| E enjte, 14.02.2013, 09:23 PM |
Keze
Kozeta Zylo
Se ç'ka
një kod...
Mbi
shikimin tonë të parë,
Hëna blu
nxirrte mallin,
ndërsa ti
me ëndrra djali,
më prekje
flokët që mbi sup vareshin...
Janë
gjurmë dashurie,
në gjithë
stinët ngricë a zjarr,
përmbi
thinjat e argjendta,
shkoj e
vijë si një pulëbardhë.
Çudi,
çudi ky mall i ëmbël,
në sytë e
tu nuk shuhet kurrë,
ndaj
trëndafili i Shën Valentinit,
më bën
magji, më lëshon nur.
Në palcë
të vargut zemër të mbaj,
me metaforat
që s'bëjnë fir,
ndërsa
nga qielli Shën Perëndia,
hedh
petalet për nudot shtrirë...
Kjo
dashuri si në legjenda,
se ç'ka
një kod që kush se di,
mbrëmjes
së prushtë, netëve pafjetura,
mund ta
zbërthejmë s'përbën çudi!...
14
Shkurt, 2013
SI,