E merkure, 21.08.2019, 07:38 PM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Gjaku i derdhur në vend të huaj

E shtune, 09.02.2013, 09:08 PM


Gjaku  shqiptar, i derdhur në vend të huaj.

Nga  Reshat Nexhipi

Hyrje

''Liria rrënjët i ka në gjak''- thotë një mesazhi ynë kombëtar, të cilën e kanë zbatuar dhe përjetuar qindra e mijra shqiptarë, por, fatkeqësisht, duke luftuar për të tjerët, e jo për vendin dhe  kombin e vet.  Nuk është modeste por rasti e kërkon të them që këtij fenomeni negativ dhe të dëmshëm për kombin ynë, i kam kushtuar disa shkrime në shtypin e përditshëm, madje edhe një fejton mjaft  voluminoz, prandaj, kësaj rradhe, po paraqes vetëm një pjesë fare  të vogël të  atij fejtoni, duke larguar  nga teksti edhe literaturën e  paraqitur në  atë punim. Përmenda fejtonin, edhe  për t i informuar lexuesit që preferojnë të dinë më tepër lidhur me  çështjen që po e paraqes në këtë rast,,telegrafisht,,

E videntimi  i shënimeve

(Sipas rendit alfabetik)

Adana. Në këtë vend  të Anadollit, në Turqi, shqiptari Mehmet Ali Pashë Kavalla, përmes  një beteje të ashpër, e detyroi sulltanin të tërhiqet prej aty, por,  duke  mbetur të vrarë mjaft ushtarë të gjakut të tij.

Akka. Në këtë qytet, afër Jerusalemit, shqiptarët, kanë zhvilluar beteja të përgjakshme. Në literaturën historike, theksohet: “Në Akkë, trupat mbrojtëse ishin shqiptarët e Ahmet Pashës,,.

Akri. Në këtë vend të  Italisë së  Jugut, gjatë vitit 1806, reaksioni i atjeshëm, gjegjësisht forcat konservative, për të zbuluar patriotin e shquar shqiptar Françesko Buliarin, masakruan 50 intelektualë, kryesisht shqiptarë.

Akropol.  Këtë kala të njohur, Greqi,  më 1826, e kishte  çliruar nga osmanët udhëheqësi shqiptar Nikollë Kryezoti, bashkë me 450 bashkëluftëtarët e tij, një pjesë e të cilëve aty gjetën vdekjen.

Al-Arish.Tërë mbrojtësit e kësaj kështjelle në Egjipt, kundër forcave të  Napoleon Bonapartës ishin shqiptarë, ashtu siç ishin edhe një pjesë në ushtrinë franceze. Numri i të vrarëve  ishte i madh.

Al Safra. Në këtë vend të Arabisë, gjatë një beteje të v.1811, ishin vrarë 5.000 shqiptarë, duke mbrojtur Arabinë dhe popujt e saj nga sulmet e të huajve.

Baji.  këtë qytet të Irakut, u vra  Ervin Dervishi, nga Tirana, si ushtar i Amerikës, duke  luftuar kundër regjimit të egërt të Sadam Hyseinit.

Çagllan Saraj i Stambollit. Në këtë vend ishte zhvilluar një betejë e përgjakshme midis forcave xhonturke dhe ato të Sulltanit të përmbysur me shpalljen e hyrjetit të vitit 1908 në Manastir e gjetiu. Në atë betejë  gjetën vdekjen plot shqiptarë.

Çalldirani. Në betejën e këtij vendi më, 1514, kundër iranijanëve muha

medanë shiitë, janë vrarë mëse 20.000 shqiptarë, kryesisht nga Kosova, të cilët i ka komanduar Sadrazemi (kryeministri), shqiptari nga Peja, Ahmet Dukagjini.

Çanakale. Në këtë vend të Turqisë, më 8 gusht, 1915, ndodhi beteja e përgjakshme  midis forcacve të Antantës: Anglisë, Australisë, Zelandës së Re  etj. nga njëra dhe ushtrisë turke , nga ana tjetër. Kjo e dyta përbë

hej kryesisht  nga shqiptarë, shumica  mobilizuar  me forcë nga ana e Qemal Ataturkut (Fakti, 23 gusht,2010-prof.dr. Nebi Dervishi)

Dona Toçi, arbëresh, i cili, për shkak të rezistencës së tij në mbrojtjen

e qytetit Napol, në v.1799, ishte tërhequr zvarrë në bishtin e kalit nëp

ër rrugët e këtij qyteti.

Eksamilini i Greqisë. Në këtë vend të Thesalisë, gjatë vitit 1423, në një betejë të ashpër me forcat osmane,u vranë 800 shqiptarë në mbroj

tjen e Greqisë nga osmanët. Me kokat e tyre u ngrit një Kullë, kurse disa muaj më vonë, përmbi mureve të Janinës, ishte ngritur një pirami

dë me 2000 koka shqiptarësh.

Faluxha, Irak. Aty u vra Gentian Marku, nga ana e  Lezhës, duke luf

tuar si ushtar amerikan.

Greqia, Lojërat olimpike. Në “Flakën” e 10 gushtit, 2004, qëndron shkrimi me titull “Gjashtë shqiptarë u flijuan për veprat olimpike”: “Astrit Koçi, 35 vjeç, Vangjel Imeri, 45 vjeç, Aleks Baçi, 32 vjeç, Dalip Doko, 51 vjeç, Sotir Ceka, 51 vjeç dhe Emilio Zoto, 22 vjeç.

Greqia. Medi Frashëri, ka shkruar “Gjaku i ri shqiptar rilindi Greqinë e Re”. Në Kryengritjen  e vitit 1821 shumica ishin shqiptarë,  një numër i madh i të cilëve u vranë.

Gjergj Dhrako…Unë jam Gjergj Dhrako, shpata ime ka prerë mbi 100 koka qeveritarë turqish, vritmë pa u vonuar” i kishte  thënë pashait në fjalë, me krenari të papërshkruar, duke vrarë në fund veten me një thikë të fshehur nën kostumin e tij, në maj të vitit 1827.

Jafa e Palestinës, 1799. Në këtë qytet, gjatë vitit në fjalë, u zhvillua një betejë e përgjakshme, në të cilën 4000 shqiptarë luftuan heroikisht kun

dër forcave të Napoleon Bonapartës. Ky i fundit, kishte një ushtri shu

më më të madhe dhe me armatim shumë më modern, kështu që, gjatë betejës, ishin vrarë të gjithë mbrojtësit e qytetit,pra, edhe tërë shqipta

rët e lartpërmendur.Kufomat e tyre nuk u varrosën, por shërbyen si ush

qim për shpezët.

Jemeni. Gazeta “Drita”, e drejtuar nga Shahin Kolonja, më 1906, shk

ruante se nga 840 ushtarë shqiptarë nga tabori i Skraparit, që ishin dërguar në Jemen, mbetën gjallë vetëm 120 veta, të tjerët, “ca nga lufta, ca nga të këqijat e atij vendi u shuan fare…” (Bardhyl Ylli, Dashuria e të vërtetit, Tiranë 1999, f.52).

Jemeni…Në artikullin  gazetës të lartpërmendur “Drita”, me titull “Ku

sh vete në Jemen, le të marë një qefin, që ta ketë për në xhehnem”, veç tjerash, përshkruan vdekjen e të rinjve shqiptarë, të cilët derdhnin gja

kun dhe vdisnin për interesat e Portës së Lartë në vendet tropike të Jemenit, që ishte bërë një nga varret më të mëdha të popullit shqiptar nën sundimin osman.

Kyçyk Ahmet Pasha,qeveritar idalluar i Damaskut, i shekullit 17.  gjatë një beteje, me që ishte në moshë të thyer,nuk qëndroi dot në kalë, zbriti prej tij dhe luftoi deri sa u vra. Një ushtar persian ia këputi kokën dhe ia dërgoi Shahut në Iran, por ky, në shenjë respekti për atë njeri trim, e këtheu kokën e viktimës në Damask,ku u varros në teqenë që i vrari e kishte ndërtuar vetë më parë.

Libani. Në fshatin Betmer të këtij  vendi, kishin shkuar mjaft luftëta

tarëve shqiptarë për të ndaluar gjakderdhjen e madhe midis druzëve muslimanë dhe marionetëve të krishterë- shkruan shkrimtari francez Gerald de Nerval, i cili shton se shqiptarët  “Ngado që ishin, shiheshin si luftëtarë kryenece që nuk e përfillnin vdekjen”, prandaj dhe aty u derdh shumë gjak i tyre,,.

Nikollë Tarsia. Kishte marrë përsipër të vriste Gjeneral Lancën, armi

kun e madh të popullit italian, por, u zu dhe u burgos. Prokurori mbre

tëror kërkoi dënime me vdekje dhe Nikollë Tarsiu  ishte falënderuar për kurorën e lavdisë që ia vuri mbi kokë.

Qipri, 1534. Gjatë këtij viti, në këtë ishull,  kanë humbur jetën disa trashëgimtarë të familjes së Kastriotëve, gjegjësisht të Skënderbeut, duke luft

utuar kundër osmanëve.

Sallashi i Sremit. Në këtë vend, më 1945, u vra një çetë e tërë e Brig

dës IV (VII) shqiptare, të Maqedonisë.

Spanja, 1936-1939. Sipas disa shënimeve historike në Luftën e Spanjës u vranë 650 shqiptarë,midis të cilëve Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari, Zef Hoti, Thimio Gogozoto, Teni Konomi etj. për të mbrojtur lirinë e pavarsinë e popullit spanjoll.

Teodor Kolokotroni. Anëtarët e familjes së këtij arbëreshi,  kanë ma

rrë pjesë në shumë beteja të përgjakshme që janë zhvilluar nga shekulli XVI e deri në vitet e Revolucionit grek-1821-1829. Gjatë veteve 1742-1800, pra brenda 58 viteve, 12 anëtarë të familjes në fjalë u vranë hero

ikisht duke luftuar.

Tivari, vrasje. Eugen Shehu shkruan: “Në fillim të vitit 1945, Shtabi Suprem i Armatës Jugosllave,lëshoi në urdhër në krejt Kosovën e Ma

qedoninë për rekrutimin dhe mobilizimin e 30 mijë djemve shqiptarë që do të shkonin për të luftuar në Serbi, Vojvodinë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Pra, makina shfarosëse kriminale ishte e përgatitur mjaftë bukur. Djemtë shqiptarë prej 16 vjet e lart, u thirrën, u organizuan dhe u nisën në mënyrë të poshtër drejt vdekjes, nën parullën se do të luftonin kundër armikut të përbashkët, Gjermanisë hitleriane.

Tivari,vrasje…Kush nuk i përgjigjet urdhërit, merrte menjëherë plum

bin ballit, duke u etiketuar si ballist dhe “armiq të çështjes së komuni

zmit… Megjithëse të rinjë, të pa veshur dhe të pa ngrënë, djemt tanë nga Kosova e Maqedonia Perëndimore, rrëmbeheshin prej shtëpive, futeshin nëpër kazerma dhe ishin nën një presion psikologjik të vazhdueshëm. Mbrenda një ore, nuk mbeti në këmbë asnjë nga grumbu

lli i njerëzve prej gati 3000 vetash, që ndodheshin aty…,pranë rrugës rridhte një lumë gjaku i një kataklizme të vërtetë”.

Tivari, vrasje… Në fund, Eugen Shehu, prezenton shënimin se: “Ploja u krye në natën e zezë të 1 prillit 1945” dhe se “gjatë tërë natës, trupat e të vrarëve u muarrën dhe u hodhën në det, në Tivar të Vjetër”. Të plagosurit, mes tyre, ata që jepnin ndonjë shenjë jete, goditeshin tashmë me thika e sopata, pasi armët e zjarrit u ndaluan. Herët në mëngjes, populli i Tivarit (aso kohe, mbi 90% shqiptarë), muarën ata pak të vrarë që patën mbetur pa u hedhur në det dhe i varrosën me nderime në varrezat e muslimanëve të qytetit”. Përndryshe, vetëm prej Prizreni ishin vrarë dhe masakruar 4408 shqiptarë, kurse numri i përgjithshëm nuk dihet me saktësi, edhe pse, sipas disa shënimeve, sillet rreth 6000 sish.

Tivari. Krijuesi i  njohur Kasam Kasami, njofton: ,,Helmimi u bë në një vend të Dubrovnikut më 1945...Për të humbur gjurmët, menjëherë pas lëshimit të gazit helmues, objektit ku ishin vendosur shqiptarët e helmuar, iu vu zjarri, gjoja se kjo ndodhi rastësisht, pa qëllim të caktuar... Të rrezikuarit në vend që të rrinin shtrirë, të ecnin barkas me ndonjë leckë në hundë, u ngritën në këmbë, demoluan derën, dritaret dhe çatinë. Tymi duke u ngritur lartë i la të vdekur në çati, dritare e të kamarosur në derë... çetnikët me yll partizanësh të Shkupit e të Dubrovnikut, si “specialistë” për helmimin e shqiptarëve, do të shihen edhe në Goricë të Triestës, ku prej helmeve do të gjejnë vdekjen rreth 4000 shqiptarë të tjerë.

Tokmaksar. Në turqisht do të thotë, Kështjella e kockave. Më 1453, shqiptarët luftuan trimërisht kundër osmanëve në mbrojtjen e Pelopo

nezit. Aty, në një rast ishin vrarë 20 shqiptarë, të cilëve u ishin coptuar eshtrat e duarve dhe këmbëve me tokmakë, prandaj vendi u quajt Kështjella e eshtrave.

Tovarniku i Sremit. Në betejën e këtij vendi,  më 1945, Brigada IV (VII) Shqiptare e Maqedonisë, la 48 të vrarë dhe 171 të plagosur.

Ps.  Tema në vazhdim ka lidhje indirekte me të parën,  prandaj  vendosa,  t ua dërgoj.

 

Njerëzit e gjakut tonë, me veprat e tyre, njihen kudo, bile, edhe në Hënë.

Nga Reshat Nexhipi

Hyrje

Përmenda Hënën, sepse, siç dihet,  në të,  nga 3 janari deri më 9 shkurt të vitit 1971, kishte qëndruar anija kozmike “Apolo 14” dhe  në trupin e saj  është mbartur flamuri zyrtar shqiptar, për shkak se aty u ndodh edhe  Kozmonaut i famshëm me origjinë shqiptare Alan B. Shepard. Përndryshe, teksti në vijim është një pjesë fare e vogël e një fejtonit im, të botuar para do vitesh në shtypin e përditshëm, prandaj dhe  largova leteraturën e evidentuar në atë fejton

Evidentimi  i  disa  autorëve dhe veprave të tyre në ven de të ndryshme të botës (Sipas  rendit alfabetik dhe ,, telegrafisht,,)

Abazi i Kajros, anëtar i dinastisë shqiptare,në Kajro ngriti një Kazermë të madhe ushtarake për 6.000 ushtarë shqiptarë, gjurmët e së cilës, duken edhe sot.

Abdulla Be Dreni. Sulltan Abdul Hamidit, në një rast rreziku, ia shpëtoi jetën,

Abduraman Pasha, i  shek. XVII, si i vali i Bagdadit, veç tjerash, liroi njerëzit nga taksat abuzive dhe arriti të sjellë normalizimin e tregut. Xhamia Maruf-al-Karhi e ndërtuar prej tij, ka qenë në këmbë deri  vonë në Bagdat.

Agra. Mauzolemi. Ky objekt i këtij qyteti, një nga kryeveprat botëtore dhe ndërtesat më të bukura në rruzullin tokësor, është i ngritur nga tre shqiptarë të Korçës, gjatë shek.XVII.

Ahmet Arnauti, i shekullit 17, ndërtoi një kompleks urbanistik objektesh për nevojat e haxhilerëve në Arabi. Disa nga këto objekte egzistojnë edhe sot.

Ahmet Pasha,  si vali i Damaskut, shpëtoi popullin sirian nga uria vdekjepruese, duke importuar drithë nga vende të tjera, zhduku anarkinë në Siri,  ngriti shtypshkronjën e parë në  Siri etj.

Ahmet Pashë, Dibra, si vali i Damaskut, e ka shpëtuar popullin nga urria duke importuar drithë nga vende të tjera.

Ahmet Pashë Dukagjini, komandant i ushtrisë, ia ktheu Perandorisë osmane Irakun nga Shahu i Persisë, më 1508..

Ahmet Zogu,  shpëton Ajnshtajnin,fizicientin e shquar   nga vdekja  që i kanosej si ebrej dhe si antihitlerian.

“Aja Sofija”. Xhami e  shkëlqyer në Stamboll, më parë kishë ,e ndërtur nga  Justinijani I, me origjinë ilire nga Shkupi.

“Aja Trijada”.Kishë më e madhe në Stamboll,ndërtuar nga ortodoksët shqiptarë: vëllezërit Zhapa.

Ake Dorova. Ndërtoi varrezën e parë muslimane në Alaskë, me çka i shpëtoi  nga shpenzime e mëdha ata që i shpinin  të vdekurit  nëpër vendet e  origjinës  së tyre.

Aleksandrija e Egjiptit dhe biblioteka e famshme e saj, janë vepra të Lekës së Madh dhe pasardhësve të tij.

,,Al Hindija”. Këtë pendë të shquar, e ka ndërtuar Sirri Pasha,kuptohet, me origjinë shqiptare.

Algjeria shpëtoi nga zgjedha shpanjolle duke falenderuar 4 vëllezërve shqiptarë: Urunxhiut, Haerudinit, Isakut dhe Iljazit, të shek. XVI.

Ali pashë Tepelena, nxiti kryengritjen greke të v.1821 e cila solli pavarësinë e Greqisë, shkakëtoi ardhjen e vllehëve nga Shqipëria në Manastir,Krusheve etj.dhe të cilët si njohës të disa gjuhëve, i dhanë impuls të  fuqishëm zhvillimit ekonomik dhe kuturor vendbanimit të ri.

Anastasi I, perandor bizantin, i lindur në Durrës, i shek. V-VI, nismë

tar i heqjes së taksës që paguhej çdo 4 vjet  në flori ose argjend.

Andon Krieziu, si kryeministër i Greqisë, në v.1865 shpalli kishën autokefale greke, duke  e ndarë përgjithmonë nga varësia e  Stambollit. U varros me nderime të mëdha.

Andrea Aleksi, dursak i shek. XV, projektant i kishës Shën Katerina të Sebenikut në Dalmaci,bashkisë së  Splitit, bazilikës  Shën Nikollëa e ishullit të Rabit, portikut    qytetit Trogir në veri të Splitit, etj.

Andrea Gropa.  Në kohën e këtij fisniku  shqiptar i shek. XIV, buzë bregut të liqenit të Ohrit, do të ndërtohen një varg kishash, siç ishte   ajo e ,,Shën Klementit,, etj.

Andrija Aleshi. Arkitekt me origjinë nga Durrësi, i cili, veç tjerash, ka ndërtuar edhe kambanerinë e katedralës më të madhe të Splitit, si dhe oborret e obortarëve të këtij qyteti.

Angjelo Gjini, me origjinë shqiptare,   akademik i Greqisë, themelues i Universitetit Politeknik të Athinës etj.

Ankara.Një xhami moderne të  këtij qyteti e ka ndërtuar me para të veta një argjendar i pasur shqiptar nga Kosova.

Ankona,qytet, Itali.Autor i statujave të lozhës së tregëtarëve të këtij qyteti është arkitekti dhe piktori i njohur shqiptar-Aleksi Andrea i shekullit XV.

Arbanasi, Arbneshi i Kroacisë. Ky  fshat në afërsi të Zarës,  është formuar në gjysmën e parë të shekullit XVIII nga shqiptarët e ardhur nga vise të  ndryshme, të cilët brenda një kohe të shkurtër, aty, nga një vend të shkretë, krijuan tokë me vreshta, ullishte,kopshte e fusha që prodho

nin shumë fryta, drithëra dhe gjithashtu mish të çdo lloj kafshe që mjaftonte, jo vetëm për të ushqyer banorët e fshatit, por mbetej edhe për t’u shitur në qytetin e Zarës-thuhet në një tekst gazetaresk nga ana ime që kam vizituar atë vend 20 e ca vite më parë.

Aistoteli dhe Leka i Madh, të dy të një gjaku, emrin e Greqisë e ngritën në piedestalin më të lartë të  histortisë botërore, i pari si filozof i kurse i dyti si luftëtar, që të dy të pa zavendësueshëm gjer më sot si të tillë.

Ateneu Rumun i Bukureshtit. Për ngritjen e këtij objekti të vitit 1888, ndër më të bukurit në atë qytet dhe më gjerë, ka kontribuar multimilioneri shqiptar, Vangjel Zhapa.

Athina, Panathinaikos. Edhe  ky stadium madhështor, është ngritur edhe me shpenzimet e bëra nga ana e milijarderit shqiptar  Zhapa.

Aureliani.Mbret romak, me origjinë ilire,i pari që amnestoi të dënu arit politik dhe që rrethoi Romën me mure të cilat ekzistojnë edhe sot. Ai është perandori pari që u shenjtërua para vdekjes.

Azmi dr.Dibra.Ka ka zbuluar specien e rrallë të salmonelës,e njohur si“Salmonela Dibra”dhe e cila është pranuar nga Instituti Lui Paster në Paris,që është përfshirë edhe në skemën ndërkombëtare të salmonelave.

Axhizilao Milanos. Kryeu atentat ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit II i cili terorizonte popullin e Italisë. Në pyetjen e prokurorit se cilët i kishte bashkëpuntorë ishte përgjegjur: “Mendjen, zemrën dhe krahun” Gariballdi e kishte shpallur për hero.

Bajazit Pasho, shqiptar, i cili  ka shpëtuar  djalin 15 vjeçar të një sulltani, kur qe zënë rob në luftën e osmanëve me Timurlangun.Bajaziti këtë punë e kreu me sakrifica të mëdha, duke u veshur si lypcar.

Barby Shtirbeji.Ky person me origjinë shqiptare,një kohë,ka qënë kryetar i Montenës dhe si i tillë, veç tjerash, më 1608, në Çernika, të Rumanisë, kishte ngritur një mana-stir i cili lojti rol të madh në drej-tim të zhvillimit kulturo-arsimor të popullatës së atjeshme.

Barby Shtirbeji.Afër manastirit ngriti ca shtëpi për bashkëatdhetarët e vet, kështu që nga një vend i pa njohur fare,u shëndrua në fshat me emrin Çernika, që ishte emër i një kështjelle afër Kuksit,gjë që dëshmon preardhjen e banorëve të atij fshati nga Shqipëria.

Bardhyli,  mbret ilir, themeloi Manastirin e vjetër.

Bejrut. Ngritjen e sallës ministrore në pallatin Bejtuldin dhe spitalin më të madh të këtij qyteti, i ka inicuar dhe ngritur Pasho Vasë Shkodrani, në cilësi të guvernatorit të Libanit.

Belisari. Komandant ilir legjendar i kohës së Justinijanit I. Është shpallur për gjeneral më i madh  i  të gjitha kohrave. Ai pushtoi Kartagjenën heroike në Afrikën veriore, Napolin dhe Romën të cilat i kishte zaptuar vandalët, etj. Ai e shkatërroi plotësisht ushtrinë e gotëve e përbërë prej 150.000 vetash

Besim Omer Pasha, nga Narta e Shqipërisë së Jugut,themelues i gjysmëhënës turke.

Bideford Maine,1915,shqiptarët  ngritën xhaminhë e parë në SHBA, e cila u quajt ,,Shoqëria Fetare Myslimane  e Amerikës,,.

Bigorski Manastir. Ky objekt, afër Dibrës, është  ndërtuar në shekullin XI nga ana e një arbëreshi. Ikonostasin e  këtij Manastir që është ndër më të bukurit në Maqedoni, e gdhëndi Pjetër Filipi, siç duket shqiptar nga fshati Gajre, me tajfën e vet-thuhet në një tekst publicistik. Në të ka mjaft gjurma shqiptare, midis të cilave edhe dy shqiponja të aplikuara në murin e veriut të Kishës, nga jashtë. Këtu gjejmë edhe disa emra të traditës shqiptare si dhurues të Manastirit: Gega, Gjurkë, Gjetaj, Progon, Muzaka, Gjergj, etj. Prandaj dhe,sipas disave, para disa viteve iu vu zjarri me qëllim që të humbin gjurmat në fjalë??

Brigada IV ,,Shqiptare,,e ,,çliroi,,Maqedoninë perëndimore nga okupatori i huaj.

Bubulina (Laskalina) Me anijen e saj të madhe, të cilën e quajti me emrin historik “Agamemnon”, luftoi si heroinë kundër forcave osmane, prandaj, në histori ka mbetur si “Zhan D Arka shqiptare e Greqisë”..

Budapesti. Urrën e varur të këtij qyteti e ka financuar familja shqiptare Sina.

Damian Himarioti, i shek. 16, u përpoq të vriste sulltanin, por e dik

tuan rojat, e kapën dhe më vonë u vra. Vdekja trimërore e   tij bëri  jehonë të madhe në botë.

De Moro Xhaferi, pati guxim të jetë si avokat mbrojtës i Gjorgji Di

mitrovit në gjyqin e Lajpcigut, vepër delikate për atë kohë, prandaj i vetëdishëm për  këtë, kishte deklaruar “Në qoftë se do të më vrrasin, haka do të merret si arbëresh që jam me origjinë”-ka thënë para jurisë franceze.

Dimitër Rëra. Udhëheqës i shquar ushtarak, në një rast, bashkë me dy djemt, duke rrezikuar dhe sakrifikuar veten, ka shpëtuar nga vdekja mbretin të Napolit-Alfonsin, mikun e Skënderbeut.

Diokleciani, me pallatin e tij, bëri që Spliti të njihet në tërë Evropën dhe më gjerë.

Dom Anton Kçira. Me shqiptarët e Amerikës ngriti në Detroid kishën madhështore “Shën Pali”.

Domeniko Beliçi.Arbëresh i Italisë, komandant i Gardës kombëtare, nxitës i   Kryengritjes së vitit 1844 për çlirimin e Italisë nga Burbonët.

Donald Leka.Drejtor i një kompanie të shquar në Amerikë, shpikës i sistemit  për leximin e kompjuterit nga largësia etj.(Koha,4 korrik, 2008).

Dushani, i njohur si Car Dushani, Serbinë e shëndroi në Mbretëri  duke e afirmuar emrin e saj në tërë Evropën dhe më gjerë..

Dhimitër Vullgari,si kryeministër i Greqisë  bëri bashkimin e 7 ishujve të këtij shteti.

Dhorka Kovaçi. Kjo femër nga Kolonja,në histori ka hyrë si shpëtimtare e disa hebrenjëve.

Edrenea, objekte shqiptarësh. Në këtë qytet, veç të tjerave, ekziston edhe xhamija “Selimija”, e ndërtuar nga ana e arkitetktit të shquar shqiptar-Sinani i shek. XVI, me origjinë  nga ana e Tepelenës, përndryshe, kryearkitekt i parë i Perandorisë osmane. Në Edrene, objekte madhështore ka ngritur edhe Vangjel Zhapa.

Edrenea. Mitat Frashëri, shkruan se nja 10.000 shqiptarë jetonin në 8 fshatrat e Edrenesë: në kazanët Orta Qoj, Uzun - Qupi dhe Havsa de Edrene, në të cilat ka plot objekte që janë vepra të shqiptarëve.

Egjiptin, më së tepërmi e kanë afirmuar  Kleopatra-mbretëreshë me origjinë ilire, Mehmet pashë Kavalla, që e shpëtoi nga sulltani, mbreti Faruk, etj.

Elena-nëna e Konstantinit të Madh, më 14 shtator të vitit 326 e ka gjetur kryqin origjinal. Prandaj atë ditë tërë krishterët e botës e festojnë si ditë e Krishtit, si një ndër festat më të mëdha krishtere. Ka ndërtuar edhe kishën e parë në Vitlem, në Jerusalem, e cila ekziston edhe sot. Filloi të ndërtojë edhe kishën “Lindja e Krishtit”, por më 259 Samarjanët gjatë një kryengritje e shkatërruan. Më vonë e rindërtoi Justiniani I dhe ekziston edhe sot. Koskat e  Elenës  u rivarosën në Kishën e Apostujve të Shenjtë të  Stambollit-thuhet nënjë tekst gazetaresk.

Eqrem Be Vlora. Nëpunës i Minitrisë së Jashtme të Stambollit, kurse  me ca të tjerë inspektonte hekurudhën e Hexhasit që ishte vepër madhështore për atë kohë.

Fanoli, në Boston ngriti  Katedrallën “Shën Gjergji”.

Fazil Pasha. Perandorinë osmane e zgjeroi në maksimum, deri në Austri dhe Rusi.

Ferid Murati, nobelist, me zbulimin e tij, afirmoi tepër Amerikën në botë

Filipi i Dytë, babaj i Lekës së Madh, bashkoi grekët dhe i shpëtoi nga rreziku persian.

Gadik Ahmet Pasha.  Si admiral i Flotës osmane me gjithsej 300 anije dhe 700,000 ushtarë, pushtoi Hanatin e Krimesë, të cilin ia bashkangjiti Perandorisë osmane.

Gamovska. Këtë fshat, bri detit Azof, e kanë themelua shqiptarët të shpërngulur nga fshati Devni, në fillim të shek. XIX. ]

Garafa e Italisë. Ky vend ka qenë i shkretë dhe pa njerës. Mirëpo, një njeri i quajtur Garafa ua dha arbëreshëve  nga vende të tjera me kusht që  ta shfrytëzojnë dhe ta quajnë me emrin e tij. Ashtu edhe ndodhi.

Gariballdi.Bashkoi dhe çliroi Italinë.

Georgievska. Këtë fshat, bri detit Azof, e kanë themelua shqiptarët të shpërngulur nga fshati Devni, në fillim të shek. XIX.

Greqia, Lojërat olimpike. Lojrat e vjetra  të cilat pushuan së mbajturi në shek. IV p.e.s, u përtrinë në Athinë në vitin 1898. Finansier i tyre ishte milijarderi shqiptar nga Bukuireshti Vangjel Zhapa.

Gonxhe Bojaxhiu, me veprat e saja nderoi Indinë  dhe Maqedoninë më tepër se çdo personalitet tjetër të këtyre dy shteteve.

Halil Pashë Arnauti.Famën e mori në betejat e përgjakshme në Libi, për të cilat shkruan edhe mbreti francez Luigji XIV i cili i kishte dërguar edhe urime të përzemërta, ashtu siç kishte vepruar edhe Konsulli francez. Ky i dyti ka thënë se pa Halil Pashë Arnautin, Tripoli do të ishte zhdukur nga faqja e dheut.

Halil Pashë Arnauti... U shqua me dy xhami madhështore, njëra nga të cilat egziston edhe sot, si një  nga monomentet më atraktive në Tripoli dhe më gjerë.

Hasan Tahsini, iniciatori kryesor për  themelimin e Universitetit  osm

an në Stamboll, nga të parët që solli pedagogjinë, psikologjinë dhe sociologjinë moderne  në Perandorinë osmane.

Haxhi Shaza (Shazivari),nga Sellca e Tetovës, i cili kishës që gjindet në dalje të këtij qyteti, për në banjë të fshatit në fjalë, i ka falur këmbanën, të blerë në Sham të Damaskut, në vitet e Luftës I Botërore gjatë qëndrimit të tij në haxhillëk.

Hilendar. Themeluesi i këtij  manastirit të famshëm, ishte Stefan Nemanja, me origjinë shqiptare,për çka flet edhe mbiemri i tij origjinal Ni mani.

Hristo Qiriazi, më ë1909 ngriti shtypshkronjën universale në Manastir e cila nxori 300. 000 tekste ose tituj në 13 gjuhë, tëcilat disperzoheshin në tërë anët e botës, me çka përveç afirmimit të çështjes shqiptare afirmonte edhe emrin e Manastirit.

Ibrahim Pasha, i biri i Mehmet Ali Pashë Kavallës, pas disa betejash të përgjakshme e  shpëtoi në Sirinë nga zgjedha osmane.

Ismail be Plasa, në manastirin e ,,Shën Naumit,, sot në rrethin e Ohrit, veç tjerash, kishte ndërtuar një pus i cili ishte tepër i nevojshë m për atë kohë.

Jakov Tombazi. Ishte komandant i flotës dhe me të vëllaun e vet, Emanuelin, kur shpërtheu revolucioni grek, kishin në dispozicion katër anije,të cilat i përdorën në dobi të kryengritjes greke,me vetëfinancim.Midis atyre anijeve, njëra ishte aq e shpejtë sa që turqit e quanin “shejta gjemisi”.

Jakov Tombazi…Dy vëllezërit në fjalë, për herë të parë, vunë në përdorim të ashtuquajturat anije Zjarrvënëse, të cilat shërbenin për shkatërrimin me anën e zjarrit të anijevetë mëdha turke të luftës. Këto anije ishin arma më e fortë dhe më e tmerrshme e Flotës greke kundër armikut.

Jani Bukura, ndërtoi teatrin e pare prej guri të Greqisë së Re nëAthinë, i cili mbeti në histori  me emrin ,,Teatri Bukura,, kurse zyrtarisht quhet ,,Teatri i Athinës,,..

Jeronim De Rada. Pallati i tij gjindet pranë shtëpisë së Zef Sermbës dhe është një ndër muzetë më të vizituarnë Itali.

Jul Cezari.  Ky perandor i shquar  romak, me origjinë ilire, Perandorinë  e tij  e zgjeroi gjer në Francën e sotme, e cila atëhere quihej Gali.

Justinijani I, ngriti Shkupin, themeloi kishën e pavarur “Justinijana prima” e cila përfshinte territoret nga Danubi deri në Veles dhe e ngriti atë në aspektin kishtar në rang të argjipeshkvisë dhe të mitopolisë në të gjitha prerogativat, Kryepe­shkopatën e Ohrit, “Aja Sofinë” e Stambollit, rindërtoi kishën “Lindja e Krishtit”, bëri drejtësinë romake dhe njihet si ligjëdhënësi më i madh në botë

Kadmi. Babaj i Ilirit, stërgjyshit të shqiptarëve, sipas disa shënimeve, e ka themeluar Ohrin i cili sipas tij e ka marrë emrin Lihnid që do të thotë i shenjtë, i ndritur, aludim ndaj shkronjave të sjella prej tij nga Fenikia në këtë qytet.

Kalaja e Tetovës,  ështe vepër e Abdurrahman Pashës.

Kanali i Suezit,  që lidh Detin e Kuq me atë të Mesdheut,  është vepër  e djalit të  i Mehmet Ali Pashë Kavallës- Ismailit- thuhet në një tekst publicistik.

Kara Mustafa Pasha,  forcat osmane i solli para Vjenës, prandaj  fitoi gradën vezir ( ministër)

Karagjorgje Petroviqi, ishte  udhëheqësi  Kryengritjes    parë serbe.

Karl Gega, ka ndërtuar hekurudhën  alpiane malore në një  vend të famshëm turistik të Austrisë, e  vetme rrugë hekurudhore që lidh Lindjen me Veriun të Italisë,e që shpie pastaj në Spanjë e gjetiu.

Karl Topia, fisnik i shek.14, ,e seli në Ohër, i cili, eshtrat e Vlladimirit, dhëndrit të mbretit Samoil, i rivarosi në Elbasan ku edhe sot qendron manastiri me emrin e tij,,Shën Vlladimir,,.

Kazakistan. Në revistën mujore “Albanica”, nr.62, f.17, qëndron shkrimi me titull “Shqiptari (Bexhet Pacolli-R.N) që po ndërton një kryeqytet” dhe nënteksti “Astana-është fama e kompanisë “Mabatex-Group”.

President i kësaj kompanie, mund të krenohet jo vetëm se ka hedhur themelet e kryeqytetit të ri të Kazakistanit, por edhe për faktin se ende pas 10 vjetësh, po ndërton me sukses objekte arkitektonike unikale, të cilat për nga madhështia, stili e bukuria janë të vetmet në të gjithë Azinë Qëndrore”.

Konstantin Hristo. Ky kosovar, gjatë një  beteje që u zhvillua në Benesht të Rumanisë, me sakrifica të mëdha, ia kishte shpëtuar jetën  iluministit të  idalluar rumun Petraq Poenarus-thuhet në një tekst gazetaresk por pa përmendur origjinën etnike të shpëtimtarit.

Konstantini   i Madh, shpëtoi krishterizmin, pa të cilin shumë popuj sot do ishin prapa botës, duke përfshirë, kuptohet, edhe Evropën.

Leka I Madh, krijoi emrin Maqedoni,  të cilin e përvehtësuan  dhe  me të mburen sllavët maqedonas.

Lizimaku, për nder të bashkëshortes-Arsinojës, filloi ta rrindërtojë qyte

tin e Efesit, duke ngritur atje një teatër, stadion, etj.  gjurmët e së cilave duken edhe sot.

Llazar Kundurioti, aqë tepër ka bërë për çlirimin e Greqisë, sa që në histori ka mbetur si “Baba i kombit grek”,kurse me rastin e vdekjes, qeveria kishte shpallur zi prej disa ditësh.

M.Aurel-Probi, perandori romak, i cili kontribuoi pa masë në drejtim të kultivimit të vreshtave në Kompleksin e kodrinave  ku ngrihej Sirmiumi i atëhershëm, i njohur sot si Frushka Gora, afër Mitrovicës së Sremit.

Manaqi(MiltonManaqi), si kamerman i parë në Ballkan, afirmoi tepër Manastirin ku gjindet edhe përmendorja e tij, para pallatit ku çdo vit mbahen ,,Takimet e Manaqit,, me karakter ballklanik dhe më gjerë.

Mehmet Ali Pasha, për Francën. Në historinë e këtij shteti,emri  i këtij shqiptari ka hyrë me Obeliskun, ngritur në Paris në v.1835.Lidhur me këtë, në literature historike, thuhet: “Mehmet Ali Pasha, më 1831 i dërgoi si dhuratë Lui Filipit Obeliskun e Luksorit, të cilin nga Kajro në brigjet franceze e barti ania “Luksor”.

Mehmet Ali Pasha...Udhëtimi zgjati dy vjet, gjersa të arrinte në Tulon, e pastaj në Paris, më 1835. Më pas, shtohet:“E tërhequr dhe e vendosur nga 240 artilierë me mjete të kohës,Obelisku u inagurua në prani në e 200.000 spektatorëve.

Mehmet Ali Pasha…Pranë këtij objekti janë dy shatërvanë të lartë, ndërtuar që më 1836 me figurat e hyjnive të lumenjëve dhe të peshkimit.Në  themelet e tyre,ngihej dikurgijotina që i preu kokën Luigjit 16-të dhe Maria Antuanetës.

Mehmet Ali Pasha...,,Obelisku i MehmetAliut,me madhështinë e tij, të bën të harrosh se je në sheshin e kokave të prera,,-thuhet në literaturën historike dhe shtohet se ,,në mesnatë, e ndriçuar nga dritat, Obelisku i Luksorit që të kujton gjithnjë Mehmet Aliun,të ngjan në një pike të historike, në historinë e gjatë e plot drithma të njerëzimit”.

Mehmet Aqifi (Mehmet Akira Asoy),shqiptar nga Shushica e Pejës, autor i Himnit Kombëtar të Turqisë së Re,një nga poetët më të mëdhenj të Turqisë.

Mehmet Isaja. Nën mbikqyrjen e tij, tre shqiptarë të Korçës të shek. XVII e ngritën Mauzoleun e famshëm në Agra, Taxh Mahalli,,Indi, i cili ishte një nga kryeveprat botërore dhe më të bukura në botë. Ndërtimi zgjati 20 vjet. Pas kësaj, me urdhërin e pronarit, ai u verbua, me qëllim që mos bënte objekte të tillë në vend tjetër

Mehmet Zogaj,në Bejoglu.Në këtë Kodrinë të Stambollit  ishin për-qëndruar trupat osmane të udhëhequra nga shqiptari në fjalë, me ori-gjinë kosovare, i cili jetonte në Pallatin e Sulltanit, me të cilin ishte i lidhur edhe në fisni.

Mehmet Zogaj,në Bejoglu.. Nëpër Kodrinën e lartpërmendur ngjiteshin dhe zbritnin anijet luftarake osmane prapa shpinës së flotës bizan

tine në gjirin e Bririt të Artë. Kjo ishte një bukuri e rrallë dhe e ma dhe, sepse historia nuk ka shënuar një gjë të tillë që anijet luftarake të “ecin” mbi tokë dhe mbi kodrina të larta.

Millosh Kopili, vrau sulltanin  gjatë Betejës slë Kosovës, më 1389.

Mimar Kasëmi. Xhamia Kelli Ali Pashaj, rikonstruimi i xhamisë Vali

de, hipodromi,  çezma monumentale  etj. të gjitha në Stamboll, Urra me shumë harqe e vendit Babeski, që lidh edhe sot Stambollin me Edrenenë, Qoshku Bagdad në Topkapi Saraj, etj. janë vepra të  këtij Kryearkitekti  shqiptar të Perandorisë osmane.

Mimar Sinani. Xhamia Sulejmanije, e cila sot është vepër e përkryer dhe e jashtzakonshme,  rreth katërqind xhami të tjera, ujësjellsa, spitale, urra, shkolla etj. Janë vepra të tij. Në afërsi të Aga Kapisë, me emrin e tij u pagëzua një xhami, një mekteb dhe një rrugë. Edhe mahalla (lagja) është e njohur me emrin e tij. Vdiq në vitin 1587, në moshën mbi njëqind vjeçare. Është varrosur në Tyrben (mauzoleun) e posaçëm në oborrin e Xhamisë.

Mustafa Pasha Zade Qypërliu. Si kryeministër,ia ktheu Perandorisë osmane Beogradin, Pirotin, Nishin dhe Vidinën si dhe ndërmori një ekspeditë ushtarake edhe në Hungari.

Naim Kuka. Njëri nga proektuesit të trenit më të shpejtë në botë. Namik Qemal, nga nëna shqiptar, reformator i letërsisë turke dhe themelues i të shkruarit sipas metodës së re etj.

Napoleon Bonaparti, me luftrat e tij    sukseshme dhe duke e shëndruar Francën në Mbretëri, emrin e saj e afirmoi në tërë botën.

Nijazi be Resnja, përveç Hyrjetit,të v.1908, me të cilin i dha fund absolutizmit pesëshekullor të sulltanëve, me sarajet e tij në Resnjë, të vetme në botë, bëri që emir I këtij qyteti të njihet  në Evropë dhe më gjerë.

Vepra madhështore e tij është ngritja e të ashtuquajturave Saraje  e  Resnjës, unikat në botë.

Niketë Dardani.U bë i famshëm me himnin kishtar i cili edhe sot e kësaj dite është në përdorim kishtar, si bazë dhe simbol i Krishterizmit. Me fjalë të tjera, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të Krishterizmit dhe një nga themeluesit e kë saj kulture.

Nikollë Bojaxhiu. Teatri i   parë  i  Shkupit, hekurudhën Shkup -Prish

tinë  janë  finansuar  nga ky  person,  baba i Gonxhe Bojaxhiut. Ai  ka themeluar edhe bandën ose orkestrën e parë në Shkup.

Nush Pasha, veç tjerash, i shpëtoi bujqit e Sirisë nga robëria e jeniçerë

ve, prandaj edhe kishte fituar gradat Vali dhe Vezir Nushiqi, nga gjyshi shqiptar, si komediograf më i madh i Ballkanit, afirmoi tepër emrin e Serbisë.

Odiseu, shpiku kalin e drurit, me çka i dha fund luftës 10 vjeçare të Trojës.

Omer Xhemaili. Sipas një shkrimi të mëparshëm,   ky kardiolog dhe hirurg me renome botërore, brenda vitit në Frankfurt  kryen 350 deri 400 operacione të zemrës.

Palestina, 1799. Gjatë këtij viti, ky vend, ishte sulmuar nga forcat ushtarake  të Francës, por duke fralenderuar rezistencës  heroike të shqip

tarëve  e cila vazhdoi 70 dite , Napoleoni u detyrua  heqë dorë nga Palestina, gjegjësisht nga Siria. Pra, Palestinën e shpëtuan shqiptarët. Përnddryshe, në Palestinë, një fshat mori emrin -Khan Jonuz që ka të bëjë me valiun shqiptar Jonuz Pasha.

Panathinaikos, stadium madhështor, në Athinë, i ngritur edhe me shpenzimet e bëra nga ana e milijarderit shqiptar Vangjel Zhapa.

Pashko Vasa, në Liban. Spitali më i madh,  Salla ministrore në Pallatin e Bejrutit, Sarajet qeveritare në dy qytete, urrat në viset malore, të cilat i lidhën pjesët më të zhvilluara të Libanit, rrugë të rëndësishme nga Bejruti për në drejtime të ndryshme që i dhanë impuls të veçantë zhvillimit të përgjithshëm të Shtetit në fjalë etj.janë vepra të tij, në kohën e të cilit Libani u quajt “Venediku i thatë”.

Pirro Rajs, admiral i shek. XV-XVI,  përplues i një hartë të saktë të Antarktidës (Antartiku), 300 vjet para se të zbulohet ky kontinent. Projektoi anije dhe përgatiti atllase që u përdorën gjatë 200 vjeteve nga lundruesit venecijanë dhe norvegjezë.

Pitu Guli(Guri) shkakëtari  i betejës legjendare në ,,Meçkin kamen,, të Krushevës, më 1903 kundër forcave osmane. Kjo  betejë  dhe  Topet legjendare  prej qershie, që ishin vepër poashtu të dy shqiptarëver të këtij qyteti, e mbajtën gjallë emrin e  të ashtuquajturës Republikë e Krushevës, e cila,pak a shumë, pasuron historinë sllavomaqedonase.

Pord Seid. Emri i këtij qyteti, ka të bëjë me atë të Seid Pashës, me origjinë shqiptare, i cili, në realitet, është themeluesi i tij.

Progon Zguri,  i shek.13, arkitekt i kishës së Shën Klementit dhe asaj të Shën Mërisë në Ohër.

Ptolomeu I, gjeneral i Lekës së Madh, themelues i Muzeut të  parë në botë, i ngritur në Aleksandri.

Ptolomeu XII,babaj i Kleoptarës, filloi të ndërtojë  lagjen Dandara në pjesën qendrore të Egjiptit, e cila edhe sot,është e njohur me një objekt fetar të mrekullueshëm dhe tepër atraktiv për turistët.Ai objekt, sot konsiderohet si një nga impozantet të Egjiptit dhe më gjerë.

Qemal Ataturku,  çliroi Turqinë dhe e  vendosi në rradhën e vendeve evropiane.

Qemal Butka. Aeroporti ,,Kenedi,, Shkolla e Arkitekturës në Boston, One Astor Plaza në New York, Stadiumi Olimpik i Athinës, Pallati i Sporteve në Stamboll,  Zyrat e Financës, Projekti  i  rinovimit të plotë të Kompleksit “Kapali çarshi”, plani urbanistik të lagjes “Taksim”, Pazarin e ri “Karçey”, ndërtesa të ndryshme në bulevardin kryesor “Ataturk” janë këto vetëm disa nga kryeveprat e arkitekturës më mode

rne të shekullit të 20 në të cilat kanë vënë me krenari firmën e tyre dy bashkëshortë shqiptarë, Kemal dhe Xhelile Butka-thuhet në shkrimin e Gerti Shellës, botuar në Faktin e 29 shtatorit, 2001, ku është e vendosur edhe fotografia e dy kullave binjake të Nju Jorkut, me tekst: “Kullat binjake-për to u kujdes Butka” nip i Sali Butkës, i njohur si ,,legjendë e Konjës,,.

Regis Philbin (wxhes), udhëheqës i shquar i shout: “Kush do të bëhet milioner,, me çka emri i tij u bë i njohur në tërë botën,duke e afirmuar edhe emrin e Amerikës.

Romuli trojan, themeloi Romën.

Saimir Strati.Në gazetën Lajm, 14 nëntor, 2009,prezantohet shkri me titull ,,Artisti shqiptar e përfundoi  mozaikun për Majkëll Xheksonin,,- ,,Mbretit,, të muzikës, duke  përdorur 300.000 brusha figurative dhe se

ky artist shqiptar është autor i mozaikut ,,Leonardo da Vinçi,, i punuar me gozhda,, etj. me çka ,, emri i tij tashmë është në Librin e Gjinishit,,.

Selaniku,themeluar nga Kasandri,dhëndër i familjes së Lekës së Madh

i cili e quajti  Thesaloniki, sipas emrit të bashkëshortes  së vet.

Skenderbeu,  mbajti gjallë emrin e Maqedonisë, shpëtoi Evropën nga sulmet osmane etj.

Shën Gjoni (Gjon Dibrani). Më 1020 ndërtoi manastirin e Shën Bigorit, afër Dibrës. Më 1019 përmendet si Kryepeshkop i Ohrit.

Shën Jeronimi, i shekullit IV dhe V nga  Dalmacia, përkthyes i parë i Biblës  në latinisht.

Sami Frashëri, dijetari më i madh i tërë kohrave të Turqisë,  leksiko

graf më i madh modern turk, utor i dramave të para, përkthyes i parë në gjuhën turke, autor i librit të parë në gjuhën turke, mbi problemet gjuhëtare, autor i Fjalorit frengjisht-turqisht i cili është edhe sot më i miri i këtij lloji në Lindje dhe perëndim, i pari që merrej me studimin e monumenteve të gjuhës turke,njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës dhe kulturës arabe,. Veprat leksikografe të tij përfshinë rreth 10 mijë faqe (10.000).

Samoili. Për këtë mbret të parë sllavo-maqedonas, Aleksandar Donski, në librin e tij “Makedonskoto potekllo na nekoi od amerikanskite pretsedateli”, Shtip, 2006, f.28, shkruan se sipas një legjende, mbreti në fjalë rrjedh nga familia e Justinijanit, gjë që shkon në favor të konstatimit se ai ishte me origjinë ilire, për shkak se Justinijani, siç dihet ishte i tillë. Për origjinën e Samoilit nga Justinijani, shkruan edhe dr. Petar Popovski në librin e tij kushtuar Skenderbeut, f. 226.

Sinan Pasha, i shekullit XVI. Një xhami, një treg i madh, një Medrese, një hamam një pallat,në Kajro, xhami,  një treg e një hamam në Aleksandri dhe në vende të tjera të Egjiptit, pastrimi  i kanalit të ujitjes prej Kajros në Aleksandri, që ishte braktisur dhe nuk funksiononte fare me pasoja katastrofale,janë vepra të tij.

Spartaku,  ishte udhëheqës i  shquar  i  Kryenritjes së gladijatorëve  kundër regjimit të egër romak, në v.71.

Sheh Albani.Në “Zërin e Pellagonisë”,nr.18-19,dhjetor-janar,2003,4. botohet shkrimi me titull “Sheh Albani- Shkodrani që tronditi orjentin, një nga personat më me famë që ne kemi dhuruar botës së shekullit XX. Familja e  tij emigroi në Damask të Sirisë, gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën regjimin e Zogut.Në këtë qytet,bëhet  gjeniu i ardhshëm i shkencës fetare të shekullit të 20.

Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, çliruan Shkupin nga sundimi pesëshekullor osman.

Teodor Pangallos. Me Dhimitër  Egjinitin, themeloi Akademinë e Athinës.

Trajani, Perandorinë romake e ka zgjeruar në Mesopotami, Jemen dhe Arabi, pra: Në Evropë, Azi dhe Afrikë. Në Rumani vendosi themelet e para ekonomike, duke shpënë atje  mjaft ilirë si mjeshtër të përsosur për përpunimin e metaleve, prandaj dhe  koha e sundimit të tij u quajt ,,Koha e artë,,. Ai ndërtoi edhe  rrugën e njohur të Gjerdapit, gjë që dëshmohet edhe me të ashtuquajturën “Tablla e Trajanit në Gjerdap,,

UÇK-ja e Kosovës, me rezistencën e saj, dha kontribut të madh që edhe  popujt e ish Jugosllavisë të heqin nga qafa zgjedhën e rëndë të Beogradit.

Vangjel Zhapa, si  “mjek popullor”, shërroi vajzën e një pricit tumun  nga gangrena që kishte në këmbë dhe të cilën s’e shëronin dotë as specialistët më të njohur të asaj kohe, prandaj  si dhuratë fitoi pasuri të madhe, një pjesë të së cilës e dha për veprat e mëposhtme.

Vangjel Zhapa “Zappion” i Athinës. Ky  Pallat i mrekullueshëm, në hyrje të Athinës-është vepër e  tij. Punimet zgjatën 14 vjet dhe shiritin e inagurimit e preu kushëriri i parë i Vangjelit, Konstandin Zhapa, i cili shkoi enkas nga Rumania në Athinë. Përndryshe, pallati në fjalë, i cili për nga bukuria quhet edhe si “Stoli floriri”, zë një sipërfaqe prej 2.420 m2, dhe rrethohet nga një mjedis i gjelbëruar që arrin në 268.216 m2. Në të dy anët e hyrjes kryesore janë të vendosura mbi piedestale të larta monumentet e Vangjel Zhapës dhe kushëririt të tij të lartpërmendur.

Vasil Lupi në Molldavi, i shek.17, si sundimtar i Moldavisë ngriti aty shtypshkronjën, me çka kontribuoi në drejtim të zhvillimit kulturo-arsi

mor të vendit. Në Jansh, së bashku me bashkëshorten e tij ndërtuan katedralën e “Tre shenjtorëve”, e cila sot është simbol i Molldavisë dhe i rumunëve në përgjithësi.

Vëllezërit Belushi, si artistë me famë, afirmojnë emrin e Amerikës në tërë botën, gjë që vlen edhe për dy kozmonautët me origjinë shqiptare.

Viljam Tenet, një kohë ka qendruar  në krye të CIAS.

“Xhamia Blu” e Stambollit,  me shtatë minare, është ngritur nga një shqiptar-thuhet në një tekst gazetaresk, pa e përmendur emrin e arkitektit.

Xhovana Peta. Kjo vajzë e re, me origjinë shqiptare, solli në qytetin e saj-Fiana, flamurin tringjyrësh të Italisë së bashkuar dhe të çliruar nga burbonët.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT