Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pikat G: Tani nje kenaqesi ne fuqi te katert

| E shtune, 19.02.2005, 01:56 PM |


Nje studiues anglez pohon se ekzistojne kater pika G, industria farmaceutike ekspertimenton viagren per femrat. Kufijte e rinj te deshires femerore. Pika G, eshte zbuluar ne vitin 1950 nga mjeku gjerman Ernest Grafenberg, por vazhdon te kete ende shume dyshime mbi ekzistencen dhe vendndodhjen e ketij pulsanti te lumturise erotike. E verteta eshte se studimet, vezhgimet dhe statistikat kane ngritur pragun e pritshmerise se shume femrave, persa i perket potencialit te kenaqesise se tyre

Femrat kane kater pika G. Ai qe e tregon eshte nje liber, i publikuar vitin e kaluar, nga antropologu dhe biologu njerezor nga Britania e Madhe, Desmond Morris.

Sipas autorit, duket se jane tre zona super te ndjeshme ne pjesen e siperme te vagines, te cilat i shtohen te famshmes pika G. "The Naked Woman" (ky eshte titulli i librit) i quan keto pjese pika U, C dhe A dhe doktori pohon se nje mashkull pasi i ka gjetur, mund ti sjelle orgazma fantastike partneres se tij. "Sikur ta kisha shkruar librin disa vjet me pare-deklaron Morris-nuk e imagjinon sesa kenaqesi do te mund t'iu kisha dhene te gjithe te dashurave te mia". Pika G, eshte zbuluar ne vitin 1950 nga mjeku gjerman Erenst Grafenberg, por vazhdon te kete ende shume dyshime mbi ekzistencen dhe vendndodhjen e ketij pulsanti te lumturise erotike. E verteta eshte se studimet, vezhgimet dhe statistikat kane ngritur pragun e pritshemrise se shume femrave, persa i perket potencialit te kenaqesise se tyre. "Teorikisht- ka shpjeguar Emanuele Tanini, profesor i seksologjise ne Universitetin L'Aquila (Itali) - femrat kane aftesi per orgazma te shumefishta. Pra jane te afta te rihyjne menjehere ne fazen e eksitimit menjehere pas orgazmes. Kjo varet nga fakti se femrat nuk kane nje "periudhe refraktare", te shtrire si tek meshkujt. Eshte e vertete, mbi te gjitha per zvogelimin e tonit hormonal me moshem, orgazmat femerore mund te behen me pak intensive".

Duke perdorur nje a me shume pika erotike, se duket se te besh dashuri te ben mire, madje shume. "Ben mire, te pakten per tre arsye biologjike (pervecse atyre psikologjike, natyrisht): ndihmon ne qarkullimin e gjakut, tek hormonet dhe ne sistemin nervor. Enet e gjakut bejne nje "gjimnastike" qe i mban elastike dhe te lire dhe arterioskleroza, nervat qe e cojne ne stimulimin eksitues te proliferanit dhe testosteronit, hormoni i deshires, prodhohet ne nje cilesi me te madhe".

Per fat, pertej numrave pikat e nxehta, vjen nje moment ne moshen femerore, ne te cilen behet gjithnje e me e veshtire arritja e orgazmes. Industria farmaceutike nuk eshte marre ende seriozisht me problemin. Te dhena eksperimentale tregojne se hormoni i neurohipofizes luan nje rol thelbesor ne pergjigjen orgazmike. Mund te jete nje ilac shume i mire per te lehtesuar orgazmen. Dhe ne kete drejtim, paralel me zbulimin e Viagres mashkullore, po levizin ushtri me eksperte dhe studiues. Rasti me i fundit: nje pilule per te bere me mire dashuri, duket se do te dale shpejt ne shitje. Behet fjale per nje preparat me baze perberesish natyrale, si glinko dhe damiana, nje perberje e studiuar posacerisht per klientelen femerore. Sipas studiuesve te laboratorit danez, qe ka nxjerre produktin Femi-X (i perpunuar nga Les Hesel, i konsideruar si shpikesi i prezervativitr femeror) eshte ne gjendje te stimuloje 'oreksin seksual' te seksit te bute; por jo vetem kaq, ti coje me lehte femrat drejt kenaqesise dhe te beje qe ta perjetojne orgazmen ne nje menyre me te thelle. Gjithashtu, pilula i ben mire dhe shendetit, duke stimuluar qarkullimin e gjakut dhe duke parandaluar infarktet. Pilula do te shitet e kompletuar, ne te cilen perfshihen nje cd rom dhe dvd me 27 pozicione per te bere me mire dashuri.

Ndersa nga Amerika vjen likoplasti per orgazmen femerore. Behet fjale per nje lloj fasho, qe vihet tek stomaku, duke shtuar ne 75% deshiren seksuale te femrave. Kjo eshte gjithcka qe premton nje ilaci i ri, i cili eshte ende ne fazen eksperimentale, i prodhura nga Procter&Gamble dhe i prezantuar se fundmi. Likoplasti, per momentin i quajtur ne menyre familjare Intrisa, eshte prezantuar gjate takimit te pervitshem te

Endocrine Society ne Amerike. Edhe pse kompania nuk ka shperndare informacione te metejshme mbi datat, ne te cilat do te ndodhe, duket se ilaci do te jete i disponueshem kete vit. Intrisa permban nje doze te forte testosteroni, e cila ne kontakt me lekuren, penetron ne organizem dhe premton te simuloje deshiren si ne tru ashtu dhe ne aparatin gjenital. Nese gjithcka do te shkonte mire, kjo lloj viagreje ngjitese mund te mberrije ne treg kete vit ne Amerike dhe ndoshta ne 2006-ten ne Europe: do te jete nje bum, sic ndodhi dhe per Viagren mashkullore? Nderkohe nuk humbet kohe: nje tjeter kompani amerikane, Vivus , po pregatit nje ilac, qe te rizgjoje deshiren seksuale femerore dhe shpreson t'ia prezantoje "Food and Drug Administration" ne vitin 2006.
 
Pika G, miti i erosit femeror

Gjendet perpara uterusit dhe eshte pergjegjese per orgazmen vaginale. Kete e kane mbeshtetur dhe nje grup shkencetaresh, qe do te shplurose iluzionin mashkullor.

Perveshini menget, eshte momentit te kapni sfiden. Tani do ta nxjerre nga strofulla , ate te mallkuaren, piken G, edhe nese te duhet te harxhosh nje nate te tere per ta kerkuar.Thirrja qe i eshte bere lexuesve te nje prej revistave mashkullore me te perhapura, ajo e meshkujve muskuloze, qe nxjerrin virilitet nga cdo pore e trupit. Perspektiva eshte te kalosh ore te tera me gishtat ne vaginen e partneres, ne kerkimin ngulmues te "njeres prej zonave erogjene me eksplozive". Vetem ta mendosh nje gje te tille te ngjethet mishi. Por eshte e vertete qe pika G, nje zone e sfungjerte e madhe sa nje monedhe, e pasur me fije nervore, ndodhet rreth kater centimentra nga vulva, dhe gjithnje eshte rrethuar nga nje re misteri. Ekziston? Dhe ku ndodhet? A e kane te gjitha grate? Dhe si funksionon? Per here te pare piken G e ka pershkruar ne vitet Pesedhjete gjinekologu gjerman Ernest Grafenberg, i cili ne "Inetrnational Journal of Sexuology" kishte folur per nje zone te lokalizuar ne pjesen e brendshme te vagines, e cila zmadhohet gjate stimulimit seksual". Me vone dinjitetin shkencor ja dhe best selleri "The G Spot" (e quajtur keshtu en nder te Grafenberg", e shkruar nga tre mjeket amerikane Ladas, Uipell dhe Perri. Por qe me teorite e tyre nuk i kishin bindur te gjithe. Madje cifti i tmershem i seksologjise boterore, Masters&Xhonson, te cilet i vune vulen pohimeve mbi piken G, si nje "mit te genjeshtert". Vitin e kaluar mjeku amerikan terens M. Hines e Universitetit Pace, e kishte percaktuar ne faqet e "American Journal of Obstetrics and Gynecology", si nje Ufo e gjinekologjise: i kerkuar prej shume kohesh, shume i perfolur, por asnjehere i vertetuar ne baza shkencore. Ndersa sot, pika G po jeton nje rini te dyte. Dikush ka shplurosur testet mjekesore te kohes se Aristotelit per te vertetuar qe dhe Greqia klasike e njihte shume mire butonin e kenaqesise femerore. Kush i ka rilexuar tekstet antike, ka zbuluar nje mbivendosje te mrekullueshme mes Saspandana, ose "pika e lumturise:, dhe zona e pershkruar nga Grafenberg. Librarite po mbushen me manuale si "O-ja e madhe. Orgazma: si ti arrijme" e Linda Lu Paxhet ( prifteresha e seksit dhe autore e "Beje te lumtur"), ne te cilen kapituj te tere i dedikohe pikes G. Rrjeti vlon nga site, te cilet ofrojen me prove gratis (Te kenaqur ose te rimborsuar) vibratoret me cengel, te projektuar per te arritur qe te masazhohet pikerisht ajo zone erogjene, ose shkopinj kristali (tama keshtu) te pershtatshem per stimulin e pjeses se brendshem te vagines, dhe akoma akoma, perala magjike per tu perdorur ne vaske, per banjo te paharrueshme. Ndersa nga pikepamja shkencore, merita e rizbulimit te pikes G i shkon nje grupi kerkuesish te Universitetit te Akuiles, te udhehequr nga Emanuele A. Janini, drejtues i katedres se seksologjise mjekesore. Ata asapo kane botuar tek "Urology", nje reviste prestigjoze amerikane, nje studim i cili ka patur dy rezultate: hedhja e nje drite te re ne seksualitetin femeror, dhe ne te njejten kohe te nxehin nej numer te madh femrash. Ja se pse. "Objektivi jone, me shume se te lokalizojme piken g, ishte te tregonim ngjashmerine e madhe e kesaj zone shume te ndjeshme te trupit femeror, me disa struktura anatomike tipike mashkullore: prostati dhe trupat e thelle te penisit:, shpjegon Xhanini. Hapsi pasardhes eshte dhe perdorimi i mundshem i ilaceve per ereksionin. Ne plan te pare eshte Viagra, per te stimuluar dhe permiresuar aftesine orgazmike tek femrat me crregullime seksuale. Ne studim jane perfshire 14 femra, te vdekuar ne nje moshe nga 20 deri ne 40 vjec. Ne bazen e kerkimit eshte nje antitrup monoklonor specifik per fosfodiesterasin, ose me sakte enzima qe ndalon perhapjen e eneve te gjakut, pra eshte pergjegjese per mjungesen e ereksionit tek mashkulli. Fosfodiesterasi eshte dhe kundershtari i viagres: kur enzima bllokohet nga ilaci, eksitimi mashkullor arrin kulmin e tij. kerkuesit italiane pohojne se fosfodiesterasi ekzistonte dhe tek qelizat vaginale te 14 femrave te vdekura, ne vecanti tek ato te marra ne pjesen e brendshme te vagines, aty ku jane prezent dhe dy struktura anatomike pak te njohura: gjendrat Skene dhe trupat venoze. Po, pikerisht trupzt venoze, te gjitha te njejta ne nivel mikroskopik me ato te penisit te mashkullit. "Gjendrat Skene, nga ana e tyre korespondojne me prostatin mashkullor, te atrofizuar, si mbeturine e fazes embrionale", vazhdon Janini. Pra, sipas kerkuesve italiane, jo vetem qe pika G ekziston, por pergjegjesi kryesor i orgazmes vaginale, sipas disave me e thelle dhe intensive se ajo e provokuar nga stimulimi i klitoridit, i cili tek disa femra mund te shoqerohet nga nje lloj ejakulacioni.
Korrieri