E enjte, 25.04.2024, 08:38 PM (GMT+1)

Faleminderit

Shqiptari i madh, Isuf Luzaj, historiani dhe filozofi i famshëm shqiptar në Amerikë

E premte, 02.05.2008, 10:14 PM


Shqiptari i madh, Isuf Luzaj, historiani dhe filozofi i famshëm shqiptar në Amerikë që ka shkruar mbi 100 vepra për çështjen kombëtare, qe jetoi në mergim, porse eshtrat i prehen në Vlorë.

Nga Gazeta Shqiptare

Mbas vdekjes së Skënderbeut, Shqipëria u bë tymnaja osmane e cila sa vinte dhe shtohej, në keto kushte pasardhësit e fundit të familjes princore të Arianitasve lundronin në detin e hapur në drejtim te Venedikut. Pikëlimi i dallgëve çonte freskinë e detit në murin e kalasë së Kaninës duke i ruajtur asaj freskinë e shekujve. Shekujt kalonin, të rinjtë që vinin plandoseshin mbi to dhe vazhdonin të krijonin lirinë. Oshëtimat e krismave të shpalljes së Pavaresisë më 1912, shkrijnë në gjirin e tyre, krismat e shtëpisë së Luzajve në Kaninë për pinjollin që po vinte: Isuf Luzaj, më vonë ky do të bëhej njësim me shekullin që u bë i tij brenda truallit atëror dhe i pa ndarë sot, obelisk në keto ditë te reja.

Isufi, në faza vitesh duke i lënë mbrapa ato në vlerat e tyre arrin në vitin 1933 e vazhdon studimet në liceun "Louis Le Grand" dhe në kronologji të tyre mbaron studimet e larta në Universitetin e Sorbonës, i lauruar me tituj shkencor doktor në letërsi, doktor në filozofi. I plotësuar si intelektual i rangjeve të vecanta me jehonën e kohërave në histori që nga lashtësia me Eskilin, Sofokliun, Plutarkun, Sokratin e më, deri te iluministët me mbidishepullin Volter, e më vone sot në kohë të reja të Martin Heidegger e Sartre. Me këtë përgatitje të lartë, dyert e perëndimit për të mbeteshin të hapura, ai i braktisi ato rezidenca dhe e ktheu zemrën andej nga vinte zëri i lirise, në Shqipëri.

Me diplomën e dy doktoratave, zotërues i mëse tetë gjuhëve të huaja që nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugën e një pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombëtar i tejmbushur për të kërkuar lavdinë e tij maratonë që nga auditorët a Argjentinës, Amerikë e çfarë përfshijnë meridianët e paralelet e këtij globi në mbarë botën perëndimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin këto auditorë për të dëgjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij në mbrojtjen e të gjitha vlerave shoqërore e më në gjerësi të ideve te tij për demokracinë. Isufi për nga karakterii tij i lartë, dhe si mendimtar hyn në "Almanakun" Toltojan. Isufi me gjeografinë e gjerë të kulturës së tij e në luftën e pa mbarim kundër murtajës komuniste, sa vinte e tërhiqte vëmendjen perëndimore deri në sferat më të larta të shteteve. Parlamenti i Argjentinës i akordon medaljen e florinjtë: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili përshëndetet dhe vizitohet
personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule. Në vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorëzon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vetë presidenti Regan t'i vendosë në qafën e tij të rrudhur me brazdat mishtore që mbanin në brendësine e tyre historinë kombëtare, pjesë e së ciles ai u bë. Kjo ishte dekorata e lartë dhe aq domethënëse: "MËSUES I AMERIKËS". Ja kush është Prof. Dr. Isuf Luzaj. Çfarë t'i numërosh më parë, lavdinë apo vuajtjet e tij; brenda lavdisë vuatja është bashkëudhëtare.

Ky është sistemi i diktaturave që përndoqi, përdhunoi dhe eliminoi ndjenjën kombëtare e për fatin e keq vazhdon akoma ...... përderisa historia nuk po shkon në vend. Ata që u sublimuan për t'i dhënë dritë këtij kombi, u gjykuan me plumb. Isufi deri në grahmën e fundit të shpirtit të tij luftoi për origjinën Trako-Ilire e në kërkim të tokës amtare deri te ai gurë sinori ku belbëzon gjuha e ëmbël shqipe e zogjve të Fishtes. Duke mos u futur në hollësira historike sepse këto janë probleme akademikësh në histori, e cila duhet të jetë në drejtim të ruajtjes së vlerave e në vërtetesinë e tyre.

Historigrafisë shqiptare i mbetet detyrë e ngutshme të nxjerrë në pah këtë bilanc historik me vlera të mëdha kombëtare e më në gjerësi botërore. Këtu flitet për një realitet historik të veprave të tij e dekadat që vijnë u hapin rrugën brezave, ta ndërtojnë atë për të qenë të sigurtë mbi themelin e saj. Kjo mbetet një nga rrezet jeshile të kësaj vërtetësie. Jeta e Isuf Luzajt për edukimin e brezit të ri, vazhdon me fillimin e punës si pedagog në tregtaren e Vlorës, në Normalen e Elbasanit e më vonë në atë të shkollës qytetëse të Korcës. Me fillimin e shfaqjeve te tij në shtyp dhe aktiviteti i tij për evoluim shoqëror dhe kundër rregjimit të fashizmit në Shqipëri, nga viti 1937, deri në vitin 1942, provoi kalvarin në të gjitha ato lloje burgjesh që nga Shqipëria deri në Gaeta të Italisë, e në vazhdim në atë të Miventotenit e më vonë për rrezikshmëri të lartë e çuan në burgun, Cortona D'Arezzo. Mbas daljes nga burgu i fundit më 1942, agjentura fashiste, duke bërë seleksionimin
në listat përkatëse për elementin kundërshtar të saj, arrin në përfundimin se Prof. Dr. Isuf Luzaj duhej izoluar përfundimisht. Në këto kushte për të fillon ajo jetë e vështirë konspirative e në vazhdim e realizimeve të ideve te tij, për të mbrojtur demokracinë përkundrejt lëvizjes regresive komuniste.

Që nga viti 1939 deri në vitin 1941 nuk rreshti aktiviteti i tij patriotik në demostratat e deri në formimin e pluralizmit në Shqipëri me krijimin e Partisë Social Demokrate si dhe në qytetet Shkodër, Vlorë, Tiranë. Në këto grupe militonin njerëz me kualifikim të lartë, bij të familjeve patriote që e nisën jetën nga baza e lart brenda ndërgjegjshmërisë përkundrejt asaj gjendje egzistuese mjerane që kalonte vendi. Ata me Dekalogun Programor i hartuar ky me pjesëmarrjen e pandarë te Isufit, në themelimin e këtij programi mbetej zbulimi i vlerave dhe i talenteve të reja, duke i ndjekur ata në jetën e tyre e për t'u krijuar kushtet maksimale për të vazhduar studimet në vendet perëndimore.

Ndërgjegjësimi mbarë-shoqëror, nuk vjen nga partia e partitë, duke i ngjitur kombit lloje çibanësh e kushedi nga ku, por vetëm nga rruga e historisë dhe në verifikimin e saj. Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjatë luftës mbarë popullore kundër nazifashizmit, nga jugu në veri nga lindja në perëndim e në diagonalet e tyre, mbetet e shkruar aty ku janë etazherët. Isufi ishte kundër çfarëdo spekullimi moral e politik. Siç po ndodh sot me këtë korrupsion të pa mbarim, duke të grabitur pronën, shenjtërinë e jetëve, e duke sunduar mbi një popull kaq të drobitur që nuk i mungon zgjuarsia, por që përjetësisht nuk iu nda dhe naiviteti. Largpamësia e Isufit mbetet profetike në parashikimin e madh të tij per erën e demokracisë. Ai e mbrojti këtë pa asnjë mëdyshje, në Mukje e kudo e deri në interesimin e madh të kundërshtarëve të kësaj linje, siç ishte komunizmi me përfaqësuesit e tij, që nuk rreshtën duke u ballafaquar me të për ta tërhequr nga ana e tyre. Prof. Dr. Isuf Luzaj
as dhe një herë nuk pranzi. Në takimin e parafundit me Enver Hoxhën, Isufi si një shqiptar i madh, ballas kuvendoi: "Jam i sigurtë, ju do ta fitoni këtë luftë... Unë nuk kam frikë dhe as turp siç thua ti, shok i mirë, por nuk bashkohem me ty. Unë kam turp nga ndërgjegjia ime që nuk beson në ideologjinë marksiste-leniniste, si zhvillimi më i mirë i jetës së popujve. Besoj në demokraci. Në vatrën e lindjes së marksizmit kurrë nuk ka demokraci, por veçse krim, torturë, punë të detyruar, etj."

Isufi mund të pranonte miqësinë, por kurrën e kurrës kompromisin. Aq më tepër kur ishte fjala për fatet e atdheut. Këtu mbetet dëshpërimi i madh i Isufit, në këtë ndarje një herë e përgjthmonë e për më themeloren, për agoninë që po i trokiste Shqipërisë në derë. Për fatin e keq, ajo erdhi. Prof. Dr. Isuf Luzaj, i kalon kufinjtë kontinentalë, njerëz të përmasave të tilla janë produkt i vetë natyrës dhe ata si pjellë e saj, hyjnë në paralelizëm me të dhe rikrijojnë vlerat e origjinës dhe këto realitete sot, duke krijuar ato produkte të vlefshme për të cilat ka aq nevojë shoqëria. Brezi i ri duhet të ngulmojë, të zbulojë e te vihet në ndjekje të këtyre produkteve. Në mërgimin e largët, Prof. Dr. Isuf Luzaj, e mbylli jetën e tij i pangopur si asnjëherë tjetër, për mallin e zhuritur për atdheun mbarë jetën. Ai nuk kërkoi shpërblim nga atdheu, veçse pak vend, sa për t'u prehur nga gjithë ajo lodhje e gjatë, e gjatë. Ashtu u bë! Duke mos u larguar nga Isufi, shkëputemi nga kjo
pllakë e ftohtë, e lëmë atë në shoqërinë e natyrës dhe të dheut të tij, bir i të cilit mbetet, e lëmë nën hijen e Dafinës së Dantes e në relievin ngjyrë gri të errët të malit, i cili po pret ardhjen e një agimi të ri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora