E merkure, 24.04.2024, 02:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Gjon Markokaj?

E hene, 18.02.2013, 08:32 PM


SHQETËSIMI I TË VDEKUNVE

 -Cikel me poezi nga libri: “SHKËMBI ËSHTË DJEPI QË MË RRITI”, Tiranë, 2012-

Nga: Gjon Markokaj?

KATUNDIT TIM

Të parët e mi i gjeta:
Ikë prej fushe strehue n'male
Të shoqëruar me dhitë e egra
Në shkëmbenj me shqiponjat.
 
Në shpatulla të malit Kores
I gjeta trojet e  të parve
Me pak tokë më shumë djerrë
Të perndjekur prej të huajve.
 
E gjeta Kalanë e Lekës
Qytezën  me shumë nam
Identitetin e besimin
Doke e zakone arbënore
…Ngurtësuar në shkëmb.
 
Gjeta rrënojat e nëntë kishave
Që vertetojnë banim të lashtë
E që ndriçojnë si "meteorë"
Në vëndet biblike rast i rrallë.
 
Gjeta virtyte t'malsorëve:
Bukë e kripë: - mirësevini!
Odën çilë, sofren shtrue,
Me bukëmirën shqiptare.
 
Ndigjova per herë të parë
Gjuhen e t' parëve të mi
Të cilen unë e mësova
Prej prindërve me ëmbëlsi.
 
Gjeta prej  brezave:
Se dashurinë për Atdhe
E kanë treguar rajçorët
Me grykëpushkë e fe.
 
Në mbrojtje të trojeve shqipëtare
Ata derdhen gjak, u martirizuen
(Realitete edhe të anashkalueme)
Këto janë krenari e paharrueme.
 
Në Njëqind Vjetorin e Pavarësisë
Muzë frymëzimi më rrahë zemra
Si rrjedh Valbona ujëkthjelltë
Rrjedhin vargjet nga brenda.
 
Me origjinën e vëndlindjes
Nis gjithëçka - fillon zanafilla
Zëmra që është më e vuajtur
Nxjerr dhe vargje më të mira.
 
Në kohet e sodit buzëqesh liria
Jetojmë ku të deshirojmë vet
Stinë të tjera suall demokracia
Për popullin  që ndjehet mbret.
 
Liria i krijoi të gjitha mundësit:
Ato që ëndërr i patem dikurë
Sot  kudo e kemi  Atdhe…,
 Nga buzëdeti në bjeshkët-gur.


KISHA E SHËN GJONIT
 
Në rrënojat e Kishës
shumëshekullore
N' breg t' Liqenit,
n' "Fushën e Shën Gjonit"
Në vitet: 2002 - 2004,
nga mjeshtër rajçorë:
U ndertue Kisha
e Shën Gjon Pagëzoritt.
 
Me 24 - Qershor - 2004,
Dita e shugurimit
Frut,
i Konferences Ipeshvnore Spanjolle
Nëpërmjet fondit t' sajë,
(Ungjillëzimi i ri)
T' Administratorit,
Imzot Dodë Gjergjit
T' motrave,
Misionare të Zëmrës se Krishtit
Kisha e Shën Gjonit,
u lartësue n'mrekulli.
 
Atë kohë t'monizmit,
"t'shkatërrimit shpirtërorë"
"Lisat u luten",
simbol i besimit, t' ndaluar
Besimtarët lutën, n' kishën e re,
n' shtepi t' Zotit
Lisat si ëngjuj,
ngjiten drejt qiellit, pareshtur
N' Kishë, ndizën qirat e paqës
e t' vllazërimit.
 
Lisat shumë shekullorë,
i freskon Valbona
N' rrënjët e tyre,
ajo kalon e përbirohet
Sëbashku, me rrjedhjen e ujtë,
t' fresket  t'sajë
Rrjedhë e rrokulliset,
pleqëria e këtyre Lisavet.
 
Lisat i japin bukuri Luginës
Janë Muze i Kishës dhe i besimit
Janë "Akropol",
n' luginën e Valbonës
Monument kulture,
n' Rajën e Merturit.
 
N' Rajë,
nga rrënojat e nëntë kishavet
Sot janë, t' ndertuara,
dy kisha funksionale
Besimtarët jânë,
t' lirë që, t' i luten Zotit
T' gëzojnë, nji jetë,
Sa më  të qetë shpirtërore.


LISAT LUTEN
 
Kishat:
Janë forcë e madhe
Njerëzit, në to luten
Janë vatra vend-besimi
Me lisa u mbushën.
 
Drejt lisavet, t' kishes
Disa herë "tinëz" bëra kryq    
E gjynah s'i dita vetes
Unë mësuesi i fëmijëve,
…I trajtuar si "qyq".
 
Lisat u luten
Adhuruen drejt qiellit
S' ju binden "diktaturës"
Për njëgjysëm shekullit
 
Në madhështi u luten:
Për "besimin e ndaluar"
Për njerëzit e drojtun              
"Simbol" i njeriut besimtar.
 
Tani që u rikëthye besimi
"Shpirtin" ta pastrojmë!
S'po dimë ç'është mëkati
Lisat duhet t' i mirëmbajmë
Dhe t’i nderojmë…

 
SHQETËSIMI I TË VDEKUNVE
 
Me 4 shkurt 1967
Regjimi… totalitar
Monist - Komunist
Demoskoi fenë hapur.
 
Besimi ndalohet
Kisha e xhamija
U shëndrruan:
N' vatra kulturet
Shkolla e magazine.
 
Kishës në Rajë
I rrëzuen kumnarin
I zhdukën kumonët
Me heqë besimin.
 
Asgjesuan ikonat
I zhdukën bibliotekën
Thyen kryqat e varrevet
"Shqetësuen" të vdekurit.
 
Kishat i shndrruan
Vatëra të propogandës
Besimi në "shpirt" u ruajt
Nën tehun e shpatës.
 
Ligji e ndaloi fenë
Njeri s'i preu lisat
"Ateistët, mëkatarë"
I gjykon "gjyqi i mëkatit"
 
Edhe ata i tuten Zotit
"Parajsë" deshirojnë!
Shperblimi i mëkatevet
Është vetem vdekja
N'atë botë,
"Purgatori" i pret
./.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora