E enjte, 25.04.2024, 06:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Nexhat Halimi

E merkure, 13.02.2013, 07:00 PM


Nexhat Halimi

pavdekësia

sa pak ajër e e pafund hapësirë e vdekjes
ndërmjet fluturimit e ëndrrës plepi i zi
ndërsa e presin te rrënja për dërrasa varri
ke vdekur ti apo prapë unë apo prapë unë fedora
copë e thyer e atdheut të robëruar dhe prapë
gji bardhë nga i jep gjak kaq vjet bunës

aty dhe rodoni nga e qetëson shpirtin
në flakën e etjes së detit të hutuar në ty

`i zemër e verbër ja ende e ndjek fluturën
nga ëndrra ime fushës me bar të paprerë
deri te qiriri që digjet e ripërtrihet flakës së vet

sa pak ajër e pafund det dhe mallëngjim


II (sa pak unë në mua)

ma jep dorën fedora ta kaloj veten e verbër
te gjiri yt të digjem për rrënjë të ullirit plak
sa pak unë në mua ka mbetur sa pak gjak

e terr i dendur e pafund hapësirë e vdekjes
plepin nga e presin te pusi për dërrasa varri
e mes vetes merren vesh me gishta

kush ka vdekur këtë të diel me shi fedora
ti zemër apo prapë unë apo prapë unë

ma jep dorën fedora ta kaloj hijen e kullës
nën bubullimën e drinit në shpërthim nga zemra
ja nëntë varrët e elez alisë të shtrirë mbi veten
ende e puthin tingëllimën e pikës së lotit
nën syrin akull të motrës së gurëzuar në hi

ma jep dorën fedora të kthehem te fyelli yt


III (trëndafili i iLirisë)

qiriri digjet e ripërtrihet flakës së vet
tjetër asgjë s`lëviz ti shkon unë vij
e qyqja çukit mbi ashtin e vet të zi
herë syrin e majtë herë syrin e djathtë
e nxjerr nga unë dhe flatron vdekjen

e i njëjti gjak pik në të njëjtën dhembje

ma jep dorën fedora ta kaloj ujin e madh në grykë
të mos më digjet fyelli i  trëndafilit të iLirisë
ende pa e lëshuar mbi dheun e varrit

oh sa bukur të vdesësh për ty fedora
sa bukur ta rrahësh udhën nga atje e këtu
gjarprin e artë ta  zgjosh midis dy sysh



(Vota: 129 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora