E premte, 26.04.2024, 12:12 AM (GMT+1)

Editorial

Heronjë të tillë mbeten Ambasadorë të Perjetshëm

E shtune, 03.05.2008, 06:24 PM


Gentian Marku
HERONJ TE TILLE MBETEN AMBASADORE TE PERJETSHEM

(Nga promovimi i librit ''Heroi i dy kontinenteve'' i autorit Ndue Hila)

Ne radhen e heronjve shqiptaro-amerikanë, radhitet edhe Gentjan Zef Marku,i cili dha jetën duke luftuar heroikisht ne radhet e ushtrise amerikane ne Irak ne vitin 2004. Megjithese i ri në moshë, heroizmi i tij shkroi faqe të lavdishme në lutën kunder terrorit, kesaj plage që ka mberthyr planetin tonë. Kjo u bë frymëzim edhe për njerëzit e penës, që heronjtë të mbeten gjithnjë në memorien tonë. Ndue Hila,tashme I konfirmuar si i palodhur ne fushen e letrave, i cili per nje periudhe me pak se 10 vjecare arrin te botoje 10 libra me tregime, poezi dhe një roman. Nga këta libra 6 prej tyre mbajnë autoresinë e tij dhe 4 si bashkautor. Libri i fundit monografik” HEROI I DY KONTINENTEVE”, mblodhi pervec miq dhe te njohur te Ndue Hilës dhe dashamirës të librit, por edhe bashkatdhetarë të tjerë,që mbushën sallën “Gjergj Fishta” ne Kishën e shën Palit. Libri ne fjale është kurorëzim I një pune gati dyvjecare të autorit Ndue Hila I cili sje! ll përpara lexuesit një pune me vlera të padiskutueshme historike, njohese dhe patriotike. Në këtë përurim morën pjesë edhe kongresmeni Joe Knollenberg,ambasadori shqiptar ne SHBA Aleksander Sallabanda bashke me konsullin e ambasades Arjan Spasse,Konsulli shqiptar I nderit per Michiganin Ekrem Bardha,kryetari I lidhjes se shkrimtarëve shqiptaro-amerikane Dalan Luzaj e te tjere. Gjithashtu ndodheshin edhe e ema dhe motra e heroit Gentian Marku. Ky aktivitet u drejtua nga Gjovalin Kacorri . Folës të shumtë ndërmjet tyre, kongresmeni Knollenberg, Ambasadori Sallabanda, Ekrem Bardha, Dom Anton Kqira, dom Ndue Gjergji, Dalan Luzaj, Nua Ivanaj, Ndrek Guri, Eduard Aliko, Ndue Ftoni dhe të tjerë, në fjalët e tyre theksuan se perjetesimi i vepres së heronjëve do të ishte i pamundur nëse do të mungonin shkrimtarët, artistët, piktorët, skulptorët, të cilët në punët e tyrë gjen frymëzim e mishërim vepra e këtyre heronjëve. , - Heronj te tille mbeten ! ambasadore te përjetshëm, - do shprehej Luke Juncaj, njeri n! ga foles it e rastit. Poeti i njohur Nexhip Ejupi bën një përshkrim të shkurtër mbi kapitujt e këtij libri,duke u ndalur në punën e kujdesshme që ka bërë autori për të pasquruar deri në hollësi gjithë jetën dhe veprën e Gentjan Markut deri ne ditën e fundit të jetës së tij duke e sjellë në pëmasat që e meriton një hero. Per librin “Heroi I dy kontinenteve”, kishin dhene vleresimin e tyre dhe mjaft personalitete politike dhe ushtarake. Dede Beleshi lexon pershendetjet dhe falenderimet qe ka marrë autori Ndue Hila nga Presidenti i SHBA George W Bush, Sekretari i Departamentit te Shtetit për mbrojtjen, Komandanti I pergjithshëm i marinnsave amerikane e të tjerë. Kongresmeni Knollenberg dhe ambasadori Sallabanda i dorezojne familjes se heroit certifikatat per veprën heroike te Gentjanit. Mjaft prekëse do të ishin fjalët e bashkëmoshatarit dhe bashkëluftëtarit te Gentjanit, Belis Krisafi,i cili do të tregonte detaje nga jeta ne bazat e pergatitj! es së marinsave dhe lufta e Gentjanit që me trimëri luftoi përkrah ushtarëvë të tjere derisa dha jetën ne Mosul te Irakut. Nena e heroit Sata Marku nuk i mban dot lotet që lidhen jo vetëm me dhimbjen e humbjes së djalit të saj të vetëm, por edhe me nderimin e madh që i bëhet djalit dhe familjes, duke e kujtuar në mënyrë të tillë, ajo falenderon ne emer te familjes autorin e librit. Moter Joana i kujton dhe shpreh me emocion fjalët që vëllai i saj i shkruante para se të vritej ne fushën e luftës. Një montazh muziko-letrar pergatitur nga poeti Gjovalin Lumaj dhe kengëtari Fran Gjoka plotësoi kuadrin e kësaj veprimtarie që ishte mbresëlënëse dhe me vlera. Me modesti do te shprehej Autori Ndue Hila , i cili tha se nuk do te reshtë në punën e tij për të pasquruar jetën dhe veprën e heronjëve , duke menduar se ky është një obligim i çdo krijuesi që merr në dorë penën.Ai falenderoi të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë! ndihmuar në realizimin e kësaj vepre.

ZEF LLESHI – Detroit 12 mars 2008


Fjala pershendetese e konsullit shqiptare te nderit per shqipatret ne shtetin e Michiganit Z. Ekrem Bardha

Te nderuar zonja dhe zoterinj,

Te nderuar klerik,

I nderuar zoti Ambasador Aleksander Sallabanda

I nderuar zoti konsull Arjan Spasse

Jemi mbledhur sot per te prezantuar librin e Z. Ndue Hila “Heroi i dy Kontinenteve” kushtuar Gentian Marku, nje djele i ri nga Lezha, qe hyri ne histori ashtu siç i ka hije te hyje nje shqiptari dhe nje burri te vertete.

Gentian Marku tregoj jo me fjale por me gjakun e tij qe shqiperia dhe shqiptaret jane aleate besnik te SHBA

Historia e shqiptareve qe kane luftuar ne rradhet e ushtrise amerikane e ka fillimin qe ne luften e Dyte Boterare duke vazhduar ne Korese, Vietnamit etj.

Kjo na na ben te ndjehemi krenare qe ne shqiptaret kemi perkrahur dhe vazhdojme te perkrahim Ameriken edhe sot ne luften e saj kunder terrorizmit.

Ne çdo periudhe, ne çdo vend qe kane punuar e jetuar shqiptaret kane dhene kontributin e tyre duke prezantuar dhe ngritur lart vlerat patriotike e paqedashese si komb.

Shqiptaret kurre nuk e kane harruar dhe jane shume mirenjohes Amerikes per perkrahjen e saj duke filluar me presidentin Wilson , presidentin Clinton , presidentin Bush, ku ju the ndal genocidit Serb ndaj vellezerve tane Kosovare.

Zonja dhe Zoterinj, me kete rast me lejoni t’ju pergezoj per pavarsine e kosoves, te cilen e fituam vetem 3 jave me pare.

Pavarsia nuk eshte me nje enderr per shqiptaret por realitet, Kosova tashme eshte nje shtet I lire dhe kosovaret gezojne lirite e tyre te shumepritura.

Falenderoj edhe nje here Zotni Ndue Hila per librin qe i ka kushtuar heroit Gentian Marku.

Deshiroj te falenderoj ambasadorin shqiptar Zotni Aleksander Sallabanda si dhe konsullin e ambasades zotni Spasse te cilet perfaqesojne institucionin e shtetit shqiptare ne Washington dhe sot na nderojne komunitetitn shqiptar te Michiganit me pranine e tyre

Ju faliminderit.


Pjese nga fjala e Kongresmenit amerikan Z. Joe Knollenberg

Faliminderit per ftesen qe me keni bere. Une asnjehere nuk e kam menduar se do te jene kaq shume njerez. Me vjen keq qe nuk mundem te flas shqip, por per ju qe flisni dhe kuptoni englisht ju lutem perktheni.

Nuk ka pas kuptim qe une te mos marr pjese sot ne kete promovin ne nderim te djalit te kesaj gruaje fisnike Zonjes Marku.

Une nuk mundet te thoja jo per nje gje te tille, kjo ishte me e pakta qe une mundet te beje.

Djali i saj eshte nje hero jo vetem i nje kontinenti por i dy kontinenteve, ashti si shkruhet ne kete liber “Heroi i dy Kontinenteve” ku ju te gjithe e dine se çfare shkruhet ne kete liber.

Sot dua t’u tregoj per kete rezulute qe i eshte bere nga kongresi amerikan ne nderim te LCpl Gentian Marku per kontributin e tij per shtetin tone...

Nuk ka fjale qe une mund te shpreh per t’ja larguar merzine kesaj familje te nderuar.

Familjes Marku ne nuk mundet te ja shperblejme sakrificen qe ka bere per shtetin tone. Gjithmone keshtu duhet ta nderojme Gentian Marku...

Ne fund Z.Knollenberg i dorzoj familjes , nenes dhe motres se heroit rezoluten e kongresit amerikan, ne kujtim te djalit te tyre Gentian Marku.


Fjala e ambasadorit te RSH ne SHBA, Z.Aleksader Sallabando.

Te nderuar bashkeatdhetar.

Eshte nje nder dhe privilegj per mua qe ne emer te ambasades shqiptare ne SHBA te pershendes komunitetin shqiptar ne Michigan me rastin e promovimit te librit “Heroi i dy Kontinenteve”, autorit Ndue Hila, kushtuar heroit te shqiperise Gentian Marku.

Ne jemi mbledhur sot ketu per te promovuar nje liber qe prezanton jeten dhe vepren e nje heroi qe i takon dy vendeve gjeografikisht larg njeri-tjetrit, por shpirterisht shume afer me njeri tjetrin , nje heroi te Shqiperise dhe SHBA, qe e jetoj jeten e tij pjeserisht ne vendin ku lindi dhe u edukua me dashurine per atdheun e tij dhe kombin shqiptar, me dashurine per liri dhe zhvillim social, dhe pjeserisht ne SHBA, ne vendin aq shume te aspiruar prej tij ashtu si edhe shume bashkekombas te tjere si ai.

Gentian Marku me Shqiperine e lidhte origjina, identiteti kombetar, dashuria e pafund per vendin e lindjes per rrethin familjar e miqesor, krenaria per vlerat kombetare, per historine dhe kultuen shqiptare, ndersa me SHBA e lidhte dashuria dhe respekti per vlerat demokratike amerikane, per mundesite e pakufizuara qe afron amerika per te jetuar i lire, me dinjitet dhe prosperitet.

Historia e jetes se heroit Gentian Marku eshte nje pjese e pandare e histories se kombit tone, pjese e krenarise kombetare qe buron nga patriotizmi tradicional i shqiptareve te amerikes, nga sakrivica dhe kontributi i diaspores shqiptare ne amerike per mbrojtjen e vlerave te lirise dhe demokracise se vertete.

Ne kujtesen tone kombetare shqiptaret e Amerikes kane hyre si atdhetare, fisnike dhe demokrate te medhenje, me vepren e te cileve te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen jane krenar. Zeri i shqiptarve te amerikes eshte ngritur gjithmone lart ne mbrojtje e vlerave te lirise dhe krenarise kombetare.

Edhe ky takim i juaj sot ne promovimin e librit “Heroi i dy Kontineteve” qe flet mbi jeten dhe vepren e heroit Gentian Marku perben nje eveniment patriotik te larte, eshte nje tregues i fuqishem i lidhjeve te forat dhe te sinqerta qe ju keni me atdheun dhe kombin shqiptare ne pergjithesi, i respektit dhe i dashurise se madhe per SHBA. Zeri dhe qendrimi juaj patriotik kane nje rendesi shume te madhe per marredhenjet me SHBA dhe jane nje kontribut i vyer per mardhenjet e shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA, midis Kosoves dhe SHBA, midis bashkombasve shqiptar kudo qe ndodhen ne SHBA. Me vlerat dhe dashurine e madhe qe ju ruani ne zemrat dhe mendjen tuaj per shqiperine dhe kombin shqiptar, ju meritoni respekt te madh dhe mirnjohje te thelle per rolin qe keni ne historine tone kombetare.

Shqiptaret e Amerikes brez pas brezi kane dhene nje kontribut te vyer e te gjithanshem ne dobi te zhvillimit dhe begatise se Shqiperisedhe kombit shqiptar. Sheti shqiptare e nderon lart vepren tuaj.

Çdo popull mbart dhe ruan vlera te veçanta qe krijojne identitetin. Ne shqiptaret jemi krenar per identitetin dhe vlerat e rradhe qe perfaqesojme. Ne i kemi dhene botes heron tone kombetar Gjergj Kastriotin (Skenderbeun) me te cilin jemi bere mbrojtes te krishterimit dhe kultures europiane, ne i kemi dhene botes te madhen Nene Terezen, ne i kemi dhene botes shembullin e beses dhe fisnikrise me te cilen kemi mbrojtur jeten e mijera hebrejve gjate luftes se dyte botrore, ne i kemi dhene botes shembullin e bashkejeteses nderfetare model per vende dhe rajone te botes, ne i kemi dhene botes gjakun dhe jeten e bijve tane shqiptar ne lufte per mbrojtjen e lirise dhe paqes, nder te cilet biri juaj dhe i yni, heroi Gentian Marku.

Shteti shqiptare nderon lart jeten dhe vepren e Gentian Marku, gjithmone do ta ruaj kujtimin per vepren dhe jeten e tij dhe gjithmone do ta çmoje lart angazhimin e tij per te perfaqesuar me dinjitet dhe trimeri shqiperine dhe shqiptaret ne radhet e ushtrise amerikane. Familja e Heroit Gentian Marku qyeti i Lezhes dhe komuniteti juaj te cilve i perket Gentian Marku si dhe per te gjithe bashkekombasit shqiptare kudo qe ndodhen jane krenar per heroin Shqiptar te Dy Kontinenteve.

Ai dha jeten e tij te re per te mbrojtur paqen dhe vlerat e demokracise, per te na dhene mundesine ne te tjerevet te vazhdojme jeten tone ne paqe dhe te permbushim, misionin tone te perbashket per ndertimin e nje bote te lire e te sigurt, ne respekt te dinjitetit dhe te drejtave te njeriut ne paqe dhe prosperitet ekonomik.

Libri i z.Ndue Hila “Heroi i Dy Kontinenteve” eshte nje deshmi respekti dhe falenderimi i nje krijuesi shqiptaro-amerikan jo vetem per familjen e Heroit Gentian Marku por per gjithe kombin shqiptar, per kontributin e vyer te shqiptareve ne mbrojtjen e vlerave te demokracise amerikane. Nepermjet refimit te jetes dhe idealeve te heroit Gentian Marku ne Shqiperi, SHBA dhe Irak autori i librit shpreh konsideraten e larte dhe besimin e patundur te popullit liridashes shqiptar per demokracine Amerikane deri ne sakrificen e fundit per mbrojtjen e saj.

Libri i Z.Ndue Hila Heroi I Dy Kontinenteve eshte nje vlere e re qe i shtohet gjerdanit te literatures shqiptare ne amerike duke e pasuruar ate me dekumentimin e jetes dhe vepres se heroit qe i perket histories se dy kontinenteve.

Çdo kush qe do ta kete ne dore kete liber do te kete çka te mesoje dhe te tregoje per dashurine dhe respektin e shqiptareve per SHBA, per sakrificat dhe kontruibutin e tyre ne mbrojtje te vlerave te demokracise amerikane

Le te sherbeje kjo dite perkujtimore e jetes dhe vepres se heroit te dy kontinenteve si nje dite perbetimi te sejcilit nga ne per ti sherbyer çeshtjes kombetare me shume dhe me mire.

Me lejoni qe ne mbyllje t’ju uroj edhe nje here per kete aktivitet te rendesishem patriotik, t’u shpreh mbeshtetjen e ambasades si dhe tu uroj suksese ne aktivitetet e ardhshme kombetare.

Ju faliminderit

Disa mendime për Monografinë: Hero i i Dy kontinenteve” kushtuar martirit Gentian Marku

Nga poeti Nexhip Ejupi

Duhet thënë që në fillim se shkrimtari i njohur Ndue Hila duhet përshëndetur për daljen në dritë të kësaj vepre monografi për një nga figurat më të reja në historinë e popullit shqiptar, Gentian Marku që bëri të dëgjoheshin në të gjitha kontinetet emrat; Piraj, Lezhë, e Shqiperi. Deomos dhe emri SHBA u bëshkangjitej këtyrë tre emrave meqë heroi Gentian Marku ishtë nënshtetas i këtij vendi të nderuar

Kjo vepër voluminoze me, pothuaj, 500 faqe doli në dritë botimi falë punës serioze, këmbëngulëse, pa asnjë lloj detyrimi material, përveç atij moral, të zotni Ndue Hilës, i cili ka kapërcyer shumë vështirësi, të llojeve të ndryshme, deri te bindja e disa skeptikëve që “një përkushtin ndaj këtij heroi heroi shqiptaro-amerikan do të ishte i pa mundur të realizohej”.

Tani që veprën-monografi e kemi në duar rëalizuar më së miri me gjuhën artistike, mbështetur në jetën e heroit Gentian Marku, themi se pikërisht kjo punë këmbëngulëse e zotni Hilës është edhe përgjigja më e saktë që u jepet skeptikëve se vetëm me sakrificë deri në vetmohim përjetësohesh në altarin e pavdekësisë, për t’u bërë shembull frymëzimi për brezat e sotëm si dhe të atyrë që do të vijnë më pas.

Kjo monografi është rëspekti më i madh që i bëhet heroit Gentian Marku, i cili nuk kurseu as gjënë më të shtrenjtë: jetën, për paqe dhe liri në botë. Ai që ishtë vetëm i fshtatit Piraj por me aktin vetmohues që bëri nuk ishtë me vetëm i një fshati apo një qyteti; u bë i gjithë Shqipërisë, i mbarë SHBA i mbarë botës përparimtare që dëshiron, lufton e sakrifikon për paqe, liri e demokraci njerëzore.

Trimat si Gentian Marku e kuptojnë jetën personale vetëm si mëshirim i sakrificave sublime për paqe e drejtësi prirë nga deviza: “Në qoftë se më ndodh gjë në luftë, të varrosem në vendlindje, atje ku janë stërgjyshërit e mi”

Shkrimtari Ndue Hila në këtë monografi të qëllimshme ka pasqyruar idenë se shqiptarët, edhe pse larg atdheut, janë mishërisht e shpirtërisht të lidhur me të. Kur është fjala për liri dhe paqe nuk pyesin për fe e kombësi, as për moshen e as për jetën.

Liria dhe paqa e njerëzve që duan të jetojnë vëllazërisht janë më të çmuara, se jeta personale e dhënë kjo nga zoti. Është me vend të përmendim në këtë shkrim mëndimin-pohim të të nderuarit Presidentit amerikan George Ë. Bush, që thekson: “Për mua është një krenari e dyfishtë që me ushtrinë amerikane në luftë kundër terrorizmit u bashkuan më mijra bij emigrantësh që nuk kanë lindur në Amerikë dhe nuk janë shtetas amerikanë, por që kanë vendosur që jetën e tyrë t’ia kushtojnë atdheut të dytë, Amerikës”! Një nga këta bij emigrantësh ishte edhe Heroi Gentian Marku që nëpër shekuj do të ndriçoje faqen e lavdisë shqiptaro-amerikane, dukë jetuar përgjithmonë në zemrat e të gjitha nënave e motrave shqiptaro-amerikane, gjithashtu duke pasur vend nderimi në zemrat e bashkëluftëtareve dhe të eprorëve të tij.

Libri është ndarë në disa kapituj... Në kapitullin e parë “Pak histori nga Zadrima, vendlindja e heroit”, flitet për një zonë me banim të hershëm që është karakterizuar nga besa, burrëria, e patriotizmi ndaj çështjes kombëtare, flitet për zadrimorët që kanë qenë e janë me vetëdije të shëndoshë atdhetarie dhe liridashëse. Më pas bëhet portretizimi i heroit shqiptaro-amerikan, Gentian Zef Makru, portretizimi e 22-vjeçarit me aq pak pranvera, por me aq shumë akte trimërore, sakrifica e të cilit do të bëhet pikë referimi për ta dashur më shumë atdheun, lirinë dhe demokracinë mbarënjerëzore. Monografia është rezultat i kujtesës së veçantë të autorit Ndue Hila i cili është mbështetur fuqishëm edhe në ditarin personal të Gentian Markut, po edhe në kujtimet e miqve, të shokëve, të bashkëluftëtarëve si dhe të eprorëve të heroit.

Kjo vepër vuluminoze tregon se sa shumë vështirësi i kanë dalë para autorit por që i ka kapërcyer me sukses, për ta sjellë heroin si të gjallë te njerëzit e thjeshtë, te kushdo që e ka njohur heroin, sa më të plotë e sa më bindëse figurën e këtij trimi shqiptaro-amerikan, si mik të miqve, si shok te shokët, si luftëtar te bashkëluftëtarët dhe eprorët e heroit.

Autorit i është dashur të shletojë me qindra gazeta, revista, libra shqip dhe në anglisht, qindra letra të nënave amerikane drejtuar familjes Marku, ka studjuar ngjarje momente e fakte pranë kësaj familjeje në ditët më të vështira e më pas, për të pohuar se Gentian Marku, djali i Zef e Sata Markut nuk ishte njeri i pozave fallso nuk shtirej, nuk hiqëj, nuk shiste mend, nuk e mbivlesonte veten,.

Gentiani gëzohej kur i zgjidhtë hallin dikujt dhe nuk kursehej kur dikush i kërkonte ndihmë, ai nuk bënte asnjë lloj lëshimi. Me sinqeritetin që i buronte nga thellësia e zemrës kritikontë këdo që ishte kundër reales dhe me argumente arrinte ta bindte në bisedë e sipër se si ishte e vërteta.

Kapitulli i tretë e i katërt përqëndrohet në edukatën familjare dhe shkollore të heroit, duke nënvizuar se kjo familje ishte dhe është me tradita bese e burrërie, bujare dhe mjaftë punëtorë.

Tek Gentiani në këto vitë fëminorë bintë në sy zgjuarsia e një femijë të zhvilluar që ectë më shpejt se vitët. Kishte një dashuri të madhe kishte një dashuri të madhe për vendlindjen për gjyshërit e gjithë moshatarët e vet të cilët i dontë me gjithë shpirt. Nuk i kursente për askënd fjalët e mira, dhe dintë vetëm të buzëqeshte

Udhetimi për në kontinentin e shpresës do ta gjente mjaft optimist për të ardhmen me kërkues ndaj vetes, me dashamirës e më i afrueshëm, më të tjerët. Amerika do t’i mësontë heroit të ardhshëm se në të lulezon barazia mes feve, racave, se lulëzon mendimi i lirë demokratik, se është vendi që prodhon për të gjith botën të mira si dhe besim për jetën.

Në kapitullin: “Karierë e mbushur me shpresë” theksohët se ishte një nxënës shembullor dhe shumë i zgjuar.

Rritej dita-ditës fizikisht, kurse shpirtërisht i rritej dashuria për punën shkollën e shoqërinë. Mësoi shkëlqyeshëm anglishtën dhe me dëshirën e tij mobilizohet më marinsat amerikanë në operacionet luftarakë në Irak, në zonën e Mosulit. Në mesin e ushtarakëvë amerikanë Gentiani shumë shpejt gjeti vetvetën duke u respektuar mjaftë, fale punës dhe edukatës civilë dhe ushtarakë

E pasur është korrespondenca e familjes dhe e disa miqve me Gentianin dhe asnasjelltas: ajo e Gentianit me familjen, miqtë dhe shokët .

Duke shfletuar këtë letërkëmbim kupton se Gentiasni nuk e mbivlerësonte vetveten, interesohet për të afërmit, miqtë e shokët e punës, dukë shfaqur një thesar të çmuar mendimesh me një humanizëm të theksuar.

Kapitujt për lajmin e hidhur janë shumë prekës, por jo dëshpërues. Dheu i tokës mëmë do ta presë me ngrohtësi dhe heroizëmi i tij do të mbëtet si shembull i vetemohimit sublim në emër të paqes, i paharruar në kujtesën e çdo shqiptari në shqipëri në SHBA dhe kudo në botën përparimtarë dhe liridashëse.

Në kapitullin “Një nisme në kujtim të heroit” paraqitet puna e madhe që është bëre nga autori z. Hila ne lartësimin e figures së heroit në vendlindje ku sot kemi një rruge dhe një shkollë me emrin “Gentian Marku”, punë kjo e realizuar me inisiativen dhe me shpenzimet e Zotni Ndue Hila

Veçanërisht kapitulli i XV (pesëmbëdhjetë) dhe ai i elegjive popullore (vajtimeve) janë shumë tërheqëse për mënyrën poetikë-lirikë të rrëfimit të gjëmës, të vrasjës se heroit duke bërë portretizimin e tij, se sa i dashur punëtor e largpames qe heroi, duke bërë portretizimin e tij se sa i dashur punëtor e largpamës qe heroi; del figura rrezatuese, vëllazërore, shoqërore nga të gjithë e me të gjithë pa dallim: shqiptar apo amerikan, i ri apo i moshuar, pa dallim feje apo race, larg bindjeve të verbëra politike , gje që duket edhe në albumin e pasur që mbyll librin monografik kushtuar heroit Gentian Zef Marku.

Përfundimisht, themi se Monografia “Heroi i dy Kontinenteve” është një vepër dinjitoze, më shumë vlera njohëse dhe edukative, burim frymëzimi dhe nxitjeje për brezin e ri që rritet me dashuri për paqe, liri e demokraci në botë.

Është libri më i suksesshëm i Zotni Ndue Hila, është kurora e artë e krijimtarisë së tij në vijim.


Fjala pershendetese e autrorit te librit shkrimtarit Ndue hila

E nderuar familja e heroit Gentian Marku.

I nderuar zotni ambasador

Te nderuar perfaqesues te senatit, kongresit te SHBA, dhe shtetit te Michiganit dhe pushtetit lokal.

Te nderuar Klerik, bashkeluftetar, shoke, miq dhe te aferm te heroit.

Te dashur vellezer dhe motra pjesmarres ne kete eveniment te rendesishem

Sot ne kete dite te shenuar ne kujtim te njerit nga figurat me te çmuara te kombit tone heroit Gentian Marku, pjesmarrja juaj eshte nje nder dhe respekt qe i behet kesaj figure qe me pak pranvera jete, kishte akte te larte trimerie, i cili me gjakun e tij vulosi ne alterin e demokracise botrore emrin e tij, te vendlidjes se tij, kombit tone shqiptar.

Pjesmarrja juaj prej qindra e qindra vetesh eshte nder qe tregoni ne rradhe te pare per herorin tone Gentian Marku, por edhe mua si shkrimtar ne rrugen e bukur dhe te veshtire te krijimtarise, dhe si autor i librit Heroi I dy Kontinenteve” te cilin ju falenderoj edhe nje here per fjalet qe thate ne adresen time, ku do te jene piknisja e krijimtarise sime

Me daten 9 mars 1998 familja Marku ka hyre per here te pare ne SHBA, prandoj eshte lene kjo date me rastin e 10 vjetorit, per te bere promovimin e ketij libri, eshte kjo date ky Heroi Gentian Marku ne ate kohe ne moshen 15-16 vjeç erdhi si gjithe ne te tjeret per nje jete me te mire. Por vitet rrodhen dhe ai ndryshoj shume nga te gjithe ne, u be pishtar I lirise dhe paqes ne bote, pushtoj zemrat dhe mendjet e liridashesve kudo qe ndodhen dhe e kane njohur kush ishte Gentian Marku.

Eshte nder per ne te gjithe dhe per çdo ameriken se djem si Gentiani ne SHBA po i tregojne botes se trazuar nga aktet vandale te terrorizmit ne kete fillim shekulli, se paqa dhe solidariteti eshte ajo qe duhet te sundoje boten dhe jo hijet e zeza te njerzimit te cilet po perpiqen te mbjedhin frik e terror.

Trimat si Gentian Marku dhe te gjithe bijte dhe bijat, motrat dhe vellezerit tone te cilen ndodhen ne ballet e luftes te kesaj murtaje terrorizmit jane krenaria jone, jane krenaria e popullit dhe shtetit amerikan e me gjere ne bote, prandaj nderi dhe respekti per keta bij nenash duhet te jete ne kufirin maksimal.

Me punen vepren dhe aktin e tij trimeror Gentian Markui tregoj botes perparimtare, liridashese demokratike se shqiptari eshte trim, besnik dhe kur eshte pune qe cenohet paqa dhe demokracia ne bote nuk pyet per mosh, bindje fetare, kombesi, por ato i barazon te gjitha bashke e rradhitet ne frontin me te veshtire te jetes.

Pjesmarrja juaj sot eshte nje nder dhe obligim per mu ne rrugen time te krijmtarise.

Ju falenderoj te gjitheve, se pari falenderoj perfaqesuesit e senatit dhe te kongresit SHBA, pushtetin lokal qe ndodhen te pranishem sot ne kete salle.

Gentian Marku djali trim nga Lezha erdhi ne SHBA per nje jete me te mire

Ai erdhi ne kete vend te bekuar nga zoti, djep perkundes i demokracise botrore, fanar shprese dhe jete per te gjith te unshmit e botes, me shprese qe te realizonte enderren e tij per nje jete me te bukur nga ajo qe kishte dhe kishin ne vendin tone.

Gentianin e lindi shqiponja dykrenare, e rriti dhe e burreroj shqiponja nderkontinentale, dhe te dyja se bashku farketuan tek ai besimin dhe vetmohimin per paqe dhe liri ne bote

Gentiani sot nuk i perket me as Pirajvet, Lezhes e shqiperise, as SHBA por i perket gjithe botes perparimtare dhe liridashese.

Ju falenderoj per fjalet qe thate per punen time ne drejtim te librit tim, “Heroi i dy Kontinenteve” per te cilin me gjithe perpjekjet qe kam bere per gati dy vjet dhe gjysem jam i bindur se nuk i kam thene, grumbulluar dhe shkruar te gjitha per te, sepse akti i tij heroik eshte me shume dhe nuk permblidhet nje nje apo ne disa libra.

Nje filozof ka thene: “Ai komb qe ka heroit ti perjetesoj dhe ai komb qe nuk i ka duhet t’i nxjerri” ne rastin konkret kombi shqiptare i ka heroit por duhet ti respektoje.

Gentian Marku eshte krenaria e kombit shqiptar eshte farketuesi i jetegjatesise se miqesise shqiptaro-amerikane

Gjaku i tij eshte nje ure lidhese midis dy shteteve ku kemi lindur dhe jetojme Shqiperi-Amerike.

Ai eshte me plot bindje heroi i dy kontinenteve

Gjate punes per librin shume here jam zene ngusht, disa here i kam thene vetes stop, jo se nuk duhet te shkruaja por kisha frike se nuk do te arrij te pasqyroj sado pak aktet e trimerise se Gentianit asnjehere nuk u ndala, ndoshta kam hasur shume veshtirsi ne te gjitha drejtimit por objeksioni im; ishte se duhet te shkruaj, per te se ai meriton me shume se nje liber.

Nuk dua te flas per lodhjen time, per stresin gjate punes per grumbullimin e ngjarjeve dhe fakteve, mbi jeten dhe aktin heroik te heroit.

Dua te falenderoj te gjithe ata qe me ndihmuan ne kete drejtim e ne veçanti, bashkeluftetarin e e heroit, Philip Straub, Black Benson, shkrimtaret amerikan, Gary Livingston, Dr Richard Jadick, marinsin Aldo Gega, Belis Krisaf e shume e shume te tjere.

Ne veçanti dua te falenderoj familjen e Gentian Marku, te cilet me ndihmuan ne grumbullimin e materialeve me gjithe dhimbjen e madhe qe kishin.

Nuk do te flas per ngjarjet dhe datat se ato jane ne liber qe e keni ne dore, por dua t’u tregoj se emri i Gentian Marku sot ne vendlindje e kane

1 - Nje rruge,

2 - Nje Shkolle,

3 - Tavolina ku mesoj heroi abc e pare shqipe sot eshte nje tavoline muze me emrin e tij siper saj, nje abetare dhe nje trendafil.

4 - Ne Lezhe shume shpejt do ti jepet emri nje sheshi te madh, dhe mendojme qe ne ate shesh ti vendosin edhe nje bust te Heroit,

5 - Ministria e mbrojtjes shqiptare na ka premtuar se do ti veje emrin e tij nje objekti ushtarak.

6 - Si dhe ne qyetin e Warren do te ridiskutohet per ti vene emrin e tij nje rruge.

Per te gjitha keto falenderoj perkrahesit moral, ne shume shtete te botes, ku ka shqiptare si Australi, Danimark, Itali, Greqi, Rumani, Gjermani, Kanada, Svicer, pothuajse ne te gjitha shtete e bashkuar te amerikes, shoqata shqiptare ne shtetin e Michiganit te cilet me inkurajuan qe ti futem punes ne perjetsim te jetes dhe vepres se heroit, nje pjese e ketyre materiale jane te sistemuar edhe ne liber.

Njekohesisht ju premtoj se punen per perjetesimin e vepres se heroit Gentian Marku, nuk do ta nderpres, ajo sapo ka filluar, sepse eshte gjaku dhe rinia e tij qe me therret ndergjegjen e brendeshme, per te vazhduar me tej, jane aktet e tij te trimerise qe me paraprijne ne kete pune sa te lodhshme, e me shpenzime materiale, por eshte krenari dhe obliging ndaj tij...

Ju faliminderit.

Ndue Hila, mars- 9- 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora