Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: S'ndalet përpjekja

| E diele, 10.02.2013, 05:02 PM |


S’ NDALET  PËRPJEKJA 

Rrugëtimin tim e kam të gjatë...
Shpeshherë duket edhe pa mbarim
Të mirën e kërkoj vetë, bile dhe n’të thatë
Përpjekjen s’e ndali, eci me plagët në malcim
Syrin e mbaj të hapur, agimin e pres i zgjuar 
Dëshirës sime zemra m’i qesh përmallshëm
Idealja dhe realiteti mes vete janë të mashtruar
Kambana e ndërgjegjes më rreh pandalshëm.

© Kasam ShAQIRVELA