E marte, 16.04.2024, 07:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Ethet e një ataku

E diele, 17.02.2013, 04:55 PM


Ethet e një ataku të pa imagjinueshëm

Nga Xhevat Muqaku

Herët në mëngjesin e fillimjavës së tetë, të vitit të tetë të mijëvjeqarit aktual, para se të drejtohej në vendin e tij të punës, Gëzimi përgjumëshëm erdhi deri tek vendimi:  dua të largoj gjumin dhe lodhjen duke e hudhë një shikim në postën elektronike.

Një letër e vetme, tek rubrikoni i lajmeve, sikur e thirri dhe i pëshpëriti, hej miku i miqëve!

...meqë, një lajm dhe një pohim shumë i ulët, nga ti  më ose më të dashtunit tuaj më ç'orientoi sot disponimin, jo vetëm mua, dhe mbetëm pa gjumë të gjithë, vendosa të të shkruaj. Kështu fillonte fjalinë e parë të këtij postimi Erëmira, mikja e mikes prej kushurirës së Gëzimit.

Kam respekt të madh për ty, me që ke punuar pa hile për kulturën tonë. Por ti e din mirë, që edhe unë po ashtu kam udhëtuar mijëra kilometra, kam marrë pjesë por edhe kam qenë me shpirtë dhe trup në festivalet kombëtare, pa interes, për të qenë shembull për të rinjët tanë.

O bobo, çka po lexoi aktualisht, pyeste vehtën Gëzimi?

Në vazhdim, Erëmira shkruante; si aktiviste, jam e uritur për traditën-kulturën tonë. Më sillet vërdallë borgji që ne u kemi fëmijëve tanë, të mos mbesin mbrapa meqë jemi në mërgim. Ndërsa ti i nderuar merr të drejtën, më quan mua dhe familjen time, të ulët. Pse ?  Cili të dha këtë të drejtë, të më ofendoni dhe të flisni tek miqët e vajzës time. Turp është kjo. Për derisa gratë tjera rrijnë pran erkanit teliviziv, unë punoj me fëmijë.

E ti bashkëvendasi im, në vend të përkrahjes, me quan familje e ulët. Kujtoi, ti e din qka është të jesh familje e ulët. Unë zotëri, kam moral dhe karakter më të fortë, se të një burri, mos të them një mashkulli, ngase mashkuj të pa vlerë ka plot! Nuk e kam zakon të lavdëroj vehten, por ju si duket, keni nevojë të dini më shumë për mua. Psenë, nuk e dij.  Unë në kurbet isha  nënë dhe baba, i edukova fëmijët më mirë se burrat e mëdhenjë dhe të nivelit!

Familja ime është shembull për të mirë. Eja të më njihni më mirë, me që të interesojka shumë për ne. Mos vlerëso pa më njoftë, urdhëro mik, bëni një test ! Hahah, unë jam vajzë minatori e rritur në qytet. Jam mbesë profesori, që atëher kur të tjerët, nuk dinin të shkruanin e të lexonin, ai ngriti zërin kundër armikut të ligë. Mu për këtë, vuajti edhe dënimin prej dy vitesh burg të rëndë. Dhe sa i përket familjes time, askund në trojet etnike, nuk gjenë njeriu, fëmij sikur kam unë, të edukuar, korrekt, të arsimuar, punëtor, familjar...

Shqiptar jemi, por, të këtij shekulli ( femra është e barabartë me mashkullin). Në familjen tonë, nuk ka nevojë, askush m'e ruajtë askënd, sepse ne e ruajmë vetëvehten. Nipi im i dhuron kunatës së tij veturë të re, për lindjen e vajzave binjake ndërsa ajo shkon atje ku i pëlqen asaj, sikur unë.Sa i përket asaj që unë s'kam burrë, gabim e keni, unë kam burrë, që nuk e kan tjerat fare. Ai është burrë mbi burra, jo vetëm mashkull si disa të tjerë. Unë dhe familja ime jetojmë të lirë, jo në pranga si në disa familje shqiptare. Ne jemi familje e emancipuar e këtij shekulli. Nuk kemi mbetë mbrapa te shkopi- bishti i lopëve, që të flasim dhe t'i njollosim të tjerët siq bëjnë disa.

Mbesa ime më thirri sot dhe më tregoi për këtë të re. Zotëri, u mblodhëm e tërë familja dhe nuk do ta lëmë këtë punë të qetë ngase më keni njollosë. Unë nuk jam grua e vejë. Unë kam një burrë që nuk i afrohet njeri, pesë djem  Kreshnik, katër vajza dhe dy reja Zana dhe një dhëndërr Sokol. Të gjithë jan të nivelit tim, me karakter, top korrekt, të sinqert dhe të lumtur. Unë kam edhe katër nipa dhe dy mbesa, dmth. jam bërë gjashtë herë gjyshe. Edhe këtyre, ju ke borgj, më keni njollosë. Pse më ofenduat dhe më quajtët të ulët? Kërkoi sqarim, edhe ate, sa më shpejt?

Kam pasur shumë rrepekt për ty dhe familjen tënde, duke menduar që jeni i shkolluar dhe i emancipuar. Kjo që keni folur për mua dhe familjen time, tregon të kundërten! Për të gjetur një nuse, një vend dhe një familje si të burrit tim, është vështirë. Ndoshta dhe në realitet, diqka të tillë nuk ka, mund të gjeshë vetëm në andërr. Lutem, që fëmijët tuaj, të gjejnë një vend ku nuk i lejojnë me dalë deri te dera e hyrjes dhe që i mbajnë në pranga. Ndoshta ashtu edhe duhet të jet familja për ty, e lartë. Sa i përket mbesës time, mos bartni  ju merakun, se është, siq thua ti në familje të ulët. Ashtu siq është vet mbesa e mirë, familja ku ajo jeton jan edhe më të mirë. Ne po, por edhe ajo ka pas fat që është në familjen, që e njohin dhe dijnë randësin e femrës. Tek ata ajo nuk shtypet por e mbajnë si zonjë- princeshë, të lirë, me të gjitha të drejtat që i takojnë, një njeriu të lirë dhe të mirë.

E pres përgjegjëjen-psenë, nuk ju kemi borgj asgjë ne juve si familje. Kjo që ju keni bërë, është e pa kapëshme për burrin, djemt, vajzat, rejat, nipat, mbesat e sidomos per miqët e familjes time. Ndjehemi të lënduar thellë dhe sinqerisht me familje në përfundim të letrës.

Gëzimit, gjumi i iku. Të shqetësuar e mori me vehte lumi i trazuar. I erdhi shumë keq. U nis nga vetvehtja. I befasuar jashtë normales, foli, pyeti, përsëriti, njëkohësisht pa zë; asgjë nuk kuptoi, qka paska ndodhur, mos vallë jam në andërr? Në ato çaste, edhe dëshironte t'ishte pjesë e andrrës. Në syrin e djathtë, që zuri t'i lëvizë pa kontrollë dhe marrëveshje me tjetrin, ndjeu dhëmbjen, loti nisi rrugën e tij. Nuk i pritej, e shtypi susten e iPad- it, që i mundësonte përgjegjëjen. Filloi të lëvizë gishtin tregues,  i gjente shkronjat, si në mjegullë.

E nderuara Ermirë, as që kam andërrue diqka të tillë, nuk të kam fyer kurr, askënd nuk e kam fyer, nuk e besoi se një gjë të tillë bënë asnjeri prej familjes time. Të lutem sqarohu  mirë, ndërsa edhe unë do të sqarohem me familjen time. Një këshillë; nëse ti përsonalisht, ke lexue ose ndëgjue diqka prej meje, prej ndonjërit nga familja ime, urdhëro e nxjerre. Përndryshe, kërkoi të mos merreni me thashë themet, për të cilat më së pakut dijë dhe bart përgjegjësi. Përshëndetje miqësore për tërë familjen tuaj nga Gëzimi, në orën 05;33.

I shqetësuar, në përcjellje të kokëdhimbjes, mezi kryente punën e tij. Ai zhvilloi biseda të shkurtëra me djemtë, vajzat dhe nusen, me kushuririn, mikun... Në pauzë, para drekës kontrolloi sërish postën elektronike. Si për inat, në byronë e tij, e prishnin qetësinë e varrit, herë pas here, vetëm zhurma e automjeteve të rralla në rrugën e qetë. Pa menduar shumë, vazhdoi në iPad-in e tij, në orën 10;59;

Ermirë e nderuar, edhe pse në punë, sqarimet e kërkuara nga ti, që deri tash i bëra me, për, rreth vehtës dhe familjes time, mbajnë deri në këtë çast, vlerën zerro. E përsëris; sqarohu me vetvehtën dhe familjen tënde, pa emocione. Nëse ke nevojë për përkrahje, më trego. Dëshiroi edhe unë, kësaj bisede të shkruar dhe hiq të mirë me ja pa fundin e sqaruar menjëher, miqësisht. Falëmnderit që keni shkruar për vehten tënde dhe familjen. Nuk më kan interesuar, por edhe s'më kan bërë përshtypje kurr. Me kushërirën time dhe miken tonë të përbashkët nuk e ndërroi askënd, mbesim ashtu siç isha gjithmonë me ata/ato. Jam në pritje të këthimit të tyre nga puna. Pas bisedës do të ju shkruaj edhe njëher, përfundimisht.

Gëzimi shkruante; unë e përkrah të mirën gjithmonë. Të keqën në përgjithësi e përjetoi si diqka të shëmtuar, e shoh, por nuk e përcjellë me qejf më tutje. Besoi t'i keni ngatërruar biseden dhe emrat. Nese keni regjistruar diqka të tillë, urdhëro e tregoje. Fjalët i bartë era, dhe nuk i besoi. Përndryshe këtu ku jetojmë, ka rregull dhe ligj. Urdhëro, por mos fyej askënd pa argumente. Zgjidh pak edhe zhargonin, me të cilin shkruan me mua. Unë nuk kërcnohem, nuk flas për ty dhe familjen tënde e as për vehten, në faqe të internetit dhe në këtë formë. Përfundimisht; shkrimin tënd dhe timin i kam kopjuar. Do të ndjehem i nderuar, i lehtësuar, sikur kjo përgjegjëje e ime t'i takonte një andërre të keqe, të kaluar që moti.

Edhe pas përfundimit të punës, Gëzimi nuk mund të qetësohej. Ndjehej i fyer sa ska më, deri në palcë. Pasi bisedës së Gëzimit me Ajrin, Renë , Diellin dhe Erën, në telefon, në njëren anë dhe bisedës sy më sy të këtyre të fundit me Erëmirën, të gjithë mbetën gojëhapur dhe të dehur nga befasia.

Sqarimi, mori shpejt rrugë të mirë dhe të mbarë.

Erëmirë aktivistja, u kishte deklaruar atyre, se ndjehej fajtore për letrën dhe akuzat, në adresë të Gëzimit. Këto, së bashku me kërkesën për t'u sqaruar të vërtetat rreth thënjes për familjen e ulët, ishin përpjekje për të rrëshqitur nga argumentet e lëvizjeve të pa hijeshme nën ombrellën e aktiviteteve kulturore. Megjithë ate, Erëmira kishte premtuar, të shkruaj dhe të kërkoi falje.

Pas dy ditësh, pritje të gjatë, më në fund, kishte arritur letra e radhës nga Ermira.

Niseshin përshëndetje miqësore për Gëzimin dhe familjen e tij të nderuar:

...për sqarimin që ke bërë dhe mundin që të definosh burimin e fjalve të letrës së parë me vjen mirë. Nuk desha të bëhet e madhe por djali i madh i mikeshës tënde i kishte folë vajzës së vogël të vajzës time më të re; gjyshja Erëmirë e familjes së ulët, me aktivitetet e sajë të kulturës në lëvizje e ka tepruar. Mua, gjumi nuk më zuri tërë natën. E studjova burimin, shkruajta ndoshta më shumë se që është dashurë, kujtoi dhe e pranoj se mbireagova,  duke aluduar në vizitat e ndërsjellta të herëpasherëshme dhe blic takimet me familjen tuaj.

Porsa erdha nga takimi me vajzat, dhe pasi fola me ata Erës në telefon. vendosa të të shkruaj. Unë shpresoi se kjo nuk do të përsëritet prap! Kjo që ndodhi është e kaluar. Unë për të rinjët jetoj dhe vdes e edhe një Çuni të ri i falet një gabim. E kaluara le të mbetet e kaluar, le të mbetet mes nesh kjo e tëra. Të bëhemi, dhe të bëhemi miq.

Kjo ndoshta edhe na ofron, të tjerët kan falë më shumë, ndërsa unë të riun tënd e fali, por do të më bëhej qejfi që kur të takohemi njëher, të më kërkoi falje ai, kjo do të më  kishte gëzuar mua shumë. Natën e mirë, të më përshëndetni shumë Rrezen prej meje.

Sinqerisht dhe me rrespekt, Erëmira.

Pasohet përfundimisht kjo mjegullë- histeri e jo mahi me portmonenë e lakuriqit

E nderuar, unë i kam sqaruar gjërat. Ato jan thash theme të sajuara nga ti. E keni fyer personalitetin tënd.  Bota është e vogël. Objektin lëvizës, pse unë, ndoshta nuk e vërej, ose ndoshta nuk dua t'e shoh, të tjerët e vërejnë dhe reagojnë ndryshe. Mos u hidhëro dhe mos i ngarko të tjerët, nese e ke bërë shërbimin. Nuk është mirë, duke dashtë më e nxjerrë vehten ashtu siq ke shkruar më lart, m'i fye dhe m'i ngarkue të tjerët. Edhe ashtu nuk dëshiroi të merrem me thash e theme. Më dhimbsen  miqët, që i kam ngarkuar me mbireagimin tënd më shumë se qesharak. Sqarimi ishte i nevojshëm dhe i arësyeshem. Fundi i fundit sejcili ashtu si është, i bartë vetëm rrobat e veta. Këtë herë, edhe herave tjera, me përshëndetje. Nëse të duhen sqarime të mëtejme, le të urdhërojmë, vetem me argumente.

Duke e përfunduar, e përsëris; fund dhe krye, fillim dhe mbarim këtë rrëfim djegës, i zhvilluar në relacionin  Münich- Hamburg.  Pakëz i modifikuar; në fund të dimri të nxehtë dhe të veçantë,  flaka tregoi fytyrën e saj, arriti kulmin. Gëzimi dhe Erëmira ju këthyen punës dhe jetës deri diku normale me obligimet  në rritje.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora