E premte, 19.04.2024, 01:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Me doktoreshen Beatrice Parthey

E hene, 11.02.2013, 08:55 PM


Me doktoreshen Beatrice Parthey

Agim Gashi

Doktoreshë me zemër t‘bardhë

(Kushtuar Zonjës Dr.Beatrice Parthey, Dermatologe dhe alergeologe, Düren)

 

Doktoreshë me mantil të bardhë,

Zemra jote bjeshkë Monchau,

Në ndihmë t´sëmuarve për t´iu ardhë,

Si rrjedha e pandalshme e Rurit-blau!

 

Më kurove plot dymbëdhjetë vjet,

Fjalët tua t´ngrohta, ilaqe janë,

Shëron sëmundjet, bekon jetë,

I qetëson zemrat që vuajtje kanë.

 

Dermatologe me vlerë të madhe,

që bëre Emër Nderi, o zonjë në mjeksi,

Të presim t’na vizitosh k´saj radhe

Në Kosovën time dhe tonën Shqipëri.

 

Eja n´Vendlindjen e Nënës Terezë,

Se ti aq shumë asaj i përngjanë,

Kemi shumë respekt, ti dhuron shpresë,

Doktoreshë Beatrice, me shpirtë human.

 

Shumë iu gëzove transplantit tim,

Ma mbushe zemrën me lumturi,

Madamme Parthey, prej Zotit bekim,

Unë tek ti e shoh një t´madhe Hyjni.

 

Këto vargje zemre, t´vogël dhuratë,

I kam gdhendur në shpirtë për Ty,

Doktoreshë, nga Zoti Ti paç uratë,

Nga Shpirti yt, buron veç mirësi.

 

Agim Gashi

07.02.2013

Düren

 

 

Me doktoreshen Beatrice Parthey

AGIM GASHI

DERMATOLOGIA BEATRIÇE PARTHEY-ENGJËLLI QË DO TA NDIHMOJË MEDICINËN SHQIPTARE

 

Zonja Dr.Beatrice Parthey, Dermatologe dhe alergeologe, Düren

Ka mbi dymbëdhjetë vjet që vuaj edhe nga Psoriasis Vulgaris, sëmundje,që radhitet në vargun e sëmundjeve alergjike. Gjatë këtyre viteve jam kuruar nën kujdesin e mjekes dermatologe, alergologe dhe specialiste e medicinës botërore (Umvelt medizin), Beatrice Parthey.

Dr.Beatrice Parthey jetën e saj ia ka kushtuar medicinës dhe të sëmurëve nga sëmundjet e lëkurës, e sidomos nami iu rrit në sukseset për shërimin e kancereve të lëkurës.

Kjo profesioniste në shkencat e medicinës, është një grua tepër e dashur, e sjellshme dhe mikpritëse e rrallë. Ajo i shëron pacientët së pari me fjalën e saj të ngrohtë e më pas me ilaçet.

Unë si pacient i Dr.Betriçe Perthey-it jam tejet ilumtur që pata rastin të njoh tek ajo një mjeke, e cila betimin e Hipokratit e mban në shpirt, sepse ajo nuk është vetëm e shkolluar, por ka lindur e tillë, thjesht e gatuar për të shëruar njerëzit nga sëmundjet e lëkurës.

Më 07.02.2013 u paraqita në ordinancë pa paralajmërim dhe pa caktim termini. Ia shpjegova motrës se si e kam hallin dhe se duhet të kontrollohem te mjekja. Motra pa hezituar më dërgoi te një nga dhomat e kontrollit. Dr.Parthey ka disa dhoma dhe pa ndalur kalon nga njëra tek tjetra, në shërbim të pacientëve për të mos humbur kohën e përgatitjes së tyre për kontrollin mjekësor. Edhe unë u përgatita, ndërsa në fytyrë mbaja maskën mbrojtëse. Në dhomë hyri dr.Parthey. U ndal një çast. Fytyra i qeshte, sytë i shëndrisnin nga një lumturi e papërshkruar. Pastaj tha me zërin e saj tejet të ëmbël e të gëzuar:

-Ju keni fituar, i dashur Agim Gashi. Ju jeni fitimtar, ju jeni edhe trim. A nuk të kam thënë se Zoti ka me të ndihmuar? Më rroku në përqafimin e saj aq butësisht, aq njerëzisht, aq ëmbël sa që në këtë moment u ndjeva edhe unë si njeri që fluturoj në qiell, si njeri tek i cili gëzimi mund çdo vuajtje, mund çdo dhëmbje.

-Ju falemnderit doktoreshë! -Ndërsa ajo vazhdonte të më mbante të përqafuar. Nuk gjeja fjalë për falenderim. Pastaj më tha:

-E kam ndje se diçka ka ndodhur me ju. Para ca ditësh dëgjova me kënaqësi albumin tuaj duke shikuar edhe librin Epoka...të cilin s’e kuptoj, por e marr me mend se ka brenda diçka fantastike.

Ju transplantuat mëlçinë dhe tani jeni njeri me dy ditëlindje. Mos harro, që të dyja duhet t’i festosh.

Biseduam disa minuta dhe i tregova ecurinë e transplanitimit tim, hamendjen për të shkuar në Klinikën e Aachenit, dhe se vendimtare për shkuarjen time në ndërrimin e mëlçisë ishte Dr.Luljeta Gashi nga Prishtina. Ajo e uroi me shumë dashuri kolegen e saj Dr.Luljetën edhe pse nuk e njihte. Më vonë i propozova që kur të bëhem më mirë ta vizitojmë sëbashku Kosovën dhe Shqipërinë që ajo me përvojën e saj ta ndihmonte dermatologjinë shqiptare. Ndërsa me vete thashë se unë po e ftoj, por a do të pranojnë dermatologët shqiptarë këshilla nga një specialiste në shumë fusha të dermatologjisë. Pastaj i thashë:

-Ju, e dashur doktoreshë, duhet ta dini se Kryeministri shqiptar është doktor i sëmundjeve të brendshme dhe kardiolog. Ai është Dr.Sali Berisha, ndërsa toka shqiptare dha Nënën më të dashur të Botës, Nënën Terezë, tipare të së cilës i keni edhe ju.

-Oh, Nënë Terezën e adhuroj dhe e di që është shqiptare. Ju forcohuni njëherë e pastaj do të shohim se ç’mund të bëjmë për t’i ndihmuar mjekësisë shqiptare në fushën e dermatologjisë.

Pasi më shkruajti terapinë e duhur dhe lamë terminin e ri për kontroll në muajin që vjen, motra, së cilës për fat të keq i harrova emrin, por do t’ia mësoj patjetër, na bëri disa foto me aparatin tim.

Duke u kthyer për në banesën time ku me padurim më priste vetmia e gjithmonshme, mendoja se do të ishte në shërbim të vendit, sikur ne shqiptarët, të ftojmë njerëz të tillë, specialistë të fushave të ndryshme nga Evropa që të kontribuojnë në zhvillimin e fushave të ndryshme në vendin tonë. Sa e sa herë kam apeluar, që dy shtetet shqiptare duhet t’i falenderojnë disa njerëz të Evropës, që po bëjnë punë të mëdha tek shqiptarët që banojnë në Evropë. Përveç njerëzve zemërbardhë, askush nga politikanët tanë nuk u kujdes që Prof. Neumanin ta nderojnë me një dekoratë dhe ta ftojnë në vizitë atje tek tokat tona, sepse këta njerëz mund të bëjnë shumë për atdheun tonë. A s’do të ishte fantastike që Klinika e Achenit dhe Prof.Neumani të hapin në Tiranë apo Prishtinë një degë të medicinës Thoraks ku do të kryenin transplantime të organeve të ndryshme dhe ku do ta profesionalizojnë kuadrin shqiptar në këto fusha të medicinës, e pse jo edhe të dermatologjisë?

Mbes me shpresë se e ardhmja do të na vetëdijësojë për të menduar më shumë për kombin e atdheun se sa për gjërat që po na e korisin jetën dhe historinë.

 

07.02.2013

Düren



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora