E premte, 19.04.2024, 05:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Gazulli: Po atyne, kush do t’u vejë kunorë?

E hene, 11.02.2013, 09:05 PM


In memoria

Po atyne, kush do t’u vejë kunorë?

Nga: Daniel Gàzulli

Një komb i ban nder vetes tue vu kunorë në vorret e Martirëve, të çdo kohe qofshin ata.

Mirëpo, kujt i bie në mend se ka edhe disa vorre, për të cilat institucionet as kujtohen se janë të bijëve e bijave ma të mirë të kombit?! Për ta nuk ka një 5 Maji. Për ta nuk ka kunora me lule. Nuk ka, sepse ende nuk arrijmë të çlirohemi nga mendësi të trashigueme nga e kaluemja e hidhun.

Krimet që bani komunizmi, ma së pari mbi të krishtenë në përgjithësi, e mbi klerikë në veçanti, nuk janë fantazi artistike, po fakte tragjike që i provoi ky popull. Në një qytet si Shkodra (pra Shkodra me 40.000 banorë, jo Londra shtatëmiljonshe), në vitin 1946 kishte 26 burgje:

1.       Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendëshme.

2.       Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çurçisë).

3.       Burgu i Prefekturës (kati përdhé).

4.       Konvikti “Malet tona”.

5.       Burgu i Madh pranë Prefekturës.

6.       Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.

7.       Burgu i vjetër i Gestapos pranë shtëpisë së Zef Shirokës.

8.       Shtëpia e Ulqinakut.

9.       Kuvendi i Motrave Servite.

10.   Kisha e Motrave Servite.

11.   Shkolla e Çelës.

12.   Podrumi i shtëpisë së Faslli Ademit (nën farmaci).

13.   Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).

14.   Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).

15.   Burgu i Postës, tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.

16.   Shtëpia e Rrojëve (pranë Maternitetit të vjetër).

17.   Shtëpia e Guljelm Lukës, në krye të rrugës të Jezuitëve (prej nga internonin).

18.   Shtëpia e Dr. Karamitrit.

19.   Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.

20.   Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).

21.   Shtëpia e Guljelm Sumës.

22.   Shtëpia e Sandër Saraçit.

23.   Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.

24.   Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.

25.   Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.

26.   Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.

Në këto shtëpi-burgje, ose jo fort larg tyne, kanë gjetë vdekjen me vjerrje në litar, pushkatim ose vdekje në tortura lulja e atdhetarëve, ata që deshten një Shqipni vërtetë të lirë e demokratrike. Këtu ma poshtë po rendis vetëm disa prej tyne, sa për kujtim, e njëherësh tue u kërkue ndjesë familjarëve të të tjerëve që, tue mbas i pasë nëpër duer në skedimet e mia, nuk ua përmend emnin. Janë vetëm çka përfshinte aso kohe Prefektura e Shkodrës, pra Shqipnia Veriperëndimore.

Paraprakisht po sjell edhe disa citime shumë domethanëse pse u mbytën ata Atdhetarë.

Mjaftojnë tre të tillë. Kujtoj se përsekutorët ia kanë ba akuzën vetes. Komentet janë të tepërta.

Pandi Kristo pohon në gjyq se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!...”

Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)

Dom Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.

Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.

Histori barbare që formojnë një enciklopedi tragjike krimesh shqiptare mbi shqiptarë.  Prandaj po sjell vetëm emnat.

Populli që ka kujtesë i di, nuk ka si ta harrojë veprën e tyne.

Kel Abati,    Shaban Abdullahi Riza Alia

Dr. Alfred Ashiku, Kolë Ashiku  At Anton Harapi,

Dul Bajrami   Injac Baqli,   At Bernardin Llupi,

At Bernardin Palaj, Skënder Sadik Çaushaj,   At Çiprian Nika,

At Daniel Dajani SJ,   At Florian Berisha SJ,      At Gaspër Suma,

At Giovani Fausti SJ,At Gjon Shllaku Pashuk Biba,

Mark Cacaj, Prekë Cali,   Mark Çuni,

Tomë Lekë Daka,   Bardhosh Dani At Mati Prennushi,

Simon Darragjati, Zef Darragjati,   Kolec Deda,

Nikollë Prenk Deda,  Pjetër Shan Deda,   Maliq Bajrami

Prof. Simon Deda  Brahim Derguti  Qemal Draçani

Caf Dragusha    Dom Aleksander Sirdani,  Mark Sadiku,

Dom Alfons Tracki   Dom Andrea Kalamashi, Dom Anton Muzaj,

Dom Anton Zogaj, Dom Dedë Malaj,   Dom Ejëll Deda,

Dom Ejëll Kovaçi, Dom Kolec Prennushi,      Dom Lazër Jubani,

Dom Lazër Shantoja, Dom Lec Sahatçija,     Dom Luigj Pici,

Dom Luigj Prendushi, Dom Marin Shkurti     Dom Mark Dushi,

Dom Mark Hasi,      Dom Mark Xhani,           Dom Ndre Zadêja,

Dom Nikollë Gàzulli,     Dom Nikoll Gjini,     Dom Nikoll Shelqeti,

Dom Nikollë Kaçorri,        Dom Nikoll Laskaj,  Dom Pal Gjini,

Dom Pjetër Çuni,   Dom Pjetër Gruda,   Dom Pjetër Tusha,

Dom Shtjefën Kurti,   Dom Zef Bici,   Dom Zef Maksen,

Fra Gjon Pantalia,     Gaspër Simon Gaspri,    Pjetër Gegë Gurakuqi,

Pjetër Dedë Gjedashi, Lulash Gjeloshi - Bajraktari i Shoshit,

Ndokë Gjeloshi,  Pjetër Gjoka,  Mark Luc Gjoni,

Mark (Markagjoni), Llesh Gjon Marku (Markagjoni), Pashko Zef Hoti,

Imz. Ernesto Çoba,   Imz. Frano Gjini,  Imz. Gjergj Volaj,

Imz. Jul Bonatti,    Imz. Nikoll Deda  Imz.Vinçenc Prennushi,

Ndoc Jakova,   Zef Jakoviq,   Xhelal Hardolli

Prof. Prenkë Kaçinari, Luigj Gjeto Kastrati,  Dulo Kali

Simon Kraja,   Jup Kazazi    Sadik Kazazi

Ndrekë Loka  Gjelosh Lulash Bajraktari, Prof. Gjelosh Lulashi,

Llesh Marashi  Kolë Margjini, Angjelina Marku,

Bal Marku  Gjush Marku,   Gjergj Martini,

Caf Meti   Frano Pjetër Mirakaj  Pashuk Bib, Mirakaj,

Pal Bib Mirakaj,   Marash Miri,   Mark Miri,

Zef Miri,   Qerim Sadik Myftari  Ingj. Ludovik Zojzi,

Gjon Mark Ndoj,    Mëhill Ndoja,   Gjokë Nikaj,

Dodë Nikolla Dr. Av. Paulin Pali, Mark Pali,

Mark Zef Pali, Ndue Pali, Pjetër Prendush Pali,

Prof. Kolë Parubi, Av. Myzafer Pipa Martin Sheldija

Prof. Kolë Prela,    Zef Kolë Prela,  Ndrec Prenga,

Ndrekë Puka,   Dr. Luigj Radoja   Kir Dul Doshi,

Gjelosh Luli,  Ludovik Saraçi,  Cin Serreqi,

Dedë Lulash Smajli,  Kolë Sokoli,    Guljelm Suma,

Kolë Nuri Sheldija,    Çezar Shllaku,   Marie Shllaku,

Mark Temali  Kol Mark Toma, Maria Tuci,

Pal Thani, Gjergj Vata (Cukali),  Gjokë Nikoll Voci,

Dedë Mirash Zefi,   Prof. Alush Lushanaku,   Maria Zojzi (Deda).

E di, lista nuk asht e plotë. As ishte ky qellimi im.

Deshta vetëm t’ju kujtoja se nuk duhet harrue!

Ata u flijuen si Martirë për Atdhe.

Shenim: Të dhanat historike u nxoren nga libri i Fritz Radovanit

“Një monument nën dhé” e me leje të Autorit.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora