Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Kur po del çikë me shëtitë

| E shtune, 16.02.2013, 06:01 PM |


 

“Nusja” e vogël, mbesa ime e dashur Blerina Hoti-Tiranë-2012
“Nusja” e vogël, mbesa ime e dashur Blerina Hoti-Tiranë-2012

Jemi në javën e Shen Valentinit

KUR PO DEL ÇIKË ME SHETITË…

Teksti: Zeqir Lushaj
Këndon: Prek Vukaj

Kur po del çikë me shëtitë,
po merr rruga tjetër dritë.

Trupi yt, si lis zabeli,
ç’ka me ba, moj Unë i mjeri?

Hije t’ka fustan i hollë,
fytyra Jote – lulemollë!

Kaçurrela, flokte mbi supe,
kadal çikë, se mendt m’i hupe.

Ma kadal, moj lulja e bardhë,
kam shumë ditë, mrapa tuj t’ardhë!

Me t’i thanë dy fjalë përngat,
lum kush blen për Ty sahat.

Me t’i thanë dy fjalë ndërsy,
lum kush blen unazë për Ty.

Moj kojshia, e Lagjes Vjetër:
-t’marrsha Unë, (jo) kërkush tjetër!
------------
Hotel “Gjallica”, Kukës, 1987

(Nga libri “Fjala mbi tel…’)