Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Konferencë, mjekët shqiptarë nga diaspora

| E shtune, 16.02.2013, 12:17 PM |


FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN ME MJEKËT SHQIPTARË NGA DIASPORA

Shkurt 12, 2013

Organizuar nga Ministria e Diasporës,  në bashkëpunim me Ministrinë e  Shëndetësisë, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Akademinë e Shkencave Mjekësore të Kosovës, Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Prishtinë, nga 19- 20 prill 2013, mbahet konferenca me mjekët shqiptarë nga diaspora.
Të nderuar mjekë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë konferencë, nëpërmjet së  cilës do të mund t’i  shkëmbeni  njohuritë dhe përvojën akademike  dhe profesionale me kolegët tuaj në Kosovë. Me këtë rast,  do të krijohet edhe rrjeti i mjekëve shqiptarë në botë.
Ministria e Diasporës, paraprakisht, ju falënderon  për pjesëmarrje!
Ju lutemi, plotësojini formularët për aplikim! Shkarko Formularin
 
Me respekt,
Ministria e Diasporës