E diele, 07.03.2021, 09:44 AM (GMT)

Kulturë

Xhemail Peci: Xhevat Limani ngjalli Gjergj Kastriotin

E hene, 11.02.2013, 05:33 PM


XHEVAT LIMANI

UA NGJALLI SHQIPTARËVE

GJERGJ KASTRIOTIN – SKËNDËRBEUN

Kronikë e Frymëzuar nga një Rubrikë e Transmetuar në Emisionin KULT, në 100 Vjetorin e Shaplles së Pavarësisë së Shqipërisë

Nga Xhemail Peci

‘Se pastaj kur të fryjë veriu, që do ta zgjojë dhe do ta shkundë, Shqipëria kështu do ta shihte veten Zonjë (dhe jo më skllave) në ditën e re të lumtur (të kërkesës dhe të revolucionit liberal dhe kombëtar të të gjithë poupujve), që tashmë po afrohet duke lëshuar rrezet e veta mbi të gjitha vendet’.

Zef Serembe: Dhimitër Kamardës, më 30 gusht 1871

Në 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Festës Kombëtare të Flamurit, duke e shfaqur poemën dramatike Gergj Kastrioti Skëndërbeu, aktori Xhevat Limani ua ngjalli shqiptarëve Krye - Heroin.

Si një oshëtimë shekujsh e si një gjëmim i motive të mëdha, heroizmi dhe lavdia e Gjergj Kastriotit, erdhi përmes Krye-Aktorit, i cili me fuqinë burrërore të zërit të tij - që më shumë se një zë ishte një shpërthim i zjarrtë atdhedashurie, të kujtonte Trumpetën e Krujës, Himnin e Luftës së Kryetrimit, të cilit Fishta i Madh iu drejtua me shprehjen e gdhendur si në një mermer monumental: Porsi fleta e yllit t’Zotit,/ po rreh Flamuri i Shqypnisë,/ po i thërret bijtë e Kastriotit,/ me u mbledh tok ndër çetë t’ushtrisë.

Xhevat Limani, siç do të shkruante Faik Konica në eseun e tij të famshëm për Abdyl Frashërin, foli zjarr të qëruar fjalësh. Ai ua solli shqiptarëve të gjallë Krye – Trimin, Fatosin e Kombit, për të cilin Ronsari pat shkruar aq hijshëm: Kënga e Rinisë, Fanar i të Urtëve.

Xhevat Limani, siç do të thuhej edhe për Lasgushin: Përcolli zjarrin drithërues të ilirishtes drejt shqipes. Dhe ashtu siç kishte bërë Lasgushi duke ua rikujtuar shqiptarëve gjuhën si shenjë dalluese e si një diell i zjarrtë, ashtu siç kishte bërë edhe Naimi duke ua vënë shqiptarëve përpara Gjergj Kastriotin me lavdinë e shekullit të tij, ashtu siç kishte bërë edhe De Rada më parë – duke e futur një shekull të tërë, shekullin e Motit të Madh në veprat e tij, ashtu edhe Xhevat Limani, Aktori që ligjëron në skenë himne poezie e himne lavdie të një Shqipërie Kryezonjë, i dha shpirt Krye-Trimit Legjendar.

Nëpërmjet Xhevat Limanit, Gjergj Kastrioti foli në truallin jetik të Dardanisë dhe duke shpërthyer me zërin e tij kumbues se: Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu, në mes jush; shprushi prapë zjarrin e atdhedashurisë dhe të ndërgjegjës kombëtare.

Nëpërmjet Xhevat Limanit, foli Krye-Epoka e Lavdisë së Atdheut, dhe se në kokën e tij prej një Aktori të Madh dhe prej një Shqiptari Krenar, Përkrenarja e Skëndërbeut  rrinte si një pirg plisash, duke na përkujtuar, sa me dhimbje, po aq edhe me mallëngjim dhe krenari, se Shqipërisë nuk i kanë munguar burrat kurrë.

Duke e vënë Përkrenaren mbi kokë, dhe duke u ulur në Fronin Mbretëror të Arbërisë, Xhevat Limani na e kujtoi Krye-Fjalët e Qartësisë Transparente e po aq edhe Lapidare, të Poetit të Pushkëve të Bardha, të Shkodranit të Meçur e të Shqiptarit të Madh Pashko Vasa, i cili në majën e penës së tij gjeniale, ashtu si Krye – Heroi me Shpatën e Tij Shgjetare, shkroi duke mbledhur në atë Krye-Vargun Vargmal, gjithë Gjakun më të kulluar të Breznive Orëmira:

TI KE PASË KENË NJI ZONJË E RANË, BURRAT E DHEUT TË THIRRNIN NANË…

ORAKULLI I DODONËS I FOLI KOMBIT E PROFECITË IA THA, SA PËRMES ZËRIT, PO AQ EDHE PËRMES ZEMRËS SË MADHE TË NJË AKTORI TË MADH: XHEVAT LIMANI.

ZËRI I TIJ ISHTE NJË ZË GJAKU DHE NJË ZË QË DILTE AQ THELLË NGA SHPIRTI. RRJEDHA E GJAKUT FISNIK TË KOMBIT QË LAU FLAMURIN, I THA KROJET E NDIESIVE TË VETA SHEKULLORE, PËRMES ATIJ ZËRI BURRËROR, I CILI SA TË KUJTONTE THIRRJET PËR LUFTËRAT, PO AQ TË KUJTONTE BETIMIN PËR T’U FLIJUAR: NË MËNYRË QË ARBËRIA TË MOS BINTE.

RRJEDHA E GJAKUT TË SHEKUJVE PO FLISTE NËPËRMJET HIMNEVE TË ZJARRTA QË DILNIN NGA ZËRI I NJË AKTORI ME PAMJE VIGANE, I CILI SA THËRRISTE: O STËRNIPA TË SKËNDËRBEUT, PO AQ THËRRISTE - ASHTU SIÇ PAT THIRRË DIKUSH MOTIT: O STËRNIPA TË BARDHYLIT:

NËN FLAMURIN KUQEZI ME SHQIPONJË, QË ATDHEU YNË – SHQIPËRIA TË JETË KRYEZONJË…ZOTI FLET SHQIP! SHQIP! SHQIP!

ASHTU SIÇ PAT THIRRUR POETI, TË CILIT NJË ZANUSHË FINSIKE IA PAT PREKUR FRYMËZIMET E VARGËZIMIT:

‘KURR MOS IU NJOMT BUZA NË DASHUNI ARBNORIT QI PËRBUZË GJUHËN E NANËS…ZANA TË SHQIPNIS, MOS VAJTONI POR KËNDONI’…

XHEVAT LIMANI NDEZI ZEMRAT E NGJALLI SHPIRTAT. TRUMPETA E KRUJËS RA SËRISH E NDJENJAT GUFUAN…

NË SHKËLQIMIN E SYVE TË TIJ, KA DIÇKA NGA SHKËLQIMI I SYVE TË ALEKSANDËR MOISIUT - I CILI KUR U MËRGUA NGA SHQIPËRIA, ME VETE MORI DIELLIN E MËMËDHEUT!

E NË MESIN E SPEKTATORËVE TË SHUMTË, ATË NATË, MBI ÇDO GJË, UNË PASHË EDHE SHPIRTIN E BARDHË TË FATOSIT TË KOMBIT: DEMIR ALI LENA, NJË BURRË VIGAN I LADROVISHTIT TË PATHYER, FSHATI QË I DHA TOKËS BUJARE ATDHETARË ZEMËRZJARRTË, E TË CILËT U BËNË FLI PËR SHQIPËRI, QË FLAMURI KUQEZI TË VALONTE I LIRË NË TOKAT STËRGJYSHORE, DHE QË SHQIPËRIA TË DILTE ZONJË NË VETE.

DEMIR ALI LENA, LUFTËTAR I PAEPUR PËR TA BËRË SHQIPËRINË, ME HIR O ME PAHIR: ZONJË NË VETE E NË GADISHULLIN ILIRIK.

EDHE AI, ISHTE RINGJALLUR ATË NATË, DHE PO THËRRISTE ME GJITHË FUQITË E SHPIRTIT TË TIJ EPIK:

QË ATDHEU YNË – SHQIPËRIA TË JETË KRYEZONJË…



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora