E merkure, 24.04.2024, 06:22 PM (GMT+1)

Editorial

Rajs: SHBA nuk do të lejojnë kurrë ndarjen e Kosovës

E premte, 02.05.2008, 07:03 PM


Zonja Rajs tha se do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, para sesionit strategjik për Kosovën

Nga Shekulli

Shtetet e Bashkuara thonë se  nuk do të lejojnë kurrë krijimin e kushteve që do të sfidonin tërësinë teritoriale të Kosovës. Sekretarja amerikane e Shtetit, u tha mbrëmë gazetarëve që udhëtonin me të për në Londër se Shtetet e Bashkuara duan të garantojnë se nuk do të bëhen përpjekje për  ndarjen e Kosovës.  
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolisa Rajs, do të zhvillojë sot një seri takimesh në Londër, për disa çështje të rëndësishme ndërkombëtare, para vizitës së saj në Israel dhe në teritoret palestineze për nxitjen e procesit të paqes.

Zonja Rajs tha se në  kuadrin e këtyre takime do të diskutojë edhe çështjen e Kosovës me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavror, para se të marrë pjesë në një sesion strategjik për Kosovën me ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.  Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara duan të garantojnë se nuk do të bëhen përpjekje për  ndarjen e Kosovës.

"Kosova është tashmë shtet i pavarur, i njohur nga të gjitha vendet që do të marrin pjesë në takimin e Londrës", tha kryediplomatja amerikane.  "Shtetet e Bashkuara e kanë të qartë, se forca policore evropiane duhet të vendoset atje, gjë që kërkon punë nga Kombet e Bashkuara, nga forcat e UNMIKU-t që ndodhen ende atje me mandatin e tyre, prandaj është e nevojshme të diskutohet se si të avancojmë më shpejt për vendosjen në terren të forcave evropiane", theksoi zonja Rajs.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha gjithashtu se duke patur parasysh kompleksitetin e kësaj çështjeje, zhvillimet në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt, "nuk kanë shkuar keq", siç u shpreh ajo, dhe shtoi se në veçanti "kosovarët janë treguar të përmbajtur dhe kanë" vepruar me përgjegjshmëri". 

Për sa i përket reagimit të serbëve, ajo i vuri theksin incidentit të marrjes nën kontroll përkohësisht të gjykatës së Mitrovicës nga ana e tyre dhe tha se Kombet e Bashkura kishin mbështetjen amerikane për të vepruar në raste incidetesh të tilla sporadike.

Por zonja Rajs vuri në dukje me kënaqësi se Serbia, e cila e ka kundërshtuar me forcë pavarësinë e Kosovës, ka vendosur kontakte me Bashkimin Evropian për anëtarësimin eventual në këtë formacion.  Duke iu referuar gjendjes në Kosovë, kryediplomatja amerikane tha gjithashtu se askush nuk duhet të presë që të mos ketë incidente, por në përgjithësi njerëzit kanë treguar vetpërmbajtje dhe u shpreh me optimizëm se kjo prirje do të vazhdojë.

Megjithatë, një zyrtar i lartë që po udhëtonte me Sekretaren Rajs kritikoi qeverinë ruse, e cila siç u shpreh ai, ka zgjedhur rrugën që të mos luajë një rol konstruktiv për sa i përket Kosovës dhe nuk po e inkurajon aleaten e saj Serbinë që të pranojë realitetin e një Kosove të pavarur.

Zonja Rajs tha se Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar diskutimin e kësaj çështjeje me Rusinë dhe ajo vetë ka trajtuar këtë çështje në bisedat dhe takimet me homologun e saj rus, Sergei Lavror.  Zonja Rajs theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar se megjithë mosmarrëveshjet për Kosovën, ato të mos bëhen shkak për nxitjen e ndonjë konflikti në terren.

Në përgjigje të pyetjes nëse ende ekziston një mundësi reale për ndarjen e Kosovës, Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolisa Rajs, tha se nuk shikon ndonjë përpjekje që mund të materializohet.  Megjithë disa incidente shqetësuese, si rasti i gjykatës së Mitrovicës, tha ajo, ato mbeten përpjekje të dëshpëruara që tregojnë se disa pjesë të Kosovës duan të sillen si të jenë të pavarura.  Duhet bërë dallimi, tha zonja Rajs, mes sfidave ndaj sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës dhe disa ragimeve që nuk janë gjë tjetër veç forma proteste. 

Shtetet e Bashkuara, theksoi Sekretarja amerikane e Shtetit, nuk do të lejojmë kurrë krijimin e boshllëqeve që do të sfidonin tërësinë teritoriale të Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora