E marte, 16.04.2024, 08:32 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nengurra: Fundamentalistët vehabist në parlament

E diele, 10.02.2013, 01:58 PM


… FUNDAMENTALISTËT VAHABIST NË PARLAMENT?!

-Unë si qytetar i Dardanisë dhe si shqiptar e shof mjerimin në Atdheun tim dhe reagoj si qytetar sado që jetoj në Norvegji në vendin ma demokratik dhe ma të pasun në botë ku kam jeten e mrekullueshme dhe kam respektin e qytetarve të qytetit ku jetoj dha fal respektit të tyne jam deputet në Asamblenë komunale në qytetin Sarpsborg-

Nga Selim M. Nengurra

Hashim Thaçi, ky njeri perfid dhe i kobshem per Dardaninë dhe popullin e saj duket se nuk po e ban as gjumin gjumë nga frika se do i rrëshqet karriga e shefit të Qeverisë në Dardani andaj ai dhe grupet e ti militante të PDK-së me metoda staliniste menjanojnë nga kreu partiak të gjithë konkurrentet e mundëshem per pozitë , personat që mund ta rrezikojnë postin e liderit partiak dhe shtetnor të cilin tashma Hashim Thaçi e ka ba pronë të veten si me ja pas lan baba.

Heshtazi flitet në masat popullore se si Fatmir Limajn e dergojë në burg vetë Hashim Thaçi nga frika se i rrezikohet posti i liderit të partisë, po  heshtazi flitet se edhe Ramush Haradinajn e pat dergue Hashim Thaçi në Hagë per të dyten here vetem që ta pamundësoj bashkimin e partive LDK-AAK në koalicion per tja marr pushtetin Hashim Thaçit.

Ndodhi çka ndodhi dhe jeta per ditë e ma shumë po errësohet në Dardani. Asht e tmerrshme kur njeriu ndëgjon se si qytetaret në mes të rrugës para kamerave të Tv-së deklarojnë se ma mirë e kan pas jeten, anen sociale të saj në kohen e pushtimit dhe pushtetit millosheviqjan.

Tash flitet se ndoshta do ketë zgjedhje edhe të parakohshme në Dardani, dhe Hashim Thaçi e kompanija e ti e PDK-së dhe militantve të SHIK-ut nga droja se do humbin foteljet ata permes perfaqësuesit të tyne per zgjedhje z. Halit Krasniqi dolen me iden se pragu zgjedhor duhet të ulet në 2.5 per ti dhan shansin edhe partive të vogla per ta prek karrigen e deputetit të Parlamentit. Në shikim të parë kjo ide do dukej humane dhe e drejtë. Ama haptas duket frika per debakël të PDK-së dhe Hashim Thaçit e njerzve të SHIK-ut kriminel dhe kjo i detyron ata per ta thanë se janë zemergjanë dhe ja, - ju jepin shanse edhe partive të vogla per tu ba parti parlamentare.  Unë si qytetar i Dardanisë dhe si shqiptar e shof mjerimin në Atdheun tim dhe reagoj si qytetar sado që jetoj në Norvegji në vendin ma demokratik dhe ma të pasun në botë ku kam jeten e mrekullueshme dhe kam respektin e qytetarve të qytetit ku jetoj dha fal respektit të tyne jam deputet në Asamblenë komunale në qytetin Sarpsborg. Andaj flas fare thjeshtë, pa asnji paragjykim dhe pa anue për asnji parti politike sepse unë isha pjesë e LDK-së vetem per të gjallë të Shejtit Ibrahim Rugova dhe 14 muej pas vdekjes së Rugovës isha pjesë dhe militant i LDD-së së Nexhat Dacit. Nga koha kur publikisht dhash dorheqje nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së në Norvegji dhe nga antarsia në LDD , fakt ky që e pata ba publik edhe në shtypin e shkruem dhe vizuel ma nuk kam ndonjë simpati per asnji parti politike shqiptare dhe as per asnji lider të tyre. Neve jemi dëshmitarë se si disa njerëz që kan dështue në jetë arriten të bashkojnë rreth vetes disa të tjerë poashtu njerëz të deshtuem në jetë dhe delikvent e ish-kriminel e alkoolist e drogagxhi dhe që nga paslufta ata u lidhen me disa shoqni " BAMIRSIE " arabe e turke dhe rrugëve të Atdheut tonë u paraqiten me mjekrrat e tyne të gjata dhe pantollonat e shkurta si dhe  femnat e tyne të mbulueme me ferexhe i niqaba. Këta njerëz në fillim ishin të heshtun dhe nuk bëzanin as në ofendimet apo ngacmimet që ju banin disa njerëz të padurueshem dhe që frigoheshin nga pamjet e tyne të shemtueme. Mirpo me kohën këta filluen me kerkesat e veta dhe ato kërkesa per ti realizue perdoren metoda të shumta tue dalë e tue u lidh namaz në rrugë e trotuare, tue protestue kunder ndertimit të KATEDRALES në Prishtinë dhe tue kerkue lejimin e perdorimit të mbulojave të kokave per femnat nxanse e studente në shkolla. Këta me kambngulje kerkuen edhe futjen e landëve fetare në programet arsimore në Dardani si dhe nxiten Turqinë per të kerkue ndryshimin e historisë tonë per kohen e pushtimit e robnimit 5 shekullor turkoosman.

Tash pasi Hashim Thaqi u konsolidue po sikur Enver Hoxha në kohen e vetë në postin e liderit partiak ai me sherbimin e vet sekret të SHIK-ut i nxit militantet antishqiptarë të shoqatave islamiste në krye me Fuad Ramiqin dhe këta vendosin me u regjistrue si parti politike në Dardani me qellim që të futen në Parlament e nga aty ta mbulojnë Dardaninë me xhamija dhe ta shurdhojnë qytetarin e uritun e të varfen me ulurimat nga minaret e xhamijave, ta mbulojnë Dardanin me mjekerrcjepen e “turkeshat”, me shamija e mbulesa koke. Dhe pasi këta as shansa nuk kanë ta kalojnë pragun zgjedhor pre 5 % sa ishte deri tash, Hashim Thaçi urdhnon Halit Krasniqi i njoftun në Parlament si Halit Gramatika që të propozon pragun zgjedhor prej 2.5 %.

Pra Hashim Thaqi ky njeri që i solli vetem kob e mjerim Dardanisë dhe popullit të saj i njoftun se në pushtet erdhi me votat e vjedhuna, me aleancen me serbet të cilet nuk e kan asnji votë , por vendet në Parlament i kanë te rezervueme falë idiotizmave të drejtësisë nderkombëtare në Dardani dhe rreth Dardanisë tash per ta ruejt pushtetin e vetë dhe per ta zgjatë mjerimin e popullit dardan don ta siguroj edhe nji partner per koalicion per ta ba numrin e nevojshem të votave të deputetve në Parlament.

A thue nuk e shef këte maskarallak populli i Dardanisë dhe a thue o Zot ka mundësi që fundamentalist me tru mjeran dhe tru të territ, afroaziatik të futen në parlament në Dardani.

Nese kjo do ndodhë Hashim Thaçi e siguron edhe nji mandat dhe popullit i zgjatet mjerimi edhe per 4-8 vjet të tjera.

Shpresojë se populli i urtë e i vuejtun shqiptar i Dardanisë nuk do lejon të ndodhë kjo fatkeqësi.



(Vota: 44 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora