E premte, 29.03.2024, 11:56 AM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Nën maskën e Çlirimtarëve

E diele, 10.02.2013, 05:20 PM


NËN MASKËN E ÇLIRIMTARËVE

NGA FATON MEHMETI

Ata që dikur hoqën maskat para Serbisë, për ironi tani kanë vën maskat para qytetarëve të Kosovës.Si parantezë do theksuar se rruga për liri ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme për qytetarët e Kosovës. Mbase është e tepërt të shkruaj për vuajtejt dhe gjakun e derdhur për liri, jo pse është a panevojshme,  por se liria po na vret më shumë se lufta. Është ky realitet i hidhur, i cili po na lëndon dhe po na vret ëndrrat tona për një jetë të dinjitetshme.As pesimistët me të mëdhenj, nuk do ta besonin, se ata që thirrëshin në emër të UÇK-së, me të marr pushtetin do “pushtonin “ vendin e çliruar nga të vet ashtuquajtrit ‘’ çlirimtarë ‘’

Duke u përball çdo ditë me këtë realitet të hidhur, ku më e rënd se vdekja është jeta, më bën të dyshoj se këtë  që sot thirrën në emër të  UÇK-së së lavdishme, kanë të bëjnë sapo pak me idealet e saj.Nësë kësaj ia shtojmë edhe faktin se ‘dikur të mëdhenjtë e UÇK-së,  ndërsa sot të paprekshmit e Qeverisë ‘’ nuk u dëshmua të kenë marr pjesë qoftë në një betejë të vetme në kohën e luftës.Në mungesë të fakteve, këta njerëz kanë zgjedhur propagandën e përvetsimit të dëshmorëve dhe luftës së tyre çlirimtare, për të pasuruar egot e tyre maniakiste për pushtet dhe pasuri.

Edhe pas 13 vjetësh në liri, asgjë nuk ka ndryshuar pozitivisht.Dita ditës gjërat vetëm sa po keqësohen, kjo po ndikon në rritjen e numrit të qytetarëve që çdo ditë largohen nga vendi përmes formava dhe mënyrave të ndryshme, në të shumtën e rasteve edhe bizare.  Më mungesë të përspektivës, po na ikin edhe  truri i shoqërisë.Segmendet me të rëndësishme në shoqëria :Ekonomia,  Arsimimi,  Shëndetësia janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Niveli i varfërisë është në shifra alarmante,  rreth 37 përqind e popullatës llogaritet se jetojnë në varfëri sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare .

Deri më tani,  trendi i ngritjes në Kosovë nuk është udhëhequr nga ringjallja e sektorit privat zyrtar që do të krijonte vende më të qëndrueshme zyrtare pune. Ende ekziston një mungesë e përputhjes në të dhënat për tregun e punës,  por të dhënat nga AFP tregojnë vazhdimisht shkallë të lartë të papunësisë sipas ONP-së në periudhën e pasluftës: 41.2 përqind në 2001,  47.2 përqind në 2002,  dhe 44.4 përqind në 2003. Duke iu referuar statistikave të organizatave vendor në vend, në raportin e fundit që e kanë dhënë në vitit 2009,  34 për qind e popullsisë konsiderohen të jenë të varfër me 1.5 euro në ditë,  kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm 1 euro në ditë.Ndërsa raporti i Bankës Botërore jep shifra alarmante, mbi 40 %,  të varfërisë, që dëshmon për dështimin e Qeverisë në këtë drejtim.

Shëndetësia është në gjendje të mjerueshme, qytetarët në vend se të shërohen më tepër mund të marrin sëmundej.Kjo shpejgohet tek rastet e lindëve të fëmijëve, ku gjatë lindjes dhe gjatë vitit të parë të jetës është problem madhor,  që shpjegohet me shkallën e lartë të vdekjes së foshnjeve të posalindura e cila sillet prej 18 deri në 44 në 1, 000 (4 deri 10 herë më e lartë se mesatarje e BE). Të ushqyerit jo adekuat është problem i veçantë me ndikim në një numër të madh fëmijësh.Arsimi po ashtu është në gjendje të tmerrshme, kjo dëshmohet edhe më raportet të cilat theksojnë se Kosova është e para për nga numri i analfabetimit në Evropë.Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë.Cilësia në univeristete e shumëta private ( por dhe në atë publik )është në pikën me të ulët të saj, kemi prodhim të të diplomuarëve analfabetë.Lere më tani që skemi ngritje në këtë segmend, por edhe për të ardhëm spo krijojmë baza të shëndosha.Andaj e ardhmja  shoqërisë sonë duket të jetë mjaft e zymtë.Si rezultat i luftës së gjatë psikologjike, dhe vuajtjeve të qytetarëve të Kosovës është krijuar një apatia.Dhe këtë ‘’ gjumë të Ujkut ‘’ po e shfrytëzojnë këta matrapazë, të cilëve maska e çlirimtarëve iu ka rënë moti.Fytyrat e tyre dolën në pah, dielli nuk mbulohet me shoshë…!!!



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora