E enjte, 18.04.2024, 08:00 PM (GMT+1)

Mendime

Lekë Preçi: Krahasime Historike

E hene, 18.02.2013, 09:17 PM


Krahasime Historike

Përgatiti: Lekë Preçi

Këto ditë ishte për një vizitë 4 ditore në Shqipëri Ministri i Mbrojtjës së Turqisë. Servilët e politikës shqiptare, si çdo herë dhe në çdo kohë, u dorëzuan, u nënshtruan deri në marrëzi. Edhe kësaj radhe, vëllai i këti ministri, Sali Berisha, e bëri dy kërkesa , e që njëra qenka pranu me dëshirë, që të kthehët koka e Ali Pashë Tepelenës dhe e Sami Frashërit në Shqipëri. Për vëllëzërit Frashëri rrespekt, po ku keni qenë deri tash ore të mjerë !!! Qeveria shqiptare nuk e dha këtë jam, e la të msheftë, sepse nuk e ka ndërgjegjën e pastër, por u kuptua nga agjencitë e lajmeve të Turqisë. Kemi ra aqë poshtë në këtë drejtim sa që po më dukët se politikanët tanë aktual edhe brekët e grave të tyre do tua japin turqëve. Se për ekonomi, po se po. Ky njeri, (edhe i joni në Kosovë), në prag të zgjedhjeve, janë në gjëndje që të ecin cullak nëpër rrugë, vetëm e vetëm që të mbledhin vota. Dhe , tash nuk di se çfarë marrëzira të tjera do të bëjnë këta dallkauk. Kur është fjala për sjelljen e kokës së Ali Pashë Tepelenes, për të interesuarit, po sjelli një krahasim historik nga një libër shumë objektiv për Historinë e Shqipnisë të shkruar nga Tajar Zavalani dhe të botuar për herë të parë në vitin 1966 në Londër.Kështu shkruan Tajar Zavalani në librin e tij “Histori e Shqipnis” në faqen 161:

“Vlen të bahët nji krahasim në mes të karaktereve të Skenderbeut dhe të Ali Pashës. Aty duket se sa poshtë kishin ra konceptet morale nga shekulli i XV në shekullin e XIX, mbas katër shekujve sundimi otoman. Në çdo veprim të këtyne dy burrave që ju prinë Shqiptarve në dy faza decizive të historis së tyne, gjëjmë nji kontrast të plotë në mes të idealizmit vetmohues dhe egoizmit primitiv dhe gati shtazarak, në mes të dashunisë për komb e për atdhe dhe lakmis së pangopun për pare e për pasuni materjale, në mes të mishnimit të mirsisë bujare dhe furis gjakpirëse të një bishe në trajtë njeriu, në mes të nji jete kushtue idealit liridashës dhe adhurimit për pushtetin, për të kënaqë epshet primitive tue përdorë fuqin për të shtypë dhe për të mundue të tjerët. Skenderbeu u tregue aq shpirtmadh sa me e falë të nipin që e kishte tradhtue në kulmin e luftës kundër nji anmiku të fuqishëm që nuk dinte se ç’asht mëshira. Ali Pasha masakroi burra të çarmatosun që e kishin luftue trimnisht dhe që i kishin ra në dorë tue i besue fjalës së tij solemne. Për të prue në vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe me grumbullu pasuni, Ali Pasha bani nji politikë pa skrupulla dhe plot dredhi, tue manevrue në mes të Turqëve, Francezve dhe Anglezve. Skenderbeu i qëndroi besnik aleatit të tij mbretit të Napolit edhe kur punët nuk i shkonin mirë Ferdinandit të Aragonës. Kur Princi i Tarantos, Giovanni Orsini, i shkrojti për me i mbushë mendjen të mos shkonte në ndihmë mbretit Ferdinand të Napolit, tue i tregue fitimet që do ti kishte po të bashkohej me partin e Angjevinve, Skenderbeu i dha nji përgjigje krenare ku i thoshte se miku i mirë asht ai që të vjen në ndihmë në nji ditë të keqe.

Skenderbeu ishte nji hero kombëtar i frymëzuem nga parimet morale të Krishtenizmit. Ali Pasha kishte mendësin e një satrapi oriental që nxitej me veprue vetëm nga lakmija për të mirat materijale të kësaj bote. Prandaj, Gjergj Kastrioti vdiq i vorfën, kurse Ali Tepelena la nji pasuni kolosale, të cilën e kishte grumbullue, së paku pjesërisht, me anë të grabitjes.

Sikur Veziri i Janinës të kishte luftue për bashkimin dhe librimin e shqiptarëve ashti si Mehmet Aliu bani në Egjypt, Shqipnija do të kishte qenë e para në Ballkan me e fitu pamvarsin nga sundimi otoman...”



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora