E premte, 19.04.2024, 11:36 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Nga pjesa referale e shkrimit tim: Në Ohër pa Kosovë, “flasin edhe për Kosovën”

E premte, 02.05.2008, 10:17 PM


Skender Korça
Nga pjesa referale e shkrimit tim: Në Ohër pa Kosovë, “flasin edhe për Kosovën”

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Nga agjensia rajonale e lajmeve INFOSOT dhe agjensi lajmesh te tjera që kanë marrë lajmin, mësohet se çfarë po flasin në Ohër për Kosovën edhe pse nuk e kishte ftuar vetë presidenti maqedonas Cërvenkovski, presidentin e shtetit të parë fqinjë të Kosovës  z. Fatmir Sejdiun.

“Shteti i ri i pavarur i Kosovës përbën kërcënim për stabilitetin e Ballkanit, tha presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski në samitin rajonal në Ohër.
"Ende ka rreziqe që nuk duhen nënvlerësuar. Në këtë kontekst, veçanërisht do të përkujtoja çështjen e Kosovës, kompleksiteti i së cilës ilustrohet nga fakti se BE-ja nuk ka arritur qëndrim të përbashkët mbi këtë çështje", u tha Cërvenkovski liderëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Në pjesën referale të shkrimt tim të publikuar në ca agjensi dhe në ca forume ,pritej me një sens të këtillë të na përgëzojë me këtë fjalor
 “diplomatic” lidershipi në Maqedoni atje me një kryeministër si Gruevski dhe një president si Cërvenkovski, nuk kemi patur as ide tjetër se çfarë po kalon populli dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe çka po reflektoin vetë situate politike andej karshi një Kosove tjetër pas 17 Shkurtit 2008. Si duket pa asnjë strategji samitore, pa asnjë sens politik të përkushtuar është mbledhur “ samiti i kësaj Maqedonie” për t’I bërë sehir politikës evropiane dhe ca shteteve që kanë hezituar të na njohin. Kjo është degjenerimi skajshëm i kreaturave serbo maqedone që mjerisht ato vetë do e destabilizojnë rajonin, sepse Kosova nuk është më agjenda e destabilizimit në rajon.
Presidenti Cërvenkovski “mërzitet për BE- në” dhe për raportet se çfarë strategjie është duke e përcjellë njohjen e shtetit tonë, gjest që faktori shumë më i matur politik në Kosovë nuk deshi asnjëherë të e godas në pikat e dobëta një shtet fqinjë si ky i Maqedonisë, për situatën që ka përbrenda saj. Tash më lirisht duhet konkluduar, se Maqedonia është faktori më destabilizues në rajon, sikur nga jugu me Greqinë, ashtu edhe nga veriu me Kosovën që ka pa zgjidhur problemin e demarkacionit, alibi këtë që e përdorë sa herë të i duhet për të vizituar Shtëpinë e Bardhë apo në këso  “gjysmë samitesh” si ky i Ohërit.
Kryeministri Gruevski është ai që ka sjellë këtë situatë në Maqedoni, apo më mirë të themi në ish republiken jugosllave të Maqedonisë, duke futur vendin e vet në krizë qeveritare vetëm të tregojë se “dominimi maqedonas” do jetë faktori i brendëshëm dhe i jashtëm në Ballkan, aksiomë dhe hipotezë që nuk ka me përfunduar kështu.
Një modesti politike e lidershipit kosovar filluar nga ministri i punëve të brendëshme për t’u konsultuar me fqinjët në rajon , ishte baza e vizitave në këtë “shtet fqinjë”, apo i vetë kryeministrit dhe të gjithë atyre që deklarojnë se është njohja e shtetit të Kosovës është tash më e ditur dhe shpejtë e pranuar nga IRJM, por është vetëm qështje teknike e procedurës së vetë kesaj krijese të IRJM. Kjo tash nuk do na dalë më kështu.
Kjo nxitje dhe politika ditore dhe supozimet  se Kosova nga një dyshim se do mund të jetë e “rrezikuar nga terrorrizmi”, lajm dhënë befas në rajon, bëjnë të parahatshëm lidershipin serbomaqedonas, për të i lënë në duar problemet e pa zgjidhura që ka brenda saj, për të akuzuar jo vetëm faktorin shqiptarë në Maqedoni, por për të sajuar një telashe të re edhe me fqiun e saj Kosovën shtet.
Besojmë dhe jemi të bindur se këto do janë përpjekje qorre dhe shumë banale sespe tash më është i qartë roli dhe rëndësia e faktorit të konsiluduar atje, kurse sa për njohjen Kosova ka kaluar edhe situata më dramatike dhe ka qenë çdo herë konstruktive në rajon, edhe nëse nuk na njeh IRJM, nuk do befasohemi , kurse me lajmin e fundit dhe tezen se KOSOVA do mund të jetë e “rrezikuar nga terrorizmi “, mund të ikin “vizionarët “ maqedonas, lidershipi i tyre, ndoshta një ditë me mbyllje kufiri, brengë që kjo është analizuar në Kosovë sepse kufiri me te duhet të zgjidhet.
Andaj mbesim me shpresë se IRJM do kendellet në këtë “ gjysmë Samit”, për të respektuar fqinjët, për të qenë më kooperativë me ata, të jetë i integruar së pari në lobin e politikës ballkaninike me një dëshirë të ndryrë që një ditë të ftohet në NATO….por kur të mos jetë destabilizuese në RAJON.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora