E shtune, 20.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Ngeshmëri dhe dinamizëm

E hene, 11.02.2013, 08:11 PM


Ngeshmëri dhe dinamizëm?

Nga Blerim Rrecaj

Merr dy euro dhe në orën dy e njëzetë e dy minuta,( natyrisht që është pasdite) dhe ia mësyen për të prerë flokët te berberi matanë rrugës. Me të janë duke ndenjur (s’di për qejf a për zor) dy të njohur të tij e nën tingujt e radios themi dhe ndonjë fjalë dhe berberi të tregon të dikë të anës tonë që pos punës që bën me një shok ka hapur një lokal me tavolina biliardoje, ping pongu e pikadoje. E flokët që i prêt me makinë e gërshanë vazhdojnë të bijnë në mbulesën që më ka vënë e edhe në tokë në mesin e tyre edhe ndonjë thinjë të bardhë. Dal nga këtu dhe fryn erë e duke kaluar rrugën thua vetemevete ç’është gjithë kjo ngeshmëri e gjithë ky dinamizëm. Dhe janë këto dy fjalë që mbase të nxisin për të shkruar një copë kronike të kësaj kohe, një përrallë me elemente të vërteta nga një realitet i gjallë. A nuk e thamë edhe gjatë bisedës se mos kemi vdekur për së gjalli duke ia shtuar kësaj edhe fjalët për atë që ka shkuar diku në ndonjë zyre institucionale e të cilit i kanë thënë na fal por po figuron në listë se tij nuk je i gjallë. Derisa hap e mbyll derën e vazhdon rrugën e kthimit koka tashmë ndjen një lloj fresku dhe kujtohesh për alarmin që ra para pak netësh dikur pas mesnate. Dhe ngritesh për të parë se mos është sulmuar ndonjëra prej veturave por e sheh dhe e dëgjon se është alarmi i kësaj zyreje të bankës. Nuk vonon shumë ai tingull paralajmërues ndalet, sheh një rojë duke u endur më pas aty dhe nuk e di se nga u shkaktua ky alarm, nga era që filloi të fryente me intensitet,  nga ndonjë sulm plaçkitësi a nga ndonjë pakujdesi, e gjitha kjo mbaron dhe aty nuk duket as policia. Sa herë kujtojmë bankat, na kujtohen edhe njëherë kreditë me kamatat e larta. Të kujtohen e fjalët e dikujt që para pak ditësh tha, na larguan neve 100 punëtorëve përnjëherë,  as ishim as nuk ishim  që e lëshojmë punën por vetë e nënshkruam dhe morëm nga tri katër rroga dhe duhet përpjekur ndonjë vend pune tjetër për të gjetur, s’kemi rrugë tjetër. Flitet  për  ulje e ngritje postesh. (Mos)kokëçarje e (pa)kënqësi. Dhe kështu edhe pse tash kriza po thellohet, herë herë puna e halli i dikujt, ndokujt a tjetërkujt  na duket i lehtë pendël dhe derti e përpjekja  jonë e vështirë dhe edhe mund të dëgjojmë të thonë mos e bëni mizën buall bre burra. Dhe anasjelltas. Po flitet se njëra nga mediumet tashmë është duke mbledhur gazetarë ( e të duket se gati ka shpallur tender për transfer) me paga e me oferta mjaft të mira, ndërkohë që po flitet se ky medium u ka mbetur disa gazetarëve borgj nga tri-katër rroga të cilat janë duke bërë përpjekje qoftë edhe diplomatike për t’i nxjerrë. Dhe tash po flas për një testim në të cilin vetë mora pjesë ku gjithë ata të pranishëm na ndanë në dy pjesë me nga mos më shumë se 100 persona për grup. Kur na binte të bisedonim me ndokë se pse po merr pjesë dikush thonte se s’jam duke punuar e dikush tjetër se jam duke punuar  diku por asgjë askund s’po ka të sigurt. E nga kjo shtëpi mediale, nga kjo kompani s’ka shumë kohë që një numër punëtorësh s’janë duke punuar e flitet e përflitet se i kanë larguar e se vetë janë ik. Ndërkohë jeta vazhdon me të tilla gjëra. Flasim për faturat e (pa)fryra të Kek-ut, dikush dikë e fton në protestë e dikush atje shkon, dikush se mund të zgjidh ndonjë gjë me protesta nuk beson. Dikush thotë o kjo është bërë me qëllim për të tërhequr vëmendjen nga takimi Jahjaga-Nikoliç. Dikush tjetër vazhdon me ndonjë mendim tjetër (jo) konspirativ. Dhe fjalë të shumëllojta për lloj lloj ngjarje e ndodhie, qoftë nga rrjetet sociale, nga out-i, korneri, a nga qendrat e qoshet e kafeneve. Dikush tërheq vërejtjen për varfërinë e përgjithshme që është kah troket në derë. E dikush bredh e detyrohet të përcjell procedura burokratike, qoftë nëpër spitale, qoftë nëpër komuna për një a më shumë dokumente. Dikush përmend ndonjë shembull suksesi edhe këtu dhe dikush flet për mungesën e investimeve nga jashtë duke thënë, po ku vijnë të huajt seriozë këtu, se me qenë mbarë e mirë më së pari kishin ardhur një numër i sukseshëm nëpër botë i biznesmenëve shqiptarë. Derisa hip në një taksi dhe i thua shoferit a po nisesh tash a të thotë e të presim edhe pak se nuk ka llogari për t’u nisur për 50 centë, e të presim e të shohim se me çfarë këmbe ke hipur. Qoftë e mbarë urojmë që të dy. Dhe seç pata edhe diç për të thënë por  që ka të bëjë me ndonjë element të tillë paradoksal. Fjalë e fjalë të cilat i nxit mungesa e një drite në fund të tunelit, drojë se… dhe lë fjalinë në gjysmë e i përgjigjesh një ftese tjetër për në kafe…Llafet nëpër kafiteri ngjajnë aq shumë me ato të debateve të shumta që bëhen njëkohësisht nëpër shumë televizione.  Seç na vërtitet nëpër kokë edhe dikush që përmendi harrnimin, shtyerjen, improvizimin dhe derisa nata vazhdon. Pyesim  (edhe vetveten)e presim agun e një dite të re…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora