E merkure, 03.03.2021, 12:16 AM (GMT)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Juliana

E hene, 11.02.2013, 07:29 PM


J U L I A N A

Tregim

Nga Hyqmet Hasko

Jeta në fshat shpesh bëhet monotone dhe disi e mërzitshme. Unë sapo kisha mbaruar shkollën e mesme dhe me qe mbushur mendja top, se duhej të largohesha nga fshati. Për këtë, qëllim pata biseduar me një kushëri nga babai që banonte në qytet dhe punonte në një ndërmarrje tregtie, duke u munduar të bëj siç thoshte babai im përherë: “Ai është pehlivan, në të gjitha format.” Dija se kushëriri im ishte tepër xhentil dhe me femrat, madje disa thoshin se ishte një tip donzhuani, me një fjalë ishte ekspert për femra. Një ditë mora rrugën dhe shkova për ta takuar. Eca në këmbë rreth dy orë për të arritur në qytet, se atëherë nuk kishte mjete për te shkuar më shpejt. Fshati kishte vetëm një “zis” kinez që e përdorte kooperativa për punët e veta. Në qytet arrita aty nga pasditja dhe shkova drejt e në ndërmarrje ku punonte Blerimi, kështu e quanin kushëririn. Aty më priti roja dhe kërkoi te dinte cilin kërkoja. -Blerimin ! - i thashë. -Po cilin Blerim, - më tha - se këtu janë shtatë blerima. -Blerim Gjylen. -Aaaa...ti kërkon shefin!... - Po, shefin dua.- ia futa unë kotë, se nuk e dija që ai ishte shef. - Ke ndonjë dokument me vete?- më tha, - se tek ai hyhet me fletëthirrje. - Ç'lesh, dokumenti, - i thashë, - unë katunar jam dhe ne katunarët s'para mbajmë dokumente! Roja buzëqeshi me cepin e buzëve, ngriti receptorin dhe formoi një numër. Priti disa sekonda dhe ne anën tjetër i përgjigj dikush. -Prit, mor djalë !- më tha roja. Në kohën qe unë po prisja, del një grua rreth të dyzetave qe i u afrua rojes. Diçka komunikoj me të, por sytë m’i kishte ngulur mua.  -Po ky djalë simpatik?- i tha rojes, - cilin kërkon? -Shef Blerimin... -Është punëtor i ri ky? -Nuk e di, - tha roja, - por atë kërkon... -Qenka shumë simpatik, shih çfarë sysh ka, sikur është ulur qielli te sytë e tij. -Po, por ti je e madhe dhe ai është njomëzak!... , - i tha roja dhe qeshi me te madhe. Në këtë kohe vjen Blerimi duke buzëqeshur dhe i drejtua asaj gruas: -Eh, paske dalë për ajër të pastër, apo për të gjuajtur ndonjë djalë. Gruaja u skuq nga llafet e Blerimit. Ajo përshëndeti rojen pastaj dhe mua dhe u largua. -Po hë, ç'e mirë të solli?... -Hiç, - i thashë, - jam mërzitur në fshat dhe dola një herë këtej të takoj ty... -Mirë bëre, sonte do rrimë nga shtëpia. Ti nisu para, se do vonohem dhe gjysmë ore!... -Jo,- i thashë, po të pres... - Mirë, si të duash. Bëj muhabet me rojen, sa te dal unë! Dielli ishte në të perënduar, një muzg i qetë dhe i ngadalshëm po afronte errësirën dhe mbretëreshën e saj që quhet Nata. Së fundi kushëriri doli dhe bashkë me të, para se të shkonim ne shtëpi, u futëm në një kafene për kafe. Unë mora një akullore, se kafen nuk e pija. Kushëriri, veç kafes mori dhe një teke raki. -Po hë, - më pyeti dhe vazhdoj vetë - je mërzitur ? -Po, - i thashë jam ber derr, nuk rrihet në fshat.  -Po mirë, pse nuk vazhdon shkollën e lartë? -E ku te shkoj, - i thashë- për Agronom? Nuk pëlqen ajo degë. Degën me të mirë që erdhi ne fashat e mori djali sekretarit te partisë. Ai shkoi në fakultetin e histori- gjeografisë, atë degë kisha qejf unë. Por e mori ai, se i ati ka miq ne drejtorin arsimore. Ai është një trap, se dhe të mesmen mezi e mori, me pula dhe trasta rakie... Kushëriri e pa që unë u nervozova me padrejtësitë qe bëheshin dhe nuk foli por me fërkoi kokën, sikur të isha ndonjë fëmijë i vogël. -Mirë, - me tha, - sonte do shkojmë në një dasmë, tek një komshiu im, do prezantohesh me një vajzë qe i ka njerëzit të ngritur dhe ata mund të rregullojnë më vonë ndonjë bursë, apo dhe mund të tërheqin këtu ne qytet... -Mirë, - i thashë dhe një gëzim i madh ma pushtoi shpirtin. Fillova të përfytyroja atë vajzë me lloj,lloj portretesh të vajzave, qe unë kisha parë. -Ej, humbe?!- më foli kushëriri.  Unë ngrita kokën dhe e ula sakaq. Isha i skuqur komplet dhe fillova të flisja ca fjalë të pakuptimta për jetën. Kushëriri e kuptoi që unë u vura në siklet. -Çou !- më tha, - të shkojmë në shtëpi dhe të bëhemi gati për dasmë. -Por unë nuk jam i ftuar!- i thashë. -Epo jam unë dhe unë marr kë të dua e nuk ma prish njeri. Kot nuk jam shef i një ndërmarrje të rëndësishme unë... Mua me respekton edhe dreqi me të birin, me një fjalë, ma kanë shumë nevojën. Çou ! - foli ai për së dyti,- këto punë i rregulloj unë. Unë po prisja kushëririn në oborrin e zotit të dasmës, ai po bisedonte me dikë. Ktheu kokën dhe më pa. U shkëput për një momente, mu afrua dhe me tha: -I shikon ato dy vajzat tek dera, ajo me fustan te kuq dhe me bluzë të bardhë... -dhe iku përsëri për të vazhduar bisedën. Unë kisha kohë që po i vështroja, por vëmendjen time ma tërhoqi ajo vajza tjetër që ishte me të. Njerëzit sa po zinin vendet, unë qëndroja ne këmbë, duke pritur kushëririn. Ai se nga u largua dhe unë po humbisja durimin. Njëra nga vajzat, se cilës unë ia pata ngulur sytë, mu afrua me një buzëqeshje të çiltër që më bëri të ndizesha dhe më shumë.  -Ua, sa sy të bukur që paske!- konstatoi ajo dhe tha: - Eja ulu këtu pranë meje, këtu do vijë dhe Blerimi!...  Mua s’më bënin këmbët. Ajo më kapi për krahu dhe me uli pranë vetes. Unë e vështroja këtë vajzë me bisht të syrit dhe mendoja, se ajo do të qe shoqja ime e jetës. Ajo e kuptoi kureshtjen time ndaj saj, u kthye dhe me tha emrin: -Unë quhem Juliana. Unë u hutova dhe nuk po ia thoja emrin tim. Ajo ishte shumë e shpenguar, fliste pa teklif. -Nuk do ma thuash emrin, apo e ke sekret?- dhe me hodhi dorën në sup, u afrua tek veshi dhe me tha: - Thuaje, se nuk ia tregoj askujt! - dhe qeshi lehtë. -Afrim. - i u prezantova me shumë vështirësi. Seç ma ngushtonte frymëmarrjen dhe një zë i brendshëm me thoshte, se ishte ajo që do të më shoqëronte gjatë gjithë jetës. Ajo ishte vajzë qyteti dhe shumë e shkathet...Pse, mua do më marri kjo, ka pak djem qyteti që ajo të zgjedhë?!... Unë e vështroja vjedhurazi. Ajo ishte veshur me shumë shije dhe kishte bërë një tualet të lehte,që  e bënte të vezullonte në të gjithë dasmën. Në këto çaste meditimi, dikush tundi pjergullën dhe disa kokrra rrushi me ranë mbi koke. Një kokërr me ra mbi këmishën e bardhë, ku la një njollë të kuqe. Juliana e pa, më ngriti pothuajse me zor, duke me kapur për dore. -Eja, - me tha- ta heq unë njollën!... Unë drithëroja dhe dora që më kishte kapur ajo, filloi të më djersitej nga sikleti. U futëm në tualetin e shtëpisë te i zoti i dasmës. Ajo mori pak test dhe me tha ta hiqja këmishën. Mua më vinte turp të rrija me kanotiere pranë saj. Ajo e kuptoi dhe qeshi.  -Hiqe, mos ki turp nga unë ! - dhe filloi të ma zbërthente.  Desha, s’desha ajo ma hoqi dhe filloi ta lante me test atë pjesë të njollosur. Mbas pesë minutash ma dha ta vishja. Me kapi përsëri përdore, sikur të isha fëmijë dhe me çoi vendi ku ishim. Në këtë kohë kishte ardhur dhe kushëriri. Ai ishte ulur pak metra me tej ku ishte në qendër të dasmoreve dhe i zoti i dasmës i rrinte pranë me shumë sirvilizëm. Ai më pa dhe tundi kokën, se nuk ishte ajo vajza që më kishte rekomanduar. Unë ngrita supet në shenjë paditurie. Por mua kjo vajzë me kishte hyrë në shpirt dhe nuk doja të shkëputesha prej saj. -Unë jam nëntëmbëdhjetë, vjeçe. - me tha Juliana. -Jam në vit të parë për mjekësi në Tiranë.  -Mua nuk më doli. - i thashë,duke mos ja treguar vjeçët, - ose me saktë nuk pranova të shkoja për agronomi. Vërtetë jam nga fshati, por ajo degë nuk më pëlqen...  -Po s'ka gjë kërko vitin e ardhshëm një degë tjetër. -Kismet. - i thashë. Ajo më pa në sy dhe përsëriti: “Sa sy të bukur qe ke!”, pastaj më shtrëngoi dorën. Dasma vazhdonte dhe dikush thirri: “Tani vallëzim për të rinjtë”. Fazarmonicisti kapi një tango latine. Unë nuk po ngrihesha. Juliana po më shikonte me sy lutës që të ngrihesha me të.  -Ngihemi, - i thashë, - por unë nuk di të kërcej mirë...  Ajo me buzëqeshi dhe pa e zgjatur me futi ne valle. Te dy bashkë vallëzonim të heshtur mes turmës qe sa vinte shtohej. Juliana, më tërhiqte sa me afër trupit të saj dhe gati sa nuk me puthte ne faqe. Unë drithëroja i tëri. Por lutesha që ai vallëzim te mos mbaronte kurrë. Ndonëse mund të ishte vallëzim i fillimit të një dashurie, që unë akoma nuk e dija se do të vazhdonte më tej apo jo. Teksa vallëzoja me Julianën, kushëriri im më shikonte me shumë inat. Unë as qe e shikoja fare, sepse Juliana më kishte magjepsur dhe lusja zotit që ajo të behej patjetër e imja. U bë një pushim i shkurtër dhe përsëri muzikantet filluan të luanin muzikë vallëzimi për të rinj. Unë u ngrita përsëri me Julianën. Në këtë kohë na afrohet Blerimi me një vajzë tjetër dhe me tha qe unë të kërceja me të dhe ai me Julianën. Unë nuk desha, por Juliana më tha: “S’ka gjë kërce me te!”. Fillova të kërcej me atë vajzë. Por sapo filluam të hedhim hapat e parë, ajo me tha se Blerimi i kishte thënë të shoqërohej me mua, se unë kisha ardhur për të aty. Ajo më tregoi se prindërit i kishte shumë të ngritur dhe me pozitë duke me treguar edhe ku punonin prindërit e saje. Po unë nuk e kisha mendjen fare se çfarë thoshte ajo. Isha i përqendruar tek Juliana, që po kërcente si zane, dhe herë pas here me buzëqeshte. Orkestra ndaloi dhe unë fola me zë paksa te lartë: -Shyqyr qe mbaroi!... Vajza që po kërcente me mua, më pyeti e fyer: -Pse nuk të pëlqeva unë?!... Unë jam valltarja më e mire në qytetin tonë!- u mburr ajo.  -E pashë, - i thashë, - kërceje shumë mire, por unë jam pak i lodhur ndaj fola ashtu.  -Pse, ku u lodhe?- me pyeti ajo duke dashur të vazhdonte muhabetin. Unë buzëqesha dhe i thashë për ta larguar sa më shpejte: -Epo unë katunar jam, sot kam ruajtur dhitë gjithë ditën dhe një dreq dhie më iku e mezi e kam kapur. Ajo qeshi, por këmbëngulte që ne të vazhdonim muhabetin.  -Më tha Blerimi, - vazhdoi ajo, - se je nga fshati dhe se ke ardhur për mua.... -Për ty?...Po jo moj vajzë, unë kam ardhur te kushëriri im dhe jo për ty. - doja patjetër të ikja nga ky siklet që më kish krijuar kushëriri. Kjo vajzë nuk me pëlqente, ndaj doja te largohesha sa më parë prej saj. Hodha sytë nga Juliana, ajo kishte ulur kokën dhe po ndiqte me bisht të syrit bisedën tone. Unë i dhashë dorën bashkëbisedueses, duke i thënë se do flisnim më vonë. U shkëputa prej saj dhe u ula tek vendi im. Juliana më kapi dorën poshtë tavolinës dhe nga sytë i rrëshqiti një pikë lot.  -Ajo nuk është vajzë e mirë, - më pëshpëriti në veshin tim. -Bëj kujdes nga ajo!..  -Nuk kam asgjë me të, - i thashë. -Nejse, mua nuk me intereson, çdokush e drejton jetën e vet si ta ndjejë dhe si ti vijë... Dasma u ndërpre aty nga ora tre e natës. Unë me Julianën dolëm dhe ajo përsëri më kapi për dore dhe ma shtrëngoi forte. Pastaj më tërhoqi tek një pemë në errësirë dhe me puthi në buzë. Së fundi lëshoi dorën dhe u largua me vrap. Të nesërmen Blerimi me shoqëroi deri në të dalë te qytetit. Ai ma përsëriti edhe një herë kërkesën e tij për vajzën që më kishte rekomanduar. Unë qesha dhe i thashë: -Ti e mban veten për donzhuan, por ajo që më rekomandove, me thanë se nuk është vajzë e rregullt. Unë fshatar jam, por nuk arrij të marr mbeturinat e qytetit... - qesha përsëri, e përqafova kushëririn dhe u largova. Në fshat mua më vunë brigadier dhe më dhanë një motor “Jawa”. Një natë festuam deri vonë dhe pimë pa masë. Gjatë rrugës unë u përplasa me një pemë dhe u aksidentova keq. Me çuan ne Spitalin Ushtarak, ku qëndrova tre ditë në koma. Kur erdha ne vete, pranë kokës sime, rrinte motra dhe një vajze e veshur se doktoreshë. Ajo më buzëqeshi dhe dy lot i shpëtuan nga sytë.  -Kjo studentja, ta shpetoi jetën!- me tha motra dhe e përqafoi fort duke e falënderuar me gjithë zemër.  Dallova me habi se ajo ishte Juliana. Në spital qëndrova tre muaj dhe pranë meje, ishte gjatë gjithë kohës Juliana, e cila tani është bashkëshortja ime e mrekullueshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora