E premte, 19.04.2024, 03:37 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Urraaa! Hashim Thaçi = patriot!

E enjte, 14.02.2013, 09:00 PM


-URRAAA! HASHIM THAÇI = PATRIOT!

-Hashim Thaçi tregon muskujt Brukselit, don ta tremb me bashkimin kombëtarë të shqiptarve-

Nga Selim M. Nëngurra
 Neve ashtu sikur të gjithë popujt e botës kemi të pasur thesarin popullor, thesar ky që shpesh gjen vend të perdoret në shkrime e edhe biseda që i ban njeriu ne çdo situatë.
Mue mu kujtue ajo thanja e malësores që e merzitun nga sjelljet e të birit të saj lazdran e të çuem peshë i thotë: - t’u rritët mendja lokjo !
Këtë thanje ma kujtoj Hashim Thaçi sot me deklaratat e ti në Parlamentin e Dardanisë ku kritikoj Brukselin per mosdhanjen e shansit Dardanisë per liberalizimin e vizave  per qytetaret e Dardanisë. Thaçi me ato " xhevahiret " e veta plot fodullak e perplot premtime boshe, që ma shul shqip ju thuhet rrena edhe sot si herave tjera foli fjaë të " medhaja " dhe per gabimet dhe udhëheqjen e ti mafioze të shtetit të Dardanisë, gabime apo faje këto per të cilat duhet të turpnohet vet Thaçi.  E, ai fajin ja hudhi Brukselit se gjoja zyrtar të Brukselit qenkan burrokrat dhe nuk po lejojnë liberalizimin e vizave per shtetasit e Dardanisë sepse Thaçi katunari i paska krye detyrat dhe obligimet e shtëpisë. Me ndegjue nji njeri të till që kur flet deshmon aq shumë injorancë  asht mundim shpirtnorë, me ndegjue kur flet Hashim Thaçin trupin ta kapin dridhjet sikur të kishte njeriu ethet malarike sepse ky njeri asht aq i lig sa irriton edhe njeriun ma të padishem e ma të pa interesuem per Dardaninë.
Po si mund të sulmohet Brukseli o Hashim katundari per fajet e tua mafioze e kriminale ?! Po si paska Brukseli faj pse ti ke ba Dardaninë e shkretë HASHIMISTAN në të cilin ndihet mirë vetem Rexhep Taip Erdogani dhe ministrat e ti të Turqisë anmike e antishqiptare, në të cilin ndihen mirë serbet fashist e kriminel te veriut të Mitrovicës dhe të enklavave të tyne nëper Dardani. Në Dardani mirë ndihet popi Sava Janjiq në Manastirin e Deqanit sepse argatet e Thaç katundarit në Gjykaten Kushtetuese e ban të plotfuqishem vendimin e pushtetit të Sllobodan Millosheviçit dhe ja falen Manastirit të Deqanit 23 hektar tokë pronë e komunës së Deqanit apo ma drejtë me thanë pronë e fshatarve deqanas. Në Dardani asnji qytetar nuk ndihet mirë o Hashim e ty të vraft ai Zot po cili dreq të lindi e rriti dhe i rave hise Dardanisë per me ja shkerdhye nanën ma keq se të gjithë pushtuesit e derisotshem. Mendon ti o Hashim se në Bruksel njerzit hajn bar, mendon ti se nuk e shef Europa se sikur të kishin mundësin i gjithë populli i Dardanise do I merrte rrugat dikah veç me pshtue prej teje!
Ani tash dole edhe patriot, nese Brukseli nuk na pranon duhet bashkimi kombëtarë, Cilin po e frigon ti o Hashim? A ke harrue se “nuk frigohet arusha me shoshë” , dhe nese je ai trim hajt pra hiq kufinin me Rozhajen dhe Beranen, hiq kufinin me Plavë e Guci, me Vuthaj e Martinaj. Nese je aq i zoti o trubulli i Drenicës hajt hiqi kufjët me trojet tona në Maqedoni, hiqja gurt e megjes Serbisë dhe bashkoj Presheve, Bujanovcin e Medvegjen. Kur e ban këtë ke bashkue trojet sepse me Shqipërinë neve veç jemi të bashkuem dhe po të kishim mend po të kishim lider patriot në të dyja shtetet tona as ai kufi formal nuk do duhej të ishte. E them këtë per shkakun se dikur jo moti në histori Danimarka, Suedia dhe Norvegjia ishin bashk, Këto u ndan dhe bile jo edhe pa perplasje mes veti sado që realitet jan nji popull që të gjithë , mes këtyne shtetve edhe sot e kësaj dite ka me dhjetra mija metra katror tokash që kontstohen me njana-tjetren, ama mes tyne asnjihere nuk ka pas kufi per te kalue te njani tjetri. Unë jetoj këtu 24 vite dhe me qindra here kam kalue këta kufi dhe asnjihere nuk kam pa roje kufitare diku. Pra jo vetem tash që funksionon marrveshtja e Shengenit, por edhe ma parë. Kështu do duhej të ishte qe diten e pamvaresise edhe mes Dardanisë e Shqipnisë.
Më duket se do del e sakt e profetike ajo thanja e popullit; zullumqari e nxan veshin, po më duket se zullumit tand o Hashim mafiozi po i vie fundi dhe ti pasi po e shef , pasi dikush nga Brukseli ta ka ba me dije se me ty dhe pushtetin tand Dardanisë nuk i hiqen vizat, ti tash shet patriotizem dhe kercnon Brukselin me bashkim kombëtar të shqiptarëve.
Asnji shqiptarë nuk të perkrah në këtë patriotizem o Hashim. Nuk të perkrahë jo pse ka shqiptarë që nuk e don e nuk e andërron bashkimin ama populli asht ma i mençëm se ti dhe din se kjo asht nji andërr, nji utopi per momentet që jemi e po i jetojmë. Nuk shkon populli në theqafje e shkatrrim o Hashim! Këte rrugë ndiqe ti me grupin e perkrahsve tu kriminel e mafioz.
Po kthehemi perseri te thesari i popullit:

- Njani ishte pas que peshë dhe rrifte njerëz. Sa here rrifte dikend vinte në shtëpi dhe lavdohej para nanës së vet. Kjo nji ditë lodhet me lavdet e të birit dhe i thotë: “ Merre veten me të mirë se pasha nanën nji ditë ke me u zatet në nji hundlesh si ka me ta ba ma but shpinen se barkun”. Ky nuk ja veni veshin fjalve të nanës dhe vazhdoj me të veten dhe nji ditë shkon me blue drith në mulli dhe aty posa hun e shtyn mullisin anash dhe ja hjek thaset e drithit njanit që ishte para në rend me blu dhe kap thaset e vet per me i blu. Ama ai që kishte radhen e kap per krahu dhe e lut me respektue rendin e ky as që don me ndie. Kur shef se nuk ka si merret vesh me të mirë me këtë budallë, tja ngjet e ta shtrin pertoke tue e rrah si qen dhe derisa i hyp sipri e me nji dorë e mbante e me tjetren i sillte. Këti ahmakut i shkojn syt dhe i shef hundët plot lesh të këtij që e rrifte dhe i ran në mend fjalet e nanës dhe tha; -ndal bre se, a ti koke aj hundleshi!

Pra, o Hashim Aga, po më duket se je zatet në hundleshtin ti dhe po e shef se të erdhi fundi, Andaj tash zgervallesh e perjargesh si psikopat dhe per me i qit hi syve popullit mundohesh me ja lan fajin Brukselit e me shfajsue veten. Kot e ke se padyshim të ka ardh fundi dhe fundi yt asht LIRI asht PERPARIM asht LUMTUNI e popullit në Dardani.

E tash ne fund, ti o Hashim Thaçi, po don me na u ba patriot! E ne veç po të duartrokasim: -Urraaa! –Hashim Thaçi = Patriot!



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora