E premte, 29.03.2024, 11:59 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Don Lush Gjergji përkujton regjisorin Fahri Hysaj

E shtune, 09.02.2013, 09:12 AM


E nderuara dhe e dashura Dr. Lumturie HYSAJ,

Në mendjen dhe zemrën time është ende i freskët dhe i gjallë lajmi i hidhët dhe i papritur  i vdekjes. apo edhe më mirë “kalimit në amshim” i bashkëshortit  Tuaj, Fahri HYSAJ, të cilin unë e kam njohur vite me radhë, si regjisor dhe gazetar, krijues të mjeteve pamoro-dëgjimore në Kosovë dhe më gjerë..

Kohën e fundit jemi shoqëruar dhe kemi bashkëpunuar edhe më shumë rreth punës së filmit dokumentar kushtuar së Lumes Nënës Tereze. Insistimi i tij, “ngutësia”, mos të them “kokëfortësia dhe domosdoshmëria” që sa më parë të punohej ky film, ishin në një mënyrë ndoshta ndonjë parandjenjë e mbarimit të jetës dhe veprimtarisë tokësore, gjithsesi frymëzim dhe nevojë për ta “larë borxhin” ndaj saj, ndaj bamirësisë dhe shërbimit të nevojtarëve të llollojshëm.

Edhe pse nuk isha mirë,  atëherë kisha disa “halle” shëndetësore, jam i lumtur që nuk e dëbova, me zemër dhe me shpirt bashkëpunova në këtë pojekt, “testamenti” i tij i fundit, për mua kujtim i paharrueshëm, për publikun një dhurtë e çmuar dhe e dalluar...

Ty, fëmijëve, gjithë familjes, edhe një herë ngushëllimet e mia miqësore dhe vëllazërore, të përcjelluar me ndjenja të thella miqësie dhe dashuri, me uratë dhe shpresë.

Prishtinë, 4 shkurt 2013, dy vjetoi i vdekjes së regjisorit Fahri HYSAJ

Don Lush GJERGJI



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora