E premte, 19.04.2024, 07:04 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Ju me vjedh, na me hesht?!

E premte, 15.02.2013, 08:21 PM


Ju me vjedh, rrejt..., na me hesht ?!

Njerëzit e mirë janë të nderuar së tepërmi në sjellje,janë tepër të dëshpëruar në ditët e zisë,ndërsa shfaqen shumë të kursyer në shpenzime.(Konfuci)

Nga Zejdush Kastrati

Kupola e korupcionit dhe krimit të organizuar ne Kosovë, ështe Kek-u.Këtë konstatim,  e kam dëgjur përsonalisht, nga goja ,  jo vetëm e banorëve të shumtë  të Kosovës anëekend vendit, e që janë edhe konsumtaorë të kësaj kompanie publike,por, edhe, nga përsona, shumë kompetent,profesionistë të shumtë,ish udhëheqës,por edhe disa që, edhe tani,  janë pjesë e kësaj kompanie, që vetëm formalisht, mund të quhet, publike,por, mbi të gjitha, nga njerëz, të sinqertë e të  autoritetshëm, të ndershëm e korektë, në raport me  shoqërinë,vendin e punës,por edhe  shtetin.

Këtë vlerësim,  ma pat fuqizuar edhe më tepër, edhe para dy viteve ,jo vetëm një herë, por shumë herë, dhe ate, edhe “me letra” të transakcioneve të shumta bankare ,që kishte bërë kjo kompani,atë kohë,  Driton Tali,njëri ndër deputetët  më të zëshëm dhe më korektë e konkretë, në atë përbërje, të ligjeslaturës së atëhershme të Kuvendit të Kosovës,njëherit, ekspert i ekonomisë,me titull Dr  i Londrës,por asnjëherë, i proklamuar e promovuar sa i përket titullit, para opinionit, qoftë gjatë debateve nëpër media ,qoftë  në foltoren e Kuvendit, ku ishte, ndër deputetët më aktivë, e të mos flasim, nëpër ndeja private,ku shumica e lidershipit të sotëm,me mburrje, prezentohen me titujë, që u vjen era”taze”, dhe të shtypur nga “fabrikat” e analfabetëve,që kanë vërshuar, edhe Kosovën, por edhe rajonin.

Nuk është për të mos besuar, se pikërisht,insistimi dhe deklarimi i këtij deputeti,pothuaj në cdo Seancë të Kuvendit,(gjatë mandatit të kaluar),kur ,”pa dorëza”,por i përkrahur,kohë pas kohe, edhe nga ndonjë deputet tjetër, duke përmendur me shifra e fakte, aferat e shumta  koruptive sidomos nëpër kompanitë publike,me theks të posaqëm Ptk-ja,kek-u,aeroporti… ishin, edhe shkaktarët kryesor, që fillimisht, ky deputet, u “divorcua” me vetëdëshirë, nga kompania(jo partia) e Pacollit,dhe  në zgjedhejt e fundit, edhe,pagoi haraqin, sepse në partinë e Haradinajt, ku u pozicionua ,si edhe në shumë partitë tjera, Tali,u eleminua gjatë numërimit,falë “vjedhjeve industriale”,dhe tash, në një supermarket, të Londrës, po kryen, punën e një, shitësi të thjeshtë, të mallrava, me vlerë  o,5o funtave, që gjason,  me ate “te Cukat” në Kosovë.

Në Kek,luajnë milionat.Klanet e liderëve partiakë,  edhe ata që më herët, por edhe ata të tanishmit,që e “kanë kapur Kosovën”,në emër të investimeve, donacioneve, mjeteve bugjetore  të ndara në emër të  intervenimeve dhe riparimeve, për tejkalim të situatave emergjente ,pastaj në emër të blerjes dhe furnizimit me energji elektrike, në raste krizash, kanë përdorë e (keq)përdor miliona e miliona, të cilat, nuk është vështirë, të vërtetohen,sikur, të ekzistonte, një gatishmëri dhe disponim e insistim, për një hulumtim dhe investigim, të mirëfilltë, dhe të paanshëm, qoftë nga prokuroria, apo policia kriminale,janë vlersime edhe të shumë njohsëve të rrethanave, nëpër të cilat, ka kaluar, dhe po kalon, kjo kompani publike.

Për të argumentuar këtë konstatim, tregon edhe fakti, se nga 13o lëndët, që i janë drejtuar, Prokurorisë për hetim, nga ana e Agjensionit Antikorupcion, 6o prej tyre, i përkasin,  atyre nga kompanitë publike, në mesin e të cilave, prinë, pikërishtë Kek-u.

Eshtë hipokrizi e llojit të vet, kur tash, pas  sklandalit, të “faturave të Kek-ut”, e pas protestave të përditshme të konsumatorëve të dëmtuar,e paralajmërimit për vazhdim protestash , e që, mund të quhet edhe rast  minor, krahasur, me abuzimet tjera, me të cilat, është e implikuar, kjo kompani publike, të na shfaqen, publikisht, Policia kriminale e Kosovës, e cila sipas një njoftimi, së bashku me Prokurorinë kompetente të Prishtinës,  në emër, të hetimit të këtij rasti, do të vazhdoj hetimet,për të gjeturat dhe do të ndërmarri  veprimet konkrete… !

Në këtë linjë, e në këto valë,vetëm për të kamufluar, e humbur gjurmë, dhe për të hedhur, “hi syve”, është, edhe deklarata, dhe prononcimi, i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ,i  cili, pa fije turpi,  del e deklaron, se  “Qeveria nuk do të lejon,të  dëmtohet qytetari…”.Për cilin qytetarë, është pytja, duhet të pytet Beqaj,kur banori i Kosovës është dëmtuar dhe po dëmtohet përditë,pikërishtë nga ky ministër, dhe shumica e ministrave tjerë, dhe ate ,jo vetëm, nga faturat e fryera të Kek-ut, por edhe, faturat e obligimet tjera, të cilat, gjithnjë po i përjeton në kurrizë, banori i kësaj Kosove.

Në emër, të kinse, një ultimatumi, drejtuar Kek-ut, nga ky ministër,mesazhi i tij, është shumë i qartë dhe i kapshëm, dhe kjo, është një shumëftyrësi apo paftyrësi, që mund të ndodh, vetëm në këtë Kosovë,ku  ai që të vjedhë,  thotë kape hajnin, ai që të rren, thotë kape rrencin, ai që trathton,thotë kape trathëtarin,ai që është i pamoralshëm, thotë kape të pamoralshmin…!

Nëse duam,  e ka gatishmëri, të dali e vërteta në shesh,atëherë,Policia kriminale e Kosovës,Prokuroria…, (që u lajmëruan) por  patjetër,edhe ajo ndërkombëtare e Eulex-it, sa  përket Kek-ut,punën më të madhe  dhe më dobishme,mund, dhe duhet ta bëjnë, duke hetuar, shumë raste që kanë të bëjnë,  edhe me këtë kompani publike, e që më së miri,duke hulumtuar edhe rastet e paraqitura  publikisht, edhe nga KMLDNJ, një institucion  , edhe pse  i përketë shoqërisë civile, por me shume te drejtë, mund të llogaritet, si më i pavaruri dhe më i sakti,  sa i përket informatave, që ka plasuar dhe po plason, e që i ka përmendur, edhe në, reagimin, me këtë rast.

Transakcionet me kompaninë sërbe “Rudnapi” e cila ka qenë furnizuesi kryesor për Kosovën, me rrymë, nga Sërbia,pastaj, lishjet me   beznismenin e  arrestuar në Sërbi Mirosllav Mishkoviq,Vuk Hamovic,Vojin Llazarevic, Damir Fazlic,por edhe shumë beznismenë të tjerë, pastaj rasti i privatizimit të Distribucionit të Kek-ut,një privatizim shumë i dyshimte dhe i gabueshëm, në radhë të parë për shkak të cmimit të shitjes. dhe  duke mos përfillë kriteret e e parapara të tenderimit, janë vetëm disa nga argumentet më të fuqishme, të cilat, sikur të hulumtoheshin, dhe të zbardheshin, me siguri, rasti i “faturave…” do të ishte, një “pikë uji në det”.

Ndoshta edhe reagimi i Policisë kriminale, e Prokurorisë ,por edhe ministrit Beqaj, lidhet, pikërisht, nga frika, se po hapet “kutia e Pandorës” për Kek-un, e që, me siguri, herëdo- kurdo ,edhe do të ndodhë, sepse  e vërteta, mund të vonohet, por, patjetër do të zbulohet.

Nëse e duam këtë shtet, që për disa ditë, po pret të festoj 5 vjetorin e lindjes,është koha e fundit që e vërteta, patjetër duhet  të ndodhë sa më shpejtë,e dihet, ne, tjetër shtet nuk kemi,  dhe nuk duhet të kemi,andaj  kjo,  me siguri do të bëhët realitet atëherë kur ne, pa hezitim  e pa idhnim, gjanat i themi, me emrin e vërtet.Kur ai që na rren, i themi pse po na  rren dhe mos të na rrej, kur ai që  dyshojmë se po   na vjedh, i themi se po dyshojmë,se po na  vjedhë dhe mos të na vjedh, kur ai që na kërcënon i themi se nuk i frigohemi më, sepse është në pytje shteti  dhe vendi, dhe kjo mund të ndodh,vetëm kur shteti  është më i fortë se ata që e kan kap shtetin.

Fatkeqësisht,disa e kanë kapur këtë shtet…



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora