| E shtune, 09.02.2013, 06:00 PM |
Engjëll Koliqi
PROVOJMË DHE VENDOSIM
Për çdo sfidë
Për çdo situatë
Më parë
Me shumë kujdes
Njëherë provojmë
Pastaj vendosim
Për të vallëzuar
Në të bukurat valle
Të dashurisë
Milano,
14 maj 2011
SIPAS BINDJES
Vazhdojmë marshimin
Dhe përmbushim plotësisht
Misionin e bekuar
Të dashurisë
Përpara!
Milano,
14 maj 2011
BRENDA KONTESTIMEVE
Shumë interese fshehen
Shumë qëllime
Krimet përgatisin vallet
Mund të plasin sherret
Deri në tragjedi
Milano,
14 maj 2011
VAZHDON PRAKTIKA E VJETËR
Nuk ndalen ata
Edhe sot vazhdojnë
Me praktikën e vjetër
Drejt intereseve të fëlliqta
Që përmbushen me krime
Urojmë nga zemra –
-
Dashtë i Madhi Zot
Të mos arrijnë
Deri në tragjedi
Malpensa
(aeroporti i Milanos), 14 maj 2011
SI GJITHHERË
Derisa ata janë gati
Për vjedhje
Dhe krime të mëdha
Ne jemi të përkushtuar
Dhe të betuar
Vetëm në dashuri
Malpensa
(aeroporti i Milanos), 14 maj 2011
AFËR FUNDIT
Në procesin e ndërlikuar
Të zgjeshjeve
Janë afër fundit
Dhe më s’do të mund të bëjnë gara
Në shtimin e krimeve
Përfundimisht
Malpensa
(aeroporti i Milanos), 14 maj 2011
S’KORRUPTOHEMI NE
Sido që të jetë gjendja
Dhe çfarëdo qofshin
Intereset
Ne jemi të vendosur
-
Kurrë s’korruptohemi
As nuk pranojmë kurrëfarë kushtëzimesh
Jemi të paepur
Dhe shumë të vendosur
Për t’i kontribuuar
Vetëm dashurisë
Aeroporti
i Tiranës në Rinas, 14 maj 2011
VIJËZIMEVE TË
Mesazhe kushtrimi
Të dashurisë
Kam lexuar
Dhe jam çelikosur
Për të mos u ndalur kurrë
Në misionin e bekuar
Aeroporti i Tiranës në
Rinas, 14 maj 2011
DUHET TA DINI
Në këtë botë të dashurisë
Vetë unë e mbretëresha ime
Jemi kompetentë
Të komandojmë
Dhe ashtu do të bëhet
Sot e në amshim
Sepse froni
Është i yni
Dhe vetëm i yni
Aeroporti i Tiranës në
Rinas, 14 maj 2011
GJITHNJË DASHURIA
Nuk pyesim rreziqe
As kërcënime
Në regjimin tonë
Gjithkund e gjithmonë
Vendosë e vepron
Dashuria
Dhe vetëm dashuria
Aeroporti i Tiranës në
Rinas, 14 maj 2011
DERI NË PIKËN E FUNDIT
Do të arrijmë
Krenarë
Dhe ngadhnjimtarë
Të së lumes dashuri
Pa e lëshuar kurrë
Flamurin e mirësisë
Aeroporti i Tiranës në
Rinas, 14 maj 2011
ECIM SHPEJT
Në rrugën e sigurtë të dashurisë
Ne ecim shpejt
Dhe krenarë
Drejt amshimit
Aeroporti i Tiranës në
Rinas, 14 maj 2011
NË KODRAT E DASHURISË
Freskohemi dhe forcohemi
Për të vazhduar gjatë
Marshin e mirësisë
Deri në amshim
-
Gëzuar!
Tiranë,
14 maj 2011
DUHET TË KUPTOJMË
Secili mund t’i gjejmë
Dhe t’i realizojmë
Intereset personale
Vetëm nëse
E kemi realizuar mirë
Dhe me sukses të plotë
Interesin e përbashkët
!!!
Tiranë, 14 maj 2011
POROSIA E PARË
O njerëz vullnetmirë
Të mbretërisë sime
Dhe të mbarë botës
Dëgjojeni
Pranojeni
Dhe zbatojeni
Nga mbreti juaj
Të parën porosi
Pa humbur kohë
Angazhohuni
Të gjithë bashkë
Në t’ëmbëlën
Dhe të shenjtërueshmën
Dashuri
-
Gëzuar!
Tiranë, 14 maj 2011
SHPRRESA TË REJA
Në këtë stinë të këndshme dashurie
Kam shpresa
Dhe bindje
Se unë me mbretëreshën
Do i japim shumë
Mjalt dashurie
Njëri-tjetrit
Shpresoj të shkruhen në histori
Me germa t’arta
Çastet e lojës sonë
Të dashurisë
Shpresoj
Në njëmijenjë mrekulli
Tiranë, 14 maj 2011
KËTU NË TIRANË
Shumë gjëra mësohen
Dhe përjetohen
Që nga dashuria
Deri në krijimtari
Tiranë, 14 maj 2011
PËRGATITUNI!
O njerëz vullnetmirë
Përgatituni
Sepse mirësia na thërret
Të nisemi menjëherë
Në misionin e dashurisë
Përpara!
Tiranë, 14 maj 2011
PASURI DASHURIE
Gjithçka duket bukur
Dhe vezullueshëm
Në mbretërinë tonë
Sepse gjithçka është veshur
Me të bekuarën dashuri
Gëzuar!
Tiranë, 14 maj 2011
INTERESE TË PREKURA
Mrekullisht
Dashuria ka pushtuar
Kushtetutën e mbretërisë sonë
Medet
Janë prekur intereset e tyre
Të fëlliqta
Të gjorët
S’e çajnë më kokën
Si vjet
...
Tiranë, 14 maj 2011
ME GJUHË DASHURIE
Jemi gjetur me mbretëreshën
Jemi marrë vesh
Gradualisht jemi ngrohur
Dhe tani
Me të drejtë presim
Ëmbëlsitë më të këndshme
Të mrekullisë
Përpara!
Tiranë, 14 maj 2011
JAM MBI KOKËN TËNDE
Gëzohu mbretëreshë
Më prit krahëhapur
Mbi kokën tënde jam
Në fluturimin e parë
Të ëndërrave tona të përbashkëta
Të dashurisë
-
Gëzuar!
Tiranë, 14 maj 2011
EDHE NJË HERË
Megjithëse më gënjejnë shpesh
Unë ende po besoj
...
Edhe një herë sot
Më kanë gënjyer
Dhe mashtruar...
Tiranë, 14 maj 2011