Kulturë
Olsi Pajo: Mes lindjes dhe perëndimit
E marte, 12.02.2013, 08:57 PM
Kultura shqiptare mes lindjes dhe perëndimit
Nga Olsi Pajo
Dëgjojmë
shpesh, për të mos thënë që ndonjëri prej nesh mund të ketë qënë edhe
pjesëarrës, që shtete të ndryshme, univeristete të njohura në arenën
ndërkobëtare, shoqata apo organizata të ndryshme, të organizojnë ato që në
anglisht jemi mësuar t’i quajmë “exchanging programs”- programe shkëmbimi.
Studentë të ndryshëm nga të gjitha cepat e mbarë botës mblidhen dhe shkëmbejnë
kulturat e tyre. Mendoj se nuk është nevoja të themi sesa të dobishme janë këto
dialogje ndërkulturore, por ajo që më bën përshtypje dhe dua të përmend është
fakti se organizatorët e këtyre programeve, gjithnjë preferojnë te kenë
pjesëmarrës nga vendet e vogla, vende jo shumë të njohura në arenën
ndërkombëtare për zhvillimin politik dhe ekonomik. Ky ndoshta është një tregues
i qartë se për arritjen e globalizimit, mozaiku i kulturës duhet plotësuar në
çdo detaj. Si pjesë e kulturës së gjërë evropiane, me tipare sa të trashëguara
aq edhe të fituara gjatë historësë së vet, gjendet edhe kultura shqiptare. Për
mendimin tim, të thuash se kultura shqiptare është midis lindjes dhe
perëndimit, do të thotë që ajo ka elementë edhe të kulturës lindore edhe të
asaj perëndimore. Përpara së gjithash dua të përmend faktin se gjerësia e
konceptit kulturë dhe shumësia e elementëve që e përbëjnë atë, na lejon që të
shprehim mendimet tona individuale për këtë çështje dhe njëkohësisht e
justifikon sadopak orjentimin e argumenteve tona me qëllim për t’ju afruar së
vërtetës.
Kultura
shqiptare nuk mund të konisderohet si një ndërmjetëse midis lindjes dhe perëndimit.
Ajo është një kulturë me tipare lindore, me një dëshirë të brëndshme për t’i
ngritur lart elementët kulturorë autoktonë deri në patriotikë, dhe me elementë
të caktuar, në syrin tim më shumë individualë, të fituar nga kultura
perëndimore. Do përpiqem që hap pas hapi, duke analizuar faktorë të ndryshëm të
nxjerr në pah raportet që ka kultura lindore, perëndimore dhe vendase, në
kulturën shqiptare.
Pozicioni
gjeografik i vendit tonë ka ndikuar më shumë negativisht sesa pozitivisht për
zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Është e vërtetë se trojet shqiptare janë në
një pozicion të favorshëm gjeografik për shkëmbime mallrash midis lindjes dhe
perëndimit, por më shumë sesa i ka dhënë zhvillim ekonomik e kulturor, ky fakt
i ka penalizuar gjithmonë shqiptarët, sepse torjet e tyre kanë qënë gjithnjë të
preferuara për t’u pushtuar nga perandoritë apo superfuqitë që kanë pasur rol
kyç në drejtmin e arenës ndërkombëtare në periudha të ndryshme të historisë.
Pozicioni gjeografik ka pasur edhe një ndikim tjetër negativ në historinë
shqiptare. Mungesa e gjerësisë së territoreve ka bërë që ato të ishin më të
lehta për t’u pushtuar. Shtuar këtu edhe temperamentin individualist të
shqiptarëve, që nga Ilirët dhe Arbërit, aq shumë shtete dhe principata në një
shtrirje kaq të vogël gjeografike tregojnë një mungesë eksperience në
organizimin e shtetit. (Mos ndoshta reflektohet edhe ne politikën e sotme?? Kaq
shumë parti…) Ja pse në epokën e Skëndërbeut, kur funksionuan si njësi
kombëtare, arritën t’i bënin ballë për vite me rradhë Perandorisë Osmane.
Fakte të
ndryshme historike (nuk është vëndi për t’i përmendur) më bëjnë të mendoj se
shqiptarët janë pasardhës të arbërve dhe ilirëve. Dhe këtë lidhje,
Iliri-Arbëri-Shqipëri më pëlqen ta quaj një vazhdimësi etnokulturore. Ky është
dhe argumenti kryesor ku mbështet ajo të cilën e përmënda pak më sipër, dëshira
e shqiptarëve për të nxjerrë në pahë një kulturë unike shqiptare. Dalëngadalë
fillova të analizoj elemntë historikë që kanë ndikuar në formësimin e kulturës
shqiptare. Dhe padyshim, ndër më të rëndësishmet për t’u përmendur janë
pushtimet. Ato kanë pasur një rol thelbësor në formësimin e kulturës së sotme
shqiptare. Pushtimi i Ilirisë nga Romakët, më vonë Bizanti sollën elementë të
tjerë kulturorë. Në iliri filloi të përhapej kultura romake, e cila u pasqyrua
në urbanistikën e qyteteve, në skulpturë, ndërtim, por edhe në veshje, stoli
dhe vegla pune. Nga paganë popullsia ilire filloi të besonte tek hyjnitë, e më
pas gjatë Bizantit kemi edhe përhapjen e krishtërimit në territoret e sotme
shqiptare. Sidomos gjatë peridhës së Bizantit, kemi një ndryshim të panoramës
së kulutrës së hershme. Shoqëria mesjetare arbërore ka lënë një tarshëgimi të
pasur kulturore e cila ka arritur deri në ditët e sotme. Në këtë periudhë janë
bërë mjaft ndërtime arkitekturore me karakter fetar si kishat apo manastiret.
Gjithashtu janë zbuluar edhe objekte arkitekturore laike si kështjellat,
shtëpitë e banimit, murret rrethuese dhe ambjentet e brendshme të shtëpive të
zbukuruara me afreske e paisje të ndryshme të importuara nga tradita të huaja,
kryesisht ajo veneciane. Artet figurative gjithashtu patën një zhvillim të
gjërë, kryesisht në pikturë e më pak në skulpturë. Përhapje të madhe pati
piktura kishtare, si mozaikët, afresket dhe piktura në dërrasë, ikonografia,
etj. Mozaikët janë një tregues i trashëgimisë antike të pasqyruar në objektet e
kultit paleokristian në shekujt IX-X. Po kështu edhe ikonografia dhe piktura në
dërrasë i kushtohen shenjtorëve, megjithëse ka edhe ikona me tematikë më të
gjerë. Krahas ndikimit të artit dhe kulturës bizante, ndihet edhe fryma e
kulturës vendase. Piktorë të ndryshëm pasqyrojnë karakteristika individuale në
veprat e tyre, si veshjet popullore apo mjediset rrethuese të shtëpive si
pasqyrim i tipareve krahinore.
Për të
ardhur më pas tek Shqiptarët gjatë sundimit osman. (shek XV-XX) Mendoj se është
periudha historike e cila ka ndikim më të veçeantë në formësimin e kulturës
shqiptare. Kur them se kultura shqiptare ka tipare kryesisht lindore, më vjen
në mëndje pikërisht sundimi pesë
shekullor i Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. Faktori më i rëndësishëm
kulturor i kësaj periudhe është islamizimi i shoqërisë. Ndryshe nga shumë të
tjerë, unë mendoj se procesi i islamizimit të shoqërisë shqiptare nuk ka ardhur
si imponim nga Perandoria Osmane, por thjesht si pranim i kësaj ideologjie nga
vetë popullësia shqiptare. Këtë e dëshmojnë dy fakte kryesore. Së pari,
popullësia që ka jetuar në trojet shqiptare nuk është se ka patur një besim
fetar rigoroz gjatë historisë. Nga Ilirët paganë, ata filluan të besonin tek
hyjnitë gjatë pushtimit Romak, u afruan me krishtërimin në periudhën e Bizantit
dhe pranuan islamin gjatë sundimit osman. E parë edhe nga këndvështrimi i
historisë së fesë tek njerëzimi (Mitet e hershme, hyjnitë, krishtërimi dhe në
fund islami) të bën të mendosh se shqiptarët kanë pasur një prirje tolerante
ndaj besimit fetar. Së dyti, tregues i qartë që procesi i islamizimit nuk ka
qënë i imponuar janë vetë ditët e sotme. Edhe sot, nën një frymë tolerance
fetare për të cilën në të gjthë mburremi, përsëri pjesa më e madhe e popullsisë
vazhdon t’i përkasë besimit islam.
Përpara
se të vij tek Periudha e Rilindjes, dua të përmënd një nga elementët më kyç, që
dëshmon qartazi identitetin kulturor shqiptar. Një element i cili i ka
rezistuar çdo pushtuesi dhe njëkohësisht ndeër të paktat pjesë që kanë mbetur
thuajse tërësisht të pandryshuara gjatë gjithë historisë së kulturës shqiptare,
pikërisht gjuha shqipe. Qëndresën Ilire ndaj romanizimit e dëshmon pikërisht
gjuha ilire edhe pse pernadorie kishte shpallur gjuhë zyratre latinishten.
Toponimia dhe onomanistika në periudhën e Arbërit lidhen ngushtësisht me
gjuhën. Emra qytetesh, vendesh, lumenjsh, malesh, njerëzish, të përdorura nga
ilirët vazhduan edhe gjatë periudhës së mesjetës. Dhe më e rëndësishmja,
qëndresa që bëri gjuha shqipe gjatë Perandorisë Osmane, dëshmojnë edhe njëherë
tjetër sesa i rëndësishëm është ky faktor në përcaktimin e kulturës shqiptare.
Gjuha Shqipe ishte ajo që frymëzoi shumë rilindas, kjo edhe për tiparat e saj
krejt të veçanta, si një degë më vete në pemën e gjuhëve indoevropiane.
Për të
ardhur së fundi tek Rilindja Kombëtare. Si detyrë për arritjen e objektivit
themelor, pavarësimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, veprimtarët e
Rilindjes Shqiptare përcaktuan ngritjen e përgjithshme arsimore dhe kulturore
të popullit të tyre si mjeti më efikas për forcimin e vetëdijes së tij
kombëtare. Pavarësisht ndarjes së tyre fetare në tri besime kryesore,
shqiptarët, si një nga popujt më të vjetër të Evropës, me gjuhën dhe kulturën e
tyre origjinale, meritonin të jetonin të lirë. Dhe në këtë prizëm, vlen të
përmendet e zhvillimi që mori në këtë periudhë letërsia shqiptare. Edhe ajo në
thelb kishte thelbin e rilindjes, forëcimi i vetëdijes kombëtare. Unë mendoj se
këtu ështe edhe pikënisja kyçe e orjentimit të shoqërisë shqiptare drejt
kulturës Perëndimore. Shkak për këtë ndoshta është edhe zhvillimi i transoprtit
i cili solli më shumë lëvizje të njerëzve e për pasojë emigrimin e shqiptarëve,
sidomos të jugut, drejt Perëndimit. Madje një objektiv tjetër kryesor i
rilindasve, ishte shpalosja e vlerave kulturore të popullit shqiptar para
opinionit ndërkombëtar. (Rol të veçantë në këtë proces luajtën edhe arbëreshët)
Sidoqoftë, në një mënyrë apo një tjetër rilindasit, sa me punën e tyre, aq edhe
me ndihmën e kushteve historike të një perandorie në rënie, e arritën në një
mënyrë apo një tjetër qëllimin e tyre.
Padyshim,
këtë qasjeje të gjatë historike, nuk mund t’i lëmë pa shtuar edhe disa fjalë
mbi ndikimin e këtij 100 vjeçari të fundit në kulturën shqiptare. E ndarë në
tri pjesë kryesore, ndoshta ky shekull është një përmbledhje analogjike mjaft e
sintetuzar e gjithhë historisë së popullit shqiptar. Që nga shpallja e
pavarsisë e deri në vitin 1945, Shqipëria pushtohet e ripushtohet, duke mos
pasur asnjëherë një shtet solid dhe me rol ndikues. (Si gjatë gjithë pushtimeve
të tjera shumëshekullore) Periudha e komunimzmit e afron Shqipërinë me lindjen,
Bashkimin Sovjetik dhe më vonë Kinën, duke i mbyllur të gjitha rrugët me
perëndimin. (Perandoria e dytë Osamne?) Dhe njëzetvjeçari i fundit e afron
popullin Shqiptar dhe kulturën e tij më afër se asnjëherë me perëndimin.
Vetëm se
njëzet vite janë shumë pak në historinë e një kombi dhe formësimin e kulturës
së tij. Duke e parë kulturën shqiptare si shqiptar, më pëlqen që mendimet e mia
i afrohet atyre të rilindasve, ndoshta i ndikuar edhe ndjenjat patriotike dhe
atmosfera (cila?!) e 100 Vjetorit të Pavarsisë. Mirëpo i zhveshur nga këto
ndjenja, unë mendoj se kultura shqiptare nuk është ende një filtër i mirfilltë
i kulturës lindore për drejt asaj perëndimore. Është e vërtetë se ne shqiptarët
kemi gjuhë dhe tradita unike. Por a ka vërtet diçka për t’u mburrur në këtë
pjesë? Çdo popull ka traditat e tij të veçanta, folkor të veçantë apo
kostumografi ndryshe nga popujt e tjerë. Gjuha jonë vërtet është një degë krejt
e veçantë, por ajo shfaqet e dokumetuar vetëm në shekujt XIV-XV, ndërkohë që
një shekull më vonë anglishtja e Shekspirit mahnit gjithë botën sot. (Për të
mos folur për greqishten) Ne kemi vetëm 104 vjet me një alfabet tonin zyrtar,
kur ndërkohë arabët mburren se nga libri i tyre i shenjtë nuk lëviz asnjë
shkronjë qysh prej 14 shekujsh. Në periudha të ndryshme historike, ata që kanë
sunduar botën, kanë ndikuar politikën dhe kulturën e shqiptarëve. (Të jetë e
vërtetë vallë se ligjin sot e bën Ambasadori Amerikan?) Pra, cilët janë
elementët konkretë që e afrojnë atë me perëndimin…?
Megjithatë,
përtej këtyre duhet të ndihemi realistë, krenarë dhe optimistë. Realistë sepse
këto kanë qënë mundësitë e një populli të vogël. Në sistemin e qarkullimit
ujor, peshku i madh e ha të voglin. Duhet të ndihemi krenarë, sepse pavarësisht
gjithë këtyre pushtimeve, shqiptarët ekzistojnë, kultura e tyre është pjesë
krejt e veçantë e mozaikut të kulturave botërore. Dhe në fund optimistë, sepse
dashtë Zoti, nuk do ketë më luftëra politike, pushtime dhe imponime kulturash.
Perëndimorët synojnë të shkojnë drejt globalizimit, dialogut ndërkulturor,
ndërqyteatr. Gjithçka na mbetet është që nëpërmjet politikës dhe zhvillimit
social, ta ngremë sa më lart atë pjesë të kulturës unike shqiptare në arenën
botërore.