E merkure, 24.04.2024, 06:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Froni

E hene, 18.02.2013, 07:47 PM


F R O N I

Nga Mehmetali Rexhepi

ç’po na sjell mynxyra
gjëmë pas gjëme
krim pendese Abeli
viktimë krimi Kaini
gjene të hibridizuara
hibride pa ujë në sy

*
Kutinë e Pandores
nuk e çeli King Kongu
Ai doli
nga Kutia e Padrones

*
Hirësia e Tij Froni
josh
pastaj errë
zbardhimi lëbyrë
verdhësia e gjetheve
dhe stina e mëshiroi
mandej ligjësoi
të mos ia shkelësh
gramët e mëshirës
vjelja e të bukurës së monedhës
belit të shtathedhurës
krupë e vjelljes
nxjerr  llavën e shpifjes
çudi
prore i ikte bukuria
mos
qenka fshehur te uria
tek grahmat e fundit
e robëreshës tij

*
Froni me kutin e tij
godet kleçkën
preferoi shënjestrën
nuk ka rëndësi
tëndin timin
të majtin
a të djathtin sy
syri im dëftoi
shëmtinë e shkeljes
Lartmadhërinë
barit të blertë të urtisë
befas sivëllain verboi
pengu i dëshmisë

*
kuja lemeria
klithmat
copë - copë
grihet pafajësia
te vona në media
verës i resh
borë e zezë

*
Froni farkoi
drapërinj zjarri
kush mbjell shtrëngatën
korr stuhinë
më korre të korra
drapërinjtë e djallit

*
trafikoni i krimit
nuk ngrin dot
kungulli mbi ujë
të kuq qytetërimit
shpifurish
nuk i shkoi huq

*
sërish terrori
nga katrori
në kub
projektoi
koruben
për fatin
cub

*
mëshira e kanibalit
katapultoi koka miturishte
për thyerje hekur betonesh
rroka qiellore

biblike
a kur anore

*
dhe anasi lyp fijen
Froni tërheq vijën
jetës nuk i jepet
shpërblimi
pa shpërthyer
dinamit i qëllimit



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora