E enjte, 25.04.2024, 03:30 PM (GMT+1)

Mendime

Beqir Cikaqi: E Gëzofsh Pavarësinë Kosovë!

E hene, 18.02.2013, 08:06 PM


Në kujtim të asajë dite: E Gëzofsh Pavarësinë Kosovë!

Ndonëse një manifestim i tillë në rrugë duhet paralajmëruar dhe për të duhet të merret leja, autoritetet italiane të sigurisë, policia, karabinierët, etj. nuk e penguan, përkundrazi e ndihmuan, duke i ndalur automjetet tjera që rastësisht gjendeshin në rrugë…!

Nga Beqir Cikaqi, Treviso-Itali

Sot me 17 shkurt 2013 bëhen plotë pesë vjet  nga shpallja e Republikës së Kosovës, Shtet Sovran dhe i Pavarur, të  njohur (deri më tash) nga rreth njëqind shtete. Shqiptarët, ku do që ishin, gëzimin për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, e shprehën në mënyra te ndryshme. Në mënyrë dinjitoze u festua edhe në Itali, ku do që jetojnë shqiptarët. Sipas një statistike, numri më i madhe i shqiptarëve, sidomos atyre nga Kosova jetojnë në provincën e Trevizos. Kështu, në ditën e Pavarësisë u festua edhe në Trevizo, në mënyrë spontane. Edhe pse një organizim spontan, ai ishte mjaft dinjitoz. Rreth 200 makina të zbukuruara me flamuj kombëtarë dhe italianë, pankarta e simbole tjera shqiptare bënë atë ditë një qarkore: Postioma- Montebelluno-Istrana-Trevizo (me unazën e Trevizos), duke u kthyer nga vendi ku u nisën. Nismëtarë të këtij manifestini nuk ishte asnjë nga shoqatat që  tani organizojn manifestime të ndryshme( prejashtim DARDANISË që në mbrëmjen e asajë dite e zbuti pak këtë imazh). që ishte për çdo kritikë, por ishin disa bashkatdhetarë që ishin grumbulluar në restorantin Bar Kosova, ndër ta edhe autori i këtijë shkrimi, të cilët edhe u kujdesën për mbarëvajtjen e këtij karvani të automjeteve. Në pika të caktuara turma ndalej, hidhej valle, këndohej, etj. Kënga që dëgjohej më së shumti ishte 'Oj Kosovë, nana ime', mandej këngë për dëshmorët etj. Turmës së makinave nga Postioma në Montebellune iu bashkuan përveç të tjerëve edhe anëtarët e SHKA 'Dardania' që kishin dalë në mes të qytetit me veshje kombëtare, instrumente muzikore e lodër. Një spektakël tjetër me daulle e muzikë u improvizua edhe në mes të Trevizos, në sheshin kryesor (Piaza Dom), mandej para prefekturës, nëpër gjithë rrugët eTrevizos, e deri te hapësira ku autobusët nisen çdo të shtunë për Kosovë.

Ishte interesante se, ndonëse një manifestim i tillë në rrugë duhet paralajmëruar dhe për të duhet të merret leja, autoritetet italiane të sigurisë, policia, karabinierët, etj. nuk e penguan, përkundrazi e ndihmuan, duke i ndalur automjetet tjera që rastësisht gjendeshin në rrugë. Edhe vendësit u entuziazmuan nga një manifestim i tillë. I gjithë ky manifestim spontan kaloi pa as më të voglin incident. Gjithë se cilin pjesëmarrës shqiptar në përfundim të asaj dite që e pyesja, përgjigjej: "jemi shumë të kënaqur edhe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por edhe për atë se si kaluam kaq bukur në manifestimin tonë spontan. Në këtë mënyrë i treguam botës dhe italianëve se ndonëse kemi qenë të shtypur, të persekutuar padrejtësisht, ne jemi të civilizuar dhe edhe ne jemi evropianë. Se prej sot edhe NE KEMI SHTET...”.

Manifestime të ngjashme po ate ditë mësohet se kishte edhe në disa qytete italiane, ndërsa shumë bashkatdhetarë këtë festë e përcollën edhe përmes kanaleve televizive me satelit. Vlen të përmendet se para shumë banesave dhe shtëpive ku banojnë shqiptarët, në pjesë të dukshme valonin flamuj kombëtarë shqiptarë. Ndërsa mua  vazhdimisht më cingrronte celulari, duke me uruar shumë bashkëatdhetar që tashmë i kam miq e bashkëpuntor nga Vlora, Elbasani, Dibra, Kumanova, Durrësi, Shkodra, Medvegja, etj. Në orët e mbrëmjes Shoqata 'Dardania ' në Musano (afër Montebellunos) në lokal të mbyllur organizoi një mbrëmje rasti me muzikë, valle shqiptare, ku pjesëmarrës ishte një numër i madh i bashkatdhetarëve, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria dhe trevat tjera shqiptare.

Mesazhi i krejt atyre manifestimëve ishte: E Gëzofsh Pavarësinë Kosovë!

Edhe mediat italiane si gazetat, radiot, televisionet, etj. në përgjithësi i dhan një publicitet shumë të madhë kësaj ngjarje. Ndërsa  ato që e përcollën festen dinjitoze të shqiptarëve në Treviso, e të entuziazmuar nga  ky manifestim, dhanë komente e vlerësime bombastike në favor të kësaj feste, sikurse “ Treviso, një  Prishtine e vogël…(Trevoso, la piccola Pristina..), etj. etj.

Duhet falenderuar edhe njehere shtetin italian, autoritetet italiane për kontributin që dhan jo vetëm atë ditë(me 17 shkurt 2008) por edhe për njohjen e menjëhershme të pavarësisë, e ma vonë edhe me njohjen e të gjitha dokumenteve të Republikes së Kosovës.

Sot kur bëhen   5 vjet nga shpallja e pavarësisë Kosovës, pozita e shqiptarëve në përgjithësi, dhe e atyre të Kosovës në veqanti ka ndryshuar për të mirë, ndonëse jo në dinamiken e paramenduar! Dikush(!?) i konteston këto të arritura, duke e injoruar institucionet e Republikes Kosovës, madje edhe flamurin, himnin,  simbolet shtetërore etj. Gjithsecili shqiptar e ëndërron bashkimin kombëtar, gjithsecili shqipar flamurin kuq e zi e ka në zemër si flamur kombëtar dhe i pa zëvendësueshëm, që është flamur malli, ndërsa flamuri shtetëror i Kosovës të gjithë e dim se është flamur halli. Tek e fundit Republiken e Kosovës me te gjitha simbolet e shtetësis e konteston pushtuesi ynë shekullor-Serbia, andaj duhet respektuar simbolet shtetërore, së paku për inat të armikut, pa i anashkaluar simbolet kombëtare.

Shpresojmë se përvjetorët tjerë do ta gjejnëKosoven dhe popullin shqiptar në pozitma te favorshme, si kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare. Amin!

Nga  manifestini i asajë dite në Treviso( Piazza Dom )



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora