E premte, 23.04.2021, 03:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Neki Lulaj - Balada e Heshtjes

E diele, 10.02.2013, 06:00 PM


“Kafshatë që s’kapërdihet është ore vëlla mërgimi, kafshat që të mbetet në fyt e të merrë trishtimi“.

Nga: Ramiz DËRMAKU

Po i shkruaj disa fjalë për librin e intelektualit, veprimtarit, profesorit dhe poetit Neki Lulaj , titulluar “Balada e Heshtjes“. Poeti i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, Millosh Gjergj Nikolla - MIGJENI, në vargjet e tij kushtuar skamjes-varfërisë shkruante citoj; “Kafshatë që s’kapërdihet është ore vëlla mjerimi, kafshatë që të mbetët në fytë , e të kap trishtimi“. Sinonim i këtyre do të ishte “ Kafshatë që s’kapërdihet është ore vëlla mërgimi, kafshat që të mbetet në fyt e të merrë trishtimi“. Kjo është moto e librit të poetit të njohur z. Neki Lulaj. Po e filloj me këtë konstatim timin pasi disa herë e kamë lexuar këtë libër dhe poezit që ndodhen në te. Në vargjet e poezisë së poetit të madhë z. Neki Lulajt shihet qartë malli e dhembja që poeti ndien për atdheun dhe popullin të cilit i takon , e më së tepërmi vendlindjes së tij Bërliq të Pejës. Bërliqi i Pejës është një fasht i cil

i gjatë të gjitha kohërave nga gjiri i vetë nxorri koka të afta intelektuale, ( dha shumë atdhetarë, e disa prej tyre flijuan edhe jetën ; siq ishte Komandanti e dëshmori i kombit z. Salih Çeku), poet, poete, arsimtarë, profesor, doktor shkencash, juristë, ekonomistë, inxhinierë, muzicientë, këngëtarë, sportistë. Libri i poetit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare z. Neki Lulaj “Balada e Heshtjes“ është një përmbledhje poetike me vargje që burojnë nga thellësia e shpirtit , ku zoti Neki Lulaj , e shpreh përmes vargjeve rimave të përshtatura në formë artistike, duke gërshetuar me kujdesë stilizimin artistik pa i hipërbollizuar. Prandaj poezit e poetit dhe intelektualit të pa lodhur z. Neki Lulaj, në librin “Balada e heshtjes“ janë megjepse për lexuesin, ca të bëjnë edhe kurreshtar , cilëndo nga poezit e tij kur i lexon, kërkon me padurim ta lexosh tjetrën. Gjatë leximit të librit të poetit Neki Lulaj,“Balada e

Heshtjes“ lexuesi vëren një laramani shumë dimenzionale të poezive.

Një dhembje të madhe ndien edhe poeti Neki Lulaj, po të njejtin fatë e përjetuan edhe poezitë e tij .Poeti Neki Lulaj, thotë; Atdhedashuria kërkon sakrifica,heronj,trima,dëshmorë, luftëtarë dhe strategë . Për të gjitha këto, pena e poetit Neki Lulaj ngjyroset shpeshë edhe me gjakun dhe veprën e tyre të pa harruar kurrë. Poeti Neki Lulaj , shkruan me një stil të lartë dhe fjalë kuptimplote , vargje edhe për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, dhe me mjeftë pedfantëri i rradhit sukseset dhe sakrificat e tyre. Ja se si na e përshkruan përmes vargjeve sukseset dhe aktivitetin kombëtarë :

Me fanatizëm e ruajtëm

Testamentin e fshehur

Formulën e Pagëzimit

Mesharin e Buzukut

Mendimin e Barletit

Filozofinë e Bogdanit

Fjalorin e Bardhit

Mençurinë e Nobelit

Veprat e Kadaresë

Me vlera mondiale

z.Neki Lulaj qysh nga bankat e shkollës fillore filloi të shkruaj poezi, dhe shumë shpeshë ato u botuan në gazetat tona ; ditore, javore, apo mujore. Libëri “ Balada e Heshjes“ i poetit Neki Lulaj, i përngjan një lapidari të ngritur për kujtim të të gjithë atyre që ranë për një ideal, pra bashkimin e trojeve shqiptare dhe popullit shqiptar në përgjithësi. Poeti Neki Lulaj nuk harron ti përmend edhe Rilindasit tanë; Oso Kuka, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Nënë Tereza, DR. Ibrahim Rugova,Sali Çeku, Azem Shkreli, Teki Dervishi, Ali Podrimja.., etj. Në mbrendin e këtij libri “Balada e Heshjtes“ lexuesi gjenë emra patriotësh, bij e bija të një populli të shtypur , të varfur, të rrahur, të burgosur. Por në zemrat e të cilëve qenë zgjuar idealet kombëtare të mbjella nga kohërat e herëshme. Ky libër i sjell lexuesit shumë nga vlerat dhe aftësitë krijuese të autorit. Pra libri me poezi të poetit Neki Lulaj e lexova me një kënaqësi të madhe, sepse njëpjesë e madhe e poezive ia kishte kushtuar, mërgimit, jetës së vështirë që zhvillohet në gyrbetë, mallit e dhembjes largë familjes, shetitjeve nepër trotuare të qyteteve të mëdha..,Është shumë lehtë për ti kuptuar poezit e poetit Neki Lalaj. Shtrohet pyetja? Sa e njohin poetët tanë realitetin dhe shpirtin e shumë vuajtur te shqiptarët ; dëshirat, kërkesat, veset, ambiciet, pasionet.., të gjitha këto dhe shumë tjera të pa shënuara i gjejmë shumë bukur të radhitura tek poezit e Niki Lulajt. Përvoja jetësore, intuita e trashiguar e mjedisit ku jetoi dhe u rritë (z.Neki Lulaj) preokupimin i tij shumëvjeqar për çështjen kombëtare , mospajtimi konkret me robërinë individuale dhe kolektive , pjesëmarrje e tij në rezistencën shqipëtare kundër okupatorit dhe kolonizimit serb, si dhe së fundi përkrahje dhe ndihmimi i UÇK-es dhe shumë e shumë tjera të pa shënuara janë një bagazh i pasur por edhe i h

idhur , po aq edhe i ëmbël që autorit i kanë ndihmuar ti kapë fenomenët si esencë në rrënjë,duke i parë dhe goditur shumë devijime që po ndodhin në diasporën tonë por edhe në Kosovë.



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora