E shtune, 20.04.2024, 04:56 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Lajqi: Përgjigje për Shefqet Strofcin

E diele, 10.02.2013, 09:04 PM


IDEALIZMI SHQIPTAR DHE MARKSIZMI TALIBANIST

(Përgjigje për Shefqet Jashar Strofcin)

Nga Besnik Lajqi

Pikë së pari nuk e meritoni të Ju jap asnjë përgjigje për ato që i keni shkruar në gazetën kombëtare “Bota sot”. Ju aty e keni keqpërdorë sinqeritetin e shkrimeve të mia,  duke më bërë shumë ofendime  dhe duke më quajtur herë spekulant, herë shpifës, herë gënjeshtar, herë ushtar i atij apo këtij grupi. Më duhet t’ua shtroj disa pyetje të shkurta për hir të respektit ndaj redaksisë dhe lexuesve të panumërt të kësaj gazete. Ju, zotëri Shefqet, jeni në një moshë të respektuar, mbi 65 vjeçare. Në këtë moshë të pjekur, njeriu nuk duhet të tallet me fjalën publike, por duhet të mendojë mirë se çka flet, çka shkruan e çka shpif. Jeni baba e gjysh dhe disa herë duhet të Ju vijë turp nga nipat e mbesat dhe fëmijët Tuaj! Duhet të turpëroheni për lansime insinuatash poshtëruese për moshën që keni! Si nuk Ju vjen turp si fetar dhe Haxhi të dilni në log të mejdanit me trillime fantasmagorike, me fyerje, etiketime, ofendime dhe shpifje! Por, e vërteta është se ti ke krijuar një përvojë specifike të pangopshmërisë ballkanike për të lëpirë pjata, duke ngrënë nga disa kazanë të disa partive politike dhe konfesioneve fetare, pjata e kazanë që po i lëpini edhe sot!

Më kujtohet se Ju dikur na mbajshe  ligjërata për Enverin dhe Partinë e Punës. Pastaj e braktise Enverin dhe partinë e tij dhe u bëre vegël e  ndryshkur e UDB-ës në zemër të Tiranës, ku pate disa përfitime: udhëtime, fjetje nëpër hotele, lëpirje pjatash nëpër restorante luksoze kur populli vuante nga uria dhe ishte duke u djegë e duke e masakruar. Ti  thua se botoje një revistë ushtarake,  kur Kosova ishte duke u djegur në flake, pa e përmendur faktin se ato fletushkat tua kishin një mision përfitues për t’i hedhur  hi në sy popullatës,  dhe atyre që jepeshin kontribut për luftë. Tani jeni rrasur në një grup tjetër mashtrimi ballkanik, sepse çiftit tënd çdo gjë që nuk është fetare, i duket antikombëtare. Luje, haxhi, luje! Kam dëgjuar që jeni bërë Haxhi e fetar me e mjekër e me patollona të shkurtër si çifti i disa antishqiptarëve tjerë që na turpërojnë në Kosovë. Edhe pse Enveri ishte ateist, këtu më duket se kemi të bëjmë me kuçka islamiste të stalinizmi enverist me karakter kriminal dhe talibanist! Kur më dërgoi Sheqet Jashari në  banesën e  Ahmet Krasniqit,  aty te piramida ishte me veshje ushtarake ky Fuad Ramiqi me  mjekër. Unë desha të flas me të, por Ahmeti më këshilloi të kem kujdes e mos të flas me të, duke më thënë: “Hiqu prej tij  se nuk din me fol mirë shqip!”

Duke e parë se m’i pëshpëriste këto fjalë me një ton të ulët, erdhi  Fuad Ramiqi dhe  më tha disa fjalë shqipe, por të përgjysmuara me një dialekt  sllav. Isha edhe nja dy herë tjera aty ku ishte Fuad Ramiqi. Ma merr mendja se ishte  si një farë truproje apo ndonjë që e kontrollonte banesën e  Ahmetit, duke u interesuar se kush po hyn e kush po del. Çdokush prej Jush tashmë e din se Fuad Ramiqi  njihet sot në Kosovë si një eksponent i radikalizmit islamik. Po ty kush të paguan(te) që të futesh në këtë thes me pleshta, shoku haxhi? Vallë, mos ke menduar qysh atëherë që Kosova të bëhet një shtet radikalist islamik si Irani? Siç dihet, këto lloj grupesh  radikaliste, kanë qenë dhe ende paguhen nga Serbia, Rusia dhe Greqia, nga këto tre shtete ortodokse që tentojnë ta kenë edhe më tej nën mbikëqyrje Ballkanin. Pra kjo tregon se ju jeni përgatitur paraprakisht për qëllime fetare, konform rekomandimeve serbe, e jo kombëtare, duke mashtruar popullin, gjoja se nëse nuk shkon në rrugën e Islamit, lufta do të ketë pasoja.

Të shohim tani se kush po del vrasësi i Ahmetit

Edhe pse nuk kam aftësitë e Faik Konicës, të Fan Nolit apo Bubullimës së Bukureshtit për fshikullime satirike dhe polemike, sidoqoftë, mua më duket se ky reagim do të jetë një  befasi për  lexuesit e Botës shqiptare, të Zemrës Shqiptare dhe Gazetës Kritika. Kjo tregon se përveç luftëtarëve të Lirisë, edhe korbat e kombit janë munduar të bëjnë  luftën në Kosovë, jo për interesat e botës shqiptare, por për interesat e ndyta të shërbimeve sekrete kolonializmit serb dhe radikalizmit islamik. Kuçkat e kombit tentonin të zhvillojnë një luftë fetare duke gëlltitur lekët e diasporës për  t’u trashur si derra mënjanë, dhe duke gëlltitur fondin e luftës për ngritje xhamishë në anën tjetër. Të shohim tani se kush po del vrasësi i Ahmetit:  SHIK-u i  Xhavit Halitit, UDB-a e Bukoshit apo Radikalistët e Fuad Ramiqit dhe të Jashar Strofcit? Le të merret prokuroria kombëtare dhe ndërkombëtare me këtë subjekt!  Dëgjo, shoku haxhi! Ahmeti ia ktheu shpinën armatës jugosllave siç ia ktheu shpinën Skënderbeu armatës turke, dhe para se të vihet në shërbim të kauzës kombëtare shqiptare, ishte    anën e kroatëve gjatë luftës, kurse ky Fuad Ramiqi yt ishte  në anën e myslimanëve  të Bosnjës së mbushur me muxhahedinë. Unë  dyshoj se aty ka pasur  ndonjë  hakmarrje, sepse Ramiqi humbi nga  ajo kohë,  nuk u duk më. Rreshtimi i tij në forcat e Bukoshit asokohe nuk ka rëndësi, sepse kohëve të fundit tenton përsëri t’ia ngulë thikën në shpinë Kosovës përmes krijimit të një partie talibaniste, siç i konvenon Serbisë, ndoshta edhe i paguar nga shërbimi sekret serb!

Po e shoh,   se po tenton të hedhësh baltë kundër çdokujt që ka bërë diçka të mirë për kombin dhe Atdheun. Po kaloj nga veta e parë në shumës, duke të thënë “ti” si pasojë e shpirtligësisë, dhe “Ju” si pasojë e moshës. Një gjë duhet ta dini! Unë isha në atë kohë 32 vjeçar. Të gjitha pasojat dhe përçarjet që ishin, ato kishin ardhur  nga njerëzit si ju në atë kohë e në atë moshë. Ju të përçarë në shumë ideologji e parti të ndryshme, duke qenë edhe shërbëtor të agjenturave sllavo/ortodokse, bënit çmos që të mos ecë përpara lufta e jonë. Krahas qindra mijë ushtarëve të Lirisë, unë tre njerëz të mëdhenj i njoh në Kosovë që kishin popullin mbi kokë: Adem Jasharin dhe Ramush Haradinajn që nuk e luajtën këmbën nga Kosova, si dhe ish presidentin Ibrahim Rugova që ishte tërë kohën aty, deri në bombardimet e NATO-së, kur  z. Rugova u kidnapua dhe u dërgua në Beograd. Kurse Ramushi qëndroi aty deri në mbarim të luftës. Shtrohet pyetja: Ku ishit Ju, i nderuar Shefqet Jashari? Po ju tregoj unë se ti ishe me bandën tënde, duke ngrënë pula të pjekura, besa edhe duke i ndërruar edhe “zogëzat”, herë nga Kosova e herë nga Shqipëria. Luje haxhi, luje! Nuk ishe i vetmi merakli “zogëzash” në kohën e luftës, dhe as i vetmi “plakush” me përvojë udbashësh, që me njërën palë fliste shqip, kurse me tjetrën serbisht! Ti këtë poshtërsi e din më mirë se unë, sepse nuk i kishe brengat e Ahmet Krasniqit që militonte për bashkimin e faktorit ushtarak për çrobërimin e Kosovës, por i kishe brengat e  “zogëzave”.

Lexuesit e mi i përshëndes duke ua dëshiruar gjithë të mirat e kësaj bote, por jo edhe Ty, sepse  ti shkruan baltërisht, ato që i ke dëgjuar nga tjerët, duke nxjerrë, madje, edhe gënjeshtra nga xhepi. Porsi ata “gazetarët” që gjatë luftës, pa qenë në vend të ngjarjes, tregonin se çka po ndodh në Rugovë nga 300 km largësi, e ne ishim aty. Rrenat e shpifjet e tyre i sollën popullatës panik dhe kjo i kushtoi shumë kësaj popullate, duke u zhvendosë nga njëri në tjetrin vend, nëpër shi e dëborë. Një nga baltaxhinjtë e këtillë je edhe ti, në ditët atëhershme dhe në kohën e sotme. Po shoh se disa herë e përmend emrin e zotni N. Haradinajt. Shoh se mundohesh të hedhësh baltë mbi familjen e Ismjal Haradinajt. Po ashtu edhe mbi figurën e ndritur të atdhetarit Sabri Maxhunit-Novosella. U mundove të më bësh ushtari i këtyre apo i atyre. Unë nuk kam qenë ushtari i asnjë individi apo partie. Nuk shkova me xhepa thatë në Shqipëri. Rrugën time për në luftë dhe disa luftëtarëve  ua pagova unë nga xhepi im. I strehova disa ditë në Tiranë me shpenzimet e mia. Armatimin e blemë me parat e mia. Të pyes ty Shefqet: Kush ta pagojë ty rrugën,  strehimin, ushqimin, hotelet, e tjera në Shqipëri? Te pyes ty sa herë iu afrove kufirit Shqipëri-Kosovë gjatë luftës? Jam i sigurt se asnjëherë. Nuk dua të zgjatem më shumë për jetën tënde të turbullt gjatë luftës, se së shpejto do të vije koha e  do t’i tregosh vetë një ditë një nga një!

Idealistët e Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë 

Enver  Hoxha përmes Sigurimit të tij famëkeq ishte njeri i rëndësishëm për aleancën e shteteve sllave, sepse e praktikonte diktaturën më të egër staliniste në Shqipëri, që nuk kishte asgjë të përbashkët me  komunizmin, por me një diktaturë të egër sllavo-greko-ortodokse. Këtë e di çdo kush prej Jush. Enveri nuk ishte kush tjetër veçse një ish agjent i  ortodoksisë  sllavo-helene. Enveristët tanë kishin krijuar celulat e veta në emër të marksizëm-leninizmit edhe në Kosovë e diasporë dhe trojet tjera etnike. Në kuadrin e këtyre celulave kishte një numër të madh idealistësh të rinj, studentë, intelektualë dhe qytetarë të rëndomtë digjeshin për komb e atdhe, dhe që i mbushën burgjet jugosllave pa e ditur se kanë rënë viktimë e sigurimeve enveristë që bashkëvepronte me sigurimin titist. Sigurimi i Enverit asokohe ishte ndarë në dy grupe. Enveri me bandën e vet si  agjent i UDB-ës dhe  KGB-së, kurse Mehmet Shehu në anën e amerikanëve dhe perëndimorëve. Mehmeti kishte rekrutuar një pjesë të mirë të shqiptarëve në trojet e pushtuara nga ish- Jugosllavia për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë.

Në listën e shqiptarëve që stërviteshin për realizimin e këtij projekti ishin mbi 300 mijë vetë. Kur u vra Mehmet Shehu, kjo listë ra në duart e sigurimit shtetëror të Enver Hoxhës  dhe ata njerëz  u atakuan si ithtarë të Mehmet  Shehut. Nga viti 1981 filluan të burgosen njerëz të pafajshëm që ishin në atë listë. Agjitatorët e Enver Hoxhës filluan gjahun e tyre në Kosovë, duke i spiunuar shqiptarët që ishin në listat e ambasadave të ndryshme të Shqipërisë. Kështu që mbi 500 mijë shqiptarë qenë burgosur vetëm në Kosovë. Këtë listë me 300 mijë shqiptarë të trojeve tona e kishte në dorë edhe  banda e  SHIK-ut me kriminelë që shkonin çdo ditë të betohen para Nexhmije Hoxhës dhe varrit të Enverit, duke premtuar se do ta çojnë amanetin deri në fund. Enver Hoxha e  kishte amanet  sëpatën nga  shoku ti tij serb Milladin Popoviqi,  i cili e  formoi Partinë Komuniste të Shqipërisë,  ku në fakte nuk kishte  asgjë me komunizmin,  por ishte parti e  aleancës  sllavo-greko-ortodokse që ta përdorte çdo pesë vite për t’ua prerë kokat  patriotëve tanë që donin bashkimin e  Kosovës me Shqipërinë. Enver  Hoxha  ashtu veproj duke likuiduar mijëra demokratë  shqiptarë. Sopatën e ruajti mirë disa vite gruaja e ish diktatorit Hoxha. Ku  kjo sopatë e serbit Miladin Popoviqit, e cila iu dorëzua marksistëve sllavo-greko-ortodoksë SHIK-ut në Kosovë për të vrarë ata shqiptar qe ju kishin mbetur pa i burgos e pa i vra gjatë jetës së tij sa ishte  gjallë diktatori Hoxha. Fundamentalistët islamikë të Shefqet Krasniqit e të Shefqet Jashar Strofcit,  ishin në gjendje të vrasin 1 milionë shqiptarë nëse nuk shkonin sipas  urdhërave të tyre, kurse UDB-a e  Bukoshit me bandën e Isa Mustafës (në vitin 1981  ishte në Kopenhagë të  Danimarkës   me një  delegacion nga  ish- Jugosllavia  për  t’i detyruar  mërgimtaret që t’i dënonin demonstratat e viti  1981),  ku ishin në bashkëpunim me bandën marksiste sllavo- greko- ortodokse të SHIK -ut. Që të shtrohet  dhuna ndaj popullatës  shqiptare në Kosovë  dhe ta lëshojnë  Kosovën  edhe 500 mi tjerë  që t’i mbushin fondet e tyre  te  3 % shit.

Neve s’na mbetet tjetër veçse të falënderojmë Amerikën dhe popullatën hebraike në Amerikë  e në shumë vende te botës, Gjermaninë dhe vendet tjera të Perëndimit demokratik që përmes NATO-së e sulmuan Serbinë antishqiptare, duke ia prishur planin aleancës sllavo-ortodokse dhe radikalizmit islamik, dhe pse jo, edhe sllavo-komunistëve të Kosovës. Fati ynë që  hyri NATO në Kosovë. Po të mos hynte NATO, stalinistët e enverizmit kosovar kishin në listë t’i vrasin në mënyra të ndryshme, jo vetëm ata që i vranë, por edhe 300 mijë shqiptarë tjerë që ishin në anën e z. Rugovës. Në listë figuronin emra nga fshatari i thjeshtë, bujku, bariu, rojtari, gazetari, mësuesi, profesori, akademiku, ish i burgosuri politik,  mërgimtari,  polici  e tjerë, duke i përfshirë edhe të gjithë ata që ishin të punësuar në institucionet e Kosovës në atë kohë.

Jo çdo kush e din se gjatë luftës bëheshin disa  aventura, kur njerëz të posaçëm prej nga  dy vetëve, i sulmonin serbët në pikat e tyre dhe ikshin. I sulmonin në ato fshatra ku ishin mbështetësit  e Ibrahim Rugovës, që të ketë sa më shumë viktima. Dhe, si pasojë e kësaj aventure djallëzore, serbët bënin ofanzivë dhe i masakronin shqiptarët, duke i bërë ato fshatra rrafsh me tokën. Kameleonët e antirugovizmit nuk kishin një strategji kombëtare por një perfiditet shkatërrues dhe jo njerëzor. Kështu ndodhi edhe në Rugovë. Rugovasit ishin të armatosur dhe Rugova ishte një teren i përshtatshëm për luftë. Erdhën Naim Maloku, Beslim Zyrapi e tjerë, duke thënë se duhet të lëshohen 13 fshatra. Këtë e bënë që  Rugova si vend  e si emër, të mos kishte  emër,  sepse një taktikë e këtillë dinake shkonte në  dëm të Ibrahim Rugovës. Ja pra se çfarë strategjish pseudopatriotike dhe karrieriste janë bërë kundër popullatës sonë të mjerë në atë kohë!



(Vota: 26 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora