duke dëbuar me dhunë rreth 1 milion civilë, të cilët u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë. Në saje të rezistencës shqiptare, por para së gjithash në saje të intervenimit të aviacionit luftarak të NATO-së, me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në qershor më 1999 u dëbua okupatori i egër serb nga Kosova.

Është krejtësisht e kotë dhe kundër logjikës të bisedohet me Serbinë për pavarësinë e Kosovës, e cila në politikën e saj ekspansioniste shekullore ka për qëllimi zhdukjen e popullit shqiptar nga trojet e tij etnike dhe pushtimin e bregdetit Adriatik shqiptar. Me këtë qëllim ajo deri tash, gjatë historisë ka uzurpuar më se gjysmën e trojeve etnike shqiptare, duke bërë gjenocid të vazhdueshëm në popullsinë civile shqiptare, siç dëshmojnë shumë autorë objektivë të huaj e vendorë, madje edhe politikani i njohur serb Dimitrije Tucoviqi, por edhe shumë autoritete ndërkombëtare kanë qenë dëshmitarë okularë çka ka bërë Serbia në popullin shqiptar më 1998-99 në Kosovë.

Kisha ortodokse serbe – përkrahëse e politikës ekspansioniste serbe

Kisha ortodokse serbe është kishë nacionale, dhe kjo nuk ka asgjë të keqe nëse e kryen misionin e ideologjisë, përkatësisht të doktrinës së krishterë, për të mirën e kombit serb, duke respektuar të drejtat humane e kombëtare të tjerëve, pra, duke u angazhuar për paqe, tolerancë, barazi e dashuri mes individëve dhe kombeve të ndryshëm, me përkatësi të ndryshme fetare e kombëtare. Mirëpo, mjerisht, Kisha ortodokse serbe gjithmonë ka qenë në shërbim të politikës së ditës të qeverisë serbe. Madje, edhe kur Serbia nuk ekzistonte si shtet i pavarur, e kjo ka ngjarë shekuj me radhë, Kisha ortodokse serbe e kryente misionin e shtetit, duke u paraqitur botërisht para autoriteteve sunduese si institucion fetar me shërbime përkatëse krishtëre, por në realitet ajo kryente punë politike, nacionale, madje nacionaliste ekstremiste. Ajo luante rolin e shtetit nën plafin fetar. As kjo nuk do të ishte gjë e keqe, sikur të ishte politika e shtetit demokratike, paqësore, e drejtë, konstruktive etj. Mirëpo, historia tregon se shteti serb kurrë nuk ka pasur qeveri e cila do ta ndiqte një politikë të tillë. Përkundrazi, Serbia kurrë nuk ka pasur një sistem demokratik të vërtetë. Ajo ka ndjekur gjithmonë politikën ekspansioniste, sidomos për të pushtuar territoret etnike e historike shqiptare.

Përgjegjësia e Kishës ortodokse serbe, si përkrahse e politikës së tillë, nuk është e vogël. Këtë e ilustron shumë qartë autori serb Mirko Gjorgjeviqi, i cili më 1998, përveç tjerash, shkruante: ‘’Është traditë bizantine që kisha ortodokse të mishërohet me shtetin dhe të jetë në njëfarë mënyre institucion shtetëror. Për të qenë edhe më keq, kjo traditë në botën ortodokse ende është gjallë, ndërsa ndër ne është gjithnjë më e gjallë, sidomos gjatë dekadës së fundit... Kisha është shkrirë me shtetin...dhe me strukturat totalitare të disa partive politike...kështu që në periudhën e kaluar dhjetëvjeçare të diktaturës së Milosheviqit, Kisha nuk ka qenë vetëm dëshmitar, por edhe pjesëmarrëse në të gjitha punët. Kjo nuk guxo të harrohet. Në disa momente të krizës, kur shihej se Millosheviqi po dështon politikisht, Kisha i dha përkrahje vendimtare, bile edhe patriku (Pavle) më 1995 ia ka dhënë Milosheviqit nënshkrimin e tij blanko që t’i përfaqësojë të gjithë serbët. Në histori këto janë shembuj të rrallë në marrëdhëniet ndërmjet kishës e shtetit... Por nëse kisha është e krishterë, ajo nuk guxon të kufizohet vetëm në fisin e vet, në popullin e vet, ose në bashkësinë e vet. Ajo nuk guxon ta harrojë porosinë universale. Këtu ka shkretuar Kisha ortodokse (serbe), është bërë nacionale e ngushtë, me çka ka tradhtuar përmbajtjen (qëllimin) e vet.’’, thotë në fund Mirko Gjorgjeviq. (Crkva – svedok i sauçesnik,’’Nasha Borba’’, 13 janar 1998, faqe 11).

Kjo përkrahje ka qenë e gjithanshme, por sidomos në planin e përpjekjeve për asimilimin fetar e kombëtar të shqiptarëve, për uzurpimin e kishave katolike të tyre dhe për përvetësimin e pronave të tyre. Me ndarjen e kishës krishterë më 1054 në Kishën ortodokse të lindjes dhe në Kishën katolike të perëndimit, një pjesë e shqiptarëve të Kosovës lindore, që nga Kaçaniku deri në Mitrovicë, kanë qenë kryesisht ortodoksë, nën ndikimin e shtetit Bizantin ortodoks, kurse pjesa tjetër e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë kryesisht katolikë, nën ndikimin e Romës e të Venedikut.

Gjatë sundimit të Bizantit në këto vise, por edhe gjatë sundimit osman, Kisha ortodokse serbe ka bërë presion të madh në shqiptarët ortodoksë e katolikë në Kosovë, të cilët gjatë kohës janë sllavizuar. Edhe gjatë sundimit turk, ky proces i sllavizmit të shqiptarëve ka pasur mjaft sukses. Madje, patriku ortodoks i Pejës ka pasur autorizim të posaçëm nga sulltani për të ‘’sunduar’’ të krishterët e këtyre viseve. Kisha ortodokse serbe ‘’ka qenë juridikisht e legalizuar si institucion i Perandorisë otomane’’. Turqia i ka dhënë kësaj kishe status feudal dhe i ka dhuruar edhe fshatra (vakëfe –‘‘metohe’’) bashkë me banorët e tyre. Pushteti turk përmes kishës serbe i ka zbatuar kërkesat dhe ligjet e veta. Por edhe kisha, me ndihmën e pushtetit turk, ka mbledhur taksat dhe detyrimet e tjera nga popullsia krishtere, duke e eksploatuar kështu nga të dy anët..(Miodrag Popoviq, Vidovdan i çasni krst, Beograd, 1976, f.42).

Nga dokumentet e Vatikanit shihet qartë veprimi i klerit ortodoksë serb në sllavizmin e shqiptarëve dhe në uzurpimin e kishave katolike, sidomos në Prizren, në Mitrovicë, Novobërd, në Mal të Zi etj., për çka edhe papa ka intervenuar pranë autoriteteve serbe. Sipas të dhënave të traditës, e cila mbahet mend në popull, dhe në bazë të fakteve historike që ekzistojnë, edhe kisha e Deçanit është ndërtuar në themelet e kishës së vjetët katolike shqiptare. Popullsia vendore edhe tash mban mend se aty ka qenë ‘’Kisha e Gashit’’ (fis i Deçanit). Por ajo që e vërteton këtë, është fakti, dokumenti historik, nga i cili shihet se ‘’Kur car Dushani filloi rindërtimin e kishës së Deçanit, ai u detyrua të mbante një njësi ushtarake për vendasit (shqiptarë katolikë), sepse ata nuk lejonin që mjeshtrit të punonin në faltoren e tyre’’. Raste të tilla ka shumë, madje edhe kisha e sotme e Shna Prendës në Prizren, (Levishka), është ndërtuar mbi themelet e bazilikës së vjetër. (Sherif Delvina, Kishat në Kosovë, ‘’Pasqyra’’, Prishtinë, 9 qershor 2000). Historianët serbë, dhe Kisha ortodokse serbe kurrë nuk e përmendin këtë të vërtetë të uzurpimit të kishave shqiptare katolike. Deri vonë shqiptarët në Kosovë nuk kanë pasur intelektualë të mjaftueshëm për të zbuluar dokumentet historike që dëshmojnë qartas të vërtetën për këtë problem. Tash koha ka ndryshuar, madje edhe shkencëtarët e huaj kanë dhënë kontribut të çmueshëm në këtë drejtim. Por faktori ndërkombëtar nuk është i informuar për këtë sa duhet e si duhet. Shqiptarët nuk kërkojnën asgjë të huajën, kërkojnë vetëm trojet e veta.

Terrori i Kishës serbe ortodokse ndaj shqiptarëve katolikë dhe ortodoksë, për t’i asimiluar, ka qenë në vazhdimësi i madh. Taksat e rënda kishtare e shtetërore, dhe detyrimet e tjera materiale e shpirtërore, siç ka qenë imponimi i klerit serb që edhe shqiptarët katolikë t’i pagëzojnë fëmijët e tyre në kishën ortodokse serbe me emra sllavë, kanë bërë që shumë shqiptarë kanë humbur përkatësinë fetare katolike dhe kombësinë e tyre shqiptare.( Dr. Gaspër Gjini, Skopsko-Prizrenska biskupija kroz stoljeqa, Zagreb, 1986). Është për t’u habitur që në literaturën ‘’shkencore’’ serbe ky proces paraqitet krejtësisht rrejshëm, duke pohuar të kundërtën, përkatësisht gjoja se ‘’serbët janë shqiptarizuar’’ gjatë sundimit osman në Kosovë. Kështu që, sipas autorëve të tillë, shqiptarët e Kosovës janë ‘’arnautashë’’, serbë të dikurshëm, e tash shqiptarë.

Pra, kishat ortodokse mesjetare që sot gjenden në Kosovë, të ndërtuara në kohën e Bizantit, kur serbet ende nuk kishin filluar të depërtojnë në këto anë, nga aspekti fetar janë sa të serbëve, aq edhe të shqiptarëve. Madje, ato i kanë ruajtur dhe mbrojtur shqiptarët gjatë shekujve. Bile, ka ekzistuar edhe institucioni i posaçëm zyrtar si ‘’vojvodë të kishave’’, i pranuar si i tillë nga autoritetet osmane dhe kishtare serbe. Sikur të mos t’i kishin ruajtur këto kisha shqiptarët gjatë sundimit osman në Ballkan, sot nuk do të dihej as ku i kanë pasur themelet e tyre. Vetëm në saje të tolerancës, bujarisë, kujdesit e respektit ndaj objekteve sakrale, që është traditë shekullore e shqiptarëve, sot janë në këmbë këto monumente të kulturës mesjetare në Kosovë. (Mark Krasniqi, Rojtarët e kishave në Kosovë, ‘’Gjurmë e gjurmime’’, Prishtinë, 1979). Shkenca serbe kot bën përpjekje të mëdha për të bindur botën se këto kisha bizantine janë serbe. Në realitet serbët vetëm kanë bërë ndonjë meremetim të vogël në shekullin 14, ose ndonjë shtesë para derës kryesore të tyre (priprata), siç e pohon për Graçanicën edhe miku i serbëve, historiani Konstantin Jireçek dhe të tjerë. (K.Jireçek, vepër e cituar).

Ndikimi i propagandës serbe antishqiptare në opinionin ndërkombëtar

Përveç përpjekjeve për t’ua mohuar shqiptarëve prejardhjen e tyre ilire dhe autoktoninë në trojet e tyre shekullore, propaganda zyrtare serbe ka bërë çmos që ta bind opinionin ndërkombëtar, sidomos faktorët e vendosjes, se shqiptarët edhe si popull janë element negativ dhe i rrezikshëm për paqen në rajon dhe në Evropë. Sipas kësaj propagande, shqiptarët, të cilët janë shumica të besimit mysliman, janë njësoj fundamentalistë, fanatikë, keqbërësë terroristë, destruktivë, jotolerantë etj. – siç janë disa grupe myslimane të Lindjes dhe të fiseve afrikane. Prandaj, sipas kësaj propagande, shqiptarët si popull nuk janë shtetformues, nuk duhet të përkrahet kërkesa e tyre për pavarësinë e Kosovës, e cila duhet të mbetet në kuadër të Serbisë. Të gjitha këto janë gënjeshtra të thata.

Shqiptarët janë populli më fisnik në tërë Evropën dhe më gjerë. As një popull nuk është më besnik, më tolerant, më mikpritës, më human dhe më i ndershëm se populli shqiptar. Këtë e kanë përjetuar dhe vërtetuar shumë autorë të huaj, të cilët kanë pasur kontakt me këtë popull. Myslimanët shqiptarë vetëm Kuranin e kanë të përbashkët me myslimanët e Lindjes dhe asgjë tjetër. Ata, si vëllezërit e tyre shqiptarë të krishterë, kanë kulturën, psikologjinë, historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës evro-perëndimore, janë popull evropian dhe gjithmonë të orientuar nga kultura, politika, interesi kombëtar e ekonomik dhe demokracia euroatlantike. Shqiptari është paqedashës, zemërgjerë dhe altruist. Ai para së gjithash është njeri në kuptimin më pozitiv të fjalës, pastaj shqiptar kombëtar, kurse feja për shqiptarin është bindje dhe problem privat i çdo individi. Shqiptari e do fenë e vet, por e respekton edhe fenë e huaj. Mjerisht, faktori ndërkombëtar i vendosjes, ndaj të cilit shqiptarët janë dhe do të jenë gjithmonë mirënjohës për dëbimin e okupatorit serb nga Kosova dhe për ndihmën e gjithanshme për përparimin e saj, duket se nuk e njeh Serbinë sa duhet, sidomos psikologjinë serbe, siç e njohin shqiptarët nga përvoja shekullore e idhët e tyre. Nuk e njohin opsesionin sekret të tyre për pushtimin e territoreve etnike shqiptare, për zhdukjen e popullit shqiptar nga faqja e dheut, për ringjalljen e ‘’perandorisë së car Dushanit’’, e cila pat jetë vetëm rreth 10 vjet, në territorin etnik grek dhe shqiptar në shekullin 14 të mesjetës.

Duke i besuar politikës dhe propagandës së rrejshme serbe, faktori ndërkombëtar duket se është bindur deri diku se shqiptarët e kanë uzurpuar Kosovën serbe, që është gënjeshtër me bisht e serbëve, e jo serbët Kosovën shqiptare, që është e vërtetë e pamohueshme. Kryeministri i Serbisë, Koshtunica e njeh të vërtetën historike për Kosovën, por ai megjithatë trumbeton këndej e andej se ‘’Kosova ka qenë, është e do të jetë gjithmonë serbe’’, dhe se Serbia nuk do të pajtohet që me pavarësinë eventuale të Kosovës, të shkëputën 15% të territorit shtetëror të saj. Por Koshtunica ‘’harron’’ se kjo përqindje e territorit është tokë shqiptare, të cilën Serbia e ka okupuar me forcën ushtarake të aleatëve të saj më 1918.

Shtetet kolonialiste të Evropës në mënyrë të ngjashme kanë pushtuar e sunduar dikur shumë koloni të mëdha me miliona kilometra katrorë, por kur ka ardhur koha, ato kanë hequr dorë nga to, dhe sot ato koloni të dikurshme, tash janë shtete të lira, të pavarura e sovrane. Serbia do që të jetë përjashtim në këtë drejtim, të mbetet Kosova shqiptare koloni e saj. Mjerisht, duket se faktori ndërkombëtar i vendosjes nuk e ka këtë fakt parasysh, duke qenë nën ndikimin e propagandës agresive antishqiptare të politikës, kishës dhe shkencës serbe. Prandaj zvarritja e statusit politik të Kosovës, krijimi i enklavave etnikisht të pastra serbe, në formë të komunave serbe, përkrahja e kërkesave të ndryshme për privilegje të pakicës serbe në Kosovë, ndarja e Mitrovicës, mbajtja në fuqi e Rezolutës të Këshillit të Sigurimit 1244 për hir të Serbisë, prandaj na imponohet Serbia si partnere në negociatat për pavarësinë e Kosovës, prandaj e gjithë kjo padrejtësi e diskriminim i shqiptarëve, i popullit me shumicë dërmuese në Kosovë, të cilit kështu i mohohet e drejta e vetëvendosjes, e drejta për të qenë zot në shtëpinë e tyre shekullore, duke i dhënë kështu krah Serbisë. Si rezultat i kësaj politike diskriminuese, shqiptarëve u ofrohet zgjidhja e problemit të Kosovës me një ‘’pavarësi të kushtëzuar’’, e cila si e tillë nuk ka ekzistuar në botë. Pavarësia ose është pavarësi e plotë, ose nuk ekziston fare. Përveç kësaj, na imponohet që Kosova duhet të jetë shtet multietnik, megjithëse rreth 90% e banorëve të saj janë shqiptarë. Madje, na bindin se me ‘’zgjidhje të tillë’’ duhet të kënaqen të dy palët - Serbia dhe shqiptarët, përkatësisht okupatori kriminel dhe viktima e tij! Ne i kemi plotësuar standardët që na kërkohen. Madje, ne i përmbahemi edhe kushtit kryesor – mosndryshimit të kufijve, përkatësisht – mosbashkimit me Shqipërinë, që është e drejtë e jona e natyrshme, të cilën e kanë realizuar të gjithë popujt fqinj tanë si në Evropën Perëndimore .

Nga ana tjetër, nga Serbia janë ndarë të gjitha republikat që ishin në shtetin e Federatës jugosllave, janë ndarë nga serbët, megjithëse të gjithë janë sllavë, me shumë gjëra të përbashkëta tradicionale, kulturore, historike, fetare etj. Janë ndarë sepse serbi, siç thotë populli, ‘’gjithmonë mund të jetë shërbëtor i mirë, siç ka qenë 500 vjet nën turq, por ai është zotëri tepër i keq kur është në pushtet’’. Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët ortodoksë, me serbët posaçërisht, përveç armiqësisë shekullore të shkaktuar nga politika dhe praktika antishqiptare ekspansioniste e tyre. Megjithëkëtë, shqiptarët nuk duan që të jenë robër të së kaluares para shumë shekujsh. Është në interesin e përgjithshëm që të merremi me realitetin bashkëkohor dhe me të ardhmen, për të mirën tonë e të breznive që vinë pas nesh.

Enklavat serbe në Kosovë do të jenë të dëmshme edhe për serbët

Decentralizimi i pushtetit qendror në Kosovë është i nevojshëm, nëse kuptohet dhe zbatohet si duhet, si reformë e pushtetit në mënyrë që disa shërbime dhe disa kompetenca të arsyeshme, t’u jepen komunave. Qëllimi duhet të jetë – afrimi i shërbimeve të ndryshme administrative qytetarëve në rajonin e komunës. Në fillim të diskutimeve rreth decentralizimit, kryesisht kështu është trajtuar ky problem. Mirëpo, ndërkohë ka marrë kuptim krejt tjetër. Me insistimin e Serbisë, është marrë qëndrimi për krijimin e komunave të reja etnikisht të pastra serbe. Madje, serbët kanë kërkuar që të formohen komuna serbe edhe aty ku janë vetëm disa qindra serbë, të krijohen nja 15 komuna të tilla të reja Për çudi edhe Grupi negociator shqiptar është pajtuar që të jenë 5-6 komuna të reja serbe! Serbia kërkon që komunat serbe të kenë lidhje direkte mes veti dhe t’i financojë Serbia, e cila do t’ua sigurojë edhe rrymën elektrike të pandërprer. Serbia në realitet e ka pushtuar pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo në praktikë do të thotë krijimin e disa Serbive të vogla në Kosovën shtet ‘’të pavarur e sovran’’. Këtë ‘’pavarësi’’ të Kosovës Serbia mund ta pranojë fare lehtë. Por kjo do të jetë rrezik i përhershëm për konflikte të rënda e të paparapara. Kështu Kosova “e lirë” dhe shtet “i pavarur” do të bie në robëri perfide, madje ndoshta, me nënshkrimin e përfaqësuesve të saj!

Serbët në komunat e tyre etnikisht të pastra (pra, pa popullsi shqiptare) do të jenë gjithmonë e në çdo rast të lidhura me qeverinë shoviniste antishqiptare të Beogradit, do të përpiqen për destabilizimin e bojkotimin e shtetit të Kosovës. Serbët e Kosovës, në kuadër të komunave etnikisht të pastra, do të jenë ‘’mollë sherri’’ dhe ‘’Kali i Trojës’’ i Serbisë në Kosovë. Serbët në Kosovë do të jenë ‘’element i huaj’’, grup kundërshtar i shtetit të Kosovës dhe i shqiptarëve.

Në një atmosferë të tillë të tensionuar, serbët nuk mund të qarkullojnë lirisht në Kosovë. Ata do të jenë ‘’të ngujuar’’në enklavat e tyre, edhe nëse do të kenë dritë elektrike nga Serbia, ata do ta ndiejnë vetën si në njëfarë kampi të përqendrimit, ose në terr të burgut shtëpiak. Do të jenë të privuar nga rrjedhat ekonomike, kulturore, politike e shoqërore integruese të shoqërisë re demokratike kosovare. Do të jenë të varur nga shumë aspekte nga propaganda e qeverisë së Beogradit, e cilat do t’i shfrytëzojë serbët e Kosovës për marketing politik të tyre në Serbi, për interesa vetjake karieriste.

Në këtë mënyrë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve e serbëve gjithnjë do të keqësohen, por edhe me minoritete të tjera nuk do t’i kenë punët mirë, për arsye të privilegjeve të tepruara, të cilat minoritetet e tjera nuk i kanë, as nuk i kërkojnë, sepse janë të paarsyeshme e të padrejta. Më në fund, serbët në Kosovë nuk duhet të kenë më shumë të drejta se shqiptarët në Luginën e Preshevës. Serbët nuk duhet të harrojnë pjesëmarrjen e tyre aktive në gjenocidin e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve më 1998-1999, por edhe më parë. Ne nuk jemi për hakmarrje, por nuk jemi as për harresë. Prandaj qëndrimet e sjelljet e serbëve duhet të jenë të matura dhe konstruktive, sepse plagët e shkaktuara nga okupatori serb ende janë të freskëta në opinion shqiptar. Duhet të zhvillohet atmosfera e tolerancës për të mirën e përgjithshme. Më në fund, ata serbë që sot na mohojnë autoktoninë, duhet ta dinë se shumica dërmuese e tyre janë ardhacakë në Kosovë, madje pas vitit 1918. Megjithatë, ne i pranojmë si kosovarë të barabartë me të gjithë të tjerët, madje do të përpiqemi të jemi fqinj të mirë me ta. Por kjo varët nga të dy palët, sepse është në interesin e përbashkët. Qeveria serbe duhet të kërkojë falje për gjenocidin që Serbia e bëri ndaj shqiparëve më 1999.

Serbët i kanë pasur moti, i kanë edhe tash 5 komuna në Kosovë, ku shumica e banorëve janë serbë, por ka edhe shqiptarë. Serbët, si shumicë, e kanë në dorë pushtetit lokal dhe atë nuk e konteston askush. Do të ishte mirë për minoritetin serb që t’i kthehen realitetit kosovar, të marrin pjesë në institucionet e shtetit të Kosovës dhe t’i respektojnë ligjet e tij. Të heqin dorë nga kërkesat e paarsyeshme, të dëmshme edhe për ta, për krijimin e komunave etnike serbe dhe për lidhje të posaçme me Beogradin. Nëse duan të jetojnë në Kosovë, duhet të punojnë për Kosovën, e cila do të jetë shtet i lirë, sovran e demokratik, ku do t’i kenë të drejtat kombëtare, politike e shoqërore të gjithë qytetarët pa dallim feje e kombësie. Të përpiqen të krijojnë marrëdhënie e kontakte sa më të mira e sa më të shpeshta me shqiptarët dhe të mos bëhen objekt i manipulimit të Beogradit e të strukturave të tjera destruktive, shoviniste të Serbisë, nëse duan të jetojnë në Kosovë. Përndryshe ata me këmbë në Kosovë e me kokë në Serbi, nuk mund ta kenë jetën e qetë, as perspektivën e mirë për fëmijët e tyre.

*

* *

Për hir të drejtësisë dhe paqes në këtë pjesë të Evropës, është i domosdoshëm korrigjimi i padrejtësisë shkaktuar popullit shqiptar me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, të Konferencës së Paqes më 1920 në Paris dhe të okupimit të fundit të Kosovës më 1918 nga Serbia. Kosova shtet i lirë, sovran, demokratik, me marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e tij dhe i inkuadruar në rrjedhat dhe institucionet demokratike euroatlantike, do të jetë faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës.

Pra, jo vetëm në interesin tonë, por edhe në interesin e përgjithshëm në rajon, presim ndihmën e faktorit ndërkombëtar të vendosjes, para së gjithash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të tyre të Bashkimit Evropian, që Kosova të njihet sa më parë shtet me të gjitha të drejtat siç i kanë fqinjët e saj në Ballkan e në Evropë. Kjo është e vetme zgjidhje e drejtë e problemit të Kosovës. Pa zgjidhje të drejtë, asnjë problem nuk zgjidhet, asgjë nuk mund të jetë pozitive dhe e qëndrueshme. Vetëm drejtësia mund ta sigurojë lirinë, paqen, demokracinë, tolerancën, respektin reciprok dhe prosperitetin e gjithanshëm.

------------

Literatura

1. Konstantin Jireèek, Istorija Srba, I,II,, Beograd, 1952

2. Jovan Radoniæ, Rimska kurija i jugoslovenske zemlje od XVI do XIX veka, 1950

3 Dimitrije Tucoviæ, Srbija i Albanija; Zgjedhje punimesh, I,II, Prishtinë, 1981

4. Selami Pulaha, Popullsia shqiptare e Kosovës, shek.XV e XVI, Tiranë, 1983

5. Noel Malkolm, Kosova – një histori e shkurtër, Prishtinë, 2002

6 Historia e popullit shqiptar,I, Tiranë, 1968

7.Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për shqiptarët, Prishtinë,1990

8. Alen Dyselje, A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën?, revista „Kosova“,8, Prishtinë,2000

9. Aleksandar Gilferding, Putovanje po Bosni, Hercegovini i Staroj Srbiji, Sarajevo,19772

10.Shukri Rahimi, Vilajeti i Kosovës 1878- 1912, Prishtinë, 1969

11.Skënder Rizaj, Kosova gjatë shek.XV-XVII, Prishtinë 1982

12.Mark Krasniqi, Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002

13.Jahja Drançolli, Kosova dhe shqiptarët në shek.XV-XVI, revista „Kosova“...

14.Edi Shukriu, Kosova – kontinuiteti etnik dhe historik i subjektivitetit të saj, revista „Kosova“,8,...

15.Alfredo Jeri, Crollo in sette giorni, Roma- milano, 1941

16. Mark Krasniqi, Rojtarët e Kishave në Kosovë, Gjurmë e gjurmime, Prishtinë, 1989

17.Milovan Obradoviç, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941, Pristina, 1981

18.Abdullah Bytyçi, Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë 1878-1991, Prishtinë,

2001

19.Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qendresa shqiptare 1844-1990, Tiranë 1991

20. H. Bajrami, Tragjedia e Tivarit, Prishtinë, 1993

21.Sherif Delvina, Kishat në Kosovë, ’’Pasqyra’’, Prishtinë, 9 qershor 2000

22. Miodrag Popoviç, Vidovdan i çasni krst, Beograd, 1976

23.Mirko Djordjeviç, Crkva – svedok i sauçesnik (’’Nasa Borba’’,Beograd, 13.01.1998

24.Gaspër Gjini , Skopsko-Prizrenska biskupija kroz stoljeça, Zagreb, 1986

25. Dragoljub Todoroviç, Knjiga o Çosiçu, Beograd 2005

26. Vasa Çubriloviç, Problemi i pakicave kombëtare në Jugosllavinë e re, 1997

27 Don Gjon Bisaku, Don Shtjefën Kurti dhe Don Luigj Gashi, Pozita e minoritetit shqiptar në

Jugosllavi - Memorandum parashtruar Lidhjes së Kombeve në Gjnevë më 5.V.1930

28.Mit’hat Frashëri, Shqiptarët dhe sllavët, Tiranë 1998

29.Hamit Kokalari, Kosova, djepi i shqiptarizmit, Tirnaë 1992

30.Tajar Zavalani, Histori e Shqipëris, Tiranë 1998

31.Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, 1986

32.Çasopis Kritiko znanosti, Srbija i Albanci, 1878-1989, tri vëllime, Lublana, 1989.

Top of Form

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Salih Bajra

                                                                                                       

 

 

       

 

 

 

               

 

SALI  BAJRA

EMËR QË NUK HARROHET  KURR

 

Shkruan: Abas  Fejzullahi

 

Me  rastin e një  mujorit të  ndërrimit të  jetës 13 dhjetor 2006.

KAçANIKU LEGJENDAR, lindi dhe rriti në ambientin e vet të mrekullueshëm si ate natyror dhe njerëzor , birin e vet  besnik  për  çështjen e  atdheut, veprimtarin e devotshëm  për  lirinë dhe  pavarësinë  e  Shqipërisë Etnike SALI BAJREN, i cili për së gjalli ishte një legjendë    zemrat e  popullit me ate që  vazhdimisht bëri  për  popull dhe  atdhe..! 

Janë raste të rralla kur dheu i Dardanisë  Antike, mbulon personalitete siç ishte  SALI BAJRA, e që në gjirin e vet, i runa dhe i bënë të pa vdekshëm ata, sepse  veprimtaria  e tyre për çështje të Atdheut dhe Kombit, ka bërë, pavdeksin e  tyre..!

Janë raste të rralla dhe njerëz të rrallë, ata që për së gjalli me bamet e tyre për çështje  të popullit dhe atdheut, depertojnë thell në mendje dhe zemër të popullit ,e që nga dashuria e sinqert shpirtërore e morale, në shenjë falënderimi e mirënjohje, Ju këndon këngë të ndryshme, përmbajtja e të cilave , përmes përshkrimeve dhe krahasimeve, paraqet vlerësimin e veprimtarisë së tyre, guximin, trimërin, mençurin  dhe sakrificën si vëlra    veçanta njerëzore  e kombëtare..!

I till ishte për së gjalli shumë i çmuari dhe i nderuari SALI BAJRA me shokët e vet; siç u këndohej mes tjerash:“…Dy lule ka Kaçaniku, Sali Bajren e Bedri Kyçykun…”

                                    

 Të shkruash për bamet e Sali Bajrës, lidhur me çështjen  kombëtare , është  një  detyrë dhe obligim moral e njerëzor i së cilit që e ka njohur e din për veprimtarin e tij në vazhdimsi, e sidomos bashkëveprimtarët e tij anë e këndë Kosovës dhe  trojeve  të Shqipërisë  Etnike.

  Unë autor i  këtij punimi, e  ndiej për  obligim moral,njerëzor e shoqëror, të shkruaj ate që më duket se  aftësit dhe fjalët e mija janë aq të varfura e aq të pakta, për ta thënë ate se çka ndiej dhe çka ma thot zëmra për të nderuarin dhe shumë të çmuarin z.Sali Bajren,dhe  për  bamet  e  tija, për të  cilin kisha  dëgjuar( e më  vonë    prillë të  vitit  1981 edhe u njohem me te gjatë Izolimit..) se si kryetar i Kaçanikut kishte bërë shumë për popull dhe në veçanti qëndrimet e tija të guximshme e të vendosura lidhur me çështjen e  Kosovës Martir edhe çështjen shqiptare    përgjithësi..!

 Kujtime:

      Kah fundi i vitit 1968 pas  demostratave, dhe  fillimi i  vitit  1969, filloj  diferencimi dhe largimi nga postet e njerëzve me orjentim dhe qëndrim kombëtar në Kosovë  aso  kohe.Në një takim me Rrezak Shalen,i cili aso kohe ishte me sa më kujdohet  prokuror  Krahinor, sipas këshillave  që paraprakisht pata me Ali  Qosjen,  jurist, i  cili  përgjigjej  në rubrikën e  Rilindjes:”  Juristi  ju  përgjigjet”, lidhur  me  largimin  tim  nga puna në arsim si nacionalist irridentist siç ishte në fjalorin e përditshëm të  pushtetit të asaj kohe që përmes gënjeshtrave të kulluara thirreshin në bashkimvëllazërimin e rrem fund  ekrye,për ti mbuluar me mjeshtrin sllave veprimet të cilat ndrydhnin lirin dhe të  drejtatë e  shqiptarëve    Kosovë dhe dënimin  me  burg për  kundërvajtje që z.Ali  ma  bëri  ankesën drejtuar  Gjykatës  supreme. Takimi me  z.Rrezak  Shalën ,pas një  bisede  që pata  me te me  qëllim  këshillimi unë i shpreha  qëndrimet  e  mia, por  për qudi Rrezaku më  befasoi poashtu  me  qëndrimin e  tij për Kosovën Republikë, pas  një  bisede që pata para dite me te në mes tjerash më tha: Se kanë me  ba  shkarkimin dhe  ndrrimin e  kuadrove të cilët s`ju pëlqejnë dhe që janë për avansimin e statusit të Krahinës, ku mes tjerash e pat përmendur se i rrezikuar është edhe Sali Bajra kryetari  i Kaçanikut...!

 Po këtë ditë me sa më  kujtohet , e enjte ka qenë  pas  dite Radio Pristina lajmëroi mes  tjersh: Se Rrezak  Shalal dha dorëheqje  nga  funksioni që ka pasur.. kjo isht metoda e deklarimeve zyrtare të LKJ-së aso kohe kur bënin largimin e  kuadrove të cilat s`ju shkonin për shtati..shovenistëve serbo-sllavë dhe bahkëpunëtorëve të tyre  shqipfolës..!

Vërtetë Salih Bajren e njihja jo se e kisha parë apo takuar si fytyrë se kisha iden se si dukej, por nga veprimet e tija të guximshme dhe patriotike për atë kohë që i kishte  bërë dhe i bënte në Kaçanik e më  gjërë për çështjen e Kosovës .. kisha  një  rrespekt  të veçantë dhe më dukej disi shumë  i afërt i  njohur e madhështor për guximin dhe bamet e tija..!

Njohja me  Sali  Bajren:

Në prillin e vitit 1981 në kushte  dhe  rrethana    veçanta  ishte  Kosova  aso kohe, dhe unë  pata  rastin e fatbardhësisë që në ato kushte dhe rrethana të veçanta u takuam dhe u johem  me të nderuarin z.Sali Bajren, në Izolim-burgun e Lypianit.

Takimet me  Sali Bajren i vazhduam pas daljes nga Izolimi-burgu vazhdimisht  dhe bashkëpunimi vazhdoj, përderisa    gusht    vitit  1993  u  detyrova    lëshoi Kosovën, pas kërkesës  për  arrestim  nga  ploicia  serbosllave. Nga  takimet ,bisedat dhe bashkëpunimi  me  z:Sali Bajren  kam  shumë  kujtime    pa harruara dhe  kësaj  rradhe  do i  përmendi vetëm  disa  shkurtimisht.

 Z.Sali Bajra kishte një qëndrim mjaft përparimtar dhe simpati për rininë e Kosovës. Edhe Rinia sidomos ojo Kaçanikase kishte një respekt dhe admirim të veçant për te. Ai fliste shpesh për rininë dhe guximin e saj gjatë demostratave të vitit 1968 dhe në vazhdimsi në vitin 1981e më vonë si dhe kërkesa për Kosovën Repubikë.

      

 

Gjatë  qëndrimit    Izolim    Lypjan:

Kujtime, njohje , mbresa dhe  bashkëpumim me  z.Sali Bajren.

 

Para se të arrestohesha nga policia serbe,dy tri ditë përpara pata një aksident(kafshim nga një qenë tinzarë, se dija se a ishte i infektuar me virusin e tërbimit apo  jo? Por në  një isha  i bindur: se virusi i tërbimit dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve i cili ishte ngulitur tek shovenistet serb ishte më i tërbuar dhe tmerrshem për dy arsyera: 1.Se ai ishte mbjellur e kultivuar shekuj me rradhë nga  kisha  ortodokse  serbe në bashkëpunim me ASHAS dhe ate Ushtarake dhe  2. Se Vepronte në  vazhdimsi për të mjellur këtë  virusë  tërbimi shovenist në    gjitha  drejtimet, edhe tek të tjerët e  mundësisht  edhe në  mesin e shqiptarëve  për  ta  urryer e dëmtuar njëri tjetrin duke u shërbyer  me  gënjeshtra  shpifje  dhe  montime  nga    të ndryshmet…!) dhe merrja serum në  ambulancë si masë kundë helmimit nëse qeni ka qenë i sëmura apo i  tërbuar.. ndersa  pritja rekcionet se a duhet marrur vaksinen  kundër tërbimit-VAR..! Pasi më arrestuan policia në Prizren kah ora 15.00, me  derguan në qëndren e Sigurimit, kontrolli dhe trajtimi në ambulabncë përfundoi.Nga Qendra e  Sigurimit    Punëve të  Brendëshme  e  Prizrenit me një autobus përplot të arrestuar na zbarkuan në burgun e  Lypjanit  kah ora  2 pas mes natës.

Pa  vonesë , mu  keqsua  gjendja  shëndetsore.

Një natë me temperaturë të lartë dhe djerësitje siç tregonte Salihu, dhe Sabit  Kastarati, të cilët thonin se mendonim se s`do të zbardh mëngjesi gjallë…! (Sabit  Kastarati nga Hogoshti e Dardanës i cili aso kohe në Podgoricë e kishte në burg të birin Isan  i  dënuar politikisht. Nga  demostratat e viteve  1968. Sabitin e  kanë  ekzekutuar serbet në  luften e  fundit i biri Isa ka  ra  dëshmor në  luftën  që ka zhvilluar UçK-ja..)

Salih Bajra, Sabit Kastrati dhe Hysen Xërxa të gjithë më të moshuar,  ngriten natën dhe u bien dyerve me grushta duke i thirrur Gardianet,për  të më dërguar te mjeku.Gardjanet me keqardhje pergjigjen: se pa ardhur udhëheqësi  në mengjes s`ka kurrfar  mundësie  për    ndërmarr diç se ashtu e kanë  urdhërin.

Salihu i kërcënon: Ju do të përgjigjeni, nëse ndodh    ky do të pëson me jetë nga mos marrja e masave për ta dërguar për mjekim, sepse  gjendjen e ka kritike…!  Shokë  tjerë më  rrëfenin se si Salihu dhe Sabiti e  xha  Hyseni  u  kishin ra me grushta dyerve kishin alarmua dhe me qfarë  zëri  ju kishte  drejtuar  gardjanëve Salihu, që  vërtetë s`kishin kurrfar  kompetencash  më të mdha  për  të vepruar diç.Neser në mengjes menjëhere me derguan në ambulancë, pas kontrollimit, mendimi ishte se duhet shtri në spital, por  sipas policisë qe kishin urdhër se  vetem  barërat duhet  pershkruer  dhe  mjekimi duhet  bërë në burg..! Kështu dhe u vepruar …Pas  disa ditësh me barëra dhe inxhekcione  u përmirësova.

Në takimet e pas burgut , ndodhte ndonjëhere  biseda  spontane e Izolimit dhe  Salihu me një  humor    rrall thonte: Na ke pas  friksuar more çerrata, të  gjithëve    pavilon se kur te thirrnim ti nuk pergjegjeshe fare,  vërtet ke pasur  temperatur të lartë, a mos  ke  ngrënë patate pa i zier fare...!?

 

13 Maj 1981 Ngjarjet    Prekaz të  Drenicës  vepra luftarake  heroike e Tahir Mehës..kundër forcave speciale  policoro-ushtarake  të Serbisë-Jugosllavisë.. !

 

Ka  mesi  i  ditës së  13  Mjait 1981, lajmet në  radiao  ishin sa    dhimbshme  por edhe    gëzueshme  dhe  krenare.Në  fshatin  Prekazë    Drenicës  Tahir  Ma  baben e vet   zhvillon  një  luftë  heroike  kundër  forcave  Speciale  policoro  ushtarake, që  kishun  rrethuar   lagjen  Mehaj    Prekazë  për ta kapur    gjall Tahir  Mehen. Ai  u vra  me    jatin  por  la  mbi  13 polic e ushtar    vrarë  eplagosur. Tahir  Meha  me    jatin ra  Heroikisht    mbrojtjen e pragut të  shtëpisë  , ku forcatë  speciale    shumta    Jugosllavisë arijten të  depërtojnë në  shtëpin e  tij duke  e rrënuar  me  tankës dhe  bombarduar  nga  ajri  me  helikopter..!  13  maji ishte  ditë  Feste  për  SSH-Sigurimin  Shtetëror  Serbo Jugosllavë dhe  nga  lajmet    dëgjuam    burgun e Lypianit u ndie  një  gëzim i  veçantë  mesin e të  Izoluarve dhe    veçanti  e  vëreja  hapur  një  gëzim  karakteristik  tek  Sali  Bajra ,Sabit  Kastrati  ku  gjat  bisedimeve   mes  tjerash  thonin:

Mos    mendon  Serbia  dhe  Jugosllavia  se i ka  izoluar  dhe  burgosur  te  gjithë  shqiptarët , ata  do të  luftojnë  për të  drejtat e  tyre  vazhdimisht siç bëni sot  trimi  Tahir  Meha  me të  jatin në  Prekazin e  Drenicës  vendlindja  e  luftetarëve  si Ahmet  Delisë Azem Bejtes  e  Shaban  Polluthës.Gjat  gjithë  ditës   e disa  ditë  rrjesht  ishin këto tema  e  biseda, edhe pse  pas  kësaj u shtuan masat e  sigurisë  dhe marrja  ne  pyetje   menjëher  e  Sali  Bajres nga  inspektorët  e  pastaj  edhe  te tjerëve.

 

Se çfarë  ishte  masa  e  Izolimit dëshmojnë  këto të  dhëna:

 

Sa here që Serbia vlersonte ndonjë rrezik real paraprak nga  kundërshtimi i shqiptarëve  apo ngjarjet si dimostrata apo edhe  rreziqe    imagjinuara  për  qëllime    ndëshkimit të shqiptarëve, shpallte Shetrrethimin, gjendjen e jashtzakonshme dhe arrestont  njerëzit  me ndikim në popull duke përfshi gjitha shtrest e intelegjencës duke filluar nga arsimi  shkenca dhe kultura e deri te punëtori dhe bujkuu sipas përcjelljeve që ata bënin  vazhdimisht dhe dosjeve të krijuara në Sigurimin Shtetëror Serb..! Kur i vlersonin si    rrezikshëm i Izolonin si quhej aso kohe kjo lloj mase, që në të  vërtetë  i dergonin  nëpër burgje dhe i keçtrajtonin në mënyrën ma çnjerëzore fizikisht dhe psiqikisht sidomos në  burgjet e Serbisë,Nishë, Prokuple, Pozharevc etj.

 

Rrëfimet e  Rexhep  Balidemajt:

I  burgosur  për  heren e  tretë: Me të  cilin  u  njoha  për herë të parë po këtu  në Izolim-Lypian.

Isha i afert me te se bëni ushtrime trupore bashkë me te  gjat pushimit    hapsirën e  burgut –oborrin ku  shetisnim. Më pyeste  për të saten herë je i burgosur: Kur i thoja se për herë të parë  qeshte dhe  s`besonte! Po pse  smë  beson i  thoja: Ja se pse: tegjithë  këta    janë  e sbëjnë  ushtrime  përveq meje e teje,  munden me  qenë  për herë të parë të  burgosur. Por ne  qe kemi përvojë  e dimse çfarë  na pret  i bëjm ushtrimet  për ta mbajtur  e  forcuar  trupin  për të  përpalluar    lehtë babës  dajak që na pret  thoshte me një  humor  të lezetshëm…!

Gjatë kohës së Informbiros  si  informbyroist  ka  vuajtur  disa vite burg në Goli Otokun  famkeq. Ai mes  tjerash    tha :Shiqo,  ky  vendim  për  Izolim  është  shum vendim  i keq dhe  i  rrezikshë ! Po pse  e pyeta ? Ja se pse  ne  vitet  e  60-ta  kam  ndejur  24  muaj  me kësi vendimi: S`ke    drejtë , vizite,  mbrojtje  dhe  te marrin në  pyetje  kur te don të  keqtrajtojnë e bëjnë me ty çfarë  të dojnë e s`jep kush përgjegjësi thonte. Dhe po të vin  sot  e t`ma sjellin  një vendim se  jam  denuar  me kaq  muaj,  apo vite  burg  ua  nenshkruaj  pa  diskutim, nga se e di  se kur ta kryej dal, e  kështu  sdin  sa  do denohesh kur  dhe  si..e për  çka  do të  jesh  i akuzuar  sipas  asaj    ata  don  me ta  montuar nga  inspektorët e  sigurimit  thoshte..!  Xha  Rexha  ishte  edhe humorist dhe mes tjerash i thash:Xha Rexhë mua ma the këtë  tjerve mos ua  thuaj! E pse  tha ? Sepse  krijon frikë e  panik tek    burgosurit-Izoluarit. Shumë  mirë  e ke    tha, të lumt. 

Mirpo Xha  Rexha    mosh dhe  normal  harresa dhe  pse  jo  edhe  pasojat e  burgut  nga Goli Otoku famkeq, ku ka perjetuar  tortura të  tmerrshme    mi trgonte… një ditë e vërejta duke ua thënë të njejtën  gjë një grupi të  burgosurish të cilët e kishin rrethuar dhe  e  dëgjonin me  vëmendje lidhur me  përmbajtjen  dhe  rrezikshmërin e  Vendimit të  Izolimit! Sa më  pa  Ju kujtua  biseda  dhe  porosia  ime dhe u ndal: He tha: po  fajet  i  ka harresa  e pleqria ore,  e  s` thonë  kot  lere  se ish  plak e rrakatur e matufosur…e  po qesh.  Dhe  u tregoi  ate  se  çfar une  i  kisha  thënë  më parë  dhe  kështu  perfundoi rrefimin  xha  Rexha…duke vazhduar  me  citimin e vargjeve  nga  Lahuta  e  Malcisë  te  atë  Gjergj Fishtes,    e bënte  sikur  të ishte  një  aktor i vërtetë..pra  për ta kthyer  moralin  gje  guximin...!

___________________________________________--

 

Kur në vitet 1989 -1990 Serbia pezulloi Autonomin e Kosovës me forcën e  tanksave ushtrisë dhe policisë nga e tërë Federata Jugoslave duke shpallur gjendjen e jashtzakonshme    Kosovë ,  filloi largimin masiv    punëtorëve  shqiptarë nga  puna duke filluar s`pari me  xehtarët  e Trepçës dhe duke përfshi  tëra veprimtarit ekonomike,    administrative kulturore  dhe  shëndetsore, me    vetmin  qëllim për  t`i gjunjëzuar  për  kafshatën e  bukës shqiptarët..!

Sali Bajra aso kohe pas bisedave që bëja me te përkrahu pa rezerv aksionin  gjithëpopullor  “Familja  ndihmon Familjen” per  ti bërë ball skamjes dhe për t`mos  u  nënshtuar ndëshkimeve që i bënte serbia me qëllim  dhe planifikim    caktuar,  duke  e  imponuar edhe luftën më të rëndë të pashpallur  botërisht përmes kërcënimit  me  URI..! Salihu ishte ai që caktoi aktivistet e ri nga Kaçaniku siç ishte Diamant  Raka .B.Bajra etj. Poashtu përmes  Saliut morem  lidhjet në Shkup  etj.

**

Me Salihun bisedonim për mundësit dhe mënyrat  e mundshme të  organizimit   të qëndresës ndaj dhunës barbare Serbe në mes tjerash edhe qëndresës ndaj skamjes  së imponuar.Salihu ishte mjaft largpamës dhe shumë i përshtatshëm për bashkëpunim,i afërt,i arsyeshëm dhe bindës.Ishte kënaqësi e veçant të bashkëpunosh me te.

 Ishte deputet i Parlamenti të Kosovës Republik të Shpallur poashtu me 7 shtator në Kaçanikun Legjendar,dhe i caktuar si udhëheqës i Komisionit për çështje ekonomike etj.

Nga kujtimet dhe bisedat e zhvilluara me të nderuarin  z.Sali  Bajren    kujtohen  mes  tjerash edhe  këto:

Sa kam qenë kryetar i Kaçanikut, asnjëhere s`i kam zbatuar  ligjet  diskriminuese  ndaj  komunave të Kosovës  sidomos  gjatë  periudhës    viteve  1960-1970 të cilat  Serbia  i kishte përgatitur e përpunuar me qëllim të caktuar diskriminimi  sidomos    drejtimin ekonomik ,tatimor  dhe  ate    arsimit…!

 Kjo su pëlqente aso kohe Organeve Krahinore e sidomos Serbisë,sepse vetem  Kaçaniku s`i zabatonte ato ligje diskriminuese në nivel të  Kosovës    aso  kohe  quhej Krahinna  Autonome e  Kosovës  dhe  Metohisë  zyrtarisht,  dhe për  këtë  shpesh kam  pasur vërejtje  e kërcënime nga më të ndryshmet... por unë  e kam  bërë  timen dhe  haptas ua  kam  thënë  në të gjitha nivelet dhe  takimet se  këto ligje unë si  zbatoj  sepse  janë  kundër  interesave    popullit…!

Këte ja kam  thënë  haptas  edhe  Fadil  Hoxhës  kur kërkonte    jap dorëheqje  sipas tij se edhe Plaku siq i ka thënë  ai Titos, s`është  i kënaqur  me  veprimet  tuaja dhe  këte  duhesh ta  bëjsh...sepse  ka shumë  ankesa  nga  funksionarët  e lartë  te  Serbisë  etj.

Për sa kam qenë kryetar i Kaçanikut, me ndihmen dhe përkrahjen e shokëve kam punuar edhe në pajtimin e  familjeve dhe nderprerjen e gjakmarrjes, ngatrresave dhe zënkave, kemi shkuar fshat për fshat dhe në këtë  drejtim kemi pasur  mjaft  sukses, e kjo s`i pëlqente  UDB-së në veçanti  kryepolicit  Aleksander  Rankoviqit  i cili aso kohe  ishte  përgjegjësi kryesor në Jugoslavi për Sigurimin e Brendshëm të Shtetit.

Sali Bajra si kryetar i Kaçanikut dhe dashamirë i arsimit dhe  popullit  ka  qenë i vetmi aso kohe që ka  pranuar  mësimdhënës të  cilët  kanë  qenë të  burgosur e të  diferencuar  apo të  pa  përshtatshëm  moralopolitikisht  siç i quanin aso kohe  dhe  ata kanë  mbajtur   mësim dhe edukuar gjeneratatë e reja    frymën  kombëtare, sepse  kanë  pasur  përkrahjen e  gjithanshme  dhe    guximshme    kryetarit  Sali Bajra .

Salihu  vazhdimisht  thonte se pa  arsimtar    aft, të guximshëm  dhe me  ndergjegje   e përgatitje profesionale dhe kombëtare në veçanti.s`ka arsimim të mirëfilltë të   gjeneratave të reja,të cilat duhet edukuar të përballen me gjitha vështërsit për  realizimin e përpjekjeve për lirinë dhe  pavarësin e trojeve të shkëputura  dhe  okupuara me  dhunë  dhe  diplomaci të  Shqipërisë  Etnike nga  na e  shovenistëve  sllavë  dhe  grek…!

Shqiptarët nën okupin sllavë si në Kosovë,Maqedoni e Mal të zi ishin të  diskrminuar në përgjithësi sidomos sllavo maqedonasit ishin më ekstrem në keqtrajtimin e  shqiptarëve ku dhe  shpesh bënin  kontrollime    rrepta në  kufi me  Kosovën, gjithnjë  në bashkëpunim e marrëveshje dhe veprimesh sipas këshillave  endërsyerjeve   Serbe  nga  Beogradi,  kështu që  sado kudo përpiqeshin  t`i mbulojnë  veprimet  e  tyre  shoveniste ..!

Lidhur  me  këtë  ja  dhe  disa  kujtime  nga i nderuari Z.prof.Ibrahim Egriu se çfarë shkruan me rastin e ndërrimit    jetës    z.Sali  Bajrës në  shkrimin e  tij me  titull:

Rekuiem kushtuar ish kryetarit legjendar te Kaçanikut, z Sali Bajra, atdhetarit e luftëtarit te paepur për lirinë e Kosovës e për bashkim kombëtar “

  vazhdim mes tjerash shkruan: “...Siç më njoftoi përmes postës elektronike, kolelegu im i nderuar, ish drejtor i Gjimnazit të Kaçanikut, z. Latif Nallbani, më 13 dhjetor ’06, pushoi së rrahuri zemra e ish kryetarit dhe patriotit te shquar kaçanikas, e luftëtarit të paepur për liri; zemra e shokut tonë të pavdekshëm: trimit, patriotit më të madh kombëtar të viteve ’60 - 70, zemra e shqiptarit me shpirt te Madh sa bjeshkët e Sharrit, zemra e guximtarit, të cilit, kryeudbashi çetnik Rankoviq, ne vitet e ’60 -ta ia kish përgatitur edhe vendin e ekzekutimit. Mirë po, atij fare nuk i lëvizi syri, por i palëkundur luftoi me tërë qenien me shokët e idealit të tij, për liri të plotë dhe për Shqipërinë e bashkuar me Kosovën, me Çamërinë dhe me të gjitha trojet e okupuara nga hegjemonistët sllavë. “

Ndërsa për   shpirtin  dhe  vepren e  madhe  humanitare  dhe  kombëtare    ditët      rënda  z.Ibrahim  mes  tjerash shkruan: “…siç mësova dhe Dibra e Madhe do shpallë Ditë zije. Por, Përse?!

Kryetari trim e patriot, Sali Bajra ishte i pari, i cili në emër të kaçanikasve ua ofroi ndihmat e para të dëmtuarve nga tërmeti katasrofal në Dibër. Ai, në orët e pasdites erdhi vetë në Dibër dhe, para shtëpisë së ish kryetarit të ndjerë dibran, Ismailhaki Mullau, i ndali kamionët me miell, batanije e ushqime dhe iu drejtua popullatës dibrane me këto fjalë:-Çdo familje dibrane është e mirëseardhur në gjirin e familjeve tona. Pra, ju presim të na vini, me bukë, kripë e zemër. Si tha ashtu dhe u bë. Shumë familje dibrane me muaj të tëra u strehuan në Kaçanik. Atë mirësi që ua bëri dibranëve ish kryetari i Kaçanikut, popullsia e kësaj treve s’do ta harroj kurrë, ndaj edhe dibranët ia dhënë epitetin: PEJGAMBER (ENGJELL). Dhe, sa herë që ktheja nga Kaçaniku në Dibër, më pyesnin:- Si e kemi atë Pejgamberin, kryetarin e Kaçanikut?!

Më tej vazhdon : “…Pra, gjatë viteve 1968/69 kur qesh i punësuar në Shkollën e Mesme”Voskopoja” .Kjo qytezë, udhëhiqej nga atdhetarët e shquar:-Sali Bajra (kryetar) i ndjeri Bedri Kyçyku, Latif Nalbani, Hebib Shehu etj. Ne ato vite, ne dibranet Kaçanikun me rrethinë e quanim: Shqipëri të lirë ! Valonte Flamuri kombëtar dhe gjithçka frymonte e funksiononte shqiptarisht…”

Për Sali Bajren e Kaçanikut, të Kosovës dhe Shqipërisë Etnike ka se çka të  shkruhet, e kujtohet nga të gjithë ata që e kanë njohur dhe ata që e kanë pasur fatin e  fatbardhësisë    ta  njohin e bashkëpunojnë me te.

Lavdi  e përjetshme veprimtarisë    tij  shumëdimensionale për atdhe !

Shpirti i tij le t’i prehet plotë dritë!

Me dashuri e respekt të pavdekshmit atdhetar, z. Sali Bajara:

 

Abas  Fejzullahi

2007-01-08

Solothurn-CH

 

Ku janë kritikët?

24. Januar 2007

 

 

"Një penë e fortë është konçize. Kjo do të thotë që çdo fjalë të përcjellë informacion"

Kjo këshillë e William Strunk, nënvizuar në "Elementët e stilit" më kaloi në mendje si ngacmues i meditimit pas leximit të shumë kritikave të sotme letrare ku ndihet zhurmshëm tamburi i butaforisë. Ndërkohë, përkundrejt kësaj, zvogëlohet e mblidhet kruspull kritika profesionale dhe fjala filozofike e analizës së veprës.

M'u duk titulli i duhur "Ku janë kritikët?" pasi sot u gjenda realisht në një atmosferë diskutantësh që më orientoi në një mendim disi analitik, ngacmuar nga pyetja "Ku struken kritikët?".

 

Të përditshmet

Një pjesë e mirë e artikujve në shtypin e ditës tentojnë drejt bujës dhe zhurmës me iluzionin se këto janë ajo që quhet sensacion. Del libri i një autori dhe vrapojnë të shurdhojnë portat e joshjes me lloj lloj ekzagjerimesh, figuracionesh, lavdëratash e himnizimesh deri në atë pikë sa që autorët kandisen të kenë zili vetveten. Nën petkun e 'kritikës' shfaqet sheshit reklamimi për shitjen e librit dhe të …autorit. Personalisht, edhe sikur ta meritoja, nuk do lejoja kurrë të bëhesha personazh-preja e rubrikave të tilla që, më shumë se asgjë, luajnë rol negativ në të gjitha kuptimet. Dhe jo vetëm për arsyen se nuk dua kurrsesi të bie në kurthin e pëlqimit të vetvetes. Më shumë se çdo gjë sundon vetëdija dhe hapësira e njohjes se, kjo zhurmë boshe të vendos përballë autorëve të vërtetë për të cilët, çuditërisht, heshtet. Heshtet nga shtypi, heshtet nga kritikët, heshtet nga vetë ata, krijuesit.

Modestia e autorëve të vërtetë shfaqet në këto raste si pjellë e nivelit të tyre krijues. Ata vijnë tek lexuesi me një investim të madh moral e psiqik - vijnë pa kompromis, pa zhurmë, në të shumtën e rasteve pa sponsorë, dhe, fare padrejtësisht vendosen përballë artikujve "kritikë" krejt qesharakë e absurdë, për emra pa emër. Në moralin e tyre qëndrojnë në konflikt të përjetshëm dëshira për t'iu kushtuar dhe dhuruar lexuesve me mënyrën se si duhet bërë kjo. Dhe, mënyra më e mirë, e pranueshme dhe e ndershme, është ajo e angazhimit të një kritike serioze e të rezultatshme profesionale.

Po, ku është ajo?! Dhe, kush janë ata?! Dhe akoma, pse heshtin ata?!

 

 Interneti 

 

E njëjta zhurmë, e njëjta rrenë, e njëjta fryrje. Vrapojnë derisa përflaken në fytyrë, tensionohen pa shkak e mezi marrin frymë "kritikët" e listave, … dhe, rezultati?! Mali i kritikës mbarset nga kotësia dhe pjell papërgjegjshmërinë. Mosvlerat bëhen vlera, rimuesi bëhet vjershëtor, plagjiatori shkrimtar dhe matësi i thjeshtë numëror sfidon botën - shqiptarët dalin populli ku në çdo tre vetë, njëri është poet, në çdo pesë, një shkrimtar, etj. etj.

Më habit fakti se si në listat e shumëlexuara  mungojnë zërat e mençur vlerësues; më habit ky fakt sepse asnjë linjë më shumë se sa interneti, nuk jep hapësira dhe liri kaq të mëdha për t'u shprehur pa ekuivoke në lidhje me kritikën në përgjithësi dhe atë letrare në veçanti. Por edhe këtu, i njëjti fenomen. Edhe kur ky stereotip i pjesëmarrjes del jashtë "shinave" dhe, në arenën e forumeve elektronike shfaqet ndonjë kurajoz që nuk bën dot pakt me hipokrizinë, atë e mbysin po ata zëra që pak më parë janë çjerrë duke lëvduar çdo gjë që vetëm art dhe vlerë nuk është.

Të paktët janë ata, profesionistët (nuk e gjej me vend të përmend emra), por më të shumtët janë ata që shtrihen sa gjatë e gjerë dhe zaptojnë kompetencat pa i patur ato. Të vjen keq, por më shumë ndihesh i ofenduar kur kandisesh të lexosh një kritikë; fjalë të zgjedhura, të mëdha, ngasje, impulse, imazhe se do kesh në dorë një kryevepër - kur papritmas vjen ilustrimi me citime. Po ç'të lexosh ?! Zoti na ruajtë!. Fyese për lexuesin e nivelit dhe akoma më fyese për autorët prodhimtarë të vlerësuar nga një publik i zgjedhur dhe nga emra të shquar të fushës.

Akoma më keq dhe e qëllimshme tingëllon kur, për të ngritur vlerat e një autori  të paspikatun apo ende të pakonsoliduar në fushën e letrave, bashkërenditen emra të njohur për nga arritjet në krijimtari dhe që s'kanë asgjë të përbashkët me të parët, duke hedhur idenë e rreme se bëhet fjalë për autorë të të njëjtit nivel. Në publik, kjo shfaqet si një kopertë dhe të kujton supermarketet ku, sëbashku me mallin e kërkuar, jepet falas një fletëpalosje reklamash. Është fyese për shumë palë.

 

Çfarë mungon?! 

 

Është vepra ajo që ndihmon lexuesin të hyjë thellë në thelbin e botës artistike të autorit. Vazhdimisht i kam ndjekur zhvillimet në letërsi dhe rregullisht lexoj filozofinë. Tek - tuk e gjej veten brenda ndonjë tendence krijuese që në fakt më pasuron mendimin. Mirëpo, një ndjekës i rregullt i artit të të shkruarit, e ndjen informacionin përgjysëm kur kritika e vërtetë mungon, kur kritika nuk i vjen në ndihmë. Sëbashku me kritikën zere se është braktisur edhe vepra letrare. Si lexues, unë mbetem në mes të udhës dhe, zëra të gënjeshtërt kërcënojnë shijet e mia deri në shpërbërje. Mungon sinjali orientues 'Kjo vepër ka këto vlera' dhe ndërkohë uturin sirena çorientuese 'Mosvlera është vepër'.

Mungon kurajua për të mos bërë lajka, ndërkohë që lajkatarëve dhe sufiçientëve sa s'po u këputet qafa nga servilizmat ndaj parasë apo emrit - vepra as që hyn në punë për ta (!!!)

Pulsojnë alarmante pyetjet:

 

-A ekziston një kurajo e tillë që kritiku të spjegojë se sa në një vepër gjendet motivi i kërkimit të vetvetes, por që në fakt, i bën autopsinë dhe zhbiron shoqërinë e sotme si dhe gjithë atmosferën që atë rrethon?!

- A ekziston një moral dhe përgjegjësi e tillë që kritiku t'i dalë përballë publikut

dhe të spjegojë se përse nuk vlen një vepër?!

- A ekziston një argument përkundrejt idesë "shkruaj si shkruaj, punë për mua, mjafton që ofrohem si vlerë"?!

            - A ka një nivel të tillë profesionalizmi në këtë fushë që të mos e devijojë kritikën analitike në një koment mediokër në boshllëk?!          

- A ekziston një kriter kritik për të cilësuar, titulluar, emërtuar një krijues si shkrimtar, poet, publiçist, dramaturg, etj.?!

Dua të nënvizoj këtu për t'u tërhequr vëmendjen gjithë atyre që më lexojnë se, gjatë shkrimit të këtij artikulli, as që kam tentuar të largoj sadopak ngarkesën emocionale që më japin gjithë sa thashë më lart, sepse është pikërisht kjo, pra ngarkesa emocionale, ajo që më ndihmon të jem e vërtetë në çfaqjen e gjykimeve të mia mbi këtë çështje.

 

Ku janë kritikët?! 

 

Duke pretenduar se njoh sadopak proçesin krijues, pa patur aspak frikë nëse jam në zotërim të kompetencës për ta bërë këtë (përderisa nuk po dëgjoj ende zëra kompetentë ta bëjnë këtë, e ndjej detyrim të brendshëm), m'u desh që të luaj rolin e kritikes duke sjellë shqetësimin tim para jush. Mirëpo, (një 'mirëpo' shumë e rëndësishme kjo), mua më duhen ata, të vërtetët, që të mos ndodhë pastaj të na vijë keq për autorët. E kam fjalën për ata që kanë 'doganë' në vlerësimet që bëjnë dhe që marrin përsipër përgjegjësi mbi fjalën e thënë. Është për të ardhur keq kur, nga mungesa e kritikëve profesionistë, shumë autorë me vlera të zëshme, 'e presin' kritikën apo gjykimin e veprave të tyre nga njerëz pa kurrfarë njohje a rëndësie në fushën përkatëse, ku, ata që bërtasin më shumë janë pseudot, që edhe këta vetë janë pjellë e pseudokritikës. Epra, ja kush na qenkan kritikët - të bujshmit e pamerituar! Këta, bëhen të vetmit kritikë të autorëve që në fakt spikatin në vlera, dhe, këta të fundit, vihen përballë dilemës "të jesh apo të mos jesh" pa kritikën (ose me këtë lloj kritike).

 

Arti, po edhe kritika! 

 

Arti edukon shije  - lexova diku. Por shije, mendoj, edukon edhe kritika si krahu tjetër orientues. Kjo është ajo çfarë qëndron ngulmuese në shqetësimin tim. Në një atmosferë ku talenti manipulohet si i paqënë, dhe ku mungesa e tij manipulohet si prezencë, ka gjasa që shijet të denigrohen dhe jo vetëm ato të publikut por edhe të vetë autorit.

E gjej me vend të them se kritika në përmasa gnoseologjike bën të vlerësueshëm artin e vërtetë, bën të mundur rritjen dhe zhvillimin e këtij arti, bën të realizueshëm edukimin e shijeve të mirëfillta artistike.

 

Dhe në fund  

 

Për të qënë në ndihmë të së vërtetës dhe të pakompromentuar përballë vetes, a nuk duhet ta lemë të shprehet gjithsecilin? Por, në asnjë rast të mos i ngremë monument të patelentuarit, atij që nuk sjell asgjë të re në art, për të mos thënë se ka shumë nga ata që sjellin plagjiaturën dhe pakuptimësi për hir të rimës. Le t'i themi bejtexhiut - bejtexhi, poetit - poet, zhgarravitësit - i paaftë, pseudos - i padenjë, shkrimtarit e piktorit - mjeshtër, e kështu me rradhë. Të zgjojmë nga gjumi kritikët e

heshtur profesionistë dhe të nxisim ata që kritikën e kanë në përbërje të talentit të lindur.

Nëse mundemi të vlerësojmë, le ta bëjmë këtë me argumente, duke patur në fokus veprën e jo emrin, cilido qoftë ai emër - i të afirmuarit apo jo, i mikes apo të afërmit, i mjeshtrit apo fillestarit, i të qëmtuarit apo të rastësishmit.

Nëse nuk mundemi të vlerësojmë, të paktën të mos gënjejmë të tjerët dhe veten. Kritika nuk ka kurrfarë lidhjeje me keqardhjen, por nëse do ta perceptonim si të tillë gabimisht, le t'i referohemi W. Xheims:

"Njerëzit e mençur ndjejnë aq pak keqardhje sa munden."

 

Pse të mos bëhemi të mençur?!

---------------------------------------------

 

 
Ajete ZOGAJ


Intervistë me Prof. as. dr. Begzad Baliun, Fakulteti i Edukimit, Prishtinë


Titulli: TË JETOSH NË “LAGJEN E ALBANOLOGËVE”
 
Nt. Po tejkalohet modeli shkencor i shekullit XIX 


1. I nderuari z. Baliu, tani e një kohë të gjatë merreni me studime 

albanologjike. A mund të na thoni se në ç’nivel është shkenca albanologjike te ne?
 

B. BALIU: Në shekullin XXI studimet albanologjike hyjnë jo vetëm si dije që kanë trashëguar shkollën europiane të shek. XIX apo konceptet nacionale – ideologjike të gjysmës së dytë të shekullit XX, por si shkencë e linguistikës europiane dhe metodave kërkimore të saj pothuajse në të gjitha fushat e dijes humanistike: nga arkeologjia e mitologjia deri te bie fjala, antropologjia e semasiologjia. Nga aspekti i organizimit institucionet shkencore albanologjike, kudo ku janë, kanë informacione të plota koordinuese dhe prani të përhershme të personaliteteve shkencore në të gjitha projektet kombëtare. Në Konferenca albanologjike gjithnjë e më shumë shtohet numri i studiuesve të rinj me përgatitje teorike të shkollave moderne auropiane dhe gjithnjë e më pakë në krye të tyre shohim “të njëjtat këmisha”, sikur shprehej dikur Elsie.

Shkenca e albanologjisë i ka tejkaluar tashmë disa çështje, që vetëm disa dekada më parë i konsideronte themelore në projektet nacionale të saj.

-                                 Në fushë të filologjisë, ka tejkaluar studimin me çdo kusht të problemeve gjuhësore me karakter historik dhe madje me metodologji historiciste, ndërsa gjithnjë e më shumë merret me çështje pragmatike të nevojave të saj: fjalorët elektronik, fjalorët terminologjik, diskutimin e standardit gjuhësor në kontekst të rrethanave të reja, problemin e standardizimit të onomastikës etj. Qendrat e studimeve albanologjike në Prishtinë tashmë janë pjesë e projekteve mbarëkombëtare, sikur është Komisioni ndërakademik për gjuhën shqipe, në të cilin tash sa kohë po diskutohen jashtë prirjeve ideologjike dhe dogmatike disa çështje të standardit të shqipes, ndërsa pas disa vitesh pune një komision ekspertësh në shkallë Kosove i ka dhënë fund draftit të parë të standardizimit të emërvendeve të Kosovës.

-                                 Në fushë të ndërkombëtarizimit të albanologjisë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare paraqet institucionin më të rëndësishëm nacional, përmes të cilit bëhet i mundur popullarizimi i albanologjisë si shkencë dhe historisë e kulturës shqiptare si pjesë e kulturës universale.

 

Synimet e Institutit Alb-Shkenca


2. Jeni njeri prej drejtuesve në Institutin Alb-Shkenca. Konkretisht, drejtoni Seksionin e Albanologjisë. Cili është synimi i këtij institucioni për zhvillimet albanologjike?

 
B. BALIU: Instituti Alb-Shkenca është njëri prej projekteve besoj më serioze që studiuesit shqiptar kanë krijuar viteve të fundit. Nga viti 2002 ai ka funksionuar si forum elektronik rreth të cilit janë bashkuar mbi 1800 studiues dhe ekspert të fushave të ndryshme. Gjatë këtyre viteve nga komunikimi me këtë forum kanë përfituar mijëra studentë, studiues e ligjërues universitar (kryesisht shqiptarë) të shpërndarë në të gjitha anët e botës. Vitin që shkoi u mbajt Kuvendi i Parë i këtij forumi në Tiranë dhe u pa e arsyeshme që të përtokësohet puna e tij, pra të regjistrohet fillimisht si Institutit legal në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup. Sivjet do të mbahet Kuvendin i Dytë në Prishtinë, më 15-16 gusht 2007 dhe në kuadër të tij do të organizohen disa konferenca shkencore nga fusha e albanologjisë, mjekësisë, mjedisit, shkencave të natyrës, teknologjisë e informatikës etj. Në Seksionin e Albanologjisë do të kumtohen disa kumtesa për perspektiven e albanologjisë në vend dhe në botë, ndërsa do të organizohet edhe një seancë për “Ndre Mjeden”, në përvjetorin e tij të vdekjes.
Kur kujtoj punën që është bërë në Forum, frikësohem se zyra e Institutit Alb-Shkenca nuk do të mund të luaj rrolin që ka pasur dhe që do të ketë Forumi. Forumi, që po i prinë Institutit, ka bërë të mundur një jetë të secilit prej nesh në “Lagjen e albanologëve”, pavarësisht ku kemi qenë dhe pavarësisht ku kemi jetuar. 
Instituti Alb-Shkenca, është formuar jo për të punësuar njerëz, po për të bashkuar studiuesit rreth projekteve të caktuara shkencore. Le të besojmë se Instituti Alb-Shkenca do të ndihmojë çintegrimin politik, partiak, klanor dhe madje inferior të disa prej institucioneve tona shkencore.
 
    Albanologjia në Poloni
 
3. Kohë më parë në Poloni u mbajt Konferenca shkencore “Kosova sot”, ku në mesin e përfaqësuesve nga Kosova ishit edhe Ju. A mund të na flisni diçka në lidhje me këtë konferencë dhe rezultatet e saj?


B. BALIU:
Universiteti “Nikolla Kopernik” n? Torunj, Poloni, organizoi konferenc?n shkencore nd?rkomb?tare “Kosova sot”. Konferenca i zhvilloi punimet nga data 26 - 28. 3. 2007.

N? k?t? konferenc? shkencore kan? marr? pjes? me kumtesat e tyre studiues nga qendrat universitare dhe shkencore t? Polonis? (Torunj, Poznanj, Gnjiezno, Varshav?), si dhe t? Rusis?, t? Shqip?ris?, t? Kosov?s, t? Bullgaris?, t? Gjermanis? dhe t? Serbis?. Nga Kosova ishin të ftuar edhe kolegë nga Akademia e Shkencave, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës, dhe nga Instituti për Mbrojektjen e Monumenteve në Pejë. Të gjitha kumtesat e paraqitura nga autorët e tyre apo të lexuara në mungesë, janë shoqëruar me pyetje të të pranishëmve dhe me diskutime të gjera.

Konferenca ishte rezultat i punës shumë të madhe që seminaristët e deridjeshëm të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, në Prishtinë, po bëjnë për përhapjen e kulturës shqiptare në Poloni dhe për çështjen e Kosovës në veçanti. Nga vijuesit e Seminarit të Prishtinës, në qendrat universitare të Polonisë janë formuar bërthama të qëndrueshme albanologjike dhe organizues të aktiviteteve kulturore e shkencore. Ky është brezi i dytë i albanologëve polak, pas atij brezi që u prinin albanologët Vacllav Cimohovski (linguist) dhe Pajakovski (historian), mbrojtës të përkushtuar të tezes ilire të prejardhjes së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe. Brezi i dytë i albanologëve (Sawicka, Mindak, Jarek), tash mbajnë përgjegjësinë e drejtimit të institucioneve shkencore e kulturore në Varshavë, Poznanj dhe Torun. Ata kanë nxjerrë pas vete edhe brezin e tretë të albanologëve, të cilët në konferencën shkencore sollën rezultate serioze, në përmasat që sot paraqet albanologjia në qendrat shkencore evropiane.

N? k?t? konferenc?, studiues nga fusha e gjuh?sis?, e let?rsis?, e folklorit, e historis?, e etnologjis?, e muzeologjis?, e antropologjis?, e shkencave politike, e  shkencave t? komunikimit  dhe analist? t? fushave t? tjera, p?r tri dit? me radh?, n? pes? seanca shkencore, diskutuan pasurin? shpirt?rore, materiale, fetare dhe identitetitare të Kosov?s.

Pjesmarr?sit e k?saj konference i kan? konsideruar shum? t? r?nd?sishme rezultatet e k?saj konference, prandaj besojn? se me mendimin e tyre shkencor do t? ndihmojn? zhvillimet e reja kulturore dhe shkencore n? Kosov?. Ata besojn? se me fjal?n e tyre kan? ndihmuar mendimin shkencor, politik dhe kulturor t? Kosov?s, n? kontekstin historik dhe aktual t? saj.

Në fund të kësaj konference njëzëri kanë miratuar edhe një deklaratë për Kosovën. Ata kanë konstatuar se pavar?sia e Kosov?s ?sht? zgjidhja m? e mir? p?r ardhm?rin? e k?tij vendi dhe p?r t? qytetar?t e saj”.

 


4. Një pjesë të studimeve tuja ua keni kushtuar edhe profesorëve: Jup Kastrati dhe Eqrem Çabeji. Pse, cili ishte motivi?
 
B. BALIU: Pasi ju me pyetni edhe për motivin, po nisem nga ky fakt. Fëmijëria dhe rinia ime lidhet me kohën lulëzimit të brezit të idealistëve dhe duket qe diçka te jete mbjellë edhe në ndërdijen time. Fillimisht kam pasur në dorë veprën e Profesor Çabejt. Ajo është sinteza e madhe e shkollës evropiane të albanologjisë, prandaj nuk e kam mundur ta ndahem lehtë. Me Profesor Jup Kastratin me ka lidhur, madje miqësisht, vepra e Profesor Çabejt.  Tek ky albanolog kam gjetur tërësinë e mendimit shkencor në fushë të albanologjisë. Përtej një albanologu ai është, sikur kam thënë disa herë, arkivi i madh i qytetërimit shqiptar, prej të cilit nuk mund të tërhiqesh shpejt. Dhe pse të tërhiqesha. Nëse nga kërkimet e mia në veprën e Çabejt, kam botuar një bibliografi të studimit të saj në Kosovë, nga kërkimet në arkivin e Profesor Jup Kastratit kam botuar të parën monografi albanologjike në fushë të bibliografisë. Kjo është arsyeja pse veprën time për Profesor Çabejn fillimisht e kam projektuar në tre vëllime, ndërsa kërkimet për Profesor Jup Kastratin nuk jam përcaktuar sepse trashëgimisë së tij në studimet e mia albanologjike, do t’i kthehem ashtu sikur i kthehem terrenit për të mbledhë njësi onomastike, saherë shteroj skedarin e studimit të saj.


Toponimia e Kosovës dhe etika jonë e rrëgjuar 


5. Kohëve të fundit njëra ndër temat që ka zgjuar shumë interesim dhe që është mjaft e diskutuar është edhe çështja e trashëgimisë kulturore, në të cilën ju keni përfshirë edhe  onomastikën. A mendoni se po i bëhet trajtim meritor trashëgimisë kulturore dhe onomastikës?
 
B. Baliu: Ata që sado pak kanë mësuar historinë në shkollë dhe madje ata që sado pak kanë mësuar nga historia, e dinë se onomastika ka qenë dhe ka mbetur Thembra e Akilit në Kosovë. Kjo ka qenë arsyeja pse standardizimit të saj pas luftës së Kosovës i patëm kushtuar rëndësi të dorës së parë. Qe formuar një Komision studiuesish, nga më të përgatiturit që sot ka Kosova, i cili ka punuar shumë vjet dhe ka dhënë rezultatet e tij. Nuk them se ky Komision ka bërë mrekullinë, por mund të them se me punën e tij Komisioni shpëtoi anarkinë e standardizimit të emërvendeve të Kosovës dhe gjithë këtë proces e përvijoi brenda disa standardeve shkencore. Në këtë projekt, si rrallë herë më parë janë bashkuar: struktura interdisiplinare e studiuesve, puna e disiplinuar, e nëse doni, edhe etika e përgjegjësisë dhe respektit për shenjat nacionale. Këtë vit del nga shtypi “Fjalori enciklopedik shqiptar”, në të cilin, të gjitha vendbanimet e Kosovës janë përfshirë sipas standardit të ri. Në këtë mënyrë Komisioni ka përmbushë edhe një prej synimeve të tij, përfshirjen e emrëvendeve të standardizuara të Kosovës në botimet akademike.

 

6. Çka mund të na flisni për punën tuaj në fushë të albanologjisë?


B. BALIU: Vazhdoj të punoj në këtë fushë duke përcjellë botimet akademike, konferencat shkencore dhe projektet e institucioneve shkencore kudo ku realizohen ato. Natyrisht, për aq sa arrije duke qene edhe pjesëmarrës i këtyre zhvillimeve. Vitin që shkoi botova dy vepra. Vepra të tjera presin në shtyp. Jam në fazën e parë të finalizimit të asaj pjese të kërkimeve shkencore, të cilën e kam realizuar gjatë procesit të studimit të albanologjisë, jo si kërkim po si mësim. Nuk kam kohë të flas për vete.


7. Momentalisht ligjëroni në Fakultetin e Mësuesisë. A mendoni se kuadrot që do të dalin nga ky fakultet do ta plotësojnë boshllëkun e krijuar në shkollat tona për kuadro profesionale në ciklin e ultë?
 
B. BALIU: Unë kam kaluar një kohë të gjatë larg institucioneve arsimore dhe nuk më lejohet të flas për një institucione në të cilin punoj pak më shumë se një vit. E di se Fakulteti i Mësuesisë është ndërtuar sipas programeve, sot më të avancuara, që njeh arsimi kanadez dhe shteteve skandinave. Natyrisht unë e vlerësoj ketë dhe ndjehem mirë në një institucion si ky, por duke parë gjendjen në shkallë të arsimit të Kosovës, frikësohem se po i shikojmë shumë të tjerët dhe po e harrojmë veten. Ne kemi nga njëzetë studentë në një program, ndërsa me profile të tilla nuk i kemi të diplomuar as gjysmën e arsimtarëve në qytetet kryesore të Kosovës. Frikësohem se Kosova është shumë e varfër të emitoj me çdo kusht më të pasurit. Lutem të mos kem të drejtë.


 
Veprat ne BOX

·  Gustav Majer dhe albanologjia, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001.

·  Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2004.

·  Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit (monografi), Prishtinë, 2005.

·  Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, (bashkautor), Prishtinë, 2005.

·  Demitizimi dhe standardizimi i emërvendeve të Kosovës, Tiranë, 2006.

·  Çabej 1 (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë), Prishtinë, 2006.

·  Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt (teza e magjistraturës) Prishtinës, 2000.

·  Onomastika e Gallapit (teza e disertacionit), Prishtinë, 2004.

·  Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, Prishtinë, 2005.

·  Profesor Jup Kastrati për Kosovën, Prishtinë, 2004.

·  Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, (bashkautor), Prishtinë, 1996-2000.

·  Kafeneja ballkanike, (dramë), Prishtinë, 1996, Shkodër, 2000.

·  Grua e dashurua, (poezi) Prishtinë, 1996.

·  Flamuri vjen nga Kosova, Prishtinë, 1994.

-----------------------------------------------------

 

klajd kapinova

 

Kush jeni ju z. Bollano ?

 

Nga: Albert  Zholi

 

Perpara zgjedhjeve vendore ne Shqipei ne gazeten Ndryshe pata botuar komentin “Bollano, Pirro Dhima, Progonati dhe une”. Nje koment qe ngjalli reagime ne qarqe te ndryshme greke ku dhe nisen furtunen e e-mail-eve ne adrese te gazetes per personin tim. Cfare nuk shkruhej ne to. Arrihej deri aty sa te thuhej kujdes se grekerit i lexjne me kujdes keto shkrime... se...Pati dhe debate mes kercenimeve agresive. Nga Greqia si dhe te vetquajturit voriepiriot me emra nga me te bukurit grek qe nuk kane asnje gje te perbashket me ata te lashtesise.Dhe furia vazhdoi disa dite. Por asnje lloj debati nuk ishte shkencor, historik apo intelektual. Te gjithe vetem shanin, fyenin, kercenonin. Por ja tani del ne skene prap Bollano dhe hedh idene e vorio epirit. Idene e shkeputjes.  Bullona qe nuk di asnje faqe nga historia. Bullano qe eshte po aq lab sa une. Cfare mendje te mjera qe ka dhe ne kete shekull. Dhe une Bullones (keshtu i takon te quhet) po i rikujtoj shkrimin e meparshem.... Qe te mesoj origjinen dhe te mos jete bukeshkale....

 Unë kam respekt për popullin vëlla grek, ku dhe një grimëz  njerëzore (nga ta që kam njohur nga afër), nuk do të donte  të quhej grek një shqiptar. Po ja që segmente të  politikës shumë herë ndryshojnë shumë nga populli, dhe pse politika përbëhet nga bij populli.

Politika mund të  kthehet në një armë për pushtet vetëm  kur vihen në rrezik interesat më të mëdha të një populli dhe të një vendi dhe jo të banalizohet për interesa vetjake apo segmenteve të caktuara. PUSHTET-LAVDI-PARA  duket se është kthyer tashmë treshja (kryetar i Bashkisë Himarë) BOLLANO -DHIMA-NINI . Është pa dyshim një fill ildisës ai që qep nën cohë deklaratën e Papulias për egzistencën e Vorio-Epirit,  incidentet në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të PDNJ-së në Himarë dhe më pas deklaratat e çuditshme të futbollistit Sotir Nini në Greqi. Është njoftuar se talenti shqiptar  nuk do të marrë pjesë në rradhët e shpresave shqiptare ndaj grekëve, dhe e gjitha kjo reklamohet më zë të lartë nga ëeb-saidi grek  goalneës.gr, i cili njofton se talenti shqiptar që aktivizohet me Parathinajkosin në Greqi, Sotir Nini, do t’i thotë jo ftesës së Shqipërisë, për të luajtur me ngjyrat helene. Madje në ëeb sajdin grek thuhet se Federata e Futbollit të këtij vendi kanë nisur procedurat për pajisjen me pasaportë greke të futbollistit me origjinë nga Himara. Lojtari që është vetëm 16 vjec e 9 muj është vënë në qendër të vëmendjes në Greqi, duke u cilësuar si një nga talentet më premtuese të këtij kampionati. Me golin e shënuar në ndeshje Parathinajkos-Panionios, Nini u fut në historinë e këtij klubi si lojtari më i ri që shënon në një ndeshje të kampionatit. Për momentin ai ka vetëm pasaportën shqiptare, por ish shtangisti shqiptar Pirro Dhima nxitoi ta quante një grek të pastër sapo talenti i shqiptarit  u shfaq në botën e futbollit grek duke fituar faqet e para të shtypit. I njëjti Pirro Dhima na del përpara shtypit grek me deklarata të ndryshme nga ato që tha në vendin e tij, kur e vizitoi vjet. Ai  u shfaq   i penduar për deklaratat 1994-2005 u shpreh  që e donte Shqipërinë dhe se  nuk i interesonte politika. Por politika i intereson ustallarëve grekë që i kanë veshur uniformën ushtarake greke.  Dhe ato ia kanë përshtatur karakterit të tij sipas dëshirës dhe rregullave të tyre. Këtë uniformë duan tia veshin dhe futbollistit më të ri shqiptar, yllit më të ri shqiptar, Ninit.

 Bollano-Dhima-Nini është tashmë treshja që nxit sherrin politik dhe sportit i heq kurorën e bashkimit dhe miqësisë.  Dhe pikërisht në një moment delikat (sic janë zgjedhjet lokale) për Shqipërinë dhe shqiptarët, Himara kthehet në mollën e sherrit të politikës . Kjo situatë si gjithnjë në acarimin e saj, ka përafër të huajt:

-Në Himarë përfaqsues të ambasadës amerikane kanë vënë re se  situata zgjedhore aty ka patur vazhdimisht probleme.

-Ndërsa Bollano problemet e Himarës si gjithmonë i zgjidh në Athinë. Aty takon elektoratin, aty po qan hallet e popullit, aty merr të dhëna për tërmetet.

 Himara dhe në këto zgjedhje kthehet  në qytetin më problematik. Himara e qetë, parajsa e bregdetit jonian kthehet kështu në pikën më nevralgjike të Shqipërisë vetëm nëpërmjet acarimit të situatës me deklarata revanshiste të ndonjë prej udhëheqësve të saj lokal. Bollano deklaron se Himara është e banuar nga minoriteti grek. Gjeografikisht Himara shtrihet  në kërthizë të Labërisë. Në qendër të një krahine që është dhe pjesa më patriotike e Shqipërisë. Një pjesë që në gjithë këta vite nuk e ka ndjerë kurrë minoritetin si një ciban të huaj. Por ja që politika (segmente të caktuara, e theksoj këtë),nuk e duron dot bashkëjetesën. Politikanë anakronikë grek, dëshirojnë konfliktin, thirrjet, sharjet, divergjencat. Ajo të rrëmben atdheun dhe i vë emër tjetër. Ajo shfrytëzon gjithcka për qëllimet e veta. Dhe në këtë rast nuk ka më mirë se idhujt që dalin nga sporti dhe që janë shembuj për mijëra sportdashës.  Kjo tregon që dhe sporti po politizohet. Sporti që i bashkon njerëzit në të gjitha kontinenetet. Dhe kjo deklaratë, si gjoja rastësisht lëshohet pikërisht në prag të zgjedhjeve. Arsyeja është më se e qartë. Bile më  e qartë se drita e diellit. Në Himarë duhet të fitojë medoemos PDNJ-ja sepse ndryshe nuk mund të egzistojë “Vorio-Epiri”. Dhe ja ku gjehen mjetet për ta vënë këtë gjë në jetë.  Një përkrahës i madh i Ninit deklarohet dhe  Pirro Dhima. Ai që sportin e ka kthyer në politikë dhe në një vegël në funksion të Vorio-Epirit. Pirro që luan me ndjenjat e shqiptarëve.

Të jesh grek nuk është turp, por krenari. Cdo njeri kombësinë e vet e ka pasaportë të ndërgjegjes dhe e përcjell me emocion. Sigurisht, duke u nisur nga ky ndërgjegjësim që ka egzistuar tejemot në kohë  moderrne e të vjetra cdo mohim i saj është tejcim vlerash. Ndërkohë që të mohosh kombësinë për interesa meskine ekonomike, të fshehësh gjenalogjinë e prejardhjes është një turp sa personal dhe kombëtar.

Edhe pse vetë kam shkuar dy herë në Progonat, dhe pse babai im ka një shekull larguar nga Progonati i rrallë i bilbilenjve (në moshën 5 vjeç), kurrsesi nuk mund ta mohoj origjinën time. Përkundrazi e përcjell atë me krenari dhe emocion. Askush nuk të vlerëson kur mohon atdheun apo origjinën, ndërsa  të huajt  për motive të ndryshme të shfrytëzojnë momentalisht. Në periudhën e luftës në Kosovë , kur isha gazetar në Greqi, një gazetar grek i Radio “Sky” më thotë:

-Ju jeni nga Tepelena e Pashait, pra jeni Vorio-epiriot!

Dhe unë me qetësi i thashë:

Nuk kam dëgjuar ndonjë grek të ketë emrin Ali. Si atëherë vendlindja e Aliut është greke?! Unë jam shqipar 240 karat, pa sheqer fare.

Duke lexuar historinë e Progonatit, në rrënojat e fshatit të vogël ndodhen dhe rrënojat e gjyshërve të Pirro Dhimës si dhe të Bollanove (kryetar i bashkisë Himarë). Pra Bollano, Pirro dhe unë jemi nga një fshat, vecse fisi i tyre ka ikur prej 90 vitesh më parë se babai im nga Progonati me vulë (ndoshta gabohem në vite).

-Bollano në Himarë mësoi greqisht, gjyshërit e Pirros po ashtu, ndërsa babai im nuk shkoi në Himarë por në Tiranë dhe më pas në të gjitha anët e Shqipërisë. Dhe një pjesë e madhe himarjotësh kanë qenë të tillë.  Bollano deklaron se himarjotët janë grekë. Pirro deklaron  se është grek i lindur, ndërsa i bën thirrje dhe Ninit futbollistit shqiptar për pasaportë greke.

Tashmë e gjitha kjo histori është ildisur sipas veshjes së një pjesëze ultranacionaliste të politikës greke. Dhe Bollano-Dhima nuk janë gjë tjetër vetëm gjilpëra që përdoren për të qepur politikën e tyre. Politikë që mund të ndryshonte kombësi, nëse Pirro Dhimës do ti ndodhte të përfshihej në eksodin drejt Italisë. Nëse do jetonte në Durrës dhe do kish emigruar në Itali, shumë shpejt do deklaronte se ishte italian. Sepse për të dhe për disa të tjerë kombësia është kthyer në një mjet për tu bërë i pasur e i famshëm, por dhe  njeri pa karakter.

 

Poeti i britmës së kumteve amtare të lashta e lirikave

Postuar më 25 May, 2007 nga admin

Profil poeti
Nga Klajd KAPINOVA

Anton Çefa (1934), u lind në Shkodër, ku edhe kreu mësimet fillore e të mesme. Studimet e larta i ka ndjekur në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar Shkodër e i ka kryer ato në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin
e Gjuhës, Letërsisë e Historisë së Shqipërisë-Dega e Korrespondencës, në vitin 1962. Ka shërbyer si mësues në shkollat 8-vjeçare dhe të mesme. Për punën e tij si
mësues është nderuar, mbas rënies së diktaturës, me titullin “Mësues i merituar” (19). Gjatë periudhës së regjimit komunist, ka botuar në shtypin e qytetit e shtypin qëndror periodik, shkrime rreth psikologjisë
etnike dhe pedagogjisë popullore të popullit tonë.
Mbas përmbysjes së këtij regjimi, ishte një ndër themeluesit e gazetës demokratike “Shkodra” (1991), e para gazetë lokale demokratike në Shqipëri, dhe anëtar
i këshillit botues të saj. Gjithashtu ka qenë anëtar i këshillit botues të revistave “Rrezja e jonë” (Shkodër, 1991) dhe "Kumbona e së Dielles" (Shkodër, 1992), që filluan të botohen në Shkodër asokohe. Për një periudhë të shkurtër, ka punuar si drejtor i Radio
Shkodrës (1992). Në vitin 1993, ka emigruar
familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga viti 1994, është editor i gazetës “Dielli” (1909), organ i Federatës Panshqiptare “Vatra” (1912) dhe bashkëpunon pa ndërprerje. Ka botuar në gegnisht, përmbledhjet poetike: “Dritarja e një britme” (Lezhë, 1999), “Heshtja ka tingull guri” (Shkodër, 2002). Poeti i talentuar Gjekë Marinaj, me banim në Dallas (Texas), për artin poetik të Anton Çefës, krijime të
ruajtur në fshehtësi, gjatë kohës së diktaturës në Shqipëri (1944-1990) vlerëson: ““Heshtja ka tingull guri”, ndonëse po bie në duart e lexuesit për herë të parë, është ruajtur si fosil në shpirtin e poetit që
nga dekada e katërt dhe e pestë, të shekullit që sapo kaloi, a edhe pak më vonë. Pra kemi të bëjmë me atë kohë, kur në bisedat e ditës së qytetarëve flitej kryesisht për pushkatimet e njëpasnjëshme të intelektualëve, klerikëve, poetëve e të gjithë atyre që guxonin të komunikonin zëshëm me ndjenjat e tyre. Mirëpo, për natyrën njerëzore, në një përspektivë të veçantë, shprehja e ndjenjave është e barabartë me
instiktin e frymëarrjes. Ndërsa për poetët, kjo domosdoshmëri humane, është e disafishuar në më tepër se një kuptim.”. “Fjalë në vargoj të muzgët” (Shkodër, 2003), është vëllimi tjetër poetik i editorit A. Çefa.
Libri shoqërohet me parathënien: “Poezia si formë e mbijetimit dhe e pasurimit shpirtëror”, shkruar nga studiuesi e pedagogu i Universitetit të Kozencës në Itali Prof. Anton Nikë Berisha. Pjesa e mbasme e
vëllimit, ka një vlerësim sintetik, hartuar me kujdes e kulturë fine nga studiuesi i njohur në Rumani Prof. Ardian-Christian Kyçyku. Ai ka gati për botim 2 libra
studimor, për të cilat, ka punuar në një hark kohor prej 30 vjetësh: “Psikologjia etnike e popullit tonë-tradita”, “Edukatë popullore shqiptare”. Punimin voluminoz e ka paraqitur për gradën shkencore, por për arsye biografie nuk i është pranuar. Studiesi e publicisti Çefa, punon pandërprerje në hulumtimet e
kulturës dhe traditës së hershme shqiptare, duke i dhënë jetë dorëshkrimeve, që presin të botohen: “Kritikë letrare: syzime-analiza-intervista”,
“Ftillime publicistike”, “Portrete”, “Noli e Konica” (ese), një përmbledhje poezish origjinale dhe një përmbledhje poezish të përkthyera nga italishtja e anglishtja. Për lexuesit e rubrikës profil poeti, po
ofroj të kundrojmë sëbashku, kënaqësinë që të japin tubëzat lirike: “Motivet e gurit”, “Kulti i fjalës”, “Motivet e Shkodrës”, “Motivet e stinëve” të pabotuara më parë. Poeti Anton Çefa, jeton me familje në New Jersey.
klajdkapinova@yahoo.com


Jehe melodish

Në mendimin tim
thërmohet nji tingull guri
e vorbuj flake
ngre në çdo pikël gjaku
mandej nji mal me dhimbje
e jehe melodish
ma të lashta se kohë e gurit.

Enigma e gurit

Gjithkush dashunohet n’diçka
e unë u dashunova në enigmën e gurit.

Në rebusin e gurtë
gjeta shtegun e andrrës
e mugullimin e sythit të njomë
në prak pranverash.

Xixa stralli
ma ndezin eshkën e gjakut
e jam dell i ngrimë në ballin e shkambit.

Gjithkush dashunohet n’diçka
e unë u dashunova në enigmën e gurit.

Guri - rit i shejtë i të parëve të mi.

Mallkimi i gurit

Që në kohnat ma të para
stërgjyshi im në logun e kuvendit
faqe burrave urtakë
u përbetue mbi gur…

Dhe guri ia lëshoi namën e vet :

“Mallkue qoftë çdo gja qi s’asht gja,
mallkue qoftë fjala,
nëse nuk zbulon të vërtetën,
lëvizja nëse nuk synon drejt dritës,
ngjyra nëse nuk ruen fytyrën,
forma nëse shtrajtëson njeriun,
pesha nëse nuk randon ku duhet !
Mallkue qofshin !

E mallkimi më ndjek që shtatqind brez.

Pesha e fjalës

Kur dora e brengës troket
në damarët e votrës
e prushi i saj përndizet
e harliset
në të gjitha enët e gjakut,
të dhemb shpirti, vëlla,
e peshon si guri fjala
e ma tepër se guri.

Filli i fjalës

Fëmijë,
ia kërkova fillin fjalës:

Përtej bukurisë, qielli,
Përtej dashurisë, nana,
Përtej flijimit, Atdheu,
Përtej vetvetes, emni.

Emni,
në mes të kangës
e të gjamës.

Miha në gojën e shpresës

Miha në gojën e shpresës
e mbolla nji fjalë
e fjala u ba dhimbje.

Lule e shpeshtë e kësaj zagne
qi quhet jetë.

Kryqëzim

Kryqëzohem tek fjala,
fjala kryqëzohet tek unë.

Në fjalën time digjem,
përsëdytem prap tek fjala.

Hini i stërdjegun i Feniksit
Fjala .

Kulti i fjalës

Ka nji kufi të artë
gjithësia :
aty ku mbaron së djeguni
nji botë
fillon nji tjetër botë
e gjallë me fije bari e jete.

Në altarin mes dy botëve
si lutje e shejtë
kulti hyjnor i fjalës
ringjallë në dritë.

Shnjoni

Si çdo vjetë
Shnjoni i ndezi flakadajt
Dhe valles ia dogji hapin.

Deri në ag të ditës
Përzhiten kambët e shpirtnat.

Kristianizmi pagzoi me emen të ri
Zakonin e vjetër
E arbërit mbeten arbër.

Zjarre të fikuna dikur
Ndezen rishtas në gjokse e të rijve
Ditën e Shnjonit.

Pax Vobis !

“Pax vobis ’, kufoma jetësh të zhgënjyeme!”
Pëshpërisin gjuhët e blerta të selvive
E shelqeve u ranë gojët
Në litani mortore pa mbarim.

Mbi eshtna martirësh randojnë
E dridhen prej pezmi gurët e zajeve,
Kullojnë helm kaltërsitë.

*U kushtohet patriotëve të pushkatuem
mbas mureve të Rmajit, në Zall të Kirit.

Stinë panairesh

Stinë panairesh dehëse,
Pranverë e delireve
Që tallaziten në gufim të gjakut
Ndër dej.

Panair tingujsh të blerë
Kah dridhen në fërgëllim të kalesës,
Ma të lehtë se drita
Që feks mbas degëzave të kopshtit.

Panair ngjyrash
Ma të brishta se fjalët e zogjve
Në endje ylberesh.

E aromat,
Oh panairet e aromave,
Ma të kandshme
Se fryma e foshnjeve në djep!

Stinë panairesh dehëse,
Pranverë e delireve!

Vapa djegagur
(Vera)

Fjolla rrezesh të zjarrta
Që nuk shihen
Gëzojnë ditët e dasmës
Me rituale vape.

Nji gjinkallë e çmendi
Gushtin djegagur
Deri në frymë të fundit.

Mendimet si kallijt
Kanë ulun krenat
Mbi ditën që digjet
Pa zhurmë.

Në damarët e vjeshtës

Më zverdhon gjaku në damarët e vjeshtës.
në ninëzat e syve të saj
më pushon mendimi.

Krahët e drujve
përkulën prej peshës së mallit.

Strehët pikojnë pa pra
lirika me gri të muzgët.

Çast

Në pritje të blerimit
damarëve të mendimit
rrjedh gjaku i vjeshtës.

Akuarel

Me fishkëllima ernash
masgallave të jetës
rreh krahët vjeshta.

Me njolla ari e bakri
varet në degët e pemëve
andrrimi.

Me tinguj të verdhë e të kuremtë
rekton mbi gjethet që bien
nji kumbim
si lutje jetimi.

Në foletë e fjalëve
trumhasen të trembun
trishtilat e trumcakët.

Tundzitet ajri

Tundzitet ajri hapsinave të qelqta
e zhurmat
e fjalët.

Randue prej mija puthjesh buzlagëta
të shiut
që rigon pritueshëm,
gjethet murmurisin
meloditë e erës n’kalim.

Si çerdhuklat
tremben vegimet
n’flutrim drejt brigjeve t’andrrueme.

Humbja e kujtesës

Në pëlhura damarësh të gjetheve
të vjeshtës
u mplak kujtesa e blerimeve të dikurshme
e humbi.

Sythat në stinët e ardhshme
nuk do të trashigojnë asgja
veç dhimbjes së degëve të mardhuna
dhe ankthit
me thanë një fjalë të blertë.

Grishje e brymtë e gjetheve

Gjethe që bien,
një grishje e brymtë
lamtumire.

Çerdhe që varen
ndër degë t’lakuriqueme
e lëkunden
n’ kujtime t’harrueme.

Shi që s’pushon
e lan kalldrame ankthesh
kah dalin ma të dlira
n’shkelqim me ngjyra t’ikjes.

Rosat e egra

Në horizontet e mbylluna
përhumbet e tretet ngadalë
vizatimi gjeometrik i rosave të egra -
trazim i përkohshëm
i qiellit gri të shpirtit dimnuer,
që tërhiqet i trembun
nga mospërfillja e klithmave të tyne
të lamtumirës.

Puthjet e bardha

Flurore fjolla bore
zbresin fushoreve.

Nji mori lulesh në xham
sajojnë puthjet e bardha.
dikush shpejton të hapë nji shteg
te rruga,
nën derë të moshës nji plak
i ndrydh mendimet.

Fjollat e borës flurore
ngadalë
zbresin fushoreve.

Dimen

Dheun e mbulon
bardhësia e mendimeve të borës.

E flokët e saj
mbi shpirtin e qelqtë të dimnit
me mija forma
lulet i çelin të ngrita.

Andrra të dridhshme
të ftohta
puçrrizen mbi gishtat e degëve
që presin pranverën.

_____________

 

Trebeshina derguar diktatorit Enver Hoxha

 

Duhet hequr dorë nga rruga e Luigjit të Katërmbëdhjetë -Promemorie për Enver Hoxhën, Komitetit Qendror të P.P.Sh., Tiranë 
 
Ngjarjet e fundit më kanë bërë të mendohem seriozisht, sa për faktin që ndodhën, aq edhe për shkaqet që bënë të ndodhnin. Mendoj se edhe ju duhet të mendoheni për këto gjëra dhe, më shumë akoma, se ato nuk duhet të ndodhin në një shoqëri socialiste.
Këtu nuk është fjala se u bënë veprime të shëmtuara  kundër meje, kundër një shkrimtari, nga një Lidhje Shkrimtarësh dhe në mënyrë të organizuar. E keqja është se këto sulme të këtyre shkrimtarëve u bënë të drejtuar nga ju dhe në emër të një shoqërie të ndërtuar idologjokisht dhe politikisht nga ju, në mënyrë që nuk mund të pranohet që është socialiste.
Kështu sa më sipër, del se problemi konkret na paraqitet në dy pamje të përcaktuara mirë. Njëra nga pamjet na paraqitet përmes atyre rrjedhimeve që vijnë drejtpërsëdrejti nga qëndrimi juaj teorik në lidhje me letërsinë, qëndrim që ju e keni paraqitur në formën e
një ligji, që nuk mund të diskutohet; kurse pamja tjetër paraqet, gjithashtu, në formën e diçkaje absolute pikëpamjen tuaj politike për ndërtimin e shtetit dhe të shoqërisë. Duhet të pranojmë sinqerisht se në të dyja rastet ndeshim në mënyrë të pagabueshme
me absolutizmin e Luigjit të Katërmbëdhjetë.
 
Në këtë fillim tetori dhe duke u nisur nga dëshira e mirë që ju të mos shkelni në rrugë të gabuara, që do të kishin pasoja tragjike si për vendin tonë, ashtu edhe për ju personalisht, vendosa që ta shkruaj këtë “promemorje” dhe t’a nis pa humbur kohë.
Tashti le të shikojmë veças secilën nga pikëpamjet tuaja kryesore, atë lidhur me artin dhe atë që ka të bëjë me këtë realitet të ndërtuar prej jush. Kam bindjen se ju nuk e keni vetëdijen e rreziqeve që vijnë prej këtij realiteti të ndërtuar në mënyrë të tillë.
 I:
Problemi në shfaqjen e tij ideologjike. Të gjithë këtu në Lidhje, në harmoni edhe me ata përfaqësues tuaj, që sollën këtu porosinë tuaj, këndojnë në mënyrë të përsëritur një himn për një realizëm të quajtur “socialist”. Pa qenë nevoja të jesh shumë i zgjuar, këtu arrin në përfundimin e pashmangshëm se, ose ekziston një “realizëm” ose, që prej momentit që ai ka nevojë t’ vihet një bisht, ai pushon së ekzistuari.
Realizmi ose është realizëm, ose nuk është fare i tillë! Që këtej del se kjo rrymë letrare, që në fillim të saj, niset shtrembër dhe kuptohet se çfarë gjëje e përbindshme do të dalë më tej.
 
Vetë emri realizëm socialist bëhet garanci për shtrembërime të përbindshme që edhe tashti kanë nisur të duken me tërë qartësinë e formës dhe të përmbajtjes së tyre.
Le të shikojmë konkretisht ç’përmbajnë veprat letrare të realizmit socialist, qoftë edhe ato më të mirat.
Nje inxhinier i mirë, një inxhinier i keq dhe një i gabuar që ndreqet!… Një fshatar i mirë, një i keq dhe një që ndreqet!… e kështu me rradhë. Një i mirë, një i keq dhe një që ndreqet!…
Komunistët janë gjithmonë heronj të situatave, ata vijnë në faqet vetëm për të na recituar monologë me përmbajtje heroike!…
Le të kthehemi prapa në histori dhe le të shohim se si qëndronin punët në kohën e Luigjit të Katërmbëdhjetë.
Aty ishin ndarë punët në mënyrën më të qartë. Mbretërit dhe Princat e kishin siguruar pjesëmarrjne e tyre në veprat më serioze. Ata lëviznin vetëm nëpër tragjeditë, kurse populli, të gjithë ata që ishin më poshtë se mbretërit dhe princat, e kishin vendin e
tyre në veprat qesharake. Ata ishin objekt gazi, përqeshjeje dhe fyerjesh të të gjitha llojeve.
Tani a mund të pranohet si e drejtë që një gjë e tillë të zbatohet në shekullin e njëzetë dhe në një shoqëri që pretendon se është socialiste?
Mesa më sipër, del qartë se realizmi socialist ka lidhje të drejtpërdrejtë me idetë e absolutizmit francez, qoftë si teori, qoftë si praktikë. Megjithatë gjëja më e keqe nuk na shfaqet në praktikën e shgarravitjeve letrare, se ato si vepra të dobëta do të zverdheshin në vitrinat e librarive dhe shumë shpejt do të harroheshin edhe nga vetë autorët e tyre.
Gjëja më e keqe, sipas mendimit tim, vjen nga fakti se e gjithë puna letrare po organizohet sipas modeleve mesjetare të urdhrave fetare të murgjëve.
Kështu Lidhja e Shkrimtarëve është e organizuar si një urdhër murgjish mesjetarë. Në krye të Lidhjes është një Mjeshtër i Madh dhe të gjithë janë të detyruar ta dëgjojnë, përderisa vazhdon funksionin e Mjeshtrit të Madh.
A nuk e kuptoni se është një koncept dhe veprim mesjetar të ndash në këtë mënyrë “funksione” dhe “privilegje”.
Le ta shikojmë si keni vepruar ju gjatë këtyre viteve.
Ju vendosni në Komitetin Qendror që Kolë Jakova të jetë një shkrimtar i madh dhe të gjithë përposh aprovojnë mendimin tuaj. Kritika thërret e çirret që “Halili dhe Hajrija” e Kolë Jakovës është një vepër e madhe!… Pastaj vëmendjen tuaj, së bashku me favoret i
fiton Dhimitër Shuteriqi, si kryetar i Lidhjes dhe si… Më mirë le ta lëmë këtë pikë!…
Shkrimtarët janë qytetarë me të drejta të barabarta me gjithë të tjerët dhe nuk është e drejtë që në mënyrën më të paligjshme t’i përgjigjen një çensure nga më të çuditshmet. Në qoftë se për një arsye ose për një tjetër ju ngulni këmbë që të ketë çensurë, atëherë ajo
të krijohet si një institucion dhe t’i ushtrojë hapur funksionet e saj. Këtu nuk është fjala për një ose dy shkrimntarë, për mua ose për ndonjë tjetër, këtu del në shesh fakti se, pa u kuptuar , po ndërtoni një letërsi mesjetare, me konceptë mesjetare të trashëguara nëpërmjet absolutizmit francez. Ka ardhur koha që të kuptohet se një letërsi si ajo që po
kërkoni ju, na kthen mbrapa në kohën e Luigjit të Katërmbëdhjetë. Prandaj ka ardhur koha të hiqet dorë nga praktikat si këto që po vihen në jetë në shoqërinë tonë dhe të kuptohet një herë e mirë se arti, duke qenë i një natyre specifike nuk mund të përfshihet në format organizative të partisë. Ai, arti, megjithëse është superstrukturë dhe lind në një dhe nga një strukturë e caktuar, nga vetë forma e paraqitjes merr vlera dhe forca të tilla që e bëjnë të jetojë në mënyrë të habitshme edhe pasi të ketë vdekur struktura që e lindi!… Shoqëria e vjetër greke ka vdekur me kohë, por përjetësisht të gjalla janë veprat e
Homerit, Eskilit, Sofokliut e të tjerëve. Të njëjtën  gjë mund të themi edhe për Danten që nuk pësoi ndonjë gjë me vdekjen e Mesjetës.
Që këtej del se nuk janë të pranueshme ndërhyrjet brutale në punët e artit, sidomos nga njerëz që nuk kanë asnjë kuptim më të vogël rreth natyrës së tij të veçantë. Formave monarkike të ndërhy-rjeve të ndryshme duhet t’u jepet fund dhe të lihen të qetë shkrim-tarët që kërkojnë nëpër shtigje të vështira rrugët e vërteta të artit. Nuk është mirë që të ndërhyni, duke u shtuar vështirësive reale në art vështirsi të tjera artificiale me anë të funksionarëve të huaj, që njohin vetëm, praktikën e përditshme burokratike, se arti nuk
mund të jetë një ushtrim zyrtar i disa veprimeve të planifikuara nga një qendër e plotfuqishme. Prandaj ju nuk duhet ta trajtoni Li-dhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë si një zgjatje organizative të hallkave të ndryshme që ka organizuar PPSH.
Lidhja e Shkrimtarëve është një organizatë njerëzish të lirë, por jo një hallkë në një shoqëri feudale, ku ushtrohen në mënyrën më të çuditshme të drejta dhe detyra feudale. Lidhur me këto të drejta dhe detyra do t’ju jap më poshtë një, shembull që nuk duhej të
kishte vend në shoqërinë tonë.
Dihet se romani im “Rinia e kohës sonë” është shkruar që më 1948, kurse romani tjetër “Mbarimi i një mbretërie” është shkruar më 1951. Por nuk duhet harruar se romani “Harbutët” i Sterjo Spasses është shkruar që më 1946!… Atëherë pse Partia vë këmbën dhe i ndal këto shkrime më të hershme dhe i jep kohë Dhimitër Shuteriqit që të shkruajë në 1952 romanin e tij pa asnjë vlerë “Çlirimtarët”?…
Pse Partia ia boton me një zhurrnë shurdhuese këtë roman? Pse mobilizon gjithë kalorësit feudalë të kritikës për t’a trumpetuar si ro-manin e parë në gjuhën shqipe?… Dhe jo vetëm si romanin e parë, por si një roman të letërsisë shqipe…. Dhe dihet se në
Shqi-përi janë shkruar edhe më parë, edhe shumë më parë romane… Edhe në gjuhën shqipe!… A është e denjë që të merrej një, parti e tërë në-përmjet funksionarëve të saj kryesorë me gjëra të tilla?
Historia ka ligjet e saj të pashkruara dhe nuk i ka  dhënë ndonjë njeriu të drejtën që të sillet si të dojë me artin. Edhe Luigji i Katërmbëdhjetë nuk e gëzoi ndonjë të drejtë të tillë. Prandaj veprimet e bazuara në një strukturë feudale nuk mund të kenë vend në
shoqërinë tonë dhe ju duhet t’i braktisni. Duhet t’i varrosni kohët e errëta dhe të ktheheni në shekullin e njëzetë, për idealet e të cilit u bë një luftë e madhe dhe u sakrifikuan gjërat më të. shtrenjta.
 
II:
Problemi në shfaqjen e tij politike. Është pranuar nga të gjithë se, sado i mençërn dhe i zoti që të jetë një njeri, ai kurrë nuk mund t’i dijë të gjitha. Shoqëria është një grumbullim individësh me mendime të ndryshme, që plotësojnë një të tërë në lëvizje. Po qe se një njeri i vetëm kërkon t’i zhvendosë të gjithë të tjerët, atëherë rruga të çon në mënyra të pashmangshme tek pushteti një-dorësh. Besoj se ju nuk keni për qëllim që të arrini një gjë të tillë, prandaj duhet të merrni të gjitha masat, duke ndërprerë të gjitha ato veprirne organizative që çojnë në drejtimin që thamë më sipër.
Së pari, një parti që merr urdhra të prera dhe të padiskutueshme nga lart nuk është më një parti, por një repart kazerme. Në parti është një gjë e pamohueshme e drejta për të diskutuar gjerësisht për të gjitha problemet që ka shoqëria. Vetëm kur t’a kemi
diskutuar çështjen gjer në fund, ajo mund të vihet në votë dhe pas votimit do të vihet në jetë vendimi i shumicës.
 
Po si veprohet praktikisht tek ne?
 
Le të kapim rastin e fundit lidhur me luftën kundër meje ve-tëm gjatë këtij viti. Të gjithë të deleguarit që nga prokurori Njazi Shehu, që erdhi në fillim, dhe gjer te sekretari i KQ. Manush Myftiu, ishin njerëz që nuk merrnin vesh fare nga arti dhe letërsia, Atë-herë
si erdhën këta njerëz të diskutonin çështje, për të cilat nuk ishin fare të përgatitur?
Në një numër shumë të madh antarësh partie ekziston mendimi pa bazë se nuk ka kala që nuk e marrin komunistët, por këta njerëz harrojnë faktin e thjeshtë se ata nuk mund të bëjnë , bie fjala, një filxhan të thjeshtë kafeje!… Megjithatë duke u nisur nga bindja
se mund të marrin çdo kala, vijnë në Lidhje të Shkrimtarëve si “nënoficerë” dhe “oficerë” dhe na  kujtojnë se jemi “ushtarë të partisë”.
Në këtë qëndron një gabim shumë i rëndë. Në qoftë se ne do të pranonim se jemi ushtarë të partisë, siç bëjnë me mburrje shumë njerëz, pa u thelluar në një gjë që shkon shumë larg, atëherë do të na duhej të pranonim se ka oficerë… Pastaj do të shkonim më larg,
ne do të pranonim se ka edhe gjeneralë dhe, mbi të gjitha, një kryegjeneral!…Dhe ç’do të bënin të gjithë këta njerëz të mbyllur në këtë piramidë të çuditshme?
Kuptohet!… Do të asgjësonin njëri-tjetrin!… Dhe për këtë duhet të mendoheni ju, që jeni në krye të piramidës!
Duke qenë se e njëjta gjë ndodh edhe me ndërtimin e pushtetit, që nga qendra e gjer në bazë, do të kërkohet gjithnjë e më shumë shtypja e çdo mendimi, gjer sa të arrihet që të mos ketë më asnjë mendim, përveç mendimit tuaj. Kjo do të ishte një gjë shumë e
rrezikshme për ju personalisht dhe për të gjithë popullin.
Thuhet se financat e Francës i ngriti sistematikisht kardinali Risheljë dhe i shkatërroi me luftat e jashtme Luigji i Katërmbëdhjetë. Shqipëria nuk është në gjendje që të luftojë me ndonjë shtet, rrjedhimisht do të luftojë në mënyrë të çuditshme me veten e saj dhe në këtë mënyrë financat e saj do të shkatërrohen plotësisht.
Megjithatë, unë mendoj se shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën shpirtërore shqiptare. Njerëzit do të humbasin besimin te shteti dhe te udhëheqja, do të mbyllen në veten e tyre dhe, që të bëhet i mundshëm sundimi mbi ta, do të lindë nevoja për të krijuar një shtet të ashpër policor.
Dhe ky nuk do të jetë veçse fillimi. Prandaj duhet hequr dorë, dhe sa më parë, nga rruga e Luigjit të Katërmbëdhjetë, nga Versaja dhe shtypja e mendimit, edhe brenda rradhëve të partisë.
Nuk është çështja për fëmijët e varfër që ne i shohim nëpër rrugë, por për atë shtypje të mendimit që po bëhet sistem dhe që do të sjellë si përfundim lindjen e një monarkie të re. Kur të arrijë puna aty, varfëria do të bëhet e tmerrshme dhe vetëm regjimi i një terrori të pashembullt mund të bëjë që të qëndroni në pushtet. Por ai regjim do të jetë shumë më i rrezikshëm për atë vetë. Ftohja dhe largimi i popullit do të sjellë një lëkundje edhe brenda rradhëve të  udhëheqjes, që do të transformohet dalngadalë në një kastë të mbyllur në kornizën e një monarkie pa kuptim në realitetin historik të shekullit të njëzetë.
Në përfundim të këtij proçesi historik ju do të detyroheni të vrisni njëri-tjetrin dhe populli do të mbytet në gjak.
Mendoj se jemi plotësisht në kohë që ta shmangim një të keqe kaq të madhe dhe kjo është arsyeja që po ua dërgoj këtë “Promemorie” të shkruar në mënyrë të ngutshme.
Duke shpresuar se ju do të më kuptoni drejt dhe nuk do t’i keqinterpretoni mendimet e mia.
 
Mbetem me respekt,
Kasëm Trebeshina
 

Tiranë, 5 tetor 1953

-----------------------

 -------------------------

 

Vorio Epiri

"Martirët" e Epirit

 Nëse, ndjesë pastë, Metreniku do të jetonte mes nesh, nuk do të shkruante: "Kur teshtin Franca, ftohet gjithë Evropa", por "kur ka zgjedhje në Himarë ‘tërbohen‘ Tirana, Athina dhe Brukseli"! Kronikat na japin të drejtë. Këto ditë, "sebep" u bë kryetari i bashkisë. Në miting këndohet himni grek. Kaq u desh: Mori flakë gjaku nacionalist demokrat. Megafon. Britma. Grushte. Policia. Arrestime. Intervista e Vangjel Dules. Si do të mbyllet meseleja? Rolin e orakullit mund ta bëjnë kronikat e viteve të shkuara.

 16 Nëntor 2003

Ende pa përfunduar votimi në katër zona të Himarës, 30-40 nacionalistë grekë rrethuan ambasadën e Shqipërisë në Athinë. Bënë aq shumë zhurmë, saqë i detyruan diplomatët shqiptarë të ngujohen gjithë natën në selinë e ambasadës. Një ditë më vonë, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, qirja Jorgos Papandreu, "mallkoi" Tiranën se nuk është e zonja të zhvillojë zgjedhje të standardit evropian. "Ison" Papandreut ia mbajti Kris Paten nga Brukseli. Munxët Tiranës! E të tjera e të tjera, po të huazojmë stilin e Teodor Kekos... Pse ky mllef? Ka shumë arsye. Nuk më shkon për shtat detyra e analistit. Preferoj zanatin e kronistit.

 Korrik 1995

Athina "digjej" si të ishte poshtë një saçi. Pikërisht mes kësaj vape, një grup miks - politikanë dhe gazetarë - zunë vend në hotelin "President". Mes gazetarëve ishte edhe Ben Blushi, Frrok Çupi, Blendi Fevziu, Armando Shkullaku, Arian Çani, Reiz Çiço etj. Politikanë ishin copë dy: Musa Ulqini nga socialistët dhe unë nga demokratët. Një ditë, në hollin e hotelit, takova ish-deputetin socialist, të ndjerin Theodhori Bej. Vinte nga Amerika së bashku me Servet Pëllumbin me Anastas Angjelin. Kishin marrë pjesë në Kongresin Panepiriot. Sebep për kongresin ishte bërë lirimi nga burgu në Shqipëri i 5 minoritarëve. Ende pa "shijuar" lirinë, i kërkuan në Amerikë. "Pritja ishte madhështore, më tha deputeti, vështirë të përshkruash hotelet luksoze ku fjetëm, restorantet ku hëngrëm, dietat e majme që morëm. Ish-të burgosurit u shpallën heronj të Greqisë? Jo! Të Epirit?! Po pse? Sepse pas 50 vjetësh, këta të burgosur nga Berisha, u bënë sebep që në shtypin botëror të zihet në gojë Epiri! Violinë e parë ishte Nikolas Gage. U organizua edhe një seminar. Folën ish-të burgosurit. Në sallë shpërtheu histerizmi. Të gjithë ulërinin në kor: "Zito i Epir!" (Rroftë Epiri!)

 Oratori i parë: Ju jeni më shumë se heronj! Ju jeni martirë! Ju vutë shpirtin, vuajtjet, sakrificat në themelin e Shtetit të Ardhshëm të Epirit!

 Oratori i dytë: Ne, lobi greko-amerikan, nuk do të lejojmë të vuajnë vorio-epirotët nën diktaturën e Berishës! Djemtë tanë do të bashkojnë Epirin e Veriut me Epirin e Jugut! Mjaft "fjeti" Shteti i Epirit në analet e historisë!

 Oratori i tretë: Ne nuk presim lëmoshë nga Simitis! Ne duam që ai, si Kryeministër, të radhitet midis nesh. "Zito i Epir!".

 Unë: Të flasësh për një Shtet të Epirit do të thotë të ndryshosh kufijtë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo do të thotë të prishësh disa ekuilibra të vendosur në Ballkan! Nga ana tjetër Greqia është anëtare e Këshillit të Evropës. Sipas Kartës së Helsinkit, askush nuk ka të drejtë të ndryshojë kufijtë e vendosur midis shteteve të Evropës.

 Ai: Mund të gjenden shtigje, brenda të Drejtës Ndërkombëtare, për të ndryshuar kufijtë, ose siç thotë populli: mishi të piqet dhe helli të mos digjet! Ja një skenar i "gatuar" nga lobi grek. Në Greqi, të paktën nga ana gjeografike, ekziston Epiri i Jugut. Në Shqipëri është Epiri i Veriut. Me vullnet të qeverive në Tiranë dhe Athinë, mund të organizohen dy referendume. I pari në Greqi. I dyti në Shqipëri. Në referendum mund të kërkohet krijimi i dy federatave. Pra, nuk kemi asnjë ndryshim të kufijve midis Shqipërisë dhe Greqisë: është hapur vetëm "drita jeshile". Po u krijuan dy federata, vjen një ditë dhe organizohet një tjetër referendum. Pyetet populli: Doni të bashkoheni në një Konfederatë?

 Në atë ditë korriku, duke qenë në kryeqytetin e Greqisë, e mora për shaka filozofinë e bisedes me deputetin. Kur nisi kryengritja në Pranverën ‘97, ndjeva që bisedat në atë mot nuk ishin pjellë e fantazisë. Skenari i "gatuar" nga lobi grek në Amerikë po shkonte drejt realizimit. Kush ka jetuar në Shqipëri në atë mot, nuk ka nevojë për komente. Unë, për të qenë sa më afër të vërtetës, do të rrëmoj në shtypin grek të asaj kohe. (Artikujt janë mbledhur dhe përkthyer nga miq të Shqipërisë).

 5 Mars 1997. Kanali televiziv "Mega" dhe gazeta "Stohos". Së pari, sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio-Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesë së jugut nga pjesa tjetër e vendit duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë. Kështu kriza është spostuar atje, ku popullsia është greqishtfolëse. Së dyti, oficerë vorio-epirotë drejtojnë kryengritësit. Midis tyre edhe Kiço Mustaqi, ish-ministër i Mbrojtjes. Ngrihet Flamuri dhe shpallet autonomia në Himarë dhe Tepelenë. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: "Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë!

 18 Mars 1997. Kanali televiziv "Sky". Sot mbërriti në Jug të Shqipërisë Janos Kranidiotis, zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Pas takimit me komitetet e kryengritësve ai deklaroi: "Kemi pika të përbashkëta me kryengritësit. Kërkesa e tyre është largimi i Berishës, ndryshe do të marshojnë drejt Tiranës... ose do të sulmojnë të gjithë qytetet në jug të Tiranës, duke formuar qeverinë e Jugut të Shqipërisë...". Kur u bë kjo vizitë e diplomatit grek? Në kohën kur ishte krijuar Qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe Kryeministri Fino kishte bërë betimin në Parlament. Ndërkohë, Fino kishte marrë telegrame urimi nga Prodi, Simitis dhe nëpër Tiranë ishte shfaqur fantazma e Vranickit. Me kë u takua diplomati numër dy i Greqisë? Me "komandantët" legjendarë që drejtojnë kryengritjen e armatosur, me mbështetjen e partisë komuniste, kundër Berishës!

 Tani le të gjykojmë. Greqia është shtet modern. Anëtare e Bashkimit Europian. Pretendon të jetë "leaderi" i Ballkanit. Por a mund të gjendet një rast tjetër në Europë dhe në botë, kur një diplomat i një shteti që ka firmosur Kartën e Helsinkit, të mbështesë kryengritësit që duan të marrin pushtetin me kallash në dorë? Presidenti amerikan i dërgoi një mesazh të ashpër kandidatit për President të Perusë: "Në se nuk zhvillohen zgjedhje demokratike, embargoja do ta ndajë Perunë nga Bota Demokratike!"

 Dhjetor 1999. U krijua në "ilegalitet" qeveria e Epirit. Për kryetar ka princin Aleksandër i Epirit. Ja edhe teksti origjinal i themelimit: "Tani pavarësi! Që në vitin 1913, Qeveria e Shqipërisë ka pushtuar ilegalisht Epirin. Tani ka ardhur koha të kërkojmë: Epirit t‘i jepet e drejta e vetëvendosjes, e drejtë e cila i përket...". Të jetë një shaka e radhës apo një Don Kishot i kohës sonë, që kërkon të vendosi mbi krye kurorën e Pirros së lashtësisë!? Por fakti që ka edhe adresë në internet www.geocities.com/epirius in exile tregon se nuk është princi me emër Aleksandër, por nacionalistët që i gatuajnë muzën, d.m.th., paguajnë dollarë për të ushqyer këtë ëndërr të marrë për legjendën e Epirit.

 Mitro Çela, SHQIP 25-01-2007

 

Eposi i Shqiptarëve | Kreshnikët

 

 Shkruan: Dr.Shaban Sinani

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i “kultit të epopesë”.
Letërsia shqiptare lindi e u zhvillua për një kohë të gjatë si letërsi heronjsh. Ata që nuk e dinin se ekzistonte në formën tradicionale gojore eposi i kreshnikëve u përpoqën të krijojnë vetë “epope imagjinare” dhe t’i paraqitnin si trashëgime orale. Më pas pati përpjekje për rikrijimin e një epopeje integrale, sipas modeleve të poemave antike.
Në eposin shqiptar, si në çdo epos tjetër, koha vjen e shkon sipas një kalendari të ndryshëm nga kalendari njerëzor, që të kujton mendësinë e “Epit të Gilgameshit”, ku një ditë në kohën e hyjnive është sa njëmijë vjet në kohën e njerëzve. Heronjtë mitologjikë të eposit shqiptar mbeten të vdekur në mejdan për njëqind vjet dhe kur zgjohen thonë: “paskam marrë nji sy gjumë”. Kur Muji mendohet, “sheh barin kah rritet”. Në epos ka vetëm të shkuar të largët dhe të papërcaktuar. Koha në përfytyrimin mitologjik nuk i bindet orës njerëzore.
Hershmërinë e thellë të eposit shqiptar e dëshmojnë dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë - gjegjësisht aloktonisë - së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Ato bashkëjetojnë e ndeshen, fitojnë e mposhten, kërkojnë parësinë dhe e mbrojnë atë. Cikli i Artridëve përmbyllet me dilemën tragjike të Orestit, që duhet të thyejë një traditë e të themelojë një të re: të mbrojë të drejtën e atësisë kundër asaj të mëmësisë. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtë" që këshillon flijimin e nuses në urë të kujton patriarkun, në epos nuk ka patriark. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit, në raport me Omerin (ose "shtatë Omerat"). Në njërën prej këngëve Omeri duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu i krajlit. Këngën rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky është rasti i vetëm kur shfaqet një hije patriarku. Figurë qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Pas Omerit nuk ka më kreshnikë. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashëgohet.
Tipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Zakonisht është thënë se në këtë këngë maten fuqitë tokësore me ato detare ("një bajloz i zi ka dalë prej detit"). Janë gjurmuar e gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi "tim për tim", ashtu siç ishin ligjet e administratës së perandorisë. Në fakt, burimi themelor i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes për të shpëtuar një epokë nga morali i trashëguar prej qëmoti se njeriu mund të flijohej i gjallë - siç ndodh me nusen e murosur në baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, që kërkon natë për natë "ka 'i dash t'pjekun", natë për natë "ka 'i vashë të re". Mundja e bajlozit shënon fundin e asaj konvente që e përligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokësor) i hyjnive të eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik të popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitë kanë një hierarki shumëshkallëshe (nëntokësore, gjysmëtokësore - Persefoni e kalon gjysmën e vitit nën tokë dhe gjysmën mbi tokë- ktonike dhe uranike - qiellore), në eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Në folklorin rrëfimtar, duke përfshirë epin dhe përrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "të bukurën e dheut" (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot rreshtat"), "ato të lumet", shita.
Tipari ktonik i figurave mitologjike të eposit shqiptar përkon me atë stad të mendimit, kur në letërsinë antike helene "perënditë zbritën nga Olimpi", por, megjithatë, mbetën figura të rëndësishme të ndërgjegjes së besimit. Kjo është më e vonët se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, më e hershme se ajo kohë kur perënditë greke u bënë për t'u përqeshur në komeditë e Aristofanit.
"Dy kalendarët" e kohës (jashtëkohësisë) në epos dhe në historinë e jetës njerëzore lidhen me dallimet ndërmjet përfytyrimit mitologjik për kohën në mendësinë e lashtë dhe në mendësinë moderne. Një prej fakteve folklorikë interesantë për këtë është përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas, që shihet si tipar universal i eposit. Në eposin shqiptar, për të treguar largësi, zakonisht thuhet “nantë konaqe larg” ose "nantë vjet udhë". Kjo ngjan me idiomën letrare të eposit të shumerëve, ku largësia tregohet jo me njësi të hapësirës, por me njësi të kohës: "Më zuri shqiponja me kthetra të hekurta,/ Dhe katër orë në lartësi më ngriti". Ose: "Shkuan më tej, dy herë nga njëzet orë,/ Derisa nga larg dalluan një cep toke". Përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas ka lidhje me atë shkallë të zhvillimit mendor të botës njerëzore, kur ende procesi i lëvizjes prej së shkuarës në të ardhmen përfytyrohej si njëdimensional. Në këtë përmasë njësoheshin deri në padallim koha dhe hapësira.
Këto mendësi të një stadi të lashtë antik përbëjnë argumente artistikë parësorë për debatin mbi burimin kohor të eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikëve përmban një ndërthurje tiparesh të eposeve antikë dhe atyre europianë të periudhës mesjetare. Por ka më shumë tipare të eposeve antikë se të atyre mesjetarë. Ekzistojnë një varg argumentesh folklorikë në favor të një përcaktimi kronologjik relativ të burimit të eposit në periudhën e kalimit prej ilirëve tek shqiptarët, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhës së fundme të romanizimit në përballjen me dyndjet sllave.
Në shkencën sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve të eposit serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv të shqiptarëve, dikur nga shekulli i 18-të e këndej. Disa nga dijetarët vendës janë bashkuar në mendimin se eposi shqiptar është "i periudhës bizantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohën e krijimit të "Digenis Akritas" tek grekët. Këto pikëpamje, herë hapur e herë tërthorazi, herë me qëllime të caktuara e herë nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtëzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose të atij bizantin, e vonojnë mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.

Të dhënat e zhvillimit të përgjithshëm kulturor të shqiptarëve tregojnë se eposi verior është krijuar në një periudhë zhvillimi divergjent. Kjo është periudha e ndarjes më të madhe etno-krahinore të viseve shqiptare (Gegëri e Toskëri) - fakti është se nuk gjenden gjurmë të eposit në jug të Shkumbinit. Kjo është periudha e ndarjes së polifonisë në jug prej homofonisë në veri. Kjo është periudha e rotacizmit në jug dhe e nazalitetit në veri. Kjo është periudha e ruajtjes së a-së në gegërishte dhe e kthimit të saj në "ë" në toskërishte. Nga pikëpamja kulturore eposi ka lindur në kohën kur u vërtetuan ndryshimet më të rëndësishme dydegëshe të kulturës shqiptare - gege dhe toske. Kjo nuk do të thotë se eposi është një traditë e mbyllur folklorike në veri. Ka shumë të dhëna që provojnë se cikli verior nuk është aq verior, sa të mbetet i vetëveçuar. Motive themelore të tij gjenden të zhvilluara në folklorin e viseve jugore në formën e rrëfimeve, përrallave apo legjendave.
Nga pikëpamja historike, eposi nuk mund të lindë në çdo kohë dhe nga çdo ngjarje. Vetë eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan, mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e përjashton krijimin qysh në kontaktet e para me popullsinë e ardhur, duke paralajmëruar audiencën se të tjera gjëra ndodhnin “kur kem’ pas’ besë me krajli”. Nga një kërkim në një mënyrë pak tendencioze mund të hetohen edhe të dhëna që shfaqen si dëshmi të një rreziku që vjen nga deti dhe që në nënshtrat mund të lidhet edhe me jehonën e një kohe të pushtimeve romake. Këto fakte e arsyetime lejojnë të mbrohet mendimi se në epos, pavarësisht nga karakteri i tij shumështresor, megjithatë, ekziston një “kohë e parë”. Ajo përkon me shek. 7-8-të, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrime cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (në vend të të folmeve të ngushta të fiseve). Ky proces divergjence ishte përparimtar, sepse, duke ndarë koinenë kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencën brenda tyre, njësoj si kishte ndodhur në antikitet me katër dialektet e greqishtes. Pikërisht në këtë periudhë vendësit përballen me dyndjet sllave në Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv të tyre.
Edhe të dhënat rreth nocionit të një hapësire mitologjike në epos janë favorizuese për kushtëzimin e burimit të tij me periudhën e këtyre shndërrimeve të mëdha. Nëse studiuesi do të vihej në kërkim të një “habitat-i” prehistorik të botës së personazheve dhe ngjarjeve të eposit, të një "atdheu shpirtëror", të një "patria poesis", kjo do të gjendej në kultin e dheut të të parëve, në mitin e vendlindjes, në shenjtërimin e bjeshkës, në hyjnizimin e dheut, në atë kuptim që gjermanët e përdorin këtë fjalë kur thonë "land". Ndonëse të kufizuara, në epos ka të dhëna të tilla me karakter etnoveçues, që gjenden të trashëguara në botën shpirtërore shqiptare. Këto fillojnë me dallimin “të vetët - të tjerët”, që është nga shenjat më të hershme të ndërgjegjes së bashkësisë. Ka të ngjarë që në opozicionin “kreshnikë - shkje” është po ai opozicion që gjendej tek grekët e vjetër në formën “helenë - barbarë”. Ndonëse më shumë mund të flitet për një nocion landi, vendlindjeje, për një Itakë shqiptare, sikurse është Moreja tek arbëreshët (në këngët historike, se për një hapësirë të përcaktuar qartë, prapë vetëdija e një atdheu që i bën bartësit e eposit të ndihen mes tyre "të vetët" del aty-këtu. Eshtë me vend të kujtohet se edhe në eposin antik helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Eladhës, por ai nuk gjen prehje pa mbërritur "atdheun e ngushtë", Itakën.
Dëshmitë e pranisë së kulturave të vjetra antike në lëndën shqiptare, sidomos të kulturës greko-romake, janë edhe dëshmi hershmërie dhe fqinjësie prej antikitetit. Lamberci argumenton se në eposin verior ka "mbi 40 tema të ngjashme" me ato të këngëve akritike. Zgjedhja e Mujit ("a don forcë a don gja") është si zgjedhja e Heraklitit. Në një këngë të njohur shqiptare Omeri i vogël duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogël) tek këngët akritike. Këto gjurmë janë inkurajuese për të shkuar drejt përfundimit se eposi shqiptar, i mbiquajtur “cikli verior”, duke e parë në lidhjet e tij artistike me gjithë folklorin e vendit, nuk është dhe aq verior dhe i kufizuar sa është paraqitur nëpërmjet termit. Këtu edhe gjeografia historike pak hyn në punë.
Veçohet për nga rëndësia shtresëzimi i eposit mbi bazën e tipeve të personazheve. Më në hollësi duan vëmendje personazhet mitologjikë, duke theksuar karakterin e tyre polistadial, prej fëmijërisë së njerëzimit. Heronjtë kryesorë të eposit (Muji) përfaqësojnë kultin e fuqisë, sikurse Akili në veprat homerike; kurse kalimi në stadin e kultit të diturisë - dinakërisë (kulti i Odiseut) nuk është aq i vërtetuar. Eposi shqiptar ka në qendër heroin e luftës, ndërsa heroi i paqes, "heroi i dytë" - Halili - më shumë anon nga kulti i bukurisë. Në eposin helen Odiseu duhej të mposhtte joshjet e aventurës dhe të arratisë, duke qenë larg atdheut, prandaj duhej t'i zgjidhte situatat mençurisht, kurse në eposin shqiptar Halili është në atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojë zemrat "devojkave" me hijeshinë burrërore.

Bibliografi:
1. Albert Lord, "The Singler of Tales", 1962.
2. Maximillian Lambertz, "Die Volksepik der Albaner", Leipzig, East Germany, 1958.
3. "Epi i Gilgameshit", 1999.
4. "Shah Name", përkthim i Vexhi Buharasë, dorëshkrim.
5. "Çështje të Folklorit Shqiptar", 1-6.
6. Fatos Arapi, "Këngë të moçme shqiptare", 1986.
7. Berndardin Palaj - Donart Kurti, "Visaret e Kombit"-2, 1937.
8. Gjergj Zheji, "Vargu i këngëve të kreshnikëve”, 1987.
9. Eqrem Çabej, “Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve”, 1958/2.
10. Faik Konica: "Shqipëria -kopësht shkëmbor në Europën Juglindore", 1993.
11. Stavro Skëndi, “Albanian and South Slavic Oral Poetry”, Philadelphia 1954.
12. Vladimir Propp, "Morfologija skaskih",1958.
13. Shaban Sinani, "Mitologji në eposin e kreshnikëve", 1998.
14. “Bernardin Palaj - opere”, Roma 1969.
15. Celentano. L. “Letteratura greca”, Napoli 1995.
16. Clarotti-Crussi, “Viaggio nell’epos”, Torino 1996.
17. Robert Elsie, “Albanian folktales and legends”, Tiranë 1994.
18. Vladimir Propp, “Ruskij geroiçeskij epos”, M. 1958.
19. Sigmund Freud, “Psicoanalisi dell’arte e della letteratura”, Roma 1993.

---------------
 

LULET  E  SHEGËS  ME  DIELL  ULQINI
 
 
     Nga  ROZI  THEOHARI, Boston
 
 
   Sa here komunikoj virtualisht me dy miqte e mi, vellezerit Naim dhe Sami Flamuri ne Australi, ata me dergojne nje pamje piktoreske nga Ulqini me poshteshkrimin: Ulqini-Florini. Te terheq si me magnet bluja e detit dhe e qiellit Adriatik, e cila, ne perendim te diellit e vesh me nje xhublete te arte qytetin qe nga kalaja deri poshte tek brigjet ku perplasen butesisht valet e palodhura me ritmin e tyre te perjetshem. Te duket dicka e papritur, gati enderrimtare, qe kjo fotografi ballkanase vjen nga kontinenti i larget i Australise. Është gjeografia e levizshme, dheu i vatres prinderore, te cilin e 
ngarkojne dhe e marrin me vete emigrantet kudo ne bote, si nje flugere qe tregon kahun e orientimit te shpirtit te tyre.
 
                               D Y   B I N J A K Ë  U L Q I N A K Ë
 
    Naimi dhe Samiu, binjake, kane lindur ne shtator 1969 ne Sidnei te Australise. Dhe ashtu si njeriu i pare, ate vit, bente hapat e pare te hallakatur ne Hene, babai i tyre, Flamuri, kur mori lajmin se u be me dy djem, i pire nga gezimi e nga alkooli, bente hapa te pasigurt nga nje kafene te tjetra, duke qerasur miqte e bashkatdhetaret.  Por jeta 
nuk priu aq e gezuar gjate mekembjes se binjakeve. Babai yne dhe nana jone duhej te ishin se bashku me ne e te qendronin ne Sidnei te Australise se larget, ku ne binjaket u lindem,- thote Samiu,- e jo ta ndanim fatin tone me vone, mes rreziqesh te befta e te panumerta. Ja qe jeta e njeriut nuk eshte ne duart e tij.- vazhdon ai,- Kur e kujtoj femijerine tone, nganjehere habitem se si kemi shpetuar paq! Nuk ishte kjo nje femijeri ordinere, por dicka qe levizte, merrte fryme e rritej jashte kesaj bote, ne ate kujtesen tone te thuket, e vulosur pergjithmone deri ne vdekje, posi ai ylli i Davidit qe i dallonte cifutet (izraelitet) ne Luften e Dyte Boterore. 
Dhe une e vellai im, Naimi, duke u rritur po beheshim te vetedijshem qe ishim binjake, lindur me 1969, ne spitalin e Ballmainit te qytetit Sidnei (Uelsi i Ri) te Australise. Babai yne , Flamuri, deshironte qe femijet e posalindur i pagezonte me emra domethenes shqiptare. Nje miku i tij kosovar u kujdes qe binjaket te merrnin emrat Naim e Sami, ne kujtim te vellezerve patriote frasherllinj. Keshtu, me te madhit, te parit ne lindje, iu dha emri i Samiut, te dytit, por me i madhi ne peshe, emri i Naimit. Flamuri, i njohur ne Australi me nofken Fredi, nje burre i pashem rreth te tridhjetave, baba i dehur jo vetem nga gezimi, por edhe nga alkooli qe ishte zakoni i tij i perhershem, kur shkoi te 
regjistronte emrat e binjakeve, me mosshqiptimin e drejte te emrit Sami, ia shkroi Sanije ne certificate. U deshen te kalonin 20 vjet qe te ndreqej ky gabim, i cili, ne vitet e shkollimit, i shkaktoi Samiut kacafytje te panumerta, sepse emri femeror e beri te veten.
    Babai yne e kishte emrin Flamur,- vazhdon Samiu,- se kishte lindur pikerisht ne Diten e Flamurit, ne nje qytet te jugut, ne Lushnje, Shqiperi, me 1941. Flamur ishte emri i pare shqiptar ne zonen e Ulqinit. Shkaku i lindjes se babait tone ne jug ishte prej ikjes nga gjaku i familjes se tij. Kanuni ishte ligji. Ata jetuan tre vjet ne 
Toskeri dhe ime gjyshe e ndjere, Zyhraja, i kujtonte keto vite me nje dashuri te perkore, si vitet me te bukura ne jeten e saj plot vuajtje. 
Pasi u liruan nga gjaku, familja e Rame Xhemal Anamalit u vendos ne Ulqin ku linden edhe pese femije te tjere...  Babai i Flamurit, Xhemal Anamali, gjyshi i Samiut dhe i Naimit, sic e mbajne mend binjaket, ishte nje mesoburre me floke te thinjur e mustaqe te prera holle. Ai merrej me tregti mallrash, shitje-blerje dhe, ne vitet e pasluftes, fitoi mjaft ne tregtine e duhanit. Keshtu ai vuri nje pasuri te mjaftueshme dhe gezoi respekt ne komunitetin e vogel te Ulqinit. 
    Flamurit, si djalit me te madh te shtepise, i takonte pergjegjesia e mbajtjes se familjes dhe keshtu, si me i rendesishmi, pati privilegjin e perkedheljeve dhe lazdrimeve prinderore dhe te shoqerise qe e rrethonte. Qysh ne moshe te re ai nisi te pinte duhan dhe raki. 
Keshtu filloi karriera e tij e paskrupullt neper lokalet e baret. Kjo sjellje tolerohej nga prinderit, sepse ishte me i madhi. Vellai me i vogel, Smajli, i thoshte gjithnje  Xhemalit: Yt bir s’ka sy per Qabe! Me qe Flamuri u mesua tani me jeten e pertacise e te bixhozit, kafenese dhe shoqenise se keqe, sic i thoshte e ema, djali i madh mundohej sa me shume i shmangej realitetit dhe pergjegjesise familjare. I ndodhur ne keto rrethana, ai deshironte te ikte nga Ulqini. Por i ati, i cili ia hetoi mendjen, per t’i shpetuar kurbetit, mundesoi qe, Flamurin, pa mbushur 17 vjec, ta dergonte ne ushtri. Keshtu Flamuri me kombesi shiptar, duke ia perbuzur emrin Arbanas- shqiptar, kreu me stermundim sherbimin ushtarak ne Dalmaci, per rreth 24 muaj.
    Gjyshi Xhemal,- thote Samiu,- i holle si per kah trupi ashtu edhe kah mendja, mendoi qe tani i biri do te zinte mend e do te shtrohej. 
Heperhe, kjo kurre nuk ndodhi dhe, mbasi u kthye nga ushtria, kunder deshires se vet, Flamurin e martuan me zor me nanen tone, Naxhijen, nje vashe e bukur malesore, me mollezat e kecyera te faqeve, bukuri tipike veriore. Familja e saj, gjate Luftes se Dyte Boterore, ne ato vite te kobshme, strehoi dhe fshehu gjysherit tane nga hordhite 
sllavokomuniste, qe i ndiqnin neper malet. Edhe pse familja e nanes, sidomos gjyshja e saj, ishin kunder kesaj  krushqie, me nje fis qe ishte ende ne gjak, me kembenguljen dhe deshiren e gjysherve te mi, familja e nanes pranoi. Nana ime ishte vajze e vetme ne dy vellezer. 
Gjyshi pat thene: Eshte nga nje konak i mire dhe per tim bir s’ka nuse tjeter! Ishte prushi i votres se mire, helli i gacave te votres se Naxhijes, qe e shpetoi baben dhe familjen tone pas marteses, me 1963, Flamuri e kishte mendjen te largohej nga Ulqini. Fati qelloi qe vellai i Naxhijes, Shabani, ikur disa vjet me are, arratisur nga Ulqini per ne Itali, kishte emigruar me vone ne Australi Dhendri lazdrak kerkoi garanci, e cila i erdhi nga daja im, Shabani,- thote Samiu.- Gjyshi Xhemal, qe i kishte te gjitha shpresat e ardhmerise se familjes tek Flamuri, gati sa s’u cmend e iu ndersul te birit: A e di ti ku eshte Australia me gjind te eger? Ishallah mini ta shpon barken!... Me keto fjale mallkimi po e percillte babai djalin, te cilin do ta shihte per heren e fundit, i lenduar, nga shtrati i tij, sepse e kishte kafshuar gjarpri. Por plaku ishte helmuar ne shpirt me teper se  sa nga gjarpri
     Nena Zyhra, nje plake e vogel, e mbuluar me nje shami te bardhe ne koke e me disa rrudha te hijshme pleqerie, e ngrata nene,  e percolli te birin me denesa e vaj, me deshperim, por edhe me nje fare shprese se mos valle Flamuri do te nderronte mendje.
      Pas nje viti qendrimi ne Australi, me 1966, Flamuri mori me vete edhe te shoqen, Naxhijen, jo se deshironte ta shihte e ta kishte prane, por me teper nga trysnia e kunatit, Shabanit. Kur erdhi bashkeshortja, jeta e re e ciftit filloi jo mbare, per shkak te riperteritjes se veseve te Flamurit. Ky njeri i zgjuar, qe fliste pese gjuhe te huaja, 
gojtar i zoti e hokatar, vazhdoi zakonin e vjeter duke luajtur me letra bixhozi e duke i pire raki  gjithe te hollat qe fitonte. Perpjekjet e Naxhijes, gruas se tij fjalebute, per t’ia nderruar drejtimin e jetes se perditshme, shkonin kot. Madje, ndonjehere ai vinte dore mbi te Babai, net dhe dite te tera i mbyllur ne bodrumet e kafeneve, gelltiste helmin e shpirtit te tij.- thote Samiu,- Tani ai nuk ndalonte. Kur daje Shabani pyeste ku eshte Flamuri?- nana e shfajesonte burrin dhe thoshte: Sa ka dal, do vije shpejt! Por Flamurin  u desh ta sillnin ne shtepi per krahesh. Ai nuk dinte kur ishte mjaft me te pire! I skandalizuar nga kjo gjendje, daja u mundua t’i divorconte, por fati deshi qe nana te mbeste shtatzane pas 6 vjetesh martese. Nana shpresonte se sjellja e tij mund te permiresohej kur te behej babe. Por çdokush mund te jete babe fizikisht. Babai i vertete ka shume me teper pune e detyrime. Flamuri u mundua, por alkooli dhe jeta e parregullt e kishin mbizoteruar te terin.
    Fale zotit, Naxhijes i linden binjaket per mall. Djem te dy, mrekulli, hare. Nena dhe djemte ishin shendoshe e mire dhe lajmi u percoll tek gjysherit ne Ulqin. Me ne fund Flamuri u dhuroi jo nje por dy nipa. Gjyshi Xhemal, sipas zakonit shkreu pushken e lajmeroi se ne konakun e tij kishin lindur dy djem.
     Bebet e shendetshme, ashtu te rrumbullakte e te bukur sic ishin, i donte gjithkush. Nderkaq Flamurit, me kete lindje, si thote fjala popullore, ia zuri rrota bishtin. Dy djemte donin te hanin, te pinin, kishin nevoje per veshmbathje e kujdesje. Por Flamuri nuk mund ta ndalonte bixhozin. Atij, sipas skenarit te djallit, i erdhi nje ide brilante; vendosi ta dergonte nusen e bebet ne Ulqin, qe gjyshi kinse te kenaqej me binjaket. Ai hyri mire ne borxh dhe i siguroi biletat e avionit.
 
                              D U R I M   I   T E J S K A J S H Ë M
 
     Ne qershor te vitit 1972 , binjaket e vegjel, vetem dy vjet e gjysme, me nenen e re, Naxhijen, u nisen per ne Ulqin per t’u rikthyer ne Australi 18 vjet me vone. Sa lehte tingellojne kur shkruhen 18 vjet, 18 sekonda apo 18 mije fanepsje te zeza per memen qe rriti dy femije.
     Ne aeroport priste tere familja e Flamurit dhe e Naxhijes. Ata pane vajzen e tyre dhe nusen e djalit te tyre me djemte e vegjel duke zbritur nga shkallet e aeroplanit, por syri i gjyshit plak kerkonte te birin, Flamurin (me nje emer kaq te madh!). Xhemali nuk besoi kur e reja i tha se ai do te vinte me vone. Plakut te urte i shkoi nje djerse e holle.
     Flamuri kishte premtuar qe pas dy muajsh do te bashkohej me ta ne Ulqin. Kjo nuk ndodhi. Naxhija e dinte shkakun Ulqini, si nje shtepi mehalle mermeriste: pse?- si?- kur?-çkaçfare do te bejne?-ku do te shkojne?- si do te rrojne? Qyteti i vogel, duke pire kafe-turke te panumerta, hamendesonte po me thashetheme te panumerta, me paragjykime te tmerrshme, te cilat merrnin fund tek mbijetesa e nje gruaje te re me veshtiresite e jetes se viteve 70.
     Kaloi viti ne Ulqin. Binjaket rriteshin e kenaqeshin ne prehrin e gjyshit. Plaku shtatlarte dhe me ecje dinjitoze, duke i mbajtur femijet per dore, thoshte tere krenari : Dy nipat e mi s’i ka bota! Ne i kercenim ne qafe e benim lojra me te, - thote Samiu,-  dhe ai thoshte me deshperim: S’ia kam pare hajrin atij te madhit dhe as prej ketyre s’pres. Megjithate,  Xhemali preu bileten e avionit dhe u be gati te nisej per ne Australi ta sillte kodoshin vete. Por gjema ra mbi shtepine e tij. Tregtia i falimentoi, humbja ishte e madhe e ai mori nje grusht te rende e te paparashikuar, i cili ia goditi zemren. Gjate transportimit me ambulancen e urgjences per ne spital, ai renkoi me shpirtin ne buze:  “Askush nuk me dhimbset perpos nipave te mi, çka do te bahet me ta?... Ai vdiq me ankthin dhe merakun per dy vocerraket qe la pas. Te afermit pohonin se familja kishte humbur patriarkun e madh qe ishte vetem 61 vjeç.
  Shtepia e gjyshit mbeti pa mbeshtetje, pa shtyllen kurrizore,- thote Samiu,- Xhaxha Kadriu qelloi te ishte ne Itali, me mendimin te shperngulej per ne Amerike. Xhaxhai i vogel Myrto ishte adoleshent. Familja jone, e shperndare neper kontinente i ngjante sheges se shkërmoqur. Nana jone e kuptoi se lufta per mbijetesen posa kishte 
filluar, por tani ishim te vetem, pa perkrahjen e askujt. Ajo nuk pranonte lemoshe nga askush. Nuk do te lypi, -thoshte-, se djemte e mi e kane baben gjalle. Jam vete babe e nane per femijet e mi. Trimeresha jone do te sakrifikonte tere jeten, tere rinine, vitet me te mira, vetem per ne, dy thmit e saj, virtyt fisnik ky i mbetur nga kodeksi i vjeter i maleve. Nana jone! Durimi i amel durimi-durim, si shega e ambel ne fillim, por e hidhet ne fund, durimi-durim te mbeshtetja ne Perendine e nje qendrese solemne, duke sfiduar madje edhe veten e saj. Nana jone! tipike nje nane shqiptare Nana jone!- e cila perballte edhe ziliqaret, te cilet mendonin se Naxhija e kishte kollaj, mbasi kishte burrin ne Australi dhe i dergonte te holla . Kurse Samiu dhe 
Naimi ishin pa babe me babe gjallë.
 
 
                                       L O T Ë T    E   N A N Ë S
 
      Meraku per binjaket tani ishte forca kryesore qe rridhte tok me gjakun ne damaret e Naxhijes kur ajo punonte tere diten e dites, ca si pastruese ne hotel dhe ca ne kafene e ne byrektore. Gjate bisedes telefonike me znj. Naxhije ne Ulqin ndjeva te fliste jo nje nene, por zemra e saj. Çdo sakrifice,-tha ajo,- e beja vetem e vetem qe femijet te rriteshin me te gjitha kujdesjet, me te gjitha kerkesat e nevojshme. 
Nuk do ta harroj kurre,- foli ajo me dritherime,- muajin e rande, nentorin e cdo viti kur mblidhja ullinj qe prej ores 7 te mengjesit kur agonte deri ne oren 4, kur fillonte nata. Duhej te mblidhja 100 kilogram ullinj cdo dite, nje pune kapitese duke ndenjur permbys, 
megjunjezaj, duke shpuar e gjakosur gishterinjte neper gjembat e ferrat, per te nxjerre nje kokerr ulliri, duke hequr te zite e ullirit!
      Binjaket pyesnin “Pse nuk vjen babi?- dhe ne lutjet e paragjumit mermerisnin Don Zoti e kthehet babi vitin e ardhshem! Nena Naxhije kurdiste ndonje genjeshter te besueshme se babai ishte afarist, kishte shume shtepija e shume pune!... ose  pret te fitoje shume pare e do te vije te na marre...Ne te dy, cdo here qe shihnim avionet ne qiell, prisnim babin se do te na vinte e ai s’vinte dot.- thote Naimi,- Motoja e nanes ishte qe neve te mos na mungonte asgje, sikur te ishim me babe, edhe pse jetime me baben gjalle. Na dukej qesharake qe, ne tere qytetin fallxhoret gabele, kur vizitonin shtepine tone, dilnin gjithmone te kenaqura nga dhuratat e nanes, se hallin, mjerimin dhe vuajtjen e Naxhijes me burrin ne kyrbet e dinin dhe bilbilat ne peme, jo vetem fallxhoret e aftesuara ne genjeshtrat e tyre.  Naimi dhe Samiu, si cdo femije, e kujtojne diten e pare te shkolles. Femijet e Ulqinit shkonin ne klasen e pare ne moshen 7 vjeç. 
Naxhija kembenguli t’i çonte ne shkolle edhe binjaket e saj, te cilet ishin vetem pese vjec e gjysme, por me te rritur ne trup se moshataret. Diten e pare te shkolles u vecuam nga te tjeret jo vetem si dy furdulluqa (te shendoshe, me tule), -thote Naimi,- por edhe nga cantat tona shkollore qe nuk ishin njelloj si te te tjereve. Ato vecoheshin ne vitet 70, sepse ishin ne forme katerkendeshe, si valixhe, qe i kishim sjelle nga Australia. Ato i perdornin nxenesit ne Australi, kurse ne Ulqinin e vogel dukeshin qesharake mes femijeve te tjere me canta me te vogla, qe futeshin lehtesisht nen banka.. E gjithe shkolla ate dite qeshte me ne. Te skuqur e te turperuar, e detyruam nanen te na blinte canta normale. Mundimtarja jone edhe kete e beri. 
    Vec puneve lodhese, Naxhija ishte e detyruar te zbatonte e te respektonte edhe zakonet, traditat e ritet e jeteses me bashkeqytetaret ku jetonte. “Keshtu, -thote Naimi,- nana vendosi te na bente synet sipas zakonit, por gjyshja jone donte te priste Flamurin. Po ta prisnim baben, do te ishim bere 20- vjeçare. U zgjodh berberi i lagjes, axha Rexhep, me brisk ne dore. Binjakun e madh, Samiun, e preu te parin. Une hyra i dyti. Me frike e droje, sigurisht. Bertita, thirra Motrat e babit dhe grate e tjera benin zhurme shurdhuese qe ta zhduknin ulerimen, vajin tim. Dhe une, cuditerisht, vetem 7 vjec, nuk kerkova per ndihme si gjithe te tjeret, Nanen, por thirra  Baba!. Me te degjuar lemerine time per baben, hallat e mia u bene keq! Ndersa dajallaret, qe m’i shtrengonin duart, shperthyen ne vaj dhe me vone e kuptova se ata nuk qanin per dhembjen time, por per vellane e tyre, Flamurin, baben ne kyrbetin e qyqeve te mallkueme me lot. Nana, e cila gjate dites kryente 2-3 lloj punesh te ndryshme robtuese, kthehej ndajnatehere e lodhur dhe ne e shihnim kur binte ne shtrat dhe flisnim pak me te para se ta zinte gjumi i thelle clodhes, - kujton Naimi.- Nana nuk na perkedhelte kurre dhe, sa i mbushem te 20-tat, ajo kurre s’na puthte. Ndonjehere, kur e tepronim, merrnim edhe ndonje shuplake fytyres dhe une ndieja se si eshtrat e dores se saj perflaknin lekuren e bute te faqeve tona. Fjalet te keqen nana nuk i degjuam kurre prej saj. Si dukej, nuk donte te perseriste gabimet qe 
kishin bere prinderit e Flamurit me ritin e tyre te perkedheljeve. Kjo menyre e re edukimi na rriti e na poqi para kohe. Megjithese me te vegjelit ne moshe, ishim me te gjatet nga trupi ne klase dhe kjo na jepte epersi dhe autoritet kundrejt shokeve; jetonim me perfytyrimet e heronjve te filmave dhe shpesh kridheshim ne nje bote te cudirave 
magjepsese. Dajallaret i kishim ne fshat dhe i vizitonim shpesh. Gjyshja nga nana, nanadaja e ndjere, Feride thoshte per babin “Prej te gjallit ka uzdaj (shprese), dhe ne kenaqeshim sepse vetem aty gjenim nje rehati shpirterore. Gjyshja tjeter Zyhra, nenemadhja, gjithashtu ishte e vetmja mbeshtetje e binjakeve, e cila vuante gjithnje nga malli i zjarrte per Flamurin. Shpesh, Zyhrane e leshonte zemra dhe peshperiste e hidheruar se ndoshta i biri kishte vdekur. Atehere, e reja, Naxhija, ftonte shoqet e mehalles per kafe dhe, kinse kujtohej, u tregonte se Flamuri i saj po ia bente gati letrat per te shkuar ne Australi. Kur mbeteshin te dyja vetem, plaka e pyeste e habitur: Vertet, Naxhije? Po, hanko, (keshtu i therresin vjehrres ne Ulqin), po i pres letrat...  Mbetur pa baba dhe pa gjyshin Xhemal, detyra e edukatorit i mbeti tashme vellait te Xhemalit, te dytit  ne radhe, Shabanit.  Ne u afruam shpejt me xhaxha Shabanin,-thote Naimi,- dhe e konsideronim jo si kujdestarin,  por si baben tone linim rast pa e sulmuar me pyetje. 
Ai nuk pertonte te na pergjigjej me dashamiresi dhe na jepte pergjigje edhe per pyetjet me te veshtira. Si çdo fëmije, edhe ne ishim kurreshtare per cdo gje. Plaku i mencem na u be mentori kujdestar dhe udherrefyesi i jetes duke na treguar peripecite e jetes se tij.      Pervoja e gjyshit te vogel Shaban ishte reqethese. Xhaxhai i tyre ose Shabe Rama Peraj prej katundit te Milles, se Anes se Malit, ne zonen e Ulqinit, ishte nje patriot dhe luftetar i degjuar. Ne vitin 1940 bashke me luftateret Hasan Isufi, Noge Tusha e Cafo Beg Ulqini luftuan per clirimin e Ulqinit dhe ngriten flamurin kuqezi duke e shpallur te lire nga zgjedha sllave. Gjyshi Xhemali dhe xhaxha Shabani ishin truprojet e kryetarit Cafo. Duke u perpjekur te arratisej, Shabani u kap ne Berat me 1945 nga komunistet shqiptare, te cilet ua dorezuan malazezve. Shabanin e denuan me 12 vjet burgim, qe i kaloi ne 
burgun e Cetinjes. Pas Luftes se Dyte Boterore familja e Xhemalit dhe e Shabanit ishin nen nje mbikqyrje te forte politike. Ne nje rast kur shoku Tito do te vinte te vizitonte Ulqinin, Xhemalin e mbyllen ne biruce gjate gjithe kohes qe Titoja do te qendronte ne qytet. Per cdo vuajtje qe kishte hequr gjate jetes, Shabani e kishte lene 
amanet qe, mbi gurin e varrit, t’i shkruhej: Ka dek disa here. Naimi e Samiu kujtojne me nostalgji librat qe ishin fshehur ne ullishtat e xhaxhait, librat e Fishtes, Konices, Nikajt, Zavalanit, Koliqit etj. Binjaket i lexonin cdo nate fshehurazi, i perpinin e i studionin duke mesuar nga dituria e atdhetareve shqiptare,  duke mesuar faqet e ndritura te historise se popullit shqiptar e duke u edukuar nga trimerite stergjysherore.
     Nje  katastrofe natyrore ndodhi papritmas: Ulqinin e goditi dhe e tronditi nje termet i fuqishem, i cili pothuajse e shkaterroi krejtesisht qytetin me themel. Ate dite mengjesi pranveror, me 15 prill 1979, ne oren 7:17 Naxhija rrembeu binjaket dhe zbriti si furtune nga kati i dyte. Vetem nga meshira e te madhit Zot ata shpetuan nga  guret e mureve te shtepise se vjeter qe u rrezuan vetem nje minute pasi ata ishin larguar. Ishte nje lebetitje e llahtare qe pllakosi gjithe qytetin. Ulqini i prrallave dhe i legjendave u mbulua me tym; u 
shkaterrua nje civilizim mijeravjecar; humben si valet e detit e u treten ne rere lundrat e drunjta  e varkat me vel krojet, puset, rozetat, shtepite e medha e avllite, rrugicat me kalldrem…humbi identiteti i qytetit te vjeter.
       Telefonatat vinin nga gjithe bota per te pyetur per shendetin e te afermve. Cdokush u interesua per te vetet. Vetem Flamuri nuk u ndje. 
Kjo e helmoi me shume zemren e bashkeshortes. Lotet e Naxhijes derdheshin si kokrrat e ujshme te sheges aguridhe mbi mollezat e ngritura te fytyres se saj prej malësoreje. Kishim mbetur pa plang e pa shtepi,- kujton Naimi.- Nje vit jetuam neper kampe me shtepi druri, deri sa me ndihmen e xhaxha Shabanit filluam te ndertonim nje shtepi te 
vogel me dy dhoma. Bekimin per kete na e dha gjyshja jone, nanamadhja Zyhra, e cila nuk i pranoi kundershtimet e disa pjesetareve te familjes. Zemra e gjyshes Zyhra gjykoi drejt dhe vendin e shtepise se vjeter ne qender te qytetit na e beri dhurate neve, nipave te saj. Shtëpia jonë e re ishte si nje enderr,- thote Samiu,- diten e Vitit te Ri 1980 hyme brenda. Donim te ndiqnim programin e Vitit te Ri ne TV, por qelloi nje nate pa drita. Megjithate, ndjeheshim te lumtur, se ate nate feste e kaluam me dy gjyshet tona dhe, nen driten e qiririt, fytyrat e tyre, qe rrezatonin miresi, u ngjanin engjejve tane 
mbrojtes...Shtepia jone e re,-vazhdon Samiu,- u be edhe nje mjet te ardhurash per te siguruar kafshaten e gojes. Edhe pse me dy dhoma, nana nuk rrinte duarkryq; me sakrifica, gjate muajve te veres mbanim familje turistesh nga Kosova, kurse vete flinim ne bodrum.  Për moshen e adoleshences, kaluar ne Ulqin, Samiu e Naimi ruajne kujtime e pershtypje te paharruara. Mesuar me leximin e librave me permbajtje patriotike, ata u dashuruan pas librave te historise. Ata kujtojne si e kalonin kohen e lire, duke luajtur me shoket e mehalles, lojna si ajo me shkop e kiterr, rrasabuqa, komit, futboll me topa lecke, me gjueti zogjsh apo vjedhje kumbullash e qershish, kacavjerrje neper peme te larta etj. Bashke me Naimin, -thote Samiu,- admironim celjen e luleve te ndritshme te sheges qe kishim ne oborrin e shtepise, dhe ndiqnim me kurshtje trupezimin e frutave te para, ato kokrrat e vogla qe, ca nga ca rriteshin e merrnin forme e ngjyre. E krahasonim 
rritjen e frutave me rritjen e shtatit tone dhe vendosem qe kete kohe rinie qe po kalonim ne Ulqin, ta emeronim koha e sheges. Por jeta e binjakeve nuk ishte aq romantike sa dukej. Dy vellezerit, si gjithe moshataret, nuk ishin te qete. Me shume se komplekset e moshes i mundonte e panjohura e se ardhmes. Kur u bene 15 vjec, u rane hallet e familjes mbi koke. Veç shkolles binjaket filluan te punonin ne hotele e ne vende te ndryshme punesimi per te rinjte deri sa mbaruan gjimnazin. Keshtu, ca nga ca, ata fituan tiparet e edukates perendimore, mesuan  gjermanishten dhe italishten, te gatshem per te udhetuar dikur, diku, ne te ardhmen… ku t’i conte fati.
 
N Ë    K Ë R K I M   T Ë    B A B A I T   S Y R G J Y N A R
 
       Nje dervish plak nga Rana e vockel e Ulqinit, kur mori vesh se nipat e kujt ishin Samiu e Naimi,  u permallua dhe u tha: Po a e dini se stergjyshi juaj, Ram Milla, ishte gjithashtu ne kyrbet per 20 vjet dhe solli me vete nje karadake, pushke me gryke te gjate? Ju e keni ne gjak kyrbetin.
      Rrethi vicioz i kurbetit a do te mbaronte ndonjehere? Fjalet e dervishit plak u bene nje ngacmues i castit dhe me 1988 binjaku Sami, me shtytjen edhe te familjes, u nis per ne Australi per te gjetur baben e sdikugjetshem. Kjo ishte ndarja e pare nga njeri- tjetri per binjaket. Kur mberriti ne Sidnei, tek daje Shabani, nje punetor i thjeshte e i ndershem, Samiu verejti se si funksiononte familja e emigrantit. Te gjithe pjesetaret e familjes takoheshin vetem ne darke, kur ktheheshin te lodhur nga puna e uleshin ne tavoline per te ngrene. 
Femijet bisedonin rralle me prinderit, gje qe i beri pershtypje djaloshit ulqinak.
    Filloi rruga e veshtire ne kerkim te babait. Muaj te tere u perpoq i biri te gjente babane legjendar. Oh, ç’jetë! Sa i keq ky mergimi!- ofshante i biri. Por mendja i rrinte tek nje njeri, te cilin e quanin babe...Ai nuk vinte..., kinse per arsye shendetesore...Ishin vetem genjeshtra te Flamurit. Mbasi u keshillua me miqte e vjeter te t’et (njerezit qe ia mesuan bixhozin neper klubet e tymosura te mergimtareve 
fatzinj), ata i thane Samiut: Sa per Flamurin...hiqe nga mendja se do ta beje ai hapin e pare! Ti me mire shko e kerkoje vete. Keshtu, djaloshi 17-vjecar vendosi ta gjente vete babane. Samiu u nis per nje rruge prej 7,000 kilometrash, dy dite e dy net, ne veri te 
kontinentit australian. Takimi at e bir u be ne nje stacion te vogel autobusi, ku nuk priste asnje njeri pervec nje plaku mjeran, me duhan te ndezur dhe qe dukej disi i besdisur. Kishin kaluar vite dhe, pervec fotografise ku dukej si aktori Cary Grant dhe nje audio kasete me zerin e tij, asgje tjeter nuk dinin binjaket per kete baba misterioz. Por 
Flamuri 50-vjecar, i rrenuar, i venitur, i syrgjynosur dhe i rraskapitur, i ngjante me teper nje plaku te mjere, te cilit i kishte mbetur vetem hija e njeriut. Jeta e parregullt e kishte bere te veten, e kishte plakur e rrenuar para kohe. Nje surprize kjo per djalin ambicioz dhe plot energji, i cili s’po e merrte akoma veten kur takoi nje baba qe per 30 vjet mergimi nuk kishte as shtepi e as para . Ai gjeti nje plak australian me emrin Fredie, ne veri te Australise. 
Samiu sapo zbriste nga shkallet e autobusit plot pluhur, te nje mengjesi te nxehte te veres tropike, degjoi fjalet e para te thena nga babai profetik: Pshtyj nalt, t’bjen n’ball, pshtyj poshte t’bjen n’bark, s’ke ku m’çon, s’kam ku t’çoj. Ishte nje lebeti, nje rrokopuje, nje gjeme e vertete makthi e ankthi...Me ne fund u bashkua djali i madh me baba Flamurin. Samiut i fluskonin pernjimend mijera pyetje per t’ia bere t’et, por shihte se nuk do te merrte pergjigje: Si?- Pse?- Ah!... Si na...! Si na vajti jeta...! Jetime me baben gjalle etj.etj. Por cdo orvajtje ishte e kote. Samiu kishte para vetes nje person te huaj qe vetem me emer ishte babai i tij...
      Djali qendroi dy jave me babane e humbur dhe pothuajse te mbetur prapa me kohen...Ne fund te fundit, Samiut iu dhimbs babai kur mbeti ashtu, si gjynahqar i gjore, vetem duke i bere me dore lamtumiren e pikelluar. Mos valle, kjo qe i ndodhi Samiut, ishte nje enderr e keqe, nga e cila do te zgjohej shpejt?. Fatkeqesisht ishte nje realitet i 
dhembshem, dhembje qe u shtua katerfish kur me kthimin e tij ne Sidnei mori lajmin e hidhur se nanamadhja (gjyshja) kishte vdekur, pa arritur te bashkohej me te birin! Sa me mall e durim e priste ajo diten e kthimit te te birit! Por zemra e thyer e nenes nga peripecite e jetes, nga lengata e semundjeve dhe dhembja per te birin e humbur atje larg, 
nuk i duroi dot e u dorezua. Samiu, i deshperuar nga humbja e gjyshes dhe nga gjendja e mjeruar e te atit, vendosi pas 9 muajsh qendrimi ne Sidnei te kthehej ne Ulqin.
   “ Ky kthim i tij i papritur befasoi familjen dhe te njohurit.- thote Naimi,- Binjaku im qe, me mire se une nuk e njihte njeri, ishte plakur para kohe. Une isha nje karakter i zakonshem shqiptari, kurse Samiu kishte nje kendveshtrim me te gjere per jeten. Edhe pse binjake, kishim mendime dhe opinione te ndryshme per boten... Per te mos humbur kohen, Samiu dhe Naimi vendosen te vazhdonin studimet e larta ne Prishtine, ne  degen e gjuhes shqipe dhe te letersise. Ne keto vite studimi binjaket ndien njefare zhgenjimi nga faqet e librave e te leksioneve rreth historise e kultures shqiptare, te cilat ishin perpunuar e shtremberuar. Por, sidoqofte, nuk ishin vite te humbura. Dy vellezerit, te ndodhur ne shoqeri me studentet dhe intelektualet e tjere shqiptare, u burreruan e u ndergjegjesuan me tej per virtytet fisnike te shqiptarit, sic eshte kodi i nderit, i beses 
dhe i krenarise. Si studente te vitit 1989, edhe binjaket nuk u ndane nga shoket e tyre, por moren pjese ne demonstratat e shkurtit te punetoreve te Trepces.
 
                    M I R Ë    M B E Ç,    U L Q I N!
 
      Kur Samiu e Naimi u kthyen nga Prishtina ne Ulqin, tashme te njohur si aktiviste, moren pernjehere thirrjen per ushtri nga armata serbo-sllave. Ky ishte nje tmerr, sepse atehere dihej mire se si kufomat e te rinjve shqiptare ktheheshin ne arkivole! Nene Naxhija, e lemeritur, vendosi qe binjaket te iknin brenda nates, duke u thene: “Ju kam rrit me zor dhe nuk dua t’i shkoni serbit dhurate ne goje! U nisem,-thote Naimi.- Jeta do te thote te mundesh rrezikun! Ne u larguam nga Ulqini te lare nga lotet curgezues te nanes, e cila na dha bekimin hyjnor te shpetimit  dhe te shpreses se mire. Me 15 maj 1989 arritem ne Sidnei, ne vendin e lindjes sone, ku pamja e pare e qytetit olimpik nuk ishte ura e famshme ne gjirin e Sidneit, por lagjja e rendomte e zezakeve vendes, Aborigjinezeve. Aty, zezake te helmuar me alkool nxirrnin shkumbe nga goja dhe  droga kundermonte tek te rinjte me prejardhje irlandeze, te sjelle ne kete kontinent si konvikta, te burgosur nga anglezet. Duke pare kulturen e pasardhesve te zezakeve, te shfarosur nga dora e kolonizatorit, e ndieja veten jo te qete e paksa te besdisur..., -vijon me tej Naimi,- Kete qellim kishte Samiu, qe, ne menyre pragmatike te me tregonte realitetin qe s’e njihja. Ai me thoshte se realiteti i Australise nuk eshte i bukur si ato kartolinat qe une i merrja nga ai me padurim, por me rruget e ndyra dhe me te pastrehet qe lypin nje dollar per te blere droge!...
     Te daje Shabani, i cili qendronte akoma gojehapur nga habia se si djemte erdhen kaq papritur, dy vellezerit qendruan vetem pese dite dhe menjehere u nisen te kerkonin ate njeri me te cilin Samiu ishte ndare me dhembje, kohe me pare. Ata udhetuan dy dite e dy net deri sa mberriten ne Townsville, qytet ne veri te Australise. Por Flamuri nuk ishte aty, sikur ta kishte perpire djalli. Mbijetuam gati tre muaj,-thote Naimi,- pa ditur a do ta takonim perseri ate njeri qe Samiu pati rastin ta shikonte drejt ne sy. Po mua, valle, a do te me ndodhte e njejta gje? I humbem shpresat. Por ja, nje nate ai erdhi. Une, Naimi, 
S’e kisha menduar kurre se si do te reagoja ne prani te babes tim. Ç’ka te beja? Ta godisja nje here per te gjitha ato premtime te humbura? Apo te kacafytesha me te, apo...Vendosa te heshtja...Ishte nje situate qe nuk i ndodh cdo njeriu ne jete. Une heshta...17 vjet pa patur babe dhe tani, para meje, nje njeri qe lipsej te ndihmohej, nje njeri qe qendronte ne mes te dhomes si statuje, duke i ngulur syte ne ekranin televiziv ku po luhej nje drame. Nje drame e dyte po luhej ne dhomen gjysme te ndricuar te nje moteli ku ne binjaket banonim perkohesisht.     Ne kete vend te larget, pa pasur asnje shqiptar, binjaket filluan te jetonin me njeriun e quajtur babe. Po kush ishte ky njeri qe akoma kishte mbetur ne Ulqinin e viteve? Nje enigme e pazgjidhur per dy bijte e tij, dy vellezerit e heshtur...Heshtja, e cila mbeshtillte mjedisin e motelit dhe hijet e tre burrave, ishte per situaten, e vetmja menyre e pershtatshme e komunikimit. E shoqeronim ne cdo hap,-thote Samiu,- sepse e dinim mire qe, po te na ikte nga mbikqyrja, vate, mbaroi. Por nje nate e lame vetem, na tha se do te shkonte te blinte duhan. Tmerri qe do te vijonte, ishte vertet nje film horror. Ai ua mbathi kembeve dhe u deh perseri, piu aq sa shkumba i delte nga goja. Alkooli e ktheu ne nje mister Xhekil te djallezuar; u kacafyt me zezaket ne lokal, te cilet ia thyen felqinjte e fytyres dhe brinjet...Mekat! Flamuri, qe po e kthenim pak nga pak ne jete, u shnderrua menjehere ne ate tipin e vjeter, ne llojin e tij te preferuar: 40 birra ne dite (me borxhe te pafundme), deri sa i dilte shkumba...I ndyre nga goja e agresiv, duke u bere zemergjere me qerasje..., i vetegenjyer deri ne fund ne ate naivitetin e tij se kinse ishte dikush...O Zot! ishte ky denim, a mallkim?...Mos valle, ikja nga trualli i te pareve?...Pse te na ndodhte neve kjo? Pse nuk shkuam me mire ne armaten jugosllave? Jeta me baben ishte nje sketerre e vertete! Ai nuk na shikonte e as na pranonte si djemte e tij, por si kundershtare. Tani e kuptuam Flamurin e vertete te shpelles dhe jo romantikun e nanes. Pra, ky ishte ai burri qe jetoi me nanen, por qe ajo kurre nuk na tregoi fytyren e perbindeshit baba, i cili tani ishte kthyer ne nje bishe te terbuar...
 
                      Ç A S T I   I   S H P R E S Ë S   S Ë   M I R Ë
 
      Samiu e Naimi, pasi qendruan me kembengulje dhe e duruan te ashtuquajturin baba per tete muaj, e kishin humbur besimin. Ata vendosen te iknin pa dijenine e tij, brenda nates, tani jo nga frika e serbit, por nga tmerri i Fredit. U kthyen ne qytetin Brizbane, qytet, qe e kishte marre emrin nga mbreteresha e shtetit Queensland. Aty ata u ambientuan shpejt dhe filluan jeten persembari. Fale gjuheve te huaja qe pervetesonin, binjaket u punesuan ne hotelin Sheraton, Naimi ne barin e hotelit dhe Samiu ne recepsion. Kaloi gati viti dhe nene Naxhija erdhi, fale Zotit, nga Ulqini. Shpresonte e shkreta grua se do te behej bashke me burrin e saj te humbur, por binjaket nuk ia ushqyen kete deshire.
    Flamuri, kur mori vesh ardhjen e nanes, erdhi te na kerkoje, por nuk arriti te na gjente,- thote Naimi.- Te dy me Samiun ishim te mendjes qe nuk ia vlente te takohej nana jone me babane, deri sa ai ishte ne nje gjendje te tille. Baba erdhi prape, heren e dyte. E morem vesh nga nje mik i perbashket, i cili na alarmoi se ai ishte gati para humneres jetesore. Nga ana tjeter, nana kembengulte se donte ta takonte burrin e saj, Flamurin. Se fundi,  i derguam atij adresen dhe numrin e telefonit...U takuam tek stacioni i trenit te tre burrat, nana priste ne shtepi. Ai ishte i enjtur nga pija e, per cudi, kishte lene mustaqe qe i zgjateshin vesh me vesh. Pas pershendetjes se shkurter, ne binjaket i parashtruam kushtet tona, qe ishin te thjeshta: Harro te shkuaren, shiko te ardhmen...nana nuk e meriton Flamurin e vjeter! Flamuri na veshtroi gjate dhe pastaj tha: Djema, me keni shpetuar, se, edhe nje muaj e do te vdisja ne ndonje kanal...Tani e di cka duhet bere!...” Keshtu u vendos qe ai te takohej me nanen, pas 19 vjeteve. 
Nana nuk e njohu...Takimi ishte i qete, jo holivudian, me vaj e me lot...Ishte nje takim i mbeshtjelle pothuajse nga misteret e jetes. - perfundoi Naimi.
      Kur e pyeta znj. Naxhije per pershtypjet e casteve, kur u takua me bashkeshortin e saj, ajo me tha:  Me kishin thene djemte se ishte i zorshem takimi me te. Por une doja qe Flamuri te kthehej ne shtepi ...Para meje qendronte nje plak, nje njeri i ftohte, i dobet. Ate cast e provova se une isha me e forte se ai, qofte nga trupi, qofte nga mendja. Pra, duhej t’i beja balle vetem une ketij takimi te akullt, nga i cili varej e ardhmja e familjes sone.
    Si je?- e pyeta. Ai m’u pergjigj: Ti ke rrit femije te mire! Jane femijet tane, s’jane vetem te mijte!- ia ktheva. Djemte me paten thene se Flamuri kishte vetem 10 dollare ne xhep. Do te jetojme bashke!- peshperita me nje ze te ngrohte per t’ia hequr te ftomen qe po i jepte dridhje trupit te tij te rraskapitur. “Ne qofte se pranon,- i fola ngadale e duke iu afruar,- une nuk te pyes kurre se ku ke qene e c’ke bere gjithe keto vite. Edhe ti, s’eshte nevoja te pyesesh per vuajtjet e mia deri sa t’i bera foshnjet burra...Qofte kismeti ta fillojme mbare...Ku te jesh ti, do te jem edhe une, si gruaja jote... Flamuri vertet ktheu rruge, por tani ai vuante nga simptomat e mospirjes se alkoolit dhe gjithe ate ankth e shfrynte mbi djemte. 
Naxhija fjalebute mundohej te ndihmonte si gjithnje. Flamuri vuante nga diabeti dhe nga melcia, qe i ishte shkaterruar nga alkooli. Vitet e moskujdesit per vetveten po e benin punen e tyre per t’ia shkurtuar jeten. Shpeshhere ai rrefehej se nuk i dhimbej qe e humbi rinine, por se punoi me te vertete rende ne xhunglat e Australise, qe te siguronte jeten e familjes, gje qe nuk e arriti.    
Pas 20 vjetesh Flamuri u takua per here te pare me shqiptaret. Por nuk rrinte shume me ta, vetem pese minuta e kthehej ne shtepi. I pelqente jeta ne vetmi. Atehere binjaket u keshilluan me nene Naxhijen e vendosen te hapnin nje biznes. Ishte i vetmi mjet te mbijetoje ne nje toke te huaj. Dy vellezerit se bashku me nenen e baben beheshin kater 
krahe pune. Ata paten fatin te hapnin nje lokal pica-restorant, ku punuan se bashku pese vjet. Qe te kater ishim te magjepsur pas punes dhe vetemohimit, punonim si skllever shtate ditet e javes.- kujton Naimi,- Nana luftonte si dragoi per ta mbajtur familjen se bashku dhe ia arriti te krijonte tamam nje vater shqiptare.
     Filluan dashurite e para. Naimi mendonte se nje australiane qe ia kishte rrembyer zemren, ishte me e vlershme se gjiri i ngrohte familjar. Samiu vuante nga kjo zgjedhje e te vellait. Per se, valle, erdhem ne fund te botes, qe te ndahemi per se dyti?- ankohej ai.- Nana apo “Skenderbeu” yne sic e quanim me dashuri, qysh ne moshen 16-vjecare na peshperiste se ka ardh koha e marteses, te me lehtesohet krahu!
    Dhe deshira e nene Naxhijes u plotesua. Samiu u martua me nje vajze shqiptare te lindur ne Australi, kurse Naimi, u martua nje vit me vone me motren e nuses se vellait. Gabim trashanik, -u thoshte halla,- nuk merren dy motra ne nje konak, se sherr do te keni! Por dasmat u bene dhe dy vellezerit e dy motrat u trasheguan per jete e mot!
 
          K T H I M I   N Ë   V A T R E N    P R I N D E R O R E
 
  Pasi martuam e rregulluam cunat ne familjet e tyre te reja, une e Flamuri vendosem te ktheheshim ne Ulqin, te ringrinim edhe ne cerdhen e vjeter te shkaterruar e te harruar,-thote znj. Naxhije.- Zemra ime e di se si u shkeputa nga binjaket e mi, por jeta ecen perpara, gjithsekush ka riskun e vet. Me ndihmen e binjakeve,-vazhdon ajo,- rindertuam 
shtepine ne Ulqin dhe kjo na gezoi pa mase. Ishte amaneti i nanadajes, sic e quanin cunat nanen time, qe me ne fund mos ta linim te shkretin truall, per te cilin shume peripeci kishin ndodhur. Flamuri, i cili nuk kishte vene pike alkooli ne goje qysh diten qe 
Naxhijes i shkeli kemba ne Australi, vazhdoi po ate rregull e qendrese edhe ne Ulqin. U takua e u cmall me shoket qe nuk i kishte pare prej 25 vjetesh. Naxhija vazhdon: Gjashte sahati ne mengjes dilte nga shtepia, takohej me miq e shoke, luante me letra per qejf, jo per para. 
Prite Zot!- nuk luajti ma me bixhoz. Kurre s’kemi qene idhnueshem. Kohen tjeter e kalonte me vizita te doktoret e me ilacet, sepse ishte shume i semure. Por, me teper se semundjet, zemren ia shtrengonin dy merake te medha. I pari, malli per femijet qe i kishte larg e nuk i gezoi kurre. I dyti, e hante perbrenda turpi dhe mjerimi i babes, qe nuk mundi kurre t’u jepte pervojen e jetes se tij femijeve, ashtu sic bejne gjithe baballaret e botes. Ti u ktheve ne rruge te mbare, -i thoja,- dhe kjo eshte mjaft ç’te mesojne djemte nga ti!     Sot ne Ulqinin e bukur cdo femije e kujton xhaxhi Flamurin nga perkedheljet dhe pergezimet qe ai u jepte te vegjelve, sepse ai nuk pati fatin te kenaqej me mbesat e nipin e vet qe ndodheshin ne Australi. Me kesulen e bardhe, plisin, ne koke, ish - Fredi i dikurshem i Sidneit, i kalonte ditet e fundit te jetes mes njerezve jashte e brenda kafeneve. Ai rrinte ne lokalet e tymosura dhe shikonte te tjeret duke pire alkool e duke luajtur me letra dhe, me nje lloj nervozizmi i keshillonte: Mos pini, ju pifte dreqi n’bark!   Semundja po perparonte dhe Flamuri e humbi luften e tij ndaj tumorit, kesaj ligcine. Ai po shuhej dite pas dite, ndersa bashkeshortja i qendronte te koka e i sherbente me dhembshuri. Diten e fundit, kur ai po jepte shpirt, Naxhijes iu kujtua e vjehrra, e cila, diten qe u nis Flamuri per ne Australi, i therriste me nje ze te keputur: Mos ik, ore djali im. Flamurit, dikur i panjohur per sa breza, ketij njeriu misterioz, ne diten e varrimit, banoret e Ulqinit i bene homazh e i dhane lamtumiren ne castin e percjelljes ne varreza. Arkivolin e te ndjerit e mbuluan me flamurin kuqezi; ishte hera e pare qe perdorej flamuri kombetar ne kete vend te vogel dhe te frikesuar nga roberia. 
    Nje mrekulli ndodhi diten e varrimit. Flamuri, qe ne gjallje e kishte lene amanet qe ta shtijne ne dhe femijet e vet. Posa morem vesh lajmin e humbjes se babait tone,- thone Samiu e Naimi,- edhe pse 22.000 kilometra larg Ulqinit, udhetuam urgjentisht dhe erdhem ne kohe, e nderuam baben, fale Perendise!.
  
 
     F L U T U R I M   T E K   Ç E R D H  J A   E   N A N Ë S
 
     Thone se ne Ulqin naten duken shume bukur yjet. Thua te jete kjo arsyeja qe Naimi e Samiu vijne shpesh e vizitojne qytetin e tyre te femijerise, apo jane lulet e sheges ne oborr qe i ndjellin binjaket te vijne e te shkermoqin kujtimet e femijerise?, apo eshte cerdhja e nanes qe i pret  çdo sahat e minute, lare e njomur me lot malli? Ndoshta kjo 
e fundit eshte magjia. Ne binjaket gjithmone erdhem te nana e serish do te vijme,- thote Samiu  zemerprekur,- gjithmone dhashte Zoti, do te vijme e ta vizitojme. Ndersa nane Naxhija renkon me lot shpirti: Pse, valle, e meritova kete fat, qe ju perlat, drita e syve te mi, e jetes sime, te me lini vetem quk ne shtepite e reja qe i ndertuam apo mos t’i kerkojme me shume jetes se eshte koprace ne miresine e vet. Ajo mjaftohet me tre muajt e veres kur binjaket vijne e i kalojne pushimet ne Ulqinin e tyre te shtrenjte mes familjareve e miqve. Ne faqet e saj te malesores rrjedhin lotet e kenaqesise kur perqafon misherimin e vepres se saj, djemte e vet, zemra e te cileve nuk mund t’i duroje dot fjalet e drejta e te verteta te nanes.
    Pasi cmallen me nanen binjaket qendrojne te heshtur disa caste nen hijen e sheges se tyre te oborrit, me te cilen i lidhin shume kujtime. Ja, tek degjojne ne eter zera te larget femerore qe kendojne kengen ulqinake:  Shege e ambel, shege e bute, me shkoi vera pa t’kepute. Binjakeve, kur ishin te vegjel, u benin pershtypje kokrrat e sheges si gure te cmuar qe vezullojne ne ngjyre gjaku, si dhe levorja e bardhe, e holle mbrojtese, e cila e mbeshtjell frutin me aq kujdes. 
Ndoshta ata te dy e kishin zili ate kujdes e siguri qe natyra u kishte dhene kokrrave te sheges, por nderkaq, atyre te dyve nuk ua kishte dhene jeta.
     Gjate pushimeve verore Naimi e Samiu nje pjese te kohes e kalojne ne mjediset e kalase se Ulqinit e ndalen ne logun e keshtjelles, nen guret e bedenave te lashte, perbri detit te kaltert. Cdo vit aty festohet dita e Dyluftimit te desheve. Eshte nje feste e ethshme, nje tradite, nje ritual magjik qe vazhdon qe nga lashtesia. Qysh ne mengjes 
fillon dita e sherrit kur banoret e Ulqinit, cdo lagje me dashin e vet me briret e mprehur e te zbukuruar me lule,  derdhen neper rrugicat e ngushta me kalldrem e arrijne ne sheshin e dyluftimit. Sheshi quhet Vendi i ujqerve, nga i cili rrjedh edhe emri i Ulqinit, Ulk-in.
     Samiu tregon se i pelqen te vizitoje kalane nga brenda. Akoma jane edhe sot qelite e te burgosurve ku ka ndenjur per pese vjet rob shkrimtari i famshem spanjoll Servantes, te cilin ulqinaket e pagezuan me emrin Servet. Nga prapa bedenave ende shihet qarte kodra ku thuhet se kane qene mullinjte e eres. Pikerisht vendi ku ka ardhur edhe frymezimi i Servantesit per te shkruar Don Kishotin, kryevepren e tij. 
Samiu perfytyron Dulqinen, vajzen ulqinake me emrin Bukurie, pas se ciles u dashurua Servantesi. Me emrin Dulqinje Servantesi perjetesoi emrin e Ulqinit, i cili ne ate kohe quhej Dulqini, perfundon ai.
       Samiu, sa here bredh rrugeve te gurta te kalase ulqinake, ndalet para nje mbishkrimi latin ne maje te portes ku lexohet: Nema propheta in patria sua (Te derguarit nuk pranohen ne vendin e vet). Me tej, ndersa zbret nga kalaja drejt plazhit, e ndjekin nga pas vargjet e Abdullah Thacit: Plazhit nen kala sec gjemon nje ze.    
Me re sysh, Ulqin, s’te vij kurre me Mjaft me ndjellje te zeza!- psheretin Samiu
     Duke shkruar keta rreshta, nje fllad qiparisash me sjell e me kujton poezine Ulciniumi, te cilen   poeti Ali Podrimja e ka shkruar ne Ulqin ne qershor 2005.
 
                          ULCINIUMI
 
              Syth mes Ujit te Madh dhe Endrres,               Nuk ke c’i marresh as t’i lesh.
              Ullishtes ilire iken ora e nje populli,               Nen kembe leviz e vdekura,
              Ne dore te Zotit.
              Ne Barbane bie Shqipja,                            syte i lan nga bloza e
              koherave
              dhe me njerin krah mbulon
                         trupin e pergjakur te
              Gjergjelezalise.
              Bucimes ia ka friken dhe shkembi.
              
            D Y   Y J E   N G A   Q I E L L I   I   U L Q I N I T
 
   Dy yje nga qielli i Ulqinit, nuk i cilesoj une binjaket Flamuri por, si nene qe jam, perfytyroj se, kur nene Naxhija mallohet per djemte e saj, ne netet e vetmise, ngre kryet drejt qiellit dhe pikerisht keshtu i therret ajo Samiun e Naimin, me nje buzeqeshje 
miresie ne buze.
     Pas marteses se tyre Naimi e Samiu e shiten biznesin, mbasi nuset e tyre vazhdonin shkollen. Me largimin e prinderve ne Ulqin, familjet e binjakeve u vendosen ne Melbourn me 1996, ku vazhdojne te jene edhe sot. Naimi e Samiu ndoqen universitetin dhe u diplomuan ne degen e psikologjise, nje nder disiplinat, te cilen e pelqejne mjaft te dy 
binjaket. Martuar me dy motra, te cilat nuk jane binjake, por jane shqiptare te lindura ne Australi, Samiu ka dy vajza: Valonen dhe Arditen, kurse binjaku numer dy, Naimi ka nje djale me dy emra, Shpetim-Shqiptar. Ai ka dy emra sepse Naimi beson se ne boten 
perendimore, kur lindin brezat e rinj, ata ndoshta e humbin gjuhen por, se paku  emri mbetet dhe nje dite, emermbajtesi ia ben vetes nje pyetje: Po kjo, Shqiptar, c’ka do te thote? Sot Naimi e Samiu jane te punesuar ne administraten e qeverise australiane si zyrtare te Imigracionit Australian dhe ne vitin 1999 ata mundesuan qe gati 4000 shqiptareve nga Kosova t’u jepej nje vendstrehim ne Australi. Kjo ishte nje pune tejet e veshtire, por binjaket e kryen me kenaqesi duke dhene ndihmen e kontributin e tyre ne momente aq vendimtare per kombin tone.
    Naimi e Samiu kane botuar librin. E perjetshme eshte Shqiperia ne vitin 2000, si libri i pare i shekullit i botuar ne. Atmemedhe siç e quajne ata token shqiptare. Binjaket Flamuri gjithashtu kane mundesuar botimin e librit rreth pemes gjenealogjike te familjes se Kastrioteve, te autorit Carlo Padgilione, liber te cilin ata e gjeten ne Itali dhe e 
bene perkthimin ne Shqiperi.
    Pema gjenealogjike e Kastrioteve, pasardhesve te Skenderbeut, nje portret i panjohur i Skenderbeut, (autor i te cilit eshte nje fisnik hungarez), si dhe tri emblema qe ka perdorur Skenderbeu, te publikuara per heren e pare (origjinalet e te cilave ruhen ne Arkivin Sekret te Vatikanit); keto jane risite e librit Skenderbeu dhe pasardhesit e 
tij, liber i shkruar nje shekull e ca me pare nga nje gjenealogjist italian. Ky liber doli ne drite ne kryeqytetin shqiptar, fale punes e kujdesit te dy vellezerve Naim e Sami Flamuri.
     Zonja Vitore Stefa Leka, veprimtare humanitare e diaspores, ka shkruar: Binjaket Naim dhe Sami Flamuri i njoha kur isha ne Kongresin e Pare te LSHB (Lidhja e Shqiptareve ne Bote), ne Prizren. Gjithe ato dite qe ndejta aty, si dhe ne Prishtine, kohen e lire pothuaj e kaloja me ta. Me terhiqte shume jo vetem thjeshtesia dhe menyra e komunikimit me grupin qe i rrethonte, por dashuria e pakufishme qe kishin per 
Shqiperine. Me thoshin se , per hir te ceshtjes se madhe kombetare, ne duhet te jemi e te mbesim  te njesuar e te bashkuar, ashtu sic i ka hije nje populli te qytetëruar. Duhen mbrojtur ne menyre me fanatike reliket kombetare, historike dhe etnografike, te cilat jane deshmi e autoktonise dhe pranise sone te perhershme ne Ballkan, si dhe deshmi e 
nje populli te vjeter. Samiu dhe Naimi jane koordinatore te LSHB-se me komunitetin shqiptar ne Australi, si dhe udheheqes te ketij komuniteti. Ne vitin 2000 binjaket Flamuri hapen per heren e pare ne Australi TV e pare private dhe radion ne gjuhen shqipe. Me perkushtimin dhe me punen e tyre te palodhur si atdhetare te vertete, kane mbledhur e derguar 2 milione dollare per luften clirimtare te Kosoves.
     Si udheheqes te komunitetit shqiptar ne Australi, vellezerit Flamuri organizuan te gjitha demonstratat e ketij komuniteti, dhe kjo e zgjoi diplomacine australiane. Ne vitin 1999, mbas pamjeve trishtuese, nepermjet ekraneve te TV,  te gjendjes se shqiptareve kosovare ne kampet famekeqe te Bllaces ne Maqedoni, Samiu dhe Naimi dhane alarmin ne qeverine australiane , e cila deri atehere, pervec premtimeve verbale, asgje konkrete nuk kishte marre. Pasi vellezerit Flamuri  takuan disa ministra te shtetit, si dhe senatoren australiane me origjine kroate Natasha Stot Despoja, u arrit qe, ne emer te qeverise australiane, te shkonte menjehere nje ekip ne kampin e Bllaces per te mundesuar evakuimin e 4000 refugjateve kosovare me pœvize speciale, nje bill qe u miratua per here te pare ne parlamentin australian.  Te dy vellezerit Flamuri u bene koordinatoret kryesore per vendstrehimet e kosovareve, por ata u bene edhe kembengules qe, te gjithe te ktheheshin ne Kosoven e lire pas luftes, per te mos i lene bosh vatrat amtare.     Binjaket Flamuri kane qene edhe ne Shqiperi, prape si koordinatore te shperndarjes se ndihmave per shqiptaret e perndjekur nga Kosova. 
Njekohesisht ata te dy u angazhuan edhe per te perndjekurit nga Peja, duke i sistemuar ne Ulqin.
  Ardhja jone ne Shqiperi, ne nentor te vitit 1999,-thote Samiu,- ishte nje enderr nje deshire qe fillimin e mileniumit te ri ta prisnim ne Atmemedhe. Ishte i paharruar takimi me shume intelektuale, personalitete, historiane, deri edhe me presidentin e Republikes, zotin Mejdani. Ne takimin me prof. Moikom Zeqo, i cili ne ate kohe ishte drejtor i Muzeut Kombetar, i dhuruam muzeut dy flamure arkaike, njeri, flamuri i Skenderbeut dhe tjetri, flamuri i malesorit patriot Ded Gjo Luli, (i cili eshte ngritur me 1911 ne Deciq, nje vit me pare se flamuri i Ismail Qemalit). Ne Tirane e gjetem veten midis miqsh,- shton Naimi,- takuam Fatos Arapin, Dhimiter Shuteriqin, Xhevair Spahiun, prof. Ferid Hudhrin, Arian Leken e te tjere, si dhe Donika Bardhen, me te cilen organizuam edhe festen e Vitit te Ri 2000, ku,  bashke me miqte tane kaluam nje nate te lumtur e mbreselenese  ne restorantin Piazza ne Tirane.
    Vellezerve Flamuri, gjithashtu, u la kujtime te mira takimi me presidentin Mejdani . Megjithese koha e takimit ishte e caktuar per 15 minuta, Naimi e Samiu qendruan ne shoqeri te tij per gati dy ore.  Ai degjoi me vemendje e u interesua per aktivitetin tone,-thote Samiu,- i treguam per librin qe kishim ne shtyp e ai na premtoi se do te merrte 
pjese ne promovimin e tij. Presidenti gjithashtu na ftoi si mysafire nderi te merrnim pjese ne ceremonine e fundit te festave te Nentorit per shekullin XX, ne Pallatine Brigadave.
 
                  S H Q I P E R I A  T E M P U L L I   K U   H Y H E T
                              D U K E   U L U R   K O K Ë N
 
     Me 7 janar 2000 bota letrare shqiptare e nisi me nje ogur te mbare fillimshekullin e ri, duke hapur siparin e tij me librin E perjetshme eshte Shqiperia, me autore vellezerit binjake Sami e Naim Flamuri. Ky liber prej 332 faqesh, me redaktor prof.  Moikom Zeqon, ribotohej per heren e trete, me i plotesuar. Libri u prezantua ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane, ku ishin te pranishem presidenti i Republikes Rexhep Mejdani, si dhe historiane, shkrimtare e figura te shquara te artit e te kultures. Tashme ishte bere e njohur per median e vendit se binjaket Flamuri me banim ne Australi, te cilet preken per here te pare token arbnore ne moshen 30 -vjecare, e sollen kete liber ne emer te te gjithe mergimtareve shqiptare ne bote. Per kete veper, e shkruar ne stilin e bisedave eseistike, e cila i referohet kombit me te vjeter te Evropes, autoret jane mbeshtetur ne te dhena burimore te plota, ne nje bibliografi prej 100 titujsh, kryesisht te albanologeve angleze.
     Ne parathenien e librit z.Bahri Brisku thekson se kjo veper qe i ngjan nje antologjie te ceshtjeve kombetare, reflekton te dhena kronologjike lidhur me zhvillimin e kombit tone, me te gjitha atributet civilizuese duke e lartesuar kete popull deri ne altarin e kombeve me fisnike.
     Nga diskutantet, gjate promovimit, u theksua se dalja e ketij libri eshte nje nisme qe vlen jo vetem per diasporen, por edhe per qarqet e sistemeve te huaja informative, te cilet do te luajne nje rol per sensibilizimin e problemit shqiptar ne hapesiren ballkanike. 
     Gjate promovimit, botuesi i librit, z. Arian Leka , nder te tjera tha: E perjetshme eshte Shqiperia nuk eshte thjesht nje liber. Ate mund ta quash edhe enciklopedi permbledhese te te gjitha tezave ne dobi te ceshtjes se kombit shqiptar, si nje nga popujt me te lashte te Evropes, i cili gjithmone dha, por kurre nuk u shperblye, dhe nuk gabon aspak ne kete gjykim. Librin mund ta quash edhe nje bashkebisedim te nivelit te ngritur-eseistik, per lartesimin e ndergjegjes kombetare dhe perseri nuk gabon. Mund ta quash sprove historie, mund ta quash antologji te mendimit shqiptar, mund ta quash kujtese historike te gjykuar emocionalisht dhe te shpjeguar me vargje poetesh, mund ta quash madje dhe indeks bibliografik kete liber, dhe gjithmone te mos gabosh. Ky liber eshte nje enderr, madje vazhdimi i nje endrre te nisur heret, te enderruar nga shume e shume shqiptare. Kryefjala eshte Shqiperia e munguar dhe, kur ka qene e larget per tejqyren e mergimtarit, e copetuar, kurre nje, per zemren e copetuar te shqiptarit.
     Sipas z.Leka ky liber eshte menduar, shkruar e botuar per ata qe besojne, per gjithe ata besembare, qe menduan dhe mendojne se dikur, pa tjeter, Lulekuqja e Asdrenit, Manushaqja e Naimit, Shqypja e Malit e Fishtes, do te vihen ne nje radhe me shoqet e tjera, do te nisin fluturimin perfundimisht ne nje drejtim te mbare e te drejte: jo 
majtas, as djathtas! Vetem lart! Dhe kjo eshte Shqiperia! Para saj qendrojme si para atij tempulli te lashte, ne porten e te cilit shkruhet “Ketu hyhet duke perkulur koken Se fundi, ne diskutimin e saj znj. Engjellushe Allo e vleresoi librin si nje promemorie per gjithe inteligjencien shqiptare, si nje shprese e diell per rinine shqiptare qe nuk di nga ka ardhur e ku te shkoje. Ky liber per ta eshte nje abetare e nacionalizmes se eperkembur, pasi, si thote edhe Naim Frasheri: ate vlere qe i ep vehtese nje komb, ate i njohin edhe te tjeret! Duke perfunduar, znj. Alla tha: Si intelektuale, artiste dhe nene njekohesisht, kam te drejte te krenohem me ju bij nene shqiptare, se tek shkrimi juaj gjej zellin, vrullin, rinine, frymezimin, trimerine, guximin, fisnikerine dhe atmemedhedashurine qe e ka cdo shqiptar. Naim dhe Sami, puna juaj qellon me fort se qindra pushke! Si autore dhe, si nene, po ashtu, krenohem edhe une me ju, Naim dhe Sami! 
                                       x     x     x
    Kjo eshte deri tash nje pjese e historise se dy vellezerve Sami e Naim Flamuri, emnakeve frasherllinj, te cilet, te ngarkuar me gjeografine e €œAtmemedheut, udhetojne virtualisht e fizikisht neper bote per te dhene kontributin e tyre atdhetar, pa harruar te ndalen te foleza e dashur e nane Naxhijes dhe te varri meditues i babe Flamurit.
    Ne kete bote te madhe ku jetojme, ka kohe per lindje, ka kohe per vdekje, ka kohe per plagosje dhe kohe per sherim.
 
                                                                     

                                   Boston, tetor 2006  

 

                                                  R E P O R T A Z H

 

VIZITË  HISTORIKE  DHE  MIKPRITJE HEROIKE E PRESIDENTIT GEORGE W.  BUSH NË VENDIN E SHQIPONJAVE. JEHONA NEPER BOTË

 

     Tirana, si i gjithe Kombi shqiptar 15 milion;.me 10 qershor 2007, u gdhi  ne feste, i transformuar si nje qytet ‘fantazme “ dhe “ i kthyer ne  nje “peisazh  biblik “; ishte zbukuruar hijshem dhe ishte mbushur plote  e perplote  me flamure  shteteror Amerikan  dhe Shqipetar, qe valviteshin  triumfalisht ne qiellin  e paster  shqiptar me plote  rrezatim; ishte tashme i  gateshm , te priste me nderime  te medha, me bujari tradicionale  shqiptare dhe me krenari te ligjeshme; Presidentin  e  shtetit te madh te botes, vellain  e shtrenjte  te Amerikes, mikun e nderuar, G. W. Bush familjarisht.; i ardhur si nje dhurate  nga Perendia, per t’a  nderuar Shqiperine, per t’a pershendetur si nje vend mik te shtrenje, per t’a  falenderuar popullin  e tij, i ushqyer  me tradita  dhe dashuri  proamerikane  shekullore dhe si nje mbeshtetes dhe mbrojtes i kombit  shqipetar.

     Bota arberore  dhe me gjere, lajmin  e kesaj vizite historike , te paperseriteshme  shekullore, e ka pritur me kenaqesi te vecante, si nje sihariq mjaft te gezuar dhe si  nje previligj te respektuar, qe i bene populli amerikan, ketij vendi te vogel, ne brigjet  e Adriatikut qe  Z. Bush ka kenaqesi te madhe  per ta soditur  nga afer

     Kryeqyteti shqipetar, i mbeshtjelle me mantelin  e nje feste madheshtore, po perfytyrohet si “ Washington D.C. “, dhe  Bushi po e ndjente veten se po vinte  ne  “ Shtepine e Tij te Bardhe “,por te pushtuar  me ngrohtesine dhe dashurine  e popullit mik e vella shqiptar, qe burri i shtetit F.S.Noli, kohe me pare  u perpoq  t’a bashkonte Shqiperine  me Sh.B.A. si shtet i 51 te.

     Mikpritja  ishte  madheshtore  dhe  e pakrahasueshme , e realizuar nen nje entuziazem te madh , te shoqeruar me  21 oshetima topi, tradite shqipetari,, duke tejkaluar  pa  mase festimet e dites se Bajramit  dhe  te Krishtlindjeve. Ajo u  pershkua  nga  nje qetesi  mahnitese, e shoqeruar me banderola  dhe fotografi  te shumta  te presidentit te Sh.B.A., i pari president ne fuqi, qe po shkel truallin arberor, kombin  me te vjeter  europian.; per ti  shtrire doren e miqesises  ,vellait me te vogel , per ta ndihmuar  ne c’do rrethane  dhe pa interese.

     Kombi shqipetar po ndjehet krenar, se po nderohet  dhe po vleresohet nga nje vend  mik tradicional dhe nga shteti me i fuqishem  ne bote, duke i shtuar garancine, stabilitetin dhe progresin , si dhe duke  e bere  me te priviligjuar, per ta  afruar edhe me shume  dhe me afer  me gjith boten..

     Koha  e mberritjes  se mysafirit te shquar  erdhi.  Ora  shenon  9.15  ku  zbret avioni  “Air Fort One “me i madh dhe me i kompletuar ne bote , ne aeroportin e Nene Terezes, Tirane.

    Varg makinash mbi 30, udheheqin  eskortin  e presidentit Bush, neper rruget eTiranes  sipas protokollit shtetror, te shoqeruar nga  shqiptare  dhe kosovare, te grumbulluar si asnjehere, duke brohoritur  per Bushin  dhe Ameriken, nen pervelimin  e rrezeve te arta  te diellit, per te nderuar mikun  e shtrejte, qe shkonte  ,ne Pallatin e Brigadave, per t’u pershendetur  me kryetarin e shtetit shqiptar Z. Alfred Moisiun, i cili i rezervoi  nje takim mjaft te perzemert , miqesor dhe  me shume respekt, te shoqeruar nga personalitete zyrtare  dhe partiake. Mbas nje bashkebisedimi zyrtar-protokollar, Z. Mojsiu dekoroi presidentin Bush me , medaljen  me te larte te Kombit “ Me urdherin  e Flamurit “, ne shenje nderimi, respekti dhe aleatit me te shtrenjte te popullit shqiptar.. Bushi  ne menyre konfidenciale u shpreh: “ mbasi te mbaroj mandatin e presidentit ne Sh.B.A. une  dote vij te banoj  ne Shqiperi.”!

  Me pas Bushi u takua me komando shqiptare qe kane marre pjese ne Irak dhe ne Afganistan , ne kuadrin  e ruajtjes  se paqes, i cili i pershendeti  dhe i pergezoi ,  per kontributin  e tyre  te vlefshem.

   Ne oren 10.15 , shoqeruesit e drejtuan per ne seline  e kryeministrise, per tu takuar me  kryeministrin  shqiptar Z.Sali Berisha. Mbas  nje bisede dypaleshe, qe zgjati 1.20 minuta, ata mbajten  nje konference publike, duke ju  drejtuar gjithe shqiptareve.

  Bushi  i emocionuar  dhe i lumtur  nga pritja  e jashtezakonshme , qe do ta kishte  zili c’do president tjeter, e filloi fjalimin  e tij , duke pershedetur ne gjuhen shqipe: “Miredita “Une po ju sjelle pershendetjen e te gjithe amerikaneve dhe falenderimet  e mia , per mikepritjen  mjaft bujare,, shume dashamirese dhe tejet te respektuar. Une kam  sjell ndermed githe kohen  vendin tuaj te  respektuar, popullin tuaj te  mrekullueshem  dhe Kosoven   heroike. Thelbi i fjalimit  te tij , motua  dhe deklarata  e tij  e pare  dhe kryesore, e qarte  dhe pa  ekuivoke  ka qene : mbeshtetja  e tij  e plote  per pavarsine e Kosoves. Dua  te sqaroj  dy pika kulmore  te vecanta: Te behet perparesi  ne bisedime per ceshtjen  e Kosoves dhe si rezultat perfundimtar eshte pavarsia  e Kosoves. Po nuk pati progres  diplomatik ne duhet te veprojme. Ai u shpreh qarte : Kosova will be independent “. Ne  Rome  une  thash : Time is now “Koha  eshte tani per pavaresi te Kosoves”. Ne pergjigje te gazetarit A. Shkullakut ; Ai theksoj qarte: , prere dhe sakte per te gjithe ,per popullin shqiptare dhe kosovar dhe kjo  shprehje ishte shpallja e  pavaresise se Kosoves ne mes te Tiranes . Nese nuk do te kete rezolute , do te themi Mjaft, mjaft,  ne do ta bejme Kosoven  te pavarur, per ata qe e bene Kosoven.

   Me pas  Ai dha porosi te vlefshme qe  jane jehone  e pazakonte per progresin shqiptar.. I beri apel klases politike  shqiptare per te arritur standartet si kusht per t ‘u integruar ne NATO, te punojne  sebashku per te krijuar demokracine dhe progresine  ne Shqiperi . Ai vleresoi  qeverine aktuale  per progresine  drejte  demokracise.Nuk ka kohe  me  per te humbur. Bushi i bashkoj poplitikanet shqiptare. Ai gjithashtu dha porosi per udheheqjen  dhe popullin e Kosoves, te kete durim, te mbaje gjakftohtesi ,te ruaj qetesine dhe te kete besim  se ceshtja  e  pavaresise  se Kosoves eshte tashme , sa me afer.

      Vizita e Bushit, lidhet me nje  seri ceshtjes  dhe  me momete te rendesishme, ne  harkun  kohor  te 100 vjeteve  te historise se dy vendeve tona. Sh.B.A. kontribuan  ne shpetimin  e kombit shqiptar. Presidenti Willson na solli lirine,, presidenti Bush po na sjelle pavaresine  e Kosoves , shkruan shtypi.. Ardhja   e tij  ne Shqiperi eshte  nje fat i madh, per sigurine e rajonit, duke zene  edhe vendin  e kryemikut atje. Vizita  e Bushit ne Shqiperine e vogel, eshte nga me  te suksesshmet ,qe po i behet Atij  ne bote; duke e priture si nje hero  te merituar dhe si nje yll roku c’ka perben nje sfide te shkelqyer per shqiptaret e te gjitha  koherave   dhe nje arritje  kulmore, qe do te  ndikoi , per te ndryshuar imazhin , qe dote kete ne bote vendi i yne.ne te ardhmen.

    Bushi zgjodhi Shqiperine , per ti  dhene  ne Tirane ,popullit te Kosoves  ate qe deshte , ate qe e kishte enderruar nder  shekuj “ pavaresine “. Bushi nepermjet T.V kosovar , qe ndiqte direkt nga Tirana  viziten  e presidentit, duke e afruar Kosoven  me Tiranen;  u  fut ne cdo shtepi  dhe familje , duke u pershendetur si clirimtar .Presidenti i Kosoves F. Sejdiu, duke ndjekur viziten e Bushit ne Tirane, u shpreh se pershendes deklaraten e Z. Bush  ne Rome  dhe  ne Tirane per pavaresine e Kosoves, qe eshte  nje  inkurajim serioz  dhe kurajoz per udheheqjen  dhe popullin  e Kosoves..Do te vazhdojme  pergatitjet tona , do te durojme edhe per pak kohe  dhe  nese nuk dote miratohet rezoluta  ka edhe  alternativa te tjera.

 Ndersa kryeministri Ceku u shpreh sinqerisht, se mbas deklarates se Bushit , qe shpalli pavaresine e Kosoves  ne mes  te Tiranes  ,une e ndjej  veten  shume  me te lehtesur.

  Ne vazhdim  te vizites, Bushit i shtrohet nje dreke pune qeveritare ne vilen Nr. 30, ku moren pjese tre kryeministrat e kartes  se Atlantikut A3, Sali Berisha, Ivo Sanader i Kroacise dhe Nikolla Gruevski i Maqedonise. Perfundimi i kesaj dreke shteterore rajonale ishte :nje hap me afer per anetaresimin  ne NATO dhe mbeshtetja  e planit te Ahtisarit. Bushi u shpreh :  Ju pres   ne NATO.. Ky ishte nje sihariq i madh  dhe nje shprehje   me befasuese  dhe me e kendeshme , qe i ftonte kryeministrat, per tu bashkuar  me trenin  perendimor.

 Me pas Bushi  me eskorten  e tij ,duke kaluar  para sheshit  Skenderbej, ku ishin grumbulluar njerez te shumte shqiptare dhe kosovare, qe mbanin ne dore flamure amerikan dhe  ne koke  kapele cilindrike me symbol te flamurit  amerikan, qe gazetaret  e CNN, , u mahniten per kete pamje madheshtore, u detyrua , qe t’a  ngadalesoj  vargun e makinave  dhe me mjaft entusiazem filloi te pershendes  me  dore, te buzqesh dhe te falenderoi , duke  dhene nje sinjal mirenjohje, per pritjen  mjaft dinjitoze qe i dhuruan.

  Vizita  vazhdonte  udhetimin  e tij , dhe  ne Fushe-Kruje , u ngadalesua  perpara popullit, qe ishte grumbulluar dhe po priste   me ankth, me gezim dhe  me pasion per te takuar Bushin, mysafirin e larte dhe te nderuar. Cudia u be .Bushi doli nga makina dhe  duke thyer rregullat e protokollit, u bashkua  me turmen, duke u future ne mes te tyre. Populli i etur per ta  pare , pershendetur  dhe prekur, Ju afrua dhe filluan  te takohen. Bushi ju shtrengonte duart, i buzqeshte, ndersa  ata duke perfituar nga rasti magjik qe po i jepesh, fillluan gjithesecili ta prekin, ta pushtejne , ta perqafojne edhe ta puthin, duke Ju hedhur edhe  ne sup, ne shenje mirenjohje dhe dashurie.Bile femije dhe gra  te moshuara e mbuluan trupin e Tij , duke  e pushtuar . Nje nga plakat tha : tani une jam Nena  e Bushit. Presidenti u cmend nga  kjo befasi e mrekullueshme . Me pas  Bushi shkoj  ne nje bar-restaurant te vogel dhe  mbas  nje pershedetje  te perzemert Ju tha: edhe bisnesmenet amerikan nga ky vend e kane  filluar bisnesin.. Kryetari i bashkise  se Fushe-Krujes midis  nje gezimi te madh e shpalli mikun  e shtrenje  “ Qytetar nderi  te Fushe-Krujes “.

   Fushe-Kruja  per rreth nje ore,u kthye  ne  kryeqytet te  botes. Ajo u be shprehja  e gjalle  e dashurise  dhe  e miqesise qe ka populli shqiptar per popullin amerikan dhe per presidentin  e tij Bush, duke krijuar nje ndjenje ekstazi dhe nje afrim  te shenjte shpirteror  me  jehone boterore. Mediat  e vendit  dhe te huajat e xhiruan  ate neper  gjithe rruzullin  toksor si bajrak vellazerimi.

 Kryeministri Berisha , te  nesermen vajti  ne Fushe-Kruje  dhe me nje kenaqesi legjitime i pergezoj, per pritjen  madheshtore ,popullore  dhe miqesore , qe i bene Bushit duke e quajtur  kurora e pritjes  se shqiptareve .

  Per te nderuar   presidentin Bush  Bashkia  e Tiranes i vuri  emrin  e tij nje rruge ne Tirane , prane Kuvendit Popullor. George W. Bush. Ndersa drejtoria  e P.T.T  emetoj tre pulla poste me portretin e Bushit.

   Bushi u largua  nga Shqiperia me kujtime  nga  me te mirat  dhe  me te paharrueshme ; duke e vleresuar  ate si  nje vizite  mjaft miqesore , vellazerore, shume bujare, teper te gezuar; qe shpreh solidaritetin , dashurine  e nje  populli amerikanodashes, e nje vendi nga me filoamerikan ne bote, qe  e ka  gjithnje  ne zemer dhe ne mendje. Presidenti Bush gjeti ne shqiperi ate qe i mungonte  ne bote dhe shqiptaret  gjeten tek Ai , ate qe u mungote  ne rruzullin toksor.

   Dita  e 10 qershorit  e vizites se Bushit ne Shqiperi  nuk ishte e rastesishme. Ajo perkon  me ngjarje  te medha kombetare. Ne kete dite  eshte pervjetori i 129 i  Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, 85 vjetori i  njohjes  se Shqiperise si komb nga Sh.B.A., si  dhe dita  e 8 vjetorit te  terheqjes se trupave  serbe nga Kosova. Keto sebashku me  viziten  e  presidentit Bush , e shenojne kete dite si  ngjarje  te shenjte , te paharruar dhe mbarekombetare, qe eshte  gershetuar  edhe me evenimente  mjafte  te rendesishme  nderkombetare, sidomos  per rajonin  e Europes juglindore, te Ballkanit.

      Ngjarje per tu shenuar ne viziten e presidentit Bush  ishte  dhe mysafirja  e shtrenjte , zonja  e pare  e Amerikes Laura Bush, e cila u prit  dhe u shoqerua me nderime te vecanta gjate vizitave qe beri.  Per nder te saj u shtrua  nje  dreke ne bar-restaurantin  Sofra e Ariut “ e cila  ngeli shume e impresionuar  dhe u shpreh  me kenaqesi  per gjellet e shijshme  dhe shume  te rralla te tradites shqiptare.. Ajo mbas drekes mjaft te kendeshme ,u shpreh ne gjuhen shqipe : “mirupafshim dhe  mire u takofshim, do te kthehem prape tek Ju.”. Per nder te saj , kati i dyte i restaurantit “ Sofra  e Ariut “ ju vu  emri “ Laura Bush “.

     Jehona  e vizites  se presidentit Bush ishte  mjaft joshese dhe  la pershtypje   te mahniteshme  boterore. Ajo ishte shume   e merituar,  mjafte e ndjeshme ,  serioze  dhe plotesisht  krenare per Ameriken, per vendin tone  mikeprites bujar dhe  me histori te ndritur Iliro-Pellazgjike, si dhe per tere boten.

   Bushi qendroi ne vendin  e arberit per 480 minuta, udhetoj 40 km. dhe gjithcka Ju pasqyrua  gjithe botes  nepermjet gazetave  shume serioze  CNN, BBC , dhe  radioTV.Amerikan;  qe jepnin lajme  direkt nga Tirana. Viziten  e ndoqen mbi 400 gazetare te huaj, nga e githe  bota. Ata kane shkruar  per shpalljen e tre deklaratave  kryesore  te forta te Bushit  ne  Tirane : Pavaresine  e Kosoves, integrimin  e Shqiperise ne NATO dhe mesazhin e ri qe do te kete vendi i yne ne bote. Ato kane  permendur thenien  e Bushit  se : Shqiperia  eshte vendi  tolerances  se shkelqyer mes besimeve fetare, dhe u pershendet ne paqe ,nga nje vend me shumice mysliman. Nje gazete  eshte shprehur  ne konfidence   se : Bushi eshte  me i sigurte ne Shqiperi se ne Amerike !.Ndersa nje gazete tjeter , permend   thenien  e Bushit  se : : desheroj mbas mbarimit te mandatit presidencial te jetoj  ne Shqiperi.! Si  mirenjohje te pritjes  vellazerore  dhe madheshtore qe ju be.

    Shume kane  shkruar mediat shqiptare si gazetat  Shekulli,Koha Jone, Standart,  Shqip, Flet Ship, Panorama, Tirana observe., etj. Edhe  me  shume  ka bere jehone  te madhe shtypi i huaj ;nepermjet  gazetave  e tyre te shumta  dhe TV MPR.

 New-York Times  del  me kryeartikull. Pritje  e vecant me ndjenja te larta  miqesie dhe dashurie. Ai u nderua  si  nje yll roku. Los Angelos Times . Bushi u prit ne Shqiperi mjaft ngrohte.. Boston Globes  Bushi forcon  miqesine  Amerikano-Shqiptare. Washington Post. Bushi mbeshteti Shqiperine.. Radio-Televizioni Amerikan. MPR . Mikpritje  e vecant. BBC. Vendi  i ballkanit eshte aleate  i Amerikes. Deutsche Welle. Bushi per pavaresine e Kosoves. Rossiya TV. Shqiptaret degjojne nga  Bushi ate qe duan  te degjojne..Xinhua. Bushi mbeshtet pavaresine e Kosoves.Turkish Weekly Bushi shprehu edhe njehere mbeshtetjen  ne NATO. NBC . Nje pritje  jashtezakonishte  e ngrohte. Ai mund mos  kete aq deshire per tu kthyer ne Washington. .Financial Times.  Bushi per pavaresine e Kosoves. .The Sun. Bushi lavderoj  shqiperine.  Etj.

         Respekt dhe nder  vizites se presidentit te pare amerikane  George W. Bush ne   atdheun tone  ne Shqiperi , per  vleresimin qe i  beri Kombit Shqipetar.

 

                                              Dr.  Namik  M. Shehu

                Sekretar  shkencor i Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave.

                                                                  Nju-Jork.

 

Arrestohet një ish-gjeneral serb i akuzuar për krime në Kosovë

17-06-2007

Një ish-gjeneral i policisë serbe i akuzuar për krime kundër njerëzimit në Kosovë në vitet 1990 është arrestuar dhe po dërgohet në gjykatën për krime lufte në Hagë.

Autoritetet thonë se Vlastimir Djordevic, ish-ndihmës ministër i brendshëm dhe njeri i afërt i ish-Presidentit Serb Sllobodan Millosheviç  u arrestua sot nga policia në Mal të Zi. Një zëdhënës i Gjykatës së Hagës tha se arrestimi u bë me ndihmën e Serbisë.

Ishte arrestimi i dytë këtë muaj i një të akuzuari për krime në luftrat e Ballkanit. Më 1 qershor, arrestimi i ish-gjeneralit boshnjak Zdravko Tolimir bëri që Bashkimi Evropian të rifillonte bisedimet për anëtarësimin me Beogradin.

Prokurorët e kanë akuzuar Djordevicin për rolin në dëbimin me forcë të 800 mijë banorëve të Kosovës dhe vrasjen dhe persekutimin e qindra civilëve shqiptarë nga viti 1997 në vitin 1999. //kk//

----------------------------

 
Pershendetje me rastin e perkujtimit te jetes e vepres te Profesor Teki Kaltani
(1926-1991)
 
Te nderuar pjesemarres, në emer te nje grupi ish-studentesh te Fakultetit te Agronomise, ju pershendesim perzemersisht me rastin e festimit te 80 vjetorit te lindjes te Profesor Teki Kaltanit.
Ne kete dite bashkohemi me ju qe te perkujtojme me shume respekt jeten evepren e nje prej figurave me te shquara te shkences se pathologjise se bimeve te Shqiperise.
Ne ruajme kujtimet me te vyera per Profesor Tekiun dhe e vleresojme shume dedikimin e devotshmerine e tij ne mesimdhenie e perpjekjet qe ka bere per edukimin shkencor te studenteve te tij. Kontributi i profesor Tekiut ne formimin e shkencetareve te rinj i tejkalonte hapesirat e klasave, laboratoreve, e praktikave fushore. Ai dallohej pikerisht per mbështetjen e inkurajimin shembullor qe u dha studenteve te brezit tone jo vetem si
agronome e pedagoge te ardhshem por edhe si njerez me bote e kulture te denje.
 
Profesor Tekiu ishte jo vetem studiues i zoti, mesues i kujdesshem e i dedikuar por edhe njeri me zemer te madhe dhe botkuptim realist e perparimtar. Ne i jemi shume mirenjohes per njohurite shkencore e praktike qe na ka percjelle si edhe per kujdesin qe ka treguar per formimin e brezit tone. Per me teper, nje pjese e konsiderueshme e susksesit tone si ne karriere ashtu edhe ne vlerat sociale qe gezojme sot i dedikohet
kontributit te Profesor Tekiut e pergatitjes qe kemi perfituar ne Universitetin Bujqesor te Kamzes. I nderuar qofte kujtimi i tij.
Me respekt: Cezariana Kora (Nano), Kanada, Niko Qafoku, SHBA, Nazim Gruda, Gjermani Teuta Gruda (Nano), Gjermani, Eduard Cani, SHBA, Robert Magari, SHBA
Eva Zagori (Gjashta), Kanada, Galin Kora, Kanada, Gezim Komnino, Itali Afroviti Komnino (Lito), Itali, Agron Zekthi, SHBA, Ilir Peqini, Itali, Pandi Zdruli, Itali, Sokrat Sinaj, Zvicer, Ilir Vesho, SHBA


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora