E enjte, 25.04.2024, 06:37 PM (GMT+1)

Mendime

Mehdi Hyseni: Gëzimi dhe lumturia e kotë e Hoxhës së ''Luginës'' për Serbinë ''Evropiane''!?

E premte, 02.05.2008, 09:27 PM


Mehdi Hyseni
GËZIMI DHE LUMTRUIA E KOTË E HOXHËS SË “LUGINËS” PËR SERBINË “EVROPIANE”!?

ME SHKAS!

Si mësuesi, si hoxha, si prifti, si ministri, si bujku e të gjithë ne gëzimin, lumturinë, dashurinë dhe shpëtimin e kemi vetëm në Shqipërinë Etnike, askund tjetër në botë.

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Shqiptarët kanë nevojë për hoxhallarë dhe priftërinj besimtarë, të drejtë, guximtarë, të urtë, përparimtarë, patriotë dhe atdhetarë të vendosur dhe të frytshëm (që për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe atdhetar e kanë flijuar edhe jetën e tyre) sikurse Atë Gjergj Fishta, Shtefen Gjeçovi, Fan S, Noli, Hafiz Ali Korça, Mulla Idriz Gjilani…,etj., që pa hile e duan Zotin, Kombin dhe Atdheun e tyre shqiptar, e jo hoxhallarë dhe priftërinj gjysmakë provincialë, regressive që i gëzohen dhe, ia “lëmojnë qimen” taksiratit të tyre: Serbisë, Mali të Zi, Greqisë, “Maqedonisë”, Rusisë dhe Italisë etj.

Nexhmedin Saqipi (hoxha, ish-myftiu i Bashkësisë Fetare Islame të Serbisë): “Nuk ka shqiptar, i cili nuk është gëzuar dhe, që nuk ka qenë i lumtur dje, duke e shikuar transmetimin televiziv të nënshkruarjes së marrëveshjes së hyrjes së Serbisë në Evropë. Nema Albanca koji se juèe nije radovao, koji nije bio sreæan gledajuæi televizijski prenos", rekao je Nedžmenih Caæipi, doskorašnji muftija Islamske verske zajednice, koji je pre dve godine formirao Nacionalnu demokratsku partiju (NDP).” (Burimi: Beta, B92,30.04.2008).

Mesazhit shpifarak, dredharak antifetar dhe antikombëtar të kësaj deklarate të Nexhemedin Saqipit, sikur të ishin gjallë rilindësit tanë të shquar, Ndre Mjeda dhe Anton Z. Çajupi, do t’i përgjigjeshin shkurt dhe prerazi përmes këtyre vargjeve të poezive të tyre kombëtare patriotike shqiptare: “Me dijtë hyjt me bisedue, me pasë sy qi me derdh lot, vajin tand të kishin prue, të kishin kjo për jetë e mot”(Mjeda) ose “O, shqiptarë të mjerë qu ka marrë koka erë, e luftoni për të tjerë…”(Çajupi).

(1) Hoxhë, lidhu me Zotin, me Kombin dhe me Shqipërinë Etnike, largoju shejtanit Serbi!

- Hoxhë, myfti, kryetar politik partiak Saqipi, mos e rrej Zotin, mos e rrej, dhe mos e mashtro popullin shqiptar për hater të Serbisë, për hater të taksiratit tend, dhe të popullit tend, se pastaj të vret Zoti-shkon në xhehnem me gjithë Serbinë gjenocidale, poshtëruese dhe pushtuese të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

- Hoxhë Saqipi, - a thotë Kurani, a thotë Zoti i Madhërueshëm, që një hoxhë shqiptar sikurse ti, t’i gëzohet taksiratit të vet-taksiratit të popullit të tij, me rastin e hyrjes së Serbisë gjenocidale në “xhenetin” e BE-së së Havier Solanës?!

- Hoxhë Saqipi, gëzimin tënd për hyrjen e Serbisë në BE, mos ua “qep” bashkëvendësve tu shqiptarë, sepse ai është vetëm gëzimi yt për Serbinë,( në këtë rast, që na i helmove zemrat, edhe nëna ime, me të drejtë po të “uron” për “zgjuarsinë politike”, - e thefsh qafën me gjithë Serbinë, pa të keqen e Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës dhe të gjithë shqiptarëve të Anamoravës, se viktimat shqipare as të Anamoravës, as të Kosovës, as të Iliridës e as të Malësisë, kurrnjëherë nuk e kanë kënduar as nuk e kanë vajtuar atë “shtrigë të vjetër” vrastare dhe grabitqare shekullore të shqiptarëve dhe të trojeve indigjene të Shqipërisë Etnike.

- I mjerë, dhe fatkeq është populli ynë shqiptar, kur drejtohet nga hoxhallarët dhe nga myftinjtë e Serbisë dhe të “Maqedonisë” të tipit Nexhmedin Saqipi, si dhe nga popat e Greqisë të tipit Anastas Janullatos.

Kësi farë hoxhallarësh, dhe kësi farë priftërnijsh të rrejshëm, dëmshëm nuk i duhen popullit, xhamisë as kishës shqiptare ortodokse, as të kishës katolike shqiptare, por të sojit fetar dhe atdhetar shqiptar, bir shqiptari, sikurse që ishin, dhe do të jenë sa të rrojë populli shqiptar, sa të rrojë Shqipëria Etnike: Hafiz Ali Korça, Fan S. Noli dhe Atë Gjergj Fishta etj.

Si hoxhë Saqipi, ashtu edhe të gjitha ata (pavarësisht nga titulli dhe profesioni), që e gënjejnë, e shpifin, e tradhtojnë Zotin dhe Kombin, s’ka dyshim se, një ditë, do të jenë të mallkuar nga populli, dhe të ndëshkuar nga Zoti i madhërueshëm dhe i plotfuqishëm. Këtë të vërtetë, duhet ta ketë pasur parasysh, edhe ish-myftia-hoxha shqipfolës i Bashkësisë Fetare islame të Serbisë gjenocidale, Nexhmedin Saqipi, me rolin e tij të trefishtë: edhe myfti, edhe hoxhë, edhe kryetar partie në “Luginën” e Preshevës. Hoxhë Saqipi, do not run with the hand and hunt with the hounds against your people, join and be happiness with your people, not with Serbia! Serbia is not your homeland, but Ethnic Albania. Këtij fare hoxhe dhe myftiu, ia shkrova “një hajmali” në anglisht, duke qenë se nuk po marrka vesh shqip, e paskësha harruar shqipen nga dashuria dhe lumturia e shfrenuar ndaj serbishtes dhe Serbisë së tij gjenocidale

Ky shembull i keq dhe tejet negativ për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe të trojeve etnike shqiptare ngase pasqyron faktin e hidhur se sa të marrë dhe naivë janë këta farë saqipa shqiptarë, që nuk shohin “përtej hundës” së tyre, si nuk e kuptuan kurrën e kurrës, se Serbia e Madhe dhe gjenocidale nuk ka nevojë për rrahmanë morina, për hoxhë-myftinj saqipa , për “politikanë” dhe për “filozofë” shqiptarë të kallëpit serbojugosllav: Ekrem Murtezai, Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Ali Shukrija, Azem Zylfiqarë etj., por për: popa të tipit artemije, për sheshelistë, koshtuniqë, millosheviqë, pashiqë, qosiqë, qubrilloviq dhe garashaninë etj.

Fatkeqësisht, edhe ky soj i saqipave e kanë zvarritur dhe, e kanë lënë të pazgjidhur deri tani (shekulli XXI) çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan. Sa të ketë kësi farë “myderrizësh” shqipfolës, robërisë sonë i zgjatet jeta nën Serbinë, nën Greqinë, nën “Maqedoninë” dhe nën Malin e Zi kolonialist dhe pushtues të shqiptarëve dhe të territoreve të tyre stërgjyshore (pellazge-ilire).

Kjo deklaratë antishqiptare dhe antifetare e këtij farë hoxhe, përkatësisht ish-myftiu të Bashkësisë Islame të Serbisë, të sjellë në kohë të shkuara (në vitet e 50-ta dhe të 60-ta), duke të kujtuar vitet e hidhura të Aleksandar Rankoviqit(1948-1966), kur UDBA serbojugosllave i pat përfituar disa “hoxhallarë” të Kosovës për t’i spiunuar dhe akuzuar me dëshmi të rreme disa atdhetarë dhe patriotë shqiptarë, të cilët luftonin për pavarësimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera etnike shqiptare, të cilët burgun e tyre e patën vuajtur në burgun famëkeq të Goli Otokut në Kroaci dhe në kazametet e tjera të ish-RSFJ-së (Nish, Sremska Mitrovica, Gradishte, Pozharevac, Beograd, Idrizovë etj.).

(2) Ja pse nuk duhet të jetë i gëzuar Hoxha i “luginës”, dhe asnjë shqiptar për aderimin e Serbisë në Evropë:

(1)Marrëveshja për Stabilizim dhe Aderim-Anëtar Shok të Serbisë në kuadrin e Bashkimit Evropian, e nënshkruar në Bruksel të Belgjikës, më 29 prill 2008, nuk ka asnjë lidhje, dhe asnjë element ndërlidhës pozitiv me çështjen e shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), por vetëm me Serbinë dhe me serbët dhe, po qe se realizohet kjo marrëveshje, jo vetëm se Serbia dhe serbët do të dalin nga vetizolimi dhe nga skëterra ekonomike, financiare, ekonomike, tregtare dhe sociale (si shkak dhe pasojë e tre agresioneve dhe luftërave gjenocidale të tyre kundër Koracisë, Bosnjës dhe Kosovës gjatë viteve 1990-1999), por edhe politikisht, juridikisht dhe ushtarakisht do të jenë partner me interes për BE-në, si dhe për instotucionet e organizatat e tjera ndërkombëtare, jashtë Evropës.

(2)Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Serbia (përpos Rusisë, Kinës, Libisë, dhe dhjetëra vendeve arabe etj.) fiton edhe 27 aleatë të saj evropianë ndërkombëtarë në mbështetjen e interesave të saj kolonialiste dhe hegjemoniste në Ballkan, dhe më gjerë.

(3) Me hyrjen e Serbisë në BE, shqiptarët e “Luginës”, do ta kenë shumë vështirë, që me rrugë paqësore, t’i realizojnë të drejtat e tyre për arritjen e statusit të autonomisë politike dhe territoriale (decentralizimin dhe rajonizimin tregtar, ekonomik, politik, kulturor, arsimor dhe administrativ nën Serbi. Këtë e them me bazë të justifikueshme, duke u nisur edhe nga shembulli konkret i vëllezërve tanë në Mal të Zi, të cilët nuk fituan asnjë të drejtë të tyre kombëtare, ekonomike dhe politike, edhe pse Mali i Zi u shkëput nga Serbia, u njoh nga Shqipëria dhe nga BE-ja etj., problemi i shqiptarëve ka ngelur i pazgjedhur.

(4)Me gjithë aderimin e saj në strukturat edhe organizmat e BE-së, Serbia nuk do të pranojë që, për hir të njohës së lirive dhe të drejtave legjitime të shqiptarëve të Anamoravës, ta ndryshojë Kushtetutën e saj, as simbolet e saj kombëtare dhe shtetërore, por do të veprojë njësoj, sikurse në rastin e Kosovës, nuk do të ndryshojë asgjë në favor të shqiptarëve as në Preshevë, as në Bujanoc e as në Medvegjë.

(5) Po të kishte qenë e drejtë ndaj shqiptarëve dhe ndaj kombësive të tjera , që jetojnë Serbi (myslimanë boshnjakë, kroatë, hungarezë etj.) Bashkimi Evropian (BE), së pari, do ta bënte decentralizimin dhe rajonizimin e Republikës së Serbisë, e pastaj të Kosovës, sepse po qe se deri tash, të ishte bërë rajonizimi i Serbisë, problemi i Kosovës, nuk do të zvarritej, dhe nuk do të
zgjidhje sipas Planit të Marti Ahtisarit- “autonomi e mbikëqyrur” nën tutelën e EULEX-it të BE-së, por sipas së drejtës së vetëvendosjes.

(6) Gjithashtu, sikur deri tani (1990-2008), të ishte decentralizuar dhe rajonizuar Serbia sipas agjendave dhe ligjeve përkatëse të BE-së, sigurisht se, tanimë do të kishte qenë i zgjidhur edhe problemi ekzistues i shqiptarëve të Anamoravës, të hungarezëve dhe të kroatëve në Vojvodinë, si dhe problemi I myslimanëve në Tregun e Ri (“novi Pazar”).

(7) Nëse Serbia pranon ta ndërrojë Kushtetutën, ta ndërrojë flamurin, ashtu sikurse bëri klasa sunduese politike e Kosovës në frymën e Planit të Marti Ahtisarit dhe të BE-së, atëherë, shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, së bashku me kroatët dhe me hungarezët e Vojvodinës, si dhe myslimanët shqiptarë të Sanaxhakut të Kosovës-Tregu i Ri, mund të jenë optimistë për ardhmërinë e tyre. Mirëpo, prapë, po thekosj se, shembulli i shqiptarëve të Kosovë dhe i shqiptarëve të Malësisë së Madhe në Mal të Zi, provojnë të kundërtën e drejtësisë dhe të demokracisë së BE-së.

(8) Ne duhet t’I lutemi Zotit dhe drejtësisë, që Serbia kurrë të mos aderojë në BE, sepse shqiptarët e Anamoravës, do ta kenë shumë lehtë (duke pasur para vetës vetëm një armik) për t’i realizuar të drejtat e tyre politike dhe kombëtare deri në shkëputje nga sundimi i egër kolonial qindra vjeçar i Serbisë (1842-2008). Ndryshe, Serbia, së bashku me Evropën dhe me Rusinë, ekziston rreziku që shqiptarët e atjeshëm, të ngelin edhe për një kohë shumë të gjatë nën vargonjtë kolonialistë dhe imperialistë të Serbisë gjenocidale.

(9) Nëse pas hyrjes së Serbisë në Evropë, të paktën (minimumin), do të vinte në shprehje zbatimi i Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë, atëherë të gjithë ne kemi arsye të jemi optimist për një të ardhme më të gëzuar dhe më të lumtur për vëllezërit dhe motrat tona në pjesën lindore të Shqipërisë Etnike.

(10) Shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, duhet të kërkojnë me këmbëngulje mbështetjen nga Tirana, nga Prishtina dhe nga Tetova, që të marrin hapa konkret urgjentë me partnerët e tyre ndërkombëtarë (SHBA, BE , OKB dhe NATO), që zbatimi i Planit të Marti Ahtisarit të transferohet nga Kosova në këto tri qendra shqiptare (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) të Shqipërisë Etnike. Si minimum i minimumit, vetëm kjo alternativë e përkohëshme politike mund të qetësojë gjendjen në trekëndëshin Preshevë-Bujanoc-Medevgjë. Ndryshe, nëse ne mbështetemi në “gëzimin dhe lumturinë kolektive” të hoxhës, të myftiut dhe të kryetarit, Nexhmedin Saqipi, se me hyrjen e Serbisë në BE-, shqiptarët në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë, do të fitojnë të drejtat e tyre, jo vetëm se do të jemi në vonesë, por ekziston rreziku potencial, që kjo pjesë dhe ky territor kombëtar dhe shtetëror natyror i Shqipërisë Etnike, të ngelë edhe për shumë vjet pronë e sovranitetit kolonial të Serbisë së Madhe.

Për fund, s’ka asnjë dilemë se Serbia dhe serbët kanë arsye pse t’i gëzohen Marrëveshjes së lidhur të Serbisë me BE-në, sepse kjo është edhe “vula” përfundimtare e amnistimit dhe e rehabilitimit legal të Serbisë dhe të serbomëdhnjëve nga tre gjenocidet e tyre, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë. Edhe ky akt amoral, antihuman dhe antiligjor i BE-së, ashtu sikurse I OKB-së dhe i OSBE-së (që e amnistuan dhe e rehabilituan nga agresionet dhe nga luftërat gjenocidale kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve, të kryera gjatë viteve 1990-1999) para tërë botës përparimtare civilizuese provoi triumfin e politikës fiktive mbi të drejtën, drejtësinë, barazinë, lirinë, humanizmin, dhe mbi sistemin juridik pozitiv ndërkombëtar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora