E premte, 29.03.2024, 01:12 PM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: 5 vjetori i pavarësisë së Kosovës

E shtune, 09.02.2013, 08:08 AM


5 VJETORI I PAVARËSISË -MUZEU I KOSOVËS PREZANTON NË VLORË:” 100 VJETORI I PUSHTIMIT SERBO-MALAZEZ TË VILAJETIT TË KOSOVËS”

NGA GËZIM LLOJDIA*

Muzeu i  Republikës së Kosovës prezantoi në qytetin e Flamurit  ekspozitën historike “100 vjetori i pushtimit serbo-malazez të vilajetit të Kosovës”.Ekspozita  tematike muzeore e përgatitur nga Mehmet Gjoshaj  me fakte dhe dokumente historike u hap në muzeun historik arkeologjik të qytetit të Vlorës. Drejtori i këtij muzeu Skënder Spahiu tha se lufta çlirimtare e Kosovës ndër shekuj është e gjallë në memorien e  kombit tonë. Ekspozita është përgatiture e  realizuar nga Drejtor: Dr. Shafi Gashi Autor: Mr. Mehmet Gjoshaj Lektor: Prof. dr. Mehmet Halimi Dizajnues: Prof. Shyqri  Nimani .Skenimi i materialeve: Fahrije Luma. Mundësuan realizimin kësaj ekspozite tematike muzeore, ne radhe te pare: Ministrinë për Kulture, Rini dhe Sporte ne Qeverinë e Kosovës, -Arkivin Kosovës, Prishtine,Muzeun Historik Kombëtar, Tirane, -Arkivin Qendror te Shqipërisë, Tirane,Arkivin e Ministrisë se Punëve te Brendshme, Tirane. Muzeun e Pavarësisë, Vlore, -Arkivin e Maqedonisë, Shkup. Mr Mehmet Gjoshaj prezantoi eksponatet  e kësaj  ekspozite .

Ç’fare përmbante ne thelb ekspozita?

Lufta e popullit shqiptar për çlirim nga pushtimi osman dhe për bashkim kombëtar, zë fill qysh herët. Ndërsa ne gjysmën e dyte te shekullit XIX dhe ne fillimin e shekullit XX, aktivitetet, veprimtaritë dhe lufta e armatosur e popullit shqiptar për çlirim dhe për bashkim kombëtar, marrin hov dhe përmasa kombëtare. Dy nga pikat me kulmore te përpjekjeve dhe luftës se popullit tone gjate periudhës ne fjale, ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878, dhe kryengritjet e armatosura te viteve 1908-1912, veçanërisht Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912, e cila mori përmasa mbarëkombëtare. Duke ndriçuar dhe afirmuar ne veprat e tyre prejardhjen ilir-pellazge te shqiptareve dhe periudhën e Skënderbeut, rilindësit tanë, duke filluar qe nga De Rada, Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Naim Frasheri, Sami Frasheri, Koto Hoxhi, Vaso Pashe Shkodrani, Nikolla Naco, Ibrahim Temo, Pandeli Sotiri, Zija Prishtina etj, ndikuan fuqishëm ne ndezjen e zjarrit atdhetar tek populli ynë për lufte çlirimtare. Rol të rëndësishëm ne këtë drejtim luajtën klubet, komitetet dhe shoqëritë shqiptare, qe vepruan brenda dhe jashtë Shqipërisë. Roli i veprimtareve atdhedashës, intelektualeve, krerëve dhe oficereve shqiptare, por edhe i vete popullit tone, ne Revolucionin Xhonturk, ishte mjaft i madh, veçanërisht roli i Dr. Ibrahim Temos, themeluesit te Komitetit "Bashkim e Përparim". Megjithëkëtë, si shoviniste dhe antishqiptare qe u treguan, turqit e rinj, pushkën e pare e zbrazen kundër shqiptareve, fillimisht ne Shkup e me pastaj ne Boletin, ku ne vjeshtën e vitit 1908, rreth 1.500 ushtare' osmane, te armatosur edhe me artileri, e sulmuan Kullën e Isa Boletinit, me ç’rast u vranë 3 shqiptare dhe mbi 30 ushtare osmane. Mirëpo, përkundër disponimit dhe ngarkesës antishqiptare te turqve te rinj, Revolucioni Xhonturk hapi rruge për zhvillime te rëndësishme ne viset e pushtuara shqiptare, siç ishte Kongresi i Manastirit, mbajtur me 14-22 Nëntor te vitit 1908, ku u be unifikimi i alfabetit te gjuhës shqipe, pastaj themelimi i Shkollës Normale te Elbasanit, aktivizimi i komiteteve, i klubeve dhe i shoqërive shqiptare etj, ngjarje këto, qe ndikuan ne forcimin e mëtejshëm te vetëdijes kombëtare dhe shtimin e përpjekjeve, veprimtarive dhe luftës se armatosur për çlirim dhe për bashkim kombëtar. Kryengritjes se Përgjithshme i paraprinë një mori përleshjesh dhe kryengritjesh lokale te armatosura shqiptaro-osmane, duke filluar qe nga viti 1908 e kedej. Përleshjet dhe kryengritje lokale ishin pasoje e dhunës se ushtruar nga ana e pushtuesve osmane, siç ishte ekspedita e Xhavit Pashes, me 1909, ekspedita e Shefqet Turgut Pashës, me 1910 etj, por edhe pjese e luftës  çlirimtare te popullit shqiptar. Me 24 prill 1910, kryengritësit shqiptare, nen udhëheqjen e Isa Boletinit dhe Idriz Seferit, ia prenë" rrugën ushtrisë osmane ne Gryken e Kaçanikut. Me 24 mars 1911, rreth 3.000 kryengritës shqiptare te Kelmendit, Hotit, Grudës dhe Kastratit, nen udhëheqjen e Dede Gjo Lulit, rrethuan ushtrinë turke ne Tuz dhe çliruan Rapshin e Traboinin. Ndërkohë, ne majën e malit Decic, u ngrit flamuri kombëtar shqiptar. Kryengritjet lokale te vitit 1911, bene qe te vendosen lidhje midis Veriut dhe Jugut, por nuk u arrit qe te krijohej një udhëheqje e vetme e lëvizjes kombëtare, e cila do t'i koordinonte veprimet kryengritëse ne mbare Shqipërinë. Me 23 qershoret vitit 1911, nen përkujdesjen e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit etj, ne Podgorice u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm i Krerëve Shqiptare, apo Kuvendi i Gerces, ku u formuluan 12 kërkesa te paraqitura ne memorandumin e njohur si "Libri i Kuq".Midis udhëheqësve te kryengritjeve te armatosura shqiptare, kundër sundimit osman, dallohen Dede Gjo Luli, Mihait Grameno, Cerciz Topulli, Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Ismail Qemali, Spiro Bellkameni, Themistokli Germenji, Mehmet Pashe Deralla, Idriz Seferi, Bajram Daklani, Hasan Ferri, Hasan Hysen Budakova,Shaban Binaku, Mehmet Shpendi, AbdiToptanietj.

Me 21-25 maj te vitit 1912, ne Junik u mbajt Kuvendi i Junikut, ku morën pjese rreth 250 veprimtare, organizatore dhe udhëheqës te kryengritjeve shqiptare. Ne këtë Kuvend u morën vendimet rëndësishme për luftën e mëtejshme çlirimtare. Pas çlirimit te Pejës, Gjakovës, Tregut te Ri, Sjenices, Mitrovicës etj, kryengritësit e udhëhequr nga Bajram Curri e Hasan Prishtina ne jug, ndërsa nga Isa Boletini etj, ne veri, marshuan drejte Prishtinës. Për shkak te mossuksesit ne bisedimet shqiptaro-osmane, kryengritësit shqiptare, nen udhëheqjen e Bajram Daklanit, Bajram Currit dhe Isa Boletinit, marshuan drejte Ferizajt dhe Kacanikut, ndërsa me 13 gusht 1912, hyne ne Shkup. Ndërkohë u çlirua Kumanova, Presheva, Tetova, Velesi etj. Ne korrik-gusht 1912, u zhvilluan luftime kunder foreave pushtuese osmane ne Tirane, Shijak, Kruje, Kurvelesh, Durrës, Fier, Permet, Leskovik, Konice dhe ne krahina tjera. Nga fillimi i gushtit, 1912, Hasan Prishtina e mori mandatin e përfaqësimit te Shqipërisë se Mesme dhe te Jugut. Kjo, ne fakt, ishte krijimi i një udhëheqje te përbashkët e te gjitha forcave kryengritëse ne mbare Shqipërinë.

Me 18 gusht 1912, qeveria turke i pranoi 12 pika, nga 14 sosh sa kishin kërkuar kryengritësit. Me marrjen e këtij lajmi, kryengritja pushoi, duke e tronditur nga themelet sundimin osman ne Shqipëri. Kur shqiptaret po korrnin fitore ndaj forcave pushtuese osmane, shtetet ballkanike, si Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, formuan aleancën e tyre kundër Turqisë. Ne realitet, qëllimi kryesor i kësaj aleance ishte pushtimi i tokave shqiptare. Kjo u pa në tetor te vitit 1912 e këndej, kur forca pushtuese malazeze, serbe dhe greke marshuan drejte viseve shqiptare. Serbia pushtoi dy vilajete, Vilajetin e Kosovës dhe atë te Manastirit. Me 14 tetor, ne Shkup u themelua Komiteti "Shpëtimi", te cilin e përbenin Hasan Prishtina, Bajram Curri, Salih Gjuka, Bedri Pejani. Veprimtarinë dhe luftën e popullit shqiptar gjate viteve 1908-1912, e përcollën me interesim te veçante jo, vetëm qarqet diplomatike te shteteve ekspansioniste fqinje, siç ishte Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, por edhe qarqet diplomatike te fuqive te mëdha, veçanërisht qarqet diplomatike ruse, te cilat kishin interesa ne viset shqiptare. Luftën e drejte te popullit shqiptare ndihmoi kryesisht Austro-Hungaria. Pas shume përpjekjeve, luftimeve te përgjakshme dhe peripecive te renda, me 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i mbledhur ne Vlore, nen udhëheqjen e Ismail Qemalit, e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, e cila u njoh ne Konferencën e Londrës, me 1913. Konferenca e Londrës, e pranoi pushtimin dhe aneksimin e trojeve etnike shqiptare nga shtetet ekspansioniste fqinje, duke lënë padrejtësisht jashtë shtetit të porsaformuar shqiptar me shume se gjysmën e viseve etnike shqiptare. Pushtuesit e rinj të shume viseve shqiptare, vendosen robëri edhe me te egër se ne kohen e pushtimit osman. Me metoda gjenocidale dhe etnocidale, pushtuesit e rinj kishin për qellim shkombëtarizimin dhe dëbimin e popullsisë shqiptare, spastrimin etnik te viseve të pushtuara dhe kolonizimin e këtyre pjesëve te arealit shqiptar. Fatkeqësisht, në disa vise edhe ia arritën qëllimit.

Çfarë mund të korrigjohej nga mbishkrimet e fotografive të ekspozitës per të qene më autentike?

Në stendën e cila paraqet  fotografin me tre persona dhe ku shkruhet Ismail Qemali,Hasan  Prishtina dhe Luigj Gurakuqi .Në këtë fotografi janë: Ismail Qemali,Hasan Prishtina dhe

Qazim bej Vlora,personi qe i ngjanë Luigj Gurakuqit është Qazim bej Vlora . Lindi në Stamboll më 1893. Qazim bej Vlora e shoqëronte Ismail beun kudo.

Fotografia e dytë paraqet selinë e qeverisë së Vlorës  të viti 1913. Në këtë fotografi është shkruar “Akti i shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Në fakt kjo ka qenë fotografia zyrtare që ka dominuar për 50 vjet kur flitej ose shkruhej për pavarësinë tonë. Kjo fotografi është bërë nga Petro fotografi ,pra P.Dhimitri. Viti ka qene 1913 ne përvjetorin e pare te pavarësisë. Godina muzeu kombëtar i pavarësisë.

Fotografi  e tretë    i përket Vlorës  është ajo  e muzeut historik arkeologjik të Vlorës e cila ka qenë bashkia e Vlorës .Kjo foto është emërtuar kështu:Ndërtesa historike në Vlorë ,ku më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Në fakt ky është muzeu  i sotëm historik  i qytetit  dhe kjo godinë nuk ka ekzistuar fare në ato vite kur është shpallur pavarësia .Është godina e Bashkisë së parë të Vlorës,ku ka qenë edhe kryebashkiak, poeti Ali Asllani. Kuptohet që mbishkrimet janë trajtuar të tilla edhe për efekt të mos njohjes sepse fotografit u përkisnin qytetit të Vlorës. Së bashku me S. Spahiun, Drejtor i këtij muzeu,Dr.Prof B,Gace këto sugjerime ia kaluan grupit organizator të Kosovës,Mehmet Gjoshi që do të kryente ndryshimet përkatëse. Ekspozita ka pasur çdo ditë vizitorë vlonjate të interesuar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora