Kulturë
Bedri Tahiri: Diellori
E hene, 11.02.2013, 07:23 PM
Diellori
Tregim
Nga Bedri TAHIRI
Popujt do
tё ishin tё lumtur, nёse mbretёrit
do tё
filozofojnё dhe filozofёt tё mbretёronin.
(Plutarku)
Sa qё
gjallё, rrёfimeve tё tij tё kёndshme nuk ia vari veshin gati askush nga tё rriturit dhe mocanikёt.
Pёrkundrazi, ato i quanin dokrra bajate e rromuze qesharake tё njё tё marri
trutharё. Ashtu janё ca tekanjozё smirёzinj qё mohojmё e nёnçmojmё gjithçka qё
nuk del prej tyre. Njё sёmundje e vjetёr
sa vetё qёnia jonё, tё cilёs kurrё nuk i
gjetёm shёrim. Mbase, nisur prej
kёsaj, mendjendrituri ynё Sami Frashёri thoshte:”Ujit i dihet vlera kur shteron pusi”.
-Lёreni,
ore burra, njeriun takahyt, qё gjithё kohёn e kalon me shtagё pas bagёtisё, se
nuk merr vesh nga dynjallёku i shkretё,- mёrmёrisnin si nё kor bretkosash
njerёzia, sa herё zihej nё gojё plaku mjekёrbardhё me emrin Tanush, i cili po
shkёlte nё tё nёntёdhjetat dhe ende mbahej i fortё si topi.
-Hё, hё,
hё,- bёnte ai si me vete, duke e dredhur kokёn majtas e djadhtas, kur i
tregonim se ç’flitej pёr tё. Intersant, nuk sekletisej e nuk inatosej fare. Tё
flisje keq pёr tё, bёje mёkat tё pafalshёm. I urtё e babaxhan durimtar si deti i thellё qё nuk trazohet dot.
-Fjalёt e
hallkut e birat e gardhit nuk mshelen kurrё. Ata, ma marrshin tё keqen, aq
dinё, aq flasin,- e niste rrёfimin mixha Tush, siç e quanim shkurt ne barinjtё
e rinj, qё kёnaqeshim, duke bredhur gjithё ditёn pas tij. I shihni kёto shpatullat
e mia tё kёrrusura, sa shumё kanё hequr tё bekuarat! Kam pёrjetuar e ç’nuk kam
pёrjetuar. Tri luftёra i provova e tri herё isha ushtar. Pak ju duket kjo?! Hё,
ç’thoni picirruka?! Nuk u besohet! Herёn e parё isha nё kohёn e nemcit e tё
bugarit, kur zia e bukёs na e solli
shpirtin nё majё tё hundёs dhe gati na qiti fare. Herёn tjetёr, nё kohёn e
Serbisё sё Parё dhe, tё tretёn herё, nё kohёn e partizanёve...
-Po Azem
Galica tё kujtohet?- e nguci njёri nga kalamajtё çapkёn, edhe pse atё e dinim
tё gjithё, ngase na e kishte treguar sa e sa herё.
-Ore
kopilat e dreqit, jeni nё vete apo u kanё lёnё mendtё! Me Trimin e trimave kam
luftuar krahё pёr krahё deri nё ditёn e fundit kur ai shkoi nё atё botё. Si sot
mё kujtohet ajo ditё e zezё kur na rrethuan nga tё katёr anёt xhandarёt dhe
ushtarёt serbё. Edhe vetё Zhupani i Shkupit mё kujtohet kur rrinte pranё topit
tё madh nё Kёrshin e Zallinave dhe komandonte me buri. Ai kishte rroba civile
dhe nё kokё mbante njё sheshir tё madh prej kashte, pёr t’u mbrojtur nga dielli
i korrikut qё digjte si saç. Nam i madh u bё atё ditё tё festёs sё Bajramit tё
15 korrikut 1924. Tri katundet e rrethuara qё pa zbardhur drita: Galica,
Mikushnica dhe Luboveci u dogjёn dhe u bёnё rrafsh me tokё.
Kapedani
ynё, Azem Galica, pasi e lёshoi njё piskamё tё madhe, qё u dёgjua deri nё
Prellofc, ia krisi bam- bum e bam- bum dhe i çau tё tre rrathet. Me tri plagё
tё idhёta nё shtat arriti tё depёrtonte deri nё Qyqavicё. Tri plagё nё trupin
me shtatё zemra! Edhe dada Shotё, njё rruge tjetёr, arriti deri tek trimi i
plagosur pёr vdekje. Njё zanё mali po i freskonte ballin me ujin e ftohtё tё
Kroit te Hajdukut. Shumё u vranё e u dёmtuan nё atё betejё qё zgjati gjithё
ditёn. Mbi tridhjetё gra, pleq e fёmijё, bashkё me kryeplakun qё u printe,
Shaban Tahirin, i pushkatuan nё qendёr tё katundit, te Ftojtё e Tahirit. Edhe
vetё mora njё plagё nё shpatullёn e majtё dhe mbi tri javё u shёrova nёpёr miq
e dashamirё besnikё. Kёsajde mbeti shkret, krejt hi e shpuzё...
-Po kulla
u dogj?- foli dikush nga fёmijёt kureshtarё.
-Jo,
kulla, jo, nuk u dogj. E bekuara, u bёri ballё gjyleve tё shtatё topave tё
vendosur nё kodrat pёrreth. Iu dёmtuan pak qoshet veriore dhe kulmi. Flaka nuk
e mori. Ishte ndёrtuar rishtas, kjo ishte kulla e tretё e kryetrimit, me mure
tё trasha prej gurёsh brincakё. Xhandarёt shqiptarё, qё me zor i kishin vёnё
pёrpara pёr t’u prirё gjakatarёve, tinёz e ndihmonin luftёn tonё çlirimtare.
Po, po, fort bile. Ata, kur u vinte nё kuti, ua dredhnin pushkёt katilave dhe
vrisnin sa mundnin. Ushtarёt serbё dridheshin nga tmerri. Qё kur ishin nisur
pёr aksion u kishte hyrё lepuri nё bark, ngase u kishin thёnё se Azem Galica
fluturon si dragua. Kёtё e kam provuar vetё, kur kam shkelur mbi trupat e tyre
tё fshehur nёpёr misёr e lozё kungujsh qё as kokёn nuk e ngrisnin e lёre mё tё
shtinin me armё.
Njёri nga
xhandarёt, sa mё kujtohet Mehmet Vushtrria i thoshin, na tregoi se edhe topxhiu
kryesor ёshtё shqiptar nga Mitrovica. Ai, qёllimisht, tri gjylet e para i huçi.
Tё shkretin djalё, kur ia kuptuan hilёn, e pushkatuan mёnjёherё aty te Lugu i
Behramit.
-Po pse
nuk po pyesni pёr Diellorin, ore djelmosha?- u kujtua bёftё mixha Tush, duke na
vёnё nё njё sprovё tё papritur.
-Ua, po
s’kemi dёgjuar kurrё pёr tё. E ç’ёshtё Diellori”?!- ia kthyem ne syzgurdulluar,
duke shprehur habinё tonё me rrudhje buzёsh e krahёsh.
-Ah, jo,
nuk u tregoi, shkoni e pyeteni ata qё po mё quajnё budalla!- na e drodhi ai
sakaq, si pёr inat tё atyre pёrfoljeve e
pёrgojimeve tё pёrditshmёrisё.
Ngelёm
mumie tё shushatura. Kureshtja na u shtua edhe mё pёr tё mёsuar se ç’ishte
Diellori. Secili prej nesh zu ta pёrfytyronte me imagjinatёn e tij atё
“krijesё” tё çuditshe, pёr tё cilёn nuk
kishim dёgjuar mё parё. Çdo gjё e paramenduam, por askush nuk e qёlloi nё cak.
Filluam ta lusnim si pёr gjak, siç i thonё njё fjale.
Ai kurrё nuk kishte mbajtur mёri me ne. Dorёn nё zemёr, nganjёherё edhe e
hidhёronim, kur ia trazonim bagёtinё me ato tonat tё mёsuar keq e mbrapshtё. Tё
vetat i ruante mirё, u rrinte te koka. Kurrё nuk u ndahej e nuk ulej. Ashtu, nё
kёmbё, kotej. Trupmadh e paksa i kёrrusur, siç ishte, mbёshtetej fort nё
kёrrutёn e fortё prej thane, dhe i mbyllte sytё e dremiste ёmbёl. Ashtu
vepronte edhe kur na rrёfente pёr Mujin e Halilin e pёr trimat e tjerё
shqiptarё qё pёrherё u dolёn zot kёtyre trojeve tё rrezikuara nga armiqtё e
ndryshёm.
-Tё
lutemi, o mixha Tush, veç edhe kёtё na e shpjego e mё kurrё nuk do tё lodhim,-
i vardiseshim ne, duke mos iu shqitur kёmbёsh si rriqёrat.
-Ani, veç
edhe kёsaj here, morёt veshtё!- foli pas njё copё here, pas lutjeve tona qё ia
kishin zbutur zemёrimin shkaktuar nga gojёkёqinjtё.
-Veç,
veç, mё kurrё!- brohoritёm ne dhe u grumbullam rreth tij si zogjtё e klloçkёs
para rrёbeshit tё shiut.
-Diellori,
ore ju paça, ёshtё histori nё vete. Kulla qё nuk u rrёnua nga topat e Zhupanit,
u rrёnua nga vandalёt e Pashiqit dinak. Dy vjet mё vonё erdhёn barbarёt dhe
gurёt e saj i morёn e i çuan nё Prekaz pёr ta ndёrtuar njё shkollё nё gjuhёn
serbe. Ata i bartnin angari. Edhe unё,
me Murroin e Kuçoin, i barta tri qerre gurё. Herёn e tretё mё erdhi rёndё.
Pse,- do thoni ju. Sepse mё ra hise ta bartja Diellorin e Azem Galicёs.
-Aha, ai
paska qenё djepi i djali i tij!- bёri çuditshёm mё i vogli yni, qё si qengj
manar kёrciste sa andej sa kёndej.
-Jo, ore
zogu i bablokut, jo, djali i vetёm qё pati me Shotёn i vdiq gjashtёmuajsh nё
Junik, atje e ka edhe djepin. Diellori ishte njё Gur i shenjtё...
-Gur!-
kёrcyem tё gjithё nga vendi, sikur tё na picёkonin grerёzat a ndonjё gjarpёr
helmues.
-Gur i
shёnjtё, - vazhdoi ai me njё ton mё serioz. Njё Gur i butё e i madh, brenda tё
cilit ishte skalitur Dielli, simboli i tё parёve tanё, ilirёve. Kёshtu na
thoshin gjyshёrit tanё, ndoshta edhe nё shkollё e mёsoni kёshtu.
-Mё thoni
ku e lashё,- na u drejtua pasi pushoi pakёz sa pёr tё pёrqёndruar vёmendjen
vetё vazhdoi: Ah, po, ai Guri kishte vlerё tё madhe. Azem Galica vetё e emёroi
ashtu, Diellor, dhe i porositi
mjeshtёrit ta vendosnin nё ballё tё kullёs sё re, pak mbi derёn e hyrjes. Tri
ditё rresht, me daltё e me çekan, kishte punuar nё tё, kryeustai Vesel Zymberi
nga Likofci. Dielli ёshtё sundimtari i botёs. Atё shenjё e trashёguam nga tё
parёt tanё dhe e çmuam mё shumё se jetёn. Kur, si ushtar, na e shanin kaurrёt e
shkinisё, ishim nё gjendje t’i shqynim me dhёmbё...
-Unё
prisja diçka tjetёr,- e ngacmoi djaloshi zevzek, me syrin e mёngjёr tё dhisё,
ngase i vёllai mё i madh ia kishte dёmtuar, duke gjuajtur gurё me bahen prej
blini tё regjur nё baltёn e Gurrecit.
-Vёrtet
jam budalla, mirё e kanё ata qё mё quajnё kёshtu, qё çaj dёrrasa me ata qё nuk
kanё rradake, - mori flakё plaku. Po ty, ore teveqel, veç hunda nuk tё lё se
kishe kullotur me balukёn teme,- iu drejtua atij qё e gёrgiste qёllimshёm e qё
po gajasej sё qeshuri. Ai Gur vlente sa krejt Kulla,- zuri fillin e rrёfimit,
me sytё nga ne qё pёrpinim fjalёt e tij. Shyqyr Zotit qё ndёrtuesit e shkollёs
nuk e kuptuan domethёnien e tij dhe e vunё nё murin verior, me shikim nga Galica...
Dhe,
ditёt rrokulliseshin gurgule si uji i rrёmbyeshёm tatёpjetё bjeshkёs mbuluar me
dёborё. Plaku i urtё njё ditё na e la shёndenё. Tё gjithё tok vajtёm nё
varrimin e tij. Nё qё e lavdёronin dhe ata qё e shanin. Derisa hidheshin
kokrrat e fundit tё dheut tё shkriftё mbi varrin e tij nёn lisat qindvjeçarё,
mu kujtua Diellori, pёr tё cilin sikur na e kishte lёnё njё porosi...
Tetёdhjetё
e gjashtё vjet mё vonё, kur cerberёt karpatianё kishin ikur nё theqafje, para
tytave liridashёse, ngjau mrekullia. Diellori po kthehej nё vendin e vet. Kulla
e kryetrimit lёshonte shtat mbi themelet e veta. Kishte dy muaj qё qe rrafshuar
kati i parё dhe puna zvarritej nё heshtje. Rrallёkush e dinte arsyen. Pritej
Diellori qё tё vinte nga Prekazi, ku po ruhej kujdesshёm nga njё atdhetar
zemёrzjarrtё...Po kthehej, por i lёnduar me tre plumba nё shtat, aq sa pati
kryezoti i tij, kur vajti nё pavdekёsi. Tre plumba tё hasmit shekullor, me
gёrvishtjet e tyre, ishin orvatur ta zbehnin shkёlqimin e Diellorit.
Por, jo.
Sot Diellori rrezaton atdhedshuri e besnikёri nё ballё tё kullёs sё trimёrisё,
aty, ku nёntёdhjetё vjet mё parё zuri embrion shtetёsia e Kosovёs, nё Arbёrinё
e Vogёl tё Kapedanit tё Madh, AZEM GALICA.
Dhe, sa
herё vete te Kulla dhe e shoh Diellorin, patjetёr mё kujtohet edhe mixha Tush,
dritё pastё!