E marte, 23.04.2024, 10:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Edi i shtyn, Sala i hedh në gropë

E diele, 10.02.2013, 06:59 PM


PILO ZYBA


ELEGJI PËR BABALLARËT E KOMBIT

-Jo vetëm për të qeshur-

Kambana po bie, dëgjohet që larg,
Thirrje mjerane nëpër rrugë e park.

Ca shajnë me mllef, ca të tjerë qeshin,
Ca rrinë jasht loje, zgërdhihen, përqeshin.

Njëri i hedh në flakë, e tjetri në plumb,
Jeta e njeriut një gjëlpërë që humb.

Edi rri i shtyn, i bën mish për top,
Sala i godet dhe i hedh në gropë.

I pari do emër, kërkon dhe karrige,
Tjerti të mërr jetën në formë publike.

Rrjedhin lumenj gjaku rrugve në Tiranë,
Një me shpirt e derdh, tjetri me premtime e than.

Në ëmër të gjakut, njëri do pushtet,
Tjetri e shtërngon dhe kurrë nuk e shet.

Njëri e nxit turmën kope në kullotë,
Mortja për çobanin që nuk di çfar thotë..

Kërkon që të bëhet vetë kryeministër,
Veten flet e shet për njeri të virgjër.

Për njeri të virgjër, që nuk do karrike,
Por vëndin të ngrejë nga ana ekonomike.

Për të mirë të popullit të tij fukara,
Shumë herë qimen nis  dhe bën tra.

Nis e bën buall i vë edhe brirë,
Vetë hiqet ëngjëll dhe njeri shpirtmirë.

Turp përpara vetes dhe gjithë Shqipërisë,
Që e kanë mjelë, vjedhë e telendisë.

Për një Ilir që është dhe i Metë
Këtë veprimet nuk e tregojnë lehtë?

Që rri e shet veten si të jetë putanë,
Për vlerë monetare, për emër e famë.

Dhe populli pret të bëhet më mirë
Nga ky i Metë, viç i pa lëpirë.

Apo nga babai që është dru i shtrëmbër,
Që punët i bën si të jetë në ëndërr.

Eshtë krejt i pirë kur ngrihet në mëngjes,
Populli varfër pret, Ai rri e qesh.

Çfar të presë populli nga ti, o Sali,
Ti sbën për çoban, as për lopë e dhi.

Se vetë kopeja që ti ke në kokë,
Të ka shtegëtuar se nuk e mban dot.

Ejani u lutem hiqni këtë valle,
Me një kryetare që është topalle.

Nuk çalon vetë, është e vërtetë,
Por çalon kombi i tërë një jetë.

Më lini u lutem që të mos flas kot...
Për gjyshin Nishan, që i bie me Top.

Njëri është Nishan dhe tjetri Ilir,
Populli i shkretë çdo ditë po bën fir.

Eja të lutem o komb i nderuar,
Urdhëro, i dashur, për kë ke votuar...

Atë që dhurove, atë do të presësh,
Vuajtjen, mjerimin deri sa të vdesësh...

Kujt i ankohesh, i vuajtur populli im,
Dhe përse ngrihesh tani në demostrim?

Vulën dhe firmën ti vetë i ke dhënë,
Vrasës, hajdutë zgjodhe për këtë nënë...

Tani të lutem, pse pret mirësira
Kur qëngjin ëngjëll e hedh në egërsira.

Para ca vitesh dëgjoje shumë lehje,
Dhe ëndërroje përralla dhe dehje...

Por qëntë, i dashur, veç të lehin sdinë,
Ata dhe kafshojnë në këmbë e në brinjë...

Dhe këtë dhimbje po e ndjen në trup,
Dhe të vjen keq, të vjen edhe turp...

Por dije mor mik, fjalë e urtë thotë:
“Çfar mbjell do të korrësh, gjithë kohët në botë”

Porse ti farën e mbolle hibride,
Pak Enveriane, në kile dhe në hile.

Tani pret fryt të mirë e të pjekur,
Del njeri i mënçur nga soi i rrjedhur?

Prandaj, vëlla, kur të të vijë ora,
Mos trumbeto për derra dhe horra.

Por mërr një sitë, edhe lehtë tunde,
Ndaj miellin e mirë nga kashta dhe krunde...

Dhe prapë mos dëgjo një Edi papagalli,
Që del me daulle dhe me zë tellalli...

Tek bën hieroglife me këmbë e me duar,
Dhe për bollëkun duke trumbetuar...

Se vitet ikin e serisht vjen vapë,
Do kullojnë djersët, do ankohesh prapë...

Plaku i mënçur e thotë urtë e shkoqur:
“ Ku shikon premtime, shporten merr te vogel “.

Mos i shiko bojën Ahut fletëbutë,
Ai është i bukur porse nuk jep frut…

Ty në kopshtin tend, moj nënë e mirë,
Të duhet një pemë me fryt të arrirë.

Nuk të duhet emri, Edlirë apo Gramoz,
Rripi do shtërnguar, s’u bë deti kos...

Tryeza do shtruar dhe pa therur dash,
Nuk duhet Olldash dhe as dollibash.

Por duhet mendimi që të jetë i pjekur,
Dhe kurrë dëshira për të prerë e rjepur...

Se thotë i vjetri, me mëndjen pus të thellë:
“ Shqipëria kokosh u katandis një thelë”.

Dhe kur ka një thelë në një tavolinë,
Që presin me dhjetra, ta presin dhe grijnë...

Harrohet kultura dhe rrëmbejnë thikat,
Pas fjalës së bukur rrinë fshehur intrigat...

Ndaj popull, të lutem, vëri gishtin kokës,
Tani që qëndron në qoshe të gropës...

Sepse po re brënda, në uqër hijena,
Mori fund vetë drama, me të edhe skena.

Sepse fjalë e urtë në të miat anë,
Thotë: - Fëmija i keq e turpëron babanë...

Të lutem aktorët për skenën e kohës,
Ndërroi të mos bëhesh dhe turpi i botës...

Se rolet që luhen, sot janë të vështira,
Duhet miqësi dhe mëndje të arrira...

Ndryshe dramë e sotme bëhet tragjedi,
Kusuret i paguan, Nëna Shqipëri.

Që të rrish kokëlart, moj nënë e nderuar,
Egjëri nga gruri të duhet qëruar...

Sepse , pastaj nënë, të jesh e bindur,
Buka në tryezë do jetë e hidhur...

Vërtet plaga dhëmb, por që të shërohet,
Mikrobi që ka duhet të luftohet...

Sa herë më përkundtte në djepin tim nëna,
Këndonte mbi mua përralla të ëmbla.

Unë ta dëgjoja shumë ma kishte ënda,
Thosh: “ Më mirë djepi bosh, se shejtani brënda”...

“Të më falësh, nënë, për fjalët e rënda”!


SHQIPËRI O NËNA IME

- në vënd të humorit -

Shqipëri, o nëna ime, ndonse jam i mërguar,
Plaga  në zemrën time, kurrë s’ka për t’u shëruar.

Se kur ika të lashë zhveshur,si qilim të shkundur keq,
Dhe xhaketën dhe lëkurën, ta kishin rjepur për dreq.

Vitet më ikën në botë, për shumë kohë nuk të pashë,
Pas gjurmës e emrit tënd, shumë herë në gjunjë rashë.

Atë sisë që 50 vite, ta pinë djemtë e tu harbutë,
Dhe të shitën e të fyen, që të gjithë qenë hajdutë.

Por tani prapë lëngon, sytë e ulur, e tmerruar,
Nuk më thua, nënë  e dashur, kush kështu të ka munduar?

Liria në derë trokiti, ikën vitet nëntëdhjetë,
Ti gjithnjë me shpirt të dridhur, me vështrim përpjet nga retë.

Kush të vrau, kush të çorri, kush të xhveshi lakuriq,
Kush të shkeli me këmbë, diktatori i egër vdiq!

Nënë sot pastroi sytë, fshijë lotët që të rrjedhin,
Të shikosh edhe ti njohësh, cilët  janë që po të vjedhin!

Nëpër shekuj të grabitën, herë me shpatë e  me thikë,
Serbë, Grekë e Italianë, dhe të tjerë kejt të pa cipë.

Nëna frymë thellë merr, psherëtin si një furtunë:
- Nëpër trupin tim të rreshkur, provova vjedhje dhe dhunë.

Por tani më ardhka keq, ndaj loton syri i zi,
Sepse ata që më rjepin, qënkan vetë bijtë e mi.

Njëri emrin ka Sali, tjetri një Ilir i Metë,
Një gjatosh rri pret gjithnji, ai qënka Edi vetë.

Dikur pata një hajdut, një kasap e diktator,
Që mbi trupin tim prej nëne, vandalizoi si horr.

Që kur vdiq, thashë shpëtova, isha gjithë shënd e gaz,
Nuk e dija, bijtë e tij, shejtanin lanë nga pas?

Nga një vrasës, kriminel, që si vura dot një fre,
Tani i dashur, biri im, më janë bërë një kope.

Ca më shajnë, ca më fyejnë, si ndodhin gjithë një jetë,
Tani flamujt po i ngjyejnë, po më lënë dhe pa brekë.

Në mes tyre zihen, puthen, herë verë e furtunë,
Disa bien, disa ngrihen, kusuret i paguaj unë.

Kur Saliu dhe Iliri, lidhën duart  besa - besë,
Në sy më erdhi gëzimi,e në shpirt m'u ngjall një shpresë.

Por gabova, biri im, si gabojnë nënat shpesh,
Por traktati i bashkimit shumë shpejt doli në shesh.

Kurrë nuk duhet harruar, ka themel traditë e lashtë,
Burrat duart i shtërnguan, të më vidhnin të dy bashkë.

Njëri hidh e tjetri prit, kaluan plot kater vjet,
Atë copë që ka ngelur, Edi po  rri dhe e pret.

- Nënë moj, mos dëgjo fjalët, ato janë flluska në erë,
Këtë lojë bëjnë vandalët, në kurrizin tënd përherë.

-E  di, biri im, e di, porse bijtë e mi të tjerë,
Flluskat e tyre i marrin si të jenë kartë me vlerë.

Se gomari kur do kashtë, zë pëllet e bën premtime,
Pasi ngopet e harron dhe fillon e bën gabime.

Se i ngopuri s'di kurrë se sa vuan fukarai,
Sepse sofrën e ka plot, aq sa s'mundet dot ti hajë.

Qëngji urtë në këtë botë, dihet, ha gjethe dhe bar,
Porse ujku i pushtetit gjak kërkon si një kusar.

Kopeja është e bekuar, ujë pi, blegërin lehtë,
Nuk beson që më i keq, është ujk, çobani vetë.

Kopeja në katër vjet, shumë herë se kupton,
Vetë vulos e vetë flet, por veç ujkun rri ndërron.

Gjaku si e keni parë, gjithnjë rrjedh nëpër manarë,
Ujku i egër dhe i çmëndur, është nga e njëjta farë.

- Nënë e dashur, ç'flet kështu, t'u mohosh sisën që pinë,
Ti shtrosh edhe ti në dru, sepse të shteruan gjinë!

- Ah, mor bir, ta kuptoj hallin,dhe të tjerëve nëpër botë,
Ç'do veprim që sot të marrim,është pa vlerë dhe i kotë.

Nëna di vetëm ninulla, sa herë djepin e përkund,
Fjalë e vjetër sot zë vend, “Derri e do veç me plumb”.

Nuk dëgjova kur më thanë, kur i linda atë natë,
Mos përkund shejtanin brënda, më mirë djepi i thatë.

Ajo arë që pranon vetë, farën në gji të pa zgjedhur,
As prodhim ka për të korrur, dhe as frute për të vjelur.

- Nënë moj rrëmbe një kosë, kosit hithrat edhe ferrat,
Tokën punoje më thellë, që bimës ti rriten vlerat..

Pastaj mbill farën e re, vadite me ujë të mirë,
Leri Berishë e Bashë, hidh tutje Edvin – Ilirë.

Dhe do shohësh në pranverë, tjetër ngjyrë, tjetër erë,
Edhe bima që do çelë do të ketë tjetër vlerë...

Sa herë buka nuk ka shije, thellë toka do punuar,
Nëpër ara e kopshtije, fara shpejt duhet ndërruar...

Nënë,moj, qofsh e bekuar!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora