E merkure, 24.04.2024, 04:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Liza Laska

E merkure, 15.02.2006, 07:16 PM


Me rastin e ditëlindjes shpallet “Qytetare Nderi” e Vlorës

Liza Laska në 80-vjetor: Lamtumirë skenë!


Ermal Sika

Liza Laska

Nëna e heronjve vetëm para disa kohësh mbushi plot 80 vjeç. Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Liza Laska, megjithëse ka festuar 80-vjetorin e lindjes, në shpirt ruan atë freski të dikurshme që ka pasur në skenë. Edhe sot po t’i japësh një rol, ajo është e gatshme të ngjitet në skenë. Në karrierën e saj, Liza Laska ka interpretuar në 100 pjesë teatrosh dhe në 15 filma. Në kujtesën e të gjithëve kanë ngelur tashmë filmat “Liri a vdekje”,”Lulëkuqet mbi mure”, “Familja jonë”, “Dimri i fundit”, “Vdekja e burrit”, “Gurët e shtëpisë sonë” e shumë e shumë filma të tjerë ku ka interpretuar Liza Laska. Aktorja e madhe ka lindur në 6 shkurt 1926 në një familje intelektuale dhe me tradita nga Labëria. Në ditën e lindjes së saj, shtëpia iu mbush plot. Shumë artistë, kolegë të saj, por madje, dhe pushtetarë lokalë i kanë qëndruar pranë aktores në këto momente të gëzuara për të. Publiku i mban mend të gjitha rolet që ajo ka interpretuar, ndërsa në to ajo ka qenë nëna e heronjve, mbahet mend këtu roli i nënës së Çerçiz Topullit e shumë të tjerë. Një e veçantë për të në ditën e lindjes veç buqetës me lule të kryetarit të bashkisë, ka qenë dhe shpallja e saj qytetare nderi shumë shpejt në Vlorë. Bashkia e ka shpallur këtë javë, javën e Liza Laskës për nder të aktores së madhe. Në një intervistë për gazetën, Liza Laska ndihet tepër e emocionuar.
Si ndiheni tani që keni mbushur 80 vjeç?
Jam shumë e emocionuar. Më është mbushur shtëpia plot. I dua të gjithë kolegët e mi, por dhe publikun tim të mrekullueshëm. Më mungon skena, më mungon publiku im. Dijeni se artistit po i hoqe skenën i ke hequr jetën.
Çfarë pengu keni?
Çdo gjë e kam peng. Dua që të ngjitem edhe njëherë në skenë. Teatri për mua ka qenë shtëpia ime e dytë. E dua shumë atë, nuk di si ta përshkruaj se çfarë malli ndiej. Kujtoj me respekt në këto momente të gjithë shokët e mi, të cilët nuk jetojnë më. Kam kaluar vërtet mirë me të gjithë. Artisti ka dy familje, një shtëpinë e tij dhe fëmijët dhe të dytën teatrin dhe shokët dhe nuk ke si t’i ndash ata.
Donit të kishit dhe ndonjë rol tjetër tani?
Nuk di çfarë të them, por unë nuk mund që të luaj tani më rolin e një 20-vjeçareje. Nuk mund të qahem, pasi të teatrit më kanë ndenjur pranë gjithmonë. Me kënaqësi do të luaja në skenë për të kënaqur publikun tim dhe për të marrë prej tij ato duartrokitje të zjarrta siç i kam marrë në vite.
Çfarë roli ju ka tërhequr më tepër gjatë karrierës suaj?
Nuk mund të veçoj asnjë, siç nuk mund të veçojë nëna fëmijët e saj. I dua të gjitha rolet e mi. Unë kam qenë gjithmonë nëna e heronjve dhe kam luajtur role të nënës labe. Rolet e mia kanë qenë të bukura, të gjithë ato më kanë prekur.
Çfarë donit t’i thoshit publikut?
U them se i dua shumë të gjithë. Janë të shtrenjtë për mua, i puth të gjithë.

Liza Laska
Datëlindja: 6 shkurt 1926
100, numri i pjesëve teatrale në të cilat ka marrë pjesa
15, numri i filmave në të cilët ka marrë pjesë


Filmat në të cilët ajo ka interpretuar
“Liri a vdekje”
“Lulëkuqet mbi mure”
“Familja jonë”
“Dimri i fundit”
“Vdekja e burrit”
“Gurët e shtëpisë sonë”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora