Shtesë » Lajme
Fritz Radovani: Tërhiqet Papa Benedikti XVI
E marte, 12.02.2013, 07:53 PM
SHEJTNIA E
TIJ PAPA BENEDIKTI
XVI, DO TË
TERHIQET ME 28
SHKURT 2013
Nga Fritz RADOVANI
Dje, me
daten 11 Shkurt 2013, ora 19.48 në Vatikan, agjensitë e lajmeve bane të dijtun
per gjithë Boten se Shejtnia e Tij Papa Benedikti XVI, në një ceremoni fetare
në Vatikan per Martirët e Otrantos,
njoftoi se me daten 28 Shkurt 2013, Ai do të japin dorheqjen e vet nga
kenja Papë. Ai tregoi se “…Fuqia dhe mosha e vjetër nuk janë aq të favorshme
për me ushtrue detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme.” Vendimin e shprehi
në gjuhë latine.
Papa
Benedikti XVI ka le me 16 Prill 1927.
Ky asht
Papa i 265 mbas Shen Pjetrit. Njihej ma parë me emnin e Tij Kardinali Jozef
Ratzinger, i zgjedhun si Papë me 19 Prill 2005 me emnin Benedikti XVI, nga
Konklava e Kardinalëve të Kishës Katolike në Vatikan, menjëherë mbas Papës Gjon
Pali II.
Asht kenë
me detyra të randsishme në Kishen Katolike në Mynih të Gjermanisë dhe prap ma
vonë në Kolegjin e Kardinalëve në Vatikan, ku u zgjodh Papë. Njihet nder ma të
pergatitunit teolog të Vatikanit. Njohës i disa gjuhëve të hueja. Ishte krahu i
djathtë persa kje gjallë i Papës Gjon Pali II, i cili la edhe porosi per
zgjedhjen e Tij.
Rastet e
dorheqjes janë shumë të rralla, i fundit që dha dorheqjen ishte rreth 600 vjet
maparë, Papa Gregori XII, në vitin 1415.
Bota e
qytetnueme e pershndetë vepren e Tij per të miren e Kishës Katolike.
Nga një Papë gjerman si Papa Benedikti XVI, vepra e Tij nuk asht e “papritun”!