E premte, 29.03.2024, 01:00 PM (GMT)

Mendime

Bujar Nallbani: 20 shkurti, jo datë e zakonshme

E marte, 19.02.2013, 07:42 PM


QË 20 SHKURTI MOS KTHEHET NË DATË TË ZAKONSHME

NGA BUJAR NALLBANI

Në historinë e re postdiktatoriale ka ngjarje që zgjojnë nevojën për një reflektim të thelllë, ato vetiu mbartin tharmin e diçkaje që ke nevojë t`u rikthehesh herë pas here duke peshuar me mendje të ftohtë rëndësinë e tyre.  Janë disa data, të cilat nuk kanë vetëm rëndësinë e shënimit në kalendar,po përcjellin njëkohësisht një moment ndryshimi epokal.  Një e tillë është edhe 20 shkurti, çasti madhor kur Shqipëria, studentët, forcat antikomuniste, gjithë të vuajturit dhe vizionarit përmbysen simbolin e urryer të diktatorit, dhe ky prag shënoi nisjen e një epoke të re të demokracisë.  Këtë ngjarje e mbaj mend mirë dhe e kam të shënuar në kujtesë si një  moment i papërsëritshëm ekzaltues, i frikshëm dhe aspak I frikshëm për guximtarët.  Së bashku me Fatmir Merkoçin, dhe qinda e mijëra të tjerë, ne çmontuam një monument të zi, e tërhoqëm zvarrë, për të thënë se Shqipëria s`duhet të mbetet peng i monumenteve të tilla.  Aty Fatmir Merkoçi u plagos.  Gjithkush, edhe soditësit e kësaj ngjarje, veçmas protagonistët, e mbajnë mend fare mirë këtë gjë, kjo është e shënuar në kujtesën e njerëzve tëlirë, po edhe të atyre që në atë kohë u dhimbsej diktatura, sepse kishin përfituar shumë prej saj, ose të atyre njerëzve që nuk e kishin vizionin si do ishte e nesërmja dhe kujtonin se pas rënies së diktaturës do vinte hataja dhe Shqipëria do të zhbëhej.  Realiteti nuk u dha të drejtë skeptikëve, realiteti na dha të drejtë ne, prijetarëve të demokracisë  ne funksionin e zhvillimit dhe përparimit të vendit.  Po si erdhi 20 shkurti? Ai nuk erdhi rastësisht, as nuk u parapërgatit sipas një skenari, ai është revoltë e shfrimit popullor kundër së keqes, protestë e fuqishme kundër varfërisë pabarazisë, mungesës së drejtësisë, izolimit dhe poshtërimit kolektiv të shqiptarëve nga një klan halabakësh dhe delirantësh, nga monstrat e një diktature mizore që frenonte përmes sistemit të vet politik dhe ideologjik zhvillimin dhe sillte regresin, duke e çuar vendin nga dita në ditë drejt poshtërimit dhe skllavërisë së tejskajshme. Në këtë sens, ajo datë shënon një simbolikë të fuqishme dhe parimore, shënon simbolikën e së drejtës së nëpërkëmbur dhe dashurinë e madhe për përparimin, kur vende tëtjera rreth nesh po lëviznin me shpejtësi duke kapur trenin e Europës.  Ai u para përgatit nga një sërë ngjarjesh të mëparshme, të cilat kulmuan me këtë datë, sepse çdo shpërthim merr e vjen me ca energji të mëparshme duke kurorëzuar fitoren e sigurtë.  20shkurti erdhi si demonstrim i vlerave të nëpërkëmbura, të cilat me këtë datë shënuan një pikënisje të re për rimarrjene vetes dhe vendosjen e një vizioni tëri.  Disa ngjarje kishin ndodhur më parë, hedhja nga ana ime e dinamitit tek busti i Stalinit, protestat në Shkodër e Kavajë, inervistat e mia dhe të disa intelektualëve tek Zëri i Amerikës,e të jera e të tjera u bënë burime të shpejta të cilat sollen prurjen në këtë det zemërimi për të përmbysur digën e kalbur të diktaurës. Janë pikërisht këto prurje që sollën atë ditë të shënuar të kësaj ngjarjeje madhore, të cilat bënë që nga gjithë anët e qytetit të Tiranës të vërshont lumi i njerëzve duke u dhenë një solidaritet të madh studentëve dhe prijetarëve të demokracisë në realizimn e këtij akti madhor të pashembullt në historinë e re moderne të shqiptarëve. Sado që historia e re shqiptare ka përjetuar edhe akte të tjera në këto dy dhjetëvjeçarë,kjo datë mbetet guri më i çmuar në rezistencën e përditshme për tu çliruar nga e keqja e për të sjellë kuptimin e zhvillmit më afër sendërtimit të tij jo vetëm përmes ëndrrës që është e domosdoshme, por edhe si një realitet i prekshëm dhe kokëfortë i cili kanevojë të projektohet dhe zhvillohet me ritme më të shpejta pa e ftohur asnjëherë entuziazmin e ligjshëm që jep kjo datë e shënuar. Nevojën për një reflektim dhe meditim të tillë ma jep sot një lartësi dhe largësi vitesh,kur është e domosdoshme të kthejmë kokën pas, jo për të qenë ostalgjikë, po krenarë, e për të parë se çfarë kemi bërë, çfarë s`kemi realizuar se sesi mund të ecnim më shpejt për të kapur trenin e Europës jo si slogan të fushatave propogandistike të partive plitike, po si standarte dhe kuota të jetës europiane. Natyrisht,Shqipëria ka ecur shumë, janë bërë përparime të mëdha dhe jeta e individit ka ndryshuar si koncepsion, si vlerë e lirisë, si ecje kohës në dimensionet që jep liria. Sot janë arritur gjëra të paimagjinueshme atëhere në një distancë kohore  të afërt,nëse do i përmendim ato dihen, po s`mund të rrimë pa përmendur futjen e Shqipërisë në Nato, çlirimin e Kosovës, liberalizimin e vizave, etj, që janë realizime madhore. Fisnikërimi dhe ballafaqimi i vlerave shoqërore qytetëruese të qytetarit nëpërmjet njohjeve që jep liria e lëvizjes është sot e madhe. Por boshti ideotematik i këtij shkrimi synon që të sillet si mesazh dhe nevoje për tu kapur fort në vlerat dhe polidimensionalitetin e asaj çka sjell kjo datë, kur shohim se ende shoqëria jonë vuan nga element të harresës  së qëllimshme ndaj nismëtarëve dhe protagonistët e demokracisë, kur disa ose kanë ikur jashtë shtetit me kohë, ose rrinë këtu dhe gjenden të papërfillur nga instancat shtetërore, sikur ata mos kishin bërë sgjë.  Gjihashtu në shoqërinë tonë është e pafalshme shpërfillja sidomos nga njerëz të cilët flasin nga foltore publike në emër të demokracisë dhe të datave historike, me një hile të tillë që s`është e vështirë për tu kuptuar se eksluziviteti i demokracisë, gjasme është në dorë të tyre. Kjo është diçka që s`mund të honepset s` mund të hahet si e drejtë.  Veçanërisht sot kur shqiptarët i njohin vlerat e lirisë, po e kanë të topitur pakëz ndjenjën e protestës, ndaj varfërisë, padrejtësive sociale, korrupsionit, sistemit gjyqësor,prishjes së mjedisit dhe të shumë rasteve që dihen.  Gjithashtu është e nevojshme që shumë data që mbartin në veten e tyre një  një bërthamë të madhe pozivitetit të filozofisë së dashurisë për demokracinë si gjënë më të shenjtë anashkalohen dhe mbeten në hije, vetëm në një përkujtim qeveritar apo diçka tjetër, pa u shndrruar në manifestime të fuqishme të rikujtesës dhe të rivlerësimit për ejen e shoqërisë në dritëne tyre.  Para disa kohësh Jozefina Topalli ishte në Shkodër dhe atje përkujtoi një ngjarje të demokracisë. Mirë bëri, po a nuk duhej që ajo të përmendte se atentati i parë ndaj Stalinit është bërë në Tiranë nga unë Bujar Nallbani, ndoshta atentati i parë në gjithë Europën Lindore ndaj një figure të tillë kaq të urryer. Nuk kishte informacionin e duhur apo nuk donte, kjo mbetet për tu shpjeguar, por një gjë dihet se e vërteta s`mund të parcelizohet as përpjestohet, sidomos e vërteta antikomuniste e këtij vendi që është e vërteta më e hidhur dhe më krenare në Europën Lindore, sepse këtu komunizmi sundoi me trajtat e veta më përçudnuese. Raste të tilla të denigrimit dhe të mos marrjes së informacionit korrekt të verifikimit në kohë dhe të vlerësimit të tij ashtu siç i takon, ka shumë.  Shumë figura të kësaj lëvizje akoma s`janë dekoruar, e një nga ata jam dhe unë.  Ne atëhere nuk jemi ngritur për dekorata,po kur shohim që dekorohen njerëz me kontribute minimale ose pa kontribut, vetiu lind e drejtë pyetja se diku mekanizmi i shoqërisë sonë çalon dhe nuk fnksionon sa duhet. Mesazhet e 20 shkurtit janë të mëdha. Ato nuk mund të anashkalohen, as shpërfillen dhe të kalojnë në heshtje sepse janë mesazhet që vijnë nga dëshmorët dhe heronjtë e demokracisë, nga kuptimi i një vuajtje të madhe në diktaturë po edhe të rezistence  të pashembullt në ato kohë të vështira.  Këto mesazhe sot, marrin një dimension të ri kur është fjala për ti sendërtuar ato në përurimin e vlerave të shumëfishta që mbartin vetiu, në krijimin e një shoqërie më të drejtë më korrekte  e një shoqërie që lufton çdo ditë m të keqen, me forcat e errësirës dhe të pengesës, me abuzuesit dhe delirantët, për të sjellë gjithnjë diçka të mirë.  Që 20 shkurti të mos mbetet thjesht një përkujtim në kalendar,po ai të kthehet më shumë se kaq, një çast i papërsëritshëm historik që solli përmbysje të madhe të së keqes, të diktaturës më mizore, po edhe një çast idetë e të cilit sjellin nevojën e herëpashershme për reflektim sa më rracional në ndërtimin dhe prosperitetin e demokracisë funksionale për të gjithë. Kjo është vlera e kësaj date.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora