E premte, 19.04.2024, 08:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Iliro-shqiptarët

E hene, 18.02.2013, 08:27 PM


Iliro-shqiptarët janë gurthemeltar i civilizimit europian

Nga Gjon KEKA

Nëse tani në shekullin XXI ne akoma kërkojm mbështetje të atyre argumenteve të gjetura gjerë më tani dhe nëse poashtu ne akoma duhet të mbajmë shqiptarët si pasardhës të Ilirëve ,ne me siguri të plotë duhet të përgjigjemi me :PO- të madhe! Kjo për faktin se gjerë më sot nuk ka mbërri dhe nuk është gjetur akoma asnjë dokument,dorshkrim apo fakt përmbajtësor tjetër i historisë që kundërshton këtë të vërtetë të madhe ,se shqiptarët jo vetëm se janë pasardhës të Ilirëve,por ata janë aty si njeriu,raca dhe fisi i parë themeltar i këtij gadishulli Ilirik ,e aq më tepër po këta shqiptarë janë edhe djepi i civilizimit të plotë të familjes së lashtë europiane.

Shqiptarët janë pasardhës natyror të ilirëve të lashtë, të cilët nuk nuk janë rastësisht aty që nga themelet e tij historike fisnore, e kombëtare, as nuk kanë qenë ndonjë aksident historik i dyndjeve barbare,por një realitet i brendshëm i fiseve themeltare të këtij gadishulli të cilët kanë luajt një rol mbikohor dhe vendimtar përgjatë historisë ,pastaj në civilizimin ,zhvillimin dhe shtrirjen natyrore të tij brenda familjes europiane.Ka me mijëra vite që shohim se si karakteri gjenetik i shqiptarëve nuk ka ndryshuar edhe përkundër dëmeve që i janë bërë përgjatë historisë nga pushtuesit e ndryshëm barbar.

Ndërkaq shumë studiues,gjeograf,historian e gjuhëtar etj ,edhe përkundër pikpamjeve të ndryshme dhe konkluzioneve nga njëri tjetri ata janë bashkuar në një gjë se shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve të lashtë,kjo sepse ata nuk kanë gjetë popull apo fis tjetër themeltar përveq tyre ,kështu që kjo tregon se një popull,racë apo fis që bëri Perëndia apo sipas antikëve perënditë e tyre nuk mund të zbulohet lehtë plotëisht ai sepse ai është një mister(që një ditë do të zbulohet plotësisht se ata ishin të parët aty-themeltar) mbi të cilin qëndron jo vetëm i gjithë kontinenti europian, por edhe vetë raca e tij dhe civilizimi i lashtë.Profesroi, gjuhëtari dhe historiani gjerman Johann Thunmann shkruan se “...shqiptarët të cilët aktualisht banojn në këtë vend janë pasardhës të Ilirëve të lashtë(...)Më parë, ai ishte vetëm një popull i vogël(themeltar-shënimi im) që ishte në Ilirin maqedonase mes Drinit ,Siomini dhe vendbanimeve te tyre.Ptolemeu është i vetmi në mesin e të parëve që flet për kryeqytetin e tyre, të cilin e quan Albanopoli. Ai (populli shqiptar) jetoi në këto zona ,male dhe ka marrë dhe emërtimin e tyre në të gjitha revolucionet që tronditën kombet fqinje.”(J.Thunmann 1774 ,faqe 240)

Ne nuk mund të mos argumentojm këtë se është padyshim edhe një nga aspktet e gjuhës ,kulturës,lidhjeve familjare ,fisnore vendbanimet dhe tërë trungu nga rrënjët që tregon për vijimësin e tij siç janë shqiptarët të cilët që nga ndërtimi i themeleve të tij brenda gadishullit Ilirik ,pastaj periudhat e mëvonshme e ajo më e ndritura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut e gjerë në ditët tonë shqiptarët kanë ruajtur me një xhelozi të madhe karakterin gjenetik Ilir të lashtësisë së tyre,me përjashtim të mbetjeve sulltaniste të veshura me rroba të perandorisë otomane ato nuk përbëjn karakterin gjentik të këtij fisi dhe kjo nuk duhet ngatërruar asnjeherë.

Dhe ka më mijëra dokumente historike dhe dorshkrime të shkrimtarëve të periudhave të ndryshme që flasin për një vijimësi iliro-shqiptare.po marr vetë disa nga shembujt si ai i Papa Inocent IV (Innocent IV ,Epist.61 L.VIII ,1250)që shpalos kufijt real të këtij populli të lashtë Ilir,pra shqiptarët,pastaj Homeri në veprat e tij të njohura për të gjithë tanimë ,mbi urtësin dhe heroizmin dhe përkatësin e këtij fisi të lashtë brenda gadishullit Ilirik, poashtu edhe Plini,Virgjili dhe Lykofroni na saktësojn duke na zbuluar kështu ngadal por qartë vijimësin e këti populli në periudha të ndryshma kohore dhe duke na i sjell ata si fise kryesore të shfaqjes së karakterit të plotë të këtij gadishulli dhe formimit të tij ,madje ka thellësi të atillë dhe etje akoma më të madhe të cilat mbështeten në dokumente të provuara se ka rrënjë pellazgite ky fis Ilirë themeltar.

Prandaj duhet nënvizuar se asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk ka pasur ndërprerje të vijimësisë Iliro-shqiptare edhe përkundër tendencave turke,sllave dhe të tjera për të humbur në tërësi karakterin kryesor të këtij populli të lashtë Ilir ,popull apo fis themeltar i këtij gadishulli dhe i civilizimit të lashtë europian, duke ia atribuar këto popujve ardhacak të cilët erdhën në vend nga dyndjet e ndryshme dhe të pushtimeve si barbar në trojet e gadishullit ilirk.

Madje ka pas edhe tendenca të atilla që duke mos mundur asesi të i humbin gjurmët e lashtësisë së këtij populli të lashtë ,kanë vënë në tregëti edhe këto ide absurde të gjoja se edhe shqiptarët janë sllavë,grekë apo turq dhe e gjithë kjo është bërë për të larguar gjithnjë e më shumë atë nga të qenit popull i lashtë Ilir dhe themeltar ,pra për ta larguar nga përkatësia e tij ,burimi dhe rrënjët e trungut të tij historik,si dhe për ta ndërpre këtë vijimësi pra iliro-shqiptare që po vihet në diskutim nga trajtues të ndryshëm e historian edhe sot në shekullin XXI si p.sh së fundi Oliver Schmit.Më duhet sërish të nënvizoj këtu atë atë që thotë historiani dhe gjuhëtari i urtë gjerman Thunmann në fjalorin(Vokabularium von Thunmann ,1772)e tij dhe dorshkrimet me vlerë se “shqiptarët nuk janë sllavë, por se ata janë pasardhës të ilirëve të lashtë...” kështu ai e ka provuar mjaft mirë këtë dhe ka përjashtuar tendencat e tilla të përzerjes së lëmshit historik të popujve dhe racës.

Ndërsa zërat e tillë si ai i historianit Schmitt nuk do të thotë se janë zëra që na turbullojn historinë as që mund të e vëjnë në pikëpyetje përkatësinë themeltare të popullit shqiptar në gadishullin Ilirik as vijimësin e tij gjerë në ditët tona,sepse debatet e nxitur vetëm sa e forcojn pozicionin tonë se jo vetëm se ka pas një vijimësi iliro-shqiptare por ajo tani është një vërtetësi botërisht e njohur realitet historik ,që shihet në trojet e natyrshme ku ka elemente të shqiptarëve të lashtë edhe pse të coptuara dhe nën kapelën e popujve ardhacak që kanë themeluar shtete artificale mbi tokën e këtij populli të lashtë Ilir.Si çështja e vijimësisë iliro-shqiptare e cila është prvuar dhe ka mjaftë dokumente që faktojnë se gjuha shqipe është gjuhë e lashtë Ilire,poashtu edhe teoria origjina pellazge e shqiptarëve nuk është produkt i shekullit XIX ,por i fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX,dhe nuk është kjo teori produkt i lëvizjes kombëtare shqiptare por i autorëve te ndryshëm gjuhësor e historian europian që kanë lëviz në këtë drejtim duke hedh edhe këtë teori të origjinës pellazge të shqiptarëve që tregon jo vetëm lashtësin e këtij populli por edhe të qenit gurthemeltar i tërë kreaturës së gadishullit Ilirik dhe civilizimit të tij.“Banorët e të njëjtit vend (gadishullit Ilirik-shënimi im )shqiptarët(..,)janë pasardhës të ilirëve të lashtë, një popull i guximshm,i civilizuar(... ) Gjuha e tyre është një folme e lashtë ilire dhe gjuha trake formojnë një grup të veçantë të fiseve indo-evropiane gjuhësore.Ndarja e vendit është përcaktuar nga sistemi i ultësirës jugore të Alpeve Dinarike dhe Dalmatike.Pastaj shtrirja e Shqipërisë së Epërme (Iliria e lashtë),(...) Shqipërisë së poshtme (Epir i lashtë) ”(Alexander Jacob Schem 1869 ,258)

Në lidhje me këtë mund të përmend edhe atë se kleri krishterë katolik përgjatë gjithë kohës ka treguar një përkushtim të madhë në ruajtjen e kësaj lashtësie të gjuhës Ilire tek shqiptarët ata madje kanë qenë kontributor të madh të i nxjerrjes në dritë të shumë të dhënave të dokumentuara mbi gjuhën dhe formën e shkrimit shqip si dhe të lidhjes së saj edhe me origjinën pellazgite.Këtu mund të nënvizoj atë se në shekullin e dytë kisha krshterë katolike në gjithë shqipërinë shpalosi në Selin e Romës edhe përmbajtjen e vjetër të gjuhës ilire dhe alfabetit të saj ,për këtë flasin dokumente të cilat mund të hulumtohen ne arkivat e Vatikanit,vetë kleri krishter ishte ai që tregoj përbërjen e plotë të gjuhës shqipe .Diku përmendet se një nga Papët e kohës kur kishte degjuar klerët shqiptar të këtij vendi duke folur në gjuhën e tyre ,kishte thënë ,” gjuha e juaj më tingëllon si gjuhë e mistershme dhe hyjnore”,dhe ishte i interesuar të dinte akoma më shumëpër të.Kështu që gjuha shqipe është pikërisht gjuha e vjetër Ilire dhe ajo kuptohet akoma më shumë kur ne shohim gjurmët e saj të cilat nëpërmjet këtij populli , fiseve të tij themeltare ,civilizimit dhe gjuhës së tij shkëlqen i tërë gadishulli Ilirik.

Duhet poashtu të potencohet se selia e popullit shqiptar si popull i lashtë Ilir ishte në Durrës dhe poashtu jo rastëisht gjendet edhe rruga apo via egnatia ajo që lidhë këtë gadishull me të gjithë.

Megjithkëtë ajo që duhet nënvizuar këtu është edhe ajo se edhe emrat e fiseve janë ekskluzivisht emra që kanë prejardhje nga gjuha shqipe si gjuhë e lashtë Ilire,poashtu edhe shpjegimet gjeografike të vendbanimeve janë ekskluzivisht dhe në mënyrë tepër të natyrshme sipas ilirishtes së lashtë apo gjuhës shqipe si e tillë.

Ndërsa tendencat për të larguar e ndar nga e vërteta apo ndaljes së kombit tonë për të vrapuar tek burimi janë vetëm sa për të futur teorit dhe hipotezat ne tregëti ,por ajo që nuk mund të tregëtohet është historia dhe të vërtetat e saj të argumentuara fuqishëm.

Duhet përmendur këtu se ky gadishulli ishte cak i shumë pushtuesve të huaj barbar, si aj e perandorisë bizantine ,romake dhe otomane të cilët secila solli gjërat e saj në këtë gadishulli dhe ndikimi në kompleksitetin dhe konfuzionin e origjinisë së popujve në këtë gadishulli tanimë shihej në horizont.Prandaj edhe problemet që kanë hasur dhe hasin akoma edhe sot gjuhëtarët,historianët etj janë rezultat i këtij konfuzioni dhe kompleksiteti,sepse janë vitet 249,pastaj 433 e deri 450 dhe 630 që kanë ndikuar në bërjen lëmsh të gadishullit Ilirik dhe të vërtetës së tij themeltare e të origjinës se lashtë të fiseve e popujve.Por edhe përkundër kësaj dhe këtij konfuzioni sërish kanë treguar se janë të lashtë dhe luftëtar të lirisë e të çlirimit të vendit të tyre nga pushtuesit barbar ,sepse siç nënvizon Thunmann sidomos për periudhën e lidershipit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut “unë thotë ai nuk dua që në historinë shqiptare në këtë periudhë të stërgjatem, sepse ajo është mjaft e njohur me jetën e Skënderbeut.Shqiptarët luajtën një rol të shkëlqyeshëm.Ata brohorisnin për vendin e tyre dhe luftonin për lirinë e tyre, me heroizëm e tyre dhe lidershipin janë bërë heronj...” ( Johann Thunmann 1774 ,faqe 315 )

Kështu që me fjalë të tjera mund të themi se shqiptarët janë vërtetë pasardhësit e ilirëve të lashtë, dhe se ky mendim është i prvuar ,i argumentuar dhe i sigurët madje vetë triumfi i përgjithshëm i të vërtetës së lashtësisë së këtij populli.

Prandaj të gjithë autorët që kanë hedh dritë të madhe në këtë drejtim janë vlerë e fuqishme e historise dhe shkencës si dhe triumfi i vetë shkencës së vërtetë dhe shkencëtarëve pa syze ideologjike.Por përmbyll këtë shkrim me fjalët e historianit të urtë dhe gjuhëtarit gjerman Johann Thunmann i cili e përmbledh në këtë mënyrë kur thotë se"unë nuk kam gjetur asnjë gjurmë në historisë së emigracionit të vonë: sepse dëshmirë e dhëna flasin se gjuha e tyre ka mbizotëruar fatin e njerëzve dhe se nuk ka pas asnjë fqinjë tjetër të cilët pretendojn se janë të vjetër..."



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora